{"id":13499,"date":"2014-04-05T13:54:49","date_gmt":"2014-04-05T12:54:49","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=930"},"modified":"2014-04-05T13:54:49","modified_gmt":"2014-04-05T12:54:49","slug":"masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/","title":{"rendered":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismet Hasani\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\" width=\"150\" \/> <strong><em>Me rastin e 69 vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit (1945)<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ismet Hasani<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pak si parath\u00ebnie, pak si hyrje<\/strong><\/p>\n<p>*Nj\u00eb nga tragjedit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb d\u00ebshprohesh \u00ebsht\u00eb dhe ajo dh\u00ebmbshuria e p\u00ebrzem\u00ebrt ndaj n\u00ebn\u00ebs e babait, v\u00ebllait e motr\u00ebs, ndaj f\u00ebmijve, q\u00eb t\u00eb kan\u00eb dashur e i k\u00e9 dashur aq shum\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb moment kur nuk e pret, ndodh\u00eb ndarja nga t\u00eb gjith\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb shihesh kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\n*Tri gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb jet\u00ebn e njeriut: t\u00eb shohesh, t\u00eb d\u00ebgjosh dhe t\u00eb heshtesh!<br \/>\n*E v\u00ebrteta, liria dhe viryti*, jan\u00eb tri gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat duhet ta duam jet\u00ebn! *(me virtyt n\u00ebnkuptojm\u00eb vetit\u00eb, cil\u00ebsit\u00eb dhe ve\u00e7orit\u00eb e mira q\u00eb posedon njeriu).<br \/>\n*\u00cbsht\u00eb mburrje, krenari dhe k\u00ebnaq\u00ebsi kur m\u00ebson se nga nj\u00eb vend i vog\u00ebl, nga gjiri i nj\u00eb populli t\u00eb vog\u00ebl lind nj\u00eb njeri i cili me koh\u00eb b\u00ebhet i madh dhe i njohur dhe me vepr\u00ebn e tij b\u00ebhet i pavdeksh\u00ebm dhe po ky njeri e b\u00ebn t\u00eb madh e t\u00eb njohur vendin dhe popullin e vet.<br \/>\n\u2026<\/p>\n<blockquote>\n<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mus\u00eb Mahmuti - Botusha\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/muse_botusha.jpg\" width=\"200\" \/><br \/>\n<strong>Mus\u00eb Mahmuti &#8211; Botusha<\/strong><br \/>\n(1922 \u20131998)<\/p>\n<p>Tivar, vend i gjakatar\u00ebve,<br \/>\nTivar, vend krimi\u2026<br \/>\nTivar, varri m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve!<br \/>\nTivar, vendi m\u00eb i zi \u2013 N\u00eb Ma lt\u00eb Zi<br \/>\nI deportuat nga Prizreni, n\u00ebp\u00ebr Shqipni!<br \/>\nI torturuat rrug\u00ebs, i vrat\u00eb, i rrahet\u2026<br \/>\nI lat\u2019 pa duart\u2019, pa k\u00ebmb\u00ebt e pa krah\u00ebt\u2026<br \/>\nI \u201dlejonit\u201d t\u00eb kroi, uj\u00eb me pi<br \/>\nI gjykonit\u2013bresh\u00ebr plumbash p\u00ebrmbi!<br \/>\nI lat\u2019 pa buk\u00eb e pa uj\u00eb\u2026<br \/>\nI mbyt\u00ebt n\u00eb uj\u00eb, pa guxuar t\u00eb pin\u00eb uj\u00eb!\u2026<br \/>\nAta q\u00eb ju i sakatuat, e i b\u00ebr\u00ebt \u201d\u00e7yryk\u201d* *pa aft\u00eb<br \/>\nAta \u201d\u00e7yryk\u00ebt\u201d i \u201dsh\u00ebruat\u201d me nga plumb n\u00eb fyt<br \/>\nI deportuat n\u00eb Tivar me i vr\u00e1 e mbyt\u2019!<br \/>\nAtje\u2026 ku nuk ndihet gj\u00ebmimi as zani<br \/>\nAtje\u2026 ku iu humb\u00eb \u201cnami e nishani!\u201d<br \/>\nAtje\u2026 me i humb\u00eb pa shenj\u2019 pa dok\u00eb<br \/>\nAtje\u2026 si lulet e livadhit i kosit\u00ebt p\u00ebr tok\u00eb<br \/>\nAtje\u2026 n\u00eb deti, me plisa t\u2019bardh\u00eb n\u00eb kok\u00eb<br \/>\nAtje\u2026 t\u00eb vdekur e t\u00eb gjall\u00eb i fut\u00ebt n\u00eb tok\u00eb!<br \/>\nAtje\u2026 kund\u00ebrmon er\u00eb prej barotit<br \/>\nAtje\u2026 vend i mallkuar prej Zotit!<br \/>\nKudo gjak, gjak shqiptari<br \/>\n\u201dLulet e njoma\u201d u \u201ckositen\u201d si bari!<br \/>\nNga k\u00ebto lule t\u00eb kuqe po rrjedh gjak<br \/>\nXhelat\u00ebve e vrastar\u00ebve, s\u2019ju dhimbsen aspak!<br \/>\nAtje\u2026edhe rrezet e diellit jan\u00eb p\u00ebrgjakura<br \/>\nGjaku i\u201dluleve t\u00eb kuqe\u201d\u2026<br \/>\n\u2026si gejzer\u2019- deri n\u00eb qiell<br \/>\nDep\u00ebrton mbi r\u00e9t\u00eb n\u00ebn diell<br \/>\nN\u00eb Tivar, kudo\u2026edhe \u00e7osheve t\u00eb \u201dsokakut\u201d* *rrug\u00ebs<br \/>\nPam\u00ebshirsh\u00ebm ngulfat\u00eb era e gjakut!<br \/>\nTrupat e vrar\u00eb, ende duke u dridhur<br \/>\nN\u00eb Tivar fshehet nj\u00eb pjes\u00eb jete e hidhur!<br \/>\nP\u00ebr Tivarin\u2026 t\u00eb shkruhen flet\u00eb n\u00eb histori<br \/>\nT\u00eb historis\u00eb s\u2019ime dhe historis\u00eb s\u00eb shok\u00ebve t\u00eb mi\u2026!<\/p><\/blockquote>\n<p>(<em>Mus\u00eb Bali Mahmuti, d\u00ebshmitar i shp\u00ebtuar nga Tivari<\/em>)<\/p>\n<p>*Plag\u00ebt e zemr\u00ebs kan\u00eb k\u00ebto ve\u00e7ori: fshihen, por nuk mbyllen, ato dh\u00ebmbin kah t\u00eb lyhen dhe jan\u00eb gjithmon\u00eb gati t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb gjak, sapo t\u00eb prek\u00ebn, se ngelen t\u00eb gjalla e t\u00eb hapura brenda n\u00eb zem\u00ebr! N\u00eb fatkeq\u00ebsi, njeriu \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb di t\u2019i duroj\u00eb ato.<br \/>\n*Brengat e m\u00ebdhaja jan\u00eb t\u00eb heshtura.<br \/>\n*N\u00ebnave e baballar\u00ebve, v\u00ebllez\u00ebrve e motrave shqiptare iu mbetet nj\u00ebra nga detyrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb i takon njeriut t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb t\u00eb shkulin vazhdimisht nga shpirti i tyre nj\u00eb keqdashje q\u00eb mezi zhduket.<br \/>\n*<br \/>\nTrego mir\u00ebsjellje e respekt ndaj m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrve, sepse po k\u00ebshtu do t\u00eb sjellen t\u00eb tjer\u00ebt edhe ndaj teje kur t\u00eb plak\u00ebsh! (autori)<br \/>\nKam pas p\u00ebr synim kaher\u00eb, q\u00eb n\u00eb shkrimin tim mbi Masakr\u00ebn e Tivarit \u2013 Tragjedin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe Shqiptare t\u00eb gjar\u00eb m\u00eb 1945, t\u00eb akceptoj e theksoj me em\u00ebr e mbiem\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebs e d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb i kan\u00eb shp\u00ebtuar k\u00ebsaj masakre, q\u00eb jan\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb kthjell\u00ebt nga mendja p\u00ebr t\u00eb treguar mbi p\u00ebrjetimet e veta qysh nga pik\u00ebnisja p\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e pakthim, p\u00ebr n\u00eb \u201dvarrin e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, p\u00ebr rrug\u00ebtimin e tyre p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer kurr\u00eb m\u00eb t\u00eb gjall\u00eb\u2026<br \/>\nKam b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, sa t\u00eb preksh\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrmallsh\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb zemra n\u00ebnash, baballar\u00ebsh, v\u00ebllez\u00ebrve e motrave\u2026 t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb njeri, pjes\u00ebmarr\u00ebs i k\u00ebsaj tragjedie, d\u00ebshmitar i gjall\u00eb deri n\u00eb vitin 1998, p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb Mus\u00eb Bali Mahmuti nga\u201dReka e Keqe\u201d e Dukagjinit &#8211; fshati Botush\u00eb i Gjakov\u00ebs, i cili ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb masakr\u00ebn e Tivarit t\u00eb kryer ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb mars e prill t\u00eb vitit 1945, dhe si i shp\u00ebtuar i masakr\u00ebs ishte d\u00ebshmitar i gjall\u00eb gjer\u00eb n\u00eb vitin 1998, kur dhe u largua nga kjo bot\u00eb, duke mos marr\u00eb asgj\u00eb me veti\u2026, por duke na l\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi, argument dhe prov\u00eb materiale e burimore me vler\u00eb kapitale, nj\u00eb let\u00ebr-shkrim origjinal, n\u00eb form\u00eb testamenti e \u201damaneti\u201d, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb publikohet.<br \/>\nMus\u00eb Bali Mahmuti, mbajti m\u00eb gjat\u00eb s\u00eb 53 vite n\u00eb zem\u00ebr, shpirt e n\u00eb mendje nj\u00eb bar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e tejet t\u00eb padurueshme, t\u00eb p\u00ebrjetuar kur ishte n\u00eb hovim e rritj\u00ebs s\u00eb shtatit, n\u00eb lul\u00ebn e rinis\u00eb. Pas 53 vitesh heshtjeje &#8211; prej vitit 1945 kur ndodhi masakra n\u00eb Tivar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs m\u00eb mij\u00ebra t\u00eb rinj\u00eb shqitpar\u00eb e gjer\u00eb n\u00eb vitin 1990 mbajti k\u00ebt\u00eb barr\u00eb, paparashikuesh\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, n\u00eb sht\u00ebrngimin e zemr\u00ebs, t\u00eb shpirtit e t\u00eb mendjes, duke mos e hequr asnj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr asnj\u00eb moment t\u00eb menduarit n\u00eb t\u00eb. Dhe, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb pap\u00ebrceptuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, vendosi q\u00eb t\u00eb mos hesht m\u00eb, vendosi q\u00eb ta largoj nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebr gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb barr\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka r\u00ebnduar mbi kok\u00ebn dhe t\u00ebr\u00eb trupin e tij plot 53 vite. Vendosi t\u00eb flas\u00eb, vendosi t\u00eb tregoj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e madhe mbi masakr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ndaj shqiptar\u00ebve me p\u00ebrmasa ballkanike, t\u00eb kryer n\u00eb vitin 1945 n\u00eb Tivar t\u00eb malit t\u00eb Zi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7se tjerave, thot\u00eb se:<br \/>\n\u201d\u2026Tivari i Malit t\u00eb Zi ishte \u201dvarri m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb i hapur e i gatitur enkas p\u00ebr \u201dregrut\u00ebt e rinj\u00eb shqiptar\u00eb\u201d t\u00eb deportuar me dhun\u00eb prej pik\u00ebtakimit-grumbullimit n\u00eb Prizren (ku i kan\u00eb \u00e7\u2019armatosur) e n\u00ebp\u00ebr Shqipni, t\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn duke ecur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb zdeshur e t\u00eb zbathur, t\u00eb torturuar me metodat m\u00eb barbare, t\u00eb pa ngr\u00ebn\u00eb e t\u00eb pa pi \u2026 duke \u201diu grah\u00eb\u201d si shtaz\u00ebve deri n\u00eb vend-caktimin p\u00ebr vrasje, mbytje dhe masakrimi t\u00eb tyre \u2013 n\u00eb Tivar, histori e v\u00ebrtet\u00eb e tij dhe e mij\u00ebra shok\u00ebve t\u00eb tij, por q\u00eb mbeti e pahulumtuar dhe e pa zbuluar kurr\u00eb&#8230;!\u201d(Mus\u00eb Bali Mahmuti)<br \/>\nE p\u00ebrse Mus\u00eb Bali Mahmuti, me prejardhje nga Botusha e Gjakov\u00ebs, ka heshtur e ka heshtur kaq shum\u00eb vite, do t\u00eb kuptohet duke ndjekur me kujdes dhe v\u00ebmendje t\u00eb p\u00ebrqendruar fillim e fund rr\u00ebfimin tejet rr\u00ebnqeth\u00ebs te k\u00ebtij pjes\u00ebmarr\u00ebsi e d\u00ebshmitari t\u00eb shp\u00ebtuar nga kjo masak\u00ebr.<br \/>\nPor q\u00eb n\u00eb fillim po i vendosim vet\u00ebm dy fjali t\u00eb theksuara nga Mus\u00eb Bali Mahmuti, e t\u00eb l\u00ebna si testament e \u201damanet\u201d- porosi.<br \/>\nE pra, Mus\u00eb Bali Mahmutit sa ishte n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 68 vje\u00e7are i tha k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb famshme, ngase peshojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb:<br \/>\nE para, (1) \u201dNj\u00eb nga tragjedit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb d\u00ebshprohesh \u00ebsht\u00eb dhe ajo dh\u00ebmbshuria e p\u00ebrzem\u00ebrt ndaj n\u00ebn\u00ebs e babait, v\u00ebllait e motr\u00ebs, ndaj f\u00ebmijve e familj\u00ebs e ndaj shok\u00ebve, q\u00eb t\u00eb kan\u00eb dashur e i k\u00e9 dashur aq shum\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb papritur, ndodh\u00eb ndarja nga t\u00eb gjith\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb shihesh kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00eb! O burra e ju djemt\u00eb e ri, merrmni vesh \u00e7ka po ju them se kjo \u00ebsht\u00eb e Tmerrshme p\u00ebr mendjen e njeriut, t\u00eb atij njeriu q\u00eb posedon ndjenja shpirt\u00ebrore!\u201d dhe fjalia tjet\u00ebr e tij:<br \/>\nE dyta, (2) \u201dN\u00ebnave e baballar\u00ebve, v\u00ebllez\u00ebrve e motrave shqiptare iu mbetet nj\u00ebra nga detyrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb i takon njeriut t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb t\u00eb largojn\u00eb vazhdimisht nga zemra, nga shpirti dhe nga mendja e tyre nj\u00eb keqdashje q\u00eb mezi zhduket!&#8230;Burra! Dhe ju q\u00eb tek jeni m\u00eb t\u00eb rinj\u00eb, mbani n\u00eb mend se edhe kjo, si ajo e para, p\u00ebshon shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb!\u201d<br \/>\n(Mus\u00eb Bali Mahmuti, m\u00eb 2 n\u00ebndor 1990)<br \/>\nOpinioni i autorit<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se ndaj nj\u00eb njeriu t\u00eb caktuar nuk ke tregua respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e n\u00eb vazhdim\u00ebsi edhe mir\u00ebsjellje t\u00eb shtuar, sepse nuk e k\u00e9 njohur thell\u00ebsisht vepr\u00ebn e tij madhore sa ka qen\u00eb gjall\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtij njeriu b\u00ebri nderim p\u00ebr s\u00eb vdekuri, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr te! Po ashtu, b\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb q\u00ebllimta q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsosh e rehabilitosh m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tij, at\u00ebher\u00eb, me k\u00ebt\u00eb, edhe p\u00ebr t\u00eb vdekurin k\u00e9 b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim! (autori)<\/p>\n<p>Kisha p\u00ebr synim e q\u00ebllim t\u00eb sinqert\u00eb dhe b\u00ebra p\u00ebrpjekje q\u00eb kur t\u00eb b\u00ebj shkrimin mbi Masakr\u00ebn e Tivarit t\u00eb akceptoj me em\u00ebr e mbiem\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebs e d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj masakre, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ende n\u00eb jet\u00eb e me mendje t\u00eb kthjell\u00ebt, edhepse mosha e tyre tash i kalon t\u00eb 90-tat. Por vitet kalonin dhe , e hetova se t\u00eb till\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb apo nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Duke menduar gjat\u00eb, se a ka kush t\u00eb m\u00eb tregoj\u00eb se ku, n\u00eb cilin vend, n\u00eb cill\u00ebn sht\u00ebpi, n\u00eb cil\u00ebn kull\u00eb do e gjej\u00eb ndonj\u00ebnin nga ta dhe se a do ta gjej\u00eb fare (!?), m\u2019u kujtua kjo ndodhi:<br \/>\nShkon njoni e po thirr\u00eb n\u00eb der\u00eb t\u2019aborrit t\u00eb ni shpie:<br \/>\n&#8211; O i zoti i shpis\u00eb!? Del nji grua plak\u00eb dhe po dvet\u00eb:<br \/>\n&#8211; A mos thirri dikush n\u2019der\u00eb, a jo!?<br \/>\n&#8211; Po, po un\u00eb thirra! I p\u00ebrgjigjet ky dhe e dvet\u00eb plak\u00ebn:<br \/>\n&#8211; A jan\u00eb burrat n\u2019kull\u00eb, a \u00e2sht na\u2019joni pej burrave kah shpia?<br \/>\n&#8211; Jo,vallahi, jo me lok\u00ebn, n\u2019i lypsh\u2019 burrat, burrat jan\u00eb mas\u2019 shpije! I tha plaka.<br \/>\nDuel ky e po kqyr mas\u2019 shpie, po nuk pau asnji burr\u00eb e asnji njeri t\u00eb gjall\u00eb, e u kthye e po thirr\u00eb apet t\u00eb dera, duel apet ajo plaka e ky po ja ban plak\u00ebs:<br \/>\n&#8211; Oj loke, un\u00eb kqyra mas shpije po nuk pash\u00eb k\u00ebrko\u2019, nuk pash\u00eb asnjo pej burrave, ve\u00e7 do vorre t\u2019mo\u00e7me ishin mas\u2019 shpije!?<br \/>\n&#8211; O djali jam, tjer\u00eb burra nuk ka n\u2019k\u00ebt\u00eb shpi, se q\u2019ata burra si jan\u00eb kon\u2019 n\u2019k\u00ebt\u00eb shpi\u2019 t\u2019tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb \u2019dekun e n\u00ebr vorre , e p\u00ebr q\u2019ata t\u2019thash\u00eb si n\u2019i lypsh burrat, burra s\u2019kan\u00eb met\u2019 m\u00e2, e q\u2019ata burra si jan\u00eb kon\u00eb, jan\u00eb mas\u2019 shpije &#8211; n\u00ebr vorre!<br \/>\n&#8211; O dit\u00ebn e mir\u00eb, oj halloke e bafsh shum\u00eb hajr q\u2019i m\u2019kallxove e ma angllatise mir\u00eb pun\u00ebn e burrave e tash e mora vesh se ku tek jan\u00eb e ku po mujsha me i gjet\u00eb taman burrat!<br \/>\n*<br \/>\nJo pa q\u00ebllim e theksova k\u00ebt\u00eb ndodhi, ngase e ka dometh\u00ebnien e vet. Pra, q\u00ebllimin e pata se ku ta gj\u00ebja nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb mo\u00e7\u00ebm shqiptar,pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe d\u00ebshmitar t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb masakres se Tivarit t\u00eb vitit 1945. Mendoja se kjo \u00ebsht\u00eb thuaja se e pamundur, apo do t\u00eb b\u00ebhet por me v\u00ebshtir\u00ebsi, sepse ata q\u00eb n\u00eb vitin 1945 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb 20-22 vje\u00e7are, tash jan\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs mbi 90-t\u00eb vje\u00e7are. E ku mund ta gj\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb prej tyre me mendje t\u00eb kthjell\u00ebt?!<br \/>\nPo them se, kur ia kam nis\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr<br \/>\nMasakren e Tivarit (2006), si frym\u00ebzim, si inspirim dhe si pik\u00ebnisje p\u00ebr shkrimin e par\u00eb dhe thuerjen e nj\u00eb poeme mbi Masakren e Tivarit, m\u00eb ka sh\u00ebrbye nj\u00eb int\u00ebrvist\u00eb e Azem Hajdini-X\u00e2ni e dh\u00ebn\u00eb si mysafir i ftuar n\u00eb \u201dRadio-Kosova\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb (2006), ku moderator i emisionit ishte Mentor Mripa. Nga k\u00ebtu m\u00ebsova shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna me t\u00eb v\u00ebrtetat mbi masakr\u00ebn e Tivarit dhe p\u00ebr vet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsin dhe d\u00ebshmitrain e gjall\u00eb t\u00eb asaj masakre, Azem Hajdini \u2013 X\u00e2ni*.<\/p>\n<p>______________________________________________________________________<br \/>\n*Azem Hajdini \u2013 Xani, k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb mir\u00eb e kisha mikun tim qysh t\u00eb para shum\u00eb viteve, kur jemi takuar e njohtuar n\u00eb Shkoll\u00ebn Ekonomike pran\u00eb Gjimnazit \u201dSilvira Tomazini\u201d n\u00eb Mitrovic\u00eb m\u00eb 1968-t\u00ebn, ku na kishin angazhuar si profesor\u00eb: Azemi i l\u00ebnd\u00ebs \u201dDrejt\u00ebsi\u201d \u2013 pasi kishte t\u00eb mbaruar Fakultetin Juridik, e un\u00eb i l\u00ebnd\u00ebve ekonomike dhe, qysh at\u00ebher\u00eb m\u00eb ka pas\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebshtypje t\u00eb thella si njeri, si intelektual, si njoh\u00ebs i thell\u00eb i l\u00ebnd\u00ebve Juridike, si burr\u00eb i fjal\u00ebs&#8230; njeri m\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb jet\u00ebsore, ama kurr\u00eb pa e fol\u00eb as nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm\u00ebn fjal\u00eb n\u00eb lidhje me masakren e Tivarit, e as q\u00eb l\u00ebnte p\u00ebrhtypjen e nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsi dhe d\u00ebshmitari t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb asaj tragjedie shqiptare, sepse ishte tejet i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr \u201dkoh\u00ebn dhe regjimin e eg\u00ebr serbo-komunist\u201d dhe p\u00ebr pasojat q\u00eb do i p\u00ebsonte, jo vet\u00ebm ai, po t\u00eb dyshohej s\u00eb ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Tivar, se l\u00ebre m\u00eb t\u00eb fliste ndonj\u00eb fjal\u00eb, apo t\u00eb l\u00ebnte ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb apo t\u00eb ngjashme\u2026Eh, vakt o vakt! \u00c7far\u00eb peshe t\u00eb nj\u00eb t\u00eb keqeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kan\u00eb bart\u00eb mbi vete k\u00ebta njer\u00ebz, kan\u00eb heshtur me vite e vite nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hidhur, me t\u00eb vetmin q\u00ebllim q\u00eb mos t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb keq, jo aq p\u00ebr vet\u00ebn, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr familjet e tyre\u2026Sa u ka r\u00ebnduar n\u00eb zem\u00ebr, shpirt e mendje kjo e keqe e tmerrshme?!<br \/>\n*<br \/>\nTek pas plot 38 vitesh nga koha kur u njohem me Azem Xanin (1968-2006), p\u00ebrmes \u201dRadio-Kosov\u00ebs, m\u00ebsova se Azem Hajdini \u2013 Xani nga Krusheci i Drenic\u00ebs paska qen\u00eb nj\u00ebni nd\u00ebr t\u00eb shumt\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuar gjall\u00eb t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka guxuar t\u00eb flas mbi 53 vite, ka heshtur e ka heshtur q\u00eb prej vitit 1945 gj\u00ebr n\u00eb vitin 1998\u2026kur krejt at\u00eb q\u00eb kishte mbajtur n\u00eb zem\u00ebr, shpirt e mendje mbi nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb e \u201dshpalosi edhe p\u00ebrmes val\u00ebve t\u00eb \u201dradio-kosov\u00ebs\u201d dhe shum\u00eb \u201dt\u00eb panjohura i b\u00ebri publike\u201d dhe vazhdoj e i b\u00ebri publike: \u2026bile edhe duke shkruar libra e libra, duke shkruar materiale t\u00eb Simpoziumeve shkencore, duke iu drejtuar organeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Shtetit t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe t\u00eb KSAK- Krahin\u00ebs Socialiste Autonome t\u00eb Kosov\u00ebs\u2026 (mbi k\u00ebt\u00eb do shkruaj n\u00eb pjes\u00ebt vijuese t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, vet\u00ebm t\u00eb theksoj se Azem Hajdini X\u00e2ni ishte i lindur n\u00eb vitin 1924 n\u00eb fshtin Krushec t\u00eb Drenic\u00ebs, ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs i masakar\u00ebs s\u00eb Tviarit m\u00eb 1945; mbasi shp\u00ebtoi i gjall\u00eb e i pa \u00e7mendur psiqikisht, me vuajtje t\u00eb m\u00ebdha e me kanosje rreziqesh iu kthye i gjall\u00eb familj\u00ebs e vendlindjes, gjeti forc\u00eb dhe u rehabilitua, krijoj familje, u shkollua gjer\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn Jurist i Diplomuar, punoi n\u00eb pun\u00eb dhe detyra me p\u00ebrgjegj\u00ebsi e autorizime t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb Sk\u00ebnderaj, Mitrovic\u00eb e Prishtin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Pata fatin dhe e shfryt\u00ebzova rastin q\u00eb m\u2019u pat dh\u00ebn\u00eb, kur, nga Suedia, ku kisha emigruar jo me deshir\u00eb, por i detyruar, dhe pas disa vitesh pritjeje p\u00ebr Lejeq\u00ebndrim, fitova t\u00eb drejt\u00ebn e shkova p\u00ebr pushime n\u00eb Kosov\u00eb dhe u takova me bac\u00ebn Azem n\u00eb \u201dPlaton\u00eb e Hotelit Grand Prishtina\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, pik\u00ebrisht m\u00eb 26 shtator t\u00eb vitit 2006, me \u00e7\u2019rast u muarrem ngryk si miq t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb pa par\u00eb shum\u00eb vite. Aty, duke pir\u00eb kaf\u00e9n\u00eb e m\u00ebngjesit i k\u00ebmbyen disa letra: ai m\u00eb dha nj\u00eb shkrim-material t\u00eb p\u00ebrgatitur m\u00eb 25 qershor 2005 nga Instituti Albanologjik \u2013 Dega e Historis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb -Simpoziumi shkencor -\u201dRipushtimi Jugsllav i Kosov\u00ebs, N\u00ebntor 1944 \u2013 Korrik 1945\u201d nga i cili shihej fjala e tij: \u201dSi e p\u00ebrjetova Masakr\u00ebn e Tivarit \u2013 Varri m\u00eb i Madh i Shqiptar\u00ebve i pazbuluar deri m\u00eb sot\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin material e falenderova p\u00ebrzem\u00ebrsisht; nd\u00ebrkaq un\u00eb ia dhash\u00eb \u201dPoem\u00ebn Masakra e Tivarit\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb tha (t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb 27 shtator 2006) se i ka p\u00eblqyer tejet mase, se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i g\u00ebzuar sepse \u00ebsht\u00eb e para poem\u00eb e punim q\u00eb ka shkruar dikush p\u00ebr t\u00eb; q\u00eb i dhurohet nga nj\u00eb mik-mergimtar nga Suedia dhe se poem\u00ebn do t\u2019ia bashkangjet librit t\u00eb tij t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr botim\u2026!<br \/>\nAzem Hajdini, vdiq n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 26 n\u00ebntor 2010, n\u00eb mosh\u00ebn 86 vje\u00e7are.<br \/>\n(M\u00eb tep\u00ebr n\u00eb pjes\u00ebt n\u00eb vijim).<br \/>\n*<br \/>\nDhe, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb int\u00ebrvist\u00ebn e Azem Xanit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201dradio-kosov\u00eb\u201d u frym\u00ebzova dhe u inspirova t\u00eb shkruaj vet\u00eb p\u00ebr Masakr\u00ebn e Tivarit dhe krijova \u201dPoem\u00eb mbi Masakr\u00ebn e Tivarit\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e publikuan disa webfaqe e portale interneti si, tribunashqiptare.net, kosova.albemigrant.com,revistadrini, zemrashqiptare.net,etj. dhe mora shum\u00eb komente e opinione\u2026Duke filluar q\u00eb nga viti 2006, p\u00ebr \u00e7do vit kam publikuar \u201dPoem\u00ebn\u201d n\u00eb \u00e7do p\u00ebrvjetor, n\u00eb muajin mars-prill t\u00eb \u00e7do viti.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7se \u201dPoem\u00ebs p\u00ebr masakren\u2026\u201d, kam thur edhe dy \u201dPoema\u201d kushtuar Azem Xanit me titull: \u201dI vdekuri \u2013 i gjall\u00eb\u201d dhe \u201dVepra e mir\u00eb\u201d. T\u00eb gjitha ia kam dh\u00ebn\u00eb Azem Xanit n\u00eb takimin me t\u00eb n\u00eb \u201dPlato t\u00eb Hotel Grand-it\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 26 shtator t\u00eb vitit 2006 dhe me at rast baca Azem m\u2019u falenderue tejet mase dhe m\u00eb tha se k\u00ebto krijime t\u00eb mia, do ia bashkangjes librit t\u00eb radh\u00ebs q\u00eb do ta dor\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr botim. N\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje me t\u00eb, ia shpreha k\u00ebto fjal\u00eb:<br \/>\n\u201d<em>Baca Azem e kreve detyr\u00ebn,<\/em><br \/>\n<em> ia l\u00e9 popullit vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn<\/em>!\u201d<br \/>\n\u2026<br \/>\nAzem Xani m\u2019u fal\u00ebnderua p\u00ebrzem\u00ebrsisht dhe u ndam\u00eb p\u00ebr mos t\u2019u par\u00eb kurr\u00eb m\u00eb, sepse un\u00eb udh\u00ebtova p\u00ebr n\u00eb Suedi e bac\u00ebs Azem iu kishte keq\u00ebsuar sh\u00ebndeti, dhe pas nj\u00eb kohe kur d\u00ebgjova, udh\u00ebtova n\u00eb Prishtin\u00eb dhe vendosa t\u00eb shkoj\u00eb e ta vizitoj\u00eb, e kisha num\u00ebrin e telefonit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb e thirra, u lajm\u00ebrua zonja e tij dhe kur e pyeta m\u00eb tregoi se \u201d- Azemi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i s\u00ebmur\u00eb por me vet\u00ebdije dhe disa nga shok\u00ebt e miqt<br \/>\nI p\u00ebrmend dhe i th\u00ebrret se nuk i ka harruar, por nuk po ka forc\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u2019i pranoj\u00eb n\u00eb vizit\u00eb, e p\u00ebr ty po e pyes\u00eb e kur ta di emrin ndoshta t\u00eb pranon me e pa!?\u201d<br \/>\nE d\u00ebgjova se ia dha telefonin dhe i tha me goj\u00eb: \u201dAzem, po t\u00eb k\u00ebrkon Ismet Hasani nga Suedia\u2026?\u201d Kur e muarr telefonin Azemi, i tregova se kush jam dhe se kam ardh\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe deshiroj ta shoh?\u201d E Azemi ma bani: \u201dOooo Ismet, shum\u00eb smut\u00eb jam, por q\u00eb mund\u00ebsh eja t\u00eb shihemi \u2013 ti e e din adres\u00ebn e banes\u00ebs time?\u201d<br \/>\nE kuptova se iu kishte shterrur z\u00ebri dhe memzi fliste, por u ndjeva i privilegjuar q\u00eb po m\u00eb pranon n\u00eb vizit\u00eb. Pasi ishte mbr\u00ebmja, thash\u00eb n\u00eb vete: \u201d\u2026mos t\u00eb shkoj tash nat\u00ebn, shkoj nes\u00ebr\u2026!\u201ddhe po ia baj:<br \/>\n\u201dBaca Azem, Shyqyr q\u00eb paske b\u00e2 m\u00e2 mir\u00eb, se nat\u00eb \u00ebsht\u00eb e nes\u00ebr do t\u00eb vij\u00eb?\u201d<br \/>\n\u2013 Ani Ismet, qysh t\u00eb duesh ve\u00e7 mos shko p\u00ebr n\u00eb Suedi pa u pa se nuk e di se a do t\u00eb shifemi m\u00e2?!\u201d m\u00eb tha dhe u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm.<br \/>\nAzem Xani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00eb, por un\u00eb shpesh e kujtoj dhe s\u00eb pakut nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vit, n\u00eb \u00e7do p\u00ebrvjetor t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit, p\u00ebr \u00e7do mars e prill t\u00eb vitit e publikoj shkrimin enkas p\u00ebr Masakren e Tivarit, duke ia bashkangjitur \u201dPoem\u00ebn e madhe\u201d p\u00ebr Masakr\u00ebn e Tivarit dhe dy \u201dPoema m\u00eb t\u00eb vogla\u201d kushtuar bac\u00ebs Azem.<br \/>\n*<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, jo vet\u00ebm prej Azem Xanit, por prej askuj, prej asnj\u00eb njeriut t\u00eb gjall\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk flitej e p\u00ebrflitej p\u00ebr Tivarin, \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton se kjo ngjarje, sikurse shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb b\u00ebra n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve u konsieronin \u201dtema tapu\u201d apo t\u00eb \u201dpaprekshme\u201d, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them \u201dtema t\u00eb ndaluara\u201d, ngjarje t\u00eb ndaluara\u201d, sikurse ishin edhe shum\u00eb t\u00eb tjera, si libra t\u00eb ndaluara etj. etj., q\u00eb sipas mendimit tim ka qen\u00eb gabim i madh e trashanik i atij sistemi, i atij regjimi sundues e diskriminues ndaj shqiptar\u00ebven\u00eb ve\u00e7anti, nga se ata vet\u00eb kan\u00eb heshtur para nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete dhe me diktaturen e tyre kan\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e p\u00ebrkrahur g\u00ebnjeshtr\u00ebn, \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton se:\u201dDiktator\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb monopol t\u00eb gjitha kompetencat, por duke qen\u00eb se nj\u00eb njeri i vet\u00ebm nuk mund t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb kaq shum\u00eb njohuri sa duhen p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet, ata n\u00eb shum\u00eb raste vendosin me injoranc\u00eb, duke shkaktuar m\u00eb tep\u00ebr d\u00ebm se dobi!\u201d<br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr: \u201d\u00cbsht\u00eb krim i v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ndiqet e t\u00eb burgoset njeriu pse \u00e7faq mendimet e tija, ve\u00e7an\u00ebrisht mbi nj\u00eb ngjarje t\u00eb madhe e tejet tragjike p\u00ebr popullin e vet shqiptar\u00eb apo p\u00ebr problemet e ndryshme politike\u2026e t\u00eb shkaktuara shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb popull tjet\u00ebr, vet\u00ebm pse ky popull ka forc\u00ebn ushtarake e policore\u2026aq t\u00eb amdhe se edhe urrejtjen\u2026!\u201d<br \/>\nPo theksoj edhe k\u00ebt\u00eb: \u201dN\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb politike a shoq\u00ebrore ia n\u00ebnshtrojn\u00eb \u00e7astit imediat dhe nuk e kan\u00eb p\u00ebr turp t\u00eb p\u00ebshtyjn\u00eb ose t\u00eb l\u00ebpijn\u00eb at\u00eb q\u00eb vet e kan\u00eb p\u00ebshtyr\u00eb pak m\u00eb par\u00eb!\u201d<br \/>\nPor dihet fare mir\u00eb se, \u201d\u2026historia nuk njeh ndonj\u00eb rast q\u00eb zhvillimi t\u00eb ket\u00eb ardhur nga dhuna dhe frika, p\u00ebrkundrazi, atje ku ka liri, ai vjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme!\u201d<br \/>\nPrandaj, t\u00eb them sheshazi dhe hapur se: \u201cVet\u00ebm liria i jep gjall\u00ebri e kuptim jet\u00ebs; vet\u00ebm me t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb t\u00eb gjitha aft\u00ebsit\u00eb e forcat pozitive q\u00eb e \u00e7ojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore drejt majave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb artit, shkenc\u00ebs, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe p\u00ebrparimit t\u00eb mendimit njer\u00ebzor!\u201d<br \/>\nAty ku s\u2019ka liri, zemra dhe shpirti i njeriut vyshken e thah\u00ebn si bima pa uj\u00eb.<br \/>\n*<br \/>\n<strong>Mus\u00eb Bali Mahmuti &#8211; pjes\u00ebmarr\u00ebs i Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasuruar shkrimin edhe me dokumete, fakte e prova t\u00eb tjera historike, mendoja edhe p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebs e d\u00ebshmitar t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj masakre, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb i kan\u00eb shpetuar masakres, po t\u00eb tjer\u00ebt ku jan\u00eb, ku t\u2019i gjej\u00eb?! E dija se jan\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i vog\u00ebl q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, sepse secili prej tyre tash duhet ta ket\u00eb mosh\u00ebn mbi 90-t\u00eb vje\u00e7are\u2026! Andaj shum\u00eb koh\u00eb edhe bredha\u2026!<br \/>\nNjeriu nuk i ka n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb i m\u00ebson gjat\u00eb jet\u00ebs, bile n\u00eb mosh\u00ebn e pleqnis\u00eb, fillon edhe t\u00eb harroj\u00eb dhe thuhet se nj\u00ebna nd\u00ebr shenjat e para t\u00eb pleqnis\u00eb, \u00ebsht\u00eb harresa, pra t\u00eb mos mbajturit n\u00eb mend, bile kjo m\u00eb p\u00ebrket pik\u00ebrisht mua, se tani kam arrit\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn shtat\u00ebdhjet\u00eb pa nj\u00eb!<br \/>\nQ\u00ebndron nj\u00eb parim jet\u00ebsor q\u00eb kur nuk i kujtohet njeriut nj\u00eb gj\u00eb, duhet t\u00eb veproj sikur me rastin kur i humb\u00eb di\u00e7ka e nuk mund ta gjej\u00eb, duhet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pushoj s\u00eb k\u00ebrkuari, t\u00eb merret krejt me tjet\u00ebr gj\u00eb, e pastaj shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb e gjen, disi si \u201dme i dal\u00eb vet para syve ai send q\u00eb i ka humbur\u201d, apo t\u00eb ajo q\u00eb e mendon, pas pak do t\u2019i bie nd\u00ebrmend.<br \/>\nEdhe un\u00eb ashtu veprova: pasi nuk m\u00eb kujtohej ndonj\u00ebni nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit dhe d\u00ebshmitar\u00ebt e gjall\u00eb t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit, fillova t\u2019i shfletoj disa sh\u00ebnime nga \u201dDitari i jet\u00ebs s\u2019ime\u201d dhe ja,\u201d eureka &#8211; e gjeta\u201d t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb \u201dDitar\u201d:\u201d \u2026 s\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb bisede t\u00eb para disa vitesh me nipin tim Afrim Mahmutin n\u00eb Prishtin\u00eb, lidhur me masakr\u00ebn e Tivarit, ky m\u00eb ka tregua s\u00eb disponon me nj\u00eb let\u00ebr-shkrim t\u00eb babait t\u00eb tij, Mus\u00ebs, q\u00eb ai kishte qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb masakren e Tivarit (1945) dhe se e ka l\u00ebn\u00eb me shkrim at\u00eb ngjarje rr\u00ebnqeth\u00ebse\u2026!\u201d<br \/>\nE dija se babai i Afrimit, Mus\u00eb Bali Mahmuti, kishte vdek\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1998 n\u00eb Prishtin\u00eb ku jetonte me familjen e tij, se e kan\u00eb varros\u00eb n\u00eb vendlindje n\u00eb fshatin Botush\u00eb, se k\u00ebshtu ka l\u00ebn\u00eb ai vet\u00eb \u201dme goj\u00eb\u201d q\u00eb ta varrosin n\u00eb vendlinje dhe \u201damanetin duhet \u00e7uar n\u00eb vend m\u2019u n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit dhe regjionin \u201dReka e Keqe\u201d, n\u00eb Botush\u00eb e Koshare, n\u00eb Junik e Kallavaj dhe t\u00eb gjitha ato fush\u00eb-beteja, zhvilloheshin luft\u00ebra t\u00eb ashp\u00ebra midis ushtris\u00eb dhe policis\u00eb serbo-\u00e7etnike dhe U\u00c7K\u2019s\u00eb dhe m\u2019u p\u00ebr k\u00ebto rrethana e gjendjeje lufte, num\u00ebr i madh miqesh e shok\u00ebsh qoft\u00eb nga Prishtina, Peja, Prizreni, e Gjakova\u2026 dhe nga \u201dReka e Keqe\u201d nuk kan\u00eb mundur t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb varrimin e as n\u00eb t\u00eb pamen e Mus\u00eb Bali Mahmutit n\u00eb fshatin e tij t\u00eb lindj\u00ebs n\u00eb Botush\u00eb, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1998\u2026, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jam edhe un\u00eb vet q\u00eb, edhe pse kam shkuar deri n\u00eb Pej\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vazhdoj rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Junik e nga aty p\u00ebr n\u00eb Botush\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb varrimin dhe n\u00eb t\u00eb pamen (ngush\u00ebllimet) p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mik t\u00eb madh dhe njeri t\u00eb mir\u00eb, e duke mos e patur parasysh gjendjen faktike nga pasojat e luft\u00ebs se b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit e q\u00eb v\u00ebreheshin n\u00ebp\u00ebr \u00e7do vend p\u00ebr t\u00eb dyja an\u00ebt e rrug\u00ebs Pej\u00eb \u2013 De\u00e7an: sht\u00ebpia t\u00eb kallura nga forcat policore serbo-\u00e7etnike e fshatra t\u00eb boshatisura\u2026k\u00ebshtu q\u00eb nuk mora guximin t\u00eb zbres as n\u00eb De\u00e7an e as n\u00eb Rostovic\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Junik e prej aty p\u00ebr n\u00eb Botush\u00eb, sepse ishte edhe porosia e disa grave t\u00eb moshuara n\u00eb autobus q\u00eb mos t\u00eb rrezikoj e t\u00eb nisem andaj \u2013 s\u00eb n\u00eb autobus nuk v\u00ebreheshin as djem t\u00eb ri e as burra (sigurisht t\u00eb angazhuar e bashkangjitur me forcat e U\u00c7K\u2019\u00ebs n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr forcave policore e \u00e7etnike t\u00eb Serbis\u00eb), k\u00ebshtu q\u00eb vazhdova rrug\u00ebtimin me autobus p\u00ebr n\u00eb Gjakov\u00eb, rrug\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn time, ngase kudo, p\u00ebrgjat\u00eb dy an\u00ebve t\u00eb rrug\u00ebs De\u00e7an-Gjakov\u00eb v\u00ebreheshin sht\u00ebpi t\u00eb kallura, fshatra t\u00eb boshatisura e fusha t\u00eb mbetura shkret (m\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb fshatit Plan\u00e7or* i banuar 100% me shqiptar\u00eb katolik\u00eb, ku nuk shifej se ishte kall\u00eb apo d\u00ebmtuar ndonj\u00eb sht\u00ebpi!?). Me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Gjakov\u00eb, duke v\u00ebrejtur \u201dsituat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb\u201d,vet\u00ebm sa iu lajm\u00ebrova me telefon motr\u00ebs, Gjyl\u00ebshahes dhe prej aty me autobus vazhdova drejt e p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb dhe gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi i ng\u00ebrthyer nga frika dhe trishtimi t\u00eb shkaktuara nga krejt ajo q\u00eb pash\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs, nga vandalizmi i papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, i shkaktuar nga forcat serbo-policoro-\u00e7etnike t\u00eb Serbis\u00eb\u2026<br \/>\n*<br \/>\n<em>P\u00ebrfundoj pjesa (4)<\/em><\/p>\n<p><center>(<em>v i j o n<\/em>)<\/center>Contact: ekspertimh@hotmail.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 69 vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit (1945) Ismet Hasani Pak si parath\u00ebnie, pak si hyrje *Nj\u00eb nga tragjedit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb d\u00ebshprohesh \u00ebsht\u00eb dhe ajo dh\u00ebmbshuria e p\u00ebrzem\u00ebrt ndaj n\u00ebn\u00ebs e babait, v\u00ebllait e motr\u00ebs, ndaj f\u00ebmijve, q\u00eb t\u00eb kan\u00eb dashur e i k\u00e9 dashur aq shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Me rastin e 69 vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit (1945) Ismet Hasani Pak si parath\u00ebnie, pak si hyrje *Nj\u00eb nga tragjedit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb d\u00ebshprohesh \u00ebsht\u00eb dhe ajo dh\u00ebmbshuria e p\u00ebrzem\u00ebrt ndaj n\u00ebn\u00ebs e babait, v\u00ebllait e motr\u00ebs, ndaj f\u00ebmijve, q\u00eb t\u00eb kan\u00eb dashur e i k\u00e9 dashur aq shum\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-04-05T12:54:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"24 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4)\",\"datePublished\":\"2014-04-05T12:54:49+00:00\",\"dateModified\":\"2014-04-05T12:54:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/\"},\"wordCount\":4867,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/\",\"name\":\"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\",\"datePublished\":\"2014-04-05T12:54:49+00:00\",\"dateModified\":\"2014-04-05T12:54:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Me rastin e 69 vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs se Tivarit (1945) Ismet Hasani Pak si parath\u00ebnie, pak si hyrje *Nj\u00eb nga tragjedit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb d\u00ebshprohesh \u00ebsht\u00eb dhe ajo dh\u00ebmbshuria e p\u00ebrzem\u00ebrt ndaj n\u00ebn\u00ebs e babait, v\u00ebllait e motr\u00ebs, ndaj f\u00ebmijve, q\u00eb t\u00eb kan\u00eb dashur e i k\u00e9 dashur aq shum\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-04-05T12:54:49+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"24 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4)","datePublished":"2014-04-05T12:54:49+00:00","dateModified":"2014-04-05T12:54:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/"},"wordCount":4867,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/","name":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg","datePublished":"2014-04-05T12:54:49+00:00","dateModified":"2014-04-05T12:54:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/masakra-e-tivarit-tragjedia-me-e-madhe-shqiptare-4\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Masakra e Tivarit \u2013 Tragjedia M\u00eb e Madhe Shqiptare (4)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13499"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13499"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13499\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13499"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13499"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13499"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}