{"id":13277,"date":"2013-12-08T22:13:31","date_gmt":"2013-12-08T21:13:31","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=5310"},"modified":"2013-12-08T22:13:31","modified_gmt":"2013-12-08T21:13:31","slug":"myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/","title":{"rendered":"Myftar Gjana: Berisha agjent i &#8220;Katovic\u00ebs&#8221;, u em\u00ebrua nga Alia"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Nyftar Gjana\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/myftar_gjana.jpg\" width=\"150\" \/> <em><strong>Politik\u00eb <\/strong><\/em>Nga <strong>JAKIN MARENA<\/strong>, <em>08 Dhjetor 2013<\/em><\/p>\n<p><em>TIRANE<\/em> &#8211; N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptarja.com\u201d, nj\u00ebri nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes Studentore t\u00eb 8 Dhjetorit 1990, Myftar Gjana tregon detaje t\u00eb zhvillimeve t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve historike q\u00eb soll\u00ebn pluralizmin politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shembjen e diktatur\u00ebs komuniste m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se personazhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb sotme megjith\u00ebse kan\u00eb q\u00ebn\u00eb gjimnazist\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb quajn\u00eb veten student\u00eb t\u00eb dhjetorit, nd\u00ebrsa nuk mungon t\u00eb shprehet se l\u00ebvizja studentore u send\u00ebrtua si maternitet politik i liris\u00eb dhe i lindjes s\u00eb pluripartitizmit. Ai rendit t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt e dhjetorit, duke deklaruar se asnj\u00eb prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb PD, q\u00eb u themelua prej tyre dhe q\u00eb frenat i mor\u00ebn t\u00eb d\u00ebrguarit e Ramiz Alis\u00eb, apo \u201cpardesyt\u00eb e bardha\u201d si\u00e7 i cil\u00ebson ai, me t\u00eb cil\u00ebve dhe Berisha.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se Azem Hajdari lideri i dhjetorit u m\u00ebnjanua dy muaj pas themelimit t\u00eb PD nga grupet rivale n\u00eb PD dhe ata q\u00eb kishin ende teser\u00ebn e PPSH n\u00eb xhep. Ku sipas tij Azemi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar disa her\u00eb nga grupi, forumet pasi k\u00ebrkonte nj\u00eb PD t\u00eb lir\u00eb por q\u00eb ishte kthyer n\u00eb repart ushtarak. Nd\u00ebrsa fundi i drejtimit t\u00eb t\u00eb PD nga Aleksand\u00ebr Meksi p\u00ebr 24 or\u00eb dhe ardhja n\u00eb krye e Sali Berish\u00ebs u b\u00eb p\u00ebr shkak se ai prishi skem\u00ebn e t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb Katovic\u00ebs dhe me presionin politik t\u00eb Ramz Alis\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa cil\u00ebson Bash\u00ebn nj\u00eb \u201cyll\u201d n\u00eb ngjitje n\u00eb PD por q\u00eb do vite drit\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb dhe se me t\u00eb PD nuk vjen n\u00eb pushtet, ai thot\u00eb se Berisha duhet ta drejtoj\u00eb vet\u00eb partin\u00eb. N\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e PE p\u00ebr futjen n\u00eb burg t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, Gjana thot\u00eb se Prokuroria P\u00ebrgjithshme duhet t\u00eb veproj\u00eb dhe me kryesisht.<\/p>\n<p><strong>Zoti Gjana, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i 8 dhjetorit, dit\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb, ku nisi l\u00ebvizja studentore dhe rruga e pluralizmit shqiptar q\u00eb solli dhe rr\u00ebzimin e diktatur\u00ebs komuniste. Si e p\u00ebrjetoni k\u00ebt\u00eb dat\u00eb?<\/strong><br \/>\nL\u00ebvizja studentore shqiptare kishte disa ngjarje t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb e nxit\u00ebn dhe i dhan\u00eb at\u00eb form\u00eb: L\u00ebvizja e Marsit t\u00eb vitit 1989 n\u00eb Kosov\u00eb e udh\u00ebhequr nga Rugova, R\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit dhe revolucionet e kadifenjta t\u00eb Europ\u00ebs lindore, m\u00eb pas tentativa p\u00ebr rr\u00ebzimin e monumentit t\u00eb Stalinit n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb shkurt 1990, ngjarjet e ambasadave n\u00eb Korrik 1990 n\u00eb Tiran\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe intransigjenc\u00ebn e d\u00ebshtuar e t\u00eb paarsyeshme t\u00eb regjimit t\u00eb Tiran\u00ebs krijuan at\u00eb zinxhir ngjarjesh politike q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur form\u00ebsimin intuitiv dhe inteligjent t\u00eb L\u00ebvizjes Studentore. Data 8 dhjetor p\u00ebrb\u00ebn dat\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb moderne politike shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak shumica e njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me politik\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb tranzicionit kan\u00eb dashur me \u00e7do kusht t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e protagonizmit t\u00eb saj, ose m\u00eb s\u00eb paku pjes\u00ebmarr\u00ebs fizik i saj. Nuk \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb personazhe t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs, edhe pse kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vitin 1990 gjimnazist\u00eb, kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta ven\u00eb n\u00eb dukje k\u00ebt\u00eb fakt. Por ende nuk jan\u00eb kryer studime t\u00eb mir\u00ebfillta historiko-shkencore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje. I vetmi studim \u00ebsht\u00eb ai i Prof. Shinasi Ram\u00ebs tek libri \u201cProbleme shqiptare\u201d, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e shkrimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00eb artikujsh gazetash, kujtimesh t\u00eb njer\u00ebzve pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas meje, l\u00ebvizja studentore shqiptare e Dhjetorit 1990 ka qen\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje kryesisht e student\u00ebve-konviktor\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb kushtet e nj\u00eb lirie relative t\u00eb banimit dhe shkollimit s\u00eb bashku, larg tutel\u00ebs s\u00eb familjeve t\u00eb tyre, disi t\u00eb ve\u00e7uar nga presioni propagandistik i regjimit arriti ato rezultate, ku kryetriumf ishte pluralizmi politik. K\u00ebshtu qyteti i studentit dhe l\u00ebvizja studentore shqiptare (LSSh) u send\u00ebrtua si maternitet politik i liris\u00eb dhe i lindjes s\u00eb pluripartitizmit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb e madhe dhe kam qen\u00eb me fat q\u00eb isha n\u00eb koh\u00ebn e duhur, n\u00eb vendin e duhur: student i vitit t\u00eb pest\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb Fakultetin e Inxhinieris\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p><strong>Kush ishin t\u00eb par\u00ebt ata t\u00eb cil\u00ebt u bashkuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje studentore dhe aktualisht ku jan\u00eb tani?<\/strong><br \/>\nDo t\u00eb flas nga optika ime e k\u00ebndshikimit dhe e p\u00ebrjetimit t\u00eb atyre dit\u00ebve historike. M\u00eb dat\u00ebn 8 Dhjetor kemi d\u00ebgjuar nj\u00eb oshtim\u00eb q\u00eb vinte nga Qyteti i Studentit tek godinat tona tek Fakulteti i Nd\u00ebrtimit. Me nj\u00eb grup student\u00ebsh mes t\u00eb cil\u00ebve Kujtim Allaraj, Dritan \u00c7uni, Hajredin Muja kemi shkuar me nxitim atje dhe jemi p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb protestat e student\u00ebve, ku kemi takuar student\u00ebt m\u00eb aktiv\u00eb q\u00eb ishin p\u00ebrkat\u00ebsisht edhe organizator\u00ebt e fakulteteve p\u00ebrkat\u00ebse si Shinasi Rama, Tefalin Malshyti, Bardhyl Ukcama, Arben Lika, Ilir Dizdari, Spiro Cura, Arben Sula, Arben Broci, Ndue Lugja, Niko Kaciroti, Akli Fundo, Alban Bala, Shpend Dishnica, Azem Hajdari, Pal Serreqi etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto emra, pa marr\u00eb parasysh kontributin q\u00eb dhan\u00eb p\u00ebr partin\u00eb demokratike q\u00eb e themeluan vet\u00eb n\u00eb vitet 1990-1992, aktualisht jan\u00eb jasht\u00eb formacioneve politike q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr arsye t\u00eb zhg\u00ebnjimit q\u00eb pat\u00ebn q\u00eb n\u00eb fillim me uzurpuesit e l\u00ebvizjes s\u00eb tyre me mjete jo politike. Disa prej tyre u larguan n\u00eb emigracion t\u00eb gjat\u00eb, ku jetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze si qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, pjesa m\u00eb e madhe e tyre jeton dhe punon n\u00eb Shqip\u00ebri, e zhg\u00ebnjyer nga politika e pashpres\u00eb e tranzicionit t\u00eb pafund.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb folur shum\u00eb p\u00ebr dilemat mes krijimit t\u00eb nj\u00eb partie studentore dhe PD. Pse Berisha ishte p\u00ebr nj\u00eb parti studentore, duke deklaruar mb\u00ebshtetjen nga jasht\u00eb?<\/strong><br \/>\nKa pasur dilema t\u00eb m\u00ebdha ato dit\u00eb. Meqen\u00ebse student\u00ebve iu bashkuan dit\u00ebn e tret\u00eb edhe disa pedagog\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, u mendua q\u00eb partia e par\u00eb opozitare t\u00eb quhej partia e student\u00ebve dhe intelektual\u00ebve t\u00eb rinj. Pas shpalljes s\u00eb detyruar t\u00eb pluralizmit politik nga shefi i regjimit komunist Ramiz Alia, intelektual\u00ebt e vetafruar tek student\u00ebt si dhe ata t\u00eb \u201cd\u00ebrguarit\u201d me pardesy t\u00eb bardha u mblodh\u00ebn dhe shpall\u00ebn nj\u00eb Komision Nism\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, ku sa p\u00ebr t\u00eb ruajtur fasad\u00ebn para mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizje t\u00eb madhe politike zgjodh\u00ebn si Kryetar t\u00eb k\u00ebtij komisioni Azem Hajdarin-student konviktor si edhe shtat\u00eb student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Sa p\u00ebr deklarimet e Berish\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ruajtur sakt\u00ebsin\u00eb, juve si gazetar mund t\u00eb verifikoni regjistrimet e koh\u00ebs n\u00eb median e shkruar dhe audiovizive dhe mund ta pyesni vet\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Berisha nuk ka qen\u00eb n\u00eb themelim pasi erdhi von\u00eb, pse n\u00eb fjalimin e deklarimit t\u00eb pluralizmit dhe krijimit t\u00eb PD ai tha se do t\u00eb mbetej nj\u00eb mik i mir\u00eb i PD. Si ndodhi q\u00eb ai u gjend n\u00eb komisionin nism\u00ebtar?<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb pjes\u00ebrisht kjo q\u00eb thoni ju. Ai ka qen\u00eb af\u00ebr student\u00ebve q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb l\u00ebvizjes studentore, jo p\u00ebr t\u00eb mbetur mik i mir\u00eb i PD-s\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb frenat e saj, si\u00e7 edhe ndodhi m\u00eb von\u00eb pas dy muajsh. Nuk mund ta ndalonim. Student\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes studentore nuk kishin mund\u00ebsi praktike t\u00eb udh\u00ebhiqnin politikisht opozit\u00ebn kund\u00ebr nj\u00eb regjimi barbar. Ata e mposht\u00ebn at\u00eb regjim p\u00ebr tre dit\u00eb, por ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb kushte paq\u00ebsore p\u00ebr te ngritur sistemin e ri, i cili kur vjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore ka nj\u00eb lloj tranzicioni dhe nd\u00ebrrimi elitash t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lloj, si\u00e7 edhe ndodhi.<\/p>\n<p><strong>Cili ishte roli i Azem Hajdarit, dhe cili ishte konflikti q\u00eb solli m\u00ebnjanimin e tij gjasht\u00eb muaj n\u00eb von\u00eb nga drejtimi i grupit nism\u00ebtar t\u00eb PD?<\/strong><br \/>\nAzem Hajdari ka rolin kryesor, madje m\u00eb heroikun n\u00eb at\u00eb histori, sepse u vet\u00ebshpall lider i asaj l\u00ebvizje me gjith\u00ebpranim nga student\u00ebt m\u00eb aktiv\u00eb. Fati ndihmon guximtar\u00ebt n\u00eb rrethana t\u00eb ve\u00e7anta, kur duhen marr\u00eb vendime. P\u00ebr sakt\u00ebsi, Azemi u m\u00ebnjanua nga drejtimi i grupit nism\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb vet\u00ebm dy muaj pas shpalljes s\u00eb PD-s\u00eb m\u00eb 14 Shkurt t\u00eb vitit 1991, kat\u00ebr dit\u00eb para grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb s\u00eb student\u00ebve p\u00ebr heqjen e emrit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nga UT-ja. Ai nuk pati nj\u00eb konflikt thelb\u00ebsor, por heqja e tij at\u00ebher\u00eb ndodhi p\u00ebr dy arsye themelore: s\u00eb pari ai u shk\u00ebput nga student\u00ebt q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur evidentimin e tij n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb, s\u00eb dyti intelektual\u00ebt n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb ishin n\u00eb rivalitet p\u00ebr pushtet por kishin bashk\u00ebpunim p\u00ebr heqjen e Azemit. Nga dy grupet e intelektual\u00ebve n\u00eb Komisionin nism\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, pjestar\u00ebt e nj\u00ebrit prej grupeve mbante ende teser\u00ebn e PPSH-s\u00eb (ishin an\u00ebtar\u00eb ose kandidat\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb).<\/p>\n<p><strong>Aleksand\u00ebr Meksi ka q\u00ebn\u00eb 24 or\u00eb kryetar i PD. \u00c7far\u00eb ndodhi q\u00eb pas dy dit\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb post, ai humbi p\u00ebrball\u00eb Sali Berish\u00ebs?<\/strong><br \/>\nSi duket Meksi prishi nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb Katovic\u00ebs n\u00eb Kryesin\u00eb e PD-s\u00eb dhe n\u00eb ato v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb ishte, me refuzimin e student\u00ebve q\u00eb po b\u00ebheshin gati p\u00ebr t\u00eb vdekur n\u00eb grev\u00eb pas tri dit\u00ebsh (Kam nj\u00eb procesverbal origjinal t\u00eb mbledhjes s\u00eb Komisionit nism\u00ebtar t\u00eb atyre dit\u00ebve) e me presionin politik t\u00eb Ramiz Alis\u00eb, nj\u00eb muaj para zgjedhjeve t\u00eb 22 Marsit 1991, Meksi u dor\u00ebzua humb\u00ebs si Hasan Prishtina n\u00eb vitin 1924 q\u00eb q\u00ebndroi vet\u00ebm 24 or\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Ka pasur p\u00ebrjashtime dhe kthime nga PD gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre viteve. Mendoni se jan\u00eb realizuar aspiratat e dhjetorit?<\/strong><br \/>\nKa pasur me qindra dor\u00ebheqje, vet\u00ebp\u00ebrjashtime dhe p\u00ebrjashtime dhe rikthime nga PD-ja gjat\u00eb 23 viteve. Vet\u00eb Azem Hajdari \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar disa her\u00eb nga organet drejtuese t\u00eb PD-s\u00eb, madje i \u00ebsht\u00eb hequr edhe imuniteti, p\u00ebr t\u2019u plagosur r\u00ebnd\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u2019u ekzekutuar para selis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb. Nga \u201cPishtar t\u00eb Demokracis\u00eb\u201d e shnd\u00ebrruan n\u00eb \u201cMartir t\u00eb Demokracis\u00eb\u201d. Ai donte diversitet brenda ides\u00eb, por Partia Demokratike nga nj\u00eb parti antistaliniste, u shnd\u00ebrrua p\u00ebr pak vite n\u00eb parti autoritariste dhe monokratike, pa frym\u00eb lirie dhe kompromisi brenda programit t\u00eb saj. Asnj\u00ebher\u00eb pas viti 1995 lidershipi i saj nuk ka respektuar statutin dhe frym\u00ebn e statutit t\u00eb saj, duke e kthyer pak nga pak n\u00eb nj\u00eb repart ushtarak pa hierarki, pa grada nd\u00ebrmjet\u00ebse, me vet\u00ebm nj\u00eb komandant dhe me mij\u00ebra ushtar\u00eb militant\u00eb, pa asnj\u00eb gjeneral, asnj\u00eb kolonel, asnj\u00eb major.<\/p>\n<p><strong>Tashm\u00eb PD humbi zgjedhjet e 23 qershorit, nd\u00ebrsa n\u00eb krye t\u00eb PD u zgjodh Lulzim Basha. Mendoni se e ka fuqin\u00eb politike t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn n\u00eb pushtet?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb nuk e njoh nga af\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn, por vet\u00ebm i kam ndjekur artikulimin politik publik. Ai u shfaq disa muaj n\u00eb krye t\u00eb KOP-it, i prezantuar nga ish-kryetari i opozit\u00ebs s\u00eb asaj kohe si nj\u00eb yll i ri n\u00eb ngjitje n\u00eb politik\u00ebn e PD-s\u00eb. Por yjet duhet miliona vite q\u00eb t\u00eb shfaqen n\u00eb galaktik\u00eb, prandaj un\u00eb mendoj se pavar\u00ebsisht suportit politik q\u00eb pati n\u00eb qeverisjen 8 vje\u00e7are dhe m\u00eb pas lokale e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb opozit\u00ebn e sotme p\u00ebr ta sjell\u00eb shpejt n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong>Largimi nga jeta p\u00ebr shkak t\u00eb aksidentit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb automobilistik i rivalit t\u00eb Bash\u00ebs p\u00ebr kreun e PD, Sokol Olldashi sa e ka dob\u00ebsuar PD n\u00eb z\u00ebrin ndryshe t\u00eb saj?<\/strong><br \/>\nSokol Olldashi (iu preht\u00eb shpirti n\u00eb paqe) ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rival formal i Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim as e ka dob\u00ebsuar as e ka forcuar PD-n\u00eb. Ai, si rival nuk duhet t\u00eb kishte pranuar t\u00eb hynte n\u00eb gar\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb pabarabarta, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb aq t\u00eb shpejt\u00eb dhe pa b\u00ebr\u00eb analiz\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb pushtetit, pjes\u00eb e t\u00eb cilit kishte qen\u00eb. Ai thoshte gjat\u00eb gar\u00ebs pak a shum\u00eb: ne kemi qen\u00eb qeveri e suksesshme prandaj edhe i humb\u00ebm zgjedhjet e 23 qershorit.<\/p>\n<p><strong>Berisha si ish-kryetar PD dhe ish kryeminist\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb aktiv n\u00eb politik\u00eb. Mendoni se vijon ende ta drejtoj\u00eb realisht PD?<\/strong><br \/>\nJo vet\u00ebm e drejton n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij, por sipas meje ai realisht duhet edhe ta drejtoj\u00eb edhe formalisht at\u00eb, pa hipokrizi deri sa t\u00eb riformatohet PD-ja sipas frym\u00ebs s\u00eb PPE-s\u00eb ku \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb 23 vje\u00e7are t\u00eb humbjes, duke rikthyer njer\u00ebzit themelues q\u00eb nuk kan\u00eb shkuar majtas, duke b\u00ebr\u00eb zgjedhje n\u00eb t\u00eb gjitha strukturat me parimin \u201cnj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb\u201d. Pas k\u00ebtij procesi q\u00eb duhet ta udh\u00ebheq\u00eb vet\u00eb me sinqeritet dhe me principe, t\u00eb deklaroj\u00eb se nuk do t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb PD-s\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mbetej n\u00eb historin\u00eb e PD-s\u00eb nj\u00eb reformator i madh.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb ringrihet PD, kur njer\u00ebzit aktiv\u00eb t\u00eb saj po largohen?<\/strong><br \/>\nPak a shum\u00eb, nga ato q\u00eb thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr PD-ja mund t\u00eb ringrihet vet\u00ebm kur t\u00eb kthehet te origjina e saj, pra kur t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb Parti demokratike, me vlerat e liris\u00eb dhe t\u00eb bart\u00ebsve t\u00eb saj, me shtresa t\u00eb p\u00ebrcaktuara t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb djatht\u00eb europiane, me fraksione t\u00eb legjitimuara, me parimin \u201cnj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb marrjes s\u00eb statusit t\u00eb vendit kandidat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb merret shembulli kroat, i cili futi ish-kryeministrin Sanader n\u00eb burg p\u00ebr korrupsion. Raporteri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb PE k\u00ebrkoi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jap\u00eb shembuj konkret\u00eb, duke futur nj\u00eb minist\u00ebr, Kryeprokuror apo kryeminist\u00ebr n\u00eb burg. Si e shihni rastin shqiptar, ku mbi ish-kryeministrin Berisha r\u00ebndojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash si Rruga e Kombit, G\u00ebrdeci e 21 janari?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag, por mendoj se pragu po largohet nga paaft\u00ebsia e elit\u00ebs politike t\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pasur sjellje qytetare europiane me reformat dhe aktor\u00ebt e saj. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kjo elit\u00eb t\u00eb kryej\u00eb ato reforma q\u00eb k\u00ebrkohen sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb demokraci hibride, ose e deformuar. Nga t\u00eb tre pushtetet( pa llogaritur pushtetin e kat\u00ebrt-median) q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb sistemin politik formal q\u00eb kemi, funksionojn\u00eb keq vet\u00ebm dy pushtete, ai legjislativ dhe ekzekutiv, nd\u00ebrsa pushteti i tret\u00eb, pushteti gjyq\u00ebsor nuk funksionon pothuajse fare. Pra n\u00ebse figurativisht tre pushtetet i konsiderojm\u00eb si tre k\u00ebmb\u00ebt e karriges s\u00eb shtetit, kjo karrige, pra shteti shqiptar, rri i mb\u00ebshtetur n\u00eb dy k\u00ebmb\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur objektivisht.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrkesa kryesore q\u00eb b\u00ebn BE-ja p\u00ebr elit\u00ebn politike shqiptare. Pushteti gjyq\u00ebsor si n\u00eb perceptimin e publikut, ashtu edhe n\u00eb raportet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve paraqitet skajshm\u00ebrisht i korruptuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai duhet t\u00eb luftoj\u00eb si krimin e organizuar ashtu edhe korrupsionin. Ka nj\u00eb pyetje q\u00eb ka lidhje me nj\u00eb fabul: Ishin mbledhur minjt\u00eb e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe vendos\u00ebn nj\u00ebz\u00ebri q\u00eb t\u2019i varin ma\u00e7okut t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb nj\u00eb zile n\u00eb qaf\u00eb, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonin kok\u00ebn e tyre, duke u fshehur n\u00ebp\u00ebr vrima sa her\u00eb t\u00eb binte zilja kur l\u00ebvizte ma\u00e7oku. Miu m\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb mosh\u00eb, pasi u mor vendimi b\u00ebri nj\u00eb pyetje: Kush do t\u2019ia var\u00eb ma\u00e7okut zilen n\u00eb qaf\u00eb? Asnj\u00ebri nuk doli vullnetar. Sa p\u00ebr shembujt konkret\u00eb nuk mendoj se kjo vjen as me urrejtje politike, as me gjueti shtrigash.<\/p>\n<p>Do reformuar urgjentisht sistemi gjyq\u00ebsor, duke kontrolluar imt\u00ebsisht dhe me agjenci nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e paluajtshme dhe t\u00eb luajtshme t\u00eb gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe policis\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve, duke kontrolluar llogarit\u00eb e tyre bankare brenda dhe jasht\u00eb nga viti 1992-2013. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t\u2019i japim p\u00ebrgjigje pyetjes: kush do t\u2019ia var\u00eb ma\u00e7okut zilen? Pra at\u00eb zile mund t\u2019ia var\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb drejt\u00ebsi e pavarur, e pakorruptuar dhe e nd\u00ebshkueshme p\u00ebr \u00e7do shkelje ligji. P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes p\u00ebr rastet konkret\u00eb do t\u00eb shtroj vet\u00ebm nj\u00eb pyetje: Pse Prokuroria e P\u00ebrgjithshme nuk vepron kryesisht p\u00ebr \u00e7do zyrtar t\u00eb akuzuar publikisht?<\/p>\n<p><em>Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) n\u00eb gazet\u00ebn Shqiptarja.com (print)<\/em><\/p>\n<p>Redaksia Online<br \/>\n(d.d\/shqiptarja.com)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politik\u00eb Nga JAKIN MARENA, 08 Dhjetor 2013 TIRANE &#8211; N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptarja.com\u201d, nj\u00ebri nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes Studentore t\u00eb 8 Dhjetorit 1990, Myftar Gjana tregon detaje t\u00eb zhvillimeve t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve historike q\u00eb soll\u00ebn pluralizmin politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shembjen e diktatur\u00ebs komuniste m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore. Ai thot\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13277","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Myftar Gjana: Berisha agjent i &quot;Katovic\u00ebs&quot;, u em\u00ebrua nga Alia - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Myftar Gjana: Berisha agjent i &quot;Katovic\u00ebs&quot;, u em\u00ebrua nga Alia - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Politik\u00eb Nga JAKIN MARENA, 08 Dhjetor 2013 TIRANE &#8211; N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptarja.com\u201d, nj\u00ebri nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes Studentore t\u00eb 8 Dhjetorit 1990, Myftar Gjana tregon detaje t\u00eb zhvillimeve t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve historike q\u00eb soll\u00ebn pluralizmin politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shembjen e diktatur\u00ebs komuniste m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore. Ai thot\u00eb se [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-12-08T21:13:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/myftar_gjana.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Myftar Gjana: Berisha agjent i &#8220;Katovic\u00ebs&#8221;, u em\u00ebrua nga Alia\",\"datePublished\":\"2013-12-08T21:13:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/\"},\"wordCount\":2876,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/myftar_gjana.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/\",\"name\":\"Myftar Gjana: Berisha agjent i \\\"Katovic\u00ebs\\\", u em\u00ebrua nga Alia - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/myftar_gjana.jpg\",\"datePublished\":\"2013-12-08T21:13:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/myftar_gjana.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/myftar_gjana.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Myftar Gjana: Berisha agjent i &#8220;Katovic\u00ebs&#8221;, u em\u00ebrua nga Alia\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Myftar Gjana: Berisha agjent i \"Katovic\u00ebs\", u em\u00ebrua nga Alia - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Myftar Gjana: Berisha agjent i \"Katovic\u00ebs\", u em\u00ebrua nga Alia - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Politik\u00eb Nga JAKIN MARENA, 08 Dhjetor 2013 TIRANE &#8211; N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptarja.com\u201d, nj\u00ebri nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes Studentore t\u00eb 8 Dhjetorit 1990, Myftar Gjana tregon detaje t\u00eb zhvillimeve t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve historike q\u00eb soll\u00ebn pluralizmin politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shembjen e diktatur\u00ebs komuniste m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore. Ai thot\u00eb se [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-12-08T21:13:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/myftar_gjana.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Myftar Gjana: Berisha agjent i &#8220;Katovic\u00ebs&#8221;, u em\u00ebrua nga Alia","datePublished":"2013-12-08T21:13:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/"},"wordCount":2876,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/myftar_gjana.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/","name":"Myftar Gjana: Berisha agjent i \"Katovic\u00ebs\", u em\u00ebrua nga Alia - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/myftar_gjana.jpg","datePublished":"2013-12-08T21:13:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/myftar_gjana.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/myftar_gjana.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/myftar-gjana-berisha-agjent-i-katovices-u-emerua-nga-alia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Myftar Gjana: Berisha agjent i &#8220;Katovic\u00ebs&#8221;, u em\u00ebrua nga Alia"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13277"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13277\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}