{"id":13360,"date":"2014-01-31T17:05:16","date_gmt":"2014-01-31T16:05:16","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=282"},"modified":"2014-01-31T17:05:16","modified_gmt":"2014-01-31T16:05:16","slug":"evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/","title":{"rendered":"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Brahim AVDYLI\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg\" width=\"150\" \/> <strong>Brahim AVDYLI<\/strong>:<\/p>\n<p>Duke pas parasysh artikujt e shumt\u00eb t\u00eb shtypit ton\u00eb dhe t\u00eb rrjetit elektronik q\u00eb \u201cfshikulloi\u201d n\u00eb ve\u00e7anti shqiptar\u00ebt e Gadishullit Ilirik, dhe duke i lexuar dhe sistemuar, duke i shkoqitur e duke i vler\u00ebsuar apo duke i par\u00eb me syrin kritik disa prej tyre, e gjejm\u00eb t\u00eb pashmangshme kthimin edhe nj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb shkrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tyre, se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb Evropa. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e par\u00eb e v\u00ebshtrimit polemik dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht domosdoshm\u00ebria e v\u00ebshtrimit kritik, pas disa viteve t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Ne shqiptar\u00ebt i shohim me syrin e mashtruar t\u00eb Evrop\u00ebs. Kush e di dhe kush nuk e di se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb Evropa? Ne b\u00ebjm\u00eb prova p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb Evropa e Bashkuar.<\/p>\n<p>Evropa e Bashkuar \u00ebsht\u00eb bashkim i shteteve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb kontinentit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktimit apo deklarimit t\u00eb vullnetit popullor t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebsi. Vjen si rrjedhoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimet e deklarimet e k\u00ebtyre popujve dhe zgjedhja e organeve t\u00eb udh\u00ebheqjes n\u00eb nivel t\u00eb kontinentit apo t\u00eb shteteve q\u00eb e kan\u00eb pranuar k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebsi. Kuvendi p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb historike, por ne po e fillojm\u00eb me mbledhjen e par\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, me 10 gusht 1949, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjetri Kuvend parlamentar pluralist e demokratik me p\u00ebrb\u00ebrje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe deputet t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn. Evropa e Bashkuar p\u00ebrb\u00ebhet nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, i cili me statut i ka dy organe, apo t\u00eb themi m\u00eb mir\u00eb dy nj\u00ebsi strukturore, t\u00eb cilat jan\u00eb Komiteti i Ministrave, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga ministrat e pun\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre shteteve, t\u00eb cilat jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Kuvendit Parlamentar, p\u00ebrfaq\u00ebsues i forcave politike t\u00eb shteteve an\u00ebtare.<br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Miti Europa - Evropa\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/miti_europa_evropa.jpg\" width=\"300\" \/><br \/>\nK\u00ebshilli i Evrop\u00ebs num\u00ebron sot t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare dhe ka p\u00ebr q\u00ebllim statutar realizimin e nj\u00eb uniteti gjithnj\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebrmes debateve, marr\u00ebveshjeve dhe aksioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Vet\u00ebm shtetet t\u00eb cilat i plot\u00ebsojn\u00eb kushtet e an\u00ebtar\u00ebsimit mund t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebto kushte jan\u00eb demokracia pluraliste, politika globale dhe regjionale e siguris\u00eb, ligji dhe drejt\u00ebsia, sistemi i sigurimit social, si dhe respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, etj. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Kanadaja jan\u00eb v\u00ebzhgues t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, nd\u00ebrsa procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit fillon s\u00eb pari me nj\u00eb lutje t\u00eb shtetit q\u00eb do t\u00eb futet n\u00eb Evrop\u00eb drejtuar Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, i cili, ia d\u00ebrgon k\u00ebt\u00eb lutje Komitetit t\u00eb Ministrave me q\u00ebllim studimi. Ky i fundit e konsulton Kuvendin Parlamentar, i cili e shikon a i ka plot\u00ebsuar kushtet e parapara me aktet e saj p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Fjala vjen p\u00ebr shembull n\u00eb vendin e ngjarjes; hulumtimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb tij, madje prej komisioneve parlamentare si dhe t\u00eb komisioneve informative, t\u00eb formuara nga an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit; Gjyqit evropian apo nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si dhe vet\u00eb t\u00eb Gjyqit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Shqiptar\u00ebve, me t\u00eb dy republikat q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb, iu \u00ebsht\u00eb premtuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, por kjo \u00e7\u00ebshtje zvarritet e zvarritet, pa caktim.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk i shoh shqiptar\u00ebt si nj\u00eb popull, por si komb, dhe jo si nj\u00eb popull i ndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr 5 shtete artificiale rreth e p\u00ebrqark, por si nj\u00eb komb i ve\u00e7ant\u00eb, i cili, pas mija vitesh luft\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, ka mbetur si nj\u00eb grusht i vog\u00ebl n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb komb i vet\u00ebm prej gjenez\u00ebs s\u00eb hershme t\u00eb bot\u00ebs, por bota e avancuar nuk na sheh, d.m.th. nuk na njeh.<br \/>\nN\u00eb kurrizin ton\u00eb jan\u00eb krijuar disa shtete, me tok\u00ebn ton\u00eb, me mallin ton\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbyer, ne me. T\u00eb ashtuquajturat \u201cshtete\u201d g\u00ebnjejn\u00eb fuqish\u00ebm, m\u00eb s\u00eb pari me \u201chistorin\u00eb\u201d e formimit t\u00eb tyre. Bot\u00ebs i duhen nj\u00ebmij\u00eb vite studim p\u00ebr ti par\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, t\u00eb mbushura me t\u00eb pav\u00ebrteta. Disa nga k\u00ebto shtete t\u00eb reja apo edhe t\u00eb vjetra kualifikohen si shtete \u201cmultinacionale\u201d, si p.sh. Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. M\u00eb par\u00eb, jan\u00eb krijuar Greqia dhe Serbia, me tokat shqiptare q\u00eb i mbajn\u00eb gjithnj\u00eb me dhun\u00eb shfaros\u00ebse e politik\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, pra n\u00ebn vete. Askujt nuk ia vrasin veshin t\u00eb v\u00ebrtetat e hidhura, q\u00eb fshihen n\u00eb petkat e feve t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs. Feja vihet mbi kombin. Madje, ajo \u00ebsht\u00eb kryesore.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Harta e vjet\u00ebr q\u00eb sot quhet Greqi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/harta_vjeter_qe_sot_quhet_greqi.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Edhe sot e k\u00ebsaj dite po luftohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje fetare, por duke anashkaluar kombin shqiptar\u00eb, t\u00eb ndar\u00eb, t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, t\u00eb luftuar deri n\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs.<br \/>\nFeja islamike e ka p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb kombit shqiptar. Edhe sot ajo mobilizohet, duke i mashtruar kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb nuk din\u00eb me tep\u00ebr sa ato q\u00eb i d\u00ebgjojn\u00eb p\u00ebrmes feve, dhe shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekur p\u00ebr shembull n\u00eb Siri. P\u00ebrmes feve populli i pa ngritur shqiptar politizohet. Kjo gj\u00eb i shkon m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr shtat armiqve tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Turqis\u00eb, etj., sikurse armiqve tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, Bullgaris\u00eb, Greqis\u00eb e Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngritur gishtin e tyre ndaj shqiptar\u00ebve, \u201cja, a e dini kush jan\u00eb k\u00ebta shqiptar\u00eb, q\u00eb do ti pranoni\u201d.<br \/>\nSadri Ramabaja ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb theksoj\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb Senek\u00ebn, me th\u00ebnien e tij p\u00ebr fen\u00eb. \u201cFen\u00eb vegj\u00eblia e beson. T\u00eb diturit e p\u00ebrbuzim. E t\u00eb pushtetshmit e p\u00ebrdorin\u201d. Erdogani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i islamizmit politik q\u00eb e ka t\u00eb plot\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb i jep shteti dhe pushteti, duke mos i p\u00ebrfillur normat demokratike.<\/p>\n<p>Demokracia evropiane nuk i ka kaluar aspektet e veta fetare, n\u00eb mes t\u00eb Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Rom\u00ebs dhe Kish\u00ebs Ortodoks\u00ebve t\u00eb Lindjes, pra mes t\u00eb Patrikan\u00ebs s\u00eb Vatikanit dhe t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumene. Shqiptar\u00ebt, t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00ebn 5 shtete fqinj\u00eb dhe feve t\u00eb shumta nga \u00e7donj\u00ebri k\u00ebnd i bot\u00ebs; t\u00eb vrar\u00eb; t\u00eb shtypur, t\u00eb g\u00ebnjyer e t\u00eb \u00e7njer\u00ebzuar deri n\u00eb fund; pa ndonj\u00eb zgjim t\u00eb s\u00ebrish\u00ebm t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare, as pas kaq vitesh luft\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt p\u00ebr ekzistenc\u00eb, mbesin n\u00eb bredhje t\u00eb kot\u00eb mes t\u00eb dy ekstremeve. Madje, edhe Vatikanit, Spanj\u00ebs, etj., q\u00eb nuk e kan\u00eb pranuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, si nj\u00eb vend multinacional, dhe vet\u00eb Kardinalit Walter Kasper i jepet mund\u00ebsia t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit Papnor pas vizit\u00ebs s\u00eb tij te Kisha Ortodokse Ruse e t\u00eb Patriarkut Aleksei, se \u201cKosova \u00ebsht\u00eb djep i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej kualifikimeve t\u00eb gabuara t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Unitetit t\u00eb Krishter\u00eb me seli n\u00eb Vatikan. Kjo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb se Vatikani nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin e saj n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Evropa e Bashkuar e ka dometh\u00ebnien e vet prej shqiptar\u00ebve dhe gjenez\u00ebs s\u00eb tyre, mir\u00ebpo kjo u mjegullohet dendur nga filozofia artificiale e shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201cshkenc\u00eb\u201d nga armiqt\u00eb e p\u00ebrbetuar kund\u00ebr nesh. Ata mbijetojn\u00eb me tokat tona; pasurin\u00eb ton\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbyer me pahir; dhe duke na marr\u00eb neve si opsion t\u00eb domosdosh\u00ebm t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb tyre.<br \/>\nEvropa e Bashkuar nuk sheh me syt\u00eb e mjegulluar prej kujt e ka gjenez\u00ebn kjo ide dhe e marrin prej Kret\u00ebs, pa e ditur se ajo e ka fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull. Populli shqiptar \u00ebsht\u00eb populli i par\u00eb i antik\u00ebs s\u00eb hershme t\u00eb Evrop\u00ebs. Ai nuk \u00ebsht\u00eb quajtur k\u00ebshtu, n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjetra. Arb\u00ebr jan\u00eb quajtur shqiptar\u00ebt prej pellazg\u00ebve t\u00eb tyre hyjnor\u00eb. Kjo gj\u00eb d.m.th. se ilir\u00ebt e kan\u00eb prej tyre prejardhjen, dhe prej ilir\u00ebve e kan\u00eb prejardhjen shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pse k\u00ebta i lidhin me \u201cGreqin\u00eb\u201d? Dihet, at\u00ebbot\u00eb nuk ka ekzistuar \u201cGreqia\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb themeluar kryesisht nga Franca, Anglia dhe Rusia. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ka ekzistuar kombi \u201cgrek\u201d, por shqiptar\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, d.m.th. arb\u00ebr t\u00eb Greqis\u00eb, si rajon i t\u00ebr\u00eb verior i Greqis\u00eb s\u00eb sotme dhe Epirit. Ta marrin si shembull sa t\u00eb duan vepr\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkuar letrare t\u00eb Homerit dhe t\u00eb thon\u00eb se ai ka qen\u00eb i \u201ckombit grek\u201d, dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhen keq me \u201cGreqin\u00eb\u201d, kur dihet se edhe vet\u00eb Uliksi (d.m.th. Odiseo) e ka mbajtur plisin e bardh\u00eb (boreal\u00eb). N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Greqin\u00eb \u201ce themeluan\u201d fuqit\u00eb e m\u00ebdha, nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt Franca, Anglia dhe Rusia, n\u00eb bashk\u00ebpunim me fanariot\u00ebt dhe Kish\u00ebn Ortodokse, n\u00eb shekullin e 19.<\/p>\n<p>Dihet nga shkenc\u00ebtar\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb se gjuha shqipe ka pasur edhe nj\u00eb form\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkrimit, t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn shkrim me alfabetin antik, t\u00eb cil\u00ebn shkenc\u00ebtar\u00ebt e bot\u00ebs s\u00eb avancuar e th\u00ebrrasin \u201calfabeti grek\u201d, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u201calfabet grek\u201d, por alfabet i pellazgjishtes, q\u00eb ka mbetur gjall\u00eb p\u00ebrmes shqipes. Ky \u00ebsht\u00eb quajtur m\u00eb von\u00eb \u201cepirotas\u201d, sepse epirot\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb njohurit nga pellazg\u00ebt, edhe n\u00ebp\u00ebr luft\u00ebrat e tyre t\u00eb shumta. Alfabeti pellazgo-epirotas ka pasur form\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkrimit, nga e djathta n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, si arabishtja, shkrimin bustrofedik, q\u00eb dokumentohet me dhjeta shkrime t\u00eb vjetra antike.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt albanolog\u00eb vin\u00eb pas shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Evrop\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt, rip\u00ebrtypin pa dijen e tyre \u201cshkencore\u201d. Ne nuk kemi koh\u00eb t\u00eb merremi me ta, por merreni shkrimin tim, \u201cArmiqt\u00eb e rreziksh\u00ebm gjat\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Bizantine, 1-8\u201d, deri sa t\u00eb kem koh\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr gjuh\u00ebn e par\u00eb shqipo-epirote. Evropa thot\u00eb se ishin helen\u00ebt q\u00eb futen dhe p\u00ebrshtat\u00ebn alfabetin fenikas dhe nd\u00ebrtuan me te alfabetin e par\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs. Kush e p\u00ebrdori alfabetin fenikas? Pra, ishin pellazg\u00ebt t\u00eb p\u00ebrzier me pakica t\u00eb vetat dhe t\u00eb Afrik\u00ebs (Libis\u00eb). M\u00eb t\u00eb par\u00ebt qen\u00eb pellazg\u00ebt k\u00ebt\u00eb alfabet, m\u00eb par\u00eb se kushdo tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pellazg\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb nga Aethicus Timisoara Romainia\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/pellazget_evrope_nga_aethicus_timisoara_romainia.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Jan\u00eb germat e para t\u00eb shkrimit t\u00eb Linearit B, q\u00eb datohet prej Miken\u00ebs, q\u00eb datohet rreth 16-12 p.e.s dhe rrasen e Lemnit, q\u00eb datohet si e shekullit t\u00eb 7 p.e.s, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb shkrimin bustrofedik dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb germat e para t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb Evrop\u00eb. Alfabeti pellazg ka sh\u00ebrbyer si baz\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e alfabeteve helene dhe latine, ashtu si sh\u00ebrbeu kultura dhe gjuha pellazge.<br \/>\nGjuha pellazge apo epirotase, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn e vjet\u00ebr parahistorike Evropiane dhe t\u00eb shkrimit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb sotme shqipe. Gjuha pellazgo-shqipe \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb tej nga ilir\u00ebt, dardan\u00ebt, makedon\u00ebt, epirot\u00ebt, etrusk\u00ebt, thrak\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb arritur deri n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Pseudoshkenc\u00ebtar\u00ebt grek\u00eb rus e sllav\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Evrop\u00ebn e Bashkuar, e rendisin me veprat t\u00eb shumta qoft\u00eb n\u00eb disa vepra t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, t\u00eb Franc\u00ebs, t\u00eb Italis\u00eb, t\u00eb Spanj\u00ebs e t\u00eb vet\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, apo kudo qoft\u00eb dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt e bot\u00ebs me p\u00ebrrallisjet e tyre. T`u thuash se nuk ka pasur aspak \u201cGreqi t\u00eb grek\u00ebve\u201d, se k\u00ebto q\u00eb thon\u00eb p\u00ebr veten e tyre jan\u00eb g\u00ebnjeshtra t\u00eb mir\u00ebfillta apo t\u00eb pav\u00ebrteta, etj., ata t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin n\u00eb pafund\u00ebsi fjal\u00ebt e g\u00ebnjeshtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, se \u201cilir\u00ebt nuk kan\u00eb pasardh\u00ebs\u201d, se \u201cilir\u00ebt nuk kan\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tyre\u201d, etj. etj, dhe nuk t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb fare. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri e \u201cp\u00ebrgjumjes\u201d s\u00eb q\u00ebllimt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre \u201cshkenc\u00ebtar\u00ebve\u201d me porosi.<\/p>\n<p>Ne po ua sjellim edhe nj\u00ebher\u00eb k\u00ebtyre \u201cshkenc\u00ebtar\u00ebve\u201d dhe opinionit bot\u00ebror th\u00ebnien e Nermin Vlora-Falaskit, e cila thot\u00eb se \u201cGjuha shqipe nuk u helenizua, megjith\u00ebse p\u00ebrdori shkrimin grek p\u00ebr shum\u00eb shekuj; nuk u latinizma mbas zaptimit t\u00eb Rom\u00ebs me 168 para Krishtit; nuk u sllavizma si tek fqinj\u00ebt e tjer\u00eb, kur Sllav\u00ebt zbrit\u00ebn n\u00eb jug&#8230;; nuk u turqizua gjat\u00eb 5 shekujve t\u00eb zaptimit Otoman\u201d; dhe th\u00ebnien gjeniale t\u00eb shkenc\u00ebtarit madhor shqiptar, Dhimit\u00ebr Pilika, q\u00eb thot\u00eb se &#8220;I verb\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk sheh, por ai q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb shikoj\u00eb!&#8221; Ai thot\u00eb: &#8220;Grek\u00ebt, si armiq e varrmih\u00ebs t\u00eb pellazg\u00ebve, nuk mund t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb asnj\u00eb lidhje gjenetike me pellazg\u00ebt&#8230; Trash\u00ebgimia origjinale, e pap\u00ebrlyer, e gjith\u00ebmbarshme dhe intensive e pellazg\u00ebve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendsh\u00ebm, vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare&#8230;\u201d M\u00eb konkretisht se: &#8220;Shqiptar\u00ebt jan\u00eb pasardh\u00ebsit e pellazg\u00ebve, popullit m\u00eb t\u00eb mo\u00e7\u00ebm t\u00eb Evrop\u00ebs&#8230; Pellazg\u00eb, ilir\u00eb, arb\u00ebr, alban\u00eb, shqiptar\u00eb, jan\u00eb pes\u00eb emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, por q\u00eb bartin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vijim\u00ebsi etnike, gjuh\u00ebsore, kulturore, historikisht t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb&#8230;&#8221; Dhe, askush nga kjo bot\u00eb, nga shkenc\u00ebtar\u00ebt e politikan\u00ebt apo intelektual\u00ebt e bot\u00ebs dhe t\u00eb Evrop\u00ebs nuk e shohin origjin\u00ebn e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pellazg\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb kudo dhe i vetmi popull para themelimit t\u00eb ndarjeve t\u00eb saj n\u00eb forca t\u00eb caktuara t\u00eb shteteve. Fillimisht Evropa ka qen\u00eb pellazge dhe ajo u flijua q\u00eb n\u00eb shekujt e 18-t\u00eb e 19-t\u00eb. Themelimi i \u201ckombeve\u201d ka ardhur prej gjysm\u00ebs s\u00eb shekullit 18 e 19, kur ajo b\u00ebn prova p\u00ebr ta \u201charruar\u201d kombin arb\u00ebr, pra kombin shqiptar t\u00eb vonuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, q\u00eb ishte i shp\u00ebrfillur dhe i shkat\u00ebrruar q\u00eb nga romak\u00ebt me ilir\u00ebt brenda tyre e nga bizantin\u00ebt me iliro-shqiptar\u00ebt brenda tyre. Nuk duan ta kuptojn\u00eb se pellazg\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vetmit banues t\u00eb Evrop\u00ebs. T\u00eb pashk\u00ebputur nga ata jan\u00eb ilir\u00ebt, q\u00eb ishte shtet i madh i Evrop\u00ebs dhe pashmangshm\u00ebrisht trash\u00ebgimtar\u00ebt e tyre, bijt\u00eb e vet\u00ebm t\u00eb tyre- shqiptar\u00ebt. Shqiptaro-pellazg\u00ebt jan\u00eb arb\u00ebrit, q\u00eb grek\u00ebt na i quajn\u00eb avranitas; romak\u00ebt alban\u00eb; turqit arnaut\u00eb dhe sllav\u00ebt albanci.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta shpjeguar m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillim, po i marrim prej antik\u00ebs dy libra t\u00eb ve\u00e7anta; t\u00eb par\u00ebn, nga nj\u00eb grup autor\u00ebsh, \u201cSi jetonim at\u00ebher\u00eb-n\u00eb Greqin\u00eb antike\u201d , dhe n\u00eb tjetr\u00ebn, Henric L. Wuermeling, \u201cNj\u00eb k\u00ebrkim kah Evropa\/ udh\u00ebtim kohe n\u00ebp\u00ebr histori\u201d, . Ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kulmin e k\u00ebtyre \u201cshkencave\u201d dhe na ndihmojn\u00eb q\u00eb ta kapim q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ato na e mund\u00ebsojm\u00eb t\u00eb shohim k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb madhe q\u00eb po na e b\u00ebn sot Evropa. Pik\u00ebrisht, e nd\u00ebrlidhin me shum\u00eb vepra \u201cshkencore\u201d, q\u00eb nuk kan\u00eb fund.<\/p>\n<p>N\u00eb vepr\u00ebn e par\u00eb, \u201cSi jetonim at\u00ebher\u00eb-n\u00eb Greqin\u00eb antike\u201d, do ta shohim vendin e lindjes s\u00eb demokracis\u00eb, Greqin\u00eb e vjet\u00ebr antike dhe Athin\u00ebn. N\u00eb Greqin\u00eb e vjet\u00ebr, sikurse n\u00eb Athin\u00eb, dhe n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha veprat prej themelimit e n\u00ebp\u00ebr librat e shumt\u00eb t\u00eb mitologjis\u00eb, t\u00eb cilat nuk ka nevoj\u00eb ti num\u00ebroj, grek\u00ebt dhe bota e quajn\u00eb veten si \u201cthemelues\u201d dhe bot\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i prijn\u00eb se \u00ebsht\u00eb \u201cbot\u00eb greke\u201d. Ata, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb arb\u00ebr, por aty nuk njihen si t\u00eb till\u00eb, por si \u201cmite greke\u201d. Mitet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj periudhe, prej Olimpit e deri te Olimpia dhe Aleksandri i Maqedonis\u00eb, bir shqiptareje, q\u00eb e kam nxjerr\u00eb n\u00eb Facebook, me zbulimin e testamentit t\u00eb tij, \u201cun\u00eb jam ilir\u201d , n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai i drejtohet popullit t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb studiuesja e shquar italiane, Lucia Nadin. Zeusi dhe Hera; Athina dhe Posejdoni; Apolloni, Artemisi, Aresi dhe Af\u00ebrdita; Hermesi, Dhemitri (Demetrea), Persefona dhe Hadi; Shkolla dhe Medicina; gjeneza e Demokracis\u00eb; Athina dhe Sparta; Agamemnoni, Herakli dhe Akili; Odiseu dhe Platoni; etj., t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb pellazg\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe arb\u00ebr, por kurrsesi nuk jan\u00eb t\u00eb \u201ckombit grek\u00eb\u201d, sado q\u00eb shihen e shiten e studiohen si \u201cgrek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mjafton ti shikojm\u00eb veprat, si, p.sh. \u201cPellazg\u00ebt e pasardh\u00ebsit e tyre\u201d, t\u00eb Eduard Shnaider ; \u201cGreqia p\u00ebrpara Grek\u00ebve\u201d t\u00eb Luis Beonlew ; &#8220;Enigma- nga pellazg\u00ebt te shqiptar\u00ebt&#8221;, t\u00eb Robert d`Angelys ; &#8220;Iliriciteti i maqedon\u00ebve dhe i epirot\u00ebve&#8221;, t\u00eb Arsim Spahiut ; \u201cPellazg\u00ebt, ilir\u00ebt, etrusk\u00ebt, shqiptar\u00ebt\u201d t\u00eb Nermin Vlora-Falaskit ; \u201cShqip\u00ebria-Odiseja e pabesueshme e nj\u00eb populli parahelen\u201d dhe \u201cMiken\u00ebt=Pellazg\u00ebt\/Greqia ose zgjidhja e nj\u00eb enigme\u201d t\u00eb Arif Matit ; \u201cEpiri, nj\u00eb histori pellazgo-shqiptare\u201d, t\u00eb Besnik Imerit ; \u201cRoli pellazgo-ilir n\u00eb forminin e kombeve dhe gjuh\u00ebve evropiane\u201d, t\u00eb Elena Kocaqit ; etj., sidomos dy veprat e Niko Sylos, \u201cHistoria e shenjt\u00eb e arvanitasve\u201d, dhe \u201cEtruskishte-Toskerishte\u201d , t\u00eb cilat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb shembullore na i deshifrojn\u00eb emrat e vjet\u00ebr \u201cgrek\u00eb\u201d sipas \u201cmitologjis\u00eb greke\u201d, prej librave t\u00eb vjetra, sepse jan\u00eb arb\u00ebr, arvanitase, etruske, ilire, pra shqiptare, ndon\u00ebse qarkullojn\u00eb edhe sot si \u201cgreke\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr duart e grek\u00ebve flet edhe Evropa, sepse kjo hyn e del n\u00ebp\u00ebr armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb kemi gjat\u00eb historis\u00eb p\u00ebrplot me luft\u00ebra t\u00eb shumanshme, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb Grek\u00ebve, t\u00eb Bullgar\u00ebve, t\u00eb Serb\u00ebve, t\u00eb Rus\u00ebve, t\u00eb Turqve, t\u00eb Sllavo-Makedon\u00ebve, t\u00eb Malazez\u00ebve; t\u00eb Romak\u00ebve; etj. dhe t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb na rrethojn\u00eb me g\u00ebnjeshtrat e tyre. Jan\u00eb me qindra vepra q\u00eb mund t\u00eb radhiten k\u00ebtu, madje edhe \u201cshkenc\u00ebtar\u00ebt\u201d shqiptar\u00eb. Ne nuk kemi koh\u00eb t\u00eb merremi me to.<br \/>\nEvropa e merr emrin nga Kreta, n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cGreqi\u201d. Kreta \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr i madh i bot\u00ebs. Askush nuk e vran\u00eb mendjen se edhe atje \u00ebsht\u00eb kombi shqiptar, se k\u00ebt\u00eb komb e \u201cnjeh\u201d bota q\u00eb prej vitit 1462 e k\u00ebtej, por jo m\u00eb par\u00eb. Kan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb flitej \u201cnj\u00eb gjuh\u00eb barbare\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqipja, por nuk e vrasin mendjen se kombi \u201carb\u00ebr\u201d \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky komb, pra kombi i sot\u00ebm shqiptar, q\u00eb ka jetuar prej pellazg\u00ebve hyjnor\u00eb. Ata jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb transformuar n\u00eb popujt e ndrysh\u00ebm t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb Greqin\u00eb e vjet\u00ebr, q\u00eb sot quhet \u201cGreqi e grek\u00ebve\u201d, t\u00eb ashtuquajturit \u201cgrek\u00eb\u201d nuk e njohin gjuh\u00ebn e vjet\u00ebr \u201cgreke\u201d, t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje disa her\u00eb p\u00ebr ta reformuar. Shkrimi Lineari B i Miken\u00ebs \u00ebsht\u00eb i deshifruar me gjuh\u00ebn pellazgo-shqipe. Shkrimi i gjuh\u00ebs shqipe do t\u00eb p\u00ebrmblidhej prej hallkave t\u00eb para:<\/p>\n<p>1) Shkrimit t\u00eb Lenearit A t\u00eb Kret\u00ebs, para shekullit t\u00eb 16 p.e.s, pra ende e pa deshifruar, q\u00eb mund t\u00eb deshifrohet n\u00ebp\u00ebrmes t\u00eb dialektit geg\u00eb;<br \/>\n2) Shkrimit t\u00eb Linearit B t\u00eb Miken\u00ebs, shekujt 16-12 p.e.s., pra q\u00eb mund t\u00eb deshifrohet nga shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm dhe dialektit geg\u00eb;<br \/>\n3) Shkrimi n\u00eb rras\u00ebn e Lemnit, shekulli 10-7 p.e.s.;<br \/>\n4) Poemat epike t\u00eb Homerit, shekulli i 8 p.e.s.;<br \/>\n5) Mozaiku i Mesaplikut, Vlor\u00eb, n\u00eb shekujt 6-4 p.e.s.;<br \/>\n6) Shkrimet n\u00eb mjaft rrasa varresh, t\u00eb gjetura n\u00eb Durr\u00ebs, Apolloni, Butrint, Itali, etj. t\u00eb shekujve 4 p.e.s. dhe fillimit t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re (lindjes s\u00eb Krishtit);<br \/>\n7) Deri tani, Formula e pag\u00ebzimit, nga viti 1462;<br \/>\n8) Pra, gjuha shqipe, e rishkruar n\u00eb form\u00ebn e dyt\u00eb, pas err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb rob\u00ebris\u00eb dhe padituris\u00eb.<\/p>\n<p>Dija dhe padija sillen n\u00eb rreth, si akrepat e or\u00ebs. Nata e rob\u00ebris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb ka zgjatur mbi 500 vite t\u00eb rob\u00ebris\u00eb turke. Njer\u00ebzit, tani, n\u00eb mesnat\u00eb, flasin ashtu si d\u00ebshirojn\u00eb armiqt\u00eb tan\u00eb. Edhe ata \u201cshohin\u201d me syt\u00eb e huaj.<br \/>\nShpirti i Evrop\u00ebs ik p\u00ebrtej reales dhe n\u00ebp\u00ebr duart e p\u00ebrgjakura t\u00eb turqve, t\u00eb grek\u00ebve, t\u00eb serb\u00ebve, t\u00eb sllavo-makedon\u00ebve, t\u00eb malaziasve, t\u00eb rus\u00ebve, etj., n\u00ebp\u00ebr duart e pjell\u00ebs bastarde, rreth e p\u00ebrqark shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Specifikat e Evrop\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian mbesin jasht\u00eb p\u00ebrgjigjeve tona.<br \/>\nKur mendojm\u00eb ne si definohet \u201cEvropa\u201d, vendet e ndryshme t\u00eb kontinentit Evrop\u00eb, rreth e m\u00eb rreth Detit Mesdhe dhe Detit t\u00eb Zi d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb futen n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e Evrop\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn nuk e njohin.<br \/>\nAs Spanj\u00ebn, Portugalin\u00eb, Franc\u00ebn, Anglin\u00eb, Shtetet e Beneluksit, etj. nuk i njohin sa duhet, me ato q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb ato, duke i shtypur tendencat e zgjimit me forc\u00ebn e vet t\u00eb Bask\u00ebve dhe t\u00eb Irland\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebtu, do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb japim nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb von\u00eb, n\u00eb vazhdim\u00ebsi&#8230;<\/p>\n<blockquote><p>1. Kuvendi Parlamemtar i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, K\u00ebshilli i botimeve Evropiane, Tiran\u00eb, 1999, faqe 2.<br \/>\n2. Shiko librat e Daniel Th\u00fcrer&amp;Daiel Ledergerber, \u201eRegional- und Sicherheitspolitische Aspekte Europas\u201c, Schulthes Polygraphischer Verlag AG, Z\u00fcrich 1995; Bashkim Zahiti, \u201eE drejta Evropiane\u201c, Btim i dyt\u00eb i zgjeruar dhe i p\u00ebrmir\u00ebsuar, Universit\u00e4t Eberhard, T\u00fcbingen 2003; Abdullah Ahmeti, \u201eL\u00ebvizjet e popullat\u00ebs n\u00eb Bashkimin Europian dhe koordinimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i sistemeve t\u00eb sigurimit social\u201c, Botim i autorit, Tetov\u00eb 2009&#8230;<br \/>\n3. Shih m\u00eb gj\u00ebr\u00eb \u201eKuvendi parlamentar i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs\u201c, faqe 3.<br \/>\n4. Shiko artikujt e Arb\u00ebr Xhaferit, \u201eReligjioni, politika, shqiptar\u00ebt\u201c, 15.08.2013, nga http:\/\/www.koha.mk, apo ato t\u00eb Sadri Ramabaj\u00ebs \u201eFaktorizimi i Shqiptar\u00ebve-parakusht i integrimit n\u00eb BE\u201c, dhe \u201eIslamizmi politik dhe demokracia\u201c, 20 dhjetor 2013 e 6 janar 2014, n\u00eb http:\/\/www.pashtriku.org; apo qidra artikujve t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\n5. Sadri Ramabaja, \u201eIslamizmi politik dhe demokracia\u201c, po aty.<br \/>\n6. Shikoni artikullin informativ t\u00eb Kattpress (Qendra Informatike Katolike), i botuar me 5 janar 2014, http:\/\/www.orainfo.com, \u201eVatikani: Kosova, djep i Kish\u00ebs Katolike Serbe\u201c (??!) dhe komentet e lexuesve.<br \/>\n7. Nd\u00ebr t\u00eb tjera shiko puimin tim \u201eArmiqt\u00eb e rreziksh\u00ebm gjat\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Bizantine, VIII\u201c, faqe 3.<br \/>\n8. Shiko artikullin e hedhur dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb opinion nga http:\/\/www.pashtriku.org, nga literatura e shfryt\u00ebzuar Elena Kocaqi-Levanti, \u201ePlanet p\u00ebr zhdukjen e shqiptar\u00ebve\/Si u krijua Serbia e Greqia me trojet shqiptare\u201c, Emal, Tiran\u00eb, 2010.<br \/>\n9. Luftula H. Peza &amp; Liljana Peza, \u201eDrit\u00eb e re mbi pellazg\u00ebt dhe gjuh\u00ebn e tyre\u201c, GEER, Tiran\u00eb 2009, faqet 9 e 10.<br \/>\n10. Po aty, faqe 10.<br \/>\n11. Nernim Vlora-Falaski: \u201ePellazg\u00ebt, ilir\u00ebt, Etrusk\u00ebt, Shqiptar\u00ebt\u201d, Faik Konica, Prishtin\u00eb, 2004, faqe 52<br \/>\n12. Dhimitri Pilika: &#8220;Pellazg\u00ebt, origjina jon\u00eb e mohuar&#8221;, Botimet Enciklopedike, Tiran\u00eb 2005, faqe 254, marr\u00eb nga artikulli im \u201cArmiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm gjat\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Bizantine (VIII)\u201d, po aty.<br \/>\n13. Po aty, ose Dhimit\u00ebr Pilika, e nj\u00ebjta vep\u00ebr, faqe 293.<br \/>\n14. Po aty, vep\u00ebr e p\u00ebrmendur, faqe 430.<br \/>\n15. Shiko intervist\u00ebn e Arif Matit dhe punimin tim t\u00eb p\u00ebrmendur, faqe 9.<br \/>\n16. Grup autor\u00ebsh, \u201eWie sie damals lebten-im Griechenland der antike\u201d, Deutsche Ausgabe, Time-Life B\u00fccher, Amsterdam, 1997.<br \/>\n17. Henric L. Wuermeling, \u201eAuf der Suche nach Europa\/Zeitreise duch die Geschichte\u201c, Langen M\u00fcller, M\u00fcnchen 2005.<br \/>\n18. Shikone p.sh. http:\/\/www.voal-online.ch\/indeks.php?mod=article&amp;cat=INTERVIST\u00cbPRESS&amp;artikle=40071 apo te \u201cZgjohu shqiptar-faqe e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve\u2026\u201d, n\u00eb http:\/\/www.zgjohushqipatar.blogspot.ch .<br \/>\n19. Eduard Schnaider, \u201cPellazg\u00ebt e pasardh\u00ebsit e tyre\u201d, L.H.P.V.K.A, Tiran\u00eb 2009.<br \/>\n20. Luis Beonlew, \u201cGreqia p\u00ebrpara Grek\u00ebve\u201d, Plejad, Tiran\u00eb 2008.<br \/>\n21. Robert d`Angely, &#8220;Enigma- Nga pellazg\u00ebt te shqiptar\u00ebt&#8221;, Botmet Toena, Tiran\u00eb 1998.<br \/>\n22. Arsim Spahiu, &#8220;Iliriciteti i maqedon\u00ebve dhe i epirot\u00ebve&#8221;, M\u00ebsonj\u00ebtorja, Tiran\u00eb 2006.<br \/>\n23. Nermin Vlora-Falaski, &#8220;Pellazg\u00ebt, ilir\u00ebt, etrusket, shqiptar\u00ebt&#8221;, Faik Konica, Prishtin\u00eb 2004,<br \/>\n24. Aref Mathieu, \u201e\u201cMiken\u00ebt=Pellazg\u00ebt\/Greqia ose zgjidhja e nj\u00eb enigme\u201d, Plejad, Tiran\u00eb 2008 dhe \u201cShqip\u00ebria-Odiseja e pabesueshme e nj\u00eb populli parahelen\u201d, Plejad, Tiran\u00eb 2007.<br \/>\n25. Besnik Imeri, &#8220;Epiri, nj\u00eb histori pellazgo-shqiptare&#8221;, Botim i autorit, Tiran\u00eb 2013<br \/>\n26. Elena Kocaqi, &#8220;Roli i pellazgo-ilir n\u00eb formimin e kombeve dhe gjuh\u00ebve europiane&#8221;, Emal, Tiran\u00eb 2009.<br \/>\n27. Niko Stylos, \u201cHistoria e shenjt\u00eb e arvanitasve\u201d, Printing Press, Prishtin\u00eb 2004 dhe \u201cEtruskishte-Toskerishte\u201d, West Print, Prishtin\u00eb 2010.<br \/>\n28. Shiko vep\u00ebn e p\u00ebrmendur, \u201eDrit\u00eb e re mbi pellazg\u00ebt&#8230;\u201c, faqe 25-26, dhe burimet q\u00eb ka p\u00ebrmendur autori, n\u00eb faqen 27, prej Arif Matit (Aref Mathieu) e deri te Niko Stylos.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Brahim AVDYLI: Duke pas parasysh artikujt e shumt\u00eb t\u00eb shtypit ton\u00eb dhe t\u00eb rrjetit elektronik q\u00eb \u201cfshikulloi\u201d n\u00eb ve\u00e7anti shqiptar\u00ebt e Gadishullit Ilirik, dhe duke i lexuar dhe sistemuar, duke i shkoqitur e duke i vler\u00ebsuar apo duke i par\u00eb me syrin kritik disa prej tyre, e gjejm\u00eb t\u00eb pashmangshme kthimin edhe nj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13360","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Brahim AVDYLI: Duke pas parasysh artikujt e shumt\u00eb t\u00eb shtypit ton\u00eb dhe t\u00eb rrjetit elektronik q\u00eb \u201cfshikulloi\u201d n\u00eb ve\u00e7anti shqiptar\u00ebt e Gadishullit Ilirik, dhe duke i lexuar dhe sistemuar, duke i shkoqitur e duke i vler\u00ebsuar apo duke i par\u00eb me syrin kritik disa prej tyre, e gjejm\u00eb t\u00eb pashmangshme kthimin edhe nj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-01-31T16:05:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I)\",\"datePublished\":\"2014-01-31T16:05:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/\"},\"wordCount\":4144,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/brahim_avdyli1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/\",\"name\":\"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/brahim_avdyli1.jpg\",\"datePublished\":\"2014-01-31T16:05:16+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/brahim_avdyli1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/brahim_avdyli1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Brahim AVDYLI: Duke pas parasysh artikujt e shumt\u00eb t\u00eb shtypit ton\u00eb dhe t\u00eb rrjetit elektronik q\u00eb \u201cfshikulloi\u201d n\u00eb ve\u00e7anti shqiptar\u00ebt e Gadishullit Ilirik, dhe duke i lexuar dhe sistemuar, duke i shkoqitur e duke i vler\u00ebsuar apo duke i par\u00eb me syrin kritik disa prej tyre, e gjejm\u00eb t\u00eb pashmangshme kthimin edhe nj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-01-31T16:05:16+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I)","datePublished":"2014-01-31T16:05:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/"},"wordCount":4144,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/","name":"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg","datePublished":"2014-01-31T16:05:16+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/brahim_avdyli1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-i\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTAR\u00cbT (I)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13360"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13360\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}