{"id":13243,"date":"2013-11-09T21:56:48","date_gmt":"2013-11-09T20:56:48","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=5170"},"modified":"2013-11-09T21:56:48","modified_gmt":"2013-11-09T20:56:48","slug":"sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/","title":{"rendered":"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Dr. Adem Harxhi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg\" width=\"150\" \/> <strong>Dr. Adem Harxhi<\/strong>, <em>09.11.2013<\/em><\/p>\n<p>-P\u00ebr vende me popullsi t\u00eb varf\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor i bler\u00eb p\u00ebrmes kompanive t\u00eb sigurimeve \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Si\u00e7 dihet, tanim\u00eb, shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare, duke sjell\u00eb argumente t\u00eb pabaza, kan\u00eb mbrojtur fort sistemin e sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe jan\u00eb shprehur kategorikisht kund\u00ebr programit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr mbulimin sh\u00ebndet\u00ebsor universal. M\u00eb 9 Shkurt t\u00eb vitit 2013, nj\u00ebri nga ideator\u00ebt reform\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri, z. Tritan Shehu, n\u00eb artikullin \u201cSistemi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe \u201cKasapi\u201d, e sulmoi ashp\u00ebr programin e PS-s\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Sa p\u00ebr ilustrim, nga artikulli i z. Shehu, zgjodha paragrafin e m\u00eb posht\u00ebm, t\u00eb cilin e sjell ad literam:<\/p>\n<p>\u201c&#8230;etatiz\u00ebm absolut, centralizim ekstrem, slogane komuniste p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi \u201cfalas\u201d, g\u00ebnjeshtra pa asnj\u00eb argumentim, si ato q\u00eb kemi d\u00ebgjuar n\u00eb at\u00eb regjim\u201ddhe ai vazhdon: \u201cN\u00eb fakt, t\u00eb dyja k\u00ebto prerogativa (cilat prerogativa?) nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se simptoma t\u00eb nj\u00eb politike t\u00eb tejkaluar tashm\u00eb, s\u00eb bashku me regjimin centralist q\u00eb i krijoi dikur, t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme m\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku dominon ekonomia e tregut, liria e individit, l\u00ebvizja e lir\u00eb, e drejta e pacientit p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb ai preferon, konkurrenca, pra, me nj\u00eb fjal\u00eb, demokracia\u201d. Diku gjetk\u00eb z. Shehu e ka quajtur mbulimin universal, \u201cKthim i turpsh\u00ebm n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb publike\u201d. Me k\u00ebt\u00eb, ai hedh balt\u00eb mbi pun\u00ebn e madhe dhe sakrificat e panum\u00ebrta q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb punonj\u00ebsit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ishin punonj\u00ebsit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, q\u00eb u sh\u00ebrbyen t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve e t\u00eb sh\u00ebndosh\u00ebve, si \u201csh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb\u201d t\u00eb tyre t\u00eb respektuar. Ishte puna vet\u00ebmohuese, plot pasion e dashuri dhe pa incentiva financiare e punonj\u00ebsve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur, edhe n\u00eb ato kushte me mungesa t\u00eb m\u00ebdha materiale, t\u00eb arrinin suksese. Dhe sukseset nuk ishin t\u00eb vogla. Spitalet ishin spitale, poliklinikat ishin e funksiononin si t\u00eb tilla. N\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit kishte mjek\u00eb e personel t\u00eb mes\u00ebm. Ngado, shikoje e d\u00ebgjoje t\u00eb s\u00ebmur\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur prej pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrkushtuar. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur, por k\u00ebto arritje t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dje, sot, i mohojn\u00eb e i anatemojn\u00eb ata, q\u00eb p\u00ebrfituan m\u00eb shum\u00eb nga ai sistem dhe nga ajo sh\u00ebndet\u00ebsi. Nuk ia vlen t\u00eb polemizosh me autorin e rreshtave m\u00eb sip\u00ebr, q\u00eb Franc\u00ebn, Italin\u00eb, Kanadan\u00eb, Suedin\u00eb, Anglin\u00eb, Turqin\u00eb, Japonin\u00eb e shum\u00eb vende t\u00eb tjera, q\u00eb kan\u00eb sistem universal p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, i konsideron si vende \u201cku nuk dominon ekonomia e tregut, ku mungon liria e individit, ku nuk ka l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb, ku pacienti nuk e zgjedh dot sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb ai preferon, ku mungon konkurrenca dhe demokracia\u201d.<\/p>\n<p>Me sa duket, vet\u00ebm, Shqip\u00ebria \u201cdemokratike\u201d e z. Shehu e kompani, n\u00eb perceptimin e tyre halucinant, i ka t\u00eb gjitha k\u00ebto vlera t\u00eb demokracis\u00eb. Nuk ka dyshim, se kjo e gjitha \u00ebsht\u00eb fars\u00eb, propagand\u00eb bajate, mbrojtje e interesave financiare t\u00eb nj\u00eb kaste n\u00eb kupol\u00eb, gjithnj\u00eb, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Por z. Shehu nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi, ka edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb i bien k\u00ebtij avazi dhe mundohen t\u00eb \u00e7oroditin mendjet e pap\u00ebrgatitura dhe skeptik\u00ebt. Qeveria demokratike Berisha, b\u00ebri gjith\u00e7ka me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb, vet\u00ebm reforma n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shtresave n\u00eb nevoj\u00eb nuk nd\u00ebrmori. Me parat\u00eb e popullit, ata nd\u00ebrtuan rrug\u00eb e tunele shum\u00eb t\u00eb shtrenjta, projektuan Parlament luksoz, stadium, blen\u00eb makina t\u00eb markave t\u00eb fundit, blen\u00eb pajisje marramend\u00ebse zyrash, kryen udh\u00ebtime e sh\u00ebrbime fantastike p\u00ebr veten, b\u00ebn\u00eb mitingje plot ahengje me k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb paguar, por, kurrsesi, nuk nd\u00ebrmor\u00ebn reforma n\u00eb fushat sociale. Si qytetar, si mjek i vjet\u00ebr, si pacient shum\u00eb vje\u00e7ar, si njeri pa asnj\u00eb lloj interesi e pretendimi personal, ve\u00e7 dashuris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, dua t\u2019u kujtoj drejtuesve t\u00eb rinj t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb mendim q\u00eb Ajnshtajni e ka th\u00ebn\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb dhe un\u00eb e perifrazoj: \u201cAta q\u00eb e b\u00ebn\u00eb keq, nuk duhet t\u2019u besohet ta rib\u00ebjn\u00eb, sepse p\u00ebrs\u00ebri do ta b\u00ebjn\u00eb keq\u201d. Madje, p\u00ebr mua, do t\u00eb p\u00ebrpiqen ta sabotojn\u00eb. Q\u00eb t\u00eb zbatohet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi sh\u00ebrbimi i mbulimit universal, i barabart\u00eb dhe i drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb formohet bindja se ky sistem \u00ebsht\u00eb efektiv dhe plot\u00ebsisht i realizuesh\u00ebm edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebt\u00eb bindje duhet ta ket\u00eb qeveria, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, punonj\u00ebsit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Doktor\u00ebt, klinicist\u00ebt dhe drejtuesit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb promotor\u00eb t\u00eb flakt\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqen ta implementojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem. Ata duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bindur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi. Kjo nuk duhet kuptuar sikur nd\u00ebrron flamur\u00ebt q\u00eb mban n\u00eb duar. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje bot\u00ebkuptimore. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e sistemit t\u00eb mbulimit sh\u00ebndet\u00ebsor universal, q\u00eb t\u00eb bindin opinionin, na thon\u00eb se aplikimi i sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb rekomandimi i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. K\u00ebto pohime nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Ato jan\u00eb mashtrime t\u00eb pizeveng\u00ebve politik\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ju rekomandoj t\u00eb lexoni artikullin e revist\u00ebs mjek\u00ebsore prestigjioze amerikane \u201cJAMA\u201d, (Volume 310, Nr. 9, faqe 901,t\u00eb dat\u00ebs 4 Shtator 2013). Pra, vet\u00ebm dy muaj m\u00eb par\u00eb, me titull: \u201cPoverty, health and societies of the future\u201d(\u201cVarf\u00ebria, sh\u00ebndeti dhe shoq\u00ebrit\u00eb e s\u00eb ardhmes\u201d), t\u00eb shkruar nga dy personalitete: Jim Yong Kim MD. Ph.D nga \u00cborld Bank Group, \u00cbashington DC dhe Margaret Chan, MD nga \u00cborld Health Organization, Geneva S\u00ebitzerland. K\u00ebta dy autor\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dy organizatave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bot\u00ebrore, ndryshe nga Tritan Shehu dhe ata q\u00eb i shkojn\u00eb prapa, jan\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor universal, q\u00eb kontribuon n\u00eb eliminimin e varf\u00ebris\u00eb ekstreme kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb lexojn\u00eb artikullin e plot\u00eb n\u00eb revist\u00ebn JAMA, po p\u00ebrpiqem t\u00eb sjell disa nga idet\u00eb kryesore t\u00eb autor\u00ebve:<\/p>\n<p>1-\u00c7do vend n\u00eb bot\u00eb, i ka mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar performanc\u00ebn e sistemit t\u00eb tij sh\u00ebndet\u00ebsor, duke vendosur mbulimit universal me tre dimensionet e tij: akces, kualitet, dhe p\u00ebrballim (affordability). Prioritetet, strategjit\u00eb dhe planet e implementimit, do t\u00eb ndryshojn\u00eb nga nj\u00ebri vend n\u00eb tjetrin. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet, vendet duhet t\u2019i lidhin planet sh\u00ebndet\u00ebsore me t\u00eb dh\u00ebnat e tyre ekonomike.<\/p>\n<p>2-Sistemi financiar p\u00ebr sh\u00ebndetin, n\u00eb shum\u00eb vende, zbraz xhepat e pacient\u00ebve, tamam, at\u00ebher\u00eb, kur atyre u duhet kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor. Kjo i zhyt pacient\u00ebt n\u00eb varf\u00ebri, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb financiare, kur ata, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>3-P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund varf\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ngjallur prosperitetin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, vendet duhen t\u00eb rriten ekonomikisht. P\u00ebr t\u00eb realizuar rritjen ekonomike, ato duhet t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kapitalin human p\u00ebrmes investimeve n\u00eb sh\u00ebndet, n\u00eb edukim dhe n\u00eb mbrojtjen sociale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tyre. P\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar bot\u00ebn nga varf\u00ebria ekstreme deri n\u00eb 2030, vendet duhet t\u00eb sigurojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tyre akses n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb barabarta dhe t\u00eb p\u00ebrballueshme. (affordable)<\/p>\n<p>4- Q\u00ebllimet e mbulimit universal, koincidojn\u00eb dhe kombinohen me aspiratat q\u00eb kan\u00eb doktor\u00ebt dhe klinicist\u00ebt:<\/p>\n<p>a-Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore me kualitet.<\/p>\n<p>b- Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtur nga rreziqet sh\u00ebndet\u00ebsore publike.<\/p>\n<p>c- Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtur nga varf\u00ebrimi q\u00eb u sjellin s\u00ebmundjet.<\/p>\n<p>Ky varf\u00ebrim vjen n\u00eb dy m\u00ebnyra: a-nga nxjerrja e parave prej xhepit, kur u duhet t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor, b-nga humbja e t\u00eb ardhurave, kur nj\u00eb pjes\u00ebtar i familjes s\u00ebmuret, ose aksidentohet.<\/p>\n<p>5- Lajm i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti, se shum\u00eb vende i kan\u00eb arritur k\u00ebto q\u00ebllime, dhe me masat q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb, kan\u00eb arritur progres t\u00eb sh\u00ebnuar. Turqia p\u00ebr shembull, e shpalli Programin e Transformimit Sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb saj n\u00eb vitin 2003. Ata krijuan mund\u00ebsi, ofruan akses dhe sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore me kualitet, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb Turqi, m\u00eb shum\u00eb se 95 p\u00ebrqind e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbuluar me sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor falas. Midis viteve 2003 dhe 2010, mortaliteti infantil n\u00eb Turqi u ul m\u00eb shum\u00eb se 40 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>6- Reforma e mbulimit universal n\u00eb Tailand\u00eb filloi n\u00eb vitin 2001. Programi i saj e rriti ndjesh\u00ebm kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr ata q\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kishin sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore. K\u00ebshtu, q\u00eb nga viti 2009, programi i ri mund\u00ebsoi q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 300,000 tajlandez\u00eb, q\u00eb m\u00eb par\u00eb ndesheshin me kostot katastrofike t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, tani, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb \u00e7liruar nga k\u00ebto shpenzime. Tailanda, n\u00eb fakt, e shpalli programin e saj t\u00eb mbulimit universal, pavar\u00ebsisht, shqet\u00ebsimeve p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e saj fiskale, q\u00eb fillimisht i ngriti \u00cborld Bank Group. Udh\u00ebheq\u00ebsit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb Tailand\u00ebs ishin t\u00eb determinuar t\u00eb vepronin me kuraj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb akses p\u00ebr gjith\u00eb popullat\u00ebn. Sot, bota, m\u00ebson nga shembulli i Tailand\u00ebs.(A nuk ngre shqet\u00ebsimin financiar Tritani dhe i gjith\u00eb korri q\u00eb e mb\u00ebshtet?)<\/p>\n<p>7-Sot, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, ekzistojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashkuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr sh\u00ebndetin global dhe luft\u00ebn kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve q\u00eb fokusohet n\u00eb q\u00ebllime t\u00eb qarta. T\u00eb dy aspiratat madhore\u2013e drejta p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe dh\u00ebnia fund varf\u00ebris\u00eb ekstreme- duhet t\u00eb shihen si nj\u00eb gj\u00eb e vetme, q\u00eb mund t\u00eb realizohen,vet\u00ebm, p\u00ebrmes mbulimit sh\u00ebndet\u00ebsor universal.<\/p>\n<p>8- Edhe pse nuk ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb vetme drejt mbulimit sh\u00ebndet\u00ebsor universal, ka nj\u00eb fush\u00eb shkencore, q\u00eb gjeneron evidenca dhe mjete, q\u00eb vendet t\u00eb zgjedhin opsionet p\u00ebr sh\u00ebndetin global.<\/p>\n<p>9- Duke inkurajuar vendet drejt mbulimit sh\u00ebndet\u00ebsor universal, Grupi i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe OBSH, do t\u00eb nd\u00ebrmarrin bashk\u00eb dhe n\u00eb partneritet me t\u00eb tjer\u00eb, kudo n\u00eb bot\u00eb, dy sfida, q\u00eb n\u00eb thelbin e tyre, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me arritjen e q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb luftuar varf\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb arritur prosperitet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Sfida e par\u00eb. Duhet t\u00eb sigurohet q\u00eb asnj\u00eb klinicist, kudo n\u00eb bot\u00eb, nuk duhet t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet, akoma, me nj\u00eb familje q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e detyruar t\u00eb zhytet n\u00eb varf\u00ebri p\u00ebr arsye t\u00eb shpenzimeve q\u00eb i duhen p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor. Sot, shpenzimet nga xhepi p\u00ebr sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor, detyrojn\u00eb 100 milion njer\u00ebz t\u00eb bien ne varf\u00ebri ekstreme \u00e7do vit dhe krijojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha financiare p\u00ebr 150 milion t\u00eb tjer\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i madh, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb po aq i madh edhe ankthi i varf\u00ebrimit, q\u00eb e r\u00ebndon s\u00ebmundje e tyre. Vendet mund t\u2019i japin fund k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie, vet\u00ebm, duke futur ato modele t\u00eb financimit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb edhe si masa mbrojt\u00ebse sociale p\u00ebr familjet vulnerabile. (Sa shqiptar\u00eb nuk p\u00ebrballojn\u00eb dot shpenzimet p\u00ebr sh\u00ebrimin nga s\u00ebmundjet!?)<\/p>\n<p>Sfida e dyt\u00eb: Duhet t\u00eb mbyllet humnera e pabarazis\u00eb q\u00eb ekziston n\u00eb aksesin p\u00ebr sh\u00ebrbime klinike dhe t\u00eb krijohet mbrojtje sh\u00ebndet\u00ebsore publike p\u00ebr m\u00eb t\u00eb varfrit, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 40% t\u00eb popullat\u00ebs n\u00eb \u00e7do vend. P\u00ebrmir\u00ebsimi i mbulimit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe rezultatet e tij tek njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb \u00e7do vendi, jan\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kapacitetet dhe aft\u00ebsimin e tyre p\u00ebr t\u00eb garuar p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb mira, q\u00eb do t\u00eb ndryshonin jet\u00ebt e tyre. Mbyllja e humner\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, p\u00ebr t\u00eb ngushtuar pabarazin\u00eb ekonomike, p\u00ebr t\u00eb energjizuar ekonomin\u00eb e vendit dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shoq\u00ebri, n\u00eb t\u00eb cilat, gjithkush, ka nj\u00eb shans t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb barabart\u00eb.(A e p\u00ebrfytyroni sa e tmerrshme \u00ebsht\u00eb kjo humner\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku disa t\u00eb privilegjuar kan\u00eb luksin t\u00eb mjekohen n\u00eb klinikat m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb bot\u00ebs, kur shumica e popullit nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb mjekohet as n\u00eb kushtet e r\u00ebnda t\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar!?)<\/p>\n<p>10-Ka shum\u00eb pengesa n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund varf\u00ebris\u00eb ekstreme, lul\u00ebzimit t\u00eb prosperitetit dhe arritjes s\u00eb mbulimit universal t\u00eb sh\u00ebndetit. Klinicist\u00ebt duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimit me kualitet t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr pacient\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt, pavar\u00ebsisht, nga klasa ose nacionaliteti, e meritojn\u00eb shansin p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme. Arritja e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebndetit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, k\u00ebrkon q\u00eb sh\u00ebndeti i barabart\u00eb dhe transformimet ekonomike, t\u00eb nd\u00ebrtohen si nj\u00eb struktur\u00eb e vetme, si nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb ku do t\u00eb strehohen jet\u00ebt e gjeneratave t\u00eb ardhme. K\u00ebto jan\u00eb konsideratat m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb paraqitura n\u00eb artikullin e sip\u00ebrcituar.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre konsideratave t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe OBSh, kuptohet se sa pa baza dhe g\u00ebnjeshtare jan\u00eb deklarimet e Z. Tritan Shehut, kur i drejtohet Kryeministrit Rama lidhur me sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor universal: \u201d Rama k\u00ebrkon t\u00eb eliminoj\u00eb sistemin e sigurimeve dhe kontributet direkte. \u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d e madhe kjo! Ndoshta kjo vjen nga padija, nga egocentrizmi apo nga t\u00eb dyja bashk\u00eb.\u201d Tani, shpresoj, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb, se kush jan\u00eb t\u00eb paditurit, egocentrist\u00ebt dhe pizeveng\u00ebt, q\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime personale, nuk p\u00ebrfillin dhe nuk duan t\u2019ia din\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e njer\u00ebzve, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike. Kjo b\u00ebhet shum\u00ebfish m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, kur doktor\u00eb dhe profesor\u00eb, mundohen t\u2019u heqin shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrim falas dhe t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Adem Harxhi, 09.11.2013 -P\u00ebr vende me popullsi t\u00eb varf\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor i bler\u00eb p\u00ebrmes kompanive t\u00eb sigurimeve \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Si\u00e7 dihet, tanim\u00eb, shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare, duke sjell\u00eb argumente t\u00eb pabaza, kan\u00eb mbrojtur fort sistemin e sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe jan\u00eb shprehur kategorikisht kund\u00ebr programit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dr. Adem Harxhi, 09.11.2013 -P\u00ebr vende me popullsi t\u00eb varf\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor i bler\u00eb p\u00ebrmes kompanive t\u00eb sigurimeve \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Si\u00e7 dihet, tanim\u00eb, shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare, duke sjell\u00eb argumente t\u00eb pabaza, kan\u00eb mbrojtur fort sistemin e sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe jan\u00eb shprehur kategorikisht kund\u00ebr programit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-11-09T20:56:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal?\",\"datePublished\":\"2013-11-09T20:56:48+00:00\",\"dateModified\":\"2013-11-09T20:56:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/\"},\"wordCount\":2544,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/\",\"name\":\"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-11-09T20:56:48+00:00\",\"dateModified\":\"2013-11-09T20:56:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Dr. Adem Harxhi, 09.11.2013 -P\u00ebr vende me popullsi t\u00eb varf\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor i bler\u00eb p\u00ebrmes kompanive t\u00eb sigurimeve \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Si\u00e7 dihet, tanim\u00eb, shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare, duke sjell\u00eb argumente t\u00eb pabaza, kan\u00eb mbrojtur fort sistemin e sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe jan\u00eb shprehur kategorikisht kund\u00ebr programit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-11-09T20:56:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal?","datePublished":"2013-11-09T20:56:48+00:00","dateModified":"2013-11-09T20:56:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/"},"wordCount":2544,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/","name":"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg","datePublished":"2013-11-09T20:56:48+00:00","dateModified":"2013-11-09T20:56:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/adem_harxhi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sigurime-shendetesore-apo-mbulim-universal\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, apo mbulim universal?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13243"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13243"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13243\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}