{"id":13290,"date":"2013-12-22T22:07:54","date_gmt":"2013-12-22T21:07:54","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=5382"},"modified":"2013-12-22T22:07:54","modified_gmt":"2013-12-22T21:07:54","slug":"100-dite-qeverisje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/","title":{"rendered":"100 dit\u00eb qeverisje!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg\" width=\"300\" \/> <em><strong>Analiza<\/strong><\/em> Nga <strong>EDI RAMA<\/strong>, <em>22 Dhjetor 2013<\/em><\/p>\n<p>Duke i fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb ministrat q\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrmbledhje, shum\u00eb pak t\u00eb detajuar t\u00eb nj\u00eb pune shum\u00eb voluminoze, do t\u00eb doja t\u00eb thoja dhe un\u00eb disa gj\u00ebra, duke rikujtuar q\u00eb vet\u00ebm 100 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kjo qeveri e mori mb\u00ebshtetjen e Kuvendit q\u00eb t\u00eb rilind\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke ecur m\u00eb shpejt n\u00eb rrug\u00ebn e zhvillimit, mir\u00ebqenies dhe t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se themeli i k\u00ebsaj rruge \u00ebsht\u00eb mir\u00ebqeverisja. Kushti i par\u00eb i mir\u00ebqeverisjes \u00ebsht\u00eb transparenca. N\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00eb kemi vendosur si duhet gurin e par\u00eb t\u00eb themelit t\u00eb mir\u00ebqeverisjes. Jemi p\u00ebrkushtuar t\u00eb qeverisim me transparenc\u00eb dhe t\u00eb modernizojm\u00eb qeverisjen, si edhe t\u00eb gjith\u00eb shtetin p\u00ebrmes transparenc\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00eb e kemi treguar si duhet me vepra k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkushtim. Ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se publiku pret m\u00eb shum\u00eb prej nesh. Po ashtu, jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se kufijt\u00eb e durimit t\u00eb njer\u00ebzve, pas shum\u00eb vitesh zhg\u00ebnjimi dhe rr\u00ebnimi moral, ekonomik, social, jan\u00eb tkurrur shum\u00eb. N\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00eb e kemi kuptuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>100 dit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha pritshm\u00ebrit\u00eb nga nj\u00eb qeveri dhe pas nj\u00eb vote popullore. Por, jan\u00eb mjaft p\u00ebr t\u00eb treguar se pritshm\u00ebria m\u00eb e par\u00eb, ajo e nevoj\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb njer\u00ebzve, me njer\u00ebzit dhe p\u00ebr njer\u00ebzit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur. E pra, ne besojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00eb ne e kemi p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb pritshm\u00ebri, ashtu si\u00e7 kemi p\u00ebrmbushur, padyshim, edhe disa pritshm\u00ebri shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb buruar nga programi i \u201cAleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Evropiane\u201d.<\/p>\n<p>Ky raportim i sot\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb ende m\u00eb i detajuar edhe on-line, n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb raporti p\u00ebr publikun, tregoi shum\u00eb p\u00ebrmbledhurazi se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qeveria jon\u00eb brenda 100 dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne i kemi p\u00ebrmbushur objektivat tona t\u00eb 100 dit\u00ebve. Disa gj\u00ebra kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb syt\u00eb e publikut, disa t\u00eb tjera m\u00eb pak. T\u00eb tjera akoma, njer\u00ebzit do t\u2019i prekin vet\u00eb, me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb buxhetit 2014, nd\u00ebrsa shum\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb pik\u00ebnisje pun\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb marrin koh\u00ebn e tyre. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, nuk u fol p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit dhe me t\u00eb drejt\u00eb. Por, e r\u00ebnd\u00ebsishme mbetet q\u00eb sipas nesh, t\u00ebr\u00ebsia e rezultateve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb 100 dit\u00ebve p\u00ebrvijon konturet e nj\u00eb modeli tjet\u00ebr, e nj\u00eb modeli evropian t\u00eb mir\u00ebqeverisjes. \u00cbsht\u00eb padyshim vet\u00ebm embrioni i modelit q\u00eb ne do ta zhvillojm\u00eb hap pas hapi, n\u00eb funksion t\u00eb programit ton\u00eb; n\u00eb funksion t\u00eb nevojave prioritare t\u00eb publikut; n\u00eb funksion t\u00eb nxitjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb nismave dhe t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb reja n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, si dhe padyshim n\u00eb funksion t\u00eb dinamik\u00ebs s\u00eb integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr ky raport publik i 100 dit\u00ebve, synon patjet\u00ebr q\u00eb ta nxis\u00eb v\u00ebshtrimin kritik t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb b\u00ebhet mjet komunikimi, jo vet\u00ebm i qeveris\u00eb me qytetar\u00ebt, por edhe i qytetar\u00ebve me qeverin\u00eb. Prandaj, ne shpresojm\u00eb q\u00eb pas k\u00ebsaj paraqitje, si dhe t\u00eb leximit m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij raportimi online, t\u00eb kemi sa m\u00eb shum\u00eb kritika, v\u00ebrejtje, sugjerime p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Apo ende m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb fakt, se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb edhe m\u00eb mir\u00eb, qoft\u00eb deri n\u00eb kufirin e ri t\u00eb 300 dit\u00ebve, qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Ne kemi besuar dhe besojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb sot, pas 100 dit\u00ebve n\u00eb qeveri, &#8211; se libri i trash\u00eb i gabimeve q\u00eb kemi trash\u00ebguar nga paraardh\u00ebsit n\u00eb qeveri, sot kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, &#8211; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e pa\u00e7muar q\u00eb ata na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar duke gabuar m\u00eb pak dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duke mos i p\u00ebrs\u00ebritur gabimet e vjetra. Kjo ka b\u00ebr\u00eb ndryshimin e qasjes son\u00eb ndaj problemeve t\u00eb parlamentarizmit. Ndaj dua ta fal\u00ebnderoj Kryetarin e Kuvendit, pasi besoj q\u00eb ajo \u00e7ka ka ndryshuar n\u00eb Kuvend, si qasje ndaj parlamentarizmit \u00ebsht\u00eb themeltare p\u00ebr at\u00eb q\u00eb vjen m\u00eb pas, n\u00eb qasjen e qeveris\u00eb ndaj siguris\u00eb, ndaj ekonomis\u00eb komb\u00ebtare dhe familjare; ndaj sh\u00ebrbimeve dhe administrat\u00ebs publike, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, fal\u00eb leximit t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm t\u00eb gabimeve t\u00eb paraardh\u00ebsve tan\u00eb dhe padyshim, duke na ndihmuar q\u00eb t\u2019i arrijm\u00eb m\u00eb leht\u00eb objektivat e 100 dit\u00ebve. Mbi t\u00eb gjitha n\u00eb p\u00ebrmbushjen e prioritetit t\u00eb prioriteteve; Nj\u00eb qeveri e njer\u00ebzve, nj\u00eb qeveri me njer\u00ebzit, nj\u00eb qeveri p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb marr shum\u00eb koh\u00eb, duke p\u00ebrs\u00ebritur gj\u00ebra q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht u than\u00eb, por dua t\u00eb n\u00ebnvizoj \u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb konkretisht p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara projektin ton\u00eb dhe p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar rrug\u00ebn e qeverisjes mbi vizionin q\u00eb mish\u00ebron programi yn\u00eb, lidhur me sh\u00ebrbimet publike.<\/p>\n<p>Ne kemi besuar gjithmon\u00eb dhe sot jemi t\u00eb thirrur n\u00eb prov\u00eb nga publiku p\u00ebr t\u00eb provuar se modernizimi t\u00ebr\u00ebsor i sh\u00ebrbimeve publike, duke filluar nga funksionimi i administrat\u00ebs, si mish\u00ebrim i kultur\u00ebs demokratike t\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt pjesa e munguar n\u00eb vite e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe kund\u00ebr munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb eficenc\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Konkurrenca dhe vler\u00ebsimi i merit\u00ebs, n\u00eb kushtet e nj\u00eb transparence sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, jan\u00eb vlerat q\u00eb ne sapo kemi nisur ta bazojm\u00eb k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb koh\u00ebn e vet. Krijimi i mund\u00ebsive t\u00eb barabarta \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi q\u00eb orienton veprimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nevoj\u00ebn e qytetarit t\u00eb zakonsh\u00ebm, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb modernizmit t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike.<\/p>\n<p>Rritja e shkall\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb sociale, n\u00eb respekt t\u00eb lirive dhe t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb njer\u00ebzve dhe mbrojtjes s\u00eb sh\u00ebndetit publik, mjedisit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, si dhe atyre m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb padyshim shtysa natyrale e \u201cAleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Evropiane\u201d q\u00eb n\u00eb boshtin e vet ka Partin\u00eb Socialiste dhe L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim, q\u00eb jan\u00eb dy forca t\u00eb krijuara dhe q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb sociale.<\/p>\n<p>Praktisht, n\u00eb 100 dit\u00eb ne e kemi garantuar tanim\u00eb, q\u00eb qysh prej 1 janarit, 800 mij\u00eb njer\u00ebz mes mosh\u00ebs 40 dhe 60 vje\u00e7 do t\u00eb marrin vizit\u00ebn mjek\u00ebsore falas. E kemi garantuar tanim\u00eb, pas kaq e kaq vitesh, kur jan\u00eb shpenzuar jo pak para, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb farsa propagandistike me kancerin e gjirit. Q\u00eb nga 1 janari, 30 mij\u00eb gra dhe vajza statistikisht, as nuk merrnin dot ekzaminimet gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, as nuk b\u00ebnin dot vizita p\u00ebr kancerin e gjirit p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb dhe varf\u00ebris\u00eb, do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb falas.<\/p>\n<p>Ne kemi garantuar rinormalizimin, pas nj\u00eb periudhe absolutisht t\u00eb papranueshme, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb muajve paraelektoral, t\u00eb bllokimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00ebp\u00ebr spitale, duke rifurnizuar spitalet me ila\u00e7e dhe duke garantuar q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spitalet t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim normal sipas t\u00eb shkuar\u00ebs, jo normal sipas asaj q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pas 4 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kemi garantuar q\u00eb hap\u00ebsirat publike t\u00eb spitaleve t\u2019i kthehen spitaleve, t\u2019i kthehen t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, t\u2019i kthehen njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb dhe t\u00eb mos mbeten hap\u00ebsira pazaresh ku zhvillohet aktivitet tregtar mes pisll\u00ebkut dhe rr\u00ebmuj\u00ebs. Vet\u00ebm n\u00eb QSUT kemi mbjell\u00eb 650 pem\u00eb, aty ku kishte dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra ngrehina q\u00eb zhvillonin aktivitet tregtar.<\/p>\n<p>N\u00eb arsim, krahas kantiereve q\u00eb jan\u00eb hapur p\u00ebr reformat e m\u00ebdha t\u00eb arsimit, q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00ebn e tyre dhe do t\u00eb jen\u00eb tem\u00eb e debatit vitin e ardhsh\u00ebm, ne kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Kemi \u00e7liruar shkollat nga aktiviteti tregtar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, i kemi dh\u00ebn\u00eb rrug\u00eb projektit kryesor q\u00eb ne kemi p\u00ebr arsimin parauniversitar, nd\u00ebrtimit t\u00eb shkoll\u00ebs si qend\u00ebr komunitare. 36 projekte pilot kan\u00eb nisur duke p\u00ebrfshir\u00eb qeverin\u00eb, trup\u00ebn m\u00ebsimore dhe prind\u00ebrit p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb shkoll\u00ebn, n\u00eb shkall\u00eb vendi m\u00eb pas, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit dhe t\u00eb mjedisit, t\u00eb lagjes p\u00ebrreth, por dhe t\u00eb kultur\u00ebs, artit dhe sportit n\u00eb komunitet.<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e drejtor\u00ebve t\u00eb drejtorive rajonale me konkurs t\u00eb hapur dhe me finale publike, bazuar n\u00eb gjykimin e jurive ku ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe m\u00ebsues n\u00eb pension q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e atyre komuniteteve, edhe profesorati, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm hapi i par\u00eb. K\u00ebshtu do t\u00eb vazhdojm\u00eb me zyrat arsimore, k\u00ebshtu do t\u00eb vazhdojm\u00eb me drejtorit\u00eb e shkollave, k\u00ebshtu do t\u00eb vazhdojm\u00eb edhe me m\u00ebsuesit e rinj q\u00eb do t\u00eb merren n\u00eb pun\u00eb. E kemi premtuar. Ka vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, besojm\u00eb ne, p\u00ebr ta mbrojtur m\u00ebsuesin dhe shkoll\u00ebn, sado t\u00eb flas\u00eb politika, sado t\u00eb flas\u00eb qeveria; \u00cbsht\u00eb interesi i prind\u00ebrve, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb m\u00ebsuesit e duhur. E pra, p\u00ebrfshirja e asambleve t\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e m\u00ebsuesve, duke patur dhe ata t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, ku m\u00ebsuesit t\u00eb merren n\u00eb konkurs, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb garanci q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb kurr\u00eb m\u00ebsues q\u00eb ju mohohet e drejta p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim apo q\u00eb ju hiqet e drejta p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr arsye politike.<\/p>\n<p>Kemi ndaluar kurset private me pages\u00eb. Shkollat tona ishin b\u00ebr\u00eb mjedise ku zhvilloheshin kurse private pas m\u00ebsimit, me lek\u00eb. Sot nuk ka m\u00eb kurse private. Jan\u00eb t\u00eb ndaluara! N\u00eb rast se sot dikush i zhvillon, nd\u00ebshkohet me ligj. N\u00eb vend t\u00eb tyre kemi filluar sh\u00ebrbimin e asistenc\u00ebs falas pas m\u00ebsimit, p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb asistenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrcaktuar, fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb qeveris\u00eb britanike, edhe rruga se si do t\u00eb fillojm\u00eb q\u00eb vitin tjet\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb agjencie nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb akredituar dhe t\u00eb mir\u00ebnjohur bot\u00ebrisht, akreditimin e universiteteve.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegjshm\u00ebria jon\u00eb sociale \u00ebsht\u00eb treguar qysh n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb 100 dit\u00ebshit, kur ata 300 rom\u00eb t\u00eb shkret\u00eb, rrinin n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, atje posht\u00eb tek kthesa. I shikonte gjith\u00eb shoq\u00ebria, i shihte padyshim dhe gjith\u00eb qeveria, por qeveris\u00eb nuk i v\u00ebm\u00eb faj se s\u2019kishte m\u00eb sy p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, se po ikte nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt ato dit\u00eb dhe s\u2019dinte \u00e7far\u00eb t\u00eb merrte m\u00eb p\u00ebrpara nga ato q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb mbrapa. Ne b\u00ebm\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb ata sot t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb komunitet normal me strehim, me sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor, me shkollim.<\/p>\n<p>Po ashtu gjet\u00ebm para nesh pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar 165 mij\u00eb njer\u00ebz me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar q\u00eb nuk paguheshin q\u00eb nga muaji korrik. Se k\u00ebta thon\u00eb q\u00eb jua lam\u00eb lek\u00ebt. Por n\u00eb qoft\u00eb se na i lan\u00eb, p\u00ebrse nuk ua dhan\u00eb atyre q\u00eb n\u00eb muajin korrik? Pse nuk jua dhan\u00eb atyre n\u00eb gusht? P\u00ebrse nuk jua dhan\u00eb atyre n\u00eb shtator. E pra, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk na i lan\u00eb, i mor\u00ebn lek\u00ebt. Edhe p\u00ebr 100 mij\u00eb familje n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, me v\u00ebshtir\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, edhe sot ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb themi me plot goj\u00ebn q\u00eb brenda 100 dit\u00ebshit garantuam q\u00eb n\u00eb muajin dhjetor ata ta marrin t\u00eb gjith\u00eb pages\u00ebn p\u00ebr dhjetorin. Kemi garantuar me buxhetin e ri, q\u00eb nga janari asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb t\u00eb mos vonohen pagesat e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, po pastrojm\u00eb edhe skem\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos lejuar m\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb futen si invalid\u00eb dhe t\u00eb vijn\u00eb me vrap dhe me mercedes p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pages\u00ebn e invalidit. Ashtu sikund\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb familje t\u00eb varfra t\u00eb vihen n\u00eb shantazh, \u201ce merr, s\u2019e merr ndihm\u00ebn ekonomike\u201d, n\u00eb var\u00ebsi nga vota p\u00ebr kryetarin e komun\u00ebs.<\/p>\n<p>Modernizmi i sistemit \u00ebsht\u00eb A-ja dhe Zh-ja e ndryshimit q\u00eb ne do t\u00eb sjellim n\u00eb sh\u00ebrbime. Nga viti i ardhsh\u00ebm do t\u00eb fillojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb sistemin e p\u00ebrfshirjes n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike dhe n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e kufizuar, objektiv. Ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kompjuter\u00ebt, bazuar n\u00eb kriteret q\u00eb u jepen dhe bazuar mbi nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb bashk\u00ebrendon t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e individit. P\u00ebr individ\u00eb q\u00eb jan\u00eb pronar\u00eb tokash, p\u00ebr individ\u00eb q\u00eb jan\u00eb pronar\u00eb makinash, p\u00ebr individ\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb normalisht nuk i g\u00ebzon nj\u00eb njeri n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, e thot\u00eb kompjuteri q\u00eb nuk e meriton dhe nuk e thot\u00eb partia.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb pas kaq shum\u00eb e shum\u00eb vitesh, brenda 100 dit\u00ebsh nj\u00eb qeveri t\u00eb arrij\u00eb dhe t\u00eb tregoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00eb mbrojtje konsumatorin.<\/p>\n<p>Brenda 100 dit\u00ebve jan\u00eb ndaluar therjet e kafsh\u00ebve n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb. Therjet e kafsh\u00ebve ku t\u00eb mundeshin ata q\u00eb i thernin, dhe nuk kuptohej kush ishte kafsha n\u00eb at\u00eb mes. Sot jemi n\u00eb kushtet kur po vihet n\u00eb eficenc\u00eb edhe procesi i siguris\u00eb s\u00eb mishit t\u00eb bler\u00eb p\u00ebrmes gjith\u00eb verifikimeve dhe stampave t\u00eb nevojshme. Kemi marr\u00eb brenda 100 dit\u00ebve bekimin e shum\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Kruj\u00eb, se kishin 20 vjet q\u00eb nuk hapnin dot dritaret dhe sidomos n\u00eb vitet e fundit mezi gjenin rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Kruj\u00eb nga tymi dhe nga mjegulla e guroreve dhe e furrave t\u00eb g\u00eblqeres. Kemi marr\u00eb n\u00eb mbrojtje Kruj\u00ebn, Gjirokastr\u00ebn dhe Beratin, ku nuk lejohen m\u00eb abuzime t\u00eb tilla, ku \u00ebsht\u00eb ndaluar \u00e7do nd\u00ebrtim i ri dhe ku nj\u00eb plan i ri transformimi, duke filluar nga mbrojtja, do t\u00eb vihet n\u00eb jet\u00eb nga viti q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>Nuk po flas p\u00ebr Vlor\u00ebn, sepse foli m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb ajo zonja q\u00eb kishte par\u00eb detin pas 20 vjet\u00ebsh, po dua t\u00eb theksoj pjes\u00ebn q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me korrupsion dhe me krimin. Kan\u00eb folur vet\u00eb p\u00ebrdit\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bu\u00e7it\u00ebse faktet, provat, arrestimet, kall\u00ebzimet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt kemi gjetur, dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndeshim dita dit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 dit\u00eb flasin shifrat, shifra t\u00eb pakontestueshme t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr kriminalitetit dhe t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. I d\u00ebgjuat shifrat nuk dua t\u00eb zgjatem m\u00eb tutje me to, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt se vet\u00ebm nga nj\u00eb miradministrim shum\u00eb bazik i doganave dhe tatimeve n\u00eb 2 muaj t\u00eb k\u00ebtij 100 dit\u00ebshi kemi rritur me 3.6 miliard\u00eb lek\u00eb buxhetin e shtetit krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb prova t\u00eb pakontestueshme t\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur me paran\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha frontet dhe n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb qeverisjes s\u00eb atyre q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Un\u00eb i kuptoj kur ngren\u00eb z\u00ebrin, sepse dhimbjet e brendshme t\u00eb tyre jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb marrshme me mend se nga u vijn\u00eb p\u00ebr ne q\u00eb ndeshemi n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb frontit t\u00eb k\u00ebsaj lufte me gjithfar\u00eb abuzimesh dhe gjithfar\u00eb lidhje pas lidhjesh q\u00eb t\u00eb gjitha pastaj shkojn\u00eb e i lidhin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb aty ku burojn\u00eb edhe ul\u00ebrimat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja kund\u00ebr nesh. Dua t\u00eb v\u00eb theksin tek ajo q\u00eb ne kemi filluar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebnvizoi n\u00eb form\u00eb vullneti dhe n\u00eb form\u00eb p\u00ebrpjekjesh t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar qoft\u00eb n\u00eb legjislacionin ekzistues, qoft\u00eb edhe n\u00eb aksesin e qytetar\u00ebve n\u00eb drejt\u00ebsi. Por reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb reform\u00eb ekskluzive e qeveris\u00eb. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb reform\u00eb ku t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Parlamenti, padyshim, njer\u00ebzit e sistemit nuk diskutohet, miqt\u00eb dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb po ashtu, dhe e gjith\u00eb shoq\u00ebria, sepse sado t\u00eb b\u00ebjm\u00eb secili n\u00eb pjes\u00ebn e vet, n\u00ebse ne nuk e atakojm\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, nj\u00eb sistem korporativ q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sistem fitimprur\u00ebs p\u00ebr ata q\u00eb sot g\u00ebzojn\u00eb privilegje dhe marrin peng interesa t\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve, at\u00ebher\u00eb kjo korporat\u00eb jo vet\u00ebm do t\u00eb mbys\u00eb p\u00ebrfundimisht drejt\u00ebsin\u00eb, por do t\u00eb mbys\u00eb \u00e7do shpres\u00eb tek nj\u00eb Shqip\u00ebri e drejt\u00eb, ku drejt\u00ebsia jep drejt\u00ebsi dhe ku e drejta nuk \u00ebsht\u00eb mall q\u00eb blihet sipas nevoj\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim kushtetues q\u00eb i jepet t\u00eb gjith\u00ebve sipas asaj q\u00eb ju takon nga libri themeltar i bashk\u00ebjetes\u00ebs son\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Zhvillimi ekonomik \u00ebsht\u00eb, qart\u00ebsisht, nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb lidhet me modelin. Ne trash\u00ebgojm\u00eb nj\u00eb model ekonomik tipik p\u00ebr tranzicione dhe kemi mbetur i vetmi dhe i fundit vend n\u00eb tranzicion nga pik\u00ebpamja e modelit ekonomik me rritje ekonomike pa pun\u00ebsim dhe nd\u00ebrkoh\u00eb me burime rritjeje q\u00eb sot po shterojn\u00eb, qoft\u00eb t\u00eb ardhurat nga emigrant\u00ebt, qoft\u00eb t\u00eb ardhurat nga bumi n\u00eb nd\u00ebrtime q\u00eb tanim\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb shkuar\u00ebs. E pra, na duhet nj\u00eb model i ri zhvillimi. Zhvillim i q\u00ebndruesh\u00ebm me burime t\u00eb reja rritjeje ekonomike dhe sigurisht burimet e reja t\u00eb rritjes ekonomike jan\u00eb aty. Jan\u00eb aty dhe jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrdoruara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Foli Ministri i Energjis\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorimet n\u00eb fush\u00ebn e sektorit t\u00eb naft\u00ebs, n\u00eb fush\u00ebn e sektorit t\u00eb minierave dhe po ashtu jan\u00eb aty edhe n\u00eb shp\u00ebrdorimin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tok\u00ebs, jan\u00eb aty edhe n\u00eb shp\u00ebrdorimin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bregdetit, jan\u00eb aty edhe n\u00eb shp\u00ebrdorimin q\u00eb i b\u00ebhet pasurive tona kulturore, sepse t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb burime tona t\u00eb rritjes. Tek t\u00eb gjitha k\u00ebto ne do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb rritjen, paralelisht me stimulimin e investimeve q\u00eb krijojn\u00eb pun\u00ebsim q\u00eb prodhojn\u00eb, q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb kushte q\u00eb ato shifrat p\u00ebrqindjet e rritjes t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me rritje t\u00eb numrit t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne e kemi th\u00ebn\u00eb dhe kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me qytetar\u00ebt; Taksa e shesht\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb grabitje, thjesht dhe qart\u00eb. Taksa e shesht\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi. Taksa e shesht\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Ne e kemi hequr taks\u00ebn e shesht\u00eb. Fal\u00eb heqjes s\u00eb taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb dhe vendosjes s\u00eb nj\u00eb sistemi taksimi t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb nga 1 janari do t\u00eb p\u00ebrmbyset piramida e derisotme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb taksohen p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre personale dhe do t\u00eb kemi nj\u00eb tjet\u00ebr piramid\u00eb, ku kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb lart n\u00eb piramid\u00ebn e t\u00eb ardhurave do paguaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb posht\u00eb drejt baz\u00ebs do paguaj\u00eb m\u00eb pak. Paralelisht, me k\u00ebt\u00eb ne kemi qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kush fiton m\u00eb shum\u00eb do paguaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe sigurisht q\u00eb 15% tatim fitimi p\u00ebr kompanit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taks\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt edhe n\u00eb rajon, edhe n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb lloj rritjeje t\u00eb paarsyeshme dhe asnj\u00eb lloj cenimi t\u00eb xhepit t\u00eb ekonomis\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kompanit\u00eb, por sigurisht ne mir\u00ebkuptojm\u00eb dhe e kemi ftuar dhe p\u00ebrs\u00ebri e ftojm\u00eb biznesin e madh t\u00eb bashkohet me ne n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr informalitetit. N\u00eb luft\u00ebn q\u00eb vjen nga pabarazia, disa paguajn\u00eb, disa s\u2019paguajn\u00eb dhe mos t\u2019i c\u00ebnoj\u00eb ata q\u00eb paguajn\u00eb si\u00e7 i cenon deri m\u00eb sot. Nd\u00ebrkoh\u00eb ata e din\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb thon\u00eb n\u00eb publik, se ajo q\u00eb kan\u00eb paguar deri dje ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 10%, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 15% dhe nuk ka shkuar n\u00eb xhepat e shtetit, ka shkuar n\u00eb xhepat e pushtetit n\u00eb form\u00eb gjobash arbitrare, n\u00eb form\u00eb ryshfetesh, n\u00eb form\u00eb mitmarrje t\u00eb dhunshme. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Pra, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb ne e kemi ulur edhe p\u00ebr ta taks\u00ebn q\u00eb i paguajn\u00eb shtetit n\u00eb form\u00ebn e tatimit t\u00eb fitimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb 100 dit\u00ebshi do t\u00eb kishte qen\u00eb perfekt n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb ishte kuror\u00ebzuar me statusin e kandidatit, edhe pse e kemi th\u00ebn\u00eb dhe padyshim e p\u00ebrs\u00ebris edhe sot nuk do t\u00eb ishte arritja jon\u00eb ekskluzive. Ne thjesht b\u00ebm\u00eb \u00e7mos n\u00eb 100 dit\u00eb q\u00eb t\u2019i jepnim at\u00eb shtys\u00eb q\u00eb mungonte p\u00ebr ta merituar statusin bazuar n\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb shprehur Komisioni 1 vit m\u00eb par\u00eb dhe bazuar n\u00eb gjith\u00e7ka kemi d\u00ebgjuar nga miqt\u00eb dhe partner\u00ebt tan\u00eb q\u00eb nga fillimi i 100 dit\u00ebshit. Nisma p\u00ebr dialog t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Komisionit Evropian q\u00eb Komisioneri Fyle e vler\u00ebsoi si nism\u00ebn e dialogut t\u00eb nivelit t\u00eb shk\u00eblqyer ishte nj\u00ebri nga hapat e k\u00ebrkuar prej koh\u00ebsh dhe q\u00eb ne e realizuam fal\u00eb edhe angazhimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Ministres s\u00eb Integrimit me shum\u00eb p\u00ebrkushtim n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Plani Strategjik i Veprimit p\u00ebr Luft\u00ebn Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebrs\u00ebri ishte nj\u00eb domosdoshm\u00ebri e shkuar dhe u realizua n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord. Po ashtu edhe krijimi i sektorit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Civile n\u00eb Ministrin\u00eb e Integrimit ishte nj\u00eb risi q\u00eb u p\u00ebrsh\u00ebndet. Por, t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk ishin \u00e7ka e kishin penguar Shqip\u00ebrin\u00eb deri dje t\u00eb merrte statusin. T\u00eb gjitha k\u00ebto ishin plot\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vler\u00ebsimin e lart\u00eb q\u00eb mor\u00ebm dhe, sigurisht, vendimi p\u00ebr marrjen e statusit n\u00eb qershor nuk ishte vendimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb BE mund t\u00eb merrte. As p\u00ebr rajonin nuk ishte gj\u00ebkundi vendimi m\u00eb i mir\u00eb. S\u2019ka dyshim q\u00eb ne na vjen mir\u00eb, m\u00eb vjen mir\u00eb mua, i vjen mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ministrave, i vjen mir\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare q\u00eb puna e sapo nisur e qeveris\u00eb s\u00eb re \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me notat m\u00eb pozitive, nga vendet an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb na \u00ebsht\u00eb ritheksuar qoft\u00eb n\u00eb bised\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Komisionerin Fyle pas marrjes s\u00eb vendimit, marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb vendim, qoft\u00eb n\u00eb takimin q\u00eb s\u00eb bashku me Ministrin e Jasht\u00ebm dhe Ministren e Integrimit kemi pasur me Ambasador\u00ebt e Bashkimit Evropian para dy dit\u00ebsh. Mbetemi t\u00eb keqardhur q\u00eb opozita vazhdon \u201cia mbyt katundit\u201d si\u00e7 i thon\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e statusit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb kushtet e v\u00ebshtir\u00ebsuara prej situat\u00ebs brenda disa vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb mund ta kishin b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn m\u00eb solidare jo me qeverin\u00eb natyrisht, por me shqiptar\u00ebt p\u00ebrball\u00eb q\u00ebndrimesh t\u00eb papranueshme q\u00eb mbajt\u00ebn haptazi ndaj nesh n\u00eb vigjilje t\u00eb vendimmarrjes p\u00ebrfaq\u00ebsues forcash ekstremiste antievropiane n\u00eb disa vende an\u00ebtare.<\/p>\n<p>E kam d\u00ebgjuar udh\u00ebheq\u00ebsa dhe udh\u00ebndjek\u00ebsa t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb na akuzojn\u00eb si eurofob\u00eb, se po hedhim balt\u00eb mbi Evrop\u00ebn. Jo! Ne thjesht kemi refuzuar t\u00eb pranojm\u00eb n\u00eb heshtje fyerjet dhe kategorizimet e papranueshme q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb vendimmarrjes, jo nga institucionet e Bashkimit Evropian, as nga qeverit\u00eb e vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, po nga forca dhe individ\u00eb q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb hapur dhe propagandojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb mbylljen n\u00eb vetvete t\u00eb Bashkimit Evropian dhe deri edhe daljen nga euroja apo nxjerrjen e vendeve t\u00eb tyre jasht\u00eb BE-s\u00eb. K\u00ebsi forcash, fatkeq\u00ebsisht, po rriten n\u00ebp\u00ebr sondazhe n\u00eb vendet e tyre dhe z\u00ebrat e k\u00ebsisoj individ\u00ebve \u00ebsht\u00eb fakt se arrijn\u00eb ta ndikojn\u00eb p\u00ebr keq edhe fatin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb politik\u00ebs evropiane t\u00eb zgjerimit. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e njohur bot\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb shpikje e jona, si\u00e7 ishte p\u00ebrshembull albanofobia q\u00eb ishte shpikje ekskluzivisht shqiptare. N\u00ebse p\u00ebr opozit\u00ebn k\u00ebto forca jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruara sepse pengojn\u00eb p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb gj\u00ebrash brenda BE-s\u00eb edhe rrug\u00ebn ton\u00eb t\u00eb integrimit dhe k\u00ebshtu opozita mund t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb qeverin\u00eb apo mua vet\u00eb p\u00ebr mosmarrjen e statusin me shpres\u00ebn, n\u00eb fakt, t\u00eb varf\u00ebr se do nxjerr ndonj\u00eb pik\u00eb uji p\u00ebr mullirin e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb that\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhja e opozit\u00ebs. Nd\u00ebrsa un\u00eb vet\u00eb mes heshtjes kokulur ndaj deklaratave t\u00eb atyre q\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo gjuhe t\u00eb Evrop\u00ebs e akuzojn\u00eb haptazi Shqip\u00ebrin\u00eb si \u00e7erdhen e gjith\u00eb t\u00eb zezave dhe th\u00ebnies shqip t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs se k\u00ebto lloj forcash dhe jo Shqip\u00ebria jan\u00eb problemi i Bashkimit Evropian, sot, nuk preferoj heshtjen tin\u00ebzare p\u00ebr motive politike t\u00eb brendshme, po shqipen e qart\u00eb, shqipen evropiane t\u00eb Naim Frash\u00ebrit q\u00eb ia ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebtij kombi kaher\u00eb se dielli i shqiptar\u00ebve lind nga per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Shqipen evropiane t\u00eb Fan Nolit q\u00eb e b\u00ebri Shekspirin t\u00eb flas\u00eb edhe shqip dhe foli p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt gjuh\u00ebn evropiane t\u00eb integrimit n\u00eb Evrop\u00eb ende pa aguar Bashkimi Evropian. Shqipen evropiane q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e flasin nj\u00ebsoj n\u00eb harmoni mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebve si kryeminist\u00ebr i k\u00ebtij vendi e refuzoj me p\u00ebr\u00e7mim abuzimin q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb fen\u00eb e shqiptar\u00ebve, k\u00ebto lloj forcash dhe individ\u00ebsh q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me idealin e et\u00ebrve themelues t\u00eb Bashkimit Evropian.Dua t\u00eb jem prap\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb dhe n\u00eb shqipen evropiane dua ta p\u00ebrcaktoj sot rrug\u00ebn ton\u00eb drejt Familjes Evropiane me fjal\u00ebt e nj\u00ebrit prej mendjendriturve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Evrop\u00ebs, q\u00eb ia kushtoi jet\u00ebn dhe kaloi mes shum\u00eb peripecish p\u00ebr t\u00eb \u00e7elur rrug\u00ebn e Bashkimit Evropian, Jean Monnet, i cili thoshte \u2018nuk jam optimist, por jam i vendosur p\u00ebr Bashkimin Evropian\u2019.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebn e fatit evropian p\u00ebr atdheun ton\u00eb e kan\u00eb shkruar gjeografia, historia, gjaku, letrat dhe st\u00ebrmundimet e njer\u00ebzve tan\u00eb, q\u00eb nga rilindasit e kombit tek heronjt\u00eb e \u00e7do beteje p\u00ebr kombin shqiptar, q\u00eb nga d\u00ebshmor\u00ebt e Luft\u00ebs Nacional \u00c7lirimtare tek martir\u00ebt e diktatur\u00ebs komuniste, q\u00eb nga emigrant\u00ebt e par\u00eb t\u00eb ambasadave dhe student\u00ebt e dhjetorit, pak pas tyre, tek artist\u00ebt q\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe tek \u00e7do shqiptar i zakonsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite ka \u00ebnd\u00ebrruar Evrop\u00ebn dhe ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb cop\u00ebz sado t\u00eb vog\u00ebl Evrope, qoft\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vendin apo p\u00ebr familjen e vet, qoft\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Rrethanat e reja n\u00eb Evrop\u00eb prodhojn\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, gjithnj\u00eb e m\u00eb pak optimiz\u00ebm p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb \u201cenlargement fatigue\u201d si\u00e7 e quajn\u00eb atyre an\u00ebve lodhjen nga zgjerimi, nd\u00ebrsa p\u00ebr ne prodhojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb vendosm\u00ebri. Vendosm\u00ebri jo p\u00ebr t\u2019u mbushur mendjen atyre q\u00eb do t\u00eb na gjykojn\u00eb n\u00eb Bruksel p\u00ebr progresin e b\u00ebr\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr popullin ton\u00eb rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb Evropiane.<\/p>\n<p>Vendosm\u00ebri p\u00ebr ta rilindur vendin ton\u00eb dhe p\u00ebr ta ngritur at\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur n\u00eb syt\u00eb e mbar\u00eb bot\u00ebs. Vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ecur m\u00eb shpejt n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb kemi nisur n\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vendosur rendin ligjor dhe rilindur ekonomin\u00eb komb\u00ebtare dhe familjare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Vendosm\u00ebri p\u00ebr dialog p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje t\u00eb tjer\u00ebt, opozit\u00ebn, sip\u00ebrmarrjen, grupet e interesit, shoq\u00ebrin\u00eb civile, p\u00ebrpara se sa t\u00eb marrim vendimet q\u00eb e kemi ne pesh\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u2019i marrim p\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetencat e qeveris\u00eb. Vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ne t\u00eb par\u00ebt detyr\u00ebn karshi Kushtetut\u00ebs, ligjit, pal\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb interesuara sipas \u00e7\u00ebshtjeve dhe rasteve dhe pastaj p\u00ebr ta k\u00ebrkuar deri n\u00eb fund marrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb krijuar dhe forcuar partneritete n\u00eb \u00e7do drejtim dhe p\u00ebr \u00e7do sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku me t\u00eb tjer\u00ebt fal\u00eb dialogut dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive respektive rrug\u00ebn e re t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb gjenerat\u00ebs tjet\u00ebr. 100 dit\u00eb pasi u ul\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zgjedh\u00ebsve dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e gjenerat\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb tryez\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb vendit, ne, edhe fal\u00eb refuzimit p\u00ebr t\u00eb na e dh\u00ebn\u00eb statusin tani dhe p\u00ebr t\u00eb na e l\u00ebn\u00eb n\u00eb qershor, jemi ende m\u00eb t\u00eb vendosur dhe ende m\u00eb besimplot\u00eb se \u00e7\u2019ishim q\u00eb jo vet\u00ebm do t\u2019ia dalim t\u00eb mbajm\u00eb \u00e7do zotim q\u00eb kemi marr\u00eb p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve, por do t\u2019ia dalim q\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet t\u00eb transformojm\u00eb imazhin e t\u00eb huajve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, atdheun ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p><em>Redaksia Online<br \/>\n(a.\u00e7\/shqiptarja.com)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiza Nga EDI RAMA, 22 Dhjetor 2013 Duke i fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb ministrat q\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrmbledhje, shum\u00eb pak t\u00eb detajuar t\u00eb nj\u00eb pune shum\u00eb voluminoze, do t\u00eb doja t\u00eb thoja dhe un\u00eb disa gj\u00ebra, duke rikujtuar q\u00eb vet\u00ebm 100 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kjo qeveri e mori mb\u00ebshtetjen e Kuvendit q\u00eb t\u00eb rilind\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>100 dit\u00eb qeverisje! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"100 dit\u00eb qeverisje! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Analiza Nga EDI RAMA, 22 Dhjetor 2013 Duke i fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb ministrat q\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrmbledhje, shum\u00eb pak t\u00eb detajuar t\u00eb nj\u00eb pune shum\u00eb voluminoze, do t\u00eb doja t\u00eb thoja dhe un\u00eb disa gj\u00ebra, duke rikujtuar q\u00eb vet\u00ebm 100 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kjo qeveri e mori mb\u00ebshtetjen e Kuvendit q\u00eb t\u00eb rilind\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-12-22T21:07:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"25 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"100 dit\u00eb qeverisje!\",\"datePublished\":\"2013-12-22T21:07:54+00:00\",\"dateModified\":\"2013-12-22T21:07:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/\"},\"wordCount\":5009,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/\",\"name\":\"100 dit\u00eb qeverisje! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg\",\"datePublished\":\"2013-12-22T21:07:54+00:00\",\"dateModified\":\"2013-12-22T21:07:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"100 dit\u00eb qeverisje!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"100 dit\u00eb qeverisje! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"100 dit\u00eb qeverisje! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Analiza Nga EDI RAMA, 22 Dhjetor 2013 Duke i fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb ministrat q\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrmbledhje, shum\u00eb pak t\u00eb detajuar t\u00eb nj\u00eb pune shum\u00eb voluminoze, do t\u00eb doja t\u00eb thoja dhe un\u00eb disa gj\u00ebra, duke rikujtuar q\u00eb vet\u00ebm 100 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kjo qeveri e mori mb\u00ebshtetjen e Kuvendit q\u00eb t\u00eb rilind\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-12-22T21:07:54+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"25 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"100 dit\u00eb qeverisje!","datePublished":"2013-12-22T21:07:54+00:00","dateModified":"2013-12-22T21:07:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/"},"wordCount":5009,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/","name":"100 dit\u00eb qeverisje! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg","datePublished":"2013-12-22T21:07:54+00:00","dateModified":"2013-12-22T21:07:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama2.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-dite-qeverisje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"100 dit\u00eb qeverisje!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13290"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13290"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13290\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}