{"id":13209,"date":"2013-10-15T20:58:03","date_gmt":"2013-10-15T19:58:03","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=5036"},"modified":"2013-10-15T20:58:03","modified_gmt":"2013-10-15T19:58:03","slug":"alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/","title":{"rendered":"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Alice Ann Munro\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/alice_ann_munro.jpg\" width=\"200\" \/> <em>Alice Munro\u00a0 <\/em><\/p>\n<p>Nga: <strong>MOIKOM ZEQO<\/strong>, <em>15 Tetor 2013<\/em><\/p>\n<p>\u00c7mimi Nobel i k\u00ebtij viti iu dha shkrimtares kanadeze Alice Munro. N\u00eb vitin 1996, drejtova p\u00ebr disa muaj gazet\u00ebn letrare-kulturore \u201cABC\u201d. N\u00eb nj\u00eb nga numrat e k\u00ebsaj gazete, botova nj\u00eb lajm q\u00eb lidhej me librin \u201cVirgj\u00ebresha Shqiptare\u201d e shkrimtares Alice Munro. Po k\u00ebt\u00eb vit, shkova n\u00eb Uashington t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr studime. U p\u00ebrfshiva n\u00eb vorbull\u00ebn e nj\u00eb bote studimore pa fund. Profesor\u00eb dhe dijetar\u00eb amerikan\u00eb dhe nga e gjith\u00eb bota, t\u00eb p\u00ebrkor\u00eb dhe t\u00eb famsh\u00ebm, mblidheshin n\u00eb nj\u00eb klub t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb isha njohur me poetin e shquar amerikan Stjuart Friebert, profesor n\u00eb Universitetin e Oberlinit n\u00eb shtetin Ohajo.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedat telefonike me t\u00eb, n\u00eb nj\u00eb pasdite, m\u00eb foli p\u00ebr shkrimtaren Alice Munro, jo pa entuziaz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmbajtur dhe pa k\u00ebnaq\u00ebsi intelektuale, p\u00ebr faktin se kishte shkruajtur nj\u00eb subjekt shqiptar q\u00eb, \u201cndon\u00ebse nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm, kishte t\u00eb b\u00ebnte me di\u00e7ka shqiptare eterne\u201d. Kur shkova i ftuar n\u00eb Universitetin e Oberlinit, p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr poezin\u00eb shqipe, e bisedova edhe nj\u00ebher\u00eb me mikun tim Friebert k\u00ebt\u00eb motiv. Megjithat\u00eb, koha kaloi pa pasur nj\u00eb njohje m\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr shkrimtaren Alice Munro. U ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri, kinse kisha harruar gjith\u00e7ka mbuluar n\u00ebn g\u00ebrmadhat e kujtes\u00ebs sime.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb fat t\u00eb befasish\u00ebm, ose ndoshta p\u00ebr nj\u00eb rast\u00ebsi jo edhe aq t\u00eb rast\u00ebsishme, miku im i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb Pirro Dollani, i cili ka vite q\u00eb jeton n\u00eb Las-Vegas, q\u00eb e njeh shum\u00eb mir\u00eb anglishten dhe let\u00ebrsin\u00eb amerikane, madje ka p\u00ebrkthyer me sukses edhe nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Kadares\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr, ku m\u00eb shkruante p\u00ebr shkrimtaren Alice Munro, se kishte mbaruar p\u00ebrkthimin e plot\u00eb t\u00eb librit t\u00eb saj \u201cVirgj\u00ebresha Shqiptare\u201d. Tashm\u00eb libri \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb shqip. Meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb tep\u00ebr e rrall\u00eb q\u00eb nj\u00eb shkrimtare me fam\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb subjekt shqiptar, mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb pa kuptim dhe se ka nj\u00eb dobi t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur di\u00e7ka m\u00eb substanciale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrimtare dhe librin e saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Thelbi i subjekteve tregimore t\u00eb Alice Munro lidhet me bot\u00ebn e femr\u00ebs. Bota e femr\u00ebs \u00ebsht\u00eb delikate dhe e nd\u00ebrlikuar. Duke qen\u00eb nj\u00eb shkrimtare bashk\u00ebkohore, ajo ka v\u00ebrejtur seriozisht element\u00ebt apokaliptik\u00eb t\u00eb fenomenit t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb familjes, duke theksuar subjektivitetin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Madje duke thyer tabut\u00eb e seksualitetit. Shum\u00eb tema t\u00eb Alice Munros\u00eb, merren me marr\u00ebdh\u00ebniet jasht\u00ebmartesore, duke theksuar faktet, pa m\u00ebtuar zhdukjen e familjes. Kjo ka \u00e7uar n\u00eb iden\u00eb e Bovarizmit. K\u00ebshtu, l\u00ebvizja feministe e Simon\u00eb Buvuarit, kinse ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje letrare edhe nga Alice Munro. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk kemi nj\u00eb thjesht\u00ebsim kaq t\u00eb vrazhd\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n<p>Femra \u00ebsht\u00eb m\u00eb e tjet\u00ebrsuar sesa burri n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb tjet\u00ebrsuar. Ajo k\u00ebrkon lirin\u00eb sepse i mohohet m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb. Duke mos qen\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi roz\u00eb, Alice Munro nuk bie n\u00eb nj\u00eb sentimentaliz\u00ebm t\u00eb theksh\u00ebm. Nga kjo pik\u00ebpamje, mund t\u00eb them se n\u00eb prozat e saj ka nj\u00eb ankth dhe nj\u00eb pik\u00ebllim metafizik, nj\u00eb melankoli g\u00ebrryese, nj\u00eb krip\u00eb acide t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb palumturis\u00eb. Ky relativitet i figur\u00ebs s\u00eb femr\u00ebs, lidhet me dram\u00ebn e njer\u00ebzimit. Jeta m\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ballo veneciane me maska. K\u00ebt\u00eb motiv t\u00eb tmerrsh\u00ebm e ka reflektuar edhe regjisori i famsh\u00ebm amerikan Kumbrik n\u00eb filmin e tij t\u00eb fundit testamental.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Po si vall\u00eb kjo grua jeton kaq larg Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb shkruar nj\u00eb subjekt shqiptar? Si vall\u00eb nj\u00eb grua q\u00eb nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, madje edhe n\u00eb dit\u00ebt tona t\u00eb shpejt\u00ebsive reaktive, t\u00eb jet\u00eb interesuar me figur\u00ebn tipologjike t\u00eb nj\u00eb femre shqiptare? Enigmat e k\u00ebtij krijimi lidhen me nd\u00ebrgjegjen e krijueses. Alice Munro ka lexuar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Miss Durhamit, Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Pakuror\u00ebzuar t\u00eb maleve shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ajo ka reflektuar, p\u00ebrsiatjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb inkadeshente, \u00ebsht\u00eb habitur nga zakonet e shqiptar\u00ebve alpin\u00eb t\u00eb veriut. Kjo \u00ebsht\u00eb zanafilla.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb 22 qershorit 2005, shkrimtarja thot\u00eb: \u201cDikur shkrova nj\u00eb rr\u00ebfim rreth Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer shum\u00eb\u201d. Ajo u interesua p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb edhe nga biseda me nj\u00eb bibliotekare nga qyteti i saj i lindjes. Bibliotekarja i tregon se kishte lexuar nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr kanadeze q\u00eb, duke udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb n\u00eb vitin 1920, kishte kaluar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e kishin kapur disa bandit\u00eb shqiptar\u00eb. Por ata vet\u00ebm e kishin vjedhur dhe nuk e kishin prekur me dor\u00eb, p\u00ebr arsye se nderi i femr\u00ebs konsiderohej i shenjt\u00eb tek shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pasi kishte shfletuar librat e Miss Durhamit, Alice Munro u habit kur konstatoi se n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb patriarkale shqiptare, femra nuk konsiderohej e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe nuk vler\u00ebsohej. \u201cNuk kisha d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, ku ndryshimet gjinore e vinin femr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb till\u00eb shoq\u00ebrore\u201d, \u2013 thot\u00eb ajo p\u00ebr \u201cNew York Times\u201d. Ajo shkroi nj\u00eb tregim q\u00eb fillimisht u botua n\u00eb shtypin e rrethit letrar. N\u00eb 1994, e p\u00ebrfshiu k\u00ebt\u00eb krijim n\u00eb librin \u201cSekrete t\u00eb hapura\u201d, m\u00eb pas \u201cVirgj\u00ebresha Shqiptare\u201d iu fut n\u00eb v\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Alice Munros\u00eb \u201cTregime t\u00eb zgjedhura\u201d, n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb ky tregim i gjat\u00eb? Disa e kan\u00eb quajtur edhe novel\u00eb, madje edhe roman t\u00eb shkurt\u00ebr. Hap\u00ebsira rr\u00ebfimtare, nuk \u00ebsht\u00eb e madhe. Por nd\u00ebrthurja e linjave subjektore, jep pamjen delikate t\u00eb nj\u00eb romani. Kemi nj\u00eb alternim t\u00eb fantazis\u00eb dhe t\u00eb faktit. Arkitektura kompozicionale, \u00ebsht\u00eb komplekse. Brenda struktur\u00ebs s\u00eb librit, nd\u00ebrthuren dy rr\u00ebfimtare, pa mohuar edhe z\u00ebrin e paduksh\u00ebm t\u00eb autores. Nj\u00eb grua plak\u00eb me emrin Sharlota tregon historin\u00eb ekzotike t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb rr\u00ebmbyer kanadeze n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb grua intelektuale, Klara, ka braktisur burrin dhe ka hapur nj\u00eb librari n\u00eb British Columbia. Klara ka studiuar p\u00ebr let\u00ebrsi dhe ka shkruar nj\u00eb tem\u00eb doktorature mbi romanet e pabotuara t\u00eb Meri Shellit, gruas s\u00eb poetit t\u00eb madh Persi Shelli. Meri \u00ebsht\u00eb edhe autorja e romanit p\u00ebr Frankeshtajnin. P\u00ebrsiatjet p\u00ebr figur\u00ebn letrare t\u00eb Meri Shellit, kan\u00eb lidhje analogjike me vet\u00eb jet\u00ebn e Klar\u00ebs. Bota \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb mishmash dashurish, d\u00ebshp\u00ebrimesh dhe tradhtish\u201d. Lidhjet martesore, shp\u00ebrb\u00ebhen.<\/p>\n<p>Klara e tradhton burrin e saj Nelsonin, por edhe ai e tradhton t\u00eb shoqen me sekretaren e tij. Duket sikur liria seksuale \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka. Por k\u00ebtu nis kurthi i librit. Nj\u00eb \u00e7ift tjet\u00ebr, Lotari me Gjurdhin, jan\u00eb plakur s\u00eb bashku. Ata e duan nj\u00ebri-tjetrin dhe nuk e kan\u00eb tradhtuar asnj\u00ebher\u00eb. Jetojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb varf\u00ebr, mes librave dhe veprave t\u00eb artit. Kur e shoqja Lotari, \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb vdekjes, Gjurdhi nuk e braktis. Kjo apoteoz\u00eb e nj\u00eb \u00e7ifti t\u00eb till\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb aspak anatomike. Kemi nj\u00eb poetizim t\u00eb dyshes s\u00eb njer\u00ebzimit. T\u00eb burrit dhe t\u00eb gruas q\u00eb kan\u00eb gjetur nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse p\u00ebr Alice Munro \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se i shikon marr\u00ebdh\u00ebniet burr\u00eb-grua si nj\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb jet\u00ebs, madje e kan\u00eb krahasuar edhe me shkrimtarin tjet\u00ebr t\u00eb madh amerikan, Filip Roth, \u00ebsht\u00eb vendi k\u00ebtu t\u00eb n\u00ebnvizoj se kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb absolute. Edhe Xhon Abdajku, ka shkruar shum\u00eb p\u00ebr problemet q\u00eb lidhen me seksin. Po k\u00ebshtu edhe Sharlot\u00eb Bronte, si dhe Xhein Osten. Por Alice Munro b\u00ebn nj\u00eb kap\u00ebrcim. Pik\u00ebrisht kur tregon historin\u00eb e pabesueshme t\u00eb nj\u00eb femre shqiptare.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Historia nis n\u00eb bjeshk\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Nj\u00eb vajz\u00eb kanadeze e quajtur Lotara, \u00ebsht\u00eb grabitur nga shqiptar\u00ebt, madje kan\u00eb q\u00eblluar mbi shoq\u00ebruesin e saj. Ajo \u00ebsht\u00eb plagosur kur ka r\u00ebn\u00eb mbi nj\u00eb gur t\u00eb mpreht\u00eb dhe e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb ethet. Por shqiptar\u00ebt, megjithat\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb shpin\u00ebn e nj\u00eb kali, dhe p\u00ebrmes nj\u00eb shtegu pran\u00eb liqenit e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb liqenin buz\u00eb Shkodr\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb kull\u00eb shqiptare, Lotara ka mund\u00ebsi t\u00eb njihet me shqiptar\u00ebt. Ajo flet p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb e tejskajshme, p\u00ebr shtret\u00ebrit me fije, p\u00ebr nj\u00eb plak\u00eb shqiptare t\u00eb quajtur Tima, q\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb dhe ia lyente plag\u00ebt me nj\u00eb pomad\u00eb me dyll\u00eb blet\u00ebsh, vaj ulliri dhe rr\u00ebshir\u00eb pishe. Flet p\u00ebr burrat shqiptar\u00eb tep\u00ebr t\u00eb vrazhd\u00eb, por \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb ndersh\u00ebm. Njihet me nj\u00eb prift shqiptar fran\u00e7eskan. Ky njeri i ditur b\u00ebhet nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb. Ai tregon paradokset e zakoneve shqiptare, si edhe p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb nj\u00eb vajze n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Vajza shqiptare ishte e bukur dhe naive. Jetonte n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar me gur\u00eb t\u00eb palatuar. Grat\u00eb e tjera punonin, gatuanin buk\u00eb misri pa maja, merreshin me t\u00ebr\u00eb pun\u00ebt e r\u00ebnda. Burrat nuk punonin, gjith\u00eb b\u00ebmat e tyre lidheshin me arm\u00ebt. Pik\u00ebrisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis alpin t\u00eb eg\u00ebr, midis burrave ishte edhe nj\u00eb grua e veshur me rroba burrash q\u00eb pinte duhan dhe mbante pushk\u00eb. Ajo quhej Virgj\u00ebresh\u00eb. Procesi i konvertimit t\u00eb nj\u00eb femre n\u00eb burr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb biologjik, por ritual. Kur nj\u00eb fem\u00ebr vendos t\u00eb mos martohet asnj\u00ebher\u00eb, ajo merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ceremoni para 12 d\u00ebshmitar\u00ebve dhe priftit. Vishet si burr\u00eb dhe konsiderohet si burr\u00eb. Dhe madje nuk ka m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rrij\u00eb me grat\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar rr\u00ebqethsh\u00ebm kjo ceremoni.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Historia e Virgj\u00ebresh\u00ebs Shqiptare, lidhet me nj\u00eb ngjarje konkrete. Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mos e shitur nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb re, n\u00eb fshatin Vuthaj (zakoni shqiptar p\u00ebr t\u00eb shitur femr\u00ebn ishte makab\u00ebr), prifti fran\u00e7eskan ia mbush mendjen vajz\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos shkonte n\u00eb Vuthaj, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ajo duhej t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb \u201cburr\u00eb\u201d. Vajza, e cila nuk e p\u00ebrfytyronte dot t\u00eb ardhmen e saj me t\u00eb panjohur\u00ebn, sakrifikonte dhe kthehej n\u00eb \u201cburr\u00eb\u201d. Prifti, i cili ka nj\u00eb simpati t\u00eb fshehur, ndoshta edhe ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri, por meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb prift nuk i lejohet martesa, b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb kjo vajz\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Ipeshkvit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe q\u00eb andej, me nj\u00eb anije t\u00eb largohet nga Shqip\u00ebria. Faqet e librit jan\u00eb si nj\u00eb sken\u00eb shekspiriane.<\/p>\n<p>\u201cBefas drita ra mbi priftin fran\u00e7eskan, q\u00eb q\u00ebndronte i fshehur pas nj\u00eb peme. Ishte nj\u00eb pem\u00eb e vog\u00ebl portokalli. Ngjyra e zeshk\u00ebt e l\u00ebkur\u00ebs, ishte zhdukur. Ishte nj\u00eb fytyr\u00eb e trishtuar q\u00eb dukej sikur ishte varur n\u00eb pem\u00eb. Me nj\u00eb shprehje melankolie, aspak vetjake dhe pa pretendime, si shprehja q\u00eb shohim n\u00eb fytyr\u00ebn e nj\u00eb apostulli t\u00eb mo\u00e7\u00ebm, por krenar n\u00eb xhamat e dritareve t\u00eb kish\u00ebs. Pastaj u zhduk. Ajo nxori nj\u00eb psher\u00ebtim\u00eb t\u00eb thell\u00eb. E njohu tep\u00ebr von\u00eb\u201d. Dashurit\u00eb e pashprehura, jan\u00eb edhe dashurit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Zhuljeta ishte, por Romeo, n\u00ebn zhgunin fran\u00e7eskan, nuk mund t\u00eb ekzistonte.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Libri \u201cVirgj\u00ebresha Shqiptare\u201d \u00ebsht\u00eb shkruar shk\u00eblqyesh\u00ebm. M\u00eb kujtohet befas nj\u00eb tjet\u00ebr novel\u00eb e famshme me subjekt shqiptar, \u201cQum\u00ebshti i vdekjes\u201d, i francezes s\u00eb madhe Margarit Jursenar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb trazuar moderne, duket sikur dashuria ka humbur. Paradokset jan\u00eb t\u00eb lemerishme. Megjithat\u00eb, qoft\u00eb edhe nga nj\u00eb subjekt gati mitik shqiptar, mund t\u00eb rrezatoj\u00eb edhe nj\u00eb dashuri e paskajshme, mund t\u00eb rilind\u00eb fytyra madh\u00ebshtore e femr\u00ebs. \/GSH<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Alice Munro\u00a0 Nga: MOIKOM ZEQO, 15 Tetor 2013 \u00c7mimi Nobel i k\u00ebtij viti iu dha shkrimtares kanadeze Alice Munro. N\u00eb vitin 1996, drejtova p\u00ebr disa muaj gazet\u00ebn letrare-kulturore \u201cABC\u201d. N\u00eb nj\u00eb nga numrat e k\u00ebsaj gazete, botova nj\u00eb lajm q\u00eb lidhej me librin \u201cVirgj\u00ebresha Shqiptare\u201d e shkrimtares Alice Munro. Po k\u00ebt\u00eb vit, shkova n\u00eb Uashington [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13209","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Alice Munro\u00a0 Nga: MOIKOM ZEQO, 15 Tetor 2013 \u00c7mimi Nobel i k\u00ebtij viti iu dha shkrimtares kanadeze Alice Munro. N\u00eb vitin 1996, drejtova p\u00ebr disa muaj gazet\u00ebn letrare-kulturore \u201cABC\u201d. N\u00eb nj\u00eb nga numrat e k\u00ebsaj gazete, botova nj\u00eb lajm q\u00eb lidhej me librin \u201cVirgj\u00ebresha Shqiptare\u201d e shkrimtares Alice Munro. Po k\u00ebt\u00eb vit, shkova n\u00eb Uashington [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-10-15T19:58:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/alice_ann_munro.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur\",\"datePublished\":\"2013-10-15T19:58:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/\"},\"wordCount\":2057,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/alice_ann_munro.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/\",\"name\":\"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/alice_ann_munro.jpg\",\"datePublished\":\"2013-10-15T19:58:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/alice_ann_munro.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/alice_ann_munro.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Alice Munro\u00a0 Nga: MOIKOM ZEQO, 15 Tetor 2013 \u00c7mimi Nobel i k\u00ebtij viti iu dha shkrimtares kanadeze Alice Munro. N\u00eb vitin 1996, drejtova p\u00ebr disa muaj gazet\u00ebn letrare-kulturore \u201cABC\u201d. N\u00eb nj\u00eb nga numrat e k\u00ebsaj gazete, botova nj\u00eb lajm q\u00eb lidhej me librin \u201cVirgj\u00ebresha Shqiptare\u201d e shkrimtares Alice Munro. Po k\u00ebt\u00eb vit, shkova n\u00eb Uashington [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-10-15T19:58:03+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/alice_ann_munro.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur","datePublished":"2013-10-15T19:58:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/"},"wordCount":2057,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/alice_ann_munro.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/","name":"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/alice_ann_munro.jpg","datePublished":"2013-10-15T19:58:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/alice_ann_munro.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/alice_ann_munro.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alice-munro-shqiperia-femrat-behen-burra-per-te-mos-u-shitur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Alice Munro: Shqip\u00ebria, femrat b\u00ebhen burra p\u00ebr t\u00eb mos u shitur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13209\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}