{"id":13387,"date":"2014-02-15T10:03:46","date_gmt":"2014-02-15T09:03:46","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=429"},"modified":"2014-02-15T10:03:46","modified_gmt":"2014-02-15T09:03:46","slug":"si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/","title":{"rendered":"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mehmet Konica\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg\" width=\"300\" \/> <em><strong>M\u00eb 15 janar 1913, mbi tryez\u00ebn e Eduard Greit, Kryetarit t\u00eb Konferenc\u00ebs, qen\u00eb vendosur pes\u00eb projektet mbi kufijt\u00eb n\u00eb Ballkan, dy projekte baz\u00eb, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihm\u00ebs. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong><em>Konica i premtoi Greit nj\u00eb minier\u00eb floriri,Projekti Austro-Hungarez me Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr deri tek vrasja e Gjeneral Telinit. Aventura p\u00ebr vendosjen e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe humbja e gjysm\u00ebs s\u00eb territoreve. Historia e Konsullit Haven dhe e mb\u00ebshtetjes q\u00eb SHBA vendosi t\u2019i jap\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Eduard Grei<\/strong>, Ministri i Jasht\u00ebm i Mbreteris\u00eb Britanike dhe Kryetar i Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha p\u00ebr Ballkanin, kishte caktuar vet\u00ebm 15 minuta koh\u00eb p\u00ebr takimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin shqiptar n\u00eb Lond\u00ebr, Mehmet Konic\u00ebn. Mbi tryez\u00ebn e tij qe shtrir\u00eb harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri e dinte fare mir\u00eb se Shqip\u00ebria e dob\u00ebt ishte e humbura e madhe.<\/p>\n<p>Kishte pak vullnet p\u00ebr t\u00eb diskutuar me nj\u00eb shqiptar edhe pse, nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb takimit ishin disa miq t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, aristokrat\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb kishin ruajtur gjithmon\u00eb lidhje me Orientin e larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Me fytyr\u00eb nga dritarja, Grei nuk denjoi t\u00eb kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri n\u00eb sall\u00eb. I k\u00ebrkoi atij vet\u00ebm t\u00eb fliste, duke ndenjur gjithmon\u00eb me shpin\u00eb dhe duke ndjekur l\u00ebvizjet n\u00eb rrug\u00eb. Nj\u00eb njoh\u00ebs i vjet\u00ebr i Londr\u00ebs dhe mik i disa prej Lord\u00ebve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb vend, Konica nuk p\u00ebrmendi asgj\u00eb p\u00ebr kufijt\u00eb. Me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb shtruar i tregoi Ministrit q\u00eb q\u00ebndronte me kurriz se n\u00eb Shqip\u00ebri ishte zbuluar nj\u00eb miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit k\u00ebrkonte q\u00eb Mbreteria Britanike t\u00eb merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikates\u00eb e ftoi t\u00eb uleshin s\u00eb bashku n\u00eb tavolin\u00eb. Nj\u00eb minut\u00eb m\u00eb von\u00eb, me po aq eleganc\u00eb, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e v\u00ebrtet\u00eb, porse ai kishte dashur t\u00eb shihte, se si do t\u00eb ndryshonin interesat e Britanis\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb. Askush nuk e ka p\u00ebrshkruar m\u00eb tej bised\u00ebn e tyre, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Grei i ka pranuar Konic\u00ebs se Shqip\u00ebria do t\u00eb dilte m\u00eb e humbura n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, sepse kjo ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje interesash. Interesa nga ato q\u00eb p\u00ebrcaktonin politik\u00ebn afatgjat\u00eb t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe balancat midis tyre. N\u00eb fakt, ata biseduan gjat\u00eb dhe Mehmet Konica, v\u00ebllai i Faik Konic\u00ebs, nuk foli m\u00eb kurr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bisede. Ai e p\u00ebrmendi vet\u00ebm vite m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1949, n\u00eb Firence, nd\u00ebrsa kishte filluar t\u2019i diktonte kujtimet e tij nj\u00eb gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet p\u00ebrgjys\u00ebm dhe libri nuk u publikua kurr\u00eb. Familja e tij mori nj\u00eb kopje p\u00ebr kujtim dhe dor\u00ebshkrimi ndodhet sot n\u00eb Siri, ku gjenden edhe trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Mehmet Konica ishte, padyshim, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb shqiptare t\u00eb kufijve. Ai e ndoqi at\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa etapa. Q\u00eb nga viti 1913, deri m\u00eb 1923, kur m\u00eb s\u00eb fundi, nj\u00eb delegacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i kryesuar nga nj\u00eb gjeneral italian, vendosi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut gur\u00ebt q\u00eb sh\u00ebnonin kufijt\u00eb shqiptaro-grek\u00eb. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurr\u00eb n\u00eb Itali. E vran\u00eb bandat greke n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Delvin\u00ebs dhe trupi i tij, i p\u00ebrcjell\u00eb cudit\u00ebrisht nga Mehmet Konica, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare, u d\u00ebrgua n\u00eb Rom\u00eb me nderimet ushtarake. Bashk\u00eb me t\u00eb mori fund edhe aventura e kufijve. Nj\u00eb aventur\u00eb e gjat\u00eb, e cila ka sunduar vazhdimisht gjat\u00eb k\u00ebtij shekulli gjith\u00eb mosmarr\u00ebveshjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Konferenca e Ambasador\u00ebve, 1913<\/p>\n<p>Kufijt\u00eb e Ballkanit ruajt\u00ebn pothuajse gjat\u00eb k\u00ebtij shekulli, trajt\u00ebn q\u00eb ju dha atyre Konferenca e Ambasador\u00ebve m\u00eb 1912-1913, n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb t\u00eb gjitha nd\u00ebrmarrjet p\u00ebr ndryshimin e kufijve ballkanik\u00eb, ajo e Londr\u00ebs, mbetet padyshim me de\u00e7izivja. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tek kjo flitet p\u00ebr Konferencen e Londr\u00ebs pa folur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr kontekstin n\u00eb t\u00eb cilin zhvillohej ajo. M\u00eb 1912, Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur t\u00eb gjitha zonat e saj evropiane. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ajo ruante ende sundimin n\u00eb disa territore greke, mbi Selanik, t\u00eb cilat i siguronin nj\u00eb lidhje tok\u00ebsore me zonat e saj n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, n\u00ebse ekzistenca e m\u00ebtejshme e Turqis\u00eb, ishte k\u00ebtu vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe, ndarja e k\u00ebtyre territoreve nga fuqite e reja ballkanike kishte vite q\u00eb komentohej. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb gjitha fuqit\u00eb e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb interesat e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Interesa, q\u00eb b\u00ebheshin edhe m\u00eb t\u00eb mprehta, n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb re bot\u00ebrore, q\u00eb pritej t\u00eb shp\u00ebrthente. Vrulli i shteteve t\u00eb rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vet\u00ebm nga interesat e Austro-Hungaris\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb Perandoris\u00eb Gjermane, q\u00eb nuk ishin dakord me nj\u00eb zgjerim t\u00eb metejshem t\u00eb sllav\u00ebve n\u00eb Ballkan. Pik\u00ebrisht, k\u00ebtij objektivi Austro-Hungarez ja dedikon ekzistenc\u00ebn e tij shteti i ri Shqiptar, i cili pritej t\u00eb shpallte pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 1912. Vendosm\u00ebria e Austro-Hungaris\u00eb dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj, krijoi kushtet p\u00ebr nj\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb mundshme shqiptare. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e rastit, q\u00eb Ismail Qemali n\u00eb udh\u00ebtimin e tij drejt Vlor\u00ebs, mori fillimisht bekimin dhe ndihm\u00ebn e qeveris\u00eb rumune dhe m\u00eb pas at\u00eb t\u00eb Vjen\u00ebs. Takimi i tij me Ministrin e Jasht\u00ebm Berthold, q\u00eb akti i fundit q\u00eb sanksionoi pavar\u00ebsin\u00eb shqiptare. Por, nd\u00ebrsa Ismail Qemali, l\u00ebvizte me v\u00ebshtir\u00ebsi drejt Durr\u00ebsit, Fuqit\u00eb Ballkanike t\u00eb lidhura n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb i shpallen luft\u00eb Turqis\u00eb. N\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb muaj, trupat e tyre korr\u00ebn fitore t\u00eb ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Per\u00ebndimor. Ato pushtuan pothuaj gjith\u00eb territoret shqiptare, duke l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb trekend\u00ebsh Vlor\u00eb-Lushnj\u00eb-Berat, n\u00ebn juridiksionin e shtetit t\u00eb ri shqiptar. Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqit\u00eb ballkanike zbarkuan n\u00eb dhjetor 1912 n\u00eb Lond\u00ebr, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasador\u00ebve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha p\u00ebr caktimin e kufijve t\u00eb Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit q\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb Lond\u00ebr. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe t\u00eb tjer\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb kalojn\u00eb bllokad\u00ebn detare greke vet\u00ebm fal\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Duk\u00ebs s\u00eb Orleanit, i cili i mori n\u00eb jahtin e tij. Me t\u2019u vendosur n\u00eb Hotel \u201cYork\u201d, Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar n\u00eb Lond\u00ebr i informoi p\u00ebr Konferenc\u00ebn dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjith\u00eb vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi q\u00eb brenda 48 or\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrgatisnin projektin shqiptar. M\u00eb 15 janar 1913 mbi tryez\u00ebn e Eduard Greit, Kryetarit t\u00eb Konferenc\u00ebs, qen\u00eb vendosur pes\u00eb projektet mbi kufijt\u00eb n\u00eb Ballkan, dy projekte baz\u00eb, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihm\u00ebs. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.<\/p>\n<p>Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve iu desh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se tet\u00eb muaj diskutime p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi projektet dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rregullimet e nevojshme. V\u00ebshtir\u00ebsia q\u00ebndronte se projektet baz\u00eb q\u00ebndronin shum\u00eb larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte k\u00ebshtu mjaft i v\u00ebshtir\u00eb. Ambasadori rus paraqiti nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb madhe ushtarake, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrcaktoheshin n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb midis lumenjve Mat dhe Vjos\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb dalje n\u00eb det n\u00eb Sh\u00ebngjin ose n\u00eb Durr\u00ebs serb\u00ebve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit te Zi; Dibra dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e Shqip\u00ebris\u00eb se Jugut, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbis\u00eb; nd\u00ebrsa Kor\u00e7a, Gjirokastra, Delvina- Greqis\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, projekti parashikonte q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos ishte nj\u00eb vend i pavarur, por nj\u00eb provinc\u00eb autonome, n\u00ebn kujdesin e Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndrysh\u00ebm. Ai linte jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vet\u00ebm tokat q\u00eb i kishin kaluar Malit t\u00eb Zi n\u00eb Kongresin e Berlinit, m\u00eb 1878, por p\u00ebrfshinte brenda kufijve shqiptar\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Kosov\u00ebs, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janin\u00ebn, \u00c7am\u00ebrin\u00eb deri n\u00eb Prevez\u00eb. Projekti i Vjen\u00ebs qe nd\u00ebrtuar mbi parimin e vendosjes s\u00eb kufijve n\u00eb ato vende q\u00eb banoheshin nga komb\u00ebsi t\u00eb ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e nj\u00eb shtrirje t\u00eb sllav\u00ebve drejt Adriatikut. Ky projekt, ve\u00e7 Gjermanis\u00eb, u mb\u00ebshtet edhe nga Italia.<\/p>\n<p>Projektet ndihm\u00ebse, q\u00eb u shqyrtuan, qen\u00eb derivate t\u00eb projekteve baz\u00eb. Serb\u00ebt pretendonin gjith\u00eb tokat q\u00eb mbanin nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb pushtuara, p\u00ebrfshi edhe Durr\u00ebsin. Ata argumentonin se n\u00eb k\u00ebto vende qen\u00eb ngritur kisha t\u00eb vjetra serbe dhe se banor\u00ebt mysliman\u00eb t\u00eb tyre qen\u00eb turq t\u00eb shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte Shkodr\u00ebn dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb vog\u00ebl ballkanike. Sipas projektit t\u00eb tyre, Shqip\u00ebria mund t\u00eb shtrihej nga Vlora deri ne Tiran\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb Durr\u00ebsin dhe gjith\u00eb vij\u00ebn bregdetare atje.<\/p>\n<p>Projekti grek ishte m\u00eb i sofistikuar. Ve\u00e7 argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike. Sipas planit t\u00eb tyre: Thesalia, Janina, \u00c7am\u00ebria duhej t\u2019i bashkangjiteshin Greqis\u00eb si toka t\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb vjet\u00ebr grek. Por, delegacioni shtonte se brenda Greqise duhej t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra, pasi logjikisht k\u00ebto zona ishin t\u00eb lidhura ekonomikisht me Janin\u00ebn dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po k\u00ebshtu, k\u00ebto mund t\u00eb sh\u00ebrbenin edhe si mburoja t\u00eb dy zonave t\u00eb para, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb sulmi nga shqiptar\u00ebt. I nj\u00ebjti pretendim edhe n\u00eb juglindje, ku k\u00ebrkohej Kor\u00e7a, si nj\u00eb vijim logjik i Follorin\u00ebs.<\/p>\n<p>Projekti i fundit ishte ai Shqiptar, p\u00ebrgatitur me ngut nga delegacioni, por q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb hidhte posht\u00eb argumentat e fqinj\u00ebve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb komb\u00ebsive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografik\u00eb dhe ekonomik\u00eb. Delegacioni shqiptar hidhte posht\u00eb pretendimet se t\u00eb krishter\u00ebt e jugut ishin grek\u00eb dhe shtonte se po t\u00eb zbatohej varianti rus, Shqip\u00ebria mbetej e cunguar dhe pa asnj\u00eb burim ekonomik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 15 janar 1913, mbi tryez\u00ebn e Eduard Greit, Kryetarit t\u00eb Konferenc\u00ebs, qen\u00eb vendosur pes\u00eb projektet mbi kufijt\u00eb n\u00eb Ballkan, dy projekte baz\u00eb, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihm\u00ebs. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek. Konica i premtoi Greit nj\u00eb minier\u00eb floriri,Projekti Austro-Hungarez me Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri Nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"M\u00eb 15 janar 1913, mbi tryez\u00ebn e Eduard Greit, Kryetarit t\u00eb Konferenc\u00ebs, qen\u00eb vendosur pes\u00eb projektet mbi kufijt\u00eb n\u00eb Ballkan, dy projekte baz\u00eb, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihm\u00ebs. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek. Konica i premtoi Greit nj\u00eb minier\u00eb floriri,Projekti Austro-Hungarez me Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri Nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-02-15T09:03:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve\",\"datePublished\":\"2014-02-15T09:03:46+00:00\",\"dateModified\":\"2014-02-15T09:03:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/\"},\"wordCount\":1789,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/\",\"name\":\"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg\",\"datePublished\":\"2014-02-15T09:03:46+00:00\",\"dateModified\":\"2014-02-15T09:03:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"M\u00eb 15 janar 1913, mbi tryez\u00ebn e Eduard Greit, Kryetarit t\u00eb Konferenc\u00ebs, qen\u00eb vendosur pes\u00eb projektet mbi kufijt\u00eb n\u00eb Ballkan, dy projekte baz\u00eb, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihm\u00ebs. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek. Konica i premtoi Greit nj\u00eb minier\u00eb floriri,Projekti Austro-Hungarez me Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri Nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-02-15T09:03:46+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve","datePublished":"2014-02-15T09:03:46+00:00","dateModified":"2014-02-15T09:03:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/"},"wordCount":1789,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/","name":"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg","datePublished":"2014-02-15T09:03:46+00:00","dateModified":"2014-02-15T09:03:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mehmet_konica.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-nda-shqiperia-mehmet-konica-nje-nder-deshmitaret-e-ndarjes-se-kufijve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si u nda Shqip\u00ebria: Mehmet Konica, nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e ndarjes s\u00eb kufijve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13387"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13387"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13387\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}