{"id":13163,"date":"2013-09-24T21:37:43","date_gmt":"2013-09-24T20:37:43","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4777"},"modified":"2013-09-24T21:37:43","modified_gmt":"2013-09-24T20:37:43","slug":"kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/","title":{"rendered":"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Janullatos\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg\" width=\"200\" \/> <em><strong>Vasil Gjika<\/strong>\/ Ish-deputeti flet p\u00ebr p\u00ebrplasjen mes kish\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit dhe Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs s\u00eb qytetit\u2026 Rolin e kryepeshkopit Janullatus n\u00eb humbjen e identitetit shqiptar n\u00eb besimin ortodoks dhe pretendimet territoriale t\u00eb fqinjit ton\u00eb grek\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong>Aleksand\u00ebr Cipa<\/strong>, <em>24 Shtator 2013<\/em><\/p>\n<p>Janullatos Shoq\u00ebria e sotme shqiptare jeton koh\u00ebn e \u201ctabuve t\u00eb ngacmuara\u201d. T\u00eb tilla jan\u00eb edhe ato t\u00eb religjioneve, t\u00eb cilat politika i trajton demagogjikisht. Disa prej \u00e7\u00ebshtjeve tona religjionare jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb hapura. T\u00eb frikshme n\u00eb \u201cn\u00ebnkoren\u201d e tyre. Koh\u00ebt e fundit, kisha e P\u00ebrmetit, apo Pallati i Kultur\u00ebs \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d t\u00eb k\u00ebtij qyteti jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tem\u00eb e dit\u00ebs dhe objekt i shum\u00eb mediave. Ka pasur prononcime shum\u00ebpal\u00ebshe dhe debati ende \u00ebsht\u00eb i hapur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autoriteti m\u00eb i lart\u00eb i Kish\u00ebs Autoqefale Shqiptare e ka p\u00ebrcjell\u00eb si nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb dimensione jasht\u00ebkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>\u2026Si p\u00ebrmetar dhe ish-deputet i k\u00ebtij rrethi n\u00eb krye t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shpalljes dhe sanksionimit t\u00eb pluralizmit politik dhe atij shoq\u00ebror, a e keni nj\u00eb mendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje? N\u00ebse po, cili \u00ebsht\u00eb ai?<\/strong><\/p>\n<p>Pse kaq zell p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb pal\u00eb? Pse aq nxitim p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb edhe nga jasht\u00eb dhe si i gjykoni q\u00ebndrimet institucionale brenda dhe jasht\u00eb vendit, kam parasysh prononcimet dhe deklaratat e Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale, t\u00eb qeveritar\u00ebve tan\u00eb, qeveris\u00eb greke apo ekstremist\u00ebve t\u00eb Agimit t\u00eb Art\u00eb, bashkimit panepirot etj.?Me t\u00eb drejt\u00eb ju e quani \u00e7\u00ebshtje. Ky problem ka qen\u00eb dikur n\u00eb v\u00ebmendjen e atij komuniteti t\u00eb qytetit t\u00eb P\u00ebrmetit, por koh\u00ebt e fundit, duke thyer \u00e7do rregull dhe etik\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb pal\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi me qytetin dhe qytetarin\u00eb p\u00ebrmetare. Kam par\u00eb prononcime objektive dhe t\u00eb drejta, si\u00e7 ka pasur dhe \u201cargumente\u201d apo \u201cgjykime\u201d spekulative q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb ndajn\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb ka marr\u00eb verdiktin e gjykatave.<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb dhe deklarata t\u00eb nxituara dhe t\u00eb tejkaluara, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq kan\u00eb kap\u00ebrcyer dhe kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb mos harrojm\u00eb se: Problemi i pretendimit midis Drejtoris\u00eb Kulturore t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Qytetit P\u00ebrmet dhe Kish\u00ebs Ortodokse t\u00eb atij qyteti \u00ebsht\u00eb dhe mbetet problem i atij qyteti, i banor\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb tij, si dhe ligjit e gjykatave. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb konflikt banal dhe i r\u00ebndomt\u00eb, n\u00eb kuptimin e pretendimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb (ka mij\u00ebra raste t\u00eb tilla n\u00eb vend) dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe qytetare e p\u00ebrmetar\u00ebve. Nuk kan\u00eb asnj\u00eb kuptim nd\u00ebrhyrjet brutale q\u00eb v\u00ebrehen nga t\u00eb gjitha an\u00ebt dhe drejtimet, kur shikojm\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohen me nj\u00eb zell t\u00eb tejkaluar dhe synime t\u00eb mbrapshta p\u00ebr ta p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb sebep.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb duket pa vend \u00e7do nd\u00ebrhyrje q\u00eb nuk bazohet n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi ndaj \u00e7\u00ebshtjes. As besimtari ortodoks q\u00eb vjen nga Gjirokastra p\u00ebr t\u2019u tubuar n\u00eb protest\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet, nuk e ka k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ne p\u00ebrmetar\u00ebt i kemi nd\u00ebrtuar vet\u00eb kishat, teqet\u00eb apo xhamit\u00eb tona dhe dihet q\u00eb dhe gjirokastrit\u00ebt apo kushdo komunitet tjet\u00ebr, i ka ngritur me kontributin e brezave t\u00eb vet k\u00ebto ngrehina t\u00eb shenjta. Akoma m\u00eb tep\u00ebr, kur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem jan\u00eb shprehur gjykatat. T\u00eb gjitha nd\u00ebrhyrjet e tjera jo vet\u00ebm jan\u00eb t\u00eb palejueshme, por synojn\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb mbrapsht\u00eb \u201cp\u00ebrdorjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit\u201d. Kemi par\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e zakonshme zyrtare greke, n\u00eb deklaratat e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme dhe t\u00eb ndonj\u00eb deputeti (madje eurodeputeti) t\u00eb Parlamentit grek.<\/p>\n<p>Jemi gjithashtu d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb veprimeve primitive (duhet th\u00ebn\u00eb dhe zyrtare) fatkeq\u00ebsisht t\u00eb zakonshme, t\u00eb kthimit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb pikat kufitare nga pala greke me deklarimet flagrante \u201cju kthejm\u00eb p\u00ebr kish\u00ebn e P\u00ebrmetit\u201d, madje duke u shkarravitur (si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb r\u00ebndom) dhe pasaportat. T\u00eb gjitha k\u00ebto, si dhe veprime t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, d\u00ebshmojn\u00eb munges\u00ebn e standardeve europiane t\u00eb nj\u00eb vendi europian, si Greqia. Besoj se nuk ia vlen t\u00eb merremi me veprimet, demonstrimet apo fjalimet e \u00e7artura t\u00eb \u201ct\u00eb art\u00ebve\u201d. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebtyre zhvillimeve, m\u2019u duk e drejt\u00eb dhe i mb\u00ebshtetur reagimi i Kryeministrit t\u00eb vendit. Nga ana tjet\u00ebr, nuk mund t\u00eb mos jem i shqet\u00ebsuar p\u00ebr deklarimet e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij, Janullatos, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Akoma m\u00eb e gabuar m\u00eb duket sidomos trajtimi i k\u00ebtij problemi nga ana e Tij.<\/p>\n<p><strong>Keni dal\u00eb te personazhi kryesor zyrtar i Kish\u00ebs Autoqefale Shqiptare n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Nj\u00eb hierark i kontestuar dhe i shum\u00ebdiskutuar n\u00eb mjedisin dhe debatin publik shqiptar t\u00eb 23 viteve t\u00eb fundit. Ju zoti Gjika jeni nj\u00eb nd\u00ebr ish-deputet\u00ebt q\u00eb e keni mb\u00ebshtetur kuror\u00ebzimin e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij, Janullatos si kryepeshkop t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026 Cila ka qen\u00eb arsyeja reale e mb\u00ebshtetjes s\u00eb at\u00ebhershme dhe cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj sot?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kur na u paraqit n\u00eb grupin parlamentar t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb kandidatura e prof. Anastas Janullatos, u argumentua se vinte si nj\u00eb figur\u00eb me kualifikimin dhe kualitetin e nevojsh\u00ebm kishtar, si dhe me zotimin e tij t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen e ringritjes s\u00eb kish\u00ebs ortodokse dhe ruajtjen e respektimin e autoqefalis\u00eb s\u00eb kish\u00ebs shqiptare. Nga ana tjet\u00ebr, kandidatura alternative nuk u paraqit\u00ebn, por u argumentua se nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb gjendej nj\u00eb kandidatur\u00eb shqiptare me kualifikimin e nevojsh\u00ebm dhe se nuk kishte ndonj\u00eb ndryshim gjetja e ndonj\u00eb kandidature tjet\u00ebr serbe, ruse apo bullgare.<\/p>\n<p><strong>Po sot, a rezulton e kryer apo e realizuar sipas jush, pritshm\u00ebria e besimtar\u00ebve ortodoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb pyetja juaj i drejtohet nj\u00eb opinioni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe po ashtu t\u00eb specializuar. P\u00ebrgjigjja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje as fillon dhe as mbaron me at\u00eb \u00e7ka mendoj un\u00eb. Ka pasur shum\u00eb vler\u00ebsime dhe do t\u00eb ket\u00eb akoma n\u00eb vijim. Por un\u00eb them se kemi mb\u00ebrritur n\u00eb momentin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe duhet t\u00eb shprehemi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, duhet t\u00eb shikojm\u00eb se \u00e7\u2019thon\u00eb korifenjt\u00eb e autoqefalis\u00eb son\u00eb. Pavar\u00ebsisht se ata nuk jan\u00eb m\u00eb, duhet t\u00eb shikojm\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb lexojm\u00eb ato q\u00eb ata kan\u00eb shkruar. Atje \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrgjigjja p\u00ebr pyetjen tuaj. Megjithat\u00eb puna e Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij, Janullatos, p\u00ebr ringritjen e kish\u00ebs ortodokse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nuk mund t\u00eb mohohet.<\/p>\n<p>Jan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm objektesh t\u00eb ngritura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ortodoksis\u00eb. Natyrisht nj\u00eb vep\u00ebr e lavd\u00ebrueshme \u00ebsht\u00eb dhe katedralja n\u00eb kryeqytetin e vendit. Do t\u00eb ishte me interes jo vet\u00ebm p\u00ebr besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb publikun transparenca e financimit t\u00eb k\u00ebtyre investimeve, t\u00eb cilat pavar\u00ebsisht se jan\u00eb asete t\u00eb kish\u00ebs, duhet t\u00eb respektojn\u00eb ligjet e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Si arkitekt, qofsha i gabuar, por kam p\u00ebrshtypjen se t\u00eb gjitha k\u00ebto realizime jan\u00eb identike me ato t\u00eb kish\u00ebs greke. N\u00eb mos m\u00eb gabon kujtesa e shpjegimeve t\u00eb profesorit tim t\u00eb historis\u00eb s\u00eb arkitektur\u00ebs A.Meksi, \u201ckonfiguracioni planimetrik i arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs bizantine shqiptare \u00ebsht\u00eb ajo e kryqit t\u00eb brendashkruar\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb duhej t\u00eb shpreheshin bizantolog\u00ebt (duhet th\u00ebn\u00eb se kompetenca e bizantolog\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb e shum\u00eb respektuar n\u00eb Ballkan dhe m\u00eb gjer\u00eb), dhe n\u00ebse un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb, do t\u00eb kishim nj\u00eb abstragim serioz dhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm (madje me pasoja t\u00eb r\u00ebnda) t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare. Po ashtu, mund t\u00eb evidentohet si pun\u00eb e lavd\u00ebrueshme edhe ngritja institucionale e kish\u00ebs. Nj\u00eb armat\u00eb e t\u00ebr\u00eb klerik\u00ebsh e t\u00eb gjith\u00eb hierarkis\u00eb sot militon n\u00eb k\u00ebto objekte n\u00eb mbar\u00eb vendin. P\u00ebrs\u00ebri edhe k\u00ebtu transparenca e financimit t\u00eb kish\u00ebs ortodokse do t\u00eb shpjegonte shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ndodhin aty. Nga prind\u00ebrit e mi dhe gjysh\u00ebrit, kam m\u00ebsuar se priftin dhe dhjakun e kish\u00ebs se fshatit i mbanin (paguanin) vet\u00eb banor\u00ebt e fshatit, q\u00eb po ashtu kontribuonin p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e kishave apo shpenzimeve t\u00eb tjera. Le t\u00eb na shpjegojn\u00eb n\u00ebse ndodh ende sot k\u00ebshtu!<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam i p\u00ebrdit\u00ebsuar me nivelin e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb veshur petkun e priftit gjithandej, por n\u00eb vendin tim ka raste q\u00eb paraqesin mir\u00ebsi me kultur\u00ebn e nevojshme dhe dinjitet, por ka raste q\u00eb nuk e justifikojn\u00eb at\u00eb veshje dhe aq m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb. E par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sporadike k\u00ebto \u201cndodhi\u201d jan\u00eb t\u00eb justifikuara, por jan\u00eb t\u00eb palejueshme ato raste kur \u201cnjeriu i kish\u00ebs\u201d b\u00ebn miting, politik\u00eb, apo inskenon pantonima supesh me policin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb themi se k\u00ebta klerik\u00eb kan\u00eb shkelur jo vet\u00ebm ligjet e shtetit, por edhe ato t\u00eb kish\u00ebs. Kurse autoqefalia \u00ebsht\u00eb goditur dhe provokuar r\u00ebnd\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb (dhe duhet ta din\u00eb edhe n\u00eb Greqi) se shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb laik dhe besimet fetare jan\u00eb t\u00eb ndara nga pun\u00ebt e shtetit. Klerik\u00ebt k\u00ebtu (t\u00eb \u00e7do besimi) nuk kan\u00eb ato prerogativa q\u00eb kan\u00eb homolog\u00ebt e tyre grek\u00eb. Fjala e tyre vlen p\u00ebr ushqimin e shpirtit t\u00eb publikut, por ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb besimtar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>I m\u00ebshoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite termit autoqefali. Konkretisht p\u00ebr \u00e7far\u00eb e keni fjal\u00ebn kur shpreheni: \u201cAutoqefalia \u00ebsht\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb them se nuk jam nj\u00eb njoh\u00ebs i holl\u00eb i dokumenteve t\u00eb Autoqefalis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Shqiptare. Mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb jesh i till\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se humbja (apo abstragimi) nga identiteti shqiptar i kish\u00ebs ortodokse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb. Kur segmente t\u00eb kish\u00ebs kthehen n\u00eb seksione t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Greqis\u00eb, apo \u201czyra konsullore\u201d greke duke b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e komisioneve t\u00eb gjetjes dhe konservimit t\u00eb eshtrave t\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb trojet shqiptare! K\u00ebtu m\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se Hir\u00ebsia e Tij ka d\u00ebshtuar n\u00eb konsolidimin dhe shprehshm\u00ebrin\u00eb e autoqefalis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb veprimtari e till\u00eb nd\u00ebrshtet\u00ebrore realizohet si nj\u00eb aksion i Kish\u00ebs Autoqefale, at\u00ebher\u00eb s\u2019e kuptoj se pse mund t\u00eb flasim akoma p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb kish\u00ebs son\u00eb! Kur kisha jon\u00eb \u201cAutoqefale\u201d dhe vet\u00eb Hir\u00ebsia e Tij, Janullatos, sensibilizon nj\u00eb shtet t\u00eb huaj ortodoks p\u00ebr \u201ct\u00eb mbrojtur kish\u00ebn e P\u00ebrmetit\u201d, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shkelur jo vet\u00ebm autoqefalia, por vet\u00eb kombi yn\u00eb dhe shteti, Shqip\u00ebria. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb dhe fundi i iluzionit se kisha jon\u00eb ortodokse mund t\u00eb jet\u00eb \u201cautoqefale\u201d. Askush dhe askurr\u00eb nuk duhej t\u00eb guxonte t\u00eb sulmonte P\u00ebrmetin.<\/p>\n<p>T\u00eb sulmosh P\u00ebrmetin (\u00ebsht\u00eb interesante, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb historikisht as n\u00eb vitet e kaluara, megjith\u00ebse nuk kan\u00eb munguar as m\u00eb par\u00eb mendje dhe vullnete \u201cagimesh t\u00eb err\u00ebta\u201d, si k\u00ebto t\u00eb sotmet) do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb atakosh djepin e kombit, t\u00eb qen\u00ebsis\u00eb dhe formimit shqiptar. Do t\u00eb thot\u00eb po ashtu se jemi n\u00eb epilogun e k\u00ebsaj marrie dhe, nga ana tjet\u00ebr, duhet t\u00eb jemi dhe n\u00eb momentin q\u00eb Hir\u00ebsia e Tij, Janullatos, duhet t\u00eb largohet, pasi ka kryer nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptaris\u00eb. Qytetar\u00ebt e P\u00ebrmetit dhe kultura q\u00eb mish\u00ebron ai popull, nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb ulin flamurin q\u00eb ngrit\u00ebn Frash\u00ebrllinjt\u00eb e m\u00ebdhenj, at\u00eb Stath Melani dhe Vangj\u00ebl Gjika, Sejfulla Mal\u00ebshova e Stavro Vinjau, Fan Noli e Faik Konica, Nikolla Na\u00e7o dhe Tefta Tashko, Odhise<\/p>\n<p>Paskali dhe Mentori e Laveri, dhe dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra emra q\u00eb i nderon dhe vler\u00ebson i gjith\u00eb kombi yn\u00eb. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb jo vet\u00ebm e p\u00ebrmetar\u00ebve, por e \u00e7do shqiptari ta lart\u00ebsojn\u00eb at\u00eb dhe veprat e k\u00ebtyre shqiptar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, duke fshir\u00eb \u00e7do iluzion apo \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb megaliides\u00eb, se mund t\u00eb ngren\u00eb flamurin grek n\u00eb P\u00ebrmet! Kjo gj\u00eb s\u2019mund t\u00eb ndodh\u00eb as me ato p\u00ebrpjekje liliput\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt dikur ngrinin lart pankartat ateiste n\u00ebp\u00ebr mitingjet dhe programet komuniste p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e kishave dhe xhamive n\u00eb P\u00ebrmet, nd\u00ebrsa vrapuan n\u00eb vitin \u201997 t\u00eb pushtonin me \u201cgrev\u00eb urie\u201d pallatin e kultur\u00ebs \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kish\u00ebs dhe, duke sfiduar dhe injoruar nj\u00eb tradit\u00eb dhe nevoj\u00eb t\u00eb njohur kulturore dhe qytetare t\u00eb P\u00ebrmetit dhe p\u00ebrmetar\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i past\u00ebr vet\u00ebgjyq\u00ebsie q\u00eb d\u00ebmton dhe keqekspozon sjelljen e klerik\u00ebve t\u00eb grumbulluar dhe t\u00eb vet\u00eb Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij.<\/p>\n<p><strong>Matan\u00eb arsyetimit tuaj zoti Gjika, ka nj\u00eb reagim \u201cshqiptar\u201d t\u00eb munguar, infatil dhe t\u00eb kompleksuar. Nj\u00eb ndjeshm\u00ebri e ul\u00ebt reaguese nga qytetar\u00ebt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga institucionet zyrtare t\u00eb shtetit. Ka arsyetime q\u00eb e \u00e7mojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si maturitet, nd\u00ebrsa ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e konsiderojn\u00eb sjelljen dhe n\u00ebnshtrimin e kroniksh\u00ebm t\u00eb institucionalizmit shqiptar. Ju vet\u00eb nga pozita e nj\u00eb ish-ligjb\u00ebr\u00ebsi si e vler\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb sjellje dhe reagim shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebrkundrazi, ka pasur reagim qytetar. Ajo q\u00eb ka munguar ka qen\u00eb korrekt\u00ebsia, dinjiteti dhe serioziteti n\u00eb q\u00ebndrimin e institucioneve dhe shtetit shqiptar. Po t\u00eb shikojm\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtyre nj\u00ebzet viteve t\u00eb fundit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe politik\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00ebt midis Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, ato l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar p\u00ebr munges\u00ebn e standardeve dhe nivelit evropian q\u00eb i p\u00ebrkat\u00ebsojm\u00eb. Shpesh ngjarjet e r\u00ebnda n\u00eb pikat kufitare, keqtrajtimin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga autoritetet policore greke, virusin \u201cantishqiptar\u201d q\u00eb prish kompjuter\u00ebt grek\u00eb, reagimet brutale ndaj emigrant\u00ebve sa her\u00eb \u201cq\u00eb i mbetet qejfi\u201d Greqis\u00eb, hapjen dhe mbylljen e port\u00ebs kufitare jo si nj\u00eb port\u00eb shteti, por si nj\u00eb der\u00eb \u201cbuzuku\u201d nga polici grek, kontrollet e imta dhe fyese t\u00eb pasaport\u00ebs shqiptare dhe kthimet pa asnj\u00eb kriter t\u00eb paralajm\u00ebruar t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb pse jan\u00eb \u00e7am\u00eb apo \u201ckan\u00eb shkruar e folur keq p\u00ebr Greqin\u00eb\u201d, r\u00ebndom jan\u00eb kualifikuar si \u201cveprime sporadike\u201d, t\u00eb qarqeve ekstremiste, t\u00eb ve\u00e7uara etj., etj. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb k\u00ebto veprime jan\u00eb n\u00eb sistem t\u00eb nj\u00eb politike zyrtare greke ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Asnj\u00eb gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur dhe e mir\u00ebplanifikuar dhe b\u00ebhet me p\u00ebrkujdesje.<\/p>\n<p>Kush mendoni se urdh\u00ebroi t\u00eb ktheheshin qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e \u201cTri urave\u201d apo Kakavij\u00eb, polici grek q\u00eb u m\u00ebrzit p\u00ebr \u201ckish\u00ebn e P\u00ebrmetit\u201d? Jo, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb port\u00eb q\u00eb e mbyll dhe e hap shteti grek. Ky q\u00ebndrim i autoriteteve greke nuk p\u00ebrmbush dhe as p\u00ebrmban standardet europiane t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb \u201cShengenit\u201d ku Greqia dhe Shqip\u00ebria b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb. \u201cShengen\u201d-i grek nuk di n\u00eb mund t\u00eb gjendet kund n\u00eb Afrik\u00eb! Do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb eurodeputeti q\u00eb ngriti dhe i k\u00ebrkoi hesap qeveris\u00eb greke p\u00ebr kish\u00ebn time t\u00eb P\u00ebrmetit, t\u00eb vinte dhe t\u00eb hidhte nj\u00eb sy n\u00eb Kapshtic\u00eb, Kakavij\u00eb etj., p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb Europe i ofron Greqia Shqip\u00ebris\u00eb dhe s\u2019i trajtohen emigrant\u00ebt kur kalojn\u00eb pikat kufitare nd\u00ebrshtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, po t\u00eb perifrazonim Konic\u00ebn e madh do t\u00eb thoshim se Greqia i sillet Shqip\u00ebris\u00eb si ai fshati i madh fshatit t\u00eb vog\u00ebl. Kur vjen puna p\u00ebr t\u00eb keqtrajtuar apo \u201cp\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim allvanosve\u201d shteti grek shkel \u00e7do marr\u00ebveshje, dokument, apo konvent\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka firmosur. P\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe shteti shqiptar i sillet Greqis\u00eb si ai fshati i vog\u00ebl fshatit t\u00eb madh. Nuk \u00ebsht\u00eb krenari t\u00eb themi se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dhe keqtrajtuar k\u00ebsisoj nga Greqia as n\u00eb koh\u00ebn e Zogut, se n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs s\u2019ka pasur shanse. Dhe e gjitha kjo, sepse shtetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb sot\u00ebm, si nga \u201cfshati i vog\u00ebl\u201d e kan\u00eb zgjedhur vet\u00eb t\u00eb p\u00ebrunjen. Kap\u00ebrdijn\u00eb \u00e7do megalomani greke \u201cp\u00ebr at\u00eb t\u00eb shkret\u00eb Europ\u00eb\u201d dhe frik\u00ebn e vetos greke.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo nga fshati i madh e kan\u00eb zakon q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb tulatemi ne, aq m\u00eb shum\u00eb e ngren\u00eb zullumin. K\u00ebshtu, deputet\u00ebt tan\u00eb s\u2019kan\u00eb kuraj\u00eb t\u00eb lidhin dy fjal\u00eb \u201cp\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb\u201d (brenda kartave dhe t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare), n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb Parlamentin grek deputet\u00ebt flasin hapur p\u00ebr pretendime territoriale dhe \u201ctok\u00eb greke\u201d brenda Shqip\u00ebris\u00eb! Ishte p\u00ebr t\u00eb qeshur dhe p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, kur kryedeputetja jon\u00eb zbuloi se \u201ce paskemi votuar rezolut\u00ebn, por s\u2019i paskemi num\u00ebruar mir\u00eb votat\u201d, duke e kaluar pa z\u00eb dhe pa e lexuar dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb at\u00eb sall\u00eb t\u00eb Kuvendit. Nuk ka asnj\u00eb reagim zyrtar p\u00ebr shenjat dhe nishanet e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb shteti grek i p\u00ebrdhos aq leht\u00ebsisht dhe madje duke na k\u00ebrc\u00ebnuar \u201cshkruajini g\u00ebrqisht k\u00ebto toponimet greke pa\u00e7ka se dhiavatirio \u00ebsht\u00eb tuaja!\u201d<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb reagim nga institucionet relevante, apo dhe Avokati i Popullit kur djemt\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimet n\u00eb burgjet greke l\u00ebshohen nat\u00ebn si kavie p\u00ebr t\u2019u gjuajtur dhe vrar\u00eb pyjeve dhe g\u00ebrxheve t\u00eb Greqis\u00eb, duke st\u00ebrvitur dhe trajnuar trupat speciale greke. Mos harrojm\u00eb se atyre u \u00ebsht\u00eb privuar liria, kurse siguria e burgjeve greke \u00ebsht\u00eb detyrim i autoriteteve t\u00eb atij shteti, q\u00eb jo vet\u00ebm s\u2019mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por s\u2019marrin asnj\u00eb konseguenc\u00eb nga ligji dhe gjykatat, tek i kthejn\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit \u201cme burgim\u201d n\u00eb \u201cme pushkatim\u201d! Si shqiptar do t\u2019i k\u00ebrkoja shtetit tim dinjitet dhe, t\u00eb denonconte n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn qoft\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb fyese t\u00eb policit grek dhe jo m\u00eb akte dhe veprime flagrante antiqytetare dhe antieuropiane si m\u00eb sip\u00ebr. N\u00eb Europ\u00eb nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb pa dinjitetin, identitetin dhe ADN-n\u00eb ton\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Platforma e pretendimeve territoriale, si dhe organizatat e caktuara greke dhe t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb saj, historikisht kan\u00eb ekzistuar dhe investohen p\u00ebr k\u00ebta objektiva t\u00eb tyre. Por sa mendoni se ka ceduar Shqip\u00ebria p\u00ebrball\u00eb tyre dhe pse mendoni q\u00eb kjo nuk i ka shqet\u00ebsuar shtetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb k\u00ebtij tranzicioni?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se nj\u00eb platform\u00eb helenizuese e hap\u00ebsir\u00ebs periferike t\u00eb shtetit grek, ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb institucionale n\u00eb Greqi. Kjo platform\u00eb \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr q\u00eb kurse filloi helenizimi i Epirit (n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e viteve \u2018730) dhe p\u00ebrfundoi me r\u00ebnien e Perandoris\u00eb Osmane. Rolin determinues gjithmon\u00eb e ka luajtur kisha, e cila ka pasur deviz\u00eb t\u00eb saj \u201cOrtodoksi do t\u00eb thot\u00eb Greqi\u201d, mbi nj\u00eb psikologji t\u00eb p\u00ebrpunuar t\u00eb opinionit panhelen si ajo e shekullit t\u00eb 18 \u201ckur bullgar\u00ebt qenkan ortodoks\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u2019u duhet nj\u00eb shtet i tyre!\u201d. P\u00ebrs\u00ebri kisha \u00ebsht\u00eb flamurtare k\u00ebt\u00eb radh\u00eb edhe e k\u00ebsaj nisme n\u00eb vendin e shqiponjave, pavar\u00ebsisht se ortodoksia shqiptare s\u2019\u00ebsht\u00eb greke, pasi shqiptar\u00ebt u vun\u00eb n\u00ebn kish\u00ebn lindore t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs pas shekullit VIII dhe u shpall\u00ebn \u201cautoqefale\u201d n\u00eb vitet \u201930.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim \u201cprojekti shqiptar\u201d jo vet\u00ebm q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb programin e helenizimit, por ka marr\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebta nj\u00ebzet vitet e fundit. Nga ana tjet\u00ebr, leht\u00ebsisht vihet re se ka nj\u00eb shkall\u00ebzim t\u00eb k\u00ebtij programi. Deri dje flitej dhe pretendohej \u201cp\u00ebr minoritetin dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb tij\u201d, tani flitet p\u00ebr \u201cOrtodoksin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Deri dje mitingjet, ceremonit\u00eb apo mbledhjet p\u00ebrkujtimore b\u00ebheshin n\u00eb Greqi, tani (prej disa vitesh) ato b\u00ebhen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs, madje edhe nga persona t\u00eb paligjsh\u00ebm q\u00eb nuk u rezervohet nj\u00eb liri e till\u00eb as n\u00eb Greqi!<\/p>\n<p>Deri dje \u201ce ngrinin z\u00ebrin\u201d zyrat konsullore dhe zyrtar\u00ebt grek\u00eb p\u00ebr problemet n\u00eb hart\u00ebn e njohur t\u00eb vendndodhjes s\u00eb minoritetit, tani flet kisha dhe prift\u00ebrinjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat n\u00eb hart\u00ebn ortodokse! Ahere \u00e7\u2019ka ndodhur, nd\u00ebrsa politikan\u00ebt tan\u00eb \u201cjan\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb\u201d me politikat e m\u00ebdha t\u00eb dit\u00ebs q\u00eb b\u00ebhen k\u00ebtu, kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyesim: ku jan\u00eb ligji dhe institucionet e shtetit ton\u00eb? T\u2019u thuash shqiptar\u00ebve se \u201cpo shkelin t\u00eb drejtat e besimit t\u00eb nj\u00eb komuniteti\u201d kjo do t\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebnohej n\u00eb \u201cGines\u201d po t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, pasi ka mbi dy mij\u00eb vjet q\u00eb s\u2019ka ndodhur! Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebn hijen e toleranc\u00ebs dhe shtetit laik, nuk mund t\u00eb mbulohet politika e p\u00ebrunjur dhe servile, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ajo nuk b\u00ebn efekt.<\/p>\n<p>(P\u00ebrgjigjja ekuivalente e nj\u00eb polici shqiptar kur ktheu mbrapa dhe ai disa qytetar\u00eb grek\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e \u201creciprocitetit\u201d, pati m\u00eb shum\u00eb efekt dhe shteti grek e hapi prap\u00eb port\u00ebn). Nga ana tjet\u00ebr, gj\u00ebrat po shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb pad\u00ebshiruar dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm: tek flisja me zyrtar\u00eb lokal\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet, me shqet\u00ebsim d\u00ebgjova shp\u00ebrthimin e tyre \u201ck\u00ebto i b\u00ebjn\u00eb disa taleban\u00eb\u201d! P\u00ebrball\u00eb produkteve t\u00eb tilla duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi seriozisht, pasi kurr\u00eb nuk ka ekzistuar ndarja dhe p\u00ebr\u00e7arja mes nesh p\u00ebr motive fetare dhe t\u00eb besimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vasil Gjika\/ Ish-deputeti flet p\u00ebr p\u00ebrplasjen mes kish\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit dhe Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs s\u00eb qytetit\u2026 Rolin e kryepeshkopit Janullatus n\u00eb humbjen e identitetit shqiptar n\u00eb besimin ortodoks dhe pretendimet territoriale t\u00eb fqinjit ton\u00eb grek\u2026 Aleksand\u00ebr Cipa, 24 Shtator 2013 Janullatos Shoq\u00ebria e sotme shqiptare jeton koh\u00ebn e \u201ctabuve t\u00eb ngacmuara\u201d. T\u00eb tilla jan\u00eb edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vasil Gjika\/ Ish-deputeti flet p\u00ebr p\u00ebrplasjen mes kish\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit dhe Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs s\u00eb qytetit\u2026 Rolin e kryepeshkopit Janullatus n\u00eb humbjen e identitetit shqiptar n\u00eb besimin ortodoks dhe pretendimet territoriale t\u00eb fqinjit ton\u00eb grek\u2026 Aleksand\u00ebr Cipa, 24 Shtator 2013 Janullatos Shoq\u00ebria e sotme shqiptare jeton koh\u00ebn e \u201ctabuve t\u00eb ngacmuara\u201d. T\u00eb tilla jan\u00eb edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-09-24T20:37:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare\",\"datePublished\":\"2013-09-24T20:37:43+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-24T20:37:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/\"},\"wordCount\":3735,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/\",\"name\":\"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg\",\"datePublished\":\"2013-09-24T20:37:43+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-24T20:37:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Vasil Gjika\/ Ish-deputeti flet p\u00ebr p\u00ebrplasjen mes kish\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit dhe Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs s\u00eb qytetit\u2026 Rolin e kryepeshkopit Janullatus n\u00eb humbjen e identitetit shqiptar n\u00eb besimin ortodoks dhe pretendimet territoriale t\u00eb fqinjit ton\u00eb grek\u2026 Aleksand\u00ebr Cipa, 24 Shtator 2013 Janullatos Shoq\u00ebria e sotme shqiptare jeton koh\u00ebn e \u201ctabuve t\u00eb ngacmuara\u201d. T\u00eb tilla jan\u00eb edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-09-24T20:37:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare","datePublished":"2013-09-24T20:37:43+00:00","dateModified":"2013-09-24T20:37:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/"},"wordCount":3735,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/","name":"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg","datePublished":"2013-09-24T20:37:43+00:00","dateModified":"2013-09-24T20:37:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/janullatos.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryepeshkopi-u-ka-ikur-autoqefalise-transparences-dhe-arkitektures-se-kishes-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13163"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13163\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}