{"id":13381,"date":"2014-02-13T08:44:58","date_gmt":"2014-02-13T07:44:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=408"},"modified":"2014-02-13T08:44:58","modified_gmt":"2014-02-13T07:44:58","slug":"e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/","title":{"rendered":"E DASHURA IME EVA &#8211; P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arif Molliqi - E dashura ime Eva\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg\" width=\"300\" \/> Shkruan: <strong>Shaban Cakolli<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebshtrim rreth librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb poetit Arif Molliqi<\/p>\n<p><em>Sht\u00ebpia Botuese PA &#8211; Prishtin\u00eb, 2013<\/em><\/p>\n<p>Lexuesit tan\u00eb sot n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb njohin bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb rinj\u00eb. Ata b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkime , k\u00ebrkime t\u00eb cilat u ofrojn\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn. Nga k\u00ebrkesat q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, kemi hasur autor\u00ebt e rinj\u00eb jan\u00eb shquar n\u00eb pun\u00ebn e tyredhe kan\u00eb prurje t\u00eb bukura. Un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmendja k\u00ebtu Arif Molliqin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autori i ri dhe shum\u00eb i suksessh\u00ebm q\u00eb ka arritur nivelet m\u00eb t\u00eb larta dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb evropiane, pa p\u00ebrmendur dhe shum\u00eb autor\u00eb t\u00eb rinj tek ne, t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebrtet\u00eb e kan\u00eb ngritur n\u00eb nivel dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb reja let\u00ebrsis\u00eb shqipe, q\u00eb mund t\u00eb lexohet nga \u00e7do lexues i bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore, qoft\u00eb n\u00eb drejtimet e rrymave t\u00eb ndryshme letrare, qoft\u00eb si mesazhe apo dhe p\u00ebrmbajtje e thell\u00eb, ku thelbi i k\u00ebsaj let\u00ebrsie \u00ebsht\u00eb shqipja, por dhe shpirti shqiptar, edhe pse krijuesit jetojn\u00eb dhe veprojn\u00eb jasht\u00eb atdheut.Arif MOLLIQI, \u00ebsht\u00eb poet q\u00eb ka krijuar individualitetin krijues jo vet\u00ebm n\u00eb poezin\u00eb e sotme shqipe q\u00eb krijohet n\u00eb m\u00ebrgim, por p\u00ebrmasat e k\u00ebtij individualiteti maten me nivelin e poezis\u00eb s\u00eb sotme shqipe n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. Tashm\u00eb poezia e tij ka fituar nj\u00eb vler\u00eb dhe pesh\u00eb artistikeArif Molliqi n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrmbledhjet poetike ka d\u00ebshmuar vet\u00ebn se \u00ebsht\u00eb nga poet\u00ebt e rrall\u00eb q\u00eb ka ruajtur lidhjet shpirt\u00ebrore dhe t\u00eb pandashme me vendlindjen, me atdheun dhe me Kosov\u00ebn p\u00ebrgjith\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Arif Molliqi solli n\u00eb let\u00ebrsi bot\u00ebn shqiptare, aspiratat jetike t\u00eb popullit. Dashuria p\u00ebr Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria komb\u00ebtare dhe besimi n\u00eb t\u00eb ardhmen, ideja e madhe e \u00e7lirimit, Arif Molliqi ka dh\u00ebn\u00eb prova se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr poet\u00ebt, prozator\u00ebt, publicist\u00ebt, q\u00eb pun\u00ebn e tij\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb e merr me nj\u00eb p\u00ebrkushtim dhe ka b\u00ebr\u00eb kthesa qoft\u00eb n\u00eb poezi, qoft\u00eb n\u00eb proz\u00eb, duke ditur me mjeshtri t\u00eb kap\u00eb tema q\u00eb jan\u00eb aktuale p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Ai , mund t\u00eb llogaritet nj\u00eb nd\u00ebr krijuesit tan\u00eb, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn\u00eb kthesa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb, duke g\u00ebdhendur gjuh\u00ebn dhe nga k\u00ebto g\u00ebdhendje po nxjerr thesare t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Arif Molliqin nuk e kisha njohur m\u00eb par\u00eb personalisht, por duke e lexuar me vemend\u00ebje t\u00eb lart\u00eb prej koh\u00ebsh, kur e takova m\u00eb dukej sikur t\u00eb ishim njohur nga f\u00ebmij\u00ebria. P\u00ebrse themi k\u00ebshtu? Ky maestro i v\u00ebrtet\u00eb i fjal\u00ebs s\u00eb shkruar, e b\u00ebn\u00eb lexuesin sikur t\u00eb jen\u00eb rritur me te, gjat\u00eb koh\u00ebs kur lexuesi lexon brendin\u00eb e tij shpirt\u00ebrore. Me nj\u00eb thell\u00ebsi shpirt\u00ebrore, ndjesi artistike, me vargjet dhe rreshtat e tij\u00eb Molliqi ka fisnikruar let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb, duke i sjellur asaj vlera me mjeshtri, p\u00ebr \u00e7ka edhe \u00ebsht\u00eb nderuar me shum\u00eb \u00e7mime letrare. Arif Molliqin personalisht e njoha para tri vitesh kur u nderua ng LSHAKSH n\u00eb Gjermani me \u00e7mimin Shkreli, n\u00eb vendin e par\u00eb. M\u00eb dukej i njejti, sikur kur e lexoje, sikur bisedoje me te, ai ishte vet vlera, vet poezia, vet miku i mbushur plot fisnik\u00ebri. V\u00ebshtir\u00eb do e kishim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse Molliqi do t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb proz\u00eb apo poezi, sikur ai t\u00eb mos e thoshte vet se e don m\u00eb shum\u00eb poezin\u00eb.<\/p>\n<p>Arif Molliqi poezin\u00eb e ka pasion dhe e shkruan p\u00ebr t\u00eb shprehur ndjenj\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin e tij letrar. Ndoshta n\u00eb proz\u00eb p\u00ebr nga numri ka shkruar m\u00eb pak, por proza dhe poezia e tij jan\u00eb t\u00eb fuqishme, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb rrespektueshme, vler\u00eb q\u00eb t\u00ebrhjek vemend\u00ebjen e lexues\u00ebve, them t\u00eb atyre q\u00eb leximin e b\u00ebjn\u00eb kujdessh\u00ebm dhe e kuptojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, ndryshe nj\u00eb kategori lexuesish duhet t\u00eb lexojn\u00eb disahere p\u00ebr t\u00eb kapur thelbin e k\u00ebtyre vlerave me brumin e duhur artistik. Sikur shum\u00eb krijues tjer\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim, edhe Molliqi i cili jeton n\u00eb Hamburg t\u00eb Gjermanis\u00eb, nuk ka mundur t\u00eb i ik\u00eb boshtit t\u00eb temave q\u00eb p\u00ebr trajtim kan\u00eb m\u00ebrgimin, ku vend qen\u00ebsor z\u00ebn\u00eb malli dhe dashuria p\u00ebr atdheun.<\/p>\n<p>Arif Molliqi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijues i cili rrug\u00ebton kujdessh\u00ebm qoft\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e poezis\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb ate t\u00eb proz\u00ebs, duke ditur t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb brendin\u00eb ideore t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb shprehur n\u00eb art.Tek p\u00ebrmbledhja poetike &#8220;E DASHURA IME EVA&#8221;, e Arif Molliqit, lexuesi yn\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb imazhet,idet\u00eb,emocionet,t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb p\u00ebrkim me k\u00ebrkesat m\u00eb bashkohore t\u00eb artit. Kjo vjen nga rezultati i aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij poeti i cili n\u00eb \u00e7do lib\u00ebr m\u00eb shum\u00eb q\u00eb po boton,t\u00eb jet\u00eb m\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb artit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb,e cila arrihet nga poet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb till\u00eb sot n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Arif Molliqi u lind m\u00eb 1953 n\u00eb Lluk\u00eb t\u00eb Ep\u00ebrm t\u00eb De\u00e7anit, shkoll\u00ebn fillore dhe gjimnazin i kreu n\u00eb De\u00e7an, studioi n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Me shkrime ka fillua pa diktuesh\u00ebm por qe n\u00eb fillim nuk e ngacmonte aq shum\u00eb poezia, andaj filloi me humor dhe satir\u00eb e q\u00eb, m\u00eb von\u00eb shkroj poezi, proz\u00eb, dram\u00eb dhe publicistik\u00eb\u2026\u00e7ka gjer sot ka botua: \u201cSimfoni p\u00ebr dark\u00ebn e qenve\u201d, poezi, Prishtin\u00eb, 1994, \u201cN\u00eb udh\u00ebkryq pa zhurm\u00eb\u201d, (poezi), Toena, Tiran\u00eb, 1996, \u201cLoja e Sarkofagut\u201d, (dram\u00eb), Eurorilindja, Tiran\u00eb, 1998, \u201cPsher\u00ebtima e zareve\u201d, (poezi), Panteoni, Tiran\u00eb, 1999, \u201dP\u00ebrplasje\u201d (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000, \u201cPremiera e nj\u00eb pranvere\u201d, (poezi), Rilindja, Prishtin\u00eb, 2000, \u201cKafka e ujkut\u201d, (roman), Toena, Tiran\u00eb, 2001, \u201dD\u00ebshmor\u00ebt jetojn\u00eb pas vdekjes\u201d, (monografi), Prizren, 2002, \u201cSh\u00ebnime nga arkiva e qytetit D. \u201d, (roman), F. Konica, Prishtin\u00eb, 2003, \u201cPelegrinazh i ftoht\u00eb n\u00eb qytetin D. \u201d(poezi) F. Konica, Prishtin\u00eb, \u201904, \u201c Loja e dyt\u00eb e Sarkofagut\u201d, (dram\u00eb) Rozafa, Prishtin\u00eb, \u201cPortret i pambaruar\u201d, (poezi) Faik Konica, Prishtin\u00eb, 2006, \u201cKlubi Shqiptar Verrat e Lluk\u00ebs\u201c, Hamburg\u201c, (monografi), 2007, \u201cGruaja e vizatuar nudo\u201d (roman) Faik Konica, 2008?\u201dSimfoni p\u00ebr dark\u00ebn e Qenit\u201d<\/p>\n<p><strong>E DASHURA IME EVA-2013<\/strong><\/p>\n<p>Arif Molliqi qoft\u00eb n\u00eb poezi,qoft\u00eb n\u00eb proz\u00eb ka dallueshm\u00ebri nga shum\u00eb nga poet\u00ebt tan\u00eb,shkath\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur bot\u00ebn q\u00eb e takon \u00e7do dit\u00eb. Nj\u00eb poet, prozator, dramaturg,ku her\u00eb her\u00eb shkruan edhe satira,\u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur te lexuesi yn\u00eb me t\u00eb gjitha zhanret,k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb me nj\u00eb mjeshtri t\u00eb rrall\u00eb prej krijuesi,por gjat\u00eb leximit t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij,ajo \u00e7ka kam mundur t\u00eb kuptoj un\u00eb,Arifi m\u00eb me pasion dhe p\u00ebrkushtim e kultivon poezin\u00eb.T\u00eb lexosh nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb fat,ashtu sikur t\u00eb bisedosh me nj\u00eb mik t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra madhore.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr nga ky mik n\u00eb kutin\u00eb time postale.Kjo \u00ebsht\u00eb ajo ngroht\u00ebsia dhe pedant\u00ebria e tij, Arifi i shp\u00ebrndan\u00eb librat e sa botuar tek lexuesit,nuk i mban\u00eb ato t\u00eb mbyllura n\u00eb vitrina sikur disa nga krijuesit tjer\u00eb.Nj\u00eb lib\u00ebr nga ky mik e prisja,por jo k\u00ebt\u00eb q\u00eb mora.Ai m\u00eb pat k\u00ebrkuar adres\u00ebn t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb lib\u00ebr,po un\u00eb prisja nj\u00eb lib\u00ebr antologjik,ku edhe un\u00eb isha pjes\u00eb e antologjis\u00eb.Kur e hapa koverten dhe po shfletoj,m\u00ebsova se ishte tjet\u00ebr lib\u00ebr,ishte p\u00ebrmbledhja m\u00eb e re poetike e Molliqit&#8221;E DASHURA IME EVA&#8221;.Kjo befasi m\u00eb g\u00ebzoj pa mas\u00eb,madje e lexova edhe p\u00ebr s\u00eb dyti si dhe mund t\u00eb them se ka koh\u00eb nuk kam lexuar lib\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukur,m\u00eb t\u00eb arrir\u00eb,m\u00eb me vler\u00eb letrare.N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje poetike,n\u00eb \u00e7do lexim t\u00eb \u00e7do teksti poetik nxirren elemente t\u00eb t\u00ebra q\u00eb p\u00ebrkushtimisht mund t\u00eb i quajm\u00eb mb\u00ebshtjellura n\u00eb art.<\/p>\n<p>Vargjet t\u00eb cilat dalin nga vjersh\u00ebrimi i poetit jan\u00eb t\u00eb qarta,t\u00eb kuptueshme,t\u00eb k\u00ebthjellta th\u00ebn\u00eb drejt kristalore.Tek poeti Molliqi nuk preken tema tabu,aty preken tema te reja,ku gjithnj\u00eb ruhet n\u00eb mas\u00eb lidhja mes tradit\u00ebs,dashuris\u00eb komb\u00ebtare,pa mundur t\u00eb i shmanget mallit t\u00eb atdhedashuris\u00eb,pasi q\u00eb kurbetin kaher\u00eb e ka p\u00ebrjetuar n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e vet,por asnj\u00ebher\u00eb pa dalur skajshm\u00ebrisht nga boshti i t\u00eb arriturave t\u00eb tij t\u00eb sukseshme t\u00eb poezis\u00eb son\u00eb bashkohore.Teksti poetik i poezive t\u00eb Arif Molliqit n\u00eb p\u00ebrmbledhjen poetike &#8220;E DASHURA IME EVA&#8221;,nd\u00ebrtohet p\u00ebrmes g\u00ebrshetimit t\u00eb trajtave t\u00eb ve\u00e7anta shpreh\u00ebse t\u00eb cilat manifestohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb thyerjeve t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme,q\u00eb n\u00eb \u00e7do fund varg konstituohet me vler\u00eb t\u00eb fuqishme,me mesazh q\u00eb frymon,q\u00eb th\u00ebrret,q\u00eb nd\u00ebrton.N\u00eb k\u00ebto mesazhe ngrihet z\u00ebri i fuqish\u00ebm i poetit i cili nuk pajtohet me ate q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr njeriut,ku mesazhi i vargjeve t\u00eb tij mban\u00eb an\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs dhe s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Libri poetik i Arif Molliqit,&#8221;E DASHURA IME EVA&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje poetike e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb cikle:&#8221;Vet\u00ebm udh\u00ebt e shembura&#8221;,&#8221;Rebelimi i Adamit&#8221;,&#8221;E dashura ime Eva&#8221;;&#8221;Folklore Atdhedashurie&#8221;dhe &#8220;Kafene e mbremjeve&#8221;.Nj\u00eb autor i vargut poetik si Molliqi,rrall\u00eb mund t\u00eb gjindet mes nesh i cili aq bukur e ka t\u00eb diciplinuar ndjenj\u00ebn dhe mendimin,qoft\u00eb kur shkruan poema t\u00eb gjata,qoft\u00eb me pak vargje.Ai din t\u00eb formuloj mendime duke i dh\u00ebn\u00eb fuqi kuptimplote,duke i b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb akceptueshme p\u00ebr lexuesin,ku p\u00ebrkushtim ka t\u00eb ngris mendimet n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb poetik,n\u00eb ve\u00e7anti k\u00ebt\u00eb ngritje ia p\u00ebrkushton dashuris\u00eb ndaj atdheut.Arifi edhe kur shkruan shkurt,meriton meditim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb vargjet e tija,t\u00eb cilat gjat\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb thelluar,flasin m\u00eb shum\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e shkruar:<\/p>\n<blockquote><p>Ti ke \u00ebndrrat e tua<br \/>\nVarret dhe k\u00ebshtjellat<br \/>\nTi s\u00b4je si un\u00eb<br \/>\nUn\u00eb jam vall\u00ebzim<br \/>\nQ\u00eb jetoj pran\u00eb syve tu.<\/p><\/blockquote>\n<p>A nuk jan\u00eb kuptimplote k\u00ebto vargje,padyshim thuan ate q\u00eb shum\u00eb nga ne duhet th\u00ebn\u00eb,e shum\u00eb nga ne nuk do t\u00eb mundeshim t\u00eb i thonim n\u00eb shum\u00eb strofa t\u00eb gjata.Mungesa e atdheut e ndjek poetin,i cili jeton mij\u00ebra kilometra larg vendlindjes,ku malli p\u00ebr te e shtyn\u00eb t\u00eb gjej\u00eb tema,motive,t\u00eb cilat ai i ka n\u00eb bot\u00ebn e vet shpirt\u00ebrore,t\u00eb cilat poetit i dalin si n\u00eb retrovizor pamjet dhe p\u00ebrjetimet nga e kaluara,malli q\u00eb bluan n\u00eb bot\u00ebn shpirt\u00ebrore,madje e shpalos n\u00eb let\u00ebr,duke l\u00ebkundur bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb lexuesve.I munguar nga mjedisi dhe rrethi shoq\u00ebror,Arifi krijon n\u00eb heshtje,pa u endur her\u00eb rreth ndonj\u00eb organizimi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e duhur,i rrall\u00eb edhe n\u00eb rrjetet sociale,ai di t\u00eb diciplinoj me shpirt ndjenj\u00ebn dhe mendimin,gjen\u00eb burim frym\u00ebzimesh t\u00eb forta,se ku e gjen\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00ebzim nuk e dij sakt\u00eb,ndoshta n\u00eb qytetin e madh e modern t\u00eb Hamburgut,ku punon e vepron,ndoshta vetvetiu n\u00eb dhuntit\u00eb e tij shpirt\u00ebrore,kryesore ka burime t\u00eb pashterrshme arti.<\/p>\n<p>Jo rrall\u00eb te poezit\u00eb e Molliqit kemi t\u00eb pranish\u00ebm kryek\u00ebput motivin e atdhedashuris\u00eb,ku poeti identifikohet dhe prek hap\u00ebsir\u00ebn e vendlindjes,atdheut,l\u00ebndimin e shpirtit,ku e v\u00ebrteta jet\u00ebsore gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb si most\u00ebr n\u00eb vargje qoft\u00eb n\u00eb form\u00ebn individuale e p\u00ebrdorur,qoft\u00eb e ngarkuar me figura,me nj\u00eb potenc\u00eb t\u00eb madhe kuptimore,ku e v\u00ebrteta artistike,mesazhi poetik t\u00eb jen\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm,q\u00eb i q\u00ebndron koh\u00ebs dhe bart\u00eb ndikim aktiv tek lexuesit.<\/p>\n<blockquote><p>Sa d\u00ebshir\u00eb kam pasur<br \/>\nTa shoh Ev\u00ebn<br \/>\nsi ka vdekur<br \/>\nA ka vdekur cip\u00ebrcullak<br \/>\nApo me shtiza t\u00eb flamujve<br \/>\nn\u00b4dor\u00eb<br \/>\nA, e kan\u00eb varrosur<br \/>\nP\u00ebshtjellur me lesh Dashi<br \/>\na flet\u00eb fiku<br \/>\nAmaneti i fundit i Eves<br \/>\nCili ishte<br \/>\nAdamin ta tredhin p\u00ebrs\u00ebri<\/p><\/blockquote>\n<p>Poezia e Molliqit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb se kjo poezi i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb realitetin ton\u00eb,e q\u00eb nga ai bazament ngriten n\u00eb art t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.Poezia e Arif Molliqit \u00ebsht\u00eb poezi e vler\u00ebs s\u00eb lart\u00eb,instrument p\u00ebr dh\u00ebnjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb bukur,e q\u00eb mendoj se \u00e7do art e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb,nga se arti \u00ebsht\u00eb padyshim m\u00ebnyra m\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs,kurse e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb vlera m\u00eb e lart\u00eb e shpirtit.Molliqi nuk le n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje poetike h\u00eb p\u00ebr h\u00eb pa p\u00ebrdorur edhe satir\u00ebn,k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrdor me mjeshtri tek&#8221;K\u00cbNGA E MARR\u00cbZIS\u00cb&#8221;<\/p>\n<blockquote><p>Kur popullin e kaplon uria<br \/>\nDhe kur hajnat i mbron qeveria,<br \/>\nRroft\u00eb marr\u00ebzia O!<\/p><\/blockquote>\n<p>Por m\u00eb pas poeti me mjeshtri ik\u00ebn satir\u00ebs,zgj\u00ebron horizontin e vet,jep emocione t\u00eb reja,ssjell rreth t\u00eb ri lirikash,ruan rrug\u00ebtimin e ideve,imazheve,ku ligjerata e tij poetike thyhet e p\u00ebrthyhet n\u00eb vargje,lidhur nj\u00ebra me tjetr\u00ebn p\u00ebrmes subjektit lirik,figurave poetike,ku dominon gjithnj\u00eb arti i fuqish\u00ebm.T\u00eb analizosh p\u00ebrmbledhjen poetike &#8220;Edashura ime Eva&#8221;,do koh\u00eb e mund,si dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb hidhet e t\u00ebra n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr lexuesin.<\/p>\n<p>Q\u00eb lexuesi mos t\u00eb e kap\u00ebrdij\u00eb t\u00eb gatshme,\u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb \u00e7do lexuesi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb e lexoj n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ngjeshur n\u00eb art,t\u00eb kap\u00eb bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb poetit,tema dhe ide,mesazh,ndjenjen dhe mendimin e poetit Molliqi. T\u00eb e lexosh n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebrmbledhjen poetike t\u00eb Molliqit,t\u00eb e analizosh dhe kuptosh drejt,do t\u00eb thot\u00eb: at\u00eb t\u00ebe ndjesh, e prekish, shp\u00ebrthesh bashk\u00eb me t\u00eb, dehesh, shkrihesh n\u00eb th\u00ebllimat e saj. Edhe gjuha poetike \u00ebsht\u00eb e \u00e7ilt\u00ebr,me theks t\u00eb fuqish\u00ebm,k\u00ebmban\u00eb e mesazheve,arm\u00eb e fort\u00eb arti n\u00eb duar t\u00eb lexuesit,poezi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kapet imazhi,fuqizohet ideja, poezi e mesazheve, e cila lexuesit i ofron at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb e thot\u00eb artisti p\u00ebr koh\u00ebn e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Shaban Cakolli V\u00ebshtrim rreth librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb poetit Arif Molliqi Sht\u00ebpia Botuese PA &#8211; Prishtin\u00eb, 2013 Lexuesit tan\u00eb sot n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb njohin bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb rinj\u00eb. Ata b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkime , k\u00ebrkime t\u00eb cilat u ofrojn\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn. Nga k\u00ebrkesat q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, kemi hasur autor\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>E DASHURA IME EVA - P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E DASHURA IME EVA - P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan: Shaban Cakolli V\u00ebshtrim rreth librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb poetit Arif Molliqi Sht\u00ebpia Botuese PA &#8211; Prishtin\u00eb, 2013 Lexuesit tan\u00eb sot n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb njohin bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb rinj\u00eb. Ata b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkime , k\u00ebrkime t\u00eb cilat u ofrojn\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn. Nga k\u00ebrkesat q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, kemi hasur autor\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-02-13T07:44:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"E DASHURA IME EVA &#8211; P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI\",\"datePublished\":\"2014-02-13T07:44:58+00:00\",\"dateModified\":\"2014-02-13T07:44:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/\"},\"wordCount\":2434,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/\",\"name\":\"E DASHURA IME EVA - P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg\",\"datePublished\":\"2014-02-13T07:44:58+00:00\",\"dateModified\":\"2014-02-13T07:44:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E DASHURA IME EVA &#8211; P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E DASHURA IME EVA - P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"E DASHURA IME EVA - P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shkruan: Shaban Cakolli V\u00ebshtrim rreth librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb poetit Arif Molliqi Sht\u00ebpia Botuese PA &#8211; Prishtin\u00eb, 2013 Lexuesit tan\u00eb sot n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb njohin bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb rinj\u00eb. Ata b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkime , k\u00ebrkime t\u00eb cilat u ofrojn\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn. Nga k\u00ebrkesat q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, kemi hasur autor\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-02-13T07:44:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"E DASHURA IME EVA &#8211; P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI","datePublished":"2014-02-13T07:44:58+00:00","dateModified":"2014-02-13T07:44:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/"},"wordCount":2434,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/","name":"E DASHURA IME EVA - P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg","datePublished":"2014-02-13T07:44:58+00:00","dateModified":"2014-02-13T07:44:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/arif_molliqi_e_dashura_ime_eva.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dashura-ime-eva-permbledhje-poetike-nga-arif-molliqi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E DASHURA IME EVA &#8211; P\u00cbRMBLEDHJE POETIKE NGA ARIF MOLLIQI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13381"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13381"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13381\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}