{"id":13352,"date":"2014-01-26T08:36:08","date_gmt":"2014-01-26T07:36:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=242"},"modified":"2014-01-26T08:36:08","modified_gmt":"2014-01-26T07:36:08","slug":"dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/","title":{"rendered":"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Bardhyl Ukcamaj<\/strong>, <em>25 janar 2014<\/em><\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shkup (<em>mbi rr\u00ebnojat e qytetit t\u00eb vjet\u00ebr Tauresium<\/em>) busti i Stefan Dushanit, nj\u00ebrit prej pushtueseve mizor dhe m\u00eb t\u00eb urryer t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, kryesisht katolik\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe t\u00eb popujve jo sllave te ballkanit. Ky bust ka ngjallur me plot t\u00eb drejt\u00eb reagime t\u00eb popullsise dhe inteligjenc\u00ebs shqiptare. Car Dushani, Sulltan Murati e sulltan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, gjeneral Zerva, gjeneral Jankovi\u00e7i e Slobodan Milloshevi\u00e7i mbeten figurat m\u00eb t\u00eb urryera n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Emrat e tyre jan\u00eb simbolika e tragjedive t\u00eb k\u00ebtij populli t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb populloi, qysh n\u00eb koh\u00ebt kur e para ishte fjala \u201c<em>kopshtin shk\u00ebmbor t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore<\/em>\u201d. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, lart\u00ebsimi i tyre n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ballkanike do t\u00eb thot\u00eb evokim i genocidit dhe provokim i ndjenjave komb\u00ebtare, kulturore e civile. Do t\u00eb thot\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje, mosvler\u00ebsim, por edhe k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr p\u00ebrkatesin\u00eb nacionale, ekzistenc\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Ngritja e bustit t\u00eb Dushanit e lart\u00ebsimi i Sulltan Muratit e gjakatar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat e Dardanis\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e nj\u00eb realiteti ende t\u00eb zymt\u00eb p\u00ebr nacionalitetin shqiptar, fuqin\u00eb dhe vet\u00ebdijen komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira. Bash n\u00eb Shkup, vendlindjen e perendorit Justinian e t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, sllav\u00ebt e rinj, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb identiteti nacional, pasi refuzuan lidhjen e vjet\u00ebr bullgare, synojn\u00eb t\u00eb ngjallin nj\u00eb fantaz\u00ebm, q\u00eb simbolizion genocidin ndaj nj\u00eb pjese t\u00eb popullit q\u00eb qeverisin (shqiptar\u00ebve) dhe nj\u00eb tjet\u00ebr kombi (grek\u00ebve) q\u00eb akuzohen se po i vjedhin historin\u00eb.<\/p>\n<p>Po kush \u00ebsht\u00eb Car Dushani p\u00ebr shqiptar\u00ebt e djesh\u00ebm katolik\u00eb dhe p\u00ebr ne sot. P\u00ebr katolik\u00ebt shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr askend m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr ata (<em>por edhe p\u00ebr et\u00ebrit e krishter\u00eb 14 a me shume breza t\u00eb mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb<\/em>), Car Dushani ishte dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga djajt\u00eb m\u00eb t\u00eb zi t\u00eb genicidit n\u00eb historin\u00eb e tyre t\u00eb vjet\u00ebr. Ai e luftoi me ashp\u00ebrsi fene katolike dhe synoi ta zhdukte prezenc\u00ebn e saj n\u00eb hap\u00ebsirat e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrb\u00ebre nga etni t\u00eb ndryshme. Ai u tregua i pam\u00ebshirsh\u00ebm ndaj fes\u00eb katolike dhe katolik\u00ebve, q\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e tij ishin t\u00eb gjith\u00eb iliro-shqiptar\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb Stefan Dushanit me dhun\u00eb nisin t\u00eb serbizohen kishat katolike edhe ato ortodokse (jo serbe) t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto manastire: t\u00eb De\u00e7anit, Gre\u00e7anic\u00ebs, Banjsk\u00ebs, Krye\u00ebngj\u00ebllit, manastiri i Hilandarit n\u00eb Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pej\u00ebs, Prizrenit etj, jan\u00eb serbizuar me ligjin e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Perandoria e Dushanit ishte nj\u00eb shtet, ku popujt josllav\u00eb iu n\u00ebnshtruan rob\u00ebris\u00eb. Ky status rob\u00ebrimi gjeti pasqyrimit e vet m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb dokumentin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs mesjetare serbe, n\u00eb &#8220;<em>Kodin e Stefan Dushanit<\/em>&#8220;, i hartuar m\u00eb 1349, ku n\u00eb nenin 6 thuhet:<\/p>\n<p>\u201c<em>P\u00ebr sa i p\u00ebrket herezis\u00eb latine si dhe besimtar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fe, patriku dhe mitropolit\u00ebt, po k\u00ebshtu edhe peshkop\u00ebt duhet t\u2019u shpjegojn\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit teologjin\u00eb dhe shkrimet e shenjta me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kthehen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb fen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe n\u00eb krishterimin e v\u00ebrtet\u00eb. Ai q\u00eb nuk do t\u00eb kthehet n\u00eb fen\u00eb ortodokse do t\u00eb humbas\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb e tij. Klerik\u00ebt heretik\u00eb t\u00eb nj\u00eb bashkie tjet\u00ebr, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb proselit\u00eb, do t\u00eb arrestohen, do t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb miniera ose d\u00ebbohen jasht\u00eb vendit<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Cila ishte Shqip\u00ebria n\u00eb prag t\u00eb pushtimit t\u00eb Car Dushanit?<\/strong><\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja fetare e t\u00ebra e krishter\u00eb, sigurisht, por e ndar\u00eb. Shqip\u00ebria e ep\u00ebrme kryesisht katolike. Kur devijimi lindor m\u00eb n\u00eb fund e ndau krishterimin n\u00eb kishat greke dhe romane (1054), duke sh\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fundin e hegjemonis\u00eb evropiane, t\u00eb krishter\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Prevalisit, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr &#8220;trek\u00ebnd\u00ebshin katolik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, provinca e dikurshme kishtare e Prevalit me qytetet e Shkodr\u00ebs, Drishtit, Danj\u00ebs, Shasit,Tivarit e Ulqinit, u deklaruan t\u00eb jen\u00eb katolik\u00eb. Selit\u00eb peshkopale n\u00eb fjal\u00eb u vun\u00eb n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e Tivarit, q\u00eb u ngrit n\u00eb rangun e kryepeshkopat\u00ebs. M\u00eb 1188 statusi i ri i kish\u00ebs s\u00eb arb\u00ebrit \u00ebsht\u00eb i fiksuar n\u00eb &#8220;Provintiale Vetus&#8221;, ku peshkopi i Arb\u00ebrit figuron mes drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kish\u00ebs shqiptaro-dalmate me lidhje direkte me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb dhe vart\u00ebsi nga Papa i Rom\u00ebs. Riti katolik u p\u00ebrhap edhe n\u00eb viset e Dardanis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, Kosov\u00eb e Maqedoni Veriper\u00ebndimore, q\u00eb deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kryepeshkopat\u00ebs s\u00eb fuqishme bizantine-ortodokse t\u00eb Ohrit. Duke filluar nga viti 1204 kemi forcimin e kishave katolike-romane si n\u00eb Prizren, n\u00eb Shkup, n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, n\u00eb Trep\u00e7\u00eb, n\u00eb Novob\u00ebrd\u00eb, etj. Shqiptar\u00ebt e Dardanis\u00eb kthehen ne shumice te krishtere katolike.<\/p>\n<p>P\u00ebrhapja ne mase e ritit katolik n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb treva t\u00eb tjera veriore shqiptare \u00ebsht\u00eb lidhur me pushtimin e tyre n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga ana e shtetit serb t\u00eb Rash\u00ebs. L\u00ebvizja fetare mori nj\u00eb karakter t\u00eb theksuar komb\u00ebtar. Edhe p\u00ebr arsye t\u00eb dallimit me sllav\u00ebt, shqiptar\u00ebt (ata ortodokse) p\u00ebrqafuan n\u00eb mas\u00eb fen\u00eb katolike. Sipas Faik Konic\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb \u201cfeja katolike u be feja e shqiptar\u00ebve\u201d dhe keshtu shihej e luftohej nga monarku serb.<\/p>\n<p>Shteti dhe kisha serbe ne mbreterine e Car Dushanit nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb eg\u00ebr p\u00ebr t&#8217;i shk\u00ebputur shqiptar\u00ebt nga &#8220;herezia katolike&#8221; e p\u00ebr t&#8217;i detyruar ata t\u00eb futeshin e t\u00eb pag\u00ebzoheshin n\u00eb kish\u00ebn ortodokse serbe. Persekutimi i madh i kish\u00ebs katolike shqiptare, nis me pushtimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre trevave nga mbret\u00ebria serbe e Car Dushanit.<\/p>\n<p>Vrasjet masive, shkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs dhe objekteve kulturore dhe tjet\u00ebrsimi i tyre ishin pasqyra e pushtimit t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb synonte jo vet\u00ebm pushtimin territorial, por edhe asimilimin e popullsise, nj\u00ebsoj si pushtimi i mevonsh\u00ebm osman.<\/p>\n<p>Zbulimet arkeologjike kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb se djegiet e kishave dhe shum\u00eb manastireve t\u00eb famshme shqiptare jan\u00eb kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Gjurmimet arkeologjike t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt zbulimit historik se k\u00ebto djegie jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb pushtimit te vendit ton\u00eb nga mbreti dhe perandori i par\u00eb i Serbis\u00eb, Stefan Dushani, i cili ka mbret\u00ebruar n\u00eb vitet 1331-1355 dhe i ka shtrir\u00eb pushtimet territoriale t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Greqis\u00eb dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha t\u00eb djegura radhazi pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb jan\u00eb Kisha e Sh\u00ebn Janit, Kisha e Ballshit, e Kafarajt, Manastiri i Apolonis\u00eb, Manastiri i Mesopotamit, etj. Pra, Dushani ka djegur kishat p\u00ebr t\u00eb detyruar popullsin\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulej e gjitha nga Shqip\u00ebria e Jugut n\u00eb drejtim t\u00eb Greqis\u00eb dhe vala m\u00eb e madhe e arvanitasve i takon pik\u00ebrisht k\u00ebsaj periudhe. Po k\u00ebshtu kemi edhe tjet\u00ebrsimin e kish\u00ebs katolike dhe objekteve t\u00eb saj n\u00eb kisha ortodokse, sidomos n\u00eb trevat e Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb sotme si Nish, Prizren, Gjakov\u00eb, Shkup, Oh\u00ebr, etj.<\/p>\n<p>Katolik\u00ebt shqiptar\u00eb u shpronsuan, u vran\u00eb e u detyruan t\u00eb jetonin n\u00eb male, por luftuan kund\u00ebr Dushanit deri sa vdiq e m\u00eb pas e shp\u00ebrb\u00ebn\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e tij. Pas vdekjes s\u00eb Dushanit (m\u00eb 1355) Perandoria Serbe nuk mundi t\u00eb mbahej: u th\u00ebrrmua n\u00eb principata t\u00eb pavarura. Feudal\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin mjaft t\u00eb fort\u00eb, mund\u00ebn jo vet\u00ebm t&#8217;a spastronin vendin nga mbeturit\u00eb e sundimit serb, por dhe t\u00eb b\u00ebheshin zot\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Periudha e Stefan Dushanit, perandorit t\u00eb par\u00eb serb \u00ebsht\u00eb edhe periudha m\u00eb tragjike e marr\u00ebdhenieve thuajse gjithnj\u00eb armiq\u00ebsore shqiptaro-serbe. Q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e dyndjeve sllave, fisi ilir i dardan\u00ebve u tkurr drejt per\u00ebndimit duke humbur qendra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qytet\u00ebrimit te tij, si\u00e7 ishte edhe qyteti i lindjes s\u00eb Kostandinit t\u00eb Madh, Naissus t\u00eb Iliris\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme Nish, Serbia.<\/p>\n<p>Kostandini i Madh (iliro-shqiptar) \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht perendori q\u00eb ktheu krishterimin n\u00eb fe zyrtare te Perendoris\u00eb s\u00eb Rom\u00ebs. Sot, bash populli i Dushanit ne fallcifikim te historise po i ngren\u00eb nje permendore per ta shitur si serb. Kur dihet se fiset e tyre u ngulen ne token e Dardanise se Kostandinit shekuj e shekuj me vone. Ne fakt, po mundohen te bejne te njejten gje qe bene Maqedonasit me permendoren e Nene Terezes.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt e Dushanit pushtuan p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb trevat e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme. Dogj\u00ebn, vran\u00eb e shkat\u00ebrruan sa mund\u00ebn. Luftuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb eg\u00ebr katolicizmin dhe kultur\u00ebn e shqiptareve, por asnj\u00ebher\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb shuajn\u00eb kultur\u00ebn vjet\u00ebr dhe doket zakonore te banor\u00ebve. Sipas t\u00eb gjith\u00eb studiuesve t\u00eb njohur q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me studimin e k\u00ebsaj periudhe historike mund t\u00eb thuhet se civilizimi i vjet\u00ebr, e mbi t\u00eb gjitha, kultura katolike, bazamenti k\u00ebsaj kulture mij\u00ebravje\u00e7are, mbrojti k\u00ebt\u00eb autoktoni kulturore. Kjo rezultoi e v\u00ebrtet\u00eb edhe gjat\u00eb pushtimeve t\u00eb m\u00ebvonshme e shekujve t\u00eb zi t\u00eb genocidit osman. Kur shqiptar\u00ebt, megjith\u00ebse u detyruan t\u00eb nd\u00ebrronin fen\u00eb, nuk nderruan e as sot nuk nd\u00ebrrojn\u00eb kodet e tyre zakonore. Bes\u00ebn, mikpritjen, integritetin njerezor, lirine e femijeve, nderimin p\u00ebr gruan dhe ndjenj\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb fisit e gjakut. P\u00ebr shqiptar\u00ebt ishte e mbetet herezi martesa n\u00eb familje (me vajz\u00ebn e daj\u00ebs a t\u00eb xhaxhait), rrahjet apo posht\u00ebrimet publike, tradhetia ndaj mikut apo beseprerja. Kanuni i Lek\u00ebs i tha jo sherihatit ende ne periudhat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb nd\u00ebrgjegjes son\u00eb komb\u00ebtare. Ne shekujt e zi te genocidit anadollak.<\/p>\n<p>Tani se fundi sllavo-maqedonasit nd\u00ebrtuan fshehurazi nj\u00eb bust t\u00eb Dushanit dhe disa intelektuale me prirje islame shtruan me hile pyetjen; p\u00ebrse hesht\u00ebn katolik\u00ebt..? Intelektualet shqiptar\u00eb katolike ose jo kan\u00eb reaguar dhe do te reagojn\u00eb. Inteligjenca katolike shqiptare ka tradite superioriteti ne rrafshin ballkanik, nuk ka komplekse karshi sllaveve. Por \u00ebsht\u00eb e vertet\u00eb se katolik\u00ebt e Shkupit kan\u00eb heshtur. Katolik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Shkupin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs nuk kan\u00eb si reagojn\u00eb, sepse, thuajse nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb pas shekujsh sundimi serbo-osman. Por varret e tyre dhunohen nga hieja e k\u00ebsaj statuje t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptaret e sotem te Shkupit, t\u00eb islamizuar a laike, b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb q\u00eb reagojn\u00eb dhe duhet t\u00eb reagojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb. Ata po reagojn\u00eb e duhet t\u00eb reagojn\u00eb jo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit (se islami nuk ekzistonte n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira n\u00eb koh\u00ebn e Dushanit), por si shqiptar\u00eb. Me shekuj kane luftuar pushtuesit osmane ta zhbejne shqiptarine ne keto treva, duke u mohuar shqiptareve gjuhe e kulture, duke i vrare e djegur masivisht e zhytur ata ne varferi ekstreme. Me shekuj sllavet kane zbatuar po te njejten politike. Kurre nuk u preken istitucionet fetare te lena nga turku por ashper u luftua shkolla shqipe e nacionaliteti shqiptar. Ata synuan e synojne t&#8217;i kthejne shqiptaret e Shkupit ne nje pakice islame pa identitet nacional. E kane te kote. Shqiptaret e kane te lavdishme historine e tyre e lavdiplote herojte.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt shqiptar\u00eb mbi rr\u00ebnojat e Tauresium-it, i kan\u00eb dhe mund t\u00eb vendosin simbolet me rezonance bot\u00ebrore ne Shkupin e tyre, t\u00eb lindur bash aty, q\u00eb nga perendori Dardan Justiniani, e deri tek N\u00ebn\u00eb Tereza. Mund t\u00eb identifikohen ata e jo sllav\u00ebt me lavdin\u00eb e Aleksandrit t\u00eb Madh e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij Olimpia, Onufrit, Gjergj Kastriotit, Pjet\u00ebr Bogdanit etj, etj. Ata e kan\u00eb edhe sht\u00ebpin\u00eb e ABC-se dhe kujtimin e Josif Bagerit, Dervish Car\u00ebs, Said Najdenit, Dervish Him\u00ebs, Myfti Vehbi Dibr\u00ebs, Iljaz Pash\u00eb Dibr\u00ebs, Mehmet Pash\u00eb D\u00ebrrall\u00ebs, Hamdi Bej Ohrit, Myrteza Ali Strug\u00ebs, Arb\u00ebn Xhaferrit e te nobelistit Ferid Murat e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Banor\u00ebve shqiptar\u00eb mbi rr\u00ebnojat e Tauresium-it te Justinianit, eterit e vjeter u kane lene nje histori me te lavdishme se shumices se popujve te Europes. Ata duhet te mundin erresiren vahabiste te ushqyer nga pushtuesit osmane e sllave, per ta njohur e nderuar historine e tyre te vjeter.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb Shqiperise Lindore i kan\u00eb sot universitet e tyre ne gjuh\u00ebn amtare shqipe, edhe mediat e tyre, edhe intelektual\u00ebt e tyre. Fryma e liris\u00eb ushqen dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb idealin e tyre komb\u00ebtar dhe lirin\u00eb shoq\u00ebrore, ne kushtet e nje bote te re. As mendjet e err\u00ebta t\u00eb disa politikan\u00ebve e shkrueseve sallvo-maqedonas, as mjekrosh\u00ebt vehabist\u00eb te importuar nga shkret\u00ebtirat e Arabis\u00eb, e as renegatet nuk do t\u00eb arrijn\u00eb as ta vrasin e as ta lig\u00ebshtojn\u00eb shqiptarin\u00eb n\u00eb k\u00ebto treva. Ajo i ka rezistuar prov\u00ebs s\u00eb historis\u00eb!<\/p>\n<p>Sllav\u00ebt e rinj, pa emer shtetit, ne kerkim te aleances me Serbine, kan\u00eb provokuar me bustin e nj\u00eb gjaksori t\u00eb vdekur, Dushanit serb n\u00eb rr\u00ebnojat e Tauresium-it te Dardanise. E kane kot, nuk do ti mbijetoje historise. Eshte truall i papershtatshem per te!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bardhyl Ukcamaj, 25 janar 2014 Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shkup (mbi rr\u00ebnojat e qytetit t\u00eb vjet\u00ebr Tauresium) busti i Stefan Dushanit, nj\u00ebrit prej pushtueseve mizor dhe m\u00eb t\u00eb urryer t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, kryesisht katolik\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe t\u00eb popujve jo sllave te ballkanit. Ky bust ka ngjallur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Bardhyl Ukcamaj, 25 janar 2014 Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shkup (mbi rr\u00ebnojat e qytetit t\u00eb vjet\u00ebr Tauresium) busti i Stefan Dushanit, nj\u00ebrit prej pushtueseve mizor dhe m\u00eb t\u00eb urryer t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, kryesisht katolik\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe t\u00eb popujve jo sllave te ballkanit. Ky bust ka ngjallur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-01-26T07:36:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit\",\"datePublished\":\"2014-01-26T07:36:08+00:00\",\"dateModified\":\"2014-01-26T07:36:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/\"},\"wordCount\":2263,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/\",\"name\":\"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg\",\"datePublished\":\"2014-01-26T07:36:08+00:00\",\"dateModified\":\"2014-01-26T07:36:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Bardhyl Ukcamaj, 25 janar 2014 Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shkup (mbi rr\u00ebnojat e qytetit t\u00eb vjet\u00ebr Tauresium) busti i Stefan Dushanit, nj\u00ebrit prej pushtueseve mizor dhe m\u00eb t\u00eb urryer t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, kryesisht katolik\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe t\u00eb popujve jo sllave te ballkanit. Ky bust ka ngjallur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-01-26T07:36:08+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit","datePublished":"2014-01-26T07:36:08+00:00","dateModified":"2014-01-26T07:36:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/"},"wordCount":2263,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/","name":"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg","datePublished":"2014-01-26T07:36:08+00:00","dateModified":"2014-01-26T07:36:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/stefan_dushani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dushani-ne-tauresium-in-e-justinianit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dushani n\u00eb Tauresium-in e Justinianit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13352"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13352"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13352\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}