{"id":13511,"date":"2014-04-11T08:54:17","date_gmt":"2014-04-11T07:54:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=981"},"modified":"2014-04-11T08:54:17","modified_gmt":"2014-04-11T07:54:17","slug":"masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/","title":{"rendered":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismet Hasani\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\" width=\"150\" \/> <strong>Ismet Hasani<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Me rastin e 69 vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit (1945)<\/em><\/strong><br \/>\n<em>Rr\u00ebfimi i tmerrsh\u00ebm, trondit\u00ebs e rr\u00ebnqeth\u00ebs i Mus\u00eb Bali Mahmutit nga Botusha e Gjakov\u00ebs- Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Masakren e Tivarit<\/em><\/p>\n<p><strong>N\u00eb kujtes\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb popullit mbet\u00ebt vet\u00ebm ai njeri t\u00eb cilin populli e ka dashur!<\/strong><\/p>\n<p>Popujt dhe kombet i shkruajn\u00eb autobiografit\u00eb e tyre n\u00eb tri dor\u00ebshkrime: (1) n\u00eb librin e veprave t\u00eb yre, (2) n\u00eb librin e fjal\u00ebve t\u00eb tyre dhe (3) n\u00eb librin e historis\u00eb se tyre.<br \/>\n*Plag\u00ebt morale kan\u00eb k\u00ebto ve\u00e7ori; fshihen, por nuk mbyllen, ato dh\u00ebmbin kurdoher\u00eb dhe jan\u00eb gjithmon gati t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb gjak sa po t\u00eb preken, se ngelen t\u00eb gjalla e t\u00eb hapura brenda n\u00eb zem\u00ebr!<br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mus\u00eb Bali Mahmuti\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/muse_botusha.jpg\" width=\"150\" \/><em>Mus\u00eb Bali Mahmuti<\/em><br \/>\n(1922 \u20131998)<br \/>\n<em>*S\u2019ka n\u00eb bot\u00eb asnj\u00eb arsye, asnj\u00eb ligj, asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb t\u00eb p\u00ebrligj\u00eb masakrimin e nj\u00eb populli!<br \/>\n*Nj\u00eb arsye q\u00eb studjojm\u00eb historin\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe bindja se ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mund t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, q\u00eb t\u00eb njejtat shkaqe mund t\u00eb japin po ato p\u00ebrfundime dhe se nj\u00eb njohje e ngjarjeve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, mund t\u2019u sh\u00ebrb\u00ebj\u00eb njer\u00ebzve pa p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb manovrojn\u00eb n\u00eb problemet q\u00eb q\u00eb mund t\u2019u paraqes e ardhmja.<br \/>\n*M\u00ebsimi i shquar q\u00eb na jep historia \u00ebsht\u00eb s\u00eb, luft\u00ebrat dhe masakrimet duhet gjykuar si prova t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb njer\u00ebzimit, q\u00eb ishin t\u00eb zakonshme p\u00ebr t\u00eb kalur\u00ebn, por q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfytyrueshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<br \/>\n* Fashizmi, nazizmi ose komunizmi nuk mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn m\u00eb me parullat e m\u00ebparshme, kurse mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten me parulla t\u00eb tjera, bile me parullat e antifazhizmit, antinazizmit ose t\u00eb antikomunizmit, por duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n*Vuajtjet e kaluara me durim si t\u00eb pashmangshme (n\u00eb tirani), b\u00ebhen t\u00eb padurueshme n\u00eb momentin q\u00eb duket se mund t\u00eb ket\u00eb shp\u00ebtim.<\/em> (autori)<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja ime e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb pasuruar duke lexuar e d\u00ebgjuar p\u00ebr ngjarje t\u00eb m\u00ebdha, trondit\u00ebse e rr\u00ebnqeth\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb treguara nga vet pjes\u00ebmarr\u00ebsi e d\u00ebshmitari i gjall\u00eb, por q\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u2019i ket\u00eb p\u00ebrthekuar p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb \u201drradakja ime\u201d. Dhe, kam ardhur deri t\u00eb mendimi se \u201dE v\u00ebrteta shum\u00eb e madhe, n\u00eb fillim duket mashtrim!\u201d<\/p>\n<p>Kam v\u00ebrjetur se ai q\u00eb rr\u00ebfen p\u00ebr ngjarjen ku vet ishte pjes\u00ebmerr\u00ebs e d\u00ebshmitar i gjall\u00eb, t\u00eb tmerron, t\u00eb trondit\u00eb e t\u00eb rrenqeth\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por, zakonisht gjat\u00eb rr\u00ebfimit, ai paraqitet i thjesht\u00eb, krejt\u00ebsisht i qet\u00eb \u2013 krejt asht sikurse uji i thell\u00eb q\u00eb rrjedh\u00eb qet\u00eb, qet\u00eb dhe thjesht\u00eb q\u00eb mund t\u2019i besosh se \u00ebsht\u00eb duke e th\u00ebn\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe! Pra, ai nuk b\u00ebn ndonj\u00eb aktrim por ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe disi nuk t\u00eb bind\u00eb leht\u00eb se ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar i v\u00ebrtet\u00eb, ngase, si\u00e7 thot\u00eb populli n\u00eb regjionin \u201dReka e Keqe\u201d t\u00eb Dukagjinit, se \u201d\u2026ai njeri q\u00eb nuk ta mbush\u00eb as synin nuk ta mbush\u00eb as menden!\u201d<\/p>\n<p>Po shpreh\u00ebm me bindjen time t\u00eb plot\u00eb se \u201d\u2026 njer\u00ebzit e veprave t\u00eb m\u00ebdha, njer\u00ebzit e urt\u00eb e t\u00eb men\u00e7ur, m\u00eb fjal\u00eb t\u00eb thjeshta shpjegojn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb thella!\u201d<br \/>\nMe nj\u00eb fjal\u00eb, \u201d\u2026njeriun nuk duhet vler\u00ebsuar p\u00ebr nga doka, por duhet vler\u00ebsuar p\u00ebr nga koka!\u201d<br \/>\nPo ashtu kam arrdh\u00eb deri t\u00eb mendimi se Njeriu nuk vler\u00ebsohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb posedon, ka, disponon, por njeriu duhet t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb ofron, dhuron jep. Dielli disponon me zjrami t\u00eb paparamendueshme, por neve njer\u00ebzve na jep drit\u00eb. E drita \u00ebsht\u00eb jet\u00eb!<\/p>\n<p>Ve\u00e7ori t\u00eb thjesht\u00ebsis\u00eb, t\u00eb men\u00e7uris\u00eb e t\u00eb urtis\u00eb, si virtyte njer\u00ebzore posedon, por edhe ofron e jep personazhi i k\u00ebtij shkrimi, pik\u00ebrisht Mus\u00eb Bali Mahmuti nga Botusha e Gjakov\u00ebs, pjes\u00ebmarr\u00ebs i Masakr\u00ebs se Tivarit t\u00eb vitit 1945, i shp\u00ebtuar gjall\u00eb dhe d\u00ebshmitar\u00eb i k\u00ebsaj masakre.<br \/>\nCilido qoft\u00eb njeri q\u00eb ka patur rastin t\u00eb takoi Mus\u00eb Bali Mahmutin nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt dhe vet autori i k\u00ebtij shkrimi, q\u00eb n\u00eb fillim ka mundur t\u00eb m\u00ebsoi nga ai se me prejardhje \u00ebsht\u00eb nga fshati Botush\u00eb, ka jetuar disa vite n\u00eb fshatin Nivokaz dhe se me q\u00ebllim t\u00eb shkollimit t\u00eb f\u00ebmijve ka ardh\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Musa Bali Mahmutin e kan\u00eb karakterizuar k\u00ebto ve\u00e7ori: \u00ebsht\u00eb burr\u00eb shtatshkurt\u00ebr, bart\u00eb gjith\u00ebher\u00eb plisin e bardh\u00eb* \u2013 dim\u00ebr e ver\u00eb, n\u00ebp\u00ebr shi e n\u00ebp\u00ebr bor\u00eb, n\u00eb t\u00eb ftoh\u00ebt e n\u00eb vap\u00eb, n\u00eb pish\u2019 t\u00eb diellit e nd\u00ebr hije, n\u00eb bjeshk\u00eb e n\u00eb vrr\u00ee (rrafsh), n\u00eb rrug\u00eb e n\u00eb oda burrash e n\u00eb mexhlis\u00e9 t\u00eb m\u00ebdha, bile edhe kur ka hy n\u00eb zyrat e p\u00ebrsonaliteteve t\u00eb larta politiko-shoq\u00ebrore t\u00eb asaj kohe, plisin e bardh\u00eb nuk e ka hequr nga koka\u2026 edhe pse n\u00eb muret e atyre zyrave kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vendosura fotografit\u00eb kryetarit t\u00eb shtetit \u201djugosllav\u201d Josip Broz Tito. Musa, e ka pas\u00eb shprehi dhe gjithmon\u00eb ka ecur me hapa t\u00eb vegj\u00ebl po t\u00eb shpesht\u00eb e t\u00eb shpejt\u00eb e kurr\u00eb pa u ndalur edhe n\u00eb pun\u00eb dhe veprimet i tija ka qen\u00eb i shpejt\u00eb dhe i pa ndalur dhe pa e kryer pun\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb ndal\u00eb e as nuk \u00ebsht\u00eb kthyer pa rregulluar at\u00eb pun\u00eb p\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka pas\u00eb synim e q\u00ebllim, por jo kurr\u00eb i ngutsh\u00ebm e i rrept\u00eb, por, ashtu si\u00e7 ka folur qet\u00eb e ngadal\u00eb, ashtu qet\u00eb e ngadal\u00eb, \u00e7do pune i ka dal\u00eb n\u00eb krye.<\/p>\n<p><strong>Deklarimi me shkrim nga Mus\u00eb Bali Mahmuti<\/strong><br \/>\nLet\u00ebr-shkrimi origjinal (i dat\u00ebs 02.11.1990) i scanuar, p\u00ebrmbajtja e t\u00eb cilit edhe mund t\u00eb lexohet, por, p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb lexuarit dhe t\u00eb kuptuarit m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, tekstin e plot\u00eb po e jap t\u00eb shkoqitur sipas faqeve (1,2 e 3):<br \/>\nP\u00ebrmbajtja nga Faqja 1:<\/p>\n<p>S\u00eb pari jemi thirr\u00eb n\u00eb Pej\u00eb. Aty n aka fol\u00eb Fadili (Hoxha) med isa udh\u00ebheq\u00ebsa tjer\u00eb. Na kan\u00eb than\u00eb se ju jeni vullnetar, keni me shkue n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, n\u00eb Tivar e mandej p\u00ebr n\u00eb Slloveni. N\u00eb Pej\u00eb kemi q\u00ebndrue 12 dit\u00eb. Prej Peje kemi vazhdue p\u00ebr n\u00eb Prizeren. N\u00eb Prizren kemi q\u00ebndrua 2 dit\u00eb.\u00c7etta jon\u00eb ka pas\u00eb 120 ushtar\u00eb, kryesisht t\u00eb regjionit \u201dReka e Keqe\u201d (regjion i Gjakov\u00ebs) dhe t\u00eb Junikut.<br \/>\nPrej Prizrenit kemi ec\u00eb 4 dit\u00eb e 4 net\u00eb pa pushue, pa ngr\u00ebn\u00eb e pa pi. N\u00eb Kuk\u00ebs kemi pushue dhe asht ut\u00eb paarmatosur e t\u00eb lodhur nga uria, rrug\u00ebs shkonim duke u mbajt\u00eb p\u00ebr nj\u00ebni-tjetrin.<br \/>\nTortura kan\u00eb fillue qysh nga nisja prej Prizrenit, ngase neve na p\u00ebrcillnin ushtar\u00eb t\u00eb armatosur (cila Brigad\u00eb e LN\u00c7, nuk id). Gjat\u00eb rrug\u00ebs nuk guxonim t\u00eb dilnim nga rreshti as p\u00ebr t\u00eb pi uj\u00eb, as p\u00ebr t\u00eb kryer n\u00ebvoj\u00ebn (fiziologjike) ngase menj\u00ebher\u00eb pushkatoheshim. Shum\u00eb shik\u00eb jam d\u00ebmtue rrug\u00ebs, ngase ashtu t\u00eb lodhur disa rr\u00ebxoheshin, i thenin k\u00ebmb\u00eb e duer e disa nga goditjet e ushtar\u00ebve q\u00eb i kishin n\u00eb p\u00ebrcjellje.<\/p>\n<p>Pak pa shkue t\u00eb \u201dVau i Dej\u00e7it\u201d, nga nj\u00eb ur\u00eb e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebxue shoku im Selim Murat inga Botusha. I kam ik\u00eb ushtarit q\u00eb na p\u00ebrcillte dhe jam shkue pohst\u00eb dhe e kam marr\u00eb Selimin n\u00eb shpind\u00eb dhe jam nis\u00eb mbas kolon\u00ebs.<br \/>\nRreth m\u00ebngjessi jemi ndal\u00eb me pushue t\u00eb do bajra\u00e7e t\u00eb ushtris\u00eb italiane. Aty i kan\u00eb vendos n\u00eb nj\u00eb vend nja 15 vet\u00eb, dikuhs me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb thyera e dikush me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb ajura e t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm. Aty e kan\u00eb d\u00ebrgue edhe shokun tim, Selimin dhe e kam ruejt deri n\u00eb m\u00ebngjes. N\u00eb m\u00ebngjes jemi nis\u00eb p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr. Aty Shqip\u00ebria na ka dhan\u00eb ngapak mish t\u00eb pjekur t\u00eb dhis\u00eb. (fund i faq\u00ebs (1)<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja nga Faqja 2:<br \/>\nKolona \u00ebsht\u00eb e un\u00eb jam mbet duke e ruajtur Selimin. \u00cbsht\u00eb ardh\u00eb nj\u00eb oficer me dy ushtar\u00eb e m\u00eb tha: -Pse ti nuk je nis\u00eb me kolon\u00ebn? Un\u00eb i thash\u00eb: &#8211; Selimin e kam v\u00eblla e ky \u00ebsht\u00eb i pal\u00ebviezhs\u00ebm e nuk mund ta l\u00eb vet\u00ebm! Oficeri m\u00eb tha: -A po nisesh me kolon\u00eb apo po t\u00eb vras n\u00eb vend!? At\u00ebher\u00eb nga pamund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb b\u00ebj dishka, me lot n\u00eb sy e kam puth\u00eb Selimin e jam dale p\u00ebr dere. Pa u largua un\u00eb, ai oficeri t\u00eb parin e vrau Selimin me revole e mandej kan\u00eb hy ushtar\u00ebt e I kan\u00eb vra edhe 14-t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kemi vazhdue rrug\u00ebn deri n\u00eb mbr\u00ebmje. Gjit\u00eb nat\u00ebn kemi b\u00eber\u00eb duke e kalue nj\u00eb lum\u00eb me nj\u00eb bark\u00eb. N\u00eb Shkod\u00ebr kemi q\u00ebndrue nj\u00eb mbasdite dhe gjith\u00eb nat\u00ebn. N\u00eb Shkod\u00ebr na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ushqim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes jemi nis\u00eb prej Shkodr\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Tivar. N\u00eb Tivar kemi mb\u00ebrri kah mesdita. \u00c7etta jon\u00eb ka qen\u00eb e fundit. Kur kemi hy n\u00eb Tivar na kan\u00eb d\u00ebrgue n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb rrethuar me do baraka. Ay ka kris\u00eb pushka. N\u00e9 si \u00e7etta e fundit, kur i kemi d\u00ebgjuar pushk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tollovi dhe nuk kemi hyr\u00eb brenda. N\u00eb ato \u00e7aste nuk dinim se shka \u00ebsht\u00eb duke ndodh\u00eb vet\u00ebm b\u00ebrtitnim \u201dZhiveo drug Tito\u201d (kupto: Rroft\u00eb shoku Tito). N\u00eb at\u00eb tollovi, brenda i kan\u00eb vrar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb aty. Un\u00eb qe i kam pa, aty i kan\u00eb vra dy shok\u00ebt e mi: nj\u00ebni nga Rahoveci, t\u00eb cilit nuk ia di emnin e tjetri \u2013 Taf\u00eb Bajrami i Molliqit t\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb shpejt\u00ebsi, ata \u00e7ka kan\u00eb shp\u00ebtua brenda e na q\u00eb ishim jasht\u00eb jemi largue, sepse pushka pushoi. Pas k\u00ebsaj, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vrar\u00ebt e t\u00eb plagosurit, n\u00eb mesin e tyre kemi par\u00eb edhe njer\u00ebz t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb hudh\u00eb n\u00eb deti. (fundi i faqes 2).<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja nga Faqja e 3-t\u00eb:<br \/>\nKrejt ai vend, pas largimit t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve ka qen\u00eb i mbuluar me gjak, me kapu\u00e7a (plisa) t\u00eb bardh\u00eb e me \u00e7anta. Neve q\u00eb kemi shp\u00ebtua at\u00eb nat\u00eb na kan\u00eb fut n\u00eb do lokale t\u00eb ngushta deri n\u00eb m\u00ebngjes. Ishim mjaft t\u00eb shqet\u00ebsuar e t\u00eb frik\u00ebsuar. N\u00eb m\u00ebngjes me anije kemi shkue p\u00ebr Dubrovnik. N\u00eb Dubrovnik na ka prit\u00eb nj\u00eb Komision anglez. Aty ( n\u00eb Dubrovnik) na kan\u00eb armatosur, na kan\u00eb vesh\u00eb dhe na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dy jav\u00eb pushim. Pas dy jav\u00ebve jemi nis\u00eb nga Dubrovniku me anije e mandej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Sllovenis\u00eb. N\u00eb Slloveni n aka z\u00ebn\u00eb kapitullimi I Gjermanis\u00eb. Disa jan\u00eb ndal\u00eb n\u00eb ushtri e disa jemi l\u00ebshue n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>(1) \u2013 Po e ceku edhe k\u00ebt\u00eb se, pas Masakrit n\u00eb Tivar nj\u00eb komandir \u00e7ette prej Gjakov\u00ebs, t\u00eb cilit emnin nuk ia di, m\u00eb tha se:<br \/>\n\u201d- Ju i kishit pas\u00eb dokumentet si \u201dBanda e fundit\u201d e cila \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb t\u00eb likuidohet!\u201d<br \/>\n(2) \u2013 Kur jemi nis\u00eb p\u00ebr n\u00eb Tivar kemi qen\u00eb diku rreth 4.500 (kat\u00ebmij\u00ebepes\u00ebqind) vet\u00eb!<br \/>\n(3) N\u00eb Tivar jan\u00eb vra e masakrue 3.200 (tremij\u00ebedyqind) vet\u00eb\u201d. (fundi i faq\u00ebs 3)<br \/>\nK\u00ebshu p\u00ebrfundon deklarimin e shkruarn\u00eb let\u00ebr-shkrimin, Mus\u00eb Bali Mahmutit nga Botusha e Gjakov\u00ebs, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb dat\u00ebn 02. 11. 1990.<\/p>\n<p>*Mus\u00eb Mahmuti \u00ebsht\u00eb i lindur n\u00eb vitin 1922, nd\u00ebrsa m\u00eb 14 mars t\u00eb vitit 1998, Mus\u00eb Mahmuti, vdiq n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb Mosh\u00ebn 76 vje\u00e7are, pra, pak dit\u00eb pas masakr\u00ebs n\u00eb Prekaz t\u00eb Drenic\u00ebs (5 mars 1998) t\u00eb cil\u00ebn &#8211; bashk\u00eb me masakren n\u00eb \u00c7irez e Likoshan, e p\u00ebrjetoi shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe nga ajo dit\u00eb e deri n\u00eb vdekje ka p\u00ebrjetua dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs se tij, bile n\u00eb at\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, sa ishte n\u00eb sht\u00ebpi, ende pa e d\u00ebrguar n\u00eb spital, thoshte:<\/p>\n<p>\u201d-Kam qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Masakr\u00ebn e Tivarit, bashk\u00eb me mbi 4 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb rinj, ku i kemi pa me syt\u00eb tan\u00eb t\u00eb gjitha ato tmerre, po nuk kemi dijt\u00eb t\u00eb frik\u00ebsohemi, na u kan\u00eb dhimbsur n\u00eb shpirt shok\u00ebt tan\u00eb t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb masakruar aty, po nuk jemi lig\u00ebshtua nd\u00ebr sy t\u00eb armikut, sepse nuk ka qen\u00eb kurgj\u00eb me fajin ton\u00eb \u2013 na kemi qen\u00eb vet\u00ebm se viktima t\u00eb atij regjimit serbo-malazezo-\u00e7etniko-komunist, nazist e fashist. Nd\u00ebrkaq k\u00ebto masakra n\u00eb \u00c7irez e Likoshan m\u00eb p\u00ebrpara e kjo masakra e Familj\u00ebs se Jasharajve n\u00eb Prekaz \u2013 ku nga forcat e m\u00ebdha t\u00eb ushtris\u00eb e policis\u00eb serbe, me armatimin dhe teknik\u00ebn m\u00eb moderne luftarake, kulla e tyr dhe mbar\u00eb familja brenda u godit\u00eb r\u00ebnd\u00eb, me gjyle topash e mortajash, u b\u00eb shpella-shpella kulla e Jasharajve dhe n\u00eb fund u vr\u00e1 nj\u00eb familje e t\u00ebr\u00eb prej af\u00ebr 50 antar\u00ebsh, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe f\u00ebmij\u00eb n\u00eb djep, vajza e djem\u00eb t\u00eb ri, nuse e gra, plaka e pleq\u00eb\u2026!<\/p>\n<p>Dhe, Mus\u00eb Bali Mahmuti me lot\u00eb n\u00eb sy, duke iu dridhur zemra e buz\u00ebt, duke iu dridhur duart dhe krejt trupi, shton edhe k\u00ebt\u00eb se \u201d\u2026k\u00ebshtu do t\u00eb vrit\u00ebn shqiptar\u00ebt n\u00ebp\u00ebr krejt Kosov\u00ebn, kjo nuk mund t\u00eb m\u00eb hi\u00e7et nga mendja dhe m\u00eb l\u00ebndon zemr\u00ebn e shpirtin dhe ashtu t\u00eb l\u00ebnduara me vite e vite, prandaj k\u00ebsaj nuk ia di \u201dila\u00e7in\u201d, por m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdes e mos t\u00eb shoh e as mos t\u00eb ndiej m\u00eb, se kur t\u00eb na \u201dshkojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, kur t\u00eb na humbet e ardhmja e jon\u00eb, p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb na vyen jeta neve pleq\u00ebve..!?Mbasi po vrehen e po na vdesin k\u00ebshtu k\u00ebta djem\u2019 t\u00eb ri, mue nuk me vyen kurgj\u00e2 jeta, se zemra jeme nuk mund ta duron m\u00e2 k\u00ebt\u00eb tmerr \u2013 po due me u \u00e7mend\u00eb q\u00eb po e shoh me sy\u2026!\u201d \u2013 pat th\u00ebn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se tjerash, Mus\u00eb Bali Mahmuti.<\/p>\n<p>Dhe, pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve, n\u00eb mbr\u00ebmjet e 5 marsit t\u00eb vitit 1998, Mus\u00eb Bali Mahmuti u lig\u00ebshtua shum\u00eb, e p\u00ebrjetoi tejet r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi shqiptare t\u00eb \u00c7irezit, Likoshanit e t\u00eb Prekazit, i humbi shpresat se do t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb, e humbi vet\u00ebbesimin e vet\u00ebdij\u00ebn dhe, pasi kurimit disa dit\u00ebsh n\u00eb spitalin e Prishtin\u00ebs, i tha \u201dlamtumir\u00ebn e fundit\u201d k\u00ebsaj jete, duke i mbetur syt\u00eb \u00e7el\u00eb pse nuk e p\u00ebrjetoi lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, jo aq p\u00ebr vete, sa p\u00ebr brezat e rinj, ardhm\u00ebnin\u00eb\u2026dhe m\u00eb dat\u00ebn 14 mars 1998, n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 76 vje\u00e7are, i mbylli syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, p\u00ebr mos t\u2019i hapur kurr\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Me deshir\u00ebn e tij, varrimi u b\u00eb n\u00eb fshatin e lindj\u00ebs, n\u00eb Botush\u00eb, aty i ka varret e bab\u00ebs e n\u00ebn\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebrve e motrave dhe farefisit t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb gjysher\u00ebve e st\u00ebrgjysh\u00ebrve q\u00eb me shekuj kan\u00eb pas\u00eb pik\u00ebsynim e q\u00ebllim, mbi t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat \u2013 Atdheun e Kombin Shqiptar, Flamurin e tradit\u00ebn shqiptare, trimnin\u00eb, burrnin\u00eb, mik\u00ebprijen e bujarin\u00eb, fjal\u00ebn dhe bes\u00ebn shqiptare, Kanunin e Maleve t\u00eb \u201dLek\u00eb Dukagjinit\u201d por edhe besimin e denj\u00eb s\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, populli shqiptar\u00eb do lirohet nga zgjedha e huaj, do t\u00eb luftoj\u00eb, do t\u00eb derdhi shum\u00eb gjak p\u00ebr ta fituar lirin\u00eb\u2026e brezat e rinj, nip\u00ebrit e st\u00ebrnip\u00ebrit e tyre t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb lirin\u00eb, t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetin e tyre t\u00eb Pavarur, Kosov\u00ebn e p\u00ebrgjakur n\u00eb \u00e7do p\u00ebllemb\u00eb t\u00eb saj, ta shohin si Shtet t\u00eb Pavarur e Sovran ashtu si M\u00ebm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe fill te Bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs ne Shqipnin\u00eb dhe RIBASHKIMIN KOMB\u00cbTAR!<\/p>\n<p>N\u00eb vijim:<\/p>\n<p><strong>Faksimili i let\u00ebr-shkrimit origjinal \u2013 i scanuar , faqe 1, 2 e 3<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Faksimile - Masakra e Tivarit nga Mus\u00eb Bali Mahmuti\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/faksimile_muse_bali_mahmuti_masakra_tivarit.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Faksimile - Masakra e Tivarit nga Mus\u00eb Bali Mahmuti\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/faksimile_muse_bali_mahmuti_masakra_tivarit1.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Faksimile - Masakra e Tivarit nga Mus\u00eb Bali Mahmuti\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/faksimile_muse_bali_mahmuti_masakra_tivarit2.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><em>P\u00ebrfundoj pjesa (5)<\/em><\/p>\n<p><center>(<em>v i j o n<\/em>)<\/center>\u00a0Contact me autorin: <a href=\"mailto:ekspertimh@hotmail.com\">ekspertimh@hotmail.com<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ismet Hasani Me rastin e 69 vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit (1945) Rr\u00ebfimi i tmerrsh\u00ebm, trondit\u00ebs e rr\u00ebnqeth\u00ebs i Mus\u00eb Bali Mahmutit nga Botusha e Gjakov\u00ebs- Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Masakren e Tivarit N\u00eb kujtes\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb popullit mbet\u00ebt vet\u00ebm ai njeri t\u00eb cilin populli e ka dashur! Popujt dhe kombet i shkruajn\u00eb autobiografit\u00eb e tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ismet Hasani Me rastin e 69 vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit (1945) Rr\u00ebfimi i tmerrsh\u00ebm, trondit\u00ebs e rr\u00ebnqeth\u00ebs i Mus\u00eb Bali Mahmutit nga Botusha e Gjakov\u00ebs- Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Masakren e Tivarit N\u00eb kujtes\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb popullit mbet\u00ebt vet\u00ebm ai njeri t\u00eb cilin populli e ka dashur! Popujt dhe kombet i shkruajn\u00eb autobiografit\u00eb e tyre [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-04-11T07:54:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5)\",\"datePublished\":\"2014-04-11T07:54:17+00:00\",\"dateModified\":\"2014-04-11T07:54:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/\"},\"wordCount\":2735,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/\",\"name\":\"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\",\"datePublished\":\"2014-04-11T07:54:17+00:00\",\"dateModified\":\"2014-04-11T07:54:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ismet Hasani Me rastin e 69 vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit (1945) Rr\u00ebfimi i tmerrsh\u00ebm, trondit\u00ebs e rr\u00ebnqeth\u00ebs i Mus\u00eb Bali Mahmutit nga Botusha e Gjakov\u00ebs- Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Masakren e Tivarit N\u00eb kujtes\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb popullit mbet\u00ebt vet\u00ebm ai njeri t\u00eb cilin populli e ka dashur! Popujt dhe kombet i shkruajn\u00eb autobiografit\u00eb e tyre [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-04-11T07:54:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5)","datePublished":"2014-04-11T07:54:17+00:00","dateModified":"2014-04-11T07:54:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/"},"wordCount":2735,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/","name":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg","datePublished":"2014-04-11T07:54:17+00:00","dateModified":"2014-04-11T07:54:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-5\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (5)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13511"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13511\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}