{"id":1348,"date":"2010-01-22T00:54:49","date_gmt":"2010-01-21T23:54:49","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1348"},"modified":"2010-01-22T00:54:49","modified_gmt":"2010-01-21T23:54:49","slug":"mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/","title":{"rendered":"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/real_madrid_tir.jpg\" border=\"0\" alt=\"Real Madrid ne Tirane\" width=\"200\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Tema<\/strong><\/p>\n<p>Kaq \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb mediet e Evrop\u00ebs t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb ironi. Lajmi p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e dritave gjat\u00eb ndeshjes s\u00eb galaktik\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb momenti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr reporter\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb ndjekin ekipin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt vet\u00ebm nd\u00ebrprerja e dritave q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje nga vendi i shqiponjave. Edhe n\u00ebse nuk do ishte incidenti i dritave, zor se do kishim shp\u00ebtuar nga ironit\u00eb.<\/p>\n<p>Reporter\u00ebt jan\u00eb terrorizuar q\u00eb n\u00eb fillim nga numri i pamas\u00eb i polic\u00ebve q\u00eb mbronin yjet e Realit. Plot 1 mij\u00eb t\u00eb till\u00eb. Vet\u00eb shefi i siguris\u00eb i Realit shprehet i habitur, nuk u ka ndodhur kurr\u00eb k\u00ebshtu. Ka qen\u00eb dhe fusha krejt e pap\u00ebrshtatshme q\u00eb u ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy gazetar\u00ebve. Ata kan\u00eb shtuar gjithashtu se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb vetmin stadium q\u00eb ka ky vend.<\/p>\n<p>Kulmi ka mb\u00ebrritur me nd\u00ebrprerjen e dritave. Ndeshja m\u00eb e shtrenjt\u00eb e Gramozit u b\u00eb ndeshja m\u00eb e shtrenjt\u00eb e Realit, ironizojn\u00eb t\u00eb huajt. Lajmi b\u00ebn xhiron e bot\u00ebs, nd\u00ebrsa nuk lihet pa theksuar se Reali e mori kup\u00ebn pa asnj\u00eb ceremoni, duke nxituar t\u00eb largohet nga ai makth. T\u00eb gjith\u00eb pan\u00eb kapitenin Raul q\u00eb merrte kup\u00ebn dhe largohej krejt me turp, e ndoshta frik\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb medie thot\u00eb se ndoshta \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb paguhen miliona euro p\u00ebr t\u00eb par\u00eb disa yje n\u00eb fush\u00eb, t\u00eb paguhen faturat e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb vijojn\u00eb disa shkrime nga disa medie kryesore, t\u00eb cilat raportojn\u00eb p\u00ebr skandalin.<\/p>\n<p>\u201cIndipendent\u201d<\/p>\n<p>Kur Cristiano Ronaldo n\u00ebnshkroi p\u00ebr Realin e Madridit ver\u00ebn e shkuar, ai ndoshta i kishte imagjinuar net\u00ebt e shndritshme duke luajtur p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb her\u00eb fituesit e Kup\u00ebs s\u00eb Kampion\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb nuk kishte imagjinuar kurr\u00eb, ishte nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, duke pritur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur dritat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rifillonte ndeshja miq\u00ebsore kund\u00ebr Gramozit t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Ana e dob\u00ebt e kontrat\u00ebs rekord bot\u00ebror prej 80 milion\u00eb paund p\u00ebr transferimin e Ronaldos \u00ebsht\u00eb se Reali duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb kompensuar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u00eb refuzonin ofert\u00ebn e milionerit Rezart Ta\u00e7i prej 2 milion eurosh p\u00ebr t\u00eb luajtur kund\u00ebr klubit t\u00eb tij, Gramozit, q\u00eb s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb divizionin e par\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nj\u00eb ekip plot me galaktik\u00eb, p\u00ebrfshi Ronaldo, Kaka dhe Raul, dol\u00ebn n\u00eb stadiumin e Tiran\u00ebs mbr\u00ebmjen e shkuar, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi prej or\u00ebsh nga Spanja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mund\u00ebsia m\u00eb e art\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Gramozit u shemb papritur, kur stadiumi u zhyt n\u00eb err\u00ebsir\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ronaldo dhe t\u00eb tjer\u00ebt u desh t\u00eb prisnin p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb e nj\u00ebzet minuta q\u00eb t\u00eb kthehej energjia, tifoz\u00ebt e acaruar b\u00ebrtisnin dhe hidhnin \u00e7akmak\u00eb n\u00eb fush\u00eb dhe, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb pakonfirmuar, menaxheri i stadiumit u pushua nga puna n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Karim Benzema sh\u00ebnoi golin e dyt\u00eb, pasi dritat erdh\u00ebn s\u00ebrish, por vet\u00ebm kapiteni Raul q\u00ebndroi n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb trofeun, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e vizitor\u00ebve po nxitonin t\u2019u telefonin agjent\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb se duhej t\u00eb shmangeshin d\u00ebrgimet me forc\u00eb n\u00eb ndeshje t\u00eb tilla pa kuptim.<\/p>\n<p>Diku n\u00eb Spanj\u00eb, presidenti i Barcelon\u00ebs, Joan Laporta, konfirmonte se trajneri i kampion\u00ebve t\u00eb Spanj\u00ebs dhe Evrop\u00ebs, Pep Guardiola, do t\u00eb zgjaste kontrat\u00ebn e tij edhe p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij sezoni.<\/p>\n<p>\u201cPep Guardiola do t\u00eb jet\u00eb trajneri i Bar\u00e7\u00ebs dhe p\u00ebr nj\u00eb vit tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb lidhurit pas Barcelon\u00ebs, pasi ne duam q\u00eb ai t\u00eb vazhdoj\u00eb\u201d, &#8211; tha Laporta. Guardiola nuk do n\u00ebnshkruaj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re, derisa t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb zgjedhjet presidenciale, q\u00eb mbahen n\u00eb ver\u00eb.<\/p>\n<p>AFP<\/p>\n<p>Reali i Madridit, i cili raportohet se ishte paguar me 2.5 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb luajtur me ekipin shqiptar t\u00eb nj\u00eb manjati nafte, u zhyt n\u00eb err\u00ebsir\u00eb pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb turpshme t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>Pjesa e dyt\u00eb e ndeshjes mes gjigant\u00ebve t\u00eb Spanj\u00ebs dhe Gramozit t\u00eb Ersek\u00ebs nisi 90 minuta me vones\u00eb pas nj\u00eb blackout -i, q\u00eb i detyroi t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb kthehen n\u00eb dhomat e veshjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjenerator emergjence u instalua shpejt, raportoi media lokale, p\u00ebrpara se Federata shqiptare e Futbollit t\u00eb deklaronte se drejtori i stadiumit ishte pushuar nga puna, p\u00ebr shkak se nuk kishte arritur t\u00eb garantonte zhvillimin normal t\u00eb ndeshjes.<\/p>\n<p>Partia Socialiste e opozit\u00ebs d\u00ebnoi incidentin. \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb vajtueshme\u201d, &#8211; thuhej n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga ndeshja, q\u00eb u fitua nga Reali 2-1, pritet t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr viktimat e p\u00ebrmbytjeve n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cReuters\u201d<\/p>\n<p>Reali i Madridit u la n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, nd\u00ebrsa kishin udh\u00ebtuar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb luajtur kund\u00ebr nj\u00eb skuadre t\u00eb mbledhur me ngut, n\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>Stadiumi i Tiran\u00ebs u zhyt n\u00eb err\u00ebsir\u00eb pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb energjis\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe lojtar\u00ebt e Realit, p\u00ebrfshi Kaka dhe Cristiano Ronaldo, u desh t\u00eb prisnin p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb e nj\u00ebzet minuta q\u00eb t\u00eb kthehej energjia.<\/p>\n<p>Reali ishte ftuar q\u00eb t\u00eb luante me ekipin e ngjitur n\u00eb kategorin\u00eb e par\u00eb, Gramozin, q\u00eb kishte marr\u00eb borxh lojtar\u00eb nga ekipet e tjera p\u00ebr t\u00eb rritur shanset.<\/p>\n<p>Gramozi \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit t\u00eb naft\u00ebs, Rezart Ta\u00e7i dhe kompania e tij pagoi p\u00ebr Realin m\u00eb shum\u00eb se 2 milion\u00eb euro p\u00ebr udh\u00ebtimin e tyre prej 10 or\u00ebsh drejt Tiran\u00ebs, n\u00eb at\u00eb q\u00eb kritik\u00ebt e quajn\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb t\u00eb panevojshme n\u00eb axhend\u00ebn tep\u00ebr t\u00eb ngjeshur t\u00eb skuadr\u00ebs spanjolle.<\/p>\n<p>Tifoz\u00ebt e zem\u00ebruar b\u00ebrtisnin dhe hidhnin sende n\u00eb fush\u00eb, kur dritat ik\u00ebn. Raporte t\u00eb pakonfirmuara flasin se menaxheri i stadiumit u pushua nga puna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb incident.<\/p>\n<p>Karim Benzema sh\u00ebnoi golin e dyt\u00eb dhe fitues nj\u00ebkoh\u00ebsisht, pasi Daniel Xhafa i Gramozit kaloi vendasit n\u00eb avantazh dje, pasi Kaka barazoi pas nj\u00eb krosi nga Ronaldo.<\/p>\n<p>Kapiteni Raul ishte i vetmi lojtar i Realit q\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr prezantimin e kup\u00ebs dhe u largua me shpejt\u00ebsi, i rrethuar nga truprojat.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund, gjith\u00e7ka shkoi mir\u00eb. Ndeshja u zhvillua, fal\u00eb Zotit\u201d, &#8211; tha ish-lojtari dhe trajneri, i kthyer n\u00eb komentator televiziv, Sulejman Starova. \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim se ne duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb t\u00eb vetmin stadium real q\u00eb kemi.\u201d<\/p>\n<p>BBC<\/p>\n<p>Autoritetet n\u00eb Shqip\u00ebri po hetojn\u00eb rreth ngjarjes n\u00eb stadiumin komb\u00ebtar \u201cQemal Stafa\u201d, kur gjat\u00eb takimit miq\u00ebsor midis ekipit t\u00eb njohur spanjoll Realit t\u00eb Madridit dhe Gramozit t\u00eb Ersek\u00ebs, energjia elektrike u nd\u00ebrpre p\u00ebr afro 90 minuta.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 25 persona q\u00eb po japin holl\u00ebsi para autoriteteve.<\/p>\n<p>Ministri i Turizmit, Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, hodhi dyshime p\u00ebr nj\u00eb akt sabotazhi, por nj\u00eb tjet\u00ebr pist\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ajo e mbingarkes\u00ebs s\u00eb linjave elektrike.<\/p>\n<p>FSHF tha se nuk u zbatua rregullorja e po k\u00ebshtu edhe Operatori i Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb e cil\u00ebsoi ngjarjen si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e menaxher\u00ebve t\u00eb stadiumit.<\/p>\n<p>Takimi i s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs me ardhjen n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb superekipit t\u00eb Realit dhe yjeve t\u00eb tij synonte t\u00eb krijonte nj\u00eb imazh t\u00eb ri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por ngjarja nuk i ka shp\u00ebtuar politizimit.<\/p>\n<p>Opozita faj\u00ebsoi qeverin\u00eb e kryeministrit Berisha duke th\u00ebn\u00eb se ajo e b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb gazi i bot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb menaxhoj\u00eb dhe ul\u00eb kuotat e hidrocentraleve, Sali Berisha sot uli edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr kuotat e shqiptar\u00ebve\u201d, &#8211; tha nj\u00eb zyrtar socialist.<\/p>\n<p>Spekulimet rreth ngjarjes jan\u00eb shtuar, nd\u00ebrsa ishte b\u00ebr\u00eb e ditur se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb organizuar nga Rezart Ta\u00e7i, nj\u00eb prej biznesmen\u00ebve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb karburanteve n\u00eb Shqip\u00ebri, i p\u00ebrfolur p\u00ebr lidhje t\u00eb tij me segmente t\u00eb pushtetit, ekipi i Realit do t\u00eb p\u00ebrfitonte nj\u00eb shum\u00eb rreth 2.5 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat nga takimi do t\u00eb shkonin p\u00ebr banor\u00ebt e zonave t\u00eb p\u00ebrmbytura.<\/p>\n<p>\u201cSpaniens Allgemeiner Zeitung\u201d<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb udh\u00ebtimi i \u00e7mendur i Realit t\u00eb Madridit p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb! Fillimisht ekipi mbret\u00ebror u shoq\u00ebrua nga 1000 (!) polic\u00eb p\u00ebr n\u00eb stadium &#8211; e m\u00eb pas aty iku energjia p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb Reali i Madridit e fitoi ndeshjen e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr Gramozit t\u00eb Ersek\u00ebs n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb pa standarde, ky nuk \u00ebsht\u00eb lajm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Kaka e Benzema sh\u00ebnuan golat. E r\u00ebnd\u00ebsishme mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb mungesa e energjis\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb. Ajo zgjati po aq sa e gjith\u00eb loja, 90 minuta.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ministri i Energjitik\u00ebs, q\u00eb ishte n\u00eb stadium, mori n\u00eb dor\u00eb problemin, por nuk ia doli.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kabllot e energjis\u00eb ishte djegur. Realit megjithat\u00eb iu desh t\u00eb q\u00ebndronte &#8211; pagesa ishte 2.5 milion\u00eb euro dhe ishte e garantuar me kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Pas loj\u00ebs, yjet e Real ia mbath\u00ebn nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt &#8211; s\u00ebrish t\u00eb shoq\u00ebruar nga 1000 forca policie &#8211; direkt p\u00ebr n\u00eb aeroport e s\u00ebrish p\u00ebr n\u00eb Spanj\u00eb.<\/p>\n<p>Shefi i siguris\u00eb s\u00eb Realit, Julio Cendal: \u201c1 mij\u00eb polic\u00eb p\u00ebr Realin! Kjo \u00ebsht\u00eb e habitshme, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk e kam p\u00ebrjetuar kurr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>dpa<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje test t\u00eb futbollist\u00ebve t\u00eb Realit t\u00eb Madridit n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ka zgjatur 90 minuta vet\u00ebm ndeshja, por dhe periudha e pushimit mes pjes\u00ebve.<\/p>\n<p>Yjet Cristiano Ronaldo dhe Kaka u desh t\u00eb rrinin m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb n\u00eb kabin\u00eb, p\u00ebr shkak se nd\u00ebrprerja e energjis\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb e ka zhytur stadiumin n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Meq\u00eb riparimi po hante koh\u00eb, autoritetet mor\u00ebn n\u00eb shqyrtim dhe mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrprerjes s\u00eb ndeshjes. Ndeshja rinisi m\u00eb pas. Rekordmen\u00ebt spanjoll\u00eb mund\u00ebn ekipin shqiptar t\u00eb Gramozit t\u00eb Ersek\u00ebs me golat e Kaka dhe Karim Benzema. Madrilen\u00ebt fut\u00ebn n\u00eb ark\u00ebn e klubit 2.5 milion\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndeshje.<\/p>\n<p>\u201cLa Repubblica\u201d<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb minuta blackout n\u00eb stadiumin e Tiran\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb luajtur miq\u00ebsorja e futbollit mes yjeve t\u00eb Realit t\u00eb Madridit dhe Gramozit, skuad\u00ebr q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ka debutuar n\u00eb kampionatin shqiptar dhe q\u00eb p\u00ebr momentin ndodhet n\u00eb vendin e fundit n\u00eb klasifikim. Ndeshja ishte organizuar nga Rezart Ta\u00e7i, biznesmen nafte, q\u00eb vitin e kaluar ishte t\u00ebrhequr papritur dhe pa dh\u00ebn\u00eb shpjegime, 24 or\u00eb para se t\u00eb firmoste blerjen e Bolonj\u00ebs. Gazetat shqiptare shkruanin se Ta\u00e7i i ka paguar dy milion\u00eb e gjysm\u00eb euro Realit p\u00ebr t\u00eb luajtur me Gramozin. T\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj ndeshjeje ishin destinuar p\u00ebr personat q\u00eb kishin mbetur pa sht\u00ebpi, pas p\u00ebrmbytjeve t\u00eb ndodhura n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Blackout-i ka ardhur vet\u00ebm pak pas fillimit t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb ndeshjes. Sipas autoriteteve, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qark t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb ka djegur transformatorin dhe furnizonte me energji stadiumin. Dritat jan\u00eb ndezur vet\u00ebm pas ardhjes s\u00eb nj\u00eb gjeneratori t\u00eb fuqish\u00ebm. Ndeshja ka rifilluar, pasi lojtar\u00ebt kan\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb n\u00eb dhomat e zhveshjes. Reali ka fituar me nj\u00eb gol t\u00eb Kaka-s\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb, q\u00eb barazoi at\u00eb t\u00eb Xhaf\u00ebs, dhe Benzemas\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>le10sport<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pritur Realin e Madridit, n\u00eb stadiumin e tyre \u201cQemal Stafa\u201d, Gramozi i Ersek\u00ebs pagoi 2,5 milion\u00eb euro. Tani e dim\u00eb mir\u00eb se p\u00ebrse klubi nuk kishte par\u00e1 p\u00ebr t\u00eb paguar energjin\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pushimi i ndeshjes mori tjet\u00ebr kuptim, kur menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb avari la n\u00eb err\u00ebsir\u00eb 15 mij\u00eb spektator\u00eb. Deri n\u00eb at\u00eb moment ndeshja ishte 1-1 (gola t\u00eb Xhafaj dhe Kaka). Nuk qe vet\u00ebm stadiumi pa energji, por edhe i t\u00ebr\u00eb qyteti u paralizua nga prishja e nj\u00eb gjeneratori. Rregullimi zgjati 90 minuta, sa nj\u00eb ndeshje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Koha p\u00ebr Manuel Pelegrinin p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb bukur n\u00eb \u201cmes loj\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb rritur moralin e trup\u00ebs s\u00eb tij ishte shum\u00eb e madhe (t\u00eb paguash 2,5 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb luajn\u00eb Metzelder, Gago, Granero, Garay \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shtrenjt\u00eb). Por rasti qe shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Karim Benzema q\u00eb t\u00eb shk\u00eblqente n\u00eb k\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb hutuese. Ai, sulmuesi francez, u fut si z\u00ebvend\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb forcuar frontin e sulmit madrilen p\u00ebrkrah Ronaldos.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb pasim t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb milimetruar t\u00eb Gutit, q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb krah t\u00eb tij lionezin me arritjen tek Reali (dhe autor i nj\u00eb ndeshjeje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb), Benzema nuk u druajt para portierit shqiptar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fitoren merengueve 2-1 gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje &#8230; prej 3 or\u00ebsh e nj\u00eb \u00e7erek! Ndeshja m\u00eb e shtrenjt\u00eb p\u00ebr Gramozin \u00ebsht\u00eb edhe ndeshja m\u00eb e gjat\u00eb e Realit t\u00eb Madridit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Tema Kaq \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb mediet e Evrop\u00ebs t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb ironi. Lajmi p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e dritave gjat\u00eb ndeshjes s\u00eb galaktik\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb momenti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr reporter\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb ndjekin ekipin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb bot\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt vet\u00ebm nd\u00ebrprerja e dritave q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1348","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Tema Kaq \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb mediet e Evrop\u00ebs t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb ironi. Lajmi p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e dritave gjat\u00eb ndeshjes s\u00eb galaktik\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb momenti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr reporter\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb ndjekin ekipin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb bot\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt vet\u00ebm nd\u00ebrprerja e dritave q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-21T23:54:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/real_madrid_tir.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje\",\"datePublished\":\"2010-01-21T23:54:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/\"},\"wordCount\":2301,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/real_madrid_tir.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/\",\"name\":\"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/real_madrid_tir.jpg\",\"datePublished\":\"2010-01-21T23:54:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/real_madrid_tir.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/real_madrid_tir.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Tema Kaq \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb mediet e Evrop\u00ebs t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb ironi. Lajmi p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e dritave gjat\u00eb ndeshjes s\u00eb galaktik\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb momenti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr reporter\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb ndjekin ekipin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb bot\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt vet\u00ebm nd\u00ebrprerja e dritave q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-21T23:54:49+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/real_madrid_tir.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje","datePublished":"2010-01-21T23:54:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/"},"wordCount":2301,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/real_madrid_tir.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/","name":"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/real_madrid_tir.jpg","datePublished":"2010-01-21T23:54:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/real_madrid_tir.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/real_madrid_tir.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-paguani-dritat-me-mire-se-sa-te-paguani-miliarda-per-te-pare-shfaqje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mediet e huaja: Paguani dritat m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb paguani miliarda p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqje"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1348","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1348"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1348\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}