{"id":13367,"date":"2014-02-05T09:59:24","date_gmt":"2014-02-05T08:59:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=330"},"modified":"2014-02-05T09:59:24","modified_gmt":"2014-02-05T08:59:24","slug":"cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/","title":{"rendered":"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Neki Babamusta\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/neki_babamusta.jpg\" width=\"150\" \/> Nga: <strong>Neki Babamusta <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptare\u201d n\u00eb mars 2012 kryetari i Vatr\u00ebs Dr. Gjon Bu\u00e7aj, interpreton mendimin: \u201cFjala nacionaliz\u00ebm tek ne nuk ka kuptimin e ekstremizmit, por \u00ebsht\u00eb sinonimi i shqiptarizmit t\u00eb kulluar\u2026Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame dhe bashkimi komb\u00ebtar, jan\u00eb dy fillime ende t\u00eb paarritura!..\u201d (Gazeta Dielli, mars 2012).<\/p>\n<p>Krahinat shqiptare t\u00eb Tesprotis\u00eb (\u00c7am\u00ebris\u00eb) pretendime t\u00eb padrejta t\u00eb Greqis\u00eb<\/p>\n<p>Konferenca e Londr\u00ebs, (korrik 1913) b\u00ebri padrejt\u00ebsi historike, duke e ndar\u00eb kombin shqiptar n\u00eb interes t\u00eb shovenist\u00ebve t\u00eb Ballkanit. Territori i \u00c7am\u00ebris\u00eb shqiptare bashk\u00eb me fshatra i aneksohet Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Rilindasi i madh Sami Frash\u00ebri shkruan etnogjenez\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cFjalori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Historis\u00eb dhe i Gjeografis\u00eb\u201d botuar n\u00eb Kostandinapoj\u00eb n\u00eb 1889 dhe Vepra 2 e Sami Frash\u00ebrit botuar nga Akademia e Shkencave n\u00eb 1988. T\u00eb dh\u00ebnat gjeografike dhe historike shkruar n\u00eb vepr\u00ebn e lartpermendur:<\/p>\n<p>Tesprotia \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d, Adionati \u201cParamithi\u201d, Janina, Konica, Marg\u00eblli\u00e7i, Parga, Preveza, Suli, jan\u00eb nd\u00ebr qytetet kryesore shqiptare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7am\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga krahinat q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin Epirin e Lasht\u00eb. Krahina zgjatej nga Ambrakia, pjesa jugore e bregdetit Jon, dometh\u00ebn\u00eb gjiri i Nart\u00ebs, deri n\u00eb lumin Thiamis, dometh\u00ebn\u00eb Kalama.<\/p>\n<p>Tesprotia \u00ebsht\u00eb emri i vjet\u00ebr i pjes\u00ebs jugore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb quajtur \u00c7am\u00ebri. Kufizohet nga Veriu me Mollosin\u00eb (Sanxhaku i Janin\u00ebs) dhe me krahin\u00ebn e Kaunis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga Sanxhaku i Gjirokastr\u00ebs, Lab\u00ebria. Nga Jugu me Ambrakin\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb me gjirin e Nart\u00ebs, nga per\u00ebndimi me detin Jon. Kjo krahin\u00eb laget nga lumejt\u00eb Akeron dhe Kogjin. Lumi Hadaros (Loros) e ndante k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb nga Mollosia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr 80 qytetet si Pandosja, Kasapa, Allaka, Haradra, Himran, Efina, Vruka, etj, jan\u00eb qytete q\u00eb Kryekomandanti Romak Pal Emili rrafshoi n\u00eb Epri. Flitet se tempulli i Dodon\u00ebs ndodhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb. Romak\u00ebt themeluan qytetin Nikopolis, nj\u00eb or\u00eb larg n\u00eb veri t\u00eb Prevez\u00ebs.\u201d (Sami Frash\u00ebri, 1889; Gazeta Dielli, \u201cSami Frash\u00ebri mbi \u00c7am\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtetat e pamohueshme,\u201d shkurt 2011 \u2013 Hyqmet Zane).<\/p>\n<p>Sami Frash\u00ebri duke u bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat arkeologjike, historike, gjuh\u00ebsore, etj, argumentoi: \u201cTesprotian\u00ebt ishin pellazg\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb me popullin e Kaonis\u00eb dhe t\u00eb Mollosis\u00eb. Qeveriseshin nga krer\u00ebt e tyre n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb republike.\u201d Kjo tregon se Tesprotian\u00ebt ishin pellazg, nj\u00eblloj si Ilir\u00ebt. Kaonia dhe Mollosia ishin krahina Ilire.<\/p>\n<p>Historikisht dihet se Piro, sundimtari i Mollos\u00ebve pushtoi k\u00ebto krahina (Kaosia dhe Mollosia) t\u00eb cil\u00ebt iu aneksuan shtetit Maqedonas, sundimit romak, bizantin dhe m\u00eb pas u pushtuan nga turqin Osman nga Memeti i II dhe Bajaziti i II.<\/p>\n<p>Samiu vazhdon: \u201cAjdonati (Paramithi) ishte kaza qend\u00ebr, pjesa juglindore e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb varej nga sanxhaku i Janin\u00ebs, 40 km n\u00eb jug per\u00ebndim t\u00eb saj dhe 18 km n\u00eb an\u00ebn e majt t\u00eb lumit Vallo, n\u00eb lindje t\u00eb limanit Myrtos.\u201d<\/p>\n<p>Sipas regjistrimeve t\u00eb koh\u00ebs Samiu argumenton se ky qytet Ajdonati kishte 2500 banor\u00eb mysliman shqiptar\u00eb, me k\u00ebshtjell\u00ebn Ajos \u2013 Dhonatos dhe me emrin \u201cAjdonat\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn zyrtare. Sipas zbulimeve arkeologjike n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit gjenden rr\u00ebnojat e qytetit t\u00eb vjet\u00ebr Uria, ku me \u00e7do 10 shtator b\u00ebhet panairi i madh q\u00eb zgjaste 5 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Qyteza Ajdonati bashk\u00eb me krahin\u00ebn Kazan\u00eb kan\u00eb 64 fshat\u00ebra: 40 n\u00eb veri, 24 n\u00eb jug. N\u00eb juglindje ndodhet Suli, ku si\u00e7 e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trimat e Sulit luftuan kund\u00ebr Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Qyteza bashk\u00eb me Kazan\u00eb kishin 16,000 banor\u00eb, shumica shqiptar\u00eb, me 22 xhami e mesxhide, nj\u00eb shkoll\u00eb plotore, nj\u00eb medrese, kat\u00ebr shkolla fillore kuranike, tre punishte p\u00ebr regje l\u00ebkure, 13 ura, etj. (Sami Frash\u00ebri, 1889).<\/p>\n<p>\u201cJanina \u00ebsht\u00eb qyteti n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Vilajetit me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr. Ndodhet n\u00eb jug t\u00eb vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, 700 km n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Stambollit dhe 210 km n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Selanikut. Bonohej nga 35,000 banor\u00eb. Kishte 30 xhami, 6 kisha, 2 sinagoge, 3 teqe, disa medrese, nj\u00eb biblotek\u00eb, nj\u00eb gjimnaz, nj\u00eb shkoll\u00eb fillore, disa shkolla kuranike (mejtepe) dhe gjimnazin e famsh\u00ebm me emrin \u2018Zosimeja\u2019\u201d. Me k\u00ebt\u00eb gjimnaz kombi shqiptar krenohet si baz\u00eb e m\u00ebsidh\u00ebnies shqipe, pregaditjen e kuadrove p\u00ebr Rilindasit dhe baz\u00eb e patriotizmit. \u201cNj\u00ebkoh\u00ebsisht kishte nj\u00eb shkoll\u00eb fillore p\u00ebr vajza, vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebr grek\u00ebt, nj\u00eb shkoll\u00eb plotore p\u00ebr vlleh\u00ebt dhe azil grek, spital, etj.\u201d (Sami Frash\u00ebri, 1889).<\/p>\n<p>Ali Pash\u00eb Tepelena e zgjeroi sundimin e tij dhe Janin\u00ebn e vendosi kryeqytet t\u00eb krahinave q\u00eb kishte n\u00ebn zot\u00ebrim. Ai themeloi edhe nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb p\u00ebr mbrojtje q\u00eb futet brenda n\u00eb liqen, zhvilloi shum\u00eb punishte, treg\u00ebtin\u00eb, arsimin dhe vendosi rregullin.<\/p>\n<p>Dihet historikishte se Janina bazuar n\u00eb dokumenta historike, u themelua nga princi vendas Jani. N\u00eb vitin 1431 u pushtua nga Sulltan Murati II.<\/p>\n<p>\u201cNga Janina ka dy nahije, zagor dhe korandos me 233 fshat\u00ebra, me 87,507 banor\u00eb. Fshat\u00ebrat m\u00eb shum\u00eb banoheshin nga grek\u00eb dhe vlleh\u00eb. Sanxhaku i Janin\u00ebs \u00ebsht\u00eb sanxhaku q\u00ebndror i Vilajetit me kufizime n\u00eb juglindje n\u00eb kufir me Greqin\u00eb, n\u00eb verilindje me vilajetin e Manastirit, n\u00eb veriper\u00ebndim me sanxhakun e Gjirokastr\u00ebs, nga per\u00ebndimi me detin Jon dhe nga Jugu me sanxhakun e Prevez\u00ebs. P\u00ebrb\u00ebhet me 6 kaza, 2 nahije, me 439 fshat\u00ebra, me 166,691 banor\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaku, kazat\u00eb, nahijet, fshat\u00ebrat:<br \/>\nJanin\u00eb Zagore, 233,<br \/>\nKorandos, 49<br \/>\nLeskovik, 34<br \/>\nJanin\u00eb Konic\u00eb, 3<br \/>\nMe\u00e7ov\u00eb, 62<br \/>\nAjdonat \u2013 Filat, 68\u201d (Sami Frash\u00ebri, 1889).<\/p>\n<p>T\u00eb krishter\u00ebt shqiptar q\u00eb banonin n\u00eb k\u00ebto krahina lartp\u00ebrmendura ishin krenar\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn e tyre dhe nuk pranonin t\u2019i bashkangjitesin komb\u00ebsis\u00eb greke, politik\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse t\u00eb cil\u00ebn ka mbajtur gjithmon\u00eb Greqia ndaj krahinave shqiptare t\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>\u201cKonica ishte qend\u00ebr kazaje, 45 km n\u00eb veri t\u00eb Janin\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn e lumit Vjos\u00eb me 5,500 banor\u00eb. Konica kufizohet nga jugu me Janin\u00ebn, nga per\u00ebndimi me sanxhakun e Gjirokastr\u00ebs, nga veriu me Leskovikun dhe n\u00eb lindje me vilajetin e Manastirit, me popullsi shqiptare prej 35,00 banor\u00ebsh, me fusha pjellore, nj\u00eb lligj\u00eb, dhe prodhime blektorale,\u201d (Sami Frash\u00ebri, 1889).<\/p>\n<p>Ky qytet ishte plot fusha e bag\u00ebti dhe padrejt\u00ebsisht iu aneksua Greqis\u00eb. Konica sot nuk ka asnj\u00eb shkoll\u00eb shqipe dhe ndalohet me ligj t\u00eb folurit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Edhe sht\u00ebpia e Konic\u00ebs ishte e rr\u00ebnuar.<\/p>\n<p>\u201cMarg\u00eblli\u00e7i, qend\u00ebr kazaje e sanxhakut t\u00eb Prevez\u00ebs, vilajetit t\u00eb Janin\u00ebs, 50 km n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Prevez\u00ebs, me 3,000 banor\u00eb shqiptar\u00eb. Kazaja e Marg\u00eblli\u00e7it me nahijen e Parg\u00ebs e t\u00eb Fanarit, ka 71 fshat\u00ebra, me 25,000 banor\u00eb. K\u00ebtu ka nj\u00eb popullsi trime shqiptare q\u00eb gjithmon\u00eb kan\u00eb luftuar kund\u00ebr pushtuesve grek dhe turq. Ka toka pjellore dhe skela t\u00eb vog\u00ebla,\u201d (Sami Frash\u00ebri, 1889).<\/p>\n<p>\u201cParga \u00ebsht\u00eb qyteza n\u00eb kazan\u00eb e Marg\u00eblli\u00e7it, t\u00eb sanxhakut t\u00eb Prevez\u00ebs, t\u00eb vilajetit t\u00eb Janin\u00ebs. Ndodhet 45 km n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Prevez\u00ebs dhe 55 km n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Janin\u00ebs. Ka 5,000 banor\u00eb, nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb, kopshte me agrume, banjo deti, skela,\u201d (Sami Frash\u00ebri, 1889). Duke qen\u00eb vend strategjik dhe prodhimtar, pushtuesit anglez e fut\u00ebn k\u00ebt\u00eb qytez\u00eb n\u00ebn sundimin e tyre n\u00eb shekullin e 19t\u00eb. Ali Pasha p\u00ebr q\u00ebllimet e veta strategjike ia bleu anglez\u00ebve, dhe pas vdekjes s\u00eb tij u ble nga Ministri i Financave i Turqis\u00eb, Rifat Pasha.<\/p>\n<p>\u201cPreveza ndodhet n\u00eb skajin jugor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb mbyll an\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb gjirit t\u00eb Art\u00ebs. Gjendet n\u00eb vilajetin e Janin\u00ebs, n\u00eb krahin\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb, 92 km n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Janin\u00ebs, me 8000 banor\u00eb,\u201d (Sami Frash\u00ebri, 1889).<\/p>\n<p>Ali Pash\u00eb Tepelena p\u00ebr arsye strategjike i dha nj\u00eb zhvillim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb qytetit t\u00eb Prevez\u00ebs me agrume dhe ullishte: nd\u00ebrtoi 4 kala, 2 xhami, teqe, tyrbe, shkolla fillore plotore, 2 shkolla greke, fabrik\u00eb sapuni, punishte p\u00eblhure. Nd\u00ebrtoi limanin e madh q\u00eb b\u00ebnte treg\u00ebti me Korfuzin dhe Triesten. Historikisht Preveza \u00ebsht\u00eb themeluar nga Pirrua i Epirit, t\u00eb cil\u00ebn me 1789 Ali Pash\u00eb Tepelana ua mori me luft\u00eb francez\u00ebve se e kishin baz\u00eb strategjike n\u00eb Mesdhe.<\/p>\n<p>\u201cPreveza kufizohet nga veriu, sanxhaku i Janin\u00ebs, lindje kufiri grek, jugu gjiri i Nart\u00ebs n\u00eb gryk\u00ebn e Prevez\u00ebs, per\u00ebndimi deti Jon. Lumi i Nart\u00ebs ndan kufirin me Greqin\u00eb. Ka dhe dy lumenj t\u00eb tjer\u00eb: Lorosi dhe Ferari. Banohej nga 55,000 banor\u00eb shqiptar\u00eb, ku jetonin n\u00eb 179 fshat\u00ebra. Kishte 48 xhami, 2 medrese, 3 shkolla fillore, kisha e manastire, 450 dyqane, 50 mullinj\u00eb, agrume, ullinj, bag\u00ebti.<\/p>\n<p>Sanxhaku ka tre kaza, 2 nahije fshat\u00ebra.<br \/>\nPreveza, 38<br \/>\nLoros Xhemernik, 68<br \/>\nMarg\u00eblli\u00e7, Parg\u00eb, 73<\/p>\n<p>Preveza ka 38 fshat\u00ebra me 13,000 banor\u00eb shqiptar\u00eb. Suli, qytez\u00eb, 45 km n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Janin\u00ebs, trima atdhetar\u00eb dhe me arm\u00eb, (Sami Frash\u00ebri, 1889).<\/p>\n<p>Ali Pash\u00eb Tepelena nuk i n\u00ebnshtroi dot trimat e Sulit me 1790. Nd\u00ebrsa n\u00eb 1800-1803 Ali Pasha d\u00ebrgoi forca t\u00eb shum\u00ebta, por suliot\u00ebt trima nuk i ran\u00eb n\u00eb dor\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mos iu dor\u00ebzuar gjall\u00eb Ali Pash\u00ebs pranuan t\u00eb hidhen nga mali lart kapur dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Ali Pash\u00eb Tepelana, nj\u00eb feudal gjakatar nuk diti t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr vete bashk\u00ebkombasit e tij suliot\u00ebt q\u00eb t\u2019i kishte p\u00ebr vete p\u00ebr interesat ekonomike dhe ve\u00e7an\u00ebrisht luft\u00ebtar\u00eb kund\u00ebr pushtuesve turq. Por me sjellen e tij mizore ai fitoi urrejtjen e tyre. Robi t\u00eb gjall\u00eb fshatar\u00ebt n\u00eb Hormov\u00eb. Ali Pasha e shkat\u00ebrroi nga themeli qytez\u00ebn e Sulit, m\u00eb von\u00eb bleu Parg\u00ebn. Megjithat\u00eb suliot\u00ebt nuk u dor\u00ebzuan, o ik\u00ebn jasht\u00eb, ose u vran\u00eb.<\/p>\n<p>Ali Pasha Tepelena nuk arriti t\u00eb kordinoj\u00eb veprimet me Bushatllijt e Shkodr\u00ebs kund\u00ebr Turqis\u00eb. Ali Pasha arriti t\u00eb pushtoj\u00eb gjysm\u00ebn e Greqis\u00eb si\u00e7 thekson edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare. Edhe Viktor Hugo e krahason Ali Pash\u00ebn si luan p\u00ebrball\u00eb luanit t\u00eb Franc\u00ebs, Bonopartit. Megjithat\u00eb, Ali Pasha mbetet nj\u00eb figur\u00eb e madhe historike sepse mbi 30 vjet mbajti t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb zem\u00ebr lirin\u00eb e Shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve osma. Forcat kryesore t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb tij ishin shqiptar\u00ebt trima dhe besnik t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt dhe grek\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb paq\u00eb nd\u00ebr shekuj<\/p>\n<p>Populli shqiptar mban n\u00eb zem\u00ebr konsideratat m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr popullin grek, heroik, liridash\u00ebs dhe demokratik. N\u00eb momente kulmore historike populli shqiptar i \u00ebsht\u00eb gjetur pran\u00eb popullit grek: me 1821 me forcat e shqip\u00ebtar\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhe t\u00eb Sulit, Greqia fitoi pavar\u00ebsin\u00eb nga Turqia. 3 milion shqiptar\u00eb arvanitas jetojn\u00eb sot n\u00eb Greqi q\u00eb nga shekulli 14, n\u00eb krahinat e Atik\u00ebs, Athin\u00eb, etj, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut shum\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb, arstim-kultur\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dy popujt shqiptar\u00eb dhe grek\u00eb luftuan n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr pushtuesve gjerman dhe Italian. Dy batalionet shqiptare t\u00eb udh\u00ebhequra nga komandati trim Spiro Moisiu n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1941 u bashkua me forcat greke kund\u00ebr pushtuesve Italian. Shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb u bashkuan me forcat \u00e7lirimtare greke kund\u00ebr pushtuesve gjerman. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb argumenti grek se shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb u bashkuan me gjerman\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb shkaku q\u00eb edhe sot qeveria greke mban n\u00eb fuqi ligjin e luft\u00ebs midis Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e tranzicionit demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 90-t\u00eb e pas kaluan n\u00eb Greqi mbi 800,000 shqiptar\u00eb, ku 250,000 jetojn\u00eb n\u00eb Athin\u00eb. Sipas statistikave t\u00eb popullis\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb sot 10 % e popullsis\u00eb greke p\u00ebrb\u00ebhet nga shqiptar\u00eb. K\u00ebto qindra mij\u00eb shqiptar\u00eb japing nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb Greqi duke stimuluar ekonomin\u00eb n\u00eb disa p\u00ebrqindje. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Greqi nga populli grek kan\u00eb fituar simpatin\u00eb e vendase si njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm, pun\u00ebtor\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Por sot, fatkeq\u00ebsisht n\u00eb Greqi po ringjallen element dhe segmente ekstremiste nacionaliste, q\u00eb gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje edhe n\u00eb disa qarqe qeveritare edhe fetare, me Kryepeshkopin Janullatos n\u00eb krye, por jo nga populli grek.<\/p>\n<p>Ekstremizmi i partist\u00eb naziste Agimi i Art\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr kund\u00ebr frym\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe miq\u00ebsis\u00eb shqiptaro-greke. Kryetar i Agimit t\u00eb Art\u00eb, Nikolaos Michaloliakos ka deklaruar se shqiptar\u00ebt duhen vrar\u00eb dhe duhen p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Greqia dhe t\u00eb minohet kufiri i Greqis\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb. Vet\u00eb populli grek, qeveria greke, dhe qarqe politike progesiste i kan\u00eb d\u00ebnuar aktet kriminale ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb nazist\u00ebve grek t\u00eb Agimit t\u00eb Art\u00eb. Kjo parti naziste ka kryer edhe akte terroriste edhe ndaj nacionaliteteve t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Disa qarqe shoveniste greke edhe sot vazhdojn\u00eb t\u00eb pretendojn\u00eb Vorio Epirin shqiptar p\u00ebr tok\u00eb greke: Kor\u00e7a, Gjirokastra, Delvina, Himara, Saranda, etj. Ato pretendojn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri jetojn\u00eb 800,000 grek\u00eb, ku sipas censusit t\u00eb regjistrimit viti 2011 n\u00eb krahin\u00ebn jugore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jetojn\u00eb vet\u00ebm 0.87 % e minoriteti grek. Ndryshe nga minoritar\u00ebt grek\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e plota bazuar n\u00eb kushtetut\u00ebn e n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb ku sot jetojn\u00eb 100,000 shqiptar\u00eb ortodoks bashk\u00eb me emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb, ndodhen dhe punojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb dhe diskrimin.<\/p>\n<p>N\u00eb librin e shkrimtarit Viron Kona p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij si emigrant n\u00eb Greqi ai tregon v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr pun\u00eb dhe jetes\u00eb n\u00eb vitet 1980t\u00eb. Q\u00eb t\u00eb merrje nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pag\u00ebs ditore duhet t\u00eb shkarkonte nga maunet 1,450 arka me 30 kg secila. Ai dhe shok\u00ebt tij flenin n\u00eb barake nd\u00ebr pyje, mblidheshin n\u00eb m\u00ebngjes n\u00ebp\u00ebr tregjet e pun\u00ebs si dikur tregu i skllev\u00ebrve n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Greqis\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr ku sundonte rendi skllavopronar. Po kishte edhe nga n\u00ebnat zem\u00ebrmira greke, tregon Vironi, q\u00eb kur i shihnin shqiptar\u00ebt t\u00eb rraskapitur, duke kujtuar bijt\u00eb e tyre emigrant\u00eb n\u00eb Gjermani, u jepnin k\u00ebtyre djem\u00ebve ushqime dhe veshje n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Greqis\u00eb, Evangelos Venizelos b\u00ebri deklarat\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjeshme sa t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: \u201ct\u00eb ndryshohet historia e Shqip\u00ebris\u00eb sepse ka tendenca nacionaliste\u2026!\u201d (gazeta Shqip, 10.2.2012). Ministri grek k\u00ebrkon t\u00eb ndryshoj\u00eb historin\u00eb shqiptare shekullore.<\/p>\n<p>Krahas Agimit t\u00eb Art\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Kisha Ortodokse greke e cila vazhdon me veprimtarin\u00eb e p\u00ebr\u00e7arjes dhe urrejtjes ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Besimet fetare n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb n\u00eb unitet t\u00eb plot\u00eb me g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejtat p\u00ebrpara ligjit, sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb tolerant n\u00eb bot\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket besimeve fetare. Ashtu si mysliman\u00ebt dhe katolik\u00ebt dhe ortodoks\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta t\u00eb konfirmuara me ligj bazuar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb tri besimet fetare n\u00eb Shqip\u00ebri g\u00ebzojn\u00eb identitet t\u00eb pavaruar n\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre duke fituar edhe respektin e popullit. \u00cbsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb kishat ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut nuk kan\u00eb kryepeshkop shqiptar, dhe mesha b\u00ebhet n\u00eb gjuh\u00ebn greke, duke hedhur posht\u00eb amanetin e madh t\u00eb Fan Nolit q\u00eb \u201ckishat shqiptare duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d. Populli shqiptar dhe shqiptar\u00ebt e besimit ortodoks nuk pajtohen me veprimet p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse t\u00eb kryepeshkopit grek n\u00eb Shqip\u00ebri Janullatos, i cili me shembullin e tij deklaron se n\u00eb Shqip\u00ebri jetojn\u00eb mbi 800,000 shqiptar\u00eb ortodoks, kur dihet se mbi 70% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb myslimane, afro 10-15% katolike, plus bektashi, etj. Shteti shqiptar, p\u00ebrndryshe si Greqia ku shteti dhe feja jan\u00eb nj\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb pun\u00ebn e brendshme t\u00eb secil\u00ebs fe, por i p\u00ebrkrah, i stimulon materialisht sepse vepra dhe vlerat fetare jan\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr popullin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019tregojn\u00eb faktet p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi dhe shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb fakte historike jan\u00eb t\u00eb paharruara krimet e gjakatarit gjeneralit grek Zerva mbi popullsin\u00eb shqiptare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb q\u00eb i d\u00ebnuar e t\u00ebr\u00eb bota. N\u00eb masakr\u00ebn e Panaritit me 10 korrik 1914, u p\u00ebrzun\u00eb me forc\u00eb nga \u00c7am\u00ebria 100,000 shqiptar\u00eb, q\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb ullishtat e Vlor\u00ebs, pasi grek\u00ebt kishin egzekutuar n\u00eb Panarit 350 gra dhe f\u00ebmij\u00eb dhe pleq. Me 27 qershor 1944 u shp\u00ebrngul\u00ebn me force nga \u00c7am\u00ebria 20,000 shqiptar\u00eb, duke vrar\u00eb n\u00eb trojet e veta n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe n\u00eb kalimin e kufirit afro 6,000 shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, p\u00ebrfshi, gra, f\u00ebmij\u00eb dhe pleq.<\/p>\n<p>Nga vitit 1990 e n\u00eb vazhdim jan\u00eb vrar\u00eb mbi 400 shqiptar\u00eb duke kaluar kufirin p\u00ebr n\u00eb Greqi. Jan\u00eb rrahur dhe ofenduar shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm nga policia greke. Gazeta Standart 96.3.2012) shkruan: 800 shqiptar\u00eb jan\u00eb detyruar t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb emrat, fen\u00eb, t\u00eb ndryshojn\u00eb toponimet, prejardhjen si kusht p\u00ebr t\u00eb qendruar dhe punuar n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi edhe sot u mohohet zyrtarisht shkolla e gjuh\u00ebs shqipe. Ndryshe n\u00eb Shqip\u00ebri, ku \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb sistem arsimor shtet\u00ebror dhe universitet p\u00ebr minoritetet greke. K\u00ebto veprime jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr minoritetet. Sidomos p\u00ebr Greqin\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Europian, nuk duhet t\u2019i lejoj\u00eb k\u00ebto abuzime ndaj minoriteteve dhe emigracinit shqiptar.<\/p>\n<p>Po ashtu shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb q\u00eb jan\u00eb sot 300,000+ n\u00eb Shqip\u00ebri nuk lejohen nga Greqia t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb varret e vend\u00eblindjes dhe nuk i japin t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb pronave t\u00eb tyre shekullore, nj\u00eb e drejt\u00eb themelore, n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejtat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb njeriut. Shqiptar\u00ebt ortodoks n\u00eb \u00c7am\u00ebri nuk i lohen t\u00eb hapin shkolla shqipe. Gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk lejohen t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb \u00c7am\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb reportazhe.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009 n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si Boboshtic\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Bularat t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Kosin\u00eb, Bularat, etj qeveria greke b\u00ebri zhvarrimin e varreve me pretendimin se ishin varret e ushtar\u00ebve grek t\u00eb r\u00ebn\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs me Italin\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb territorin shqiptar nga dhjetori 1940 deri n\u00eb prill 1941. Sipas deklarimit real t\u00eb t\u00eb par\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre kranihave ato ishin varret e gjysh\u00ebrve t\u00eb tyre dhe se historikisht n\u00eb k\u00ebto krahina nuk kishin ardh\u00eb ushtar\u00eb grek p\u00ebr t\u00eb luftuar. Ky skandal anti-humanist i p\u00ebrdhosjes t\u00eb varreve t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Boboshtic\u00ebs rriti tensionet nd\u00ebretnike duke ngritur edhe nj\u00eb monument n\u00eb ushtarit grek n\u00eb k\u00ebto varreza. Madje partia \u201cAgimi i Art\u00eb\u201d vendosi edhe kryqe edhe flamuj grek n\u00eb trojet shqiptare t\u00eb Jugut dhe n\u00eb manifestimet e tyre n\u00eb Bularat e K\u00eblcyr\u00eb l\u00ebshuan thirrje shovensite: \u201cHimara, Saranda, etj jan\u00eb greke dhe do t\u2019i marrim\u201d.<br \/>\nK\u00ebto thirrje ekstremiste shtojn\u00eb pa qen\u00eb nevoja tensionet nd\u00ebrkufitare duke tentuar p\u00ebr t\u00eb prishur qet\u00ebsin\u00eb midis dy popujve fqinj\u00eb, p\u00ebrball\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime ekstreme nuk e zhdukin nga harta e Shqip\u00ebris\u00eb emrin \u00c7am\u00ebri sepse ajo historikisht \u00ebsht\u00eb trev\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Me deklarat\u00eb t\u00eb pabazuar, Vangjel Dule kryetari i Partis\u00eb p\u00ebr T\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb Minoritet Grek (PPDNJ) ka th\u00ebn\u00eb se emri \u00c7am\u00ebri nuk egziston (dat\u00eb 27.3.2012). Kryetari i PDIU-s\u00eb (Partia p\u00ebr Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet), Shp\u00ebtim Idrizi e quajti Vangjel Dulen \u201csh\u00ebrb\u00ebtor i zellsh\u00ebm i qarqeve shovensite\u201d. Edhe Deputeti Pandeli Majko deklaroi me 1.1.2012, \u201cGreqia t\u00eb njoh\u00eb Kosov\u00ebn\u2026Me shqiptar\u00ebt grek\u00ebt nuk mund t\u00eb flasin me gjuh\u00ebn e sirenave\u2026\u201d Edhe Sk\u00ebnderbeu ishte krenar se e quante veten Epirot, shqipar me prejardhje lasht\u00ebsie.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do bashkohet me familjen europiane dhe sipas deklaratave t\u00eb kryeministrit grek Antonis Samaras dhe presidentit grek Karolos Papoulias (me origjin\u00eb shqiptare) Greqia mike me qeverin\u00eb e saj do t\u00eb p\u00ebrkah\u00eb popullin shqiptar me qeverin\u00eb e saj p\u00ebr an\u00ebtarisimin n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>P\u00ebr interes t\u00eb dy popujve tan\u00eb miq politikan\u00ebt n\u00eb Greqi duhet t\u00eb mir\u00ebkuptojn\u00eb dor\u00ebn e miq\u00ebsis\u00eb q\u00eb populli dhe politika shqiptare i ka shtrir\u00eb popullit grek p\u00ebr t\u00eb mos ngritur vatra zjarri. T\u00eb par\u00ebt tan\u00eb le t\u00eb prehen n\u00eb paqe. Bibla dhe Kurani le t\u00eb mbeten promotore t\u00eb mir\u00ebkuptimit t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr paq\u00eb, fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb dhe respekt p\u00ebr minoritetet.<br \/>\n\u00c7\u00ebshtja \u00e7ame \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm problem komb\u00ebtar por nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u00c7\u00ebshtja \u00e7ame \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb vitin 1991 dhe 1995 n\u00eb bisedimet t\u00eb ish president\u00ebve Stefanopolos dhe Berisha. Gjykata e Janin\u00ebs n\u00eb vitin 1995 nuk gjeti fakte dhe hodhi posht\u00eb pretendimet greke p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e shqip\u00ebtar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb me pushtuesit gjerman kund\u00ebr popullit grek.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare \u00e7ame, p\u00ebr hir t\u00eb stabilitetit t\u00eb paqes n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb krijohet nj\u00eb front i p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ashtu si\u00e7 b\u00ebri thirrje edhe z. Shp\u00ebtim Idrizi, kryeatri i PDIU-s\u00eb me 15.12.2012. I pari q\u00eb e firmosi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb qe z. Alfred Moisiu, ishpresidenti i Shqip\u00ebris\u00eb me 16.12.2012, q\u00eb e quajti \u201csi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d.<\/p>\n<p>Edhe qeveria sot aktuale me kryeministrin z. Edi Rama \u00ebsht\u00eb shprehur e gatshme t\u00eb \u00e7oj m\u00eb tej forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Greqi, bazuar n\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb BE-s\u00eb. Me 25.8.2013 kryeministri Edi Rama deklaroi, \u201cme kufijt\u00eb detare me Greqin\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb reciprocitet\u2026Me Greqin\u00eb jemi vende mike dhe na vjen keq p\u00ebr disa akte nacionalizmi.\u201d<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk po k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim kufijsh. N\u00eb Bruksel ne shqiptar\u00ebt duam t\u00eb shkojm\u00eb pran\u00eb familjes europiane, me identitetin ton\u00eb, me flamurin ton\u00eb, me krenarin\u00eb e ligjshme historike dhe aktuale. Ne shqiptar\u00ebt duam miq\u00ebsi miq\u00ebsi mbi baza miq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfitimit reciprok. Dhe natyrisht nuk duam q\u00eb t\u00eb na preken as trojet, uj\u00ebrat detare dhe lumejt\u00eb. Veprimet e mir\u00ebkuptimit miq\u00ebsor bazuar n\u00eb aleanca reciproke t\u00eb barabarta i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb dy popujve tan\u00eb dhe paqes n\u00eb Ballkan dhe Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Barbarizmat e shekullit, m\u00ebrit\u00eb le t\u2019ia lem\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs. Por pa i harruar, pa e vrar\u00eb mendimin e lir\u00eb. Duhet q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Greqi dhe \u00c7am\u00ebri t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta me popullin grek n\u00eb pun\u00ebsim dhe shkollim. Politika greke duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje publike p\u00ebr genonidet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb \u00c7am\u00ebri. Duhet t\u2019i japi \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb, l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb t\u00eb larguar me forc\u00eb pas genocidit viti 1944; njohja e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tyre, legalizimi ligj\u00ebrisht i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb \u00c7am\u00ebri; hapje shkollash shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare aty ku jetojn\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb ne Greqi; t\u2019u legalizohet e drejta e pun\u00ebs me ligj dhe dokumenta, nj\u00eblloj si n\u00ebnshtetasit e Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptim, mir\u00ebbesim, paqe, bashk\u00ebpunim dhe mir\u00ebqenie ekonomike p\u00ebr dy popuj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Neki Babamusta N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptare\u201d n\u00eb mars 2012 kryetari i Vatr\u00ebs Dr. Gjon Bu\u00e7aj, interpreton mendimin: \u201cFjala nacionaliz\u00ebm tek ne nuk ka kuptimin e ekstremizmit, por \u00ebsht\u00eb sinonimi i shqiptarizmit t\u00eb kulluar\u2026Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame dhe bashkimi komb\u00ebtar, jan\u00eb dy fillime ende t\u00eb paarritura!..\u201d (Gazeta Dielli, mars 2012). Krahinat shqiptare t\u00eb Tesprotis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13367","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Neki Babamusta N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptare\u201d n\u00eb mars 2012 kryetari i Vatr\u00ebs Dr. Gjon Bu\u00e7aj, interpreton mendimin: \u201cFjala nacionaliz\u00ebm tek ne nuk ka kuptimin e ekstremizmit, por \u00ebsht\u00eb sinonimi i shqiptarizmit t\u00eb kulluar\u2026Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame dhe bashkimi komb\u00ebtar, jan\u00eb dy fillime ende t\u00eb paarritura!..\u201d (Gazeta Dielli, mars 2012). Krahinat shqiptare t\u00eb Tesprotis\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-02-05T08:59:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/neki_babamusta.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje\",\"datePublished\":\"2014-02-05T08:59:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/\"},\"wordCount\":3862,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/neki_babamusta.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/\",\"name\":\"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/neki_babamusta.jpg\",\"datePublished\":\"2014-02-05T08:59:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/neki_babamusta.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/neki_babamusta.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: Neki Babamusta N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptare\u201d n\u00eb mars 2012 kryetari i Vatr\u00ebs Dr. Gjon Bu\u00e7aj, interpreton mendimin: \u201cFjala nacionaliz\u00ebm tek ne nuk ka kuptimin e ekstremizmit, por \u00ebsht\u00eb sinonimi i shqiptarizmit t\u00eb kulluar\u2026Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame dhe bashkimi komb\u00ebtar, jan\u00eb dy fillime ende t\u00eb paarritura!..\u201d (Gazeta Dielli, mars 2012). Krahinat shqiptare t\u00eb Tesprotis\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-02-05T08:59:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/neki_babamusta.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje","datePublished":"2014-02-05T08:59:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/"},"wordCount":3862,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/neki_babamusta.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/","name":"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/neki_babamusta.jpg","datePublished":"2014-02-05T08:59:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/neki_babamusta.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/neki_babamusta.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cameria-problem-nderkombetar-qe-kerkon-zgjidhje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7am\u00ebria, problem nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13367\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}