{"id":13502,"date":"2014-04-07T18:32:59","date_gmt":"2014-04-07T17:32:59","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=946"},"modified":"2014-04-07T18:32:59","modified_gmt":"2014-04-07T17:32:59","slug":"ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/","title":{"rendered":"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ridvan Dibra - Nudo\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg\" width=\"300\" \/> (\u201c<strong>Nudo<\/strong>\u201d-<em>Ridvan Dibra, M\u00c7M. Tiran\u00eb, 1995<\/em>)<\/p>\n<p>\u201cNudo\u201d \u00ebsht\u00eb nga ata libra q\u00eb nuk mbarohen m\u00eb nj\u00eb t\u00eb lexuar. Ai vazhdon t\u00eb punoj\u00eb brenda nesh mbas leximit, duke na nxitur t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb lidhjet e fshehura kuptimore, q\u00eb zgjaten p\u00ebrtej romanit dhe p\u00ebrtej autorit t\u00eb tij. E kjo nuk ndodh fort shpesh, madje mjaft rrall\u00eb me autor\u00eb dhe vepra t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNudo\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman n\u00eb kufi t\u00eb ideologjis\u00eb, t\u00eb psikanaliz\u00ebs dhe t\u00eb artit, pra nj\u00eb roman q\u00eb mbahet n\u00eb fije t\u00eb perit. Shum\u00eb kujdes dhe mjeshtri lipset q\u00eb rr\u00ebfimi ta ruaj\u00eb drejtpeshimin. Nga nj\u00ebra an\u00eb ideja krejt origjinale e subjektit (pra, mbetet ende mund\u00ebsi p\u00ebr origjinalitet n\u00eb bot\u00ebn globale), kurse nga ana tjet\u00ebr trajtimi po kaq origjinal i saj, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dy shtyllat e forta p\u00ebr t\u00eb cilat peri i rr\u00ebfimit mbahet i tendosur.<\/p>\n<p>Protagonisti i gjith\u00eb k\u00ebsaj lodre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjesht\u00ebr, artist i formave dhe i ngjyrave, piktor dhe skulptor profesionist. Ka mbetur pa pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur ende askush nga shok\u00ebt e tij nuk ka atelie private. Pranon t\u00eb em\u00ebrohet drejtor i nj\u00eb konvikti vajzash studente. K\u00ebt\u00eb situat\u00eb prozaike t\u00eb artistit, romancieri e kthen n\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb shpirt\u00ebrore dhe intelektuale krejt\u00ebsisht t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: n\u00eb fund t\u00eb saj, ndihemi t\u00eb ndrysh\u00ebm, si\u00e7 ndihemi n\u00eb jet\u00eb mbas nj\u00eb sprove t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ose fort t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Artisti, drejtor i nj\u00ebmij\u00eb vajzave konviktore, e ka pisk pun\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb k\u00ebsi rrethane, lexuesi nuk v\u00eb dot bast p\u00ebr asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Mjesht\u00ebria e k\u00ebtij romani q\u00ebndron te harmonizimi i rrafsheve t\u00eb ndryshme t\u00eb leximit brenda nj\u00eb rr\u00ebfimi q\u00eb ofron nj\u00eb fabul t\u00eb thjesht\u00eb me nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb vetme veprimi. Kurse e ve\u00e7anta e tij \u00ebsht\u00eb se fabula nis t\u00eb zb\u00ebrthehet n\u00eb mendjen e lexuesit n\u00eb kuptime paralele dhe n\u00eb transpozime gjithfar\u00ebsh, me deg\u00ebzime kuptimore t\u00eb befasishme, po krejt t\u00eb natyrshme p\u00ebr at\u00eb tip rr\u00ebfimi. Rr\u00ebfimi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrthur rrafshe t\u00eb ndryshme leximi, ndonj\u00ebher\u00eb mjaft t\u00eb larg\u00ebt nga nj\u00ebri-tjetri, q\u00eb i japin romanit form\u00ebn e nj\u00eb sprove mitologjizuese. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb folur dhe vazhdon t\u00eb flitet p\u00ebr mitin antik t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vajzave danaideve, mund t\u00eb fillohet t\u00eb flitet p\u00ebr mitin modern t\u00eb nj\u00ebmij\u00eb vajzave konviktore.<\/p>\n<p>Mashkulli i thjesht\u00eb, t\u00eb cilit i takon t\u00eb kaloj\u00eb para nj\u00eb nd\u00ebrtese ku flen\u00eb nj\u00ebmij\u00eb vajza t\u00eb reja, formulon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavullnetshme d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb objekt i \u00ebndrrave t\u00eb tyre erotike. Artisti, qenie disa her\u00eb m\u00eb e sofistikuar sesa mashkulli i thjesht\u00eb, fsheh d\u00ebshira dhe fantazma shum\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuara. I em\u00ebruar drejtor i konviktit t\u00eb vajzave, ai bie me t\u00eb gjith\u00eb qenien e vet n\u00eb grack\u00ebn e mbretit Eros, e k\u00ebshtu nis aventura. Aventur\u00eb e mir\u00ebqen\u00eb, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00ebmij\u00eb vajza: sa pak interesant\u00eb do t\u00eb kishin qen\u00eb nj\u00ebmij\u00eb hamshor\u00eb djem n\u00eb vend t\u00eb nj\u00ebmij\u00eb vajzave t\u00eb mistershme! Dhe sa pak interesant do t\u00eb ishte romani, n\u00ebse drejtor i konviktit do t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb zot\u00ebri Gjithkushi, e jo nj\u00eb Artist. Le t\u00eb imagjinojm\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, se n\u00eb vend t\u00eb artistit do t\u00eb kishim si drejtor konvikti nj\u00eb pensionist, si\u00e7 ndodh me em\u00ebrimet e sotme n\u00eb universitetet private: thjesht nga ndryshimi i statusit t\u00eb protagonistit, romani do t\u00eb ndryshonte pamje dhe drejtim, p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb, ndoshta, nj\u00eb miniatur\u00eb t\u00eb ngjashme me epok\u00ebn e dekadentizmit romak&#8230;<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka n\u00eb romanin e Dibr\u00ebs zhvillohet duke pasur n\u00eb sfond t\u00eb ngjarjes nj\u00eb Nudo \u2013 vep\u00ebr skulpturore e drejtorit t\u00eb ri \u2013 e vendosur n\u00eb oborrin e konviktit t\u00eb vajzave me miratimin e organeve bashkiake. Nudoja, kjo vep\u00ebr brenda vepr\u00ebs (sikurse drama brenda dram\u00ebs te \u201cHamleti\u201d), p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr gjetje artistike t\u00eb spikatur, ku fokusohen nj\u00eb mori simbolesh t\u00eb rendit psikanalitik. Nudoja b\u00ebn lidhjen shpirt\u00ebrore midis drejtorit dhe vajzave: prej ekspozimit t\u00eb Nudos n\u00eb oborrin e konviktit, i gjith\u00eb konvikti fiton nj\u00eb shpirt t\u00eb vet\u00ebm artistik, \u00e7ka e shtyn drejtorin artist t\u00eb ngash\u00ebnjehet dhe ta mendoj\u00eb veten si mbret i pallatit t\u00eb nj\u00ebmij\u00eb engj\u00ebjve. Ai shnd\u00ebrrohet k\u00ebshtu, si pakuptuar, n\u00eb nj\u00eb pigmalion t\u00eb dashuruar me vepr\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Nudoja, prej vet\u00eb esenc\u00ebs s\u00eb saj \u2018nudo\u2019, l\u00ebshon or\u00eb e \u00e7ast n\u00eb drejtim t\u00eb krijuesit t\u00eb vet pigmalion impulse t\u00eb mir\u00ebfillta seksuale, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb q\u00eb, dita-dit\u00ebs, te drejtori t\u00eb vdes\u00eb artisti dhe t\u00eb zgjohet mashkulli. Me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm progresiv, por n\u00eb kah t\u00eb kund\u00ebrt, tek nj\u00ebmij\u00eb vajzat nis t\u00eb fashitet joshja p\u00ebr Nudon dhe p\u00ebr autorin e saj, Artistin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zgjohet revolta kund\u00ebr Drejtorit dhe kund\u00ebr Mashkullit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, simboli i mir\u00eb-gjetur i \u2018atit Edipian\u2019 dhe simbole t\u00eb tjera frojdiste plot\u00ebsojn\u00eb dhe gjall\u00ebrojn\u00eb leximin n\u00eb rrafsh psikanalitik.<\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin artistik, Nudoja nxjerr mjesht\u00ebrisht n\u00eb pah karakterin ekuivok t\u00eb artit. Nga nj\u00ebra an\u00eb arti \u00ebsht\u00eb joshje, kurse nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb subversion. Me Nudon e, m\u00eb pas, me fjalimin e tij artistik, drejtori arrin t\u00eb josh\u00eb nj\u00ebmij\u00eb qenie njer\u00ebzore dhe, duke p\u00ebrfituar nga kjo joshje, ai p\u00ebrgatit pushtimin e tyre shpirt\u00ebror e fizik. Af\u00ebrsia e artit me sferat e ideologjis\u00eb e t\u00eb propagand\u00ebs paraqitet trondit\u00ebse: artisti, duke u rrekur t\u00eb b\u00ebhet i vetmi pushtues i zemrave t\u00eb nj\u00ebmij\u00eb konviktoreve, tregohet po aq agresiv e totalitar sa nj\u00eb pushtues i mir\u00ebfillt\u00eb. I ngritur n\u00eb pozit\u00ebn e drejtorit, ish-artisti synon t\u00eb vej\u00eb gjith\u00e7ka n\u00ebn kontroll, pushtetin e postit (drejtor) ai e dublon dhe e p\u00ebrforcon me pushtetin e artit (skulptor), pa ngurruar aspak q\u00eb t\u2019i keqp\u00ebrdor\u00eb si nj\u00ebrin pushtet edhe tjetrin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, te drejtori i vajzave studente nis t\u00eb punoj\u00eb psikologjia e pushtuesit. Ai p\u00ebrpunon nj\u00eb strategji t\u00eb vet\u00ebn p\u00ebr pushtimin e vajzave dhe nis ta vej\u00eb at\u00eb n\u00eb zbatim me nj\u00eb skrupolozitet dhe kok\u00ebfort\u00ebsi t\u00eb denja p\u00ebr cilindo nga \u00c7ezar\u00ebt e historis\u00eb. P\u00ebr t\u00eb, tjetri \u00ebsht\u00eb individ q\u00eb duhet zaptuar dhe jo nj\u00eb vetvete tjet\u00ebr me t\u00eb cilin lipset bashk\u00ebjetuar. Si \u00e7do pushtues, ai e mat forc\u00ebn e vet me faktin se sa arrin q\u00eb ta dominoj\u00eb tjetrin; me t\u00eb siguruar dominimin shpirt\u00ebror, ai thur strategjin\u00eb e dominimit fizik dhe me k\u00ebt\u00eb hap ai vet\u00eb-afirmohet si pinjoll i mbrapsht\u00eb i rac\u00ebs s\u00eb pushtuesve t\u00eb m\u00ebdhenj.<\/p>\n<p>Siv\u00eblla i tij i vog\u00ebl mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb komandant garnizoni, siv\u00eblla i tij binjak nj\u00eb kryetar parlamenti, siv\u00eblla i tij i madh mund t\u00eb jet\u00eb tirani i mbar\u00eb nj\u00eb populli. T\u00eb nj\u00ebmij\u00eb konviktoret mund t\u00eb jen\u00eb ekuivalenti i transpozuar i nj\u00eb garnizoni prej nj\u00ebmij\u00eb ushtar\u00ebsh, i nj\u00eb kuvendi prej nj\u00ebmij\u00eb parlamentar\u00ebsh, i nj\u00eb populli prej miliona frym\u00ebsh, i nj\u00eb globi prej miliarda qeniesh: \u00e7do qenie \u00ebsht\u00eb qenie p\u00ebr t\u2019u pushtuar. Prandaj k\u00ebsaj bote nuk i kan\u00eb munguar kurr\u00eb pushtuesit. Fatmir\u00ebsisht, p\u00ebrvoja e qenies njer\u00ebzore tregon se pushtimi total \u00ebsht\u00eb i pamundur. N\u00eb thelb, \u00e7do pushtim \u00ebsht\u00eb iluziv, pse qenia nuk e dor\u00ebzon kurr\u00eb veten p\u00ebrfundimisht: ka pushtim t\u00eb gjat\u00eb, por jo pushtim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb viti pune, drejtori i konviktit detyrohet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb \u00e7el\u00ebsat. Edhe \u201c\u00e7el\u00ebsat\u201d jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr element i mir\u00eb-gjetur n\u00eb roman, p\u00ebrderisa pushteti i tyre shpreh simbolikisht egoizmin e pafre t\u00eb protagonistit. Kjo finale e pritur e romanit na sugjeron t\u00eb kalojm\u00eb nga rrafshi psikologjik i leximit n\u00eb rrafshin social. Vajzat dallojn\u00eb te drejtori i ri dik\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr to gj\u00ebra t\u00eb mrekullueshme. Sepse, n\u00eb rrall\u00eb t\u00eb par\u00eb, vajzat ndjejn\u00eb nevoj\u00ebn e nj\u00eb rilindjeje shpirt\u00ebrore, \u00e7ka pohohet fuqimisht n\u00ebp\u00ebrmjet skulptur\u00ebs Nudo t\u00eb vendosur n\u00eb oborr, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet fjalimit me t\u00eb cilin drejtori artist prezantohet para tyre.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast, suksesi i fjalimit b\u00ebn q\u00eb euforia t\u00eb zhvendoset nga vajzat te drejtori, i cili n\u00eb m\u00ebnyre iluzive nis ta vler\u00ebsoj\u00eb veten si qenie supreme, si shp\u00ebtimtari madh\u00ebshtor i nj\u00ebmij\u00eb vajzave t\u00eb reja. Ky deformim etik n\u00eb vler\u00ebsimin e situat\u00ebs e kthen drejtorin artist n\u00eb nj\u00eb qenie t\u00eb rrezikshme, meqen\u00ebse synimi i tij fillestar korruptohet me ndjesi perverse. Duke e zhvendosur v\u00ebmendjen nga veprimi n\u00eb dobi t\u00eb vajzave tek p\u00ebrmbushja e egoizmit vetjak, artisti jo vet\u00ebm q\u00eb e braktis q\u00ebllimin e vet human, por vihet n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi paranojak me pasoja t\u00eb paparashikueshme.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht njeriu q\u00eb ka m\u00eb tep\u00ebr prirje dhe shanse p\u00ebr t\u00eb realizuar lumturin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, pik\u00ebrisht ky njeri, duke iu shmangur n\u00eb m\u00ebnyre egoiste k\u00ebtij q\u00ebllimi, u sjell t\u00eb tjer\u00ebve zhg\u00ebnjimin dhe d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh: n\u00eb \u00e7astin kur drejtori dor\u00ebzon \u00e7el\u00ebsat, konvikti i sh\u00ebmb\u00ebllen nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb shpartalluar nga zezona shkat\u00ebrrimtare. N\u00eb fakt, andej sapo ka kaluar nj\u00eb mesi i rrem\u00eb dhe pervers, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh t\u00eb ri romani s\u00ebrish sugjeron t\u00eb tjera qasje interesante.<\/p>\n<p>Egoizmi i pacak, kjo \u2018s\u00ebmundje e shekullit\u2019, e shtyn heroin e romanit q\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb e veproj\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr vete dhe kund\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve. Deri n\u00eb \u00e7astin kur bashk\u00ebsia e vajzave konviktore, p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje, shtr\u00ebngohet t\u00eb marr\u00eb kund\u00ebrmasa t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara, t\u00eb cilat pohojn\u00eb me forc\u00eb egoizmin burimor t\u00eb qenies dhe pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e komunikimit n\u00eb mes t\u00eb individ\u00ebve modern\u00eb. Aty ku arti p\u00ebrfillet si bashkim, egoizmi shfaqet si divorc. Mungesa e synimeve humane afirmohet si turp\u00ebsi dhe si dekadenc\u00eb. Q\u00eb k\u00ebtej, aktualizimi mjesht\u00ebror i personazhit Alfred (m\u00eb n\u00eb fund, k\u00ebshtu quhet heroi i romanit) sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb hero t\u00eb tipit dekadent.<\/p>\n<p>Alfredi i v\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e veta intelektuale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb q\u00ebllimeve q\u00eb s\u2019mund t\u00eb quhen q\u00ebllime. Ai mendon, logjikon dhe madje ka brumin e nj\u00eb strategu mendjeholl\u00eb e t\u00eb guximsh\u00ebm, porse gjith\u00e7ka e tij mbetet n\u00eb planin volitiv t\u00eb d\u00ebshirave: ai nuk \u00ebsht\u00eb i zoti p\u00ebr t\u00eb vepruar. Ai nuk realizon asgj\u00eb, n\u00eb mos t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj \u00e7ka synonte. I vetmi realizim i tij p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb \u00ebsht\u00eb fjalimi masturbues n\u00eb fillim t\u00eb romanit: \u2018masturbues\u2019, sepse n\u00eb fakt ky fjalim i drejtohet ve\u00e7 egos t\u00eb tij, d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qejfin vetes, p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb interesant dhe i vler\u00ebsuar nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Shembull flagrant i impotenc\u00ebs, Alfredi mendon se \u00ebsht\u00eb padroni i vet\u00ebm i nj\u00ebmij\u00eb vajzave, por ai vet\u00ebm sa vet\u00eb-mashtrohet nga kjo perspektiv\u00eb, teksa n\u00eb realitet nuk mb\u00ebrrin t\u00eb b\u00ebhet padron i asnj\u00ebr\u00ebs. \u2018Hero i palavdish\u00ebm i nj\u00eb epoke t\u00eb palavdishme\u2019, Alfredi ngjason me heroin dekadent t\u00eb Uajldit dhe t\u00eb D\u2019Anuncios, n\u00eb synimin e tij pretencioz p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e vet sipas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb vepre arti. K\u00ebtij q\u00ebllimi Alfredi ia arrin mjesht\u00ebrisht, e pik\u00ebrisht fal\u00eb k\u00ebsaj arritjeje ai afirmohet si personazh romanesk i realizuar. Nudoja e vendosur n\u00eb oborr, me rrezatimin ekuivok q\u00eb l\u00ebshon drejt vajzave \u2013 si thirrje nj\u00ebkoh\u00ebsisht estetike dhe seksuale \u2013 i ngjan krijuesit t\u00eb vet jo vet\u00ebn n\u00eb aspektin e mish\u00ebrimit fizik t\u00eb ndjenjave, po edhe n\u00eb at\u00eb ekzistencial: thelbi i nj\u00eb Nudoje t\u00eb ekspozuar a nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nevoja intime t\u00eb shikuesve, por duke mbetur ajo vet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb tyre? N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Alfredi dhe Nudoja e tij jan\u00eb nj\u00eb qenie e nj\u00ebjt\u00eb dhe e vetme, qenie me esenc\u00eb t\u00eb dyzuar: krejt e bukur dhe krejt e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Artistit t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb drejtor konvikti i mjafton vet\u00ebm nj\u00eb gjest simbolik, dor\u00ebzimi i \u00e7el\u00ebsave t\u00eb drejtorit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rikthehet n\u00eb pik\u00ebn e nisjes, kur ishte vet\u00ebm artist. Edhe pse i mundur nga realiteti faktik, ai nuk mund t\u00eb quhet as d\u00ebshtak e as i mposhtur: ai ka artin e vet \u2013 nj\u00eb realitet virtual dhe nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e pafund p\u00ebr t\u2019u pushtuar. I rikthyer n\u00eb vetmin\u00eb e tij burimore, n\u00eb artin e tij, ai s\u00ebrish ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb mbetet pushtues, ose tekembramja t\u00eb provoj\u00eb edhe mij\u00ebra her\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pushtues. Mjafton q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Nudo e tij t\u00eb vendoset n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vend dhe nj\u00eb tjet\u00ebr pushtim b\u00ebhet i mundsh\u00ebm. Pushtim p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb keq: n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb artit, kjo s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb artdash\u00ebsit, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb ndihemi t\u00eb pushtuar dhe ky roman i Dibr\u00ebs na e dhuron k\u00ebt\u00eb ndjesi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(\u201cNudo\u201d-Ridvan Dibra, M\u00c7M. Tiran\u00eb, 1995) \u201cNudo\u201d \u00ebsht\u00eb nga ata libra q\u00eb nuk mbarohen m\u00eb nj\u00eb t\u00eb lexuar. Ai vazhdon t\u00eb punoj\u00eb brenda nesh mbas leximit, duke na nxitur t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb lidhjet e fshehura kuptimore, q\u00eb zgjaten p\u00ebrtej romanit dhe p\u00ebrtej autorit t\u00eb tij. E kjo nuk ndodh fort shpesh, madje mjaft rrall\u00eb me autor\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(\u201cNudo\u201d-Ridvan Dibra, M\u00c7M. Tiran\u00eb, 1995) \u201cNudo\u201d \u00ebsht\u00eb nga ata libra q\u00eb nuk mbarohen m\u00eb nj\u00eb t\u00eb lexuar. Ai vazhdon t\u00eb punoj\u00eb brenda nesh mbas leximit, duke na nxitur t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb lidhjet e fshehura kuptimore, q\u00eb zgjaten p\u00ebrtej romanit dhe p\u00ebrtej autorit t\u00eb tij. E kjo nuk ndodh fort shpesh, madje mjaft rrall\u00eb me autor\u00eb dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-04-07T17:32:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d\",\"datePublished\":\"2014-04-07T17:32:59+00:00\",\"dateModified\":\"2014-04-07T17:32:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/\"},\"wordCount\":2242,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/\",\"name\":\"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg\",\"datePublished\":\"2014-04-07T17:32:59+00:00\",\"dateModified\":\"2014-04-07T17:32:59+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(\u201cNudo\u201d-Ridvan Dibra, M\u00c7M. Tiran\u00eb, 1995) \u201cNudo\u201d \u00ebsht\u00eb nga ata libra q\u00eb nuk mbarohen m\u00eb nj\u00eb t\u00eb lexuar. Ai vazhdon t\u00eb punoj\u00eb brenda nesh mbas leximit, duke na nxitur t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb lidhjet e fshehura kuptimore, q\u00eb zgjaten p\u00ebrtej romanit dhe p\u00ebrtej autorit t\u00eb tij. E kjo nuk ndodh fort shpesh, madje mjaft rrall\u00eb me autor\u00eb dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-04-07T17:32:59+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d","datePublished":"2014-04-07T17:32:59+00:00","dateModified":"2014-04-07T17:32:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/"},"wordCount":2242,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/","name":"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg","datePublished":"2014-04-07T17:32:59+00:00","dateModified":"2014-04-07T17:32:59+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ridvan_dibra_nudo.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ardian-marashi-arti-si-joshje-dhe-si-subversion\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ARDIAN MARASHI: \u201cARTI SI JOSHJE DHE SI SUBVERSION\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13502"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13502"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13502\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13502"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13502"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13502"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}