{"id":13430,"date":"2014-03-02T14:54:25","date_gmt":"2014-03-02T13:54:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=586"},"modified":"2014-03-02T14:54:25","modified_gmt":"2014-03-02T13:54:25","slug":"apologjia-e-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/","title":{"rendered":"Apologjia e Ballkanit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Vdekja e Sokratit\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>ResPublica.al<\/strong> &#8211; BY <strong>FERID MUHIQ<\/strong>, <em>1 mars 2014<\/em><\/p>\n<p>Sokrati \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm n\u00eb Ballkan. N\u00ebse k\u00ebrkoni argumente, p\u00ebrfytyrojeni Sokratin n\u00eb Angli, ose n\u00eb Gjermani, ose n\u00eb Suedi. Sokrati \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht fenomen ballkanik; nj\u00eb instanc\u00eb endemike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Ballkani nj\u00eb rast endemik. T\u00eb t\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr krim ata q\u00eb u ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mir\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe; t\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb me vdekje ata q\u00eb u ke hapur dhe u ke ndri\u00e7uar mendjen, kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Ballkan. Sokrati, sipas profetes nga Delfi, e cila nuk kish gabuar asnj\u00ebher\u00eb, ishte \u201cm\u00eb i men\u00e7ur nd\u00ebr njer\u00ebz\u201d. Mendjen e tij plot bujari ua dhuronte t\u00eb gjith\u00ebve. Dijen e tij e k\u00ebmbente me miqt\u00eb dhe me armiqt\u00eb. Ai mbeti i varf\u00ebr, edhe pse e donin m\u00eb t\u00eb pasurit. Ai nuk arriti asnj\u00ebher\u00eb fuqi, ndon\u00ebse ishte i rrethuar nga m\u00eb t\u00eb fort\u00ebt. Dinte m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb arsimuarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e akuzonin se ishte i paarsimuar.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb i udh\u00ebzonte n\u00eb rrug\u00ebn e virtytit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u d\u00ebnua me vdekje me akuz\u00ebn se po prishte rinin\u00eb. Predikonte ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb Zoti t\u00eb vet\u00ebm me shum\u00eb pasion, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e d\u00ebnuan me vdekje p\u00ebr herezi dhe blasfemi. Mbrojtja e tij para gjykat\u00ebs, e njohur si \u201cApologjia e Sokratit\u201d, nuk e ndihmoi q\u00eb t\u2019i shmangej d\u00ebnimit me vdekje, por, nga ana tjet\u00ebr, e b\u00ebri t\u00eb pavdeksh\u00ebm! Shtrohet pyetja se kush e kishte akuzuar Sokratin? Bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tij, banor\u00ebt e qytetit ku kishte lindur, t\u00eb cilit i dha vul\u00ebn e urt\u00ebsis\u00eb dhe aur\u00ebn e virtytit! Nj\u00eb njeri i till\u00eb mund t\u00eb lindte vet\u00ebm n\u00eb Ballkan dhe vet\u00ebm n\u00eb Ballkan mund t\u00eb kishte k\u00ebt\u00eb fat.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se dymij\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, mbase p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb drejt\u00ebsie m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ose p\u00ebr shkak t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb virusit t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb, mallkimi i Sokratit goditi Ballkanin. Tashm\u00eb ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur akuza kund\u00ebr Ballkanit: e p\u00ebshtyjn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb primitivizmit, munges\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs dhe qytet\u00ebrimit; e akuzojn\u00eb se po prish t\u00eb rinjt\u00eb dhe pleqt\u00eb; se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cstreh\u00eb p\u00ebr heretik\u00ebt\u201d (refugium haereticorum); e ngarkojn\u00eb me blasfemi; e gjykojn\u00eb p\u00ebr krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ballkani, i cili n\u00eb fillim t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re quhej \u201cKopsa e bot\u00ebve\u201d (Catena mundi) \u2013 sepse v\u00ebrtet q\u00eb ka qen\u00eb qendra e bot\u00ebs, ku jan\u00eb bashkuar tre kontinentet e njohura, Afrika, Azia dhe Europa, duke bashkuar dijet e tyre m\u00eb t\u00eb larta, jo n\u00eb aspektin epigjenik, por drejt nj\u00eb sinteze origjinale dhe kreative \u2013 sot \u00ebsht\u00eb shpallur si guac\u00eb dhe WC e Europ\u00ebs! Nga kush akuzohet sot Ballkani? Pik\u00ebrisht prej asaj Europe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Ballkani \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm burim, por edhe delt\u00eb; jo vet\u00ebm alfa, por edhe omega, dhe i cili i ka dh\u00ebn\u00eb edhe emrin, p\u00ebrve\u00e7 urt\u00ebsis\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb, artit dhe virtytit, q\u00eb ajo i ka marr\u00eb po nga Ballkani!<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb Ballkani po shkruan \u201cApologjin\u00eb\u201d e tij, q\u00eb sipas logjik\u00ebs s\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb historike dhe precedentit t\u00eb Sokratit, nuk do gjykohet me liri. Por, sipas drejt\u00ebsis\u00eb historike dhe rr\u00ebfimit p\u00ebr Sokratin, Ballkani do ta siguroj\u00eb pavdek\u00ebsin\u00eb. Pikat kryesore t\u00eb \u201cApologjis\u00eb s\u00eb Ballkanit\u201d jan\u00eb fokusuar mbi akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me akuz\u00ebn e par\u00eb, q\u00eb Ballkani p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u00e7erdhe tradicionale primitivizmi dhe nj\u00eb zorr\u00eb qorre t\u00eb qytet\u00ebrimit, le t\u00eb kujtohemi se e ashtuquajtura filozofi per\u00ebndimore, shkenc\u00eb per\u00ebndimore, kultur\u00eb per\u00ebndimore, demokraci per\u00ebndimore, me nj\u00eb fjal\u00eb i gjith\u00eb qytet\u00ebrimi per\u00ebndimor buron drejtp\u00ebrdrejt nga Ballkani! Edhe Sokrati, edhe Platoni, edhe Aristoteli, edhe Soloni, edhe Perikliu, edhe Herodoti, edhe Tuqididi, edhe Sofokliu, edhe Fidia, edhe Euripidi, edhe Aleksandri bashk\u00eb me baban\u00eb e tij, Filipin, si dhe n\u00ebn\u00ebn, Olimpian, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Ballkan, dhe nuk kan\u00eb shkelur kurr\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Paris, n\u00eb Berlin apo n\u00eb Bruksel. N\u00eb fakt, k\u00ebto qytete, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb as q\u00eb kan\u00eb ekzistuar, as si m\u00ebhall\u00eb fshati nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur emri.<\/p>\n<p>Pa k\u00ebto emra dhe pa dy-treqind ballkanas t\u00eb tjer\u00eb, as q\u00eb do ekzistonte filozofia per\u00ebndimore, shkenca per\u00ebndimore, kultura per\u00ebndimore, demokracia per\u00ebndimore dhe qytet\u00ebrimi per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa bota nuk do ishte k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Madje edhe Zeusi, si dhe t\u00eb gjith\u00eb hyjnit\u00eb e tjera, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb malin Olimp, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit, e jo n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore. Gjith\u00e7ka q\u00eb ata din\u00eb sot e kan\u00eb m\u00ebsuar nga Ballkani. Nd\u00ebrsa tani kan\u00eb gjetur rastin t\u00eb akuzojn\u00eb Ballkanin p\u00ebr primitiviz\u00ebm, p\u00ebr munges\u00eb kulture dhe qytet\u00ebrimi, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar pa pik\u00eb turpi veprat e ballkanasve si realizime t\u00eb tyre. Vall\u00eb, askush nuk do i d\u00ebnoj\u00eb p\u00ebr shpifje dhe si plagjiator\u00eb t\u00eb paskrupullt!?<\/p>\n<p>Akuza e dyt\u00eb kapitale kund\u00ebr Ballkanit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dhun\u00ebn fetare dhe etnike, munges\u00ebn e toleranc\u00ebs, me brutalitetin, p\u00ebrndjekjet dhe krimet masive. Megjithat\u00eb, eksodi m\u00eb i madh dhe p\u00ebrndjekja t\u00ebr\u00ebsore n\u00eb historin\u00eb e njohur, e realizuar vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike dhe fetare, ka ndodhur n\u00eb vitin 1492 shum\u00eb larg nga Ballkani, n\u00eb Spanj\u00ebn e at\u00ebhershme, kur t\u00eb gjith\u00eb musliman\u00ebt dhe hebrenjt\u00eb ishin p\u00ebrz\u00ebn\u00eb. Ata q\u00eb nuk kishin nga t\u00eb shkonin, ose u vran\u00eb, ose u kryq\u00ebzuan. Musliman\u00ebt e kryq\u00ebzuar me dhun\u00eb, t\u00eb quajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pezhorative moriskos\u00eb, si dhe hebrenjt\u00eb e kryq\u00ebzuar me dhun\u00eb, t\u00eb quajtur maranos\u00eb, qen\u00eb p\u00ebrndjekur edhe 120 vite t\u00eb t\u00ebra m\u00eb pas: t\u00eb akuzuar p\u00ebr herezi dhe blasfemi; t\u00eb d\u00ebnuar pa asnj\u00eb faj; t\u00eb masakruar p\u00ebr\u00e7udsh\u00ebm e k\u00ebshtu me radh\u00eb. P\u00ebrfundimisht ishte l\u00ebshuar urdhri q\u00eb deri n\u00eb mars t\u00eb vitit 1612, ose do vriteshin, ose duheshin p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Mbret\u00ebria e Spanj\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb luft\u00ebrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore jan\u00eb zhvilluar p\u00ebr motive religjioze\/doktrinare, n\u00eb Ballkan mbizot\u00ebronte nj\u00eb atmosfer\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe paq\u00ebsore, rrjedhoj\u00eb e toleranc\u00ebs multifetare dhe multikulturore, e paprecedent\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, numri m\u00eb i madh i musliman\u00ebve dhe hebrenjve t\u00eb p\u00ebrndjekur, t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Spanja dhe nga vendet e tjera euro-per\u00ebndimore, gjet\u00ebn shp\u00ebtim dhe streh\u00eb bash n\u00eb Ballkan. Kishat, xhamit\u00eb, katedralet dhe sinagogat, ndryshe nga e gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr e Europ\u00ebs, n\u00eb Ballkan q\u00ebndronin pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, q\u00eb edhe sot d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Krimi m\u00eb i tmerrsh\u00ebm kolektiv, holokausti, nuk ka ndodhur n\u00eb Ballkan; as nuk \u00ebsht\u00eb planifikuar dhe as \u00ebsht\u00eb kryer nga ballkanasit. T\u00eb vras\u00ebsh miliona njer\u00ebz n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb projekti ideologjik, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb arsyes dhe q\u00ebllimeve t\u00eb larta, p\u00ebr ballkanasin kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb monstruoze! V\u00ebrtet \u00e7njer\u00ebzore! P\u00ebr ballkanasin vrasja njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndjenjash, emocionesh \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e arsyes. Vrasja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb \u00e7mendurie: vet\u00ebm nj\u00eb i \u00e7mendur i p\u00ebrkohsh\u00ebm (nga urrejtja, nga hidh\u00ebrimi!), nj\u00eb njeri pa arsye, q\u00eb ka dal\u00eb nga vetja, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb t\u00eb tmerrshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vrasja e njeriut. N\u00eb Ballkan, njeriu i arsyesh\u00ebm, njeriu q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vete, nuk do vriste kurr\u00eb nj\u00eb njeri. Llogoret e p\u00ebrqendrimit nuk jan\u00eb menduar nga ballkanasit, por nga anglez\u00ebt. Bomb\u00ebn atomike nuk e kan\u00eb hedhur ballkanasit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga themelimi i tij, duke filluar me Torkvemad\u00ebn dhe me pasuesin e tij Lojola, e deri ne fund t\u00eb tij, inkuizicioni ka gjykuar me vdekje dhe djegie me zjarr m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00ebmij\u00eb njer\u00ebz, dhe kjo vet\u00ebm p\u00ebr motive doktrinare, teorike. Si\u00e7 thuhet, nisur nga parimi! N\u00eb list\u00ebn e t\u00eb djegurve jan\u00eb gjetur mij\u00ebra njer\u00ebz kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve nuk ishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, dhe t\u00eb cil\u00ebt nuk i kishin b\u00ebr\u00eb kujt asnj\u00eb t\u00eb keqe \u2013 p\u00ebrve\u00e7se ishin t\u00eb mashtruar nga djalli! Prandaj, n\u00eb at\u00eb list\u00eb kishte edhe njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, pleq, gra, madje edhe f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb Ballkan nuk ka ekzistuar asnj\u00ebher\u00eb inkuizicioni; as q\u00eb ka qen\u00eb e mundur. Torkvemado dhe Lojola nuk kan\u00eb urryer ask\u00ebnd. Gjykimet e tyre nuk p\u00ebrmbanin di\u00e7ka t\u00eb ngjashme. Vdekja n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn me patjet\u00ebr duhet t\u00eb keni di\u00e7ka shum\u00eb personale.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb ballkanas i v\u00ebrtet\u00eb nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb vrisni nj\u00eb njeri ndaj t\u00eb cilit nuk ndjeni asgj\u00eb personale! N\u00ebse nuk e urreni, si mund ta vrisni!? Njeriu nuk vritet thjesht, ashtu si\u00e7 theret delja ose pula! Kur njeriu vritet p\u00ebr kot, kur ekzekutohet p\u00ebr kot, ai p\u00ebr\u00e7mohet, i mohohet e gjith\u00eb njer\u00ebzorja! T\u00eb pakt\u00ebn i vrari meriton pak respekt nga vras\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb mos ekzekutohet si dele apo si pul\u00eb! Vdekja e tij \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai degradohet si njeri, n\u00ebse vras\u00ebsi nuk ka ndjer\u00eb asgj\u00eb ndaj tij \u2013 as urrejtje, as hidh\u00ebrim, as pik\u00ebllim, as leht\u00ebsim, as vuajtje, as pendim! Thjesht asgj\u00eb. Vet\u00ebm ai q\u00eb urren ka nj\u00eb shtys\u00eb mjaft t\u00eb fort\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb arsyeshme \u2013 p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Vet\u00ebm urrejtja \u00ebsht\u00eb motivi i pranuar i ballkanasve p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb njeri ose me dhjet\u00ebra.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kujtohemi&#8230; Por, edhe Ballkani ka historin\u00eb e tij t\u00eb p\u00ebrgjakshme, dhe n\u00eb Ballkan lul\u00ebzon e harlisur lulja e krimit, n\u00ebse na kujtohen fjal\u00ebt e Baudelaire-t. N\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb e akuzon Ballkanin p\u00ebr brutalitet, p\u00ebr krime masive dhe luft\u00ebra t\u00eb rrepta, vrasja e njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksion aseptik, deratizim, nj\u00eb lloj p\u00ebrdorimi sistematik i herbicideve, ku n\u00eb vend t\u00eb minjve dhe barit, vuajn\u00eb qeniet njer\u00ebzore, t\u00eb degraduara n\u00eb minj dhe bar! Aksione t\u00eb tilla vrasjesh, n\u00eb thelbin e tyre m\u00eb t\u00eb thell\u00eb jan\u00eb t\u00eb organizuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale; jan\u00eb t\u00eb planifikuara n\u00eb aspektin logjistik; t\u00eb motivuara ideologjikisht; jan\u00eb t\u00eb justifikuara nga aspekti doktrinar \u2013 e th\u00ebn\u00eb shkurt, jan\u00eb \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb personale\u201d thon\u00eb planifikuesit, por edhe ekzekutuesit, dhe k\u00ebt\u00eb e thon\u00eb pa emocione, nuk u dridhen duart; zemra nuk rreh e \u00e7ak\u00ebrdisur. Ata flen\u00eb t\u00eb qet\u00eb, pa ankthe dhe pa brejtje nd\u00ebrgjegjeje. Ky \u00ebsht\u00eb lloji m\u00eb i lig i krimit: krimi pa urrejtje! Ekzekutimi versus vrasja. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, n\u00eb Ballkan dhe p\u00ebr ballkanasin, \u00e7do gjest \u00ebsht\u00eb vetjak, me emocion. Mbase Ballkani \u00ebsht\u00eb vendi i fundit n\u00eb t\u00eb cilin ekziston akoma apejroni i fundit autentik antropologjik, ajo protoplazm\u00eb, ai brum\u00eb primordial (i kryehersh\u00ebm) n\u00eb t\u00eb cilin ruhet akoma bashk\u00ebsia burimore e t\u00eb gjitha elementeve nga t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb gatuar njeriu.<\/p>\n<p>Prandaj dhe ballkanasi \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrt me Sokratin, sepse ai nuk ishte gjykuar me vdekje p\u00ebr motive ideologjike, as p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb mospajtimi intelektual nd\u00ebrmjet tij dhe akuzuesve, si\u00e7 pohohet aq shpesh dhe gabimisht! Pik\u00ebrisht p\u00ebr arsyen se nj\u00eb pjes\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Athin\u00ebs, ballkanas n\u00eb eshtra e n\u00eb shpirt, thjesht nis\u00ebn ta urrenin Sokratin. Prej vitesh u kishte llomotitur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb: me vendosm\u00ebri dhe k\u00ebmb\u00ebngulje gjakonte t\u2019u d\u00ebshmonte se sa t\u00eb pavler\u00eb jan\u00eb dhe \u00e7far\u00eb jete t\u00eb padenj\u00eb e t\u00eb zbraz\u00ebt jetojn\u00eb. Sepse ua kishte sjell\u00eb n\u00eb maje t\u00eb hund\u00ebs! Prandaj kishin z\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebshp\u00ebritnin: \u201cAman, edhe ai Sokrati! Kur do shp\u00ebtojm\u00eb prej tij!?\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, prej Sokratit nuk kishte shp\u00ebtim, edhe n\u00eb mosh\u00ebn 70-vje\u00e7are, duke qen\u00eb sh\u00ebndosh si lisi, nj\u00eb asket i v\u00ebrtet\u00eb, rezistues karshi diellit dhe acarit, i pavarur nga t\u00eb gjith\u00eb dhe i k\u00ebnaqur me at\u00eb pak q\u00eb kishte, ai p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim q\u00eb mund t\u00eb zgjaste: nuk i shihej fundi, mund t\u00eb hante inat edhe p\u00ebr 100 vjet me radh\u00eb! Nd\u00ebrkaq, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, 50 vite rrumbullak, Sokrati v\u00ebrtet hante inat: nuk donte t\u2019i linte t\u00eb qet\u00eb njer\u00ebzit, u kishte ardhur n\u00eb maje t\u00eb hund\u00ebs. Gjysma e athinasve filluan t\u00eb mos dilnin n\u00eb Agor\u00eb, n\u00eb sheshin e qytetit \u2013 i rrinin larg si djalli temjanit.<\/p>\n<p>Nuk u interesonte as e v\u00ebrteta, as mir\u00ebsia, as shpirti, por vet\u00ebm parat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai, pik\u00ebrisht p\u00ebr para nuk i linte t\u00eb hapnin goj\u00eb. Iu lut\u00ebn, i t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen, u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb ta korruptonin dhe n\u00eb fund e k\u00ebrc\u00ebnuan. Por \u00e7do gj\u00eb qe e kot\u00eb. Madje edhe kur u d\u00ebnua me vdekje, i dhan\u00eb 30 dit\u00eb afat, derisa t\u00eb kthehej anija nga ishulli i shenjt\u00eb \u2013 t\u00eb ikte, t\u2019i mbyllnin syt\u00eb, t\u00eb shkonte vullnetar n\u00eb syrgjyn; ata do kujdeseshin q\u00eb ai t\u00eb jetonte si mbret. Por, jo dhe jo! A e donte me patjet\u00ebr gjykimin me vdekje prej tyre? Sigurisht q\u00eb e donte! N\u00eb Ballkan nuk kishte shteg tjet\u00ebr. Aniti, Meleti dhe prokuror\u00ebt e tjer\u00eb ndjenin urrejtje personale ndaj tij dhe ky ishte nj\u00eb rast ideal q\u00eb ta kuror\u00ebzonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ballkanike: me vdekje.<\/p>\n<p>Meq\u00eb nuk b\u00ebnte asnj\u00eb d\u00ebm serioz dhe nuk i rebelonte njer\u00ebzit, n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr Sokrati do e kalonte me ndonj\u00eb qortim dhe me nj\u00eb d\u00ebnim n\u00eb t\u00eb holla. Por, n\u00eb Ballkan, edhe kund\u00ebrvajtja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb falet n\u00ebse nuk ekziston urrejtja personale. Kurse n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs d\u00ebnohet kund\u00ebrvajtja, jo personaliteti. Madje edhe kund\u00ebrvajtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda mund t\u00eb kalojn\u00eb me qortime ose me ndonj\u00eb d\u00ebnim n\u00eb para, deri edhe \u00e7rregullimet relativisht beninje t\u00eb rendit dhe qet\u00ebsis\u00eb publike, si n\u00eb rastin e Sokratit, mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me d\u00ebnim me vdekje. N\u00eb Ballkan gjykohet personi, jo kund\u00ebrvajtja. Edhe d\u00ebnimi n\u00eb Ballkan nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim, por hakmarrje. Nd\u00ebrsa amnistia nuk \u00ebsht\u00eb amnisti, por falje!<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu mund ta nd\u00ebrpresim k\u00ebt\u00eb apologji p\u00ebr Ballkanin, edhe pse potencialisht nuk ka fund. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vet\u00ebm sa p\u00ebrmend\u00ebm an\u00ebn m\u00eb t\u00eb lig\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, pra edhe t\u00eb ballkanasve \u2013 vrasjen e njer\u00ebzve. Sa e gjat\u00eb dhe e madhe do ishte kjo apologji p\u00ebr Ballkanin n\u00ebse do b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat e bukura: p\u00ebr dashurin\u00eb, but\u00ebsin\u00eb, miq\u00ebsin\u00eb! \u2013 fenomene q\u00eb n\u00eb Ballkan arrijn\u00eb proporcione dhe intensitet t\u00eb lart\u00eb dhe nuk mund t\u00eb krahasohen me asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb! Por, edhe Apologjia e Madhe e Ballkanit, kur t\u00eb ulet n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari para prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve, nuk do ndryshoj\u00eb shum\u00eb; sepse as kjo apologji e vog\u00ebl, as Apologjia e Madhe nuk do jen\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen akuzat kund\u00ebr Ballkanit, sikund\u00ebr nuk ka mjaftuar as \u201cApologjia e Sokratit\u201d p\u00ebr t\u00ebrheqjen e akuzave kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Sado q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pabaza, t\u00eb sforcuara, t\u00eb pabesueshme, k\u00ebto akuza kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, nga njer\u00ebz t\u00eb gjall\u00eb, real\u00eb, n\u00eb adres\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu real, t\u00eb gjall\u00eb! Edhe akuzat kund\u00ebr Ballkanit jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta: ato jan\u00eb akuza plot ndjenj\u00eb. Baza e tyre e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzierja e urrejtjes dhe zilis\u00eb, e superioritetit t\u00eb rrem\u00eb dhe inferioritetit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Dhe, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, k\u00ebto akuza, me argumentimin e tyre t\u00eb papranuesh\u00ebm racional, por me q\u00ebllimin e keq irracional dhe t\u00eb sinqert\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten e t\u00eb shtohen, aq m\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm do e b\u00ebjn\u00eb Ballkanin, nj\u00ebsoj si akuzat kund\u00ebr Sokratit, q\u00eb nga ana racionale jan\u00eb t\u00eb paargumentuara, por t\u00eb motivuara nga m\u00ebria dhe smira. Ato e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm Sokratin.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga www.shenja.mk<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ResPublica.al &#8211; BY FERID MUHIQ, 1 mars 2014 Sokrati \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm n\u00eb Ballkan. N\u00ebse k\u00ebrkoni argumente, p\u00ebrfytyrojeni Sokratin n\u00eb Angli, ose n\u00eb Gjermani, ose n\u00eb Suedi. Sokrati \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht fenomen ballkanik; nj\u00eb instanc\u00eb endemike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Ballkani nj\u00eb rast endemik. T\u00eb t\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr krim ata q\u00eb u ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mir\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Apologjia e Ballkanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Apologjia e Ballkanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ResPublica.al &#8211; BY FERID MUHIQ, 1 mars 2014 Sokrati \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm n\u00eb Ballkan. N\u00ebse k\u00ebrkoni argumente, p\u00ebrfytyrojeni Sokratin n\u00eb Angli, ose n\u00eb Gjermani, ose n\u00eb Suedi. Sokrati \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht fenomen ballkanik; nj\u00eb instanc\u00eb endemike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Ballkani nj\u00eb rast endemik. T\u00eb t\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr krim ata q\u00eb u ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mir\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-03-02T13:54:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Apologjia e Ballkanit\",\"datePublished\":\"2014-03-02T13:54:25+00:00\",\"dateModified\":\"2014-03-02T13:54:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/\"},\"wordCount\":2756,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/\",\"name\":\"Apologjia e Ballkanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg\",\"datePublished\":\"2014-03-02T13:54:25+00:00\",\"dateModified\":\"2014-03-02T13:54:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Apologjia e Ballkanit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Apologjia e Ballkanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Apologjia e Ballkanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"ResPublica.al &#8211; BY FERID MUHIQ, 1 mars 2014 Sokrati \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm n\u00eb Ballkan. N\u00ebse k\u00ebrkoni argumente, p\u00ebrfytyrojeni Sokratin n\u00eb Angli, ose n\u00eb Gjermani, ose n\u00eb Suedi. Sokrati \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht fenomen ballkanik; nj\u00eb instanc\u00eb endemike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Ballkani nj\u00eb rast endemik. T\u00eb t\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr krim ata q\u00eb u ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mir\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-03-02T13:54:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Apologjia e Ballkanit","datePublished":"2014-03-02T13:54:25+00:00","dateModified":"2014-03-02T13:54:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/"},"wordCount":2756,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/","name":"Apologjia e Ballkanit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg","datePublished":"2014-03-02T13:54:25+00:00","dateModified":"2014-03-02T13:54:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/socrates_death.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/apologjia-e-ballkanit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Apologjia e Ballkanit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13430"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13430"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13430\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}