{"id":13377,"date":"2014-02-09T21:41:39","date_gmt":"2014-02-09T20:41:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=390"},"modified":"2014-02-09T21:41:39","modified_gmt":"2014-02-09T20:41:39","slug":"nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Isabela me n\u00ebn\u00ebn e saj, Nadiren\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Xhevdet Shehu<\/strong>, <em>9 Shkurt 2014<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong><em>Isabela me n\u00ebn\u00ebn e saj, Nadiren <\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>A ju kujtohet nj\u00eb ngjarje e rrall\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1984? Dy motra arratiseshin p\u00ebrmes detit n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb err\u00ebt me not nga Saranda n\u00eb Korfuz\u2026 Atyre q\u00eb nuk ju kujtohet, me siguri q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb, megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar kaq vjet\u2026 Arratisja e tyre, b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjesti i dy motrave, q\u00eb te shum\u00ebkush ngjalli habi, pezm dhe admirim, krijoi probleme serioze dhe \u00e7oi n\u00eb forcimin e regjimit t\u00eb kufirit shtet\u00ebror, sidomos atij detar. Sidoqoft\u00eb, pasi u fol nj\u00eb far\u00eb kohe p\u00ebr gjestin tejet t\u00eb guximsh\u00ebm t\u00eb dy motrave, pasoi nj\u00eb heshtje e r\u00ebnd\u00eb dhe e gjat\u00eb p\u00ebr fatin e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Historis\u00eb s\u00eb dy motrave shqiptare n\u00eb historin\u00eb e sh\u00ebrbimit bot\u00ebror t\u00eb \u2018Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d i jan\u00eb kushtuar m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr faqe. Shkrimtari <strong>Ismail Kadare<\/strong> e ka trajtuar historin\u00eb e arratisjes s\u00eb tyre n\u00eb romanin \u2018Spiritus\u2019. E, megjithat\u00eb, historia e tyre nuk \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer asnj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb fund.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u2018DITA\u2019, fal\u00eb njohjes sime t\u00eb hershme me t\u00eb, Isabela Islami rr\u00ebfehet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me holl\u00ebsi p\u00ebr \u00e7far\u00eb ndodhi 30 vjet m\u00eb par\u00eb, si dhe pse u arratis\u00ebn dy motrat, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i tyre i vet\u00ebm, Klementi, humbi jet\u00ebn gjat\u00eb k\u00ebsaj \u2018aventure\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Prej 30 vjet\u00ebsh Isabela dhe motra e saj, Zamira, punojn\u00eb n\u00eb radiostacionin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb \u2018Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u2019 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Isabela tregon se si arrit\u00ebn deri aty, duke spikatur me personalitetin e tyre. Me pak fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi i nj\u00eb rruge t\u00eb mundimshme nga \u00c7erma e Lushnjes, ku ato ndodheshin t\u00eb internuara, deri n\u00eb Uashington, nj\u00eb rrug\u00ebtim midis ferrit dhe parajs\u00ebs\u2026<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Isabela me n\u00ebn\u00ebn e saj, Nadiren\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_islami.jpg\" width=\"300\" \/><strong><em>Isabela Islami<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb dyja motrat nuk kan\u00eb munguar asnj\u00ebher\u00eb epitetet me superlativa. I kan\u00eb quajtur heroina, ikona t\u00eb radiostacionit t\u00eb madh, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb-bashk\u00ebbisedim t\u00eb DITA-s me Isabel\u00ebn, ajo d\u00ebshiron ta th\u00ebrrasim thjesht Isabela apo Bela, sikurse i drejtohen miqt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Si gazetare e njohur tashm\u00eb, Isabela jep edhe konsideratat e saj sidomos p\u00ebr zhvillimet e dy dekadave t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, zhvillime q\u00eb ajo i ndjek me shum\u00eb v\u00ebmendje dhe k\u00ebrsh\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><strong>&#8211; Isabela, 30 vjet m\u00eb par\u00eb ju u arratis\u00ebt nga Shqip\u00ebria, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Enver Hoxha ishte ende gjall\u00eb. Pse e nd\u00ebrmor\u00ebt k\u00ebt\u00eb hap t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Xhevdet, t\u00eb faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u2018DITA\u2019. S\u00eb pari d\u00ebshiroj ta b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ju dhe lexuesit tuaj t\u00eb nderuar, se pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb jan\u00eb thjesht personale dhe nuk pasqyrojn\u00eb politikat e qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe as t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, ku un\u00eb punoj. Ju m\u00eb pyesni pse u arratis\u00ebm 30 vjet m\u00eb par\u00eb? Po ju p\u00ebrgjigjem drejtp\u00ebrdrejt: Ne u internuam familjarisht n\u00eb \u00c7erm\u00eb t\u00eb Lushnjes pas arrestimit t\u00eb v\u00ebllait, Klementit, i cili ishte at\u00ebher\u00eb 19 vje\u00e7. Vendimi nuk ishte krejt i pazakont\u00eb. Kishin ikur edhe t\u00eb tjer\u00eb para nesh, ashtu si\u00e7 ik\u00ebn edhe t\u00eb tjer\u00eb pas nesh, deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;90. Familja ka patur nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb persekutimi, q\u00eb nga tetori i vitit 1944, me arrestimin e gjyshit nga n\u00ebna, <em>Maksut Selenica<\/em> dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt u pushkatuan. Po ashtu edhe nga familja e babait pat\u00ebn nj\u00eb histori persekutimesh, jo t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave si familja e n\u00ebn\u00ebs, por gjithsesi me burgje dhe internime. V\u00ebllai i babait, <em>Shahsuvar Islami<\/em>, nj\u00eb djal\u00eb i arsimuar mir\u00eb n\u00eb Firence t\u00eb Italis\u00eb, u burgos dhe u d\u00ebnua me 15 vjet burgim. Vdiq n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb njohur dhe t\u00eb panjohur, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ishte nj\u00eb nga familjet m\u00eb t\u00eb persekutuara n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebt\u00eb nuk mund ta them. Kam takuar njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb ndjer\u00eb pesh\u00ebn e persekutimit, q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb njom\u00eb. Me pak fjal\u00eb, Xhevdet, n\u00eb Shqip\u00ebri un\u00eb mund t\u00eb them se kam patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb bukur, p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk isha n\u00eb gjendje t\u00eb kuptoja. M\u00eb pas gjith\u00e7ka ka q\u00ebn\u00eb gri p\u00ebr mua dhe natyrisht p\u00ebr gjith\u00eb familjen.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00c7erm\u00eb jetuam p\u00ebr gati 10 vjet dhe punonim n\u00eb ferm\u00eb, b\u00ebnim nj\u00eb jet\u00eb monotone dhe fizikisht t\u00eb mundimshme, si dhe pjesa m\u00eb e madhe e familjeve q\u00eb jetonin atje. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jetojn\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb tani dhe me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kam mundur t\u00eb lidhem, m\u00eb thon\u00eb se jetojn\u00eb mir\u00eb. Mendoj se ata q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00eb at\u00ebhere, kan\u00eb arritur t\u2019i kapin ato vite t\u00eb humbura, m\u00eb shum\u00eb se ne t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si vendos\u00ebt q\u00eb t\u00eb arratiseshit?<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Isabela Islami - interviston Ppresidentin Karter, 1993\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_islami_interviste_presidentit_karter.jpg\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong><em>Isabela Islami duke intervistuar presidentin Xhimi Karter, p\u00ebr &#8220;Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs&#8221;, n\u00eb vitin 1993<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kur Klementi u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, pasi kaloi nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb hetuesi dhe m\u00eb pas n\u00eb spitalin psikiatrik t\u00eb Elbasanit, e biseduam gjat\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e arratisjes. Un\u00eb dhe Zamira hezitonim dhe e kishim t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i linim prind\u00ebrit pas. Prind\u00ebrit ishin plot\u00ebsisht dakord me Klementin. Babai ve\u00e7an\u00ebrisht, mendonte se pas vdekjes s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshonin dhe do t\u00eb ribashkoheshim. N\u00eb fakt, kjo kishte qen\u00eb historia e regjimeve diktatoriale gjetk\u00eb. Babai na thoshte gjithnj\u00eb se me vdekjen e diktatorit, vdes edhe diktatura. Ishte Klementi q\u00eb nguli k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr arratisjen dhe sidomos q\u00eb nga janari i vitit 1983, e deri sa u larguam m\u00eb 2 gusht 1984\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Jemi pik\u00ebrisht n\u00eb momentin e arratisjes. Pse nga Saranda?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kufirin tok\u00ebsor nuk e njihnim. Nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb kishin tentuar t\u00eb iknin nga kufiri tok\u00ebsor ose ishin kapur, ose ishin vrar\u00eb n\u00eb kufi. Rreziku ishte m\u00eb i madh dhe probabiliteti i ndjekjes nga rojet e kufirit ishte m\u00eb i lart\u00eb. Nga Saranda, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt, Korfuzi dukej shum\u00eb qart\u00eb dhe af\u00ebr. Ishte nj\u00eb pik\u00eb e qart\u00eb referimi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato dit\u00eb zhvilloheshin Loj\u00ebrat Olimpike Verore n\u00eb Los Anxheles dhe njer\u00ebzit ishin pran\u00eb televizor\u00ebve p\u00ebr t\u2019i ndjekur. Menduam se kishte m\u00eb pak v\u00ebmendje ndaj t\u00eb ardhurve n\u00eb qytet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju notuat 12 or\u00eb n\u00eb det n\u00eb drejtim t\u00eb Korfuzit. V\u00ebllai juaj i ndier Klementi humbi jet\u00ebn, nd\u00ebrsa ju dy motrave u shp\u00ebtoi me sa di, nj\u00eb jaht italian. Gabuat n\u00eb p\u00ebrllogaritjet tuaja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Xhevdet, kur e mendoj tani them se gabuam n\u00eb vler\u00ebsimin e distanc\u00ebs n\u00eb raport me mund\u00ebsit\u00eb fizike dhe faktorin psikologjik. N\u00eb vij\u00eb ajrore distanca m\u00eb e af\u00ebrt tok\u00eb-tok\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 7 milje detare, rreth 12 kilomera. \u00cbsht\u00eb distanc\u00eb e gjat\u00eb edhe p\u00ebr notar\u00eb profesionist\u00eb, jo m\u00eb p\u00ebr notar\u00eb amator\u00eb, sado t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb. Por ishte d\u00ebshira e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, q\u00eb na b\u00ebri ta gjykonin at\u00eb distanc\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Arratisja juaj \u00ebsht\u00eb folur shpesh se \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb skenar filmi t\u00eb Hollivudit. Dhe v\u00ebrtet, ata q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, habiten. Si do ta ndjenit veten duke par\u00eb n\u00eb ekran jet\u00ebn tuaj t\u00eb luajtur nga t\u00eb tjer\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Edhe un\u00eb edhe Zamira kemi folur mjaft p\u00ebr arratisjen ton\u00eb nga Shqip\u00ebria. Q\u00eb kur ishim n\u00eb Korfuz p\u00ebr disa dit\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Athin\u00eb u kontaktuam nga shum\u00eb gazetar\u00eb dhe m\u00eb pas kur jetuam n\u00eb Athin\u00eb nga gushti deri n\u00eb dhjetor 1984, m\u00ebsuam nga miqt\u00eb q\u00eb krijuam atje, shumica grek\u00eb dhe disa shqiptaro-grek\u00eb, se ngjarja ishte mbuluar jo vet\u00ebm nga shtypi evropian, por n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, madje edhe n\u00eb Mongoli. Po ta shikoj n\u00eb film\u2026 nuk e di \u2026 Varet ndoshta nga skenari, regjisori, aktor\u00ebt, e t\u00eb tjera\u2026 Varet se si do t\u2019i kuptojn\u00eb dhe portretizojn\u00eb ata ngjarjen dhe personazhet. Nuk e di\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nga Greqia ju shkuat n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Si arrit\u00ebt deri tek \u2018Z\u00ebri i Amerik\u00ebs\u2019?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Diku nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit 1984, kur ishim ende n\u00eb Athin\u00eb me strehim politik, z. Frank Shkreli, at\u00ebhere <em>Shef i Sh\u00ebrbimit Shqip<\/em>, erdhi n\u00eb Athin\u00eb me sh\u00ebrbim dhe na kontaktoi me propozimin p\u00ebr t\u00eb punuar tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs. Ishte s\u00eb bashku me t\u00eb shoqen, Vikin (Vitoren). Nuk iu p\u00ebrgjegj\u00ebm menj\u00ebher\u00eb pozitivisht propozimit, por i premtuam se do ta kontaktonim kur t\u00eb mb\u00ebrrinim n\u00eb SHBA. Pat\u00ebm menduar t\u00eb shkonin m\u00eb Belgjik\u00eb apo Australi, pasi kur ishim n\u00eb Shqip\u00ebri ishin hapur fjal\u00eb se kishim tezen dhe daj\u00ebn n\u00eb Australi dhe nj\u00eb kush\u00ebri t\u00eb par\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb Belgjik\u00eb. Por njer\u00ebzit tan\u00eb n\u00eb SHBA q\u00eb e kishin m\u00ebsuar nga shtypi k\u00ebt\u00eb plan, na kontaktuan menj\u00ebher\u00eb dhe na than\u00eb se nuk kishim njeri n\u00eb Australi dhe se kush\u00ebriri i n\u00ebn\u00ebs q\u00eb kishte jetuar n\u00eb Belgjik\u00eb, ishte vendosur n\u00eb SHBA. N\u00eb dhjetor 1984 mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Detroit dhe n\u00eb mes t\u00eb janarit 1985 kontaktuam Frankun. Pjesa tjet\u00ebr tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb histori e njohur.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju dilnit me z\u00ebrin tuaj tek \u2018Z\u00ebri i Amerik\u00ebs\u2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri kishit ende prind\u00ebrit dhe nj\u00eb rreth t\u00eb af\u00ebrmish. A ju mundonte ky fakt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo. Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs si Z\u00eb i Amerik\u00ebs un\u00eb e kisha d\u00ebgjuar n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb kur isha f\u00ebmij\u00eb, kur prind\u00ebrit dhe gjyshja e d\u00ebgjonin me veshin n\u00eb radio. M\u00eb pas edhe un\u00eb dhe v\u00ebllai e motra e d\u00ebgjonim bashk\u00eb me ta. Nga f\u00ebmij\u00ebria m\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje sigla e hapjes s\u00eb programit, ishte nj\u00eb sinjal i fort\u00eb edhe kur e mbaje volumin e radios shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Kur vendos\u00ebm t\u00eb largoheshim kontaktin me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs na i sugjeroi babai dhe kishim n\u00eb plan ta kontaktonim, por Z\u00ebri i Amerik\u00ebs u tregua m\u00eb i shpejt\u00eb se ne.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si i kini p\u00ebrjetuar ngjarjet e dhjetorit 1990 n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Me shum\u00eb emocione. Q\u00eb nga demonstatat n\u00eb Sheshin Tien An Men t\u00eb Pekinit n\u00eb 1986 dhe deri n\u00eb heqjen e telave me gjemba n\u00eb kufirin e Hungaris\u00eb me Austrin\u00eb, n\u00eb 1989, bota ziente. Kjo ishte e dukshme. Pastaj filloi r\u00ebnia e diktaturave n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ishte e fundit, r\u00ebnia e diktatur\u00ebs ishte e pashmangshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju kini ardhur 9 vjet pas arratisjes n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb sh\u00ebrbim, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb ish-Presidentit Xhimi Karter n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit 1993. \u00c7far\u00eb kujton Isabela pas m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet\u00ebsh nga ajo vizit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Presidentin Karter e kisha takuar edhe n\u00eb Xhorxhia, n\u00eb qendr\u00ebn Karter, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Historian\u00ebt e vler\u00ebsojn\u00eb si nj\u00eb politikan t\u00eb avancuar p\u00ebr koh\u00ebn e tij. Ai erdhi me nj\u00eb mesazh paqeje n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u prit shum\u00eb mir\u00eb. Njer\u00ebzit kishin m\u00ebsuar edhe grafikun e tij t\u00eb dit\u00ebs dhe dilnin her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr ta par\u00eb, e takuar gjat\u00eb sh\u00ebtitjes.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet konferenca e shtypit q\u00eb ai dha, t\u00eb cil\u00ebn e ndoq\u00ebm bashk\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyetjeje p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb i b\u00ebra at\u00ebhere, ai dha sinjalin e asaj q\u00eb ndodhi pas rreth 15 vjet\u00ebsh. Ndoshta ne nuk arrit\u00ebm ta kapnim at\u00ebhere, por kur e d\u00ebgjoj tani, mesazhi \u00ebsht\u00eb aty dhe i qart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; M\u00eb pas ju kini ardhur s\u00ebrish pas ndonj\u00eb viti n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00c7far\u00eb ju entuziazmon dhe ju d\u00ebshp\u00ebron nga ato q\u00eb shihni k\u00ebtu?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mund t\u00eb them se jam natyr\u00eb optimiste. M\u00eb ka entuziazmuar gjithmon\u00eb avancimi i shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb kur jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb organizim t\u00eb mir\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb vendet per\u00ebndimore, arrijn\u00eb majat e profesioneve t\u00eb tyre n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, nga politika e shkenca, tek arti e sporti. Rastet jan\u00eb t\u00eb shumta dhe lista do t\u00eb ishte e gjat\u00eb, por mund t\u00eb sjell si shembull, \u00e7far\u00eb kam m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb muajin e fundit. Kat\u00ebr artist\u00eb shqiptar\u00eb punojn\u00eb n\u00eb oper\u00ebn prestigjioze t\u00eb Vjen\u00ebs. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vend aq t\u00eb vog\u00ebl sa Shqip\u00ebria. Udh\u00ebheqja shqiptare duhet ta shikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb kushtet q\u00eb talentet e shp\u00ebrdara n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb kontriboujn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Mendoj se Shqip\u00ebria ka p\u00ebrjetuar dhe p\u00ebrjeton nj\u00eb \u201c<em>rrjedhje truri<\/em>\u201d tejet t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe vendin.<\/p>\n<p>Demokracia shqiptare, megjith\u00ebse e brisht\u00eb, avancon. Demokracia \u00ebsht\u00eb proces me karakteristika t\u00eb ndryshme n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. \u00c7far\u00eb nuk m\u00eb arg\u00ebton aspak n\u00eb sken\u00ebn shqiptare \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbimi i batutave kryesisht n\u00eb parlament dhe n\u00eb forume t\u00eb tjera publike, kush t\u2019ia p\u00ebrplas\u00eb m\u00eb fort tjetrit. Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, pa p\u00ebrjashtim, duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb se jan\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb drejuar vendin dhe jo p\u00ebr shfaqje q\u00eb ndoshta arg\u00ebtojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm t\u00eb elektoratit. Jam po aq e sigurt se elektorati shqiptar po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak tolerant ndaj d\u00ebshtimeve t\u00eb udh\u00ebheqjes shqiptare dhe m\u00eb ekzigjent p\u00ebr rolin e saj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sali Berisha u shfaq si simbol i ndryshimeve demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Por me kalimin e viteve roli i tij u zbeh, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e vet, sikurse e tregoi rezultati i zgjedhjeve t\u00eb 23 qershorit 2013. Pse ndodhi sipas jush ky transformim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk mendoj se Sali Berisha u shfaq si simbol i ndryshimeve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri. Zoti Berisha doli si udh\u00ebheq\u00ebs i l\u00ebvizjes demokratike, pasi ajo kishte marr\u00eb form\u00eb. Simboli i ndryshimeve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr mendimin tim, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet <em>v\u00ebrshimi i rinis\u00eb shqiptare n\u00eb ambasadat e vendeve per\u00ebndimore<\/em> n\u00eb Tiran\u00eb. Megjith\u00ebse, roli i zotit Berisha si President apo si Kryeminist\u00ebr ka vendin e vet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pas komuniste, u mbetet historian\u00ebve, si kudo n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsimin e koh\u00ebrave me zhvillimet q\u00eb ato kan\u00eb mbartur, si dhe t\u00eb personazheve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju p\u00ebrmend\u00ebt pak m\u00eb par\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb Parlament. Spikat n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, pik\u00ebrisht z. Berisha. P\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, s\u00eb fundmi para pak dit\u00ebsh z. Berisha i tha n\u00eb parlament kryeministrit Rama kryehorr. Si ju duket kjo gjuh\u00eb komunikimi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Krejt\u00ebsisht e papranueshme p\u00ebr shum\u00eb arsye. Pik\u00ebs\u00ebpari \u00ebsht\u00eb etika parlamentare, sepse nj\u00eb shp\u00ebrthim i till\u00eb d\u00ebmton autoritetin dhe efikasitetin e parlamentit. Ngjarja q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebmbimi i par\u00eb i k\u00ebtij lloji n\u00eb parlamentin shqiptar, v\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kryetarin e parlamentit, i cili n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit duhet t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb efikase, q\u00eb kjo lloj retorike vulgare t\u00eb mos ket\u00eb vend t\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Arsyeja e dyt\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb Sali Berisha q\u00eb nuk ka absolutisht asnj\u00eb lloj dogane kur i drejtohet nj\u00eb individi tjet\u00ebr, qoft\u00eb ky individ jasht\u00eb parlamentit, qoft\u00eb an\u00ebtar i parlamentit, apo kryeminist\u00ebr? Me vulgaritete t\u00eb tilla z. Sali Berisha u \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb, burra dhe gra, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb person q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb aren\u00ebn politike shqiptare p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb parlament dhe ai parlament \u00ebsht\u00eb i popullit dhe populli e ka zgjedhur t\u00eb adresoj\u00eb nevojat e tij dhe t\u00eb lart\u00ebsoj\u00eb imazhin e vendit n\u00eb bot\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb tani Shqip\u00ebria aspiron an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Nuk ka nevoj\u00eb kush p\u00ebr deklamacione t\u00eb tilla t\u00eb sh\u00ebmtuara. Populli pret t\u00eb shoh\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb diskutime konstruktive, me dobi imediate p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ish kryeministri Sali Berisha pretendon se \u00ebsht\u00eb duke e ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb fakt ai \u00ebsht\u00eb duke e d\u00ebmtuar Shqip\u00ebrin\u00eb. Populli i Shqip\u00ebris\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet q\u00eb po pret, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb atij dhe vendit. Skena t\u00eb tilla jan\u00eb esencialisht t\u00eb d\u00ebmshme, ato krijojn\u00eb nj\u00eb imazh t\u00eb turpsh\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrdorin gjuh\u00eb etiketuese vulgare, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e tolerueshme as apatia e deputet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, apo nxitimi p\u00ebr t\u00eb justifikuar krahun e tyre, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb vendosin nj\u00eb etik\u00eb parlamentare t\u00eb standardeve t\u00eb larta t\u00eb komunikimit dhe respektit reciprok.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, qeveria q\u00eb fitoi n\u00eb zgjedhjet e 23 qershorit 2013, nuk duhet t\u00eb sulmohet me nj\u00eb retorik\u00eb banale. N\u00eb qoft\u00eb se opozita ka fakte p\u00ebr shkelje si etike, ashtu edhe ligjore, duhet t\u00eb kishte zbatuar deri n\u00eb fund ligjet kur ishte n\u00eb fuqi dhe n\u00eb qoft\u00eb se ajo mendon se at\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb tani, problemi duhet ngritur n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fakteve. E nj\u00ebjta gj\u00eb edhe p\u00ebr pal\u00ebn n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, shpresoj t\u00eb mos shikojm\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim tjet\u00ebr t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nga intervistat q\u00eb ju u kini b\u00ebr\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, si e shikoni evoluimin e tyre dhe shk\u00ebputjen nga mentaliteti i s\u00eb kaluar\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam par\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb raport me demokracin\u00eb. Besoj se t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk ka kthim mbrapa. Shoh m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb merit\u00ebn p\u00ebr sukseset dhe p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar kund\u00ebrshtarin p\u00ebr d\u00ebshtimet. Demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i v\u00ebshtir\u00eb, por vende t\u00eb tjera, aleate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb punuar shum\u00eb para saj p\u00ebr demokratizimin e vendeve t\u00eb tyre. Shqip\u00ebria ka fatin e madh t\u00eb ket\u00eb n\u00eb krah t\u00eb saj Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb dhe ta shfryt\u00ebzojn\u00eb eksperienc\u00ebn amerikane. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb se ata q\u00eb hartuan Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb amerikane dhe Kushtetut\u00ebn e shtetit t\u00eb ri, ata q\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb drejtonin k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb fillimet e tij, ishin vizionar\u00eb q\u00eb vun\u00eb interesat e vendit mbi interesat e tyre. K\u00ebt\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ende.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A v\u00ebrehen paragjykime aktualisht n\u00eb administrat\u00ebn amerikane ndaj krah\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, aspak. Shum\u00eb diplomat\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, se \u00ebsht\u00eb populli shqiptar q\u00eb ata mb\u00ebshtesin fuqimisht; nj\u00eb nga popujt m\u00eb pro-amerikan\u00eb n\u00eb bot\u00eb, e ndoshta m\u00eb pro-amerikani. E kan\u00eb th\u00ebn\u00eb qartazi dhe prer\u00eb, se nuk mb\u00ebshtesin ndonj\u00eb krah t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, por proceset demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri. Qartazi dhe prer\u00eb ky q\u00ebndrim u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur politikan\u00ebve shqiptar\u00eb edhe n\u00eb bisedat e tyre me dyer t\u00eb mbylluara.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si \u00ebsht\u00eb konsiderata n\u00eb SHBA (pra n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe Departamentin e Shtetit) p\u00ebr qeverin\u00eb Rama, pas refuzimit t\u00eb arm\u00ebve kimike t\u00eb Siris\u00eb. A ka pritshm\u00ebri pozitive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb disa here nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, se p\u00ebrgjigja e Shqip\u00ebris\u00eb ishte korrekte, se e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb ndihmonte n\u00eb neutralizimin e arm\u00ebve kimike siriane dhe se kjo nuk ndikon negativisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve. Ata jan\u00eb shprehur se mund t\u00eb ket\u00eb raste t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb ardhmen, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jap\u00eb ndihmes\u00ebn saj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dikur, n\u00eb koh\u00ebn e r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs dhe ardhjen e demokracis\u00eb \u2018Z\u00ebri i Amerik\u00ebs\u2019 ka patur nj\u00eb rekord d\u00ebgjueshm\u00ebrie n\u00eb Shqip\u00ebri. Me kalimin e viteve kjo d\u00ebgjueshm\u00ebri ka p\u00ebsuar r\u00ebnie. Me se e lidhni k\u00ebt\u00eb dukuri?<\/strong><\/p>\n<p>Me zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb ngjarja q\u00eb ju ka shkaktuar m\u00eb shum\u00eb emocion n\u00eb pun\u00ebn tuaj si gazetare e \u2018Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u2019?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe njohja e saj nga Shtetet e Bashkuara. Rreth 30 minuta para programit t\u00eb or\u00ebs 18:00, Departamenti i Shtetit publikoi deklarat\u00ebn e Sekretares s\u00eb Shtetit, Kondoliza Rajs, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrktheva menj\u00ebher\u00eb, s\u00eb bashku me nj\u00eb kolegen time, dhe e transmetuam n\u00eb at\u00eb program.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Faleminderit, Bela, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim t\u00eb sinqert\u00eb me gazet\u00ebn \u2018DITA\u2019 dhe mir\u00eb u d\u00ebgjofshim!<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<h3>Arratisja n\u00eb \u201cDiellin\u201d e tetorit 1984<\/h3>\n<p><a href=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_dhe_zamira.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Isabela dhe Zamira Islami - dy heroina shqiptare - gazeta Dielli\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_dhe_zamira.jpg\" width=\"500\" \/><\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em><strong>Isabela dhe Zamira<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1984 titulli hap\u00ebs i faqes s\u00eb par\u00eb t\u00eb numrit 14 n\u00eb gazet\u00ebn &#8216;Dielli&#8217; fliste p\u00ebr aktin e dy motrave Zamira dhe Isabela Islami, t\u00eb cilat kishin kap\u00ebrcyer detin me not dhe kishin kaluar n\u00eb Korfuz. Motrat kishin shp\u00ebtuar, por v\u00ebllai i tyre, Klementi kishte humbur jet\u00ebn. Dielli p\u00ebrshkruan aventur\u00ebn e dy motrave n\u00ebp\u00ebr dallg\u00ebt e detit, aventur\u00eb q\u00eb kishte zgjatur 12 or\u00eb dhe humbjen e v\u00ebllait, Klementit:<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb t\u00eb tre notuan pran\u00eb nj\u00ebri tjetrit gjer n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Korfuzit, por atje nga korrentet e detit, e humb\u00ebn nj\u00ebri-tjetrin. Zamira dhe Isabela u gjet\u00ebn dhe u mor\u00ebn nga nj\u00eb jaht Italian, i cili i \u00e7oi n\u00eb Korfuz. I v\u00ebllai, mjerisht nuk u gjet dhe nuk dihet se si p\u00ebrfundoi fati i tij. T\u00eb dy motrat dhe i v\u00ebllai e kishin b\u00ebr\u00eb me koh\u00eb planin p\u00ebr t\u2019u arratisur nga Shqip\u00ebria dhe kur u erdhi rasti i volitsh\u00ebm, kur shkuan n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr pushime, e vun\u00eb n\u00eb zbatim. Arratisja e guximshme e Zamir\u00ebs dhe Isabel\u00ebs u lajm\u00ebrua nga Agjensit\u00eb dhe gazetat e shum\u00eb vendeve t\u00eb Bot\u00ebs. Gazetat botuan me tituj t\u00eb m\u00ebdhenj holl\u00ebsirat e arratisjes dhe intervistat, si dhe fotografit\u00eb e dy vajzave shqiptare. Dielli shfaq shpres\u00ebn se p\u00ebr zonjushat Zamira dhe Isabela do t\u00eb shkruajm\u00eb s\u00ebrish. P\u00ebr tani kufizohemi vet\u00ebm duke i uruar q\u00eb t\u2019i marr\u00eb fati p\u00ebr mbar\u00eb\u2026\u201d\/ <em>Dalip Greca<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Xhevdet Shehu, 9 Shkurt 2014 Isabela me n\u00ebn\u00ebn e saj, Nadiren A ju kujtohet nj\u00eb ngjarje e rrall\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1984? Dy motra arratiseshin p\u00ebrmes detit n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb err\u00ebt me not nga Saranda n\u00eb Korfuz\u2026 Atyre q\u00eb nuk ju kujtohet, me siguri q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb, megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Xhevdet Shehu, 9 Shkurt 2014 Isabela me n\u00ebn\u00ebn e saj, Nadiren A ju kujtohet nj\u00eb ngjarje e rrall\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1984? Dy motra arratiseshin p\u00ebrmes detit n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb err\u00ebt me not nga Saranda n\u00eb Korfuz\u2026 Atyre q\u00eb nuk ju kujtohet, me siguri q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb, megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-02-09T20:41:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit\",\"datePublished\":\"2014-02-09T20:41:39+00:00\",\"dateModified\":\"2014-02-09T20:41:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/\"},\"wordCount\":3861,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/\",\"name\":\"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg\",\"datePublished\":\"2014-02-09T20:41:39+00:00\",\"dateModified\":\"2014-02-09T20:41:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Xhevdet Shehu, 9 Shkurt 2014 Isabela me n\u00ebn\u00ebn e saj, Nadiren A ju kujtohet nj\u00eb ngjarje e rrall\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1984? Dy motra arratiseshin p\u00ebrmes detit n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb err\u00ebt me not nga Saranda n\u00eb Korfuz\u2026 Atyre q\u00eb nuk ju kujtohet, me siguri q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb, megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-02-09T20:41:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit","datePublished":"2014-02-09T20:41:39+00:00","dateModified":"2014-02-09T20:41:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/"},"wordCount":3861,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/","name":"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg","datePublished":"2014-02-09T20:41:39+00:00","dateModified":"2014-02-09T20:41:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/isabela_me_nenen_nadiren.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n-dhe-shqiperia-dje-e-sot-sipas-isabela-islamit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb histori arratie q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb \u201984-n dhe Shqip\u00ebria dje e sot sipas Isabela Islamit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13377"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13377\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}