{"id":13355,"date":"2014-01-28T23:15:16","date_gmt":"2014-01-28T22:15:16","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=256"},"modified":"2014-01-28T23:15:16","modified_gmt":"2014-01-28T22:15:16","slug":"cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Prek Cali\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Shaqir Vukaj<\/strong>, 28 Janar 2014<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr rolin e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb Vermoshit, kur ish Mbreti Zog ia dhuroi at\u00eb Jugosllav\u00ebve dhe ai u vu n\u00eb krye t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr ta mbrojtur me jet\u00ebn e tyre q\u00eb ai t\u00eb mbetej brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb kohen e socializmit nuk flitej sepse ai ishte damkosur si tradhtar, nd\u00ebrsa tani nuk flitet se ata q\u00eb e hyjnizojn\u00eb, duan t\u2019i shmangen k\u00ebtij akti tradhtar t\u00eb Ahmet Zogut\u2026<\/p>\n<p>(<em>Vijon nga numri i djesh\u00ebm<\/em>)<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb fashizmit apo antikomunist\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb librin e U. Butk\u00ebs p\u00ebrmenden me emra si organizator\u00eb e drejtues t\u00eb atyre p\u00ebrpjekjeve me arm\u00eb q\u00eb autori i quan kryengritje, disa prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb pushtuesve nazifashist\u00eb, ku bien n\u00eb sy emrat e Jup Kazazit, Mark Gjon Markajt, Llesh Marashit, Kol\u00eb Ashikut, Gjelosh Lulit, Nikoll Ded\u00ebs, Gjergj Lul\u00ebs, Hasan Isufit etj. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta i kishin sh\u00ebrbyer pushtuesve dhe ishin dalluar si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb shum\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm te tij\u2026 Pa u zgjatur me veprimtarin\u00eb e tyre (ekzistojn\u00eb me qindra e qindra dokumente n\u00eb arkivat tona, italiane e gjermane), po p\u00ebrmend\u00eb disa nga funksionet q\u00eb kan\u00eb pas disa prej tyre gjat\u00eb pushtimit:<\/p>\n<p>Jup Kazazi rridhte nga nj\u00eb familje shum\u00eb e njohur n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb ishte shquar p\u00ebr patriotiz\u00ebm e bujari. Ai kishte mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb Itali. Q\u00eb me pushtimin e vendit nga Italia Fashiste ai u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj, n\u00eb detyra t\u00eb ndryshme, si Sekretar Federal, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Ep\u00ebrm Fashist Korporativ, prefekt i Durr\u00ebsit, Minist\u00ebr i Partis\u00eb Fashiste, zv\/prefekt i Shkodr\u00ebs. N\u00eb gusht t\u00eb v.1943, kur Italia Fashiste ishte n\u00eb grahmat e fundit, largohet nga detyrat shtet\u00ebrore fashiste.<\/p>\n<p>Mark Gjon Markaj, djali i Gjon Marka Gjonit, i njohur p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026. N\u00eb vitet 1940-1943 ai ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Ep\u00ebrm Fashist Korporativ, n\u00eb vitet 1941-1943 n\u00ebn\/minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (realisht minist\u00ebr, sepse ministri ishte italian me qend\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb). Me pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga Gjermania Naziste, vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj dhe em\u00ebrohet Minist\u00ebr dhe n\u00ebnkryetar i Legjislativit.<\/p>\n<p>Llesh Marashi, ish oficer i koh\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb, rridhte nga nj\u00eb familje me em\u00ebr n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe. Mbas pushtimit nga Italia Fashiste, me gjith\u00eb joshjet e pushtuesve italian\u00eb, ai nuk pranoi t\u00eb bashk\u00ebpunonte me ta. Madje n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1943, ai iu p\u00ebrgjigje thirrjes s\u00eb Frontit Nacional \u00c7lirimtar dhe u bashkua me partizan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e zgjodh\u00ebn komandant \u00e7ete. Mbasi q\u00ebndroi rreth 3 jav\u00eb n\u00eb \u00e7et\u00ebn partizane, papritur iku nga \u00e7eta, s\u00eb bashku me njer\u00ebzit e tij (7 vet\u00eb). Q\u00ebndrimi i tij deri n\u00eb Luft\u00ebn e Re\u00e7it ka qen\u00eb i dyshimt\u00eb, sepse v\u00ebrtete ai mori pjes\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Re\u00e7it, por menj\u00ebher\u00eb mbas pushtimit t\u00eb vendit nga nazist\u00ebt gjerman\u00eb, ai u vu krejt\u00ebsisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt e em\u00ebruan n\u00eb postin tep\u00ebr t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Qarkkomandantit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Zoti Butka e t\u00eb tjer\u00ebt, besoj kan\u00eb par\u00eb dokumentet e koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs q\u00eb tregojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tij\u2026 Pa u zgjatur, do p\u00ebrmend\u00eb vet\u00ebm faktin, se sipas dokumenteve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb gjenden n\u00eb arkivat tona e ato gjermane, Gestapo, s\u00eb bashku me njer\u00ebzit e Llesh Marashit e kryesorja me firm\u00ebn e tij, arrestuan rreth 200 t\u00eb rinj nga Shkodra dhe i internuan n\u00eb kampet naziste, kryesisht n\u00eb at\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs, 80 prej t\u00eb cil\u00ebve nuk u kthyen m\u00eb\u2026 Shumica d\u00ebrmuese e tyre n\u00eb lulen e rinis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjelosh Luli, ish oficer i Mbret\u00ebris\u00eb, me prejardhje nga familja e d\u00ebgjuar e Ded\u00eb Gjon Lulit, menj\u00ebher\u00eb mbas pushtimit t\u00eb vendit nga Italia Fashiste u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj. Me pushtimin e vendit nga nazist\u00ebt gjerman\u00eb vazhdoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, duke qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushtimit komandant i Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kol\u00eb Ashiku, i njohur q\u00eb n\u00eb rini si spiun i t\u00eb huajve. N\u00eb v.1920, ai (p\u00ebr llogari t\u00eb armiqve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb) ka vrar\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr patriotin e Sali Nivica. Mbas daljes nga burgu \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jugosllav\u00ebve dhe ka jetuar p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Beograd. Me pushtimin e vendit nga Italia fashiste \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj, n\u00eb rolin e kryespiunit, veprimtari q\u00eb e ka vazhduar m\u00eb me intensitet gjat\u00eb pushtimin gjerman. N\u00eb v.1946, n\u00eb hetuesi ka pranuar veprimtarin\u00eb e tij si spiun, ku nd\u00ebrmjet tjerave ka pohuar se \u201csa iku Zogu, spiun\u00ebt e tij u ban\u00eb spiun\u00eb t\u00eb Italis\u00eb, sa kapitulloi Italia fashiste, t\u00eb nes\u00ebrmen, ata (spiun\u00ebt) kan\u00eb ardh\u00eb te un\u00eb p\u00ebr tu regjistruar si spiun\u00eb t\u00eb Gestapos\u201d.<\/p>\n<p>Hasan Isufi, ish kapiten gjat\u00eb pushtimit nazist, i njohur p\u00ebr frik\u00ebn dhe tmerrin q\u00eb kishte shkaktuar n\u00eb radh\u00ebt e popullsis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs batalioni i tij, ku ai ishte komandant e ku si instruktor\u00eb sh\u00ebrbenin oficer\u00eb gjerman\u00eb\u2026<br \/>\nNikoll Deda, ish kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Shkrelit gjat\u00eb pushtimit, i njohur p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtuesve nazifashist\u00eb. Me dhjet\u00ebra dokumente t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs flasin shum\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mund t\u00eb vazhdohet edhe me t\u00eb tjer\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Kush provokoi i pari?<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet tjerave autori shkruan: \u201cKryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe ishte l\u00ebvizje refraktare e vetvetishme, e provokuar nga m\u00ebsymja e ushtris\u00eb qeveritare p\u00ebr ta n\u00ebnshtruar e nd\u00ebshkuar at\u00eb: ishte l\u00ebvizje e gjer\u00eb popullore, ku mor\u00ebn pjes\u00eb gati t\u00eb gjith\u00eb mal\u00ebsoret: ishte nj\u00eb reagim e veprim i brendsh\u00ebm, i pa urdh\u00ebruar nga ndokush tjet\u00ebr, nga jasht\u00eb apo nga brenda\u201d (fq. 45).<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Ushtria Nacional \u00c7lirimtare nuk ka m\u00ebsy dhe nuk ka provokuar ask\u00ebnd, sepse nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb provokonte, t\u00eb m\u00ebsynte e p\u00ebr me tep\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkonte ndok\u00ebnd. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo, sepse q\u00eb t\u00eb m\u00ebsysh duhet t\u00eb kesh nj\u00eb armik p\u00ebrpara. Ajo hyri e qet\u00eb e pa asnj\u00eb ngacmim nga askush n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, madje n\u00eb shumic\u00ebn e fshatrave u prit si \u00e7lirimtare. Nuk ka asnj\u00eb ngjarje a p\u00ebrplasje midis Ushtris\u00eb e kujto qoft\u00eb gjat\u00eb muajit dhjetor, kur po vendoseshin organet e para t\u00eb pushtetit t\u00eb ri, sepse edhe ata kriminel\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb fashizmit q\u00eb ishin fshehur n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, nuk kishin asnj\u00eb forc\u00eb reale me vete, madje fillimisht strukeshin p\u00ebr t\u00eb ruajtur kok\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Ata filluan t\u00eb organizohen n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit, kur zhvilluan dhe takimet e para, p\u00ebr krijimin e grupeve e \u201c\u00e7etave\u201d, kur ushtria e forcat e pushtetit t\u00eb ri ishin shtri dhe s\u00eb bashku me mal\u00ebsor\u00ebt vendas, po krijonin organet e pushtetit t\u00eb ri. S\u00eb dyti, e kryesorja, ajo nuk ishte aspak nj\u00eb l\u00ebvizje e gjer\u00eb, por shum\u00eb e kufizuar, q\u00eb u shtri n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn e Kastratit e Shkrelit dhe nga nj\u00eb grusht njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Por masat shtr\u00ebnguese kan\u00eb filluar si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj aksioneve e sulmeve t\u00eb armatosura t\u00eb k\u00ebtyre grupeve, kund\u00ebr forcave qeveritare, n\u00eb Bajz\u00eb t\u00eb Kastratit dhe Koplik. N\u00eb asnj\u00eb rast UN\u00c7 nuk ka filluar e para pushk\u00ebn, p\u00ebrkundrazi, faktet e dokumentet v\u00ebrtetojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, se mbasi \u00ebsht\u00eb sulmuar, at\u00ebher\u00eb ajo ka filluar m\u00ebsymjen, p\u00ebrndryshe \u201coperacionet e spastrimit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kryengritja e Kelmendit<\/strong><\/p>\n<p>Por le t\u00eb vazhdojm\u00eb me at\u00eb q\u00eb autori e quan Kryengritja e Kelmendit.<br \/>\nKelmendi shtrihet n\u00eb skajin m\u00eb verior t\u00eb Alpeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Historikisht ai ka qen\u00eb pjes\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe, sipas organizimit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, ai ka qen\u00eb bajraku i tret\u00eb, mbas Hotit e Grud\u00ebs ( n\u00eb organizimin e brendsh\u00ebm, Kelmendi ndahej n\u00eb kat\u00ebr bajrak\u00eb. Por kjo ka qen\u00eb nj\u00eb n\u00ebnndarje e brendshme, sepse n\u00eb \u00e7do rast, n\u00eb kuadrin e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, Kelmendi \u00ebsht\u00eb njohur e p\u00ebrfaq\u00ebsuar si nj\u00eb bajrak i vet\u00ebm). Para vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, brenda Kelmendit p\u00ebrfshiheshin edhe Plava e Gucia (sot brenda territorit t\u00eb Mal t\u00eb Zi) e deri n\u00eb Vuthaj (sot brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs). Rrethuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt me male, popullsia e tij b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mbyllur, t\u00eb kufizuar kryesisht brenda vetes. Megjith\u00ebse t\u00eb varf\u00ebr, banor\u00ebt e k\u00ebsaj krahine dalloheshin p\u00ebr bujari e mikpritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjendur ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me sllav\u00ebt e n\u00eb ngat\u00ebrresa t\u00eb vazhdueshme me ta (p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kufirin, kullot\u00ebn, ujin, malin, bjeshk\u00ebn, pyllin etj.) banor\u00ebt e k\u00ebsaj krahine jan\u00eb dalluar historikisht p\u00ebr atdhedashuri, patriotiz\u00ebm e trim\u00ebri. N\u00eb t\u00eb gjitha zhvillimet politike e ushtarake, Kelmendi ka qen\u00eb pushk\u00eb e par\u00eb, ku bijt\u00eb e tij jan\u00eb shquar si luft\u00ebtar\u00eb trima. I ve\u00e7ant\u00eb ka qen\u00eb q\u00ebndrimi i tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb Vermoshit, kur ish Mbreti Zog, sipas marr\u00ebveshjes me Beogradin, ia dhuroi at\u00eb Jugosllavis\u00eb\u2026.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tham\u00eb, pjes\u00ebmarrja e \u201cMaleve\u201d n\u00eb Luft\u00ebn Nacional\u00e7lirimtare ka qen\u00eb e ult\u00eb, nd\u00ebrsa e Kelmendit mund t\u00eb thuhet e pap\u00ebrfillshme. Por duhet th\u00ebn\u00eb se Kelmendi nuk \u00ebsht\u00eb shkelur as nga pushtuesit italian\u00eb e gjerman\u00eb. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb disa ekspeditave p\u00ebr t\u00eb studiuar mund\u00ebsit\u00eb e shfryt\u00ebzimit t\u00eb pasurive natyrore (pyje, n\u00ebntoka, uj\u00ebrat etj.) apo t\u00eb ndonj\u00eb nj\u00ebsie t\u00eb vog\u00ebl ushtarako-policore q\u00eb vinte nga Plava e Gucia (q\u00eb n\u00eb kuadrin e Shqip\u00ebris\u00eb etnike u bashkuan me Shqip\u00ebrin\u00eb), n\u00eb Kelmend nuk ka shkelur asnj\u00eb ushtri e huaj. Duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Kelmendi nuk kishte asnj\u00eb rrug\u00eb komunikacioni dhe, rruga p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr b\u00ebhej vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ose me kafsh\u00eb q\u00eb zgjaste 2-3 dit\u00eb (rruga e par\u00eb automobilistike q\u00eb e lidhte Kelmendin me Shkodr\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb v.1968).<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb zon\u00eb e izoluar, ku mungonin krejt\u00ebsisht shkollat, num\u00ebroheshin me gisht njer\u00ebzit q\u00eb dinin shkrim e k\u00ebndim. Si shum\u00eb mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, shum\u00eb prej tyre b\u00ebnin jet\u00eb t\u00eb dyzuar, mes maleve e fush\u00ebs. Q\u00eb her\u00ebt, Turqia, p\u00ebr interesa t\u00eb veta, kishte lejuar, madje kishte ndihmuar q\u00eb shum\u00eb mal\u00ebsor\u00eb, p\u00ebrfshij edhe nga Kelmendi, t\u00eb zbrisnin n\u00eb k\u00ebnetat e bregdetit, q\u00eb nga N\u00ebn Shkodra, Bregu i Matit, e deri n\u00eb zon\u00ebn e Milotit. Si njer\u00ebz q\u00eb kishin vuajtur gjith\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb, ata arrit\u00ebn t\u00eb hapnin toka t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebneta, t\u00eb shtonin blegtorin\u00eb e t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Por shum\u00eb prej tyre nuk ndaheshin nga malet ku shkonin n\u00eb pranver\u00eb dhe ktheheshin n\u00eb vjesht\u00eb. K\u00ebshtu ka vazhduar p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vite, deri sa nj\u00eb pjes\u00eb e tyre u ngulit p\u00ebrfundimisht n\u00eb k\u00ebto zona ku jetojn\u00eb edhe sot. Jan\u00eb pik\u00ebrisht pasardh\u00ebsit e atyre mal\u00ebsor\u00ebve q\u00eb edhe sot e quajn\u00eb veten mal\u00ebsor\u00eb, megjith\u00ebse kan\u00eb lindur e jan\u00eb rriture n\u00eb fush\u00eb, n\u00eb Velipoj\u00eb, Breg t\u00eb Matit, n\u00eb bregdetin e rrethit t\u00eb La\u00e7it etj.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb pran\u00eb qendrave t\u00eb banuara, ata kishin m\u00ebsuar gjera t\u00eb reja e m\u00ebnyra t\u00eb reja jetese, q\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme i \u00e7onin edhe n\u00eb Kelmend, por gjithsesi jeta atje vazhdonte n\u00eb tradit\u00ebn e saj shekullore\u2026 K\u00ebshtu e gjeti Kelmendin \u00e7lirimi i vendit.<\/p>\n<p><strong>Prek Cali \u2013 antizogist, antikomunist dhe\u2026 antidemokrat!<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd q\u00eb e njeh Kelmendin, kur p\u00ebrmendet ai, menj\u00ebher\u00eb i shkon mendja tek Prek Cali, em\u00ebr tep\u00ebr i njohur p\u00ebr k\u00ebdo n\u00eb Kelmend e n\u00eb krejt Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe e q\u00eb i kishte kaluar kufijt\u00eb e saj, por q\u00eb mbas Luft\u00ebs v\u00ebllavras\u00ebse t\u00eb Kelmendit u damkos si tradhtar e bashk\u00ebpun\u00ebtor i fashizmit, reaksionar, feudal, bajraktar etj. etj. e q\u00eb mbas viteve \u201890-t\u00eb u ngrit n\u00eb piedestal, duke e hyjnizuar e kthyer pothuajse n\u00eb mbinjer\u00ebzor\u2026.Duke qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb tep\u00ebr interesante q\u00eb k\u00ebrkon trajtim t\u00eb ekuilibruar, larg mllefeve e ndikimeve ideologjike, qoft\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb socializmit, qoft\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb \u201ctranzicionit\u201d ai mbetet nj\u00eb figur\u00eb me shum\u00eb vlera sidomos p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe mbrojtjen e tyre.<\/p>\n<p>Por gjithsesi, ai ishte njeri, me t\u00eb mirat e k\u00ebqijat, meritat e gabimet. Ai ishte njeri i thjesht\u00eb, i dal\u00eb nga populli, q\u00eb megjith\u00ebse analfabet, me urti e burr\u00ebri, diti t\u00eb ecte p\u00ebrpara e t\u00eb b\u00ebhej i respektuar nga shum\u00ebkush, madje edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha q\u00eb u mor\u00ebn me caktimin e kufijve verior\u00eb. Roli i tij \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i madh per mbetjen e Kelmendit brenda territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr rolin e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb Vermoshit, kur ish Mbreti Zog ia dhuroi at\u00eb Jugosllav\u00ebve dhe ai u vu n\u00eb krye t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr ta mbrojtur me jet\u00ebn e tyre q\u00eb ai t\u00eb mbetej brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb kohen e socializmit nuk flitej sepse ai ishte damkosur si tradhtar, nd\u00ebrsa tani nuk flitet se ata q\u00eb e hyjnizojn\u00eb, duan t\u2019i shmangen k\u00ebtij akti tradhtar t\u00eb Ahmet Zogut\u2026 Ky, mbasi erdhi n\u00eb pushtet e internoi Prek Calin. N\u00eb fakt armiq\u00ebsia midis tyre lidhej edhe me faktin se ai kishte p\u00ebrkrahur Revolucionin e Qershorit.<\/p>\n<p>Dokumentet flasin se armiq\u00ebsia midis tyre ishte m\u00eb e hershme, mbasi n\u00eb v.1923 A. Zogu nuk i dilte zot dhe nuk ngrinte z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Vermoshin nga ngacmimet e sulmet e jugosllav\u00ebve (Nj\u00eb fakt tep\u00ebr interesant. N\u00eb arkivat ruse kam gjetur dokumente q\u00eb tregojn\u00eb se krahas jugosllav\u00ebve, n\u00eb k\u00ebto veprime t\u00eb armatosura kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe bjellogardist\u00eb rus\u00eb, pik\u00ebrisht nga ata q\u00eb n\u00eb dhjetor 1924 soll\u00ebn Zogun n\u00eb pushtet). Pavar\u00ebsisht se mbas kat\u00ebr vite internimi, Zogu e lejoi Prek Calin te kthehej ne vendin e tij dhe, si\u00e7 kishte vepruar edhe me t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb me dhelp\u00ebri e joshje p\u00ebrpiqej t\u00eb merrte me t\u00eb mir\u00eb armiqt\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebt, i dha grad\u00ebn e kapitenit n\u00eb rezerv\u00eb, duke e caktuar \u201cp\u00ebr mbajtjen e qet\u00ebsis\u00eb publike dhe ruajtjen e kufijve t\u00eb Kelmendit\u201d. Megjithat\u00eb, ata nuk u b\u00ebn\u00eb kurr\u00eb miq&#8230;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, tashm\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, ai ka q\u00ebndruar pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb fshatin e tij, n\u00eb Vermosh. Italia Fashiste q\u00eb ndiqte nj\u00eb politik\u00eb mikluese ndaj njer\u00ebzve me em\u00ebr, e kishte caktuar n\u00eb detyr\u00ebn e komandantit t\u00eb forcave vullnetare t\u00eb Kelmendit, Plav\u00ebs e Gucis\u00eb. P\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij gjat\u00eb luft\u00ebs t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb kontradiktore. Ka dokumente q\u00eb tregojn\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb pushtuesve ndaj tij p\u00ebr mosveprim kund\u00ebr atyre q\u00eb luftonin p\u00ebr liri, si\u00e7 ekziston edhe ndonj\u00eb dokument q\u00eb tregon se ai ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb aksion kund\u00ebr atyre q\u00eb luftonin p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit. K\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb Komandantit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Xhandarmeris\u00eb, Hysni Dema t\u00eb dt.19 prill 1944 thuhej: \u201cInformohemi se komunist\u00ebt e Tuzit jan\u00eb tuj l\u00ebviz\u00eb lirisht n\u00eb at\u00eb rreth dhe komandanti i atysh\u00ebm nuk ka marr\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb. Hetoni mbi sa m\u00eb sip\u00ebr dhe na njoftoni se \u00e7\u2019arsye e pengojn\u00eb at\u00eb oficer t\u00eb mos marri masa kund\u00ebr atyne komunistave\u201d. Kolonel Hysni Dema.<\/p>\n<p>Shkodra_Albania_1_03Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb Komandantit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Roj\u00ebs Kufitare, drejtuar Komand\u00ebs s\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare dhe Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, nd\u00ebrmjet tjerave thuhet: \u201cKomanda e batalionit Heroi i Kufirit Shkod\u00ebr, e mb\u00ebshtetur n\u00eb informatat q\u00eb ka marr\u00eb telegrafisht, na njofton se Prek Cali me nj\u00eb \u00e7et\u00eb vullnetar\u00ebsh t\u00eb katundit t\u00eb tij, s\u00eb bashku me disa \u00e7eta t\u00eb Plav\u00eb e Gucis\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me \u00e7etnik\u00ebt malazez\u00eb q\u00eb ndodheshin n\u00eb katundin Vermosh, mbasi kan\u00eb kalue kufinin kan\u00eb m\u00ebsy partizan\u00ebt dhe n\u00eb vazhdim t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje jan\u00eb shpartallue. Prek Cali me 20 vet\u00eb ka mujt\u00eb me shp\u00ebtue, kurse shok\u00ebt e tij kan\u00eb met\u00eb mrena. Prek Kola prej katundit Vermosh e banues n\u00eb Guci, me t\u00eb birin jan\u00eb zan\u00eb rob prej partizan\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt mandej i kan\u00eb lirue\u2026Shtojm\u00eb se fati i \u00e7etnik\u00ebve nuk dihet\u201d. Kolonel Sami Koka ( Arkivi Qendror i Shtetit).<\/p>\n<p>Mbas \u00e7lirimit t\u00eb vendit Prek Cali nuk iku jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, as nuk u fsheh shpellave si\u00e7 b\u00ebn\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb. Ai q\u00ebndroi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, i respektuar deri n\u00eb fund nga shumica d\u00ebrmuese e mal\u00ebsor\u00ebve, por jo ashtu si\u00e7 shkruan U.Butka se \u201cPopullsia e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dha kushtrimin . Prij\u00ebsit e saj ishin Gjelosh Luli, Prek Cali dhe Llesh Marashi\u201d ( fq. 34)<\/p>\n<p>Duke ju referuar dokumenteve q\u00eb p\u00ebrmend\u00eb Z. Butka dhe atyre q\u00eb nuk i p\u00ebrmend\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb dokument nuk rezulton q\u00eb Prek Cali ose p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Kelmendit t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ato kuvende q\u00eb organizuan Llesh Marashi e t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb ata vet\u00eb t\u00eb ken\u00eb organizuar kuvende p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kryengritjes kund\u00ebr pushtetit t\u00eb ri. Nga d\u00ebshmia e Llesh Marashit n\u00eb gjyqin Ushtarak, q\u00eb U. Butka i referohet me holl\u00ebsi ( fq.36), del shum\u00eb qart\u00eb se ata kishin menduar t\u00eb organizonin nj\u00eb mbledhje me parin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, ku dhe i kishin ftuar dhe ai p\u00ebrmend\u00eb me radh\u00eb Hotin, Kastratin, Bzheten, Dedaj, Zagor\u00ebn ( k\u00ebto tre t\u00eb fundit, fshatra t\u00eb bajrakut t\u00eb Shkrelit) etj. Ai pohon n\u00eb gjyq, se kishin tentuar t\u00eb organizonte \u00e7eta, n\u00eb Hot, Kastrat e Shkrel. Kelmendi nuk p\u00ebrmendet fare. Edhe n\u00eb relacionin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Popullit (fq.37) ku flitet p\u00ebr organizmin e nj\u00eb mbledhje t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, ku merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Hoti, Shkreli, Bzheta, Dedaj e Zagora, nuk flitet asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Kelmendin.<\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin \u201cKryengritja e Kelmendit\u201d ( f.40) thuhet \u201cMal\u00ebsia e Madhe kishte dh\u00ebn\u00eb kushtrimin. Kelmendi ishte n\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rezistence me n\u00eb krye Prek Calin\u201d. E v\u00ebrteta q\u00ebndron krejt ndryshe. Q\u00eb te q\u00ebndronte n\u00eb ball\u00eb, duhej t\u00eb organizohej, t\u00eb ishte e para n\u00eb p\u00ebrplasjen e armatosur. Kelmendi ishte i fundit p\u00ebr nga pozicioni gjeografik e jo i pari, pra nuk kishte si t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb ball\u00eb. P\u00ebr me tep\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kelmendit nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb prej k\u00ebtyre kuvendeve ku planifikohej \u201ckryengritja\u201d, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kishte si t\u00eb ishte n\u00eb ball\u00eb. Megjith\u00ebse kapitulli q\u00eb i kushtohet k\u00ebsaj \u201ckryengritje\u201d, \u00ebsht\u00eb hallakatje p\u00ebr t\u2019ju shmangur pik\u00ebrisht asaj, q\u00eb vet\u00ebm kryengritje nuk ka qen\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Brigada e Par\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe<\/strong><\/p>\n<p>E v\u00ebrteta, dhe k\u00ebt\u00eb e di i gjith\u00eb Kelmendi, ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe. Si\u00e7 tham\u00eb me sip\u00ebr, n\u00eb ndryshim me ndonj\u00eb krahin\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, Ushtria Nacional \u00c7lirimtare nuk hasi asnj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb armatosur. Ashtu si ka ndodh\u00eb kudo neper Europ\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, puna e par\u00eb ishte vendosja e pushtetit t\u00eb ri dhe eliminimi i element\u00ebve q\u00eb kund\u00ebrshtonin me arm\u00eb pushtetin. Kjo do t\u00eb ndodhte edhe n\u00eb Kelmend. K\u00ebshtu nj\u00eb pjes\u00eb e batalionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Brigad\u00ebs I Sulmuese (tri kompani) ishin nisur drejt Kelmendit. N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb k\u00ebtij batalioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision thuhet: \u201cMe 30 t\u00eb muajit nanduer niset p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr dhe aty vendoset. Me 11 janar 1945 tri kompani t\u00eb batalionit t\u00eb par\u00eb q\u00eb ndodheshin n\u00eb Shkod\u00ebr, u nis\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb mision q\u00eb i ishte ngarkuar batalionit ton\u00eb n\u00eb Kelmend t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Aty duhej t\u00eb organizonte K\u00ebshillat Nacional\u00e7lirimtare dhe t\u00eb pastronte zon\u00ebn nga ndonj\u00eb band\u00eb reaksionare q\u00eb mund t\u00eb ndodhej aty\u201d (Arkivi Qendror i Ushtris\u00eb).<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb t\u00eb Bejto Faslis\u00eb dhe si\u00e7 e din\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Kelmend, ai, i sapo em\u00ebruar komandant vendi n\u00eb Koplik (qendra e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe) do t\u00eb nisej s\u00eb bashku me batalionin n\u00eb drejtim t\u00eb Kelmendit vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim (si\u00e7 thuhet n\u00eb dokumentin e m\u00ebsip\u00ebrm), p\u00ebr t\u00eb organizuar K\u00ebshillat Nacional\u00e7lirimtare. Si mal\u00ebsor i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe q\u00eb i dinte zakonet e traditat, para nisjes kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb bisedonte me krer\u00ebt e Kelmendit p\u00ebr misionin e k\u00ebtij batalioni dhe kryesorja q\u00eb partizan\u00ebt ( k\u00ebshtu vazhdonin t\u00eb quheshin ata edhe n\u00eb ket\u00eb koh\u00eb) t\u00eb priteshin si miq. (N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr t\u00eb komand\u00ebs s\u00eb batalionit thuhet se Bejto Faslia thot\u00eb se n\u00eb Kelmend \u201cdo t\u00eb hym\u00eb si miq, vet\u00ebm n\u00eb marr\u00ebveshje me kelmendasit\u201d, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr).<\/p>\n<p>Mbasi ai \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kelmendit, batalioni \u00ebsht\u00eb nisur qet\u00ebsisht drejt Kelmendit, pa pasur asnj\u00eb shqet\u00ebsim rrug\u00ebs dhe i sigurt se n\u00eb Kelmend do t\u00eb priteshin si miq. Ishte p\u00ebrhapur ndonj\u00eb thashetheme se mund t\u00eb p\u00ebrplasej me ndonj\u00eb grup t\u00eb armatosur n\u00eb Hot, meq\u00eb thuhej se aty ishin strehuar disa nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e pushtuesve nazifashist\u00eb. Por edhe aty gjith\u00e7ka ka shkuar mir\u00eb e pa asnj\u00eb problem, sepse krahas tjerave, Kadri Delia, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb bajraktarit ( Bajraktari Mul Delia, si\u00e7 e kemi p\u00ebrmend\u00eb m\u00eb lart ishte internuar nga gjerman\u00ebt) ka luajtur rol pozitiv p\u00ebr sistemimin e partizan\u00ebve dhe shoq\u00ebrimin e tyre p\u00ebr n\u00eb Kelmend. Madje ai vet\u00eb i ka shoq\u00ebruar partizan\u00ebt deri n\u00eb Rapsh t\u00eb Hotit (fshat kufitar midis Hotit dhe Kelmendit).<\/p>\n<p>Si\u00e7 flasin dokumentet, dhe si\u00e7 kan\u00eb d\u00ebshmuar d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve, mbas nj\u00eb marshimi dy ditor, batalioni ka arritur n\u00eb Rrapsh t\u00eb Hotit m\u00eb 13 janar, ku \u00ebsht\u00eb pritur me \u201cbuk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebr\u201d. Si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb zakonet e traditat e maleve tona, kur jovendasit kan\u00eb shkuar nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin, p\u00ebr \u00e7do rast, ata jan\u00eb shoq\u00ebruar nga vendas. K\u00ebshtu ka vepruar edhe Hoti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Kat\u00ebr hotjan\u00eb (t\u00eb cil\u00ebt z. Butka i p\u00ebrmend\u00eb me em\u00ebr fq.56) i kan\u00eb shoq\u00ebruar si udh\u00ebrr\u00ebfyes, dhe batalioni \u00ebsht\u00eb nisur qet\u00ebsisht drejt Kelmendit.<\/p>\n<p>Z.Butka dhe t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb nuk i din\u00eb traditat e maleve, duhet ta m\u00ebsojn\u00eb se kur p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb krahine shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebdo q\u00eb sulmon krahin\u00ebn tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb midis dy krahinave fillon armiq\u00ebsia dhe ndoshta pushka, por n\u00eb ket\u00eb rast hotjan\u00ebt kan\u00eb shkuar jo si hjeksa por si udh\u00ebrr\u00ebfyes vullnetar\u00eb, sepse p\u00ebrndryshe midis dy krahinave do t\u00eb kishte hy armiq\u00ebsia, ndoshta dhe pushka.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, sipas marr\u00ebveshjes q\u00eb ishte arritur m\u00eb p\u00ebrpara, populli ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb pritur partizan\u00ebt \u201cme buk\u00eb, krip\u00eb e zem\u00ebr\u201d. Madje, paraprakisht kishin b\u00ebr\u00eb edhe planin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e partizan\u00ebve neper sht\u00ebpit\u00eb e mal\u00ebsor\u00ebve, q\u00eb, sipas gjendjes ekonomike, do t\u00eb strehoheshin ku nj\u00eb, ku dy apo tre partizan\u00eb. Megjith\u00ebse t\u00eb varf\u00ebr, ata kishin filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb pritur miqt\u00eb dhe, si\u00e7 kan\u00eb treguar vendasit, kishin ven\u00eb edhe dark\u00ebn n\u00eb zjarr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur at\u00eb q\u00eb u ndodhej n\u00eb sht\u00ebpi\u2026<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, pavar\u00ebsisht nga deformimet e periudh\u00ebs s\u00eb socializmit dhe shtremb\u00ebrimet e g\u00ebnjeshtrat e k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit, t\u00eb cilave fatkeq\u00ebsisht u ka besuar dhe i ka p\u00ebrs\u00ebritur, madje i ka ngat\u00ebrruar edhe m\u00eb shum\u00eb z. Butka n\u00eb librin e tij. P\u00ebr k\u00ebto jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb mal\u00ebsoret e Kelmendit, q\u00eb e din\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>(<em>Vijon<\/em>)<\/p>\n<p>Nes\u00ebr do t\u00eb lexoni:<br \/>\n<em>D\u00ebshmia e Prek Calit n\u00eb gjyq mbi t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn kryengritje antikomuniste<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodhi tek Ura e Tamar\u00ebs dhe bilanci tragjik i v\u00ebllavrasjes<br \/>\nA pati rezistenc\u00eb kund\u00ebr Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe? <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Shaqir Vukaj, 28 Janar 2014 \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr rolin e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb Vermoshit, kur ish Mbreti Zog ia dhuroi at\u00eb Jugosllav\u00ebve dhe ai u vu n\u00eb krye t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr ta mbrojtur me jet\u00ebn e tyre q\u00eb ai t\u00eb mbetej brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Shaqir Vukaj, 28 Janar 2014 \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr rolin e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb Vermoshit, kur ish Mbreti Zog ia dhuroi at\u00eb Jugosllav\u00ebve dhe ai u vu n\u00eb krye t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr ta mbrojtur me jet\u00ebn e tyre q\u00eb ai t\u00eb mbetej brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-01-28T22:15:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit\",\"datePublished\":\"2014-01-28T22:15:16+00:00\",\"dateModified\":\"2014-01-28T22:15:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/\"},\"wordCount\":4180,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/\",\"name\":\"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg\",\"datePublished\":\"2014-01-28T22:15:16+00:00\",\"dateModified\":\"2014-01-28T22:15:16+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Shaqir Vukaj, 28 Janar 2014 \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr rolin e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb Vermoshit, kur ish Mbreti Zog ia dhuroi at\u00eb Jugosllav\u00ebve dhe ai u vu n\u00eb krye t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr ta mbrojtur me jet\u00ebn e tyre q\u00eb ai t\u00eb mbetej brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-01-28T22:15:16+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit","datePublished":"2014-01-28T22:15:16+00:00","dateModified":"2014-01-28T22:15:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/"},"wordCount":4180,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/","name":"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg","datePublished":"2014-01-28T22:15:16+00:00","dateModified":"2014-01-28T22:15:16+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/preke_cali.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-nuk-thote-butka-per-prek-calin-dhe-bashkepunetoret-e-fashizmit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7far\u00eb nuk thot\u00eb Butka p\u00ebr Prek Calin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13355"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13355"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13355\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}