{"id":1341,"date":"2012-01-25T22:34:20","date_gmt":"2012-01-25T21:34:20","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1341"},"modified":"2012-01-25T22:34:20","modified_gmt":"2012-01-25T21:34:20","slug":"perkushtim-trondites-per-11-shtatorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/","title":{"rendered":"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Bashk\u00ebbisedim me shkrimtarin Skifter K\u00ebllici, rreth romanit t\u00eb tij \u201cShtatori i gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, me tem\u00eb shqiptaro-amerikane<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Pierre &#8211; Pandeli Simsia<\/strong>, <em>Nju Jork<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb p\u00ebrvjetorin e 10-t\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb 11 shtatorit 2001 n\u00eb Nju Jork, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn humb\u00ebn jet\u00ebn rreth 3000 njerez, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedevukaj, shkrimtari Skifter K\u00ebllici u paraqitet lexuesve me romanin e tij t\u00eb ri, \u201dShtatori i gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, kushtuar k\u00ebsaj tragjedie, i cili ka t\u00ebrhequr vemendjen e lexuesve dhe kritik\u00ebve p\u00ebr origjinalitetin e tem\u00ebs dhe nivelin e tij artistik.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shkrimtari Skifter K\u00eblli\u00e7i\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Shkrimtari Skifter K\u00eblli\u00e7i<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto vecori jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje n\u00eb promovimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb koh\u00ebt e fundit n\u00eb mjediset e MTKRS n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Kish\u00eb e Zoj\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb Nju Jork dhe n\u00eb Bibliotek\u00ebn publike t\u00eb Uorcesterit, qytet pran\u00eb Bostonit, recensionet e botura n\u00eb shtypin shqiptar, t\u00eb ribotuara edhe n\u00eb internet, n\u00eb t\u00eb cilat shkrimtar\u00eb, studiues t\u00eb njohur dhe lexues shqiptar\u00eb kan\u00eb n\u00eb dukje vlerat e k\u00ebtij romani, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb nga veprat letrare m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim me shkrimtarin Skifter K\u00ebllici do t\u00eb ndalemi n\u00eb disa nga vecorit\u00eb e k\u00ebtij romani:<\/p>\n<p>&#8211; Skifter, q\u00eb nga viti 2001, i ndodhur n\u00eb Amerik\u00eb, ti ke shkruar disa romane q\u00eb kam pasur rast t\u2019i lexoj, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u201cFestivali i 11-t\u00eb\u201d, \u201dTirani ngrihet nga varri\u201d, \u201cT\u00eb korruptuarit\u201d, vec shkrimeve t\u00eb gjata dosier\u00eb p\u00ebr c\u00ebshtje t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, historis\u00eb gjuh\u00ebs dhe sportit, n\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe diaspor\u00eb. Dhe ja, vet\u00ebm 10 vjet pas tragjedis\u00eb s\u00eb 11 shtatorit n\u00eb Kullat Binjake t\u00eb Nju Jorkut ti boton nj\u00eb roman q\u00eb i kushtohet k\u00ebsaj ngjarjeje\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Pak a shum\u00eb nj\u00eb pyetje e till\u00eb, zoti Simsia, m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb edhe n\u00eb intervista t\u00eb tjera. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ideja p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb roman kushtuar tragjedis\u00eb s\u00eb 11 shtatorit m\u00eb lindi q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen e asaj dite t\u00eb trisht\u00eb, kur ndodhesha n\u00eb Terminalin B t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkom\u00ebtar Logan t\u00eb Bostonit, nga ku u nis\u00ebn terrorist\u00ebt arab\u00eb q\u00eb rr\u00ebmbyen dy avion\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt godit\u00ebn kullat binjake t\u00eb Nju Jorkut, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb menj\u00ebh\u00ebr\u00eb pas k\u00ebtij atentati me p\u00ebrmasa t\u00eb llahtarshme Bin Ladeni deklaroi bot\u00ebrisht se ishte Al Kaeda,organizata terroriste drejtuar prej tij, q\u00eb kishte planifikuar dhe send\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb atentat, si dhe atentatet e tjera po at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Pentagon dhe Pensilvani.<\/p>\n<p>Por kjo ide mbeti e mjegulluar, megjith\u00ebse ato dit\u00eb dhe m\u00eb pas kam lexuar rregullisht gazetat amerikane q\u00eb vinin n\u00eb aeroportin e m\u00ebsip\u00ebrm, ku punoja s\u00eb bashku me gruan time, Natasha. Dhe, ndon\u00ebse u njoha me shum\u00eb holl\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij atentati si dhe me jet\u00ebn e band\u00ebs s\u00eb terrorist\u00ebve, t\u00eb kryesuar nga Mumahet Ata, arkitekt 25 -vjecar egjiptian, diplomuar n\u00eb Kairo dhe specilaizuar edhe n\u00eb Gjermani, prap\u00eb se prap\u00eb nuk arrita t\u00eb gjeja nj\u00eb pik\u00eb lidhjeje q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurja kompozicionin e romanit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shkrimtari Skifter K\u00eblli\u00e7i\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici_pierre_pandeli_simsia.jpg\" alt=\"\" width=\"450\" \/><em>Shkrimtari Skifter K\u00eblli\u00e7i dhe Pierre-Pandeli Simsia<\/em><\/p>\n<p>&#8211; Dhe mbase k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lidhjeje e gjete tek tre shqiptat\u00ebt q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb rr\u00ebnojat e kullave binjake?<\/p>\n<p>&#8211; Pik\u00ebrisht. Por u desh t\u00eb vinte viti 2004, kur lexova librin e mrekulluesh\u00ebm \u201cShqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs\u201d, t\u00eb publicistit t\u00eb njohur Vehbi Bajrami, sot editor i gazet\u00ebs shqiptaro-amerikane q\u00eb botohet n\u00eb Nju Jork, i cili u kishte kushtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr portrete t\u00eb goditura tre bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj q\u00eb at\u00eb dit\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb rr\u00ebnojat e k\u00ebtyre kullave. Pik\u00ebrisht ata, pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga kullat binjake, u b\u00ebn\u00eb nga p\u00ebrsonazhet kryesore t\u00eb k\u00ebtij romani.<\/p>\n<p>&#8211; Mos ndoshta, Skifter, s\u00eb bashk\u00eb me ta edhe nj\u00eb personazh tjet\u00ebr, me emrin Sokol Kama, i cili,para se t\u00eb emigronte n\u00eb Amerik\u00eb, kishte qen\u00eb gazetar n\u00eb RTVSH dhe nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb kujton autorin e romanit?\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Esht\u00eb pak a shum\u00eb k\u00ebshtu, Simsia. Prapa Sokol Kam\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, fshihet autori i romanit, pra un\u00eb. Puna n\u00eb aeroporti e Bostonit m\u00eb dha mundesi t\u00eb njihesha me shum\u00eb fakte e ngjarje q\u00eb jam munduar t\u2019i pasqyroj n\u00eb kapitujt e tij.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb roman t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb sidomos episodet n\u00eb nj\u00ebrin nga avion\u00ebt, ku ndodhen pes\u00eb terrorist\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Muhamet Ata, q\u00eb ti p\u00ebrmende m\u00eb sip\u00ebr. Ato jan\u00eb nga faqet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb romanit , q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthyer me ankth dhe tension dramatik, me monolog\u00eb e retrospektiva t\u00eb terrorist\u00ebve, ku zb\u00ebrthehet gjendja e tyre shpirt\u00ebrore, si fondamentalist\u00eb fanatik\u00eb islamik\u00eb q\u00eb sakrifikojn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr \u201cxhihadin\u201d, pra p\u00ebr luft\u00ebn e shenjt\u00eb, por edhe dilem\u00ebn e ndonjerit prej, tyre, sidomos Abdylit,f shatar naiv, se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pas vdekje s\u00eb tij dhe shok\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb tij terrorist\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb atentat, sipas premtimeve q\u00eb u jepte Bin Ladeni, shpirtrat e tyre do t\u00eb shkonin n\u00eb parajs\u00eb. A ka baz\u00eb reale m\u00ebnyra se si ti ke p\u00ebrshkruar dinamik\u00ebn e rr\u00ebmbimit t\u00eb avion\u00ebve prej tyre?<\/p>\n<p>&#8211; Pyetja, pas k\u00ebtyre vler\u00ebsimeve p\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb falenderoj, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, sepse, c\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, asnj\u00eb nga terrorist\u00ebt , por edhe udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb 11 shtatorit ndodheshin n\u00eb avion\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt fluturonin sipas itinerarive t\u00eb tyre t\u00eb zakonshme, nuk jan\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmonin si ndodhi kjo tragjedi. Por kuptohet se terrorist\u00ebt nuk dep\u00ebrtuan nga pika e kontrollit t\u00eb terminalit B, (check point), me revolver\u00eb, bomba dore, apo me thika t\u00eb gjata. Kurrsesi!\u2026 Por,cudit\u00ebrisht, n\u00eb rregulloren e hartuar nga Administrata e Federale e Aviacionit,(FAA) dhe miratuar nga Byroja Federale e Investigimit (FBI), pasagj\u00ebr\u00ebt lejoheshin t\u00eb kalonin nga k\u00ebto pika me brisqe m\u00eb t\u00eb vogla se p\u00ebrmasat e fotove q\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb gjoks punonj\u00ebsit e aeroporteve, si dhe me shishe pijesh dhe tubeta metalike deodorant\u00ebsh. Po a nuk kthehet n\u00eb arm\u00eb nj\u00eb brisk sado i vog\u00ebl q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb shpoj\u00eb gryk\u00ebn,t\u00eb t\u00eb q\u00ebrroj\u00eb syt\u00eb ,nj\u00eb shishe me pije, a nuk shnd\u00ebrrohet n\u00eb arm\u00eb vdekjeprur\u00ebse, po t\u00eb t\u00eb bjer\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb kok\u00eb, po ashtu edhe po ti thyesh gryk\u00ebn, a nuk b\u00ebh\u00ebt arm\u00eb vdektare? Po k\u00ebshtu tubetat e deordorant\u00ebve a nuk mund t\u00eb mbushen me l\u00ebnd\u00eb q\u00eb t\u00eb djegin syt\u00eb? Ja pra me cilat arm\u00eb dy ose tre terrorist\u00eb mb\u00ebrthyen stjuartesat duke k\u00ebrc\u00ebnuar pastaj udh\u00ebtar\u00ebt se n\u00eb rast se do t\u00eb kund\u00ebrshtnin, do t\u2019i thernin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt u sul\u00ebn me dredhi n\u00eb kabinat e pilotimit, vran\u00eb pilot\u00ebt, mashtruan udh\u00ebt\u00ebr\u00ebt e llahatarisur se po i kthenin avion\u00ebt n\u00eb Boston,nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i drejtuan ata drejt dy kullave, duke i kthyer n\u00eb predha t\u00eb llahtarshme ekplozive.<\/p>\n<p>&#8211; Pra, terrorist\u00ebt, Skifter, kan\u00eb vepruar pik\u00ebrisht ashtu sic i p\u00ebrshkruan ti n\u00eb kapitujt romanit.<\/p>\n<p>&#8211; Pik\u00ebrisht ashtu, sepse nuk ka pasur asnj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr q\u00eb ata t\u00eb rr\u00ebmbenin avion\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb roman, vec linj\u00ebs s\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb avion\u00ebve z\u00ebn\u00eb vend dhe linja t\u00eb tjera, si dashuria e gazetarit t\u00eb CNN-s\u00eb, Stiv Ferguson, me stjuartes\u00ebn Xhaklin\u00eb Kramer,t \u00eb cil\u00ebt do t\u00eb b\u00ebnin dasm\u00eb m\u00eb 16 shtator 2001 dhe ku do t\u00eb ishin t\u00eb ftur edhe miqt\u00eb shqiptar\u00eb, das\u00ebm q\u00eb nuk u b\u00eb,s epse Zhaklina mbeti e vdekur pas p\u00ebrplasjes s\u00eb avion\u00ebve n\u00eb kullat binjake, d\u00ebshira e flakt\u00eb e kosovarit Besim Vokshi, grudasit Rrok Cemi dhe arb\u00ebreshit Marko Muzaka, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb kheheshin n\u00eb viset ku ishin lindur e rritur, q\u00eb mbeti \u00ebnd\u00ebrr,s epse edhe ata mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb g\u00ebrmadhat e kullave,k und\u00ebrtit\u00eb e Sokol Kam\u00ebs me manaxherin Gerri Minke, lidhur me trajtimin e punonj\u00ebsve t\u00eb Sigurimit t\u00eb aeroportit,p\u00ebr shkak t\u00eb pagesave t\u00eb ulta t\u00eb kompanive private q\u00eb i administronin\u2026 Nga sa duket k\u00ebtu e v\u00ebrteta jet\u00ebsore g\u00ebrsh\u00ebtohet m\u00eb trillimin letrar.<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht. Romani u kushtohet tre bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb m\u00eb\u00ebsip\u00ebrm ,por, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsim ideo-artistik, dy prej tyre i kam z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb kosovar dhe arb\u00ebresh, duke zgjeruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjeografin\u00eb e m\u00ebrgimit t\u00eb shqiptar\u00ebve ,sepse n\u00eb kullat binjak\u00eb , c\u2019\u00ebsht\u00eb e verteta, punonin shqiptar\u00eb nga vise t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqiq\u00ebris\u00eb etnike dhe arb\u00ebresh\u00eb. Dasma e Stivit dhe Zhaklin\u00ebs \u00ebsht\u00eb elememt i sajuar, por sidoqoft\u00eb personazhi i Stivit bazohet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: p\u00ebr pun\u00ebn e guximshme t\u00eb shqiptarit Rrok Camaj q\u00eb pastronte qelqet e dritareve n\u00eb katet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb kullav\u00eb binjake, edhe mbi re, ku e rrihnin rrezet e diellit, nd\u00ebrsa posht\u00eb tyre n\u00eb rrug\u00ebt e Nju Jorkut binte shi i rr\u00ebmbyesh\u00ebm, kan\u00eb shkruar gazeta amerikane, nd\u00ebr t\u00eb cilat edhe \u201cNju Jork Tajmsi\u201d. Sa p\u00ebr kund\u00ebrtit\u00eb e Sokolit me manexherin amerikan, Minke, ato bazohen n\u00eb ngjarje t\u00eb jetuara. Edhe sot kompanit\u00eb private t\u00eb Sigurimit t\u00eb Aeroportit Logan n\u00eb Boston i paguajn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e tyre pak, megjith\u00eb sugjerimin e e drejtoris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb k\u00ebtij aeroporti,q\u00eb pagat e tyre t\u00eb rriten.<\/p>\n<p>&#8211; Vec terrorist\u00ebve arab\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, megjith\u00ebse ngjarjet e romanit zhvillohen kryesisht n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, dhe me nj\u00eb intensitet rreqeth\u00ebs, sa nuk t\u00eb b\u00ebhet ta l\u00ebshosh roman nga dora, deri sa t\u00eb arrish n\u00eb faqen e fundit, jan\u00eb tipizuar mir\u00eb artistikisht, si q\u00ebnie nj\u00ebr\u00ebzore t\u00eb prekshme, t\u00eb kristalizuara, vecan\u00ebrisht Muhamet Ata, ti ke arritur t\u00eb tipizosh si p\u00ebrsonazh edhe Bin Ladenin, q\u00eb shfaqet n\u00ebp\u00ebrmjet kujtimeve t\u00eb Muhamet At\u00ebs dhe Abdulit dhe n\u00eb nj\u00eb episod nga fundi i romanit, kur ai diku n\u00eb rrafshnaltat e Afganistanit,njofton taleban\u00ebt dhe fondamentalist\u00ebt q\u00eb st\u00ebrviten n\u00eb kampet e Al Kaed\u00ebs p\u00ebr rr\u00ebzimin e kullave binjake dhe vdekjen e e mij\u00ebra njer\u00ebzve,ngadhnjim i rrem\u00eb, t\u00eb cilit ti i kund\u00ebrv\u00eb shfaqjen e p\u00ebrfytyrimit Muhametit si n\u00eb zhgjend\u00ebrr q\u00eb e d\u00ebnon at\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt mizor, i cili shkon ndesh me m\u00ebsimet e Islamit dhe Kuranit.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb vjen mir\u00eb, zoti Simsia, p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrcaktime, sepse ky ka qen\u00eb edhe q\u00ebllimi im duke trajtuar k\u00ebt\u00eb personazh satanik.<\/p>\n<p>&#8211; Aq me tep\u00ebr, Skifter, q\u00eb disa jav\u00eb pasi lexoja romanin t\u00ebnd, si t\u00eb ndillje vdekjen e tij, ndodhi q\u00eb forcat amerikane, me nj\u00eb aksion t\u00eb befasish\u00ebm e zhduk\u00ebn at\u00eb fizikisht n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb diku pran\u00eb Islamabadit,k ryeqytetit t\u00eb Pakistanit. Pra, pik\u00ebrisht n\u00eb 10-vjetorin e tragjedis\u00eb dhe botimit t\u00eb romanit \u201cShtatori i gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb madhe\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Dhe taman at\u00eb dit\u00eb q\u00eb Bin Ladeni u vra, disa shok\u00eb shqiptar\u00eb, madje nga vende t\u00eb tjera ku jetojn\u00eb, Itali, Gjermani e Kanada, m\u00eb telefonuan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb North Kuinci, pran\u00eb Bostonit, ku jetoj, dhe u shpreh\u00ebn pak a shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u shprehe ti.<\/p>\n<p>&#8211; Romani \u201cShtatori i gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, nuk p\u00ebrb\u00ebn thjesht ngritjen n\u00eb art t\u00eb k\u00ebsaj tragjedie mbar\u00ebbot\u00ebrore, pra p\u00ebrshkrimin e dinamik\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn vepruan terrorist\u00ebt e udhezuar nga Bin Ladeni, p\u00ebr t\u00eb goditur dhe asgj\u00ebsuar kullat binjake e bashk\u00eb t\u00eb to edhe njer\u00ebzit q\u00eb punonin atje. Ky roman \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb histori e ballafaqimit t\u00eb dy bot\u00ebve- krisht\u00ebrimit dhe islamizmit n\u00eb shekuj, q\u00eb z\u00eb fill me kryqzatat, t\u00eb cilat, me synimin p\u00ebr t\u00eb cliruar viset ku kishte lindur, predikuar dhe vdekur Jezu Krishti, p\u00ebrfunduan jo rrall\u00eb n\u00eb plackitje, p\u00ebrdhunime, vrasje dhe pushtime t\u00eb viseve muhamedane, duke shkaktuar urretjen e popullsive arabe kund\u00ebr evropian\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Pik\u00ebrisht k\u00ebshtu. N\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrqendrohesha vet\u00ebm n\u00eb operacionin e kryer nga terrorist\u00ebt me rr\u00ebmbimin e avion\u00ebve dhe shnd\u00ebrrimin e tyre n\u00eb predha, p\u00ebr t\u00eb goditur dhe rr\u00ebzuar kullat binjake, do t\u00eb kisha shkruar nj\u00eb novel\u00eb me 40-50 faqe. Por fakti \u00ebsht\u00eb se Bin Ladeni, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb mashtroj\u00eb besimtar\u00ebt islam\u00eb me b\u00ebmat e kryera nga kryqtar\u00ebt n\u00eb shekujt e larg\u00ebt t\u00eb Mesjetes,gjeti mb\u00ebshtetje pik\u00ebrisht te element\u00eb fondamentalist\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb vendet arabe, por edhe n\u00eb vendet perendimore, q\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe deri sot t\u00eb shpall\u00eb \u201cxhihadin\u201d, pra luft\u00ebn e shenjt\u00eb kund\u00ebr krisht\u00ebrimit,me fjal\u00eb tjera, kund\u00ebr bot\u00ebs perendimore dhe kryesisht Satanait t\u00eb madh, Amerik\u00ebs. Pra, hakmarrjen ndaj tyre p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqiat q\u00eb i ka sjell\u00eb dhe po i sjell sipas tyre krisht\u00ebrimi islamizmit. Por dihet se ky \u00ebsht\u00eb justifikim i pathemelt\u00eb, sepse po t\u00eb isht\u00eb k\u00ebshtu Bin Ladeni dhe pasuesit e tij fondamentalist\u00eb do t\u00eb gjenin mb\u00ebshtetje n\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb myslimat\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka ndodhur e kund\u00ebrta.K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri vrasja e tij, q\u00eb nuk solli zem\u00ebrim, indinjat\u00eb n\u00eb vendet myslimane, sepse besimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb islamik\u00eb nuk mund t\u00eb pajtohe\u00ebshin kurr\u00eb me metodat terroriste, q\u00eb p\u00ebrdori ai p\u00ebr t\u00eb luftuar gjoja t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb \u2013krisht\u00ebrimin. Ata nuk u pajtuan as me pasojat e 11 shtatorit, q\u00eb soll\u00ebn shkat\u00ebrrimin e kullave binjak\u00eb dhe vdekjen e rreth 3000 njerzve t\u00eb pafajsh\u00ebm,p\u00ebrkundrazi i d\u00ebnuan ato.<\/p>\n<p>Duke u ndalur t\u00eb k\u00ebto fakte historike kornizat romanit vetevetiu jan\u00eb zgjeruar duke marr\u00eb deri-diku edhe karakter enciklopedik. Dhe kjo ia shton vlerat romanit. Si pasoj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb kritik\u00eb, studiues ,shkrimtar\u00eb n\u00eb promovimet, ose n\u00eb shkrimet e botuara n\u00eb shtyp,sic e p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, kan\u00eb n\u00eb dukje vlerat e k\u00ebtij romani. Studiuesja dhe poetja pr. Klara Kodra ,e ka cil\u00ebsuar roman me tem\u00eb krejt t\u00eb re, q\u00eb pasuron let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb, aq me tep\u00ebr nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb kompozicioni modern q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi autorit t\u2019i paraqes\u00eb ngjarjet me zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi dhe intensitet t\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dramatik.<\/p>\n<p>Pr .dr Agron Fico v\u00eb n\u00eb dukje se personazhet shqiptare, Besim Vokshi, Rrok Cami, arb\u00ebreshi Mark Muzaka, kan\u00eb vecorit\u00eb e tyre q\u00eb i dallojn\u00eb, por edhe q\u00eb i bashkon dashuria p\u00ebr atdheun,ku presin t\u00eb kthehen nj\u00eb dit\u00eb sa m\u00eb par\u00eb. Pr.dr Eshref Ymeri vecon faktin se nj\u00eb ngjarje e till\u00eb kryesisht brenda nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebrkonte, vec t\u00eb tjerash, nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb figurshme,dinamike s\u00eb cil\u00ebs autori K\u00ebllici ia ka arritur me sukes. Publicisti Fuat Memeli, duke u ndalur te gjuha e romanit n\u00ebnvizon prirjen e autorit p\u00ebr ta pasuruar at\u00eb me fjal\u00eb te reja dhe t\u00eb rralla.\u201dPolitologu kosovar, Prof.dr. Mehdi Hyseni, n\u00eb nj\u00eb recension t\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cMetropol\u201d dhe t\u00eb ribotuar edhe n\u00eb rrjete t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb internet, t\u00eb cilin e ka ribotuar edhe n\u00eb gazet\u00ebn amerikane \u201cNe\u00eb Blaze\u201d, nga ana tjet\u00ebr thekson se se ky roman \u00ebsht\u00eb nj\u00eb himn q\u00eb i ngrihet miq\u00ebsis\u00eb shqiptaro-amerikane, q\u00eb trajtohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb letr\u00ebsin\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>&#8211; Sidoqoft\u00eb, Skifter, besoj se ka vend edhe p\u00ebr veretje apo sugjerim, po e them, m\u00eb mir\u00eb: P\u00ebr mendimin tim si lexues, pjesa e par\u00eb e romanit nuk e ka ritmin e dy pjes\u00ebve t\u00eb tjera, ngjarjet e t\u00eb cilave zhvillohen kryesisht n\u00eb avion\u00ebt e rr\u00ebmbyer nga terrorist\u00ebt. T\u00eb duket se po lexon nj\u00eb tregim t\u00eb gjat\u00eb edhe pse libri ka form\u00ebn e romanit.<\/p>\n<p>&#8211; Plot\u00ebsisht e v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb falenderoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sugjerim tuajin, q\u00eb un\u00eb nuk e quaj v\u00ebrejtje, por edhe v\u00ebrejtje t\u00eb j\u00ebt\u00eb si po e quan ti, krijuesit duhet ti mir\u00ebpresin edhe v\u00ebrejtjet dhe sugjerimet e lexuesve. Ndon\u00ebse pjesa e par\u00eb \u00ebsht\u00eb ekspozimi i ngjarjes, pra dhe personazheve. Por n\u00eb ndonj\u00eb ribotim, p\u00ebr ta intriguar me sa \u00ebsht\u00eb e mundur k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, do t\u00eb fus edhe dy p\u00ebrsonazhe terrorist\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb ndodhur n\u00eb aeroport, shohin nga larg procedimin e futjes s\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve n\u00eb pik\u00ebn e kontrollit (check point), ku ata, vec t\u00eb tjerash, lejoheshin t\u00eb merrnin me vete me edhe brisqe, sic thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr m\u00eb t\u00eb vogla se fotot e identitetit, si dhe shishe e tubeta deodorant\u00ebsh, dhe binden se do t\u00eb kalojn\u00eb k\u00ebshtu leht\u00ebsisht me mjete t\u00eb tilla dit\u00ebn e atentatit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbindsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; Botimi k\u00ebt\u00eb vit i romanit \u201cShtatori i gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, pasohet me ribotimin pas 31 vjet\u00ebsh me ripunime t\u00eb romanit \u201cAtentat n\u00eb Paris\u201d, kushtuar atentatit t\u00eb atdhetarit t\u00eb shquar, Avni Rustemi ,i cili m\u00eb 13 qershor t\u00eb vitit 1920 vrau n\u00eb kryeqytetin francez,t radhtarin Esat pash\u00eb Toptani ,vep\u00ebr q\u00eb z\u00eb vend t\u00eb merituar n\u00eb proz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me tem\u00eb historike.<\/p>\n<p>&#8211; Me k\u00ebt\u00eb ribotim besoj se do ta meritoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb pohim, sepse kam bindjen se vlerat e tij artistike jan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndieshme, qoft\u00eb n\u00eb thellimin e linjave, skalitjen e m\u00ebtejshme t\u00eb personazheve, sidomos n\u00eb planin psikologjik, n\u00eb zhveshjen nga disa politizimeve t\u00eb imponuara nga censura e koh\u00ebs, si dhe ngritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb nivelit artistik dhe gjuh\u00ebsor .<\/p>\n<p>&#8211; Duke u nisur nga niveli artistik i romanit \u201cShtatori i gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, gjykoj se edhe ribotimi i \u201cAtentatit\u2026\u201dme ripunimet e m\u00ebsip\u00ebrme do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb sukses tjet\u00ebr t\u00ebndin n\u00eb l\u00ebvrimin e romanit me tem\u00eb historike.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb falemnderit shum\u00eb, zoti Simsia, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebbisedim me shkrimtarin Skifter K\u00ebllici, rreth romanit t\u00eb tij \u201cShtatori i gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, me tem\u00eb shqiptaro-amerikane Nga Pierre &#8211; Pandeli Simsia, Nju Jork N\u00eb p\u00ebrvjetorin e 10-t\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb 11 shtatorit 2001 n\u00eb Nju Jork, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn humb\u00ebn jet\u00ebn rreth 3000 njerez, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bashk\u00ebbisedim me shkrimtarin Skifter K\u00ebllici, rreth romanit t\u00eb tij \u201cShtatori i gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, me tem\u00eb shqiptaro-amerikane Nga Pierre &#8211; Pandeli Simsia, Nju Jork N\u00eb p\u00ebrvjetorin e 10-t\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb 11 shtatorit 2001 n\u00eb Nju Jork, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn humb\u00ebn jet\u00ebn rreth 3000 njerez, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-25T21:34:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin\",\"datePublished\":\"2012-01-25T21:34:20+00:00\",\"dateModified\":\"2012-01-25T21:34:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/\"},\"wordCount\":3107,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/\",\"name\":\"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-25T21:34:20+00:00\",\"dateModified\":\"2012-01-25T21:34:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Bashk\u00ebbisedim me shkrimtarin Skifter K\u00ebllici, rreth romanit t\u00eb tij \u201cShtatori i gj\u00ebm\u00ebs s\u00eb madhe\u201d, me tem\u00eb shqiptaro-amerikane Nga Pierre &#8211; Pandeli Simsia, Nju Jork N\u00eb p\u00ebrvjetorin e 10-t\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb 11 shtatorit 2001 n\u00eb Nju Jork, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn humb\u00ebn jet\u00ebn rreth 3000 njerez, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-25T21:34:20+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin","datePublished":"2012-01-25T21:34:20+00:00","dateModified":"2012-01-25T21:34:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/"},"wordCount":3107,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/","name":"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg","datePublished":"2012-01-25T21:34:20+00:00","dateModified":"2012-01-25T21:34:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/skifter_kellici.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perkushtim-trondites-per-11-shtatorin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrkushtim trondit\u00ebs p\u00ebr 11 Shtatorin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1341"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1341"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1341\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}