{"id":13533,"date":"2014-04-30T22:26:19","date_gmt":"2014-04-30T21:26:19","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1090"},"modified":"2014-04-30T22:26:19","modified_gmt":"2014-04-30T21:26:19","slug":"ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/","title":{"rendered":"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p>Dobrica Qosiqi, \u201cshkrimtari m\u00eb i madh serb\u201d dhe \u201cintelektuali m\u00eb i madh i gjall\u00eb i Serbis\u00eb\u201d, si\u00e7 madh\u00ebrohet nga ithtar\u00ebt e tij, flet befas p\u00ebr paqen n\u00eb Ballkan \u2013 pasi me q\u00ebndrimet dhe me ndikimin e tij ka p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr qindra e mij\u00ebra viktima n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<div>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb revist\u00ebs \u201cNedeljnik\u201d, Qosiqi e pranon se Beogradi e ka humbur Kosov\u00ebn, dhe tregon se si u mor vesh me kryeministrin Zoran Gjingjiq p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs. Aleat n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt &#8211; pa dijen e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; u b\u00eb n\u00eb vitin 2002 edhe kryeministri i tanish\u00ebm i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i<\/p>\n<p>Lufta erdhi si prej qielli dhe shkaktoi panik te njer\u00ebzit dhe kafsh\u00ebt. Gjarp\u00ebrinjt\u00eb braktis\u00ebn malet dhe k\u00ebrkuan strehim n\u00eb qytete e fshatra. N\u00eb \u00e7do skut\u00eb t\u00eb vendit mbret\u00ebronte frika nga reptil\u00ebt q\u00eb v\u00ebrtiteshin gjithandej. K\u00ebshtu i kujtohet shkrimtarit serb Dobrica Qosiq data e 24 marsit 1999 n\u00eb librin e tij \u201cKoha e gjarp\u00ebrinjve\u201d. N\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb Ballkanit 24 marsi 1999 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e zakonshme: rreth or\u00ebs 20:00, NATO-ja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj kishte sulmuar nj\u00eb shtet me bomba \u2013 dhe k\u00ebt\u00eb aksion Aleanca Veriatlantike e kishte vazhduar nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpriste fushat\u00ebn e terrorit t\u00eb forcave serbe kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb at\u00ebbot\u00eb kontrollohej nga Beogradi.<\/p>\n<p>Mbi arsyet e konfliktit t\u00eb NATO-s me Serbin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Qosiqit nuk thuhet gati asnj\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pamflet politik ai angazhohet p\u00ebr nj\u00eb Serbi t\u00eb fuqishme dhe injoron represionin serb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet \u201890. N\u00eb tradit\u00ebn e racizmit elitar serb Qosiqi heq mask\u00ebn dhe shpalos gjith\u00eb t\u00ebrbimin e tij ndaj shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebn fajtor\u00eb q\u00eb si kolon\u00eb e pest\u00eb e NATO-s ia soll\u00ebn Serbis\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb e bombave dhe raketave per\u00ebndimore. N\u00eb lib\u00ebr ai p\u00ebr shqiptar\u00ebt shkruan: \u201cKy llum social, politik dhe moral i Ballkanit tribal dhe barbar b\u00ebn aleanc\u00eb me Amerik\u00ebn dhe Bashkimin Evropian kund\u00ebr popullit m\u00eb demokratik, m\u00eb civilizues dhe m\u00eb t\u00eb arsimuar t\u00eb Ballkanit \u2013 kund\u00ebr popullit serb\u201d. K\u00ebshtu shkruante n\u00eb vitin 2009 ai q\u00eb shpesh quhet \u201cbabai i kombit serb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet vjet m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb korrik 1989, Qosiqi i dha nj\u00eb intervist\u00eb gazet\u00ebs italiane \u201cIl Tempo\u201d, ku zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs e shihte p\u00ebrmes dy alternativave: \u201c&#8230;Ose do t\u2019ua japim territorin, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb po ashtu t\u00eb humbasim edhe gjysm\u00ebn e Maqedonis\u00eb, e kjo do t\u00eb sillte dezintegrimin e Jugosllavis\u00eb, ose p\u00ebrndryshe do t\u00eb p\u00ebrdorim forc\u00ebn si Izraeli\u201d. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb gazetari Xhemail Mustafa n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRilindja\u201d at\u00ebbot\u00eb komentonte: \u201cMir\u00ebpo, ajo q\u00eb habit \u00ebsht\u00eb fakti se po ky shkrimtar akademik i njohur, po ky intelektual q\u00eb me shum\u00eb qejf e pranon se i takon opozit\u00ebs, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn intervist\u00eb angazhohet p\u00ebr demokracin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, dhe p\u00ebr dhun\u00ebn, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Natyrisht, t\u00eb par\u00ebn e rezervon p\u00ebr veten dhe bashk\u00ebmendimtar\u00ebt e tij, kurse t\u00eb dyt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt&#8230;\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cKemi humbur\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb q\u00ebndrimet e Qosiqit sa u p\u00ebrket Kosov\u00ebs e shqiptar\u00ebve konstante kan\u00eb qen\u00eb nxitja e urrejtjes dhe thirrjet p\u00ebr luft\u00eb e p\u00ebr represion politik, ekonomik e kulturor. N\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb revist\u00ebs s\u00eb Beogradit \u201cNedeljnik\u201d, Qosiqi, tashm\u00eb 93-vje\u00e7ar, e frenon urrejtjen e tij ndaj shqiptar\u00ebve, dhe opinionit serb ia b\u00ebn me dije se Kosova \u00ebsht\u00eb e humbur: \u201cP\u00ebr mua \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e zgjidhur. Dometh\u00ebn\u00eb ajo nuk ekziston m\u00eb si krahin\u00eb jugore serbe. Ne e kemi humbur Kosov\u00ebn n\u00eb luft\u00eb me shqiptar\u00ebt. (&#8230;) Me luft\u00ebn e vitit 1999, Kosova \u00ebsht\u00eb humbur politikisht, asnj\u00eb atom t\u00eb fuqis\u00eb nuk duhet harxhuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. (&#8230;) Un\u00eb e k\u00ebshilloj gjenerat\u00ebn tuaj q\u00eb t\u00eb mos harxhoj\u00eb fuqi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, sepse k\u00ebt\u00eb e ka rregulluar historia duke ju anashkaluar juve\u201d.<\/p>\n<p>Kjo pjes\u00eb e intervist\u00ebs u shp\u00ebrnda nga portalet informative t\u00eb Beogradit dhe u p\u00ebrkthye dhe u distribuua edhe n\u00eb mediet e Kosov\u00ebs. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim me revist\u00ebn \u201cNedeljnik\u201d, q\u00eb shtrihet n\u00eb 14 faqe dhe \u00ebsht\u00eb e ilustruar edhe me fotografi nga albumi privat i Qosiqit, gjenden disa detaje q\u00eb opinioni shqiptar n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb mir\u00eb s\u00eb paku t\u2019i ket\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>Dobrica Qosiqi, an\u00ebtar i Akademis\u00eb Serbe t\u00eb Shkencave dhe Arteve dhe frym\u00ebzues i shum\u00eb krimeve serbom\u00ebdha n\u00eb Ballkan, thot\u00eb se para atentatit kund\u00ebr kryeministrit t\u00eb Serbis\u00eb, Zoran Gjingjiqit, q\u00eb t\u00eb dy ishin marr\u00eb vesh q\u00eb Gjingjiqi t\u00eb dilte n\u00eb opinion me iden\u00eb p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs. Kryeministri serb e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe llogariste sidomos n\u00eb mb\u00ebshtetjen e Qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme gjermane, q\u00eb kryesohej nga kancelari Gerhard Schr\u00f6der, i cili bashk\u00eb me shum\u00eb socialdemokrat\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb Gjermani kishte simpati t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Gjingjiqin. Ndarja e Kosov\u00ebs do t\u2019u shkonte p\u00ebr shtat edhe francez\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt pas vitit 1999 me trupat e tyre ushtarake betonuan ndarjen e Mitrovic\u00ebs dhe p\u00ebr t\u2019i qet\u00ebsuar shqiptar\u00ebt e d\u00ebbuar nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre i shfryt\u00ebzuan dy figura t\u00eb diskutueshme t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs: Hashim Tha\u00e7in dhe Kadri Veselin. Ky duet me gjas\u00eb u (keq)p\u00ebrdor nga sh\u00ebrbimet sekrete franceze dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb dokumentuar edhe me incizime filmike, q\u00eb s\u00eb fundi u b\u00ebn\u00eb publike n\u00eb mediet kosovare. Aty shihet nj\u00eb vetur\u00eb e KFOR-it francez duke e sjell\u00eb dyshen Tha\u00e7i-Veseli n\u00eb Mitrovic\u00eb derisa protestat kund\u00ebr ndarjes s\u00eb qytetit po rriteshin.<\/p>\n<p><strong>Takimi i vitit 2002<\/strong><\/p>\n<p>Pas deklarat\u00ebs s\u00eb Qosiqit se ideja e tij p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs u p\u00ebrqafua dhe u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga Zoran Gjingjiqi, duhet t\u2019i rikthehemi zbulimit t\u00eb aktivistit politik Ilir Deda: ai n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cRubikon\u201d, n\u00eb shtator 2013, tha se iden\u00eb p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs kryeministri aktual i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i e kishte diskutuar n\u00eb vitin 2002 me kryeministrin e at\u00ebhersh\u00ebm serb Zoran Gjingjiq. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Tha\u00e7i ishte shef i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), e cila p\u00ebrfaq\u00ebsonte rreth 20 p\u00ebr qind t\u00eb elektoratit dhe ishte forc\u00eb e pap\u00ebrfillshme dhe e urryer opozitare. Po ashtu, Tha\u00e7i nuk kishte kurrfar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie n\u00eb poste publike dhe nuk ushtronte asnj\u00eb funksion qeveritar, andaj duket se ai e kishte diskutuar iden\u00eb e Dobrica Qosiqit me Gjingjiqin si nj\u00eb lloj bashibozuku shqiptar dhe pa dijenin\u00eb e udh\u00ebheqjes politike t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb asaj kohe. Me manovra t\u00eb tilla Tha\u00e7i n\u00eb vitet e para t\u00eb pasluft\u00ebs, kur kishte p\u00ebsuar debak\u00ebl pas debakli n\u00eb zgjedhje, synonte t\u00eb paraqitej si partner fleksibil i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe si alternativ\u00eb kund\u00ebr Ibrahim Rugov\u00ebs \u201ckryene\u00e7\u201d, i cili insistonte n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u2019i p\u00eblqyer sa m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare hyn edhe propozimi i Tha\u00e7it dhe i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) p\u00ebr nj\u00eb moratorium (shtyrje t\u00eb afatit) p\u00ebr zgjidhjen e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb n\u00eb fakt ishte propozim p\u00ebr shtyrjen e pavar\u00ebsis\u00eb. Pas vrasjes s\u00eb Gjingjiqit, p\u00ebr t\u00eb cilin Dobrica Qosiqi tani thot\u00eb se e ka pasur mik, ideja p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs mori nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Por, sipas nj\u00eb aktivisteje p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut nga Beogradi, e cila \u00ebsht\u00eb mjaft e njohur n\u00eb Kosov\u00eb, sh\u00ebrbimet sekrete serbe n\u00eb marr\u00ebveshje \u201cme sh\u00ebrbimet sekrete partiake\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs inskenuan ngjarjet e 17 marsit t\u00eb vitit 2004, si p\u00ebrpjekje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto trazira me 19 viktima, qindra serb\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekur, dhjet\u00ebra sht\u00ebpi e kisha ortodokse t\u00eb djegura e d\u00ebmtuan r\u00ebnd\u00eb imazhin e Kosov\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore. Serbia duke shfryt\u00ebzuar si mash\u00eb element\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr pushtet, arriti dy q\u00ebllime strategjike: plasoi n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore narrativin p\u00ebr shqiptar\u00ebt po aq kriminel\u00eb sa forcat serbe q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb ploj\u00ebn ndaj popullsis\u00eb civile shqiptare n\u00eb vitet 1998-99, dhe arriti t\u00eb bindte bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare se \u00e7do zgjidhje e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh rolin aktiv t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb pakic\u00ebs serbe dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore e fetare t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pozit\u00eb t\u00eb dob\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Politikan\u00eb naiv\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs kan\u00eb potencuar se ngjarjet e marsit e detyruan bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb merrej, m\u00eb n\u00eb fund, me zgjidhjen e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, por \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie pati ky proces? Pa dyshim, n\u00eb procesin e m\u00ebvonsh\u00ebm negociator delegacioni i Kosov\u00ebs ishte n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, sepse n\u00eb vend se t\u00eb luftonte p\u00ebr t\u00eb drejtat e shumic\u00ebs shqiptare duhej t\u00eb pranonte koncesione t\u00eb pafundme sa i p\u00ebrket autonomis\u00eb s\u00eb pakic\u00ebs serbe. Kjo ishte sidomos pasoj\u00eb e ngjarjeve t\u00eb marsit 2004: pas tyre shqiptar\u00ebt e humb\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb besimit q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare kishte ndaj tyre. Derisa menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs trupat nd\u00ebrkomb\u00ebtare aty-k\u00ebtu edhe kishin mbyllur nj\u00ebrin sy kur ndonj\u00eb pjes\u00ebtar i pakicave keqtrajtohej nga shqiptar\u00ebt, pas 2004-s pothuaj askush n\u00eb kancelarit\u00eb per\u00ebndimore nuk besonte se n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb kontrolluar prej shqiptar\u00ebve k\u00ebta t\u00eb fundit do t\u2019i trajtonin qytetar\u00ebt serb\u00eb si t\u00eb barabart\u00eb. Rrjedhimisht n\u00eb Planin e Ahtisaarit u fut\u00ebn me dhjet\u00ebra siguresa, shtylla e rregulla p\u00ebr t\u00eb garantuar ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse e pranon se Serbia e ka humbur Kosov\u00ebn, Dobrica Qosiqi n\u00eb intervist\u00ebn e tij thot\u00eb se \u201csot nuk mund t\u00eb gjykojm\u00eb n\u00ebse kjo (humbje, v.j.) \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtare, sepse askush nuk e di se si do t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tutje rr\u00ebfimi i historis\u00eb evropiane dhe ballkanike n\u00eb shekujt e ardhsh\u00ebm. Apo n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull\u201d. Megjithat\u00eb, Qosiqi p\u00ebrpiqet t\u00eb ndaloj\u00eb ndjenjat luft\u00ebnxit\u00ebse e nacionaliste n\u00eb Serbi, duke p\u00ebrmendur faktin se sivjet, n\u00eb 100-vjetorin e shp\u00ebrthimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, populli serb duhet t\u00eb p\u00ebrkujtoj\u00eb se n\u00eb at\u00eb luft\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar nga ana biologjike dhe ka humbur 60 p\u00ebr qind t\u00eb meshkujve. Andaj, shton Qosiqi, \u201cleksioni im \u00ebsht\u00eb ky: nuk ka m\u00eb luft\u00ebra p\u00ebr serb\u00ebt. Nuk b\u00ebn t\u00eb luftojm\u00eb m\u00eb. Nuk kemi potencial biologjik, por as patriotik. Besoj se paqja \u00ebsht\u00eb kushti i vet\u00ebm i ekzistenc\u00ebs son\u00eb. T\u00eb b\u00ebjm\u00eb kompromise, t\u00eb heqim dor\u00eb edhe nga parimet n\u00ebse duhet ruajtur paqen\u201d.<\/p>\n<p>Qosiqi synon paqen, por jo edhe demokracin\u00eb dhe vlerat per\u00ebndimore, si\u00e7 jan\u00eb demokracia dhe sundimi i ligjit. Ai si aleat t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb e sheh autokratin rus Vladimir Putin. N\u00eb konstatimin bukur t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb revist\u00ebs \u201cNedeljnik\u201d se \u201cjemi d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb (kancelarja gjermane Angela) Merkel n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i \u00ebsht\u00eb qasur (ish-presidentit Boris) Tadiqit m\u00eb ashp\u00ebr se Hitleri princit Pavle\u201d, Qosiqi p\u00ebrgjigjet: \u201cKa shum\u00eb ngjashm\u00ebri n\u00eb veprimet, ultimatumet dhe raportet e fuqive evropiane ndaj Serbis\u00eb m\u00eb 1914 dhe 1941. (&#8230;) Zonja Merkel \u00ebsht\u00eb agresive. Ajo nuk po paraqitet vet\u00ebm me pasion politik, por m\u00eb duket edhe revanshist\u201d. Qosiqi ankohet se n\u00eb jubileun e 100-vjetorit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore me revidimin e historis\u00eb po merren \u201caleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm anglez\u00ebt dhe amerikan\u00ebt\u201d, andaj shkrimtari serb b\u00ebn thirrje q\u00eb Serbia t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb lidhur aleanca t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>Porosia e Vances dhe Owenit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr historin\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi edhe disa detaje n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, q\u00eb revista \u201cNedeljnik\u201d e quan \u201ctestament komb\u00ebtar\u201d t\u00eb Dobrica Qosiqit. Shkrimtari serb, i cili mes viteve 1992-93 ka qen\u00eb kryetar i Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur, konfirmon se dy emisar\u00ebt e OKB-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin, ish-ministri i Jasht\u00ebm amerikan Cyrus Vance dhe ish-ministri i Jasht\u00ebm britanik David Owen, gjat\u00eb negociatave p\u00ebr paqen n\u00eb Bosnj\u00eb, q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb Gjenev\u00eb, kishin insistuar q\u00eb Serbia t\u00eb mos e hapte \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs n\u00eb \u201cdhjet\u00eb vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm\u201d. Qosiqi thot\u00eb se Vance edhe \u201ckur kishte ardhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Beograd m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb: \u2018Dobric\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Shtyjeni at\u00eb&#8230;\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Vance dhe Owen gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Bosnj\u00eb shpeshher\u00eb jan\u00eb akuzuar n\u00eb mediet per\u00ebndimore p\u00ebr q\u00ebndrime proserbe. Paralajm\u00ebrimi i tyre q\u00eb Beogradi t\u00eb mos e hapte \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb. Si diplomat\u00eb t\u00eb rryer ata e dinin ose mund ta merrnin me mend se n\u00ebse Serbia ndez luft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas kasaphan\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb, at\u00ebher\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb intervenoj\u00eb ushtarakisht. A do t\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb NATO-ja n\u00eb konfliktin e Kosov\u00ebs n\u00ebse, ta z\u00ebm\u00eb, Serbia do ta hapte \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs tek n\u00eb vitin 2005, pa Slobodan Milosheviqin n\u00eb pushtet dhe me Zoran Gjingjiqin si kryeminist\u00ebr? V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret me mend nj\u00eb skenar i till\u00eb. Kosova i ka fituar lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb jo vet\u00ebm nga vendosm\u00ebria e shqiptar\u00ebve, por edhe nga rast\u00ebsia historike.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs Dobrica Qosiqi ting\u00ebllon i frustruar. Ai thot\u00eb se \u201cn\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ne (serb\u00ebt, v.j.) nuk kemi miq. Kemi miq individ\u00eb, por jo shtete\u201d. Pyetja e fundit e gazetar\u00ebve t\u00eb revist\u00ebs \u201cNedeljnik\u201d \u00ebsht\u00eb si vijon: \u201cA \u00ebsht\u00eb at\u00ebher\u00eb nafaka m\u00eb e keqe serbe q\u00eb as intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj nuk mund ta kuptojn\u00eb si funksionon bota? Dhe t\u00eb p\u00ebrcaktohen sipas saj?\u201d Dobrica Qosiqi p\u00ebrgjigjet hapur: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. Nuk mundemi. Dhe asnj\u00ebher\u00eb s\u2019kemi mundur&#8230; As n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore. As m\u00eb 1999. As sot&#8230;\u201d.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Robelli Dobrica Qosiqi, \u201cshkrimtari m\u00eb i madh serb\u201d dhe \u201cintelektuali m\u00eb i madh i gjall\u00eb i Serbis\u00eb\u201d, si\u00e7 madh\u00ebrohet nga ithtar\u00ebt e tij, flet befas p\u00ebr paqen n\u00eb Ballkan \u2013 pasi me q\u00ebndrimet dhe me ndikimin e tij ka p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr qindra e mij\u00ebra viktima n\u00eb Ballkan. N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb revist\u00ebs \u201cNedeljnik\u201d, Qosiqi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Enver Robelli Dobrica Qosiqi, \u201cshkrimtari m\u00eb i madh serb\u201d dhe \u201cintelektuali m\u00eb i madh i gjall\u00eb i Serbis\u00eb\u201d, si\u00e7 madh\u00ebrohet nga ithtar\u00ebt e tij, flet befas p\u00ebr paqen n\u00eb Ballkan \u2013 pasi me q\u00ebndrimet dhe me ndikimin e tij ka p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr qindra e mij\u00ebra viktima n\u00eb Ballkan. N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb revist\u00ebs \u201cNedeljnik\u201d, Qosiqi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-04-30T21:26:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz!\",\"datePublished\":\"2014-04-30T21:26:19+00:00\",\"dateModified\":\"2014-04-30T21:26:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/\"},\"wordCount\":2462,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/\",\"name\":\"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2014-04-30T21:26:19+00:00\",\"dateModified\":\"2014-04-30T21:26:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Enver Robelli Dobrica Qosiqi, \u201cshkrimtari m\u00eb i madh serb\u201d dhe \u201cintelektuali m\u00eb i madh i gjall\u00eb i Serbis\u00eb\u201d, si\u00e7 madh\u00ebrohet nga ithtar\u00ebt e tij, flet befas p\u00ebr paqen n\u00eb Ballkan \u2013 pasi me q\u00ebndrimet dhe me ndikimin e tij ka p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr qindra e mij\u00ebra viktima n\u00eb Ballkan. N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb revist\u00ebs \u201cNedeljnik\u201d, Qosiqi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-04-30T21:26:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz!","datePublished":"2014-04-30T21:26:19+00:00","dateModified":"2014-04-30T21:26:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/"},"wordCount":2462,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/","name":"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2014-04-30T21:26:19+00:00","dateModified":"2014-04-30T21:26:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndarja-e-kosoves-qosiqi-e-mendoi-gjingjiqi-e-propozoi-dhe-thaci-e-negocioi-tinez\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ndarja e Kosov\u00ebs: Qosiqi e mendoi, Gjingjiqi e propozoi dhe Tha\u00e7i e negocioi \u2013 tin\u00ebz!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13533"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13533\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}