{"id":13157,"date":"2013-09-23T00:26:51","date_gmt":"2013-09-22T23:26:51","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4759"},"modified":"2013-09-23T00:26:51","modified_gmt":"2013-09-22T23:26:51","slug":"esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/","title":{"rendered":"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>\u2022 P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fotot e oficer\u00ebve holandez\u00eb n\u00eb misionin ushtarak p\u00ebr krijimin e Xhandarm\u00ebris\u00eb Shqiptare 100 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb shtatorin e vitit 1913, u mor miratimi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb mision ushtarak n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Esat Pash\u00eb Toptani - marr\u00ebveshje me serb\u00ebt\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg\" width=\"300\" \/><br \/>\n<strong>Fluturake G\u00ebrmenji<\/strong>, <em>22.09.2013<\/em><\/p>\n<p>-Komandant i Misionit Ushtarak Holandez ishte Gjenerali Willem J. H. De Veer. Ai ishte nj\u00eb oficer me karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ushtarake, ish-efektiv i Regjimentit t\u00eb III-t\u00eb t\u00eb Artileris\u00eb Fushore. Ai ishte n\u00eb mosh\u00ebn 56-vje\u00e7are kur erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri. Fillimisht ndihmoi n\u00eb hartimin e dokumentacionit pran\u00eb Shtabit Madhor dhe n\u00eb strukturat e Ministris\u00eb s\u00eb Luft\u00ebs. Shpesh ai u p\u00ebrball edhe me an\u00ebtar\u00ebt e KNK, duke k\u00ebrkuar pavar\u00ebsi p\u00ebr krijimin e xhandarm\u00ebris\u00eb. Gjenerali De Veer u angazhua nga KNK n\u00eb veprimet e kryera p\u00ebr zbulimin dhe d\u00ebnimin e Komplotit t\u00eb Beqir Grebenes\u00eb n\u00eb fillimvitin 1914.<\/p>\n<p>Ai ishte kryetar i Gjyqit Ushtarak, q\u00eb u krijua n\u00eb Vlor\u00eb, pas k\u00ebtij komploti. Gjenerali De Veer nuk u p\u00ebrul para intrigave t\u00eb shumta, si n\u00eb Vlor\u00eb, ashtu edhe n\u00eb Durr\u00ebs. Gazeta \u201cP\u00ebrlindja e Shqip\u00ebnis\u00eb\u201d e p\u00ebrshkruan me respekt veprimtarin\u00eb e tij. Gjenerali De Veer drejtoi shumic\u00ebn e operacioneve ushtarake, sidomos n\u00eb mbrojtje t\u00eb krahinave t\u00eb Jugut. Ai ndoqi n\u00eb terren veprimet luftarake, shpesh dokumentoi masakrat e ushtarak\u00ebve grek\u00eb, sidomos n\u00eb zon\u00ebn Gjirokast\u00ebr \u2013 Tepelen\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb i njohur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi i masakrave greke n\u00eb fshatin Kod\u00ebr, n\u00eb Tepelen\u00eb. Megjith\u00ebse ai ishte zyrtarisht Komandant i Misionit Ushtarak Holandez, autoritetet e KNK, por edhe ata t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Ismail Qemalit, fillimisht, si dhe t\u00eb Princ Vidit m\u00eb pas, komunikonin m\u00eb shum\u00eb me Kolonelin Tomson. Kjo vinte p\u00ebr faktin se Koloneli Tomson ishte me nj\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb gjithanshme, politike si ish-deputet, ushtarake si oficer k\u00ebmb\u00ebsorie, hartograf, si dhe botues e publicist me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Holand\u00eb. Pavar\u00ebsisht se shpesh Gjenerali De Veer m\u00ebnjanohej nga k\u00ebto autoritete, ai e kreu me dinjitet ushtarak detyr\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Oficeri holandez m\u00eb me autoritet ishte Koloneli Lodevijk W. J. K. Tomson. N\u00eb ato vite, ai ishte nj\u00eb nga oficer\u00ebt m\u00eb t\u00eb spikatur n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Holand\u00ebs, si nga arsimimi dhe nga p\u00ebrvoja ushtarake, ashtu edhe nga intelekti dhe nga angazhimet konkrete ushtarake dhe politike. Si deputet, Tomsoni b\u00ebri p\u00ebrshtypje me fjalimet e tij p\u00ebr organizimin ushtarak n\u00eb Holand\u00ebn e fillimshekullit. Opozita e parashikonte Tomsonin si minist\u00ebr t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Luft\u00ebs, me treguesit m\u00eb popullor\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Edhe si natyr\u00eb njer\u00ebzore, Koloneli Tomson ishte shum\u00eb i afruesh\u00ebm dhe i hapur. Ai \u00ebsht\u00eb i ftuar nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit dhe n\u00eb pritjet dhe darkat e shumta, q\u00eb shtronin konsujt e ndrysh\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb Durr\u00ebs. Gazeta \u201cP\u00ebrlindja e Shqip\u00ebnis\u00eb\u201d p\u00ebrshkruan nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ku Koloneli Tomson ishte bashk\u00eb me Ismail Qemalin.<\/p>\n<p>&#8211;<strong>Koloneli Tomson<\/strong><\/p>\n<p>ishte oficeri m\u00eb i shquar i Misionit Ushtarak Holandez n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitet 1913 \u2013 1914. Ai ishte 44 vje\u00e7 kur erdhi n\u00eb Vlor\u00eb. Si\u00e7 shkruhet n\u00eb faqen e p\u00ebrgatitur n\u00eb internet nga Dr. C. M, Shulten, Lodewijk Willem John Karel Thomson, lindi m\u00eb 11 qershor 1869. Pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontratave me KNK, n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Vlor\u00eb, oficer\u00ebt holandez\u00eb u trajnuan nga Koloneli Tomson p\u00ebr detyrat e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Koloneli u dha njohurit\u00eb e domosdoshme p\u00ebr vendin dhe p\u00ebr zonat ku do t\u00eb caktohej \u00e7do oficer.<\/p>\n<p>Ai u rekomandoi edhe lidhjet dhe kontaktet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr secil\u00ebn zon\u00eb. Me stilin e tij t\u00eb sakt\u00eb, Tomsoni u shpjegoi oficer\u00ebve edhe problemet e psikologjis\u00eb popullore dhe sociale t\u00eb shqiptar\u00ebve, aq e nevojshme n\u00eb pun\u00ebn e komandant\u00ebve t\u00eb sapo em\u00ebruar. Ai u foli edhe p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, por dhe p\u00ebr objektivat ku duhet t\u00eb arrinte \u00e7do oficer n\u00eb vendosjen e autoritetit shtet\u00ebror dhe mbrojtjen e territorit shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin dy nga detyrat kryesore p\u00ebr \u00e7do oficer holandez. N\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb oficer\u00ebt u angazhuan n\u00eb p\u00ebrgatitjen e disa n\u00ebnreparteve t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar pritjen e Princ Vidit m\u00eb 7 mars 1914. N\u00eb Gazet\u00ebn \u201cP\u00ebrlindja e Shqip\u00ebnis\u00eb\u201d, tregohet se \u201cT\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 16 mars, duke u gdhir\u00eb e diela, shkuan p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs 110 gjendarm\u00eb t\u00eb gjendarm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtushme. K\u00ebto gjendarm\u00eb do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb Garnizonin Mbret\u00ebror, q\u00eb po formohet n\u00eb Durr\u00ebs. Bashk\u00eb me k\u00ebta ushtar\u00eb shkuan edhe dy veta, t\u00eb veshur me petka Shqyptarishte t\u00eb Jug\u00ebs, me fustan dhe me pushk\u00eb t\u00eb art\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend si portier\u00eb n\u00eb Pallat\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Majori Johan M. Sluys<\/strong>,<\/p>\n<p>Oficer K\u00ebmb\u00ebsorie, Komandanti i Mbrojtjes s\u00eb Durr\u00ebsit, ishte 41 vje\u00e7 kur mori detyr\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke vler\u00ebsuar p\u00ebrvoj\u00ebn e tij, si dhe autoritetin ushtarak, q\u00eb zot\u00ebronte, Gjenerali De Veer dhe Koloneli Tomson e caktuan Majorin Sluys n\u00eb detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Kryeqytetit t\u00eb Principat\u00ebs Shqiptare, t\u00eb sapo krijuar nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha. Majori Sluys u p\u00ebrball me dinjitet me autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe diplomatike, q\u00eb kryenin veprimet n\u00eb Durr\u00ebs. Si komandant ushtarak, Majori Sluys vendosi rregullin n\u00eb Kryeqytet, sistemoi trupat ushtarake n\u00eb nj\u00eb kazerm\u00eb, af\u00ebr kodr\u00ebs dhe vendosi sistemin e rojeve dhe t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr rendin publik, me patrulla, n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb e qytetit.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pritje t\u00eb Princ Vidit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kontrollit k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb vinin edhe oficer\u00ebt e tjer\u00eb holandez\u00eb, pas Dekretit Mbret\u00ebror q\u00eb i kishte em\u00ebruar gjeneralin De Veer dhe kolonelin Tomson n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Xhandarm\u00ebris\u00eb Shqiptare p\u00ebr 2 vjet. Kjo b\u00ebhej e domosdoshme pasi po afronte dita q\u00eb t\u00eb vinte Princ Vidi, i caktuar nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, po p\u00ebrgatiteshin kontingjentet e para t\u00eb Xhandarm\u00ebris\u00eb Shqiptare, q\u00eb do t\u00eb vendoseshin n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut, sipas Dekretit t\u00eb miratuar n\u00eb dhjetor 1913.<\/p>\n<p>Ja se si e p\u00ebrshkruan pun\u00ebn e dy oficer\u00ebve madhor\u00eb holandez\u00eb, z. Nadolni, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi gjerman n\u00eb KNK, n\u00eb fund t\u00eb janarit 1914: \u201c\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, xhandarm\u00ebria e krijuar dhe komanduar nga oficer\u00ebt holandez\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar bazat e krijuara prej Ismail Qemalit e me parat\u00eb e marra nga arka e tij qeveritare, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret prej tij sipas d\u00ebshir\u00ebs dhe pa kufizime. Nga nj\u00ebra an\u00eb, ajo duhet t\u2019i sh\u00ebrbente n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb caktuar, paq\u00ebsimit t\u00eb Jugut, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, oficer\u00ebt holandez\u00eb mb\u00ebshteteshin m\u00eb tep\u00ebr te Komisioni i Kontrollit, sesa tek ai. Pas marrjes s\u00eb pushtetit nga KNK, shum\u00eb veprime u kryen n\u00eb bashk\u00ebpunim me Katundarin\u00eb (Bashkin\u00eb) e Vlor\u00ebs, q\u00eb drejtohej nga Ibrahim Avdullahu. Dr. Bardhosh Ga\u00e7e n\u00eb monografin\u00eb e shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb patriot, titulluar \u201cRilindasi i Vlor\u00ebs\u201d sjell foto e dokumente, q\u00eb botohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Aty shkruhet se m\u00eb 14 shkurt 1914, Ibrahim Abdullahu e Ymer Radhima thirr\u00ebn n\u00eb Katundari Hasan Sharr\u00ebn, t\u00eb cilit i k\u00ebrkuan q\u00eb sht\u00ebpia e \u201cV\u00ebllez\u00ebrve Sharra\u201d, t\u00eb sh\u00ebrbente si selia e KNK dhe e organeve t\u00eb tjera.\u201d N\u00eb monografin\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme, sillet edhe kopja e procesverbalit t\u00eb firmosur nga Kryetari i Katundaris\u00eb, Ibrahim Abdullahu, Fezi bej Alizoti, Hasan Sharra, Krajevski. Nj\u00eb i till\u00eb, shprehet Dr. Ga\u00e7e, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr sistemimin e dy ushtarak\u00ebve t\u00eb lart\u00eb holandez\u00eb, Gjeneralin De Veer dhe komandantin Tomson. Lista e oficer\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin Misionin Ushtarak Holandez n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfundoi m\u00eb 23 janar 1914. Ajo iu d\u00ebrgua Gjeneralit De Veer dhe Kolonelit Tomson n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Administrata e Ministris\u00eb s\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Holand\u00eb po kryente veprimet p\u00ebrfundimtare, duke e zyrtarizuar list\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb oficer\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe duke p\u00ebrcaktuar rrug\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb tyre. Me nj\u00eb Dekret Mbret\u00ebror t\u00eb dat\u00ebs 24 shkurt 1914, t\u00eb firmosur nga Mbret\u00ebresha Vihemlina, oficer\u00ebt Holandez\u00eb u em\u00ebruan n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Xhandarm\u00ebris\u00eb Shqiptare, duke u dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb grad\u00eb ushtarake m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Fabius shkruan: \u201cNe ishim 9 veta, major\u00ebt Kroon, De Waal, Verhulst, Roelfsema dhe Sluys, kapiten\u00ebt Sar, De Iongh, Doorman dhe Fabius, nd\u00ebrsa kapiten\u00ebt Reimers dhe Sonne do t\u00eb vinin me anijen tjet\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p><strong>Rebelimi i Esat Toptanit<\/strong><\/p>\n<p>Esat Toptani u b\u00eb tep\u00ebr i rreziksh\u00ebm dhe majori Sluys i k\u00ebrkoi Princ Vidit arrestimin e tij. Ai ia miratoi k\u00ebrkes\u00ebn. Sluis, pas rezistenc\u00ebs me arm\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Esat Pash\u00eb Toptanit, i drejtoi grykat e topit dhe e goditi sht\u00ebpin\u00eb e pashait, i cili u dor\u00ebzua, duke ngritur nj\u00eb flamur t\u00eb bardh\u00eb. K\u00ebshtu p\u00ebrfundoi p\u00ebrplasja e majorit Sluys me Esat Pash\u00eb Toptanin, minist\u00ebr i Luft\u00ebs dhe i Brendsh\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb e Princ Vidit. Pa u mbushur dy muaj nga kjo ngjarje, gazeta holandeze \u201cNieuve Tilburgsche Courant\u201d e dat\u00ebs 14 Korrik 1914 boton nj\u00eb intervist\u00eb me Esat Pash\u00eb Toptanin.<\/p>\n<p>Gazetari holandez e kishte takuar n\u00eb Paris pashain shqiptar. Thelbin e intervist\u00ebs e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekjet e gazetarit p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb mendime Esat Pash\u00ebs p\u00ebr oficer\u00ebt holandez\u00eb, por pashai shqiptar vazhdonte t\u00eb ishte i zem\u00ebruar me holandez\u00ebt, pasi majori Sluys, komandanti i Durr\u00ebsit e kishte arrestuar at\u00eb p\u00ebr lidhjet me rebel\u00ebt e Shijakut. Ja si p\u00ebrgjigjet pashai i d\u00ebbuar prej Princ Vidit: \u201cUn\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb Vidit mb\u00ebshtetjen time t\u00eb plot\u00eb, q\u00eb nga ana tjet\u00ebr kjo e ka shtuar shum\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ndaj meje n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por me k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Vidi kund\u00ebr meje, un\u00eb e kam rikthyer s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb ndikim, i cili \u00ebsht\u00eb ma i madh se p\u00ebrpara, sepse fanatik\u00ebt jan\u00eb t\u00eb bindur tash se un\u00eb e kam p\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tyre. Q\u00eb ta p\u00ebrmbledh gjykimin tim p\u00ebr oficer\u00ebt holandez\u00eb: Un\u00eb kisha konsiderat\u00eb p\u00ebr ta dhe u mrekullova me ta p\u00ebr shume vepra t\u00eb mira q\u00eb b\u00ebn\u00eb, mir\u00ebpo ata m\u00eb l\u00ebnduan shum\u00eb. I kishte kund\u00ebrshtuar apo mashtruar dikush, apo mungesa e p\u00ebrvoj\u00ebs i kishte \u00e7uar n\u00eb moskuptimin e drejt\u00eb t\u00eb rolit t\u00eb tyre. K\u00ebto ishin t\u00eb metat e tyre. Nga k\u00ebto un\u00eb e p\u00ebrjashtoj eprorin Tomson.<\/p>\n<p>Ai kishte p\u00ebrvoj\u00eb dhe e kishte kuptuar shum\u00eb mir\u00eb rolin e vet. Por p\u00ebr fat t\u00eb keq ai ishte shum\u00eb nervoz. Kjo u acarua dhe m\u00eb tep\u00ebr nga problemi i Epirit. \u00cbsht\u00eb kritikuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e trajtoi k\u00ebt\u00eb problem. Ishte krejt\u00ebsisht e gabuar. Po ky nuk ishte faji i tij. Ky ishte krejt\u00ebsisht faji i Mbretit. Pa qen\u00eb ne t\u00eb pranish\u00ebm e kishte instruktuar Tomsonin p\u00ebr problemin e Epirit. K\u00ebto instruksione dol\u00ebn krejt\u00ebsisht t\u00eb gabuara. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Tomsoni nuk ishte shum\u00eb i informuar, jo p\u00ebr faj t\u00eb tij, por ngase ai thjesht nuk e njihte fare k\u00ebt\u00eb problem. Ai s\u2019duhej t\u00eb kishte bashk\u00ebbiseduar p\u00ebr problemin e Epirit me Zografin.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb truk i Zografit, q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebbisedonte me princin shqiptar rreth nj\u00eb problemi, t\u00eb cilin ai p\u00ebrpiqej q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej subjekt n\u00eb Evrop\u00eb. Por Zografi e dinte mir\u00eb q\u00eb, n\u00ebse Fuqit\u00eb e M\u00ebdha nuk do t\u00eb flisnin rreth k\u00ebtij subjekti, ai s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte kurr\u00eb at\u00eb q\u00eb donte. Marr\u00ebzia e kryer me k\u00ebt\u00eb problem \u00ebsht\u00eb dhe shkaku i t\u00eb gjitha ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnda. Ndoshta ne ishim pak t\u00eb padrejt\u00eb kundrejt Tomsonit, duke i folur ashp\u00ebr dhe e kritikuar, por n\u00eb fakt ky ishte nj\u00eb gabim i Mbretit\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb mbrojtje t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Majori Johan E. Snellen van Vollenhoven, oficer k\u00ebmb\u00ebsorie, u caktua Komandant i Mbrojtjes s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Ai siguroi nj\u00eb nga bashk\u00ebpunimet m\u00eb t\u00eb mira me autoritetet lokale n\u00eb Shqip\u00ebri. Ashtu si dhe Majori Kroon, n\u00eb Veri, Majori Vollenhoven kishte qindra luft\u00ebtar\u00eb vullnetar\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrgjigjeshin t\u00eb gjitha situatave luftarake. Me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ai e sistemoi xhandarm\u00ebrin\u00eb e bashk\u00ebpunoi me Themistokli G\u00ebrmenjin, q\u00eb ishte Prefekt dhe siguroi kushte shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb dy oficer\u00ebt Holandez\u00eb, q\u00eb ishin caktuar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr, q\u00eb ruhet n\u00eb Arkivin Q\u00ebndror Ushtarak, n\u00eb Hag\u00eb, Major Snellen van Vollenhoven shkruan: \u201cUn\u00eb jam caktuar Komandant i krahin\u00ebs m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, Kor\u00e7\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb ende e pushtuar nga grek\u00ebt, por ata, me d\u00ebshir\u00eb ose pa d\u00ebshir\u00eb, kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar. Pres disa ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u2026\u201d Sipas kronikave t\u00eb koh\u00ebs, ushtria greke filloi ta linte qytetin m\u00eb 3 mars 1914, nd\u00ebrsa Majori, n\u00eb krye t\u00eb repartit t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb m\u00eb 5 mars mori n\u00eb dor\u00ebzim qytetin. Menj\u00ebher\u00eb ai vendosi administrimin ushtarak n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim vuri n\u00eb p\u00ebrdorim edhe nj\u00eb vul\u00eb zyrtare me nj\u00eb shqiponj\u00eb dykrenare e n\u00ebnshkrimin \u201cComission de Controle Provisore Kor\u00e7a\u201d.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrballimi i sulmeve greke<\/strong><\/p>\n<p>Kronikat e koh\u00ebs tregojn\u00eb se Majori Snellen van Vollenhoven dhe Kapiteni Jetze Doorman p\u00ebrballuan sulme t\u00eb shumta greke, t\u00eb organizuara haptazi me forca t\u00eb mir\u00ebfillta ushtarake, por edhe me ushtar\u00eb t\u00eb veshur si andart\u00eb (komita). K\u00ebta luft\u00ebtar\u00eb grek\u00eb, t\u00eb ndihmuar edhe nga peshkopi grek i Kor\u00e7\u00ebs, k\u00ebrkonin q\u00eb t\u00eb destabilizonin situat\u00ebn dhe t\u00eb mbanin n\u00ebn ndikimin e tyre k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare. Duke komplotuar kund\u00ebr autoriteteve lokale, me forcat ushtarake, t\u00eb fshehura n\u00eb disa baza, af\u00ebr qytetit, si dhe n\u00eb Spitalin e Kor\u00e7\u00ebs, forcat greke e sulmuan p\u00ebrs\u00ebri qytetin duke u gdhir\u00eb data dy prill 1914.<\/p>\n<p>Xhandarm\u00ebria Shqiptare, n\u00ebn komand\u00ebn e Majorit Snellen van Vollenhoven reagoi me ashp\u00ebrsi, duke i thyer keqas komplotist\u00ebt dhe forcat greke, q\u00eb i mb\u00ebshtet\u00ebn. Forcave t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb iu bashkuan disa qindra luft\u00ebtar\u00eb, t\u00eb komanduar nga Themistokli G\u00ebrmenji. Pas thyerjes s\u00eb komplotit, forcat shqiptare marshuan p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim Kolonj\u00ebn, Ersek\u00ebn dhe Leskovikun. Oficer\u00ebt holandez\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb ishin nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb suksesshmit n\u00eb kryerjen e detyrave ushtarake. Ata komanduan shum\u00eb beteja p\u00ebr vendosjen dhe mbrojtjen e autoritetit shtet\u00ebror, si dhe t\u00eb territoreve shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Intrigat dhe komplotet <\/strong><\/p>\n<p>Pas krijimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Princ Vidit, n\u00eb Durr\u00ebsin e trazuar filluan intrigat e komplotet. P\u00ebrballja e par\u00eb filloi me Esat Pash\u00eb Toptanin, i cili u caktua minist\u00ebr i Luft\u00ebs dhe minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm. Majorit Sluys nuk i jepnin furnizimet me arm\u00eb e municione p\u00ebr trupat q\u00eb p\u00ebrgatiste. Ai ishte ankuar shpesh tek Princ Vidi, pasi Esati armatimet e blera me fondet qeveritare i d\u00ebrgonte me karvan\u00eb te njer\u00ebzit e tij, gjoja sikur po i p\u00ebrcillte n\u00eb Jug. Madje ai hoqi oficerin holandez dhe em\u00ebroi nj\u00eb oficer italian si komandant t\u00eb artileris\u00eb. Por Sluys nuk e zbatoi k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr. Pas shum\u00eb ankesave, majori Sluys i shkoi n\u00eb zyr\u00eb Esat Pash\u00ebs. Zyra ishte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, pasi vet\u00ebm aty pashai e ndjente veten t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Kapiteni Heaton Armstrong, e p\u00ebrshkruan k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb \u00e7ast: \u201cThuhej se kur Sluys shkoi p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Esatit kund\u00ebr em\u00ebrimit t\u00eb Moteldos, pashai urdh\u00ebroi nj\u00ebrin prej sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij t\u2019i hidhte helm kafes\u00eb s\u00eb majorit. Me sa duket, sh\u00ebrb\u00ebtori e ka refuzuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se m\u00eb mir\u00eb ta q\u00ebllonte me arm\u00eb se sa ta helmonte nj\u00eb njeri. P\u00ebr dinjitetin e tij, helmimi ishte nj\u00eb akt i ul\u00ebt. Esati kishte pritur sa ishte larguar majori dhe pastaj e kishte vrar\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij\u201d\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2022 P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fotot e oficer\u00ebve holandez\u00eb n\u00eb misionin ushtarak p\u00ebr krijimin e Xhandarm\u00ebris\u00eb Shqiptare 100 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb shtatorin e vitit 1913, u mor miratimi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb mision ushtarak n\u00eb Shqip\u00ebri Fluturake G\u00ebrmenji, 22.09.2013 -Komandant i Misionit Ushtarak Holandez ishte Gjenerali Willem J. H. De [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u2022 P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fotot e oficer\u00ebve holandez\u00eb n\u00eb misionin ushtarak p\u00ebr krijimin e Xhandarm\u00ebris\u00eb Shqiptare 100 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb shtatorin e vitit 1913, u mor miratimi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb mision ushtarak n\u00eb Shqip\u00ebri Fluturake G\u00ebrmenji, 22.09.2013 -Komandant i Misionit Ushtarak Holandez ishte Gjenerali Willem J. H. De [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-09-22T23:26:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij\",\"datePublished\":\"2013-09-22T23:26:51+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-22T23:26:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/\"},\"wordCount\":2758,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/\",\"name\":\"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg\",\"datePublished\":\"2013-09-22T23:26:51+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-22T23:26:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u2022 P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fotot e oficer\u00ebve holandez\u00eb n\u00eb misionin ushtarak p\u00ebr krijimin e Xhandarm\u00ebris\u00eb Shqiptare 100 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb shtatorin e vitit 1913, u mor miratimi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb mision ushtarak n\u00eb Shqip\u00ebri Fluturake G\u00ebrmenji, 22.09.2013 -Komandant i Misionit Ushtarak Holandez ishte Gjenerali Willem J. H. De [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-09-22T23:26:51+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij","datePublished":"2013-09-22T23:26:51+00:00","dateModified":"2013-09-22T23:26:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/"},"wordCount":2758,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/","name":"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg","datePublished":"2013-09-22T23:26:51+00:00","dateModified":"2013-09-22T23:26:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/esat_pashe_toptani_marrveshje_me_serbet.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/esat-pasha-donte-ta-ta-helmonte-majorin-holandez-ne-shtepine-e-tij\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Esat Pasha donte ta ta helmonte majorin holandez n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13157"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13157"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13157\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13157"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13157"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13157"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}