{"id":1329,"date":"2012-01-24T20:06:07","date_gmt":"2012-01-24T19:06:07","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1329"},"modified":"2012-01-24T20:06:07","modified_gmt":"2012-01-24T19:06:07","slug":"kater-puciste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/","title":{"rendered":"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pucist\u00ebt\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Sk\u00ebnder Minxhozi<\/strong>, <em>24 Janar 2012<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kat\u00ebr gazetar\u00ebve t\u00eb njohur t\u00eb shtypit e medias elektronike, iu k\u00ebrkuan tabulatet telefonike t\u00eb muajit janar. Ishin dit\u00ebt e para pas ngjarjes dramatike t\u00eb 21 janarit. N\u00eb Tiran\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb hija e r\u00ebnd\u00eb e grushtit t\u00eb shtetit, t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb epruvet\u00eb nga qeveria, p\u00ebr t\u00eb kompensuar bilancin tragjik t\u00eb protest\u00ebs n\u00eb bulevard. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, ja se si i komentojn\u00eb ato dit\u00eb Filip \u00c7akuli, Mero Baze, Sokol Balla e Andi Bushati. Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d p\u00ebrball\u00eb akuz\u00ebs s\u00eb tyre groteske t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb<\/p>\n<p>\u201cE si mund t\u00eb quhemi pu\u00e7ist\u00eb ne, kur edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb drek\u00eb s\u00eb bashku, mezi mblidhemi\u201d. Ai q\u00eb e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb konstatim hokatar ishte Mero Baze, teksa shihte sesa i v\u00ebshtir\u00eb po rezultonte servisi i fotove q\u00eb revista \u201cJava\u201d k\u00ebrkonte t\u00eb b\u00ebnte me grupin e kat\u00ebr gazetar\u00ebve, q\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb u etiketuan si pu\u00e7ist\u00eb nga komisioni hetimor i 21 janarit. Duke u k\u00ebrkuar edhe hetimin e tabulateve telefonike. Kjo fraz\u00eb e pasqyronte duksh\u00ebm ambientin e relaksuar n\u00eb restorantin ku, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb koh\u00ebsh, Filip \u00c7akuli, Mero Baze, Sokol Balla dhe Andi Bushati, po uleshin t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku. Jo edhe aq p\u00ebr t\u00eb kujtuar nj\u00eb ndodhi q\u00eb tani ka m\u00eb shum\u00eb nota humori sesa drame, por edhe p\u00ebr t\u00eb komentuar at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb trazuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky 21 janar t\u00eb \u00e7on vetvetiu prapa n\u00eb koh\u00eb. E gjith\u00eb kurba e vitit q\u00eb lam\u00eb pas, ka qen\u00eb e dominuar nga ajo dit\u00eb dhe nga helmi q\u00eb ajo prodhoi e la pas. I gjith\u00eb kalendari kohor e politik i 2011 \u00ebsht\u00eb varur n\u00eb gozhd\u00ebn e p\u00ebrgjakur t\u00eb 21 janarit. Nga kjo sindrom\u00eb nuk shp\u00ebtojn\u00eb dot as gazetar\u00ebt e njohur, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrgjigjen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme pyetjeve \u201cPse\u201d, \u201cSi\u201d, \u201cKush\u201d?!<\/p>\n<p>Filip \u00c7akuli nuk i largohet profilit t\u00eb tij t\u00eb humorit. Nj\u00eb humor gri, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Natyrsh\u00ebm nuk i ndahet as llull\u00ebs s\u00eb tij, e cila, s\u00eb bashku me mjekr\u00ebn e zbardhur, i jep nj\u00eb pamje prej babaxhani, m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb nj\u00eb drejtuesi t\u00eb nj\u00eb emisioni investgativ. Ai kujton se si lajmi p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e tabulateve e ka gjetur n\u00eb Divjak\u00eb, ku i kishte ndodhur nj\u00eb fatkeq\u00ebsi. \u201cPo varrosja vjehrr\u00ebn, kur m\u00eb marrin n\u00eb telefon e m\u00eb japin lajmin\u201d, shprehet ai. \u201cMendova n\u00eb \u00e7ast se do t\u00eb qe ndonj\u00eb shaka, por kur u sigurova, mendimi tjet\u00ebr q\u00eb ma p\u00ebrshkoi trurin ishte: I fort\u00eb Doktori, po ma kalon me humor, edhe mua, si drejtor i Fiksit\u201d!<\/p>\n<p>Mero Baze ka nj\u00eb tjet\u00ebr variant p\u00ebr p\u00ebrjetimin e atyre dit\u00ebve. Ai kujton se si ato momente i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb dy fenomene t\u00eb kund\u00ebrta: d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb banalizuar nism\u00ebn e kryeministrit dhe seriozitetin e per\u00ebndimor\u00ebve \u201cq\u00eb n\u00eb menyr\u00eb cinike, m\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsoheshin, ose b\u00ebnin sikur shqet\u00ebsoheshin, p\u00ebr tabulatet tona, se p\u00ebr vdekjen e kat\u00ebr qytetar\u00ebve\u201d. Baze thot\u00eb se Berisha k\u00ebrkonte t\u00eb shfryt\u00ebzonte zhurm\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrfshirja e gazetar\u00ebve n\u00eb konflikt, p\u00ebr t\u00eb hequr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka p\u00ebr 21 janarin. \u201cKur u sigurua q\u00eb shp\u00ebtoi, t\u00ebrhoqi akuzat ndaj nesh\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sokol Balla, gazetari i njohur i Top Channel, mendon se q\u00eb nga 21 janari, kriza shqiptare ka mbetur n\u00eb vend. \u201cGjithsesi, i pandreqshmi i madh mbetet Kryeministri. Mbeta i shtangur nga rip\u00ebrs\u00ebritja e k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb 23 janarit, por mendoj se, m\u00eb shum\u00eb se me Ram\u00ebn dhe manifestimin e tij, kishte lidhje me ekspertiz\u00ebn e pritshme t\u00eb FBI, e cila ka mb\u00ebrritur q\u00eb n\u00eb 10 janar dhe pritet t\u2019i v\u00ebr\u00eb prangat disa VIP-ave t\u00eb ngjarjeve n\u00eb Bulevard\u201d. Balla thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me forc\u00eb tabulatet telefonike t\u00eb gazetar\u00ebve, qeveria e shp\u00ebrfilli koston e imazhit q\u00eb do t\u00eb merrte pas vetes, duke u kujdesur vet\u00ebm p\u00ebr balancimin e kostos s\u00eb 21 janarit. \u201c Besoj se Berisha e ka nj\u00eb plan, dhe, mesa e njoh un\u00eb, mund t\u00eb kemi edhe surpriza. Dhe prej tij, ato jo gjithmon\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme\u201d, shprehet Balla, duke shtuar se n\u00eb aj\u00ebr po v\u00ebrtitet mund\u00ebsia e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Andi Bushati, \u201ci kat\u00ebrti\u201d n\u00eb list\u00eb, thot\u00eb se tabulatet e gazetar\u00ebve ishin pjes\u00eb e \u201cp\u00ebrrall\u00ebs me grusht shteti\u201d. Por ai ka dhe nj\u00eb bindje t\u00eb tij\u00ebn: u k\u00ebrkua q\u00eb gazetar\u00ebt t\u00eb damkoseshin si pal\u00eb n\u00eb konflikt. Pra, t\u00eb rreshtoheshin me zor n\u00eb \u201ckuadratin\u201d e opozit\u00ebs. \u201cKy qe q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb dhe jo tabulatet tona, q\u00eb gjoja k\u00ebrkuan t\u2019i merrnin. Edhe ata q\u00eb i k\u00ebrkuan, e dinin se as do t\u2019i merrnin kurr\u00eb, e as nuk u duheshin n\u00eb fakt\u201d, shprehet drejtuesi i emisionit \u201cZon\u00eb e Ndaluar\u201d. \u201cM\u00eb duken t\u00eb mjer\u00eb ata gjasht\u00eb burra t\u00eb komisionit hetimor, \u2013 thot\u00eb Andi Bushati, \u2013 q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur se luajt\u00ebn nj\u00eb rol q\u00eb edhe vet\u00eb e dinin q\u00eb s\u2019ua besonte njeri. Ai proces ishte i pakuptimt\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, ai sh\u00ebrbeu vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: s\u00eb pari, p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb se kish ndodhur nj\u00eb grusht shteti, e pastaj kjo t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb mos lejuar nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur p\u00ebr ngjarjet dhe, s\u00eb dyti, p\u00ebr t\u00eb goditur konkurrent\u00ebt politik\u00eb p\u00ebrtej opozit\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>ANDI BUSHATI<\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00ebse do t\u2019ju pyesnin sot, nj\u00eb vit m\u00eb pas, a keni nj\u00eb ide t\u00eb sakt\u00eb se p\u00ebrse shtetit shqiptar i duheshin tabulatet e tua, gjithnj\u00eb e par\u00eb kjo n\u00eb lidhje me ngjarjen e 21 janarit?<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, tabulatet nuk i duheshin shtetit. I duheshin asaj pjese t\u00eb pushtetit, q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb ngrinte nj\u00eb tymnaj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb fshehur nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb: Kush i vrau kat\u00ebr demonstrues? P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb u ngrit p\u00ebrralla me grusht shteti, ku ishin t\u00eb implikuar jo vet\u00ebm opozita, jo vet\u00ebm presidenti i republik\u00ebs, kreu i sh\u00ebrbimit sekret, kryeprokurorja, por edhe gazetar\u00ebt. P\u00ebr ne t\u00eb fundit, q\u00ebllimi ishte i dyfisht\u00eb, jo vet\u00ebm t\u2019i sh\u00ebrbenim sadopak shtimit t\u00eb k\u00ebsaj tymnaje, por edhe t\u00eb damkoseshim si pal\u00eb n\u00eb konflikt, pra, q\u00eb ajo q\u00eb mund t\u00eb thonim apo shkruanim n\u00eb dit\u00ebt pas pu\u00e7it, t\u00eb relativizohej. Pra ky qe q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb, dhe jo tabulatet tona, q\u00eb gjoja k\u00ebrkuan t\u2019i merrnin. Edhe ata q\u00eb i k\u00ebrkuan e dinin se as do t\u2019i merrnin kurr\u00eb e as nuk u duheshin n\u00eb fakt.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb do t\u2019i thonit panelit hetimor t\u00eb parlamentit q\u00eb vijon formalisht hetimet, n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb e quan pu\u00e7 shteti? Sa kuptim ka ky proces tani, pas nj\u00eb viti?<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb duken t\u00eb mjer\u00eb ata gjasht\u00eb burra t\u00eb komisionit hetimor, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur se luajt\u00ebn nj\u00eb rol q\u00eb edhe vet\u00eb e dinin q\u00eb s\u2019ua u besonte njeri. Ai proces ishte i pakuptimt\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, ai sh\u00ebrbeu vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb se kish ndodhur nj\u00eb grusht shteti e pastaj kjo t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb mos lejuar nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur p\u00ebr ngjarjet dhe, s\u00eb dyti, p\u00ebr t\u00eb goditur konkurrent\u00ebt politik\u00eb p\u00ebrtej opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Si e shihni at\u00eb ngjarje nga distanca e nj\u00eb viti?<\/em><\/p>\n<p>Si nj\u00eb ngjarje t\u00eb hidhur, me kat\u00ebr jet\u00eb t\u00eb humbura. Si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mundur me gjak nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb dhunshme. Si nj\u00eb p\u00ebrgjigje asimetrike q\u00eb iu dha nj\u00eb opozite m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb zem\u00ebruar. Si nj\u00eb p\u00ebrgjigje tipike regjimesh, ku zem\u00ebrimit i vihet p\u00ebrball\u00eb urrejtja, gur\u00ebve, makinat uj\u00ebhedh\u00ebse, shkopinjve, kallashnikov\u00ebt dhe g\u00ebrvishtjes s\u00eb gardheve, vdekja!<\/p>\n<p><strong>SOKOL BALLA<\/strong><\/p>\n<p>Si e shihni situat\u00ebn sot, kur video shkaktare e 21 janarit ra formalisht posht\u00eb dhe kur kryeministri p\u00ebrs\u00ebrit paralajm\u00ebrimin e 23 janarit t\u00eb shkuar? A d\u00ebshmon edhe kjo, se koha shqiptare ka mbetur?<\/p>\n<p>Koha e kriz\u00ebs shqiptare, m\u00eb sakt\u00eb, ka mbetur n\u00eb vend. \u00c7ka tregon se 21 janari ishte kulmi i mbetur p\u00ebrgjys\u00ebm i saj. Ajo \u00e7ka pasoi ishte p\u00ebrpjekje hipokrite p\u00ebr t\u00eb mos e par\u00eb problemin n\u00eb sy dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur vet\u00ebm tensionin momental. N\u00eb zgjedhje lokale, pal\u00ebt u fut\u00ebn pa marr\u00ebveshje dhe pa garanci e korrigjime kodesh, \u00e7ka polli superkriz\u00ebn skandaloze dhe po aq t\u00eb papranueshme p\u00ebr opinionin publik sa kat\u00ebr vrasjet e bulevardit, n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kreun e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin m\u00eb i fituari \u00ebsht\u00eb Meta. Vet\u00eb u lirua nga ankthi i burgut, megjith\u00ebse ishte video e tij me Priftin dhe paralajm\u00ebrimet e tij nga selia e LSI-s\u00eb para 21 janarit, q\u00eb nxit\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka, dhun\u00ebn e t\u00eb dyja pal\u00ebve at\u00eb t\u00eb premte t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>Ai realizoi dy premtime t\u00eb tijat t\u00eb 2009: nj\u00eb jo publik: se do t\u00eb shkat\u00ebrronte e linte Edi Ram\u00ebn n\u00eb opozit\u00eb, dhe at\u00eb publik: se do t\u00eb \u00e7onte Sali Berish\u00ebn n\u00eb pension. Paradoksalisht, LSI po i sjell m\u00eb shum\u00eb d\u00ebm qeveris\u00eb sesa opozita e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Pse u kap shteti me gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit, kur e dinte koston e imazhit t\u00eb k\u00ebtij veprimi? A keni nj\u00eb ide?<\/em><\/p>\n<p>Nuk besoj se qeveria, pas 21 janarit, kujdesej shum\u00eb p\u00ebr imazhin e vendit, sesa p\u00ebr t\u00eb balancuar koston e paparashikuar q\u00eb prodhoi n\u00eb 21 janar, duke vrar\u00eb kat\u00ebr veta live nga nj\u00eb turm\u00eb e dhunshme, por q\u00eb p\u00ebr fatin e mir\u00eb t\u00eb saj dhe t\u00eb vendit, askurr\u00eb nuk tentoi t\u00eb merrte me dhun\u00eb kryeministrin\u00eb. Ne t\u00eb kat\u00ebrt ishim kurban i k\u00ebsaj situate, sepse, ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit, ishim preja m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00eb publik pu\u00e7in n\u00eb kok\u00ebn e nxeht\u00eb dhe tullace fush\u00eb, t\u00eb ndonj\u00eb deputeti faqekuq t\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Por e vetmja gje qe i prodhoi qeveris\u00eb ishin kosto t\u00eb m\u00ebdha te nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, pasi, kur emrat tan\u00eb u shqiptuan nga Lajcak, Fyle e Countrymen, qeveritar\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb ndjer\u00eb shum\u00eb keq. Se kan\u00eb kuptuar se ndoshta k\u00ebt\u00eb vend e kan\u00eb privatizuar, por nuk mund t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb pronar\u00eb t\u00eb Liris\u00eb, q\u00eb kat\u00ebr emrat tan\u00eb simbolizojn\u00eb. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, mendoj se ndoshta p\u00ebrdorimi i emrave tan\u00eb ka shp\u00ebtuar nj\u00eb koleg nga burgu i sigurt. Besoj se nga t\u00eb kat\u00ebrt, Mero Baze ka q\u00ebn\u00eb m\u00eb i rrezikuari, pasi, megjith\u00ebse t\u00eb kat\u00ebrt jemi gazetar\u00eb tradiconalisht kritik\u00eb me t\u00eb gjitha qeverit\u00eb, Baze tashm\u00eb ka nj\u00eb konflikt t\u00eb personalizuar me k\u00ebt\u00eb mazhoranc\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb ndjeni sot, kur kujtoni se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishit i akuzuar si pjes\u00eb e pu\u00e7it?<\/em><\/p>\n<p>Keqardhje. Keqardhje p\u00ebr kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb dhe dhjetra t\u00eb plagosur nga dy pal\u00ebt q\u00eb u p\u00ebrlesh\u00ebn, si\u00e7 po duket, vet\u00ebm p\u00ebr llogari t\u00eb karrierave t\u00eb dy komandant\u00ebve t\u00eb tyre, e q\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebllqeve p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, lan\u00eb ata n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb t\u00eb paguanin kostot. Paradoksalisht numri ishte i nj\u00ebjt\u00eb: kat\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb vrar\u00eb dhe kat\u00ebr gazetar\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb po ashtu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr. Jo p\u00ebr t\u2019u vrar\u00eb fiziksiht, por p\u00ebr t\u2019u ekzekutuar profesionalisht.<\/p>\n<p>Ndjej keqardhje p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e komisionit hetimor e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00ebrin q\u00eb lexoi me aq pasion emrat tan\u00eb. Por po ju b\u00ebj nj\u00eb premtim: para se ky komision t\u00eb mbaroj\u00eb mandatin, do t\u00eb publikoj librin tim t\u00eb ri \u201cUn\u00eb jetova n\u00eb vitin 2011\u201d. Aty do t\u2019i publikoj fakte se si ne, kat\u00ebr gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur shqiptar\u00eb, u b\u00ebm\u00eb pa d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb, pjes\u00eb e dy pu\u00e7eve. Nj\u00ebrin imagjinar dhe tjetrin t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb dy, p\u00ebr fat t\u00eb keq, me t\u00eb nj\u00ebjtin autor\u2026<\/p>\n<p><strong>MERO BAZE<\/strong><\/p>\n<p><em>Si e ndjeni sot veten n\u00eb kostumin nj\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb pucistit?<\/em><\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb humor se sa duhet me nj\u00eb shpikje, e cila nuk syonte d\u00ebnimin ton\u00eb, por shp\u00ebtimin e Sali Berish\u00ebs. N\u00eb ato dit\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballoja dy gj\u00ebra: banalizimin e akuz\u00ebs p\u00ebr t\u2019i treguar Berish\u00ebs q\u00eb nuk e marrim seriozisht dhe seriozitetin e per\u00ebndimor\u00ebve q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike, m\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsoheshin ose b\u00ebnin sikur shqet\u00ebsoheshin p\u00ebr tabulatet tona se p\u00ebr vdekjen e kat\u00ebr qytetar\u00ebve. E kam p\u00ebrjetuar i fyer mendjeshkurt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn shqiptare, zotit Lajcak, i cili m\u00eb n\u00eb fund arriti t\u00eb na shp\u00ebtonte ne nga \u201ctabulatet\u201d, dhe Berish\u00ebn nga krimi i vrasjes. Isha i qart\u00eb, q\u00eb n\u00eb sekond\u00ebn e par\u00eb, se gjith\u00e7ka q\u00eb shpikej ishte nj\u00eb mnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb, q\u00eb ai t\u00eb shp\u00ebtonte veten. Dhe ia arriti.<\/p>\n<p><em>Sa dram\u00eb dhe sa komedi ka brenda ajo q\u00eb ndodhi nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb lart, akuza p\u00ebr mua nuk ishte dram\u00eb personale, por makth, q\u00eb ai po shp\u00ebtonte nga akzua e vrasjes duke u tallur me ne. Ai m\u00eb njeh mua, njeh mir\u00eb \u00c7akulin dhe Ball\u00ebn, dhe po ashtu Bushatin. Ai e di q\u00eb ne nuk e marrim seriozisht p\u00ebr ato q\u00eb thot\u00eb, por p\u00ebr ato q\u00eb b\u00ebn. Dhe ne e shikonim \u00e7\u2019po b\u00ebnte. Po fshihte provat e krimit q\u00eb kish b\u00ebr\u00eb. Kjo ishte ana dramatike e akuz\u00ebs. Ana komike, n\u00eb rastin tim, ishte q\u00eb Guri Strazimirin t\u00eb lexonte emrin tim si pu\u00e7ist. Aty kam qesh me lot dhe shpresoja t\u00eb na th\u00ebrrisnin n\u00eb interpelanc\u00eb, q\u00eb t\u00eb vazhdoja humorin me autorin e pretenc\u00ebs. Por u kthjellua shpejt pasi shp\u00ebtoi veten dhe kompleksoi prokrurin\u00eb dhe presidentin, nuk guxoi t\u00eb p\u00ebrballej me ne.<\/p>\n<p><strong>FILIP \u00c7AKULI<\/strong><\/p>\n<p><em>Keni qen\u00eb nd\u00ebr gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr ngjarjen e 21 janarit. Pse ka ndodhur kjo, sipas jush?<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb! Sepse emisioni q\u00eb un\u00eb drejtoj ka th\u00ebn\u00eb disa t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb hidhura, t\u00eb cilat mesa duket i kan\u00eb djegur fort qeveris\u00eb. Sa p\u00ebr akuzat, ose m\u00eb mir\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr tabultatet tona, ajo dat\u00eb m\u00eb gjeti jasht\u00eb Tirane, n\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur n\u00eb familje. E kujtova p\u00ebr shaka lajmin fillimisht, por m\u00eb pas, kur u sigurova, mendova: \u201cDreq o pun\u00eb, Doktori k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb marr\u00eb vendin e pun\u00ebs te Fiksi\u201d. Me Doktorin, nuk n\u00ebnkuptoj Sajmirin, t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb! E gjith\u00eb historia e tabulateve tona dhe e epitetit \u201cpu\u00e7ist\u201d q\u00eb na shoq\u00ebroi p\u00ebr pak dit\u00eb, ka qen\u00eb thelbi i absurdit q\u00eb kalonte dhe kalon ky vend. U shpik nj\u00eb grusht shteti p\u00ebr t\u00eb mbuluar nj\u00eb vrasje n\u00eb bulevard. Dhe kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb aspak komike, si\u00e7 qe ajo puna e tabulateve tona. Revista JAVA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi, 24 Janar 2012 Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kat\u00ebr gazetar\u00ebve t\u00eb njohur t\u00eb shtypit e medias elektronike, iu k\u00ebrkuan tabulatet telefonike t\u00eb muajit janar. Ishin dit\u00ebt e para pas ngjarjes dramatike t\u00eb 21 janarit. N\u00eb Tiran\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb hija e r\u00ebnd\u00eb e grushtit t\u00eb shtetit, t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb epruvet\u00eb nga qeveria, p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Sk\u00ebnder Minxhozi, 24 Janar 2012 Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kat\u00ebr gazetar\u00ebve t\u00eb njohur t\u00eb shtypit e medias elektronike, iu k\u00ebrkuan tabulatet telefonike t\u00eb muajit janar. Ishin dit\u00ebt e para pas ngjarjes dramatike t\u00eb 21 janarit. N\u00eb Tiran\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb hija e r\u00ebnd\u00eb e grushtit t\u00eb shtetit, t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb epruvet\u00eb nga qeveria, p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-24T19:06:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d\",\"datePublished\":\"2012-01-24T19:06:07+00:00\",\"dateModified\":\"2012-01-24T19:06:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/\"},\"wordCount\":2574,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/\",\"name\":\"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-24T19:06:07+00:00\",\"dateModified\":\"2012-01-24T19:06:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Sk\u00ebnder Minxhozi, 24 Janar 2012 Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kat\u00ebr gazetar\u00ebve t\u00eb njohur t\u00eb shtypit e medias elektronike, iu k\u00ebrkuan tabulatet telefonike t\u00eb muajit janar. Ishin dit\u00ebt e para pas ngjarjes dramatike t\u00eb 21 janarit. N\u00eb Tiran\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb hija e r\u00ebnd\u00eb e grushtit t\u00eb shtetit, t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb epruvet\u00eb nga qeveria, p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-24T19:06:07+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d","datePublished":"2012-01-24T19:06:07+00:00","dateModified":"2012-01-24T19:06:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/"},"wordCount":2574,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/","name":"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg","datePublished":"2012-01-24T19:06:07+00:00","dateModified":"2012-01-24T19:06:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet_gazetare.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kater-puciste\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kat\u00ebr \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1329"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1329"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1329\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1329"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1329"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1329"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}