{"id":13460,"date":"2014-03-19T21:19:25","date_gmt":"2014-03-19T20:19:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=767"},"modified":"2014-03-19T21:19:25","modified_gmt":"2014-03-19T20:19:25","slug":"at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/","title":{"rendered":"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>(<em>Pse diktatori Enver Hoxha e urrente Fisht\u00ebn dhe kryevepr\u00ebn \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d!?<\/em>)<\/p>\n<p><strong>Klajd Kapinova<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>T\u00eb rindertojm\u00eb Fisht\u00ebn e gjithshqiptar\u00ebve<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, Po zgjohet nd\u00ebrgjegja komb\u00ebtare e gjenerat\u00ebs s\u00eb re n\u00eb trojet shqiptare dhe diaspor\u00eb. Ata, po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shkundin qeverit\u00eb e pap\u00ebrgjeshme, p\u00ebr indiferentizmin q\u00eb kan\u00eb manifestuar gjithnj\u00eb ndaj figur\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs.<br \/>\nDuhen p\u00ebrg\u00ebzuar Nism\u00ebtar\u00ebt n\u00eb rrjetin social Facebook (1 Milion Shqiptar\u00eb Q\u00eb Shtepia e At Gjergj Fisht\u00ebs T\u00eb Rikonstruktohet), p\u00ebr iden\u00eb q\u00ebllimmir\u00eb t\u00eb Rilindjes s\u00eb Poetit t\u00eb Madh Komb\u00ebtar.<br \/>\nNe s\u2019kemi pse t\u00eb presim, t\u00eb behemi nj\u00eb milion vete, p\u00ebr t\u00eb Ngritur nj\u00eb Qend\u00ebr t\u00eb Madhe Kulturore, kushtuar Pader Gjergj Fisht\u00ebs!?<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sht\u00ebpia e pader Gjergj Fisht\u00ebs\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, secili nga ne, q\u00eb jeton n\u00eb diaspor\u00eb, mund t\u00eb kontribuojm\u00eb me $100 apo m\u00eb shum\u00eb Euro, sipas mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb xhepit secili, p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb vep\u00ebr fisnike, nderimi dhe respekti, p\u00ebr identitetin e vetes ton\u00eb.<br \/>\nT\u00eb presim pambarim sipas shprehjes: \u201cprit gomar, sa t\u2019bahet bari\u201d, sa t\u00eb b\u00ebhen 1 milion shqiptar\u00eb (q\u00eb kan\u00eb mendje t\u00eb ndryshme), ne nuk b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb, ve\u00e7se vrima n\u00eb uj\u00eb apo vet\u00ebm mbesim me fjal\u00eb t\u00eb bukura moralizuese si papagalli: &#8220;M&#8217;ka que nana me la goj\u00ebn!&#8221;.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb tashme fjala t\u00eb rind\u00ebrtohet sht\u00ebpia e tij (pse \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb koh\u00ebs), por duhet t\u00eb rikonceptohet Nj\u00eb Qend\u00ebr e Re e Madhe Kulturore Mbar\u00ebkomb\u00ebtare; t\u00eb blehet tok\u00eb me hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme apo mbi tabanin e k\u00ebsaj kulle p\u00ebrdhese dhe perreth ndertes\u00ebs autoktone, mund t\u00eb Ringrihet Identiteti Yn\u00eb Arb\u00ebror, ku, p\u00ebr fat t\u00eb keq, sot streheza e tij f\u00ebminore \u00ebsht\u00eb braktisur deri n\u00eb p\u00ebrdhunim&#8230;<br \/>\nArkitektet e &#8220;huaj&#8221;, q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe kan\u00eb p\u00ebrvoj, s\u00ebbashku me ekspert\u00ebt e urbanistik\u00ebs n\u00eb vendlindje, kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb hapin nj\u00eb konkurs profesional bashk\u00ebpunimi, p\u00ebr nj\u00eb projekt serioz dhe ambicioz cil\u00ebsor\u00eb, me disa kate lart\u00ebsi plot vlera funksionale, duke respektuar tradit\u00ebn.<br \/>\nAty mund t\u00eb pranifikohet t\u00eb nd\u00ebrtohen disa dhoma apo salla e komode t\u00eb departamentit t\u00eb albanologjise, auditore bashk\u00ebkohore kumtesash, muzeume moderne, me relike t\u00eb ndryshme dhe pavione n\u00eb dy gjuhe shqip-anglisht, nj\u00eb restorant t\u00eb vet\u00ebadministruar nga stafi etj.<br \/>\nGjithashtu mendoj, se duhet t\u00eb ket\u00eb mir\u00ebmbajt\u00ebs vendas dhe disa cicerone shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb tradit\u00ebs, q\u00eb t\u00eb din\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja; t\u00eb ket\u00eb num\u00ebr llogarie bankare t\u00eb p\u00ebrhershem n\u00eb vendlindje, p\u00ebr dhurime fondmbledh\u00ebse, fotoarkiv, libra t\u00eb larmish\u00ebm dhe dokumente t\u00eb kontributit t\u00eb madh t\u00eb shkollave me \u00ebm\u00ebr t\u00eb shquar t\u00eb Kuvendeve Franceskane dhe Jezuite t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb ndihme t\u00eb c\u00ebshtjes shqiptare.<br \/>\nNe, duhet t\u00eb jemi krenar, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb mbar\u00ebshqiptare n\u00eb trojet etnike dhe diaspor\u00eb, sepse n\u00eb \u00e7do hap \u00ebsht\u00eb e gdhendur duksh\u00ebm n\u00eb histori vlera e ndihm\u00ebs s\u00eb madhe, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e mir\u00ebfillt\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vet\u00eb fratit t\u00eb p\u00ebrvuajtur dhe modest t\u00eb Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut, q\u00eb ishte dhe mbeti deri sa kaloi n\u00eb amshim Pader Gjergj Fishta.<br \/>\nKy mendoj, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i s\u00eb ardhmes son\u00eb, per t\u00eb na treguar ne dhe brezave vijim\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe nj\u00eb Fal\u00ebnderim nga zemra, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb eterit e shquar shpirt\u00ebror nd\u00ebr shekuj, t\u00eb atdhedashuris\u00eb p\u00ebr Fe-Atdhe-P\u00ebrparim.<br \/>\nT\u00eb ngrihet me keto fondmbledhje Biblioteka e librave dhe t\u00eb gjith\u00eb kolana t\u00eb ndryshme t\u00eb botimeve shqiptare, p\u00ebr dhe rreth vepr\u00ebs s\u00eb pavdekshme t\u00eb Fisht\u00ebs.<br \/>\nMendoj, se \u00e7do autor shqiptar apo albanolog i huaj, pa problem, mund t\u00eb d\u00ebrgoi 5 kopje librash t\u00eb poetit komb\u00ebtar, (sikurse i d\u00ebrgohen rregullisht \u00e7do botim i ri Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb, q\u00eb kthehen automatikisht n\u00eb pasuri mbar\u00ebkomb\u00ebtare), t\u00eb cilat n\u00eb vite e koh\u00eb t\u00eb ndryshme, i jan\u00eb p\u00ebrkushtuar At Gjergj Fisht\u00ebs.<br \/>\nAt\u00eb e ka dashur dhe e do s\u00ebrisht (edhe mbas 74 vjet\u00ebve t\u00eb kalimit n\u00eb am\u00ebshim) \u00e7do brez, q\u00eb ka jetuar dhe jeton n\u00eb trojet etnike shqiptare.<br \/>\nShikoni rastin pozitiv t\u00eb luft\u00ebtarit martir trimit Adem Jashari, sa investime dhe kontribut i madh po jepet nga diaspora, p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar (me t\u00eb drejt\u00eb) p\u00ebrkujtimin e vepr\u00ebs se tij heroike dhe p\u00ebrmes k\u00ebsaj natyrsh\u00ebm p\u00ebrkujtohen trimat liridash\u00ebs deshmor t\u00eb Dardanis\u00eb, t\u00eb ren\u00eb p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi nd\u00ebr shekuj&#8230;<br \/>\nKompleksi i Ri Shum\u00ebfunksional, i Qendr\u00ebs Kulturore Kushtuar Pader Gjergj Fisht\u00ebs, natyrsh\u00ebm mund t\u00eb sh\u00ebrbej si vend peligranazhi atdhedashurie, p\u00ebr ne, q\u00eb jetojme larg vendlindjes n\u00eb Per\u00ebndim dhe Amerik\u00eb.<br \/>\nKudo n\u00eb bot\u00ebn e civilizuar qendrat kulturore atdhetare, jan\u00eb muze origjinale t\u00eb gjalle ose pasaportat e identitetit ton\u00eb arb\u00ebror nd\u00ebr shekuj&#8230;<br \/>\nAty mund t\u00eb hapen disa panaire libri t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm, komplekse dyqanesh me suvenire apo produkte komb\u00ebtare t\u00eb mark\u00ebs \u2018Made in Albania\u2019 nga \u00e7do zon\u00eb dhe krahin\u00eb t\u00eb trojeve etnike shqiptare.<br \/>\nFishta yn\u00eb i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm n\u00eb histori dhe let\u00ebrsi, \u00ebsht\u00eb sot p\u00ebr sot shkrimtari m\u00eb i p\u00ebrfolur me goj\u00eb, por dhe m\u00eb i l\u00ebn\u00eb n\u00eb harrese me apo paq\u00ebllim, sa askush tjet\u00ebr. K\u00ebshtu kolana e veprave t\u00eb tij, tash 24 vjet asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rishtypur, nga kujdesi i qeverive, sikurse disa shkrimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Sht\u00ebpia e tij dhe banor\u00ebt e katundit Fisht\u00eb, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbas dore, sikurse t\u00eb ishin nga nj\u00eb planet tjet\u00ebr. Varf\u00ebria dhe prapambetja, jan\u00eb ulur k\u00ebmbkryq atje.<br \/>\nFishta shum\u00ebdimensional, ka nj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb brilante, se vet\u00ebflasin veprat e tij t\u00eb madhe, dhe s&#8217;ka nevoj t\u00eb flas Fishta, sikurse ndodh rendom sot n\u00eb media, ku, shkrimtar\u00ebt vet\u00ebintervistohen dhe flasin \u2018non stop\u2019, p\u00ebr veten e tyre dhe jo t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr librat e tyre.<br \/>\nE pra, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb djeshme dhe sotme Fishta respektohet nga t\u00eb gjith\u00eb. Ai adhurohet, dhe mbahet me krenari identitetit shqiptar fotot e shumta dhe kryevepra \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d, recitohet me mall nostalgjik poezia e tij atdhetare permendesh, permenden me respekt si shembull brilant fjalimet e tij t\u00eb zjarrta, me nota shpirti t\u00eb thekshme patritotizmi, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, p\u00ebr \u00e7eshtjen thell\u00ebsisht shqiptare.<br \/>\nK\u00ebsisoj, Fishta, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr esencialisht si personalitet i kompletuar nj\u00eb njeri me virtyte positive dhe shembull patriotizmi, meshtar\u00eb i p\u00ebrvuajtur, q\u00eb iu gjend pran\u00eb grigj\u00ebs s\u00eb vet edhe n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira historike dhe shkrimtar\u00eb, i nj\u00eb vler\u00eb dhe cil\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, mbasi ka hyr\u00eb natyrsh\u00ebm n\u00eb zemrat dhe familjet e \u00e7do shqiptari, pa dallim feje, krahine e ideje.<br \/>\nAi, \u00ebsht\u00eb simboli i shqiptaris\u00eb s\u00eb kulluar, modeli i nj\u00eb njeriu t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb p\u00ebrvuajtur deri n\u00eb madh\u00ebshti&#8230;.<br \/>\nN\u00eb Amerik\u00eb, b\u00ebhen shum\u00eb gj\u00ebra te bukura positive jo nga Qeveria apo Presidenti Obama, por nga vet\u00eb inisiativa e lir\u00eb e njerzve t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb lir\u00eb demokratike.<br \/>\nSot, p\u00ebrmes internetit dhe rrjeteve sociale si Facebook etj., ne mund t\u00eb komunikojm\u00eb dhe b\u00ebjme misione atdhedashurie t\u00eb vlefshme, p\u00ebr vendlindjen, pa pasur nevoj t\u00eb b\u00ebjm\u00eb mbledhje rutine t\u00eb lodhshme dhe stergjata me burokracin\u00eb e korruptuar shqiptare.<br \/>\nK\u00ebto rrjete po ndryshojn\u00eb sot bot\u00ebn dhe po e bejn\u00eb at\u00eb dhe njer\u00ebzimin me transparente, para ngjarjeve dhe fakteve, t\u00eb cilat shpesh media elektronike e \u201cpavarur\u201d i ka fshehur dhe ka abuzuar me q\u00ebllime kompromentimi me qeverit\u00eb dhe sistemet e ndryshme.<br \/>\nEsht\u00eb koha p\u00ebr veprim! T\u00eb ngrihet grupi i pun\u00ebs me p\u00ebrfaqsues nga gjith\u00eb trojet etnike shqiptare dhe diaspora dhe hapet llogaria bankare dhe ne i kalojm\u00eb atje ndihmat apo kontributet tona.<br \/>\nKomisioni, duhet t\u00eb jet\u00eb transparent, pa futur hund\u00ebt apo duart qeveritar\u00ebt parazit\u00eb t\u00eb bab\u00ebzitur apo sikurse thot\u00eb poeti kombetar:<br \/>\n\u201cJu rruga\u00e7a sallahana<br \/>\nvagabonda shakllabana,<br \/>\nrri\u00e7na t&#8217;ndyet, mikrobe t\u00eb kqi<br \/>\nqi t\u00eb mjer\u00ebs moj Shqipni<br \/>\nkthellt\u00eb hi i keni n\u00eb mushkni<br \/>\npa dhimb\u00eb gjakun tuj ia pi,<br \/>\npor der kur, bre batak\u00e7i!<br \/>\nBre coftina, kalbe mbi dh\u00e8<br \/>\nder kur ju, tu tall\u00eb np\u00ebr ne,<br \/>\ndo t&#8217;na qelbi fis e atdh\u00e8\u2026\u201d<br \/>\nFishta, ishte dhe mbeti Poeti Mbar\u00ebkomb\u00ebtar dhe projekti, duhet t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb ide, vizion dhe dimension, me q\u00ebllimin fisnik mbar\u00ebkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<br \/>\nPamja e zymt\u00eb e medaljes shfaqet para nesh. Esht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar tjet\u00ebr shqiptar geg\u00eb, por q\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb me ose paq\u00ebllim.<br \/>\nSht\u00ebpit\u00eb e Gurakuqit dhe Fisht\u00ebs, gradualisht po shemben, p\u00ebr t\u2019ia zhdukur qytetit kultudash\u00ebs Shkod\u00ebrloc\u00ebs gjurm\u00ebt e identitetit dhe historin\u00eb e lavdishme nd\u00ebr shekuj&#8230;<br \/>\nK\u00ebshtu, poeti i ndjenjave shqiptare At Gjergj Fishta O.F.M. (1870-1940), nuk ka varr, ku, mund t\u2019a p\u00ebrkujtojm\u00eb me lule dhe lutje, sepse p\u00ebr eshtrat e tij, nuk u kujdesen asnj\u00eb nga qeverit\u00eb &#8220;demokratike&#8221;, duke filluar me komunist\u00ebt, q\u00eb i vodhen e hodh\u00ebn n\u00eb lum me fanatiz\u00ebm anadollak mbetjet relike dhe deri tek ato t\u00eb er\u00ebs \u201cdemokratike\u201d, q\u00eb drejtojne sot me fjal\u00eb t\u00eb bukura p\u00ebrmes \u201crilindjes\u201d&#8230;<br \/>\nKomunist\u00ebt dhe postkomunist\u00ebt, me kostume per\u00ebndimore sot, si s\u2019mir\u00ebzi ia shkat\u00ebrruan me heshtje varri sht\u00ebpin\u00eb, u muduan t&#8217;i tjet\u00ebrsonin historin\u00eb, gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb perkushtimit ndaj Atdheut, Kuvendin shpirt\u00ebror dhe komb\u00ebtar, arkivat, antikuaret e rralla me nj\u00eb fond t\u00eb pasur origjinal, muzeun e par\u00eb komb\u00ebtar, sepse aty fran\u00e7eskan\u00ebt e Fisht\u00ebs strehuan liberatorin e madh Luigj Gurakuqin, p\u00ebr t\u00eb mos e vrar\u00eb kund\u00ebrshqiptar\u00ebt, ruajten flamurin e Deciqit dhe eshtrat e Ded\u00eb Gjon Lulit, duke i varrosur me respekt, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Kuvendit; ngrit\u00ebn me mund dhe djers\u00eb stacionin e par\u00eb meterologjik, muzeun filatelik, band\u00ebn e par\u00eb muzikore t\u00eb qytetit, soll\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr topin e par\u00eb dhe hap\u00ebn sportin popullor t\u00eb futbollit etj.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend shqiptaresh t\u00eb kulluar, brez mbas brezi fran\u00e7eskan\u00ebt nder shekuj realizuan me sukses misionin pran\u00eb popullit shqiptar n\u00ebn moton: &#8220;Lutu dhe Puno&#8221;, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria (si vijim i Arb\u00ebris\u00eb krenare t\u00eb Gjergj Kastriotit) t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb lagje e vjet\u00ebr e Turqis\u00eb anadollake&#8230;<\/p>\n<p>Pse u masakrua Fishta?<\/p>\n<p>\u2018\u2019Kontributi i \u00e7muesh\u00ebm q\u00eb dha Fishta n\u00eb lamin\u00eb e letrave dhe n\u00eb edukimin e kombit, n\u00eb ruajtjen e kultur\u00ebs dhe n\u00eb nalt\u00ebsimin e e gjuh\u00ebs, v\u00ebrtetojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, se Shqipnija pa Fisht\u00ebn, kishte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e mang\u00ebt, ashtu si letrat tona pa penden fishtjane kishin p\u00ebr t\u00eb paraqit\u00eb nji golle (boshll\u00ebk) t\u00eb paplotsueshme. K\u00ebndej del e qart\u00eb, se vet\u00ebm m\u00ebnija e v\u00ebneri ndaj zhgunit e ndaj meshtarit katolik, terratisin mendjet dhe ia mohojn\u00eb Fisht\u00ebs vler\u00ebn e vendin, q\u00eb ai xen n\u00eb panteonin e Kombit.\u2019\u2019<br \/>\nProf. Namik Resuli<br \/>\nUniversiteti i Napolit, Itali<\/p>\n<p>Pa koment, po ofrojm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb diktatorit t\u00eb eg\u00ebr komunist dhe ateist Enver Hoxh\u00ebs, para nj\u00eb grupi t\u00eb rinjsh, q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Pleniumin e IV t\u00eb Rinis\u00eb Popullore Komuniste.<br \/>\n&#8220;&#8230; Dashuria e popujve t\u00eb Jugosllavis\u00eb e mareshallit Tito dhe e gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Jugosllavis\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe.<br \/>\nNe kemi fatin e madh e t\u00eb lumtur q\u00eb kemi n\u00eb kufirin ton\u00eb t\u00eb veriut nj\u00eb aleate e nje mike kaq t\u00eb fort\u00eb, kaq t\u00eb sinqert\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Jugoallavia&#8230;.<br \/>\nPo t\u00eb studjojm\u00eb historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb popullit ton\u00eb dhe jo at\u00eb t\u00eb shkruajtur prej agjent\u00ebve t\u00eb imperializmit, do t\u00eb shohim se populli yn\u00eb, pa qen\u00eb nj\u00eb popull sllav, ka pasur nj\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt me popujt sllav\u00eb.<br \/>\nKurdoher\u00eb, q\u00eb krer\u00ebt feudal\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si Ballsh\u00ebt (Balshajt \u2011 sh\u00ebnim) e t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb mir\u00eb me sllav\u00ebt e jugut q\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebrkrahjen e mal\u00ebsor\u00ebve&#8230;<br \/>\n\u00c7do gj\u00eb e lidhte popullin ton\u00eb me sllav\u00ebt e jugut, jeta zakoni, burr\u00ebria, lufta p\u00ebr indipendenc\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb njejt\u00ebve armiq&#8230;<br \/>\nMiq\u00ebsia ka ekzistuar p\u00ebrgjat\u00eb shekujve e rrebeshesh n\u00eb mes t\u00eb popujve tan\u00eb dhe atyre malazez\u00eb.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi nuk mund ta err\u00ebsonte sh\u00ebrb\u00ebtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta, me &#8220;Lahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb&#8221;, ku ai nga nj\u00eb vep\u00ebr kusare t\u00eb thjesht\u00eb, k\u00ebrkon t&#8217;i b\u00ebj\u00eb apologjin\u00eb shovinizmit m\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar dhe ta ngrer\u00eb armiq\u00ebsin\u00eb q\u00eb nuk ka ekzistuar n\u00eb mes t\u00eb mal\u00ebsive t\u00eb veriut dhe Malit t\u00eb Zi, n\u00eb nj\u00eb teori t\u00eb \u00e7mendur&#8230;<br \/>\nFishta dhe Vlladan Gjeorgjevi\u00e7i jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb po nj\u00eb shkolle dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb nj\u00eb ideje skllav\u00ebruese. Populli shqiptar dhe sllav\u00ebt e jugut, me malazez\u00ebt e serb\u00ebt n\u00eb krye, nuk mendojn\u00eb dhe nuk ndiejn\u00eb si as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjevi\u00e7i.<br \/>\nPoet\u00ebt popullor\u00eb malazez\u00eb e serb\u00eb kan\u00eb shkuar me entuziaz\u00ebm p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb dhe bujarin\u00eb e shqiptar\u00ebve. K\u00ebng\u00ebt autentike t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut, k\u00ebndojn\u00eb anasjelltas trim\u00ebrin\u00eb dhe besnik\u00ebrin\u00eb e malazez\u00ebve. Si mund t\u00eb k\u00ebndonte populli k\u00ebsisoj kur ekzistonte nj\u00eb armiq\u00ebsi si\u00e7 k\u00ebrkon ta p\u00ebrshkruaj\u00eb At Gjergj Fishta e agjent\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb imperializmit.<br \/>\nPopulli shqiptar, ka luftuar s\u00eb bashku me popujt sllav\u00eb t\u00eb Jugut, kund\u00ebr Turqis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e gjetk\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e Gjon Kastriotit dhe Sk\u00ebnderbeut, ne kemi pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me k\u00ebta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca.&#8221;<br \/>\nSulmi dhe lufta, kund\u00ebr klerit katolik n\u00eb Shqip\u00ebri prej 1944-1990, ka qen\u00eb e mir\u00eborganizuar nga sistemi komunist dhe veglat e propagand\u00ebs, q\u00eb m\u00eb pas n\u00eb vitin e zi 1976, shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb si shteti i vet\u00ebm ateist n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nN\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj lufte katastrofike vdekjeprur\u00ebse dhe shkat\u00ebrruese t\u00eb vlerave komb\u00ebtare, nj\u00eb rol t\u00eb madh kan\u00eb luajtur shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt e numeklatur\u00ebs komuniste, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar poste dhe privilegje apo foto me buz\u00ebqeshje para apo n\u00eb krah t\u00eb diktatorit Hoxha, shkruan dhe p\u00ebrbalt\u00ebn sistematikisht patriotin dhe shkrimtarin e shquar fran\u00e7eskan At Gjergj Fisht\u00ebn O.F.M.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb par\u00eb poetin fisnik, po ofrojm\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb shkurt\u00ebr esencial nga dora e tij, q\u00eb paralajm\u00ebron dhe fton lexuesin, p\u00ebrmes rubrik\u00ebs s\u00eb botimit t\u00eb librave t\u00eb rinj, daljen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb poezive brilante me titull: \u201cJuvenilia\u201d, t\u00eb shkruar me dashuri dhe p\u00ebrkujdesje ndaj vepr\u00ebs letrare, t\u00eb kolegut poet dhe patriotin e madh t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm Dom Ndre Mjed\u00ebn.<br \/>\n\u201cLiteratur\u00eb shqype<br \/>\nSi e kemi lajmue edhe nji her\u00eb tjet\u00ebr, fort i Nderti Zotni Dom Ndre Mjedja n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e mbrame, tue herr\u00eb lulisht\u00ebn e Zanave, ka mbledh\u00eb e ba tub\u00eb do lule t\u00eb bukura poezie plot njom\u00ebsi e hijeshi e i quejti \u201cJuvenilia\u201d, n\u00ebn t\u00eb cillin em\u00ebn kuptohen vjershat e kang\u00ebt e tija t\u00eb shkrueme n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re.<br \/>\nPrej emnit t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb t\u00eb t\u00eb mbledhunit t\u00eb k\u00ebtyne kang\u00ebve, njeriu s\u2019kishte me prit\u00eb se gjen\u00eb aty mbrend\u00eb nji poezi t\u00eb naltueshme e vjersha t\u00eb punueme me zeje. Por puna \u00e2sht krejt ndryshe.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb lib\u00ebr ke nji poezi plot ndiesi, nji zeje t\u00eb pashoqe e nji gjuh\u00eb fort t\u00eb hijshme. Kur ti k\u00ebndon ato vjersha, t\u00eb ngjallet menjiher\u00eb uzdaja se me gjuh\u00eb shqype ka me mujt\u00eb dikur me u m\u00ebkamb\u00eb nji literatur\u00eb e zgjedhme e e hijshme.<br \/>\nKur k\u00ebndon ato kang\u00eb, as n\u00ebp\u00ebrmend nuk t\u00eb kalon me than\u00eb: Jo, kjo \u00e2sht gjuha e Shkodr\u00ebs, ase e Kor\u00e7\u00ebs, ase e Elbasanit, por thue: Kjo \u00e2sht gjuha shqype.<br \/>\nN\u00eb ato kang\u00eb, nuk jan\u00eb shartue mollat me morriza, as lilat me hitha, si me than\u00eb se ajo gjuh\u00eb nuk \u00e2sht e perbame me fjal\u00eb t\u00eb trillueme mbas qejfit e me hamendje; por \u00e2sht e ujdisme me shije estetike e e xjerrme prej gurret t\u00eb vet t\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb \u00e2sht goja e popullit, prej visarit t\u00eb kombit q\u00eb \u00e2sht literatura e perbame me mund e me koh\u00eb.<br \/>\nPrej k\u00ebtij libri, shifet kjarisht sesa arsye kan\u00eb ata q\u00eb thon\u00eb, se gjuh\u00ebn letrare e ban pupla e letrarve e jo pallavrat e thata. Prandaj na po jau porosisim k\u00ebte lib\u00ebr gjith\u00eb dashamir\u00ebsve t\u00eb literatur\u00ebs kombtare e, sidomos m\u00ebsueasve e nxan\u00ebsave t\u00eb shkollave si fillestare, si t\u00eb mesme.<br \/>\nE shpresojm\u00eb, se shqyptar\u00ebt, kan\u00eb me iu pergjegj\u00eb k\u00ebsaj porosie ton\u00ebn, psekujtojm\u00eb q\u00eb ata e dijn\u00eb, se, kur na flasim mbi Shqypn\u00ec a lavdojm\u00eb ndonji vep\u00ebr shqyptare n\u00eb fletore ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb e kemi p\u00ebrnjimend e jo per me shkarravit\u00eb leter.<br \/>\nLibri \u201cJuvenilia\u201d, n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb \u00e2sht qit\u00eb me u shit\u00eb e kush don me e ble, t\u2019i sillet Shtypshkroj\u00ebs Fran\u00e7eskane n\u00eb Shkoder, tue d\u00ebrgue \u00e7mimin e tij, q\u00eb \u00e2sht tri koronash, si edhe shpenzimet e post\u00ebs, kush e porosit\u00eb me post\u00eb.\u201d (At Gjergj Fishta, \u201cPosta e Shqypn\u00eds\u201d, nr.54, f.3, Shkoder, 22 qershuer 1918).<br \/>\nAi na paraqitet n\u00eb harres\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, pra, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re t\u00eb vijimit t\u00eb persekutimit t\u00eb ri ndaj poetit ton\u00eb t\u00eb madh Fishta, i cili, k\u00ebsisoj dretjp\u00ebrdrejt\u00eb del i huaj n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, sepse nuk ka varr dhe shtepi&#8230;<br \/>\nNd\u00ebrsa Fishta i pagoj\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ankuar dhe nuk ankohet, s&#8217;ka asgj\u00eb, p\u00ebrvec veprave, q\u00eb populli dhe n\u00eb vecanti mal\u00ebsor\u00ebt kreshnik\u00eb dhe fisnike, pa ditur shkrim dhe k\u00ebndim, i dinin permendesh dhe k\u00ebndonin me lahut\u00eb e cifteli plot dashuri n\u00eb odat e burrave me mij\u00ebra vargje t\u00eb \u2018Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis\u2019.<br \/>\nKujtoj, se aktori i famsh\u00ebm mal\u00ebsori dukagjinas Ndrek Luca, tronditi t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, n\u00eb Kuvendin e Motrave Stigmatine n\u00eb Gjuhadol n\u00eb Shkod\u00ebr (n\u00eb vitin 1991), kur recitoi permendesh p\u00ebr 1 or\u00eb pjes\u00eb brilante nga \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d, q\u00eb ishte dhe mbeti kryevep\u00ebr mbar\u00ebkomb\u00ebtare e Poetit Komb\u00ebtar Fishta&#8230;<br \/>\nHomeri shqiptar Pader Gjergj Fishta, \u00ebsht\u00eb monument kulture dhe atdhedashurie mbar\u00ebshqiptare.<br \/>\n\u201cM\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn Fishta u del zot ideve t\u00eb veta, q\u00eb jan\u00eb ide lirie, mbrojtje p\u00ebr tagre t\u00eb veta, m\u00ebsimit komtar mbi mbshtetjen e gjuh\u00ebs komtare, bashkimit t\u00eb zemrave p\u00ebr q\u00ebllime e n\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrt\u00ebri popullin shqyptar &#8211; asht\u00eb nji m\u00ebnyr\u00eb luftarake, nga nji her\u00eb e p\u00ebrcjellme prej nji fuqie t\u00eb pafrigueshme. Ai k\u00ebndon n\u00eb mes t\u00eb poter\u00ebs s\u00eb stuhis\u00eb ballkanike, n\u00eb mes t\u00eb ngatrresave t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb me nj\u00eb politik\u00eb plot dredhi ja mohojn\u00eb tagret popujve t\u00eb v\u00ebgjel\u00eb; k\u00ebndon sa i k\u00ebrcnohet Shqypnis\u00eb p\u00ebrmbrenda ndasia e partive, interesat e ve\u00e7anta, pabesia, korrupsioni e tradhti politike gjithfar\u00ebsh.\u201d, vler\u00ebson albanologu i shquar italian At Fulvio Cordignano, (Shih \u2018Epopeja Komtare\u2019, Shkod\u00ebr, 1925).<br \/>\nNe, jemi krenar gjithnj\u00eb, se kemi nj\u00eb Pader Gjergj me shpirt brilant, nj\u00eb atdhetar t\u00eb kulluar dhe t\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb nga zemrat e shum\u00eb breznive shqiptare\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Pse diktatori Enver Hoxha e urrente Fisht\u00ebn dhe kryevepr\u00ebn \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d!?) Klajd Kapinova T\u00eb rindertojm\u00eb Fisht\u00ebn e gjithshqiptar\u00ebve \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, Po zgjohet nd\u00ebrgjegja komb\u00ebtare e gjenerat\u00ebs s\u00eb re n\u00eb trojet shqiptare dhe diaspor\u00eb. Ata, po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shkundin qeverit\u00eb e pap\u00ebrgjeshme, p\u00ebr indiferentizmin q\u00eb kan\u00eb manifestuar gjithnj\u00eb ndaj figur\u00ebs s\u00eb madhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Pse diktatori Enver Hoxha e urrente Fisht\u00ebn dhe kryevepr\u00ebn \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d!?) Klajd Kapinova T\u00eb rindertojm\u00eb Fisht\u00ebn e gjithshqiptar\u00ebve \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, Po zgjohet nd\u00ebrgjegja komb\u00ebtare e gjenerat\u00ebs s\u00eb re n\u00eb trojet shqiptare dhe diaspor\u00eb. Ata, po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shkundin qeverit\u00eb e pap\u00ebrgjeshme, p\u00ebr indiferentizmin q\u00eb kan\u00eb manifestuar gjithnj\u00eb ndaj figur\u00ebs s\u00eb madhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-03-19T20:19:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve\",\"datePublished\":\"2014-03-19T20:19:25+00:00\",\"dateModified\":\"2014-03-19T20:19:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/\"},\"wordCount\":3285,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/\",\"name\":\"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg\",\"datePublished\":\"2014-03-19T20:19:25+00:00\",\"dateModified\":\"2014-03-19T20:19:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(Pse diktatori Enver Hoxha e urrente Fisht\u00ebn dhe kryevepr\u00ebn \u201cLahuta e Malcis\u00eb\u201d!?) Klajd Kapinova T\u00eb rindertojm\u00eb Fisht\u00ebn e gjithshqiptar\u00ebve \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, Po zgjohet nd\u00ebrgjegja komb\u00ebtare e gjenerat\u00ebs s\u00eb re n\u00eb trojet shqiptare dhe diaspor\u00eb. Ata, po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shkundin qeverit\u00eb e pap\u00ebrgjeshme, p\u00ebr indiferentizmin q\u00eb kan\u00eb manifestuar gjithnj\u00eb ndaj figur\u00ebs s\u00eb madhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-03-19T20:19:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve","datePublished":"2014-03-19T20:19:25+00:00","dateModified":"2014-03-19T20:19:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/"},"wordCount":3285,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/","name":"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg","datePublished":"2014-03-19T20:19:25+00:00","dateModified":"2014-03-19T20:19:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_fishtes.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/at-gjergj-fishta-o-f-m-visar-shpirteror-i-shqiptareve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"At Gjergj Fishta O.F.M. visar shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13460"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13460"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13460\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}