{"id":13461,"date":"2014-03-20T07:46:58","date_gmt":"2014-03-20T06:46:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=769"},"modified":"2014-03-20T07:46:58","modified_gmt":"2014-03-20T06:46:58","slug":"tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/","title":{"rendered":"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt, jav\u00ebt, muajt, vitet dhe shekujt kalojn\u00eb. Ne lindim, rritemi, marrim frym\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb edhe buz\u00ebqeshim. M\u00eb pas vdesim ose nga Zoti ose nga dora e xhelat\u00ebve komunist\u00eb.<br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Vilson Blloshmi dhe Genc Leka\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg\" width=\"500\" \/><br \/>\nN\u00eb fshatin B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit, n\u00eb vitin 1941, m\u00eb 23 mars do t\u00eb lindte poeti e m\u00ebsuesi Genc Leka nga prind\u00ebrit Bardho (Feim) dhe Nergjize Leka. Nd\u00ebrsa m\u00eb 18 mars 1948 n\u00eb nj\u00eb familje tjet\u00ebr patriote do t\u00eb lindte Vilson Blloshmi nga prind\u00ebrit Sami dhe Nadire Blloshmi. Sot Genc Leka do t\u00eb ishte 73 vje\u00e7 nd\u00ebrsa kush\u00ebriri i tij, shoku i tij, zemra e tij, oksigjeni i tij, Vilsoni do t\u00eb ishte plot 64 vje\u00e7. Po ku jan\u00eb k\u00ebta dy djem? \u04aa\u2019u b\u00ebn\u00eb? Kan\u00eb vdekur? Pse?<\/p>\n<p>Jo, ata i vran\u00eb me nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb stisur m\u00eb 17 korrik 1977 n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrua t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb that\u00eb e t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb quajtur me nj\u00eb em\u00ebr po aq t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm \u201cP\u00ebrroi i Firarit\u201d. Por kur kishte ndodhur ndjekja apo survejimi i Gencit dhe i Vilsonit nga sigurimi fam\u00ebkeq i band\u00ebs komuniste?!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1950 Bardho Leka, ky luft\u00ebtar i paepur kund\u00ebr pushtuesit, e kuptoi se komunist\u00ebt po ia mblidhnin lakun pas qafe, arratiset dhe vendoset n\u00eb Prizren t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (por t\u00eb grabitur nga fuqit\u00eb e asokohe n\u00eb 1913-t\u00ebn). Genci u rrit her\u00eb me buk\u00eb e her\u00eb pa buk\u00eb dhe vazhdimisht zbathur bashk\u00eb me dy motrat e tij, Gjisk\u00ebn e degdis\u00ebn n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Tepelen\u00ebs. Me shum\u00eb sakrifica Genci mbaroi Pedagogjiken n\u00eb Elbasan i jasht\u00ebm, duke e strehuar nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i familjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1959 Gencit i hap\u00ebn kartel\u00ebn dhe e ndiqnin k\u00ebmba \u2013 k\u00ebmb\u00ebs. Un\u00eb e kam \u201cshtrydhur\u201d arkivin e Sigurimit, e kam gjetur dhe e kam botuar n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr \u201cDosjen operative\u201d t\u00eb Gencit, e cila ka brenda t\u00eb gjitha plehrat e sigurimit bashk\u00eb me minjt\u00eb e gjerizeve. Jan\u00eb me emra dhe t\u00eb zbardhur si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. Kjo dosje ka vazhduar deri m\u00eb dat\u00ebn 31 gusht 1976 kur Genc Lek\u00ebs i hodh\u00ebn prangat p\u00ebr t\u00eb mos ia hequr m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa familja jon\u00eb ka tjet\u00ebr tragjedi, por po e rishpjegoj. N\u00eb vitin 1946 filloi grabitja e pasuris\u00eb s\u00eb tundshme e t\u00eb patundshme nga grabitqar\u00ebt komunist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb luft\u00ebs civile \u201843-\u201844 vran\u00eb sa desh\u00ebn nga fisi atdhetar i Blloshm\u00ebve. N\u00eb vitin 1950, nj\u00eb nga daj\u00ebt tan\u00eb, Sabri Debrova arratiset bashk\u00eb me Bardho Lek\u00ebn. N\u00eb qershorin e vitit 1952 n\u00eb familjen ton\u00eb ia mb\u00ebrrin Sigurimi fam\u00ebkeq. Arrestojn\u00eb xhaxhan\u00eb ton\u00eb, Hasan Blloshmin me akuz\u00ebn \u201ctakim me diversant\u00ebt\u201d (me daj\u00ebn e tij Bardho Leka) dhe e d\u00ebnojn\u00eb me 22 vjet heqje lirie dhe sekuestrim t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishim cil\u00ebsuar si \u2018kulak\u00eb\u201d. N\u00eb vitin 1963 mb\u00ebrrin prap\u00eb Sigurimi. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb kishin arrestuar baban\u00eb n\u00eb Quk\u00ebs. B\u00ebn\u00eb kontroll e rr\u00ebmuj\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Ata na k\u00ebrc\u00ebnonin duke na th\u00ebn\u00eb se ne t\u00eb gjith\u00eb e kishim vendin n\u00eb burg sapo t\u00eb rriteshim, nd\u00ebrsa ne duke qar\u00eb e t\u00eb uritur dridheshim nga frika n\u00eb cepin e dhom\u00ebs, ku na kishte ngjeshur Sigurimi. Vilsoni ishte n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Elbasan, edhe kyi i strehuar tek nj\u00eb mik i familjes, vazhdonte si i jasht\u00ebm, si Genci. Vili e kishte marr\u00eb vesh se na kishin arrestuar baban\u00eb, vjen n\u00eb sht\u00ebpi i p\u00ebrlotur dhe thot\u00eb: \u201cUn\u00eb do e l\u00eb shkoll\u00ebn xhaxha Bukurosh, sepse nuk kemi mund\u00ebsi, u b\u00ebn\u00eb dy n\u00eb burg\u201d. Xhaxhai e \u201ck\u00ebrc\u00ebnoi\u201d Vilsonin: \u201cTi vazhdo shkoll\u00ebn, ke p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb na zbardh\u00ebsh faqen e familjes, vet\u00ebm m\u00ebso! D\u00ebgjove? T\u00eb tjerat i dim\u00eb ne\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebrkimit n\u00ebp\u00ebr arkiv, gjeta dhe \u201cDosjen operative\u201d t\u00eb Vilsonit, tek e cila ndjekja kishte filluar qysh n\u00eb vitin 1963, kur vazhdonte shkoll\u00ebn n\u00eb Elbasan deri m\u00eb dat\u00ebn 5 gusht, kur i hodh\u00ebn prangat tek ura e Librazhdit. I hedhin hekurat, e mbulojn\u00eb me nj\u00eb batanije ku her\u00eb pas here e zbulonin, i vendosin nj\u00eb pal\u00eb syze dielli e mbas disa or\u00ebsh e plasin n\u00eb biruc\u00ebn Nr. 20 tek \u201cMine Peza\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb. Mbas shum\u00eb kohe tortururash nga disa hetues (emrat jan\u00eb n\u00eb librin \u201cTerrori Komunist\u201d), por dhe personalisht nga xhelati Kadri Hazbiu e kthejn\u00eb n\u00eb birucat e Librazhdit, me nj\u00eb krah t\u00eb gjymtuar.<\/p>\n<p>Tortur\u00eb pas torture, m\u00eb 17 shkurt 1977 na dhan\u00eb akt-akuz\u00ebn t\u00eb formuluar si\u00e7 desh\u00ebn ata bashk\u00eb me Dhimit\u00ebr Beshiri, i cili vinte nga Tirana pothuajse p\u00ebrdit\u00eb. Prisnim si\u00e7 pret mali n\u00ebn d\u00ebbor\u00eb t\u00eb na nxjerrin n\u00eb gjyq dhe nj\u00eb dit\u00eb na th\u00ebrresin nj\u00eb e nga nj\u00eb, na mor\u00ebn akt-akuzat dhe Vilsonit i shtuan ve\u00e7 nenit 73\/I dhe nenin e \u201cSabotimit\u201d parashikuar nga neni 72-12 t\u00eb Kodit Penal. \u00c7do gj\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb gati, salla, parullat, populli ishte \u201csqaruar\u201d dhe sipas planit t\u00eb Sekretarit t\u00eb Par\u00eb, Sotir Ko\u00e7ollari dhe kryetarit t\u00eb Deg\u00ebs, Merdar Hasa, prokurorit Qani Lavdari, gjykat\u00ebsit Subi Sul\u00e7e, nj\u00eb muaj e gjys\u00ebm m\u00eb par\u00eb ishte marr\u00eb vendimi se si do t\u00eb d\u00ebnoheshin.<\/p>\n<p>Un\u00eb po citoj fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb f. 9, g\u00ebrma \u201dg\u201d dhe &#8220;gj&#8221; nga Subi Sul\u00e7e:<br \/>\nG : &#8211; Mbi jehon\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ky gjyq n\u00eb gjith\u00eb rrethin e Librazhdit dhe pjekuria politike dhe ideologjike q\u00eb manifestuan pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Gj : &#8211; Mbi diskutimet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb gjyq p\u00ebr d\u00ebnimin kapital t\u00eb dy t\u00eb pandehurve; Vilson Blloshmi e Genc Leka. Plani i masave p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes penale n\u00eb ngarkim t\u00eb pandehurve, dat\u00eb 28.4.1977. Po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb ka dhe protokolli i Sekretarit t\u00eb Par\u00eb Sotir Ko\u00e7ollari. Ko\u00e7ollari thot\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb mendjen e tyre plane imagjinare, Vilsoni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zgjuar dhe nuk e pranon krimin, se e di q\u00eb e pret plumbi.<\/p>\n<p>Ne kemi dal\u00eb n\u00eb gjyq m\u00eb dat\u00eb 6 qershor deri m\u00eb 12 qershor 1977, gjyqi ishte formal se vendimi ishte marr\u00eb n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb. Ishte vendosur q\u00eb Genc Leka dhe Vilson Blloshmi nuk duhet t\u00eb jetonin m\u00eb. Edhe Gjykata e Lart\u00eb me kriminelin Aranit \u00c7ela, ishin dakort q\u00eb t\u00eb pushkatoheshin. Po ashtu dhe truthar\u00ebt e Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor nuk e ndryshuan vendimin, e lan\u00eb n\u00eb fuqi.<br \/>\nEdhe pas tridhjetepes\u00eb dit\u00ebsh, t\u00eb lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb n\u00eb qeli, n\u00ebn vap\u00ebn p\u00ebrv\u00ebluese t\u00eb korrikut, nj\u00eb tjet\u00ebr xhelat urdh\u00ebron dhe firmos se me dat\u00eb 17 korrik, n\u00eb or\u00ebn 00.00 duhet t\u00eb ekzekutohen Genc Leka dhe Vilson Blloshmi n\u00eb vendin e caktuar.<\/p>\n<p>Ja marsi i vitit 2014! Jan\u00eb plot tridhjeteshtat\u00eb vjet q\u00eb Genc Leka me Vilson Blloshmi nuk jan\u00eb m\u00eb. Duhet th\u00ebn\u00eb se gjith\u00eb kriminel\u00ebt e sigurimit dhe terrorist\u00ebt komunist\u00eb, g\u00ebzojn\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebrkrahje politike dhe ekonomike. T\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e realizuan k\u00ebt\u00eb skenar askush nuk u k\u00ebrkon llogari. Gjithashtu t\u00eb gjitha krimet q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb pa autor se nuk i detyron askush t\u00eb japin llogari.<\/p>\n<p>Genci dhe Vilson, jua kam th\u00ebn\u00eb dhe her\u00eb t\u00eb tjera se t\u00eb gjith\u00eb hartuesit e k\u00ebsaj tragjedie jan\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb sepse i ka p\u00ebrkrahur dhe pasuruar partia debatikase e udh\u00ebhequr nga nj\u00eb sekretar partie, i zgjedhuri dhe i besuari i Sekretarit t\u00eb Par\u00eb, Ramiz Alia, t\u00eb cilin edhe kur ndali frym\u00ebmarrjen partia debatikase, e ka p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb shtratin e topit, n\u00eb banes\u00ebn e fundit. Tani po p\u00ebrfundoj o Genci e Coni, \u00ebsht\u00eb von\u00eb, do ju kujtoj gjithmon\u00eb dhe kurr\u00eb s\u2019kam p\u00ebr t\u2019ju harruar.<br \/>\n<strong>Bedri Blloshmi<\/strong>, <em>18 Mars 2014, ora 01:00<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt, jav\u00ebt, muajt, vitet dhe shekujt kalojn\u00eb. Ne lindim, rritemi, marrim frym\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb edhe buz\u00ebqeshim. M\u00eb pas vdesim ose nga Zoti ose nga dora e xhelat\u00ebve komunist\u00eb. N\u00eb fshatin B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit, n\u00eb vitin 1941, m\u00eb 23 mars do t\u00eb lindte poeti e m\u00ebsuesi Genc Leka nga prind\u00ebrit Bardho (Feim) dhe Nergjize Leka. Nd\u00ebrsa m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dit\u00ebt, jav\u00ebt, muajt, vitet dhe shekujt kalojn\u00eb. Ne lindim, rritemi, marrim frym\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb edhe buz\u00ebqeshim. M\u00eb pas vdesim ose nga Zoti ose nga dora e xhelat\u00ebve komunist\u00eb. N\u00eb fshatin B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit, n\u00eb vitin 1941, m\u00eb 23 mars do t\u00eb lindte poeti e m\u00ebsuesi Genc Leka nga prind\u00ebrit Bardho (Feim) dhe Nergjize Leka. Nd\u00ebrsa m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-03-20T06:46:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit\",\"datePublished\":\"2014-03-20T06:46:58+00:00\",\"dateModified\":\"2014-03-20T06:46:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/\"},\"wordCount\":1298,\"commentCount\":2,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/\",\"name\":\"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg\",\"datePublished\":\"2014-03-20T06:46:58+00:00\",\"dateModified\":\"2014-03-20T06:46:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Dit\u00ebt, jav\u00ebt, muajt, vitet dhe shekujt kalojn\u00eb. Ne lindim, rritemi, marrim frym\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb edhe buz\u00ebqeshim. M\u00eb pas vdesim ose nga Zoti ose nga dora e xhelat\u00ebve komunist\u00eb. N\u00eb fshatin B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit, n\u00eb vitin 1941, m\u00eb 23 mars do t\u00eb lindte poeti e m\u00ebsuesi Genc Leka nga prind\u00ebrit Bardho (Feim) dhe Nergjize Leka. Nd\u00ebrsa m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-03-20T06:46:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit","datePublished":"2014-03-20T06:46:58+00:00","dateModified":"2014-03-20T06:46:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/"},"wordCount":1298,"commentCount":2,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/","name":"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg","datePublished":"2014-03-20T06:46:58+00:00","dateModified":"2014-03-20T06:46:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/vilson_blloshmi_genc_leka.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tridhjete-e-shtate-marse-pa-djemte-e-marsit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb Marse pa djemt\u00eb e Marsit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13461"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13461"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13461\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}