{"id":13074,"date":"2013-08-14T09:23:33","date_gmt":"2013-08-14T08:23:33","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4357"},"modified":"2013-08-14T09:23:33","modified_gmt":"2013-08-14T08:23:33","slug":"hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/","title":{"rendered":"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN  NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI&#8230;\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>N\u00eb 80-vjetorin e vrasjes<\/em><\/strong>:<\/p>\n<p>Nga: <strong>Prof. MURAT GECAJ<\/strong>, <em>publicist e studiues &#8211; Tiran\u00eb<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Hasan Prishtina\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg\" width=\"300\" \/> <em>Hasan Prishtina (1873-14.08.1933)<\/em><\/p>\n<p>\u201d\u2026<strong><em>Mue, n\u00eb iden\u00eb teme patriotike nuk ka mujt\u00eb as nuk do t\u00eb muj\u00eb me m\u00eb shtrue, ari i t\u00eb tan\u00eb bot\u00ebs, por as m\u00ebnia e t\u00eb tan\u00eb anmiqve! Ka me m\u00eb shtrue vet\u00ebm vdekja<\/em><\/strong>!\u201d (<strong>H. Prishtina<\/strong>)<\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri erdhi data p\u00ebrkujtimore e atij gushti t\u00eb paharruar dhe q\u00eb l\u00ebndoi shum\u00eb zemra shqiptar\u00ebsh. Ajo lidhet me emrin e nderuar t\u00eb atdhetarit t\u00eb madh Hasan Prishtina. Krahas figurave tjera t\u00eb shquara atdhetare, si Bajram Curri, p\u00ebr at\u00eb kam d\u00ebgjur t\u00eb flitet me dashuri e respekt, q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri e rini, atje n\u00eb vendlindjen time, Mal\u00ebsi e Gjakov\u00ebs (Tropoj\u00eb). M\u00eb pas, u njoha m\u00eb mir\u00eb me jet\u00ebn e tij, n\u00eb vitet e studimeve universitare.<\/p>\n<p>Ndodhi q\u00eb, kur punoja redaktor n\u00eb gazet\u00ebn \u201dBashkimi\u201d, n\u00eb vitet \u201970-t\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe i sollen eshtrat e tij n\u00eb Shqip\u00ebri e i rivarros\u00ebn n\u00eb Kuk\u00ebs, shkova atje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim. Ai u publikua, me titullin e nj\u00eb vargu t\u00eb rapsodis\u00eb popullore, thurur ato dit\u00eb: \u201dPrap\u00eb, na erdh\u2019 Hasan Prishtina!&#8230;\u201d. Dhe ja, p\u00ebrs\u00ebri tani, kemi detyrim ta kujtojm\u00eb e ta nderojm\u00eb at\u00eb, p\u00ebr ndihmes\u00ebn e gjithanshme ndaj Atdheut e Kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ne, tani ndiejm\u00eb krenari t\u00eb ligj\u00ebshme edhe kur e dim\u00eb se, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, u vendos\u00ebn me ceremoni shtatore t\u00eb tij, n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb e Shkup.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<\/p>\n<p>Ishte data 14 gusht e vitit 1933. Hasan Prishtina, figur\u00eb e njohur e l\u00ebvizjes p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, kishte dy jav\u00eb q\u00eb ndodhej ne Selanik (Greqi), me misionin e lart\u00eb atdhetar q\u00eb t\u00eb pengonte me \u00e7do kusht shp\u00ebrnguljen e kosovar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Anadoll t\u00eb Turqis\u00eb, pas marr\u00ebveshjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrmjet qeverive serbe e osmane. Duke kaluar qet\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb atij qyteti, ai u godit pas shpine tradhtisht, me pes\u00eb plumba vdekjeprur\u00ebs, nga nj\u00eb agjent i paguar, dor\u00eb e st\u00ebrgjatur e armiqve t\u00eb tij dhe gjith\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Tek rr\u00ebzohej si lisi p\u00ebrtok\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 60-vje\u00e7are, ai burr\u00eb i madh i Kosov\u00ebs kreshnike dhe i mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ndoshta vet\u00ebtim\u00ebthi, p\u00ebrs\u00ebri solli nd\u00ebrmend betimin solemn, q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb para popullit e Atdheut, t\u00eb cilin e mbajti me nder deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs: \u201d\u2026<em>Mue, n\u00eb iden\u00eb teme patriotike nuk ka mujt\u00eb as nuk do t\u00eb muj\u00eb me m\u00eb shtrue, ari i t\u00eb tan\u00eb bot\u00ebs, por as m\u00ebnia e t\u00eb tan\u00eb anmiqve! Ka me m\u00eb shtrue vet\u00ebm vdekja<\/em>!\u201d (<em>prandaj edhe Zogu e vrau se nuk mundi me e shtrua!<\/em> \/ac)<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e tij prej luft\u00ebtari t\u00eb paepur, ai u ndoq k\u00ebmba-k\u00ebmb\u00ebs nga armiqt\u00eb e shumt\u00eb e pabes\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebn\u00eb kat\u00ebr atentate dhe e d\u00ebnuan gjasht\u00eb her\u00eb me vdekje, n\u00eb munges\u00eb. Por, megjithat\u00eb, nuk u p\u00ebrkul as nuk u ndal asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e nisur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut, si\u00e7 e d\u00ebshmon edhe k\u00ebnga popullore kushtuar atij: \u201dS\u2019 t\u00eb shtroi ari i tan\u00eb mbretnive,\/ s\u2019 t\u00eb lidh\u00ebn leqet e tradhtive\u2026\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Hasan Prishtina - shtatore, Tiran\u00eb\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina_shtatore.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Nj\u00eb grup bashkatdhetar\u00ebsh, me banim n\u00eb Suedi, para shtatores s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs<br \/>\n(<em>Tiran\u00eb, 29 N\u00ebntor 2012<\/em>)<\/strong><\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<\/p>\n<p>Lindi n\u00eb qytetin Vu\u00e7itern\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 1873, pra 140 vjet m\u00eb par\u00eb. Familja e tij ishte shp\u00ebrngulur n\u00eb at\u00eb qytet nga fshati Polanc i Drenic\u00ebs, krahin\u00eb e njohur p\u00ebr qendres\u00ebn shum\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. M\u00ebsimet e para i p\u00ebrfundoi n\u00eb vendlindje, nd\u00ebrsa t\u00eb mesmen n\u00eb nj\u00eb kolegj francez t\u00eb Selanikut dhe t\u00eb lartat p\u00ebr drejt\u00ebsi, n\u00eb Stamboll. U rrit dhe u edukua njeri i zgjuar e luft\u00ebtar, nga i ati dhe e \u00ebma, n\u00eb djepin e popullit kryengrit\u00ebs t\u00eb asaj krahine. K\u00ebshtu, m\u00ebsimet e para atdhetare, q\u00eb mori n\u00eb familje dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, ai i vuri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7lirimit e bashkimit komb\u00ebtar. Periudha, kur u rrit e u burr\u00ebrua Hasan Prishtina, ishin vitet e zjarrta t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Nga i ati kishte trash\u00ebguar pasuri jo t\u00eb vog\u00ebl, por at\u00eb e p\u00ebrdori p\u00ebr blerjen e arm\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kryengretjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme antiosmane t\u00eb viteve 1910-1912 dhe, n\u00eb vijim\u00ebsi, p\u00ebr \u00e7eljen e shkollave shqipe.<\/p>\n<p>Me pen\u00eb e me pushk\u00eb, me fjal\u00eb e me diplomaci, kudo ku u ndodh, nd\u00ebrmjet miq\u00ebsh e armiq\u00ebsh, Hasan Prishtina nuk pushoi asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb propagandonte dhe t\u00eb p\u00ebrpiqej p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb zbatim iden\u00eb e tij: \u00e7lirimin e bashkimin e Atdheut t\u00eb rob\u00ebruar dhe zhvillimin e tij. Me fjal\u00ebn e \u00ebmb\u00ebl e t\u00eb guximshme dhe me artikujt e tij n\u00eb shtypin e koh\u00ebs, zgjonte nd\u00ebrmjet popullit e rinis\u00eb kosovare ndjenjat e atdhedashuris\u00eb, urrejtjen e thell\u00eb ndaj pushtuesve e tradhtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Hasan Prishtina u b\u00eb luft\u00ebtar aktiv edhe p\u00ebr gjuh\u00eb e shkoll\u00ebn shqipe, t\u00eb cilat i vler\u00ebsonte si faktor\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr zgjimin dhe forcimin e ndjenjave komb\u00ebtare. Vet\u00eb u kujdes q\u00eb 50 djem kosovar\u00eb t\u00eb shkonin p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00ebsimet n\u00eb shkoll\u00ebn Normale t\u00eb Elbasanit dhe t\u00eb b\u00ebheshin m\u00ebsues p\u00ebr shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn amtare n\u00eb Kosov\u00eb. Ashtu si rilind\u00ebsit e tjer\u00eb, punoi me ngulm kund\u00ebr ndasive fetare e krahinore, kund\u00ebr vllavrasjeve e gjaqeve. N\u00eb vitin 1908, ishte nism\u00ebtar p\u00ebr tubimin e 30 mij\u00eb kosovar\u00ebve n\u00eb Ferizaj dhe mb\u00ebshteti Kongresin e Manasitrit p\u00ebr alfabetin, q\u00eb e kemi n\u00eb p\u00ebrdorim sot. Deputet n\u00eb Parlamentin xhonturk (1908), n\u00eb mosh\u00ebn 35-vje\u00e7are doli n\u00eb opozit\u00eb, bashk\u00eb me disa deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, atdhetar\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Shtypi i koh\u00ebs shkruante: \u201dKy dashamir (H.Prishtina,-sh\u00ebnimi yn\u00eb) i b\u00ebn nj\u00eb nder t\u00eb madh am\u00ebs Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb b\u00ebhet theror\u201d. Duke u ngritur me forc\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb Parlamentin xhonturk protestoi energjikisht kund\u00ebr premtimeve t\u00eb tyre boshe dhe barbarizmave n\u00eb Kosov\u00eb. \u201dDeputeti kryengrit\u00ebs, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon Sulltanin\u201d, si\u00e7 e quajt\u00ebn qeveritar\u00ebt e koh\u00ebs dhe shtypi xhonturk, pa iu trembur syri aspak, brenda n\u00eb Parlament, e quajti kriminel gjeneralin xhelat Durgut Pasha. Si\u00e7 do t\u00eb shkruante vet\u00eb H. Prishtina m\u00eb pas, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb kolltuku me turp t\u00eb Stambolit, zgjodhi rrug\u00ebn e ndershme, kryengritjen n\u00eb male, nd\u00ebrmjet popullit trim e liridash\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<\/p>\n<p>Pas Kuvendit historik t\u00eb Junikut, n\u00eb majin e vitit 1912, t\u00eb prir\u00eb nga atdhetar\u00ebt e trimat luft\u00ebtar\u00eb, Bajram Curri e Isa Boletini, u vendos t\u00eb lidhej besa p\u00ebr kryengritjen e p\u00ebrgjithshme, kund\u00ebr sundimit osman. Me zemra t\u00eb ndezura e me besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb fitoren p\u00ebrfundimtare mbi armiqt\u00eb pushtues, kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb rendnin me arm\u00ebt krahut, duke k\u00ebnduar: \u201dBesa-bes\u00eb, nji her\u00eb kemi than\u00eb,\/ ty, Shqipni, na t\u00eb kemi nan\u00eb;\/ besa-bes\u00eb, nji her\u00eb kemi than\u00eb:\/ p\u00ebr Shqipni, jet\u00ebn duem me dhan\u00eb!\u201d. Ismail Qemali gjithnj\u00eb i kujtonte fjal\u00ebt, q\u00eb i tha Hasan Prishtina, kur biseduan p\u00ebr fillimin e kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme: \u201dHasan Beg, i besoj fetarisht karakterit t\u00eb zotnis\u00eb sate. Ky besim m\u00eb ka shtyr\u00eb me i shkrue n\u00eb zem\u00ebr ato fjal\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrdorove sot n\u00eb Parlament, tue than\u00eb:-Kam me ken\u00eb njeni e ndoshta i pari i atyre, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr ta ngreh\u00eb flamurin e kryengritjes\u201d.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912, Hasan Prishtina u caktua minist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb, n\u00eb Qeverin\u00eb e Vlor\u00ebs. N\u00eb vitin 1915, ishte n\u00eb ball\u00eb t\u00eb kryengritjes s\u00eb Lum\u00ebs e Hasit (Kuk\u00ebs), kund\u00ebr pushtimit serbo-malazez. N\u00eb vitet e pushtimit austriak e internuan n\u00eb Vjen\u00eb, bashk\u00eb e me Bajram Cuirrin.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb i pap\u00ebrkulur e me besim t\u00eb madh n\u00eb forc\u00eb e popullit ton\u00eb trim e liridash\u00ebs, p\u00ebr vite me radh\u00eb Hasan Prishtina q\u00ebndroi n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes atdhetare p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga rob\u00ebria serbe, me an\u00ebn e kryengritjes s\u00eb armatosur, me shpres\u00eb t\u00eb madhe se nj\u00eb dit\u00eb Kosova do t\u00eb ishte zonj\u00eb n\u00eb truallin e vet t\u00eb st\u00ebrlasht\u00eb amtar. Ai nuk u pajtua asnj\u00ebher\u00eb me aneksimin e Kosov\u00ebs nga monarkia shoviniste serbe. Si deputet i prefektur\u00ebs s\u00eb Drinit, n\u00eb Parlamentin e par\u00eb shqiptar (1921), mbrojti me zjarr t\u00eb drejtat e popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs dhe t\u00eb mbar\u00eb trojeve amtare, si n\u00eb Maqedoni e Kosov\u00eb, duke demaskuar masakrat e shovinist\u00ebve, q\u00eb synonin t\u00eb shuanin ndjenjat liridash\u00ebse dhe t\u2019i serbizonin ato krahina. P\u00ebr \u201ddrejt\u00ebsin\u00eb\u201d serbe ai shkruante: \u201d\u2026asht i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb, ku b\u00ebhen vrasje n\u00eb prani t\u00eb gjyqtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt heshtin!\u201d<\/p>\n<p>Pas kriz\u00ebs qeveritare dhe rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb P.Evangjelit, n\u00eb dhjetor 1921 Hasan Prishtina u caktua kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Qeveris\u00eb caktoi figura t\u00eb njohura t\u00eb Kombit ton\u00eb, si: Fan Noli, minist\u00ebr i Jasht\u00ebm; Zija Dibra, minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm; Hoxha Kadriu, minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb; Bajram Curri, komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb etj. Shpejt u nd\u00ebrlikuan rrethanat nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb dhe H. Prishtina u detyrua t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen, por asj\u00ebher\u00eb nuk e nd\u00ebrpreu veprimtarin\u00eb e tij atdhetare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vitet 1922-1923, s\u00eb bashku me \u201dDragoin e Dragobis\u00eb\u201d, Bajram Curri, drejtuan L\u00ebvizjen fshatare n\u00eb Veri, kund\u00ebr vendosjes s\u00eb diktatur\u00ebs, me thirrjen luftarake: \u201dN\u00eb shtat\u00eb e n\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb!\u201d. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, ministria e Luft\u00ebs urdh\u00ebronte, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb telegrami, vart\u00ebsit e saj n\u00eb Mal\u00ebsi: \u201dAta, qi kan\u00eb guxue me i mbajt\u00eb apo arratisen me ta (H.Prishtina me shok\u00ebt e tij,-sh\u00ebnimi yn\u00eb), t\u00eb ndiqen e t\u00eb d\u00ebnohen, sikurse vet\u00eb kryengrit\u00ebsit\u201d. Por ata nuk u tremb\u00ebn as e ul\u00ebn ritmin e kund\u00ebrshtimit ndaj qeveris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe gjet\u00ebn streh\u00eb n\u00eb \u201dShpell\u00ebn e pushk\u00ebve\u201d apo n\u00eb \u201dStanin e Hasan Prishtin\u00ebs\u201d, n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Gjakov\u00ebs(Tropoj\u00eb) e kudo n\u00eb ato krahina.<\/p>\n<p>Shtypi i koh\u00ebs, duke \u00e7muar lart vepr\u00ebn e tyre atdhetare, shkruante: \u201dT\u00eb mos ishte Hasan Prishtina dhe Bajram Curri, me disa shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, s\u2019do t\u00eb b\u00ebhej kurrgj\u00eb as p\u00ebr gjuh\u00eb as p\u00ebr Shqip\u00ebri\u201d. Sa dometh\u00ebn\u00ebse ishin dhe fjal\u00ebt, q\u00eb deklaroi vet\u00eb Hasan Prishtina n\u00eb Parlamentin shqiptar, pas rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb demokratike t\u00eb Fan Nolit: \u201dShqiptarit nuk mund me ja lidh\u00eb goj\u00ebn jo dyfeku, por as topi!\u201d<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e ndiqnin me ngulm dhe donin ta kapnin \u201dkryet e gjarp\u00ebrit\u201d, si\u00e7 e quajt\u00ebn ata H.Prishtin\u00ebn. Por populli i donte dhe i mbronte me besnik\u00ebri prij\u00ebsit e vet, pra dhe ai, nd\u00ebrmjet tij, gjeti forc\u00eb e pap\u00ebrkulshm\u00ebri. Bashk\u00eb me atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, Hasan Prishtina e p\u00ebrkrahu pa rezerva Revolucionin e Qershorit 1924. N\u00eb shtator t\u00eb atij viti, bashk\u00eb me Bajram Currin, shkroi n\u00eb Gjenev\u00eb, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i \u201dKomitetit p\u00ebr mbrojtjen e Kosov\u00ebs\u201d, ku protestuan energjikisht n\u00eb Lidhjen e Kombeve, kund\u00ebr barbarizmave serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas d\u00ebshtimit t\u00eb Revolucionit, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1924, shum\u00eb demokrat\u00eb m\u00ebrguan jasht\u00eb Atdheut, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ishte dhe H. Prishtina. Por edhe atje nuk e ndali veprimtarin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebn drejtimin e tij, u themelua dhe vazhdoi, p\u00ebr disa vjet me radh\u00eb, veprimtarin\u00eb politike jasht\u00eb vendit \u201dKomiteti i \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Ai u lidh ngusht\u00eb me l\u00ebvizjet p\u00ebrparimtare t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr rregjimeve shtyp\u00ebse t\u00eb Ballkanit dhe politik\u00ebs s\u00eb tyre antishqiptare, sidomos kund\u00ebr politik\u00ebs shoviniste t\u00eb kral\u00ebve t\u00eb Jugosllavis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpiqeshin me \u00e7do mjet ta kolonizonin dhe serbizonin Kosov\u00ebn e pamposhtur.<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1929, Hasan Prishtina i d\u00ebrgoi nj\u00eb peticion \u201dLidhjes s\u00eb Kombeve\u201d, ku jepte fakte e d\u00ebshmi t\u00eb shumta p\u00ebr pozit\u00ebn skllav\u00ebruese t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Gjithashtu, aty argumentonte qart\u00eb politik\u00ebn e shfarosjes s\u00eb shqiptar\u00ebve nga qeveria shoviniste jugosllave: \u201d\u2026Qeveria e shteti serbo-kroato-slloven e trajton k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb tok\u00ebn e tij, si\u00e7 trajtoheshin n\u00eb koh\u00ebt e largata t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, fiset e mundura dhe t\u00eb skllav\u00ebruara. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb d\u00ebbuar nga tokat e tyre, nga trualli i tyre aq st\u00ebrgjyshor, i vaditur me gjakun e djers\u00ebn e tyre; ata jan\u00eb sht\u00ebrnguar ta braktisin at\u00eb\u2026nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria serbo-kroato-sllovene e ndan\u00eb pasurin\u00eb e tyre n\u00eb mes t\u00eb serb\u00ebve, malazez\u00ebve dhe emigrant\u00ebve rus\u00eb\u201d. Por fjal\u00ebt e tij shkuan n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr, prandaj p\u00ebrs\u00ebri iu drejtua \u201dLidhjes s\u00eb Kombeve\u201d, n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Protestat e ashpra dhe t\u00eb vendosura t\u00eb H.Prishtin\u00ebs e ruajt\u00ebn aktualitetin e tyre, deri n\u00eb vitin 1998-1999,, kur mbi popullsin\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs vazhdonin t\u00eb r\u00ebndonin si malet: shtypja e diskriminimi i rregjimit serb, gjendja e diferencuar ekonomike dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, politika nacionaliste shoviniste serbe.<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>.<\/p>\n<p>Vrasja pas shpine e H.Prishtin\u00ebs, 80 vjet m\u00eb par\u00eb, shkaktoi dhimbje e zem\u00ebrim n\u00eb mbar\u00eb popullin shqiptar, nd\u00ebrsa armiqt\u00eb f\u00ebrkuan duart nga g\u00ebzimi. Shtypi i huaj i koh\u00ebs shkruante: \u201dU zhduk nj\u00ebri prej armiqve m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb politik\u00ebs serbe n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d dhe se ai, \u201dsi politikan energjik, q\u00eb ishte, nuk ndenji kurr\u00eb i qet\u00eb, por mori pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjet, q\u00eb i p\u00ebrkisnin fatit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Jeta e Hasan Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb atdhetari t\u00eb pap\u00ebrkulur, e mbushur me p\u00ebrpjekje dhe sakrifica t\u00eb panumarta, me synimin q\u00eb t\u2019i shihte Kosov\u00ebn e Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb bashkuara e t\u00eb p\u00ebrparuara, me ekonomi, arsim e kultur\u00eb t\u00eb zhvilluar, n\u00eb rrjedhat evropiane. Jan\u00eb aq dometh\u00ebn\u00ebse fjal\u00ebt e tij, se p\u00ebr tok\u00ebn amtare nuk duhet kursyer asgj\u00eb: \u201dBajm\u00eb be e lidhim bes\u00ebn e burrave, se kemi me ba \u00e7far\u00ebdo flije, n\u00eb kurban kjoft\u00eb nevoja!&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Veprimtaria e lart\u00eb atdhetare e \u201dLuanit t\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d, \u201ddeputetit kryengrit\u00ebs\u201d etj., si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar ai, ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyera nd\u00ebr brezat. Ndonj\u00eb pseudohistroian \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb shfaq\u00eb m\u00ebdyshje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb ndritur t\u00eb Kombit ton\u00eb, por ai ka mbetur p\u00ebrher\u00eb i paharruar. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1977, eshtrat e tij u soll\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe, q\u00eb nga ajo koh\u00eb, prehen n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit, me fytyr\u00eb nga Kosova e dashur e tij. Me at\u00eb rast, u thur\u00ebn dhe k\u00ebng\u00eb popullore, me vargje t\u00eb till\u00eb kuptimplot\u00eb, si: \u201dBor\u00ebn e shkund n\u00eb mal \u00e7etina,\/ prap\u00eb na erdh\u2019 Hasan Prishtina\u2026\/ Bajram Curri p\u00ebrmbi shkrep,\/ po t\u00eb pret si vllaun e vet\u2026\/S\u2019t\u00eb shtroi ari i tan\u00eb mbretnive\/ s\u2019t\u00eb lidh\u00ebn leqet e tradhtive\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr atdhetarin e shquar demokrat Hasan Prishtina jan\u00eb b\u00ebr\u00eb botime e jan\u00eb shkruar artikuj t\u00eb shumt\u00eb. Emrin e tij e mbajn\u00eb shkolla e institucione t\u00eb ndryshme, n\u00eb trojet shqiptare. Nd\u00ebrsa ishte peng i madh fakti q\u00eb, nga rregjimi monist, nuk u nderua me titullin \u201dHero i Popullit\u201d. Por, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb brezat e shqiptarave do ta nderojn\u00eb e kujtojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb, k\u00ebt\u00eb \u201dvigan liberator\u201d.<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, 13 gusht 2013<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 80-vjetorin e vrasjes: Nga: Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues &#8211; Tiran\u00eb Hasan Prishtina (1873-14.08.1933) \u201d\u2026Mue, n\u00eb iden\u00eb teme patriotike nuk ka mujt\u00eb as nuk do t\u00eb muj\u00eb me m\u00eb shtrue, ari i t\u00eb tan\u00eb bot\u00ebs, por as m\u00ebnia e t\u00eb tan\u00eb anmiqve! Ka me m\u00eb shtrue vet\u00ebm vdekja!\u201d (H. Prishtina) 1. P\u00ebrs\u00ebri erdhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13074","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI...\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI...\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb 80-vjetorin e vrasjes: Nga: Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues &#8211; Tiran\u00eb Hasan Prishtina (1873-14.08.1933) \u201d\u2026Mue, n\u00eb iden\u00eb teme patriotike nuk ka mujt\u00eb as nuk do t\u00eb muj\u00eb me m\u00eb shtrue, ari i t\u00eb tan\u00eb bot\u00ebs, por as m\u00ebnia e t\u00eb tan\u00eb anmiqve! Ka me m\u00eb shtrue vet\u00ebm vdekja!\u201d (H. Prishtina) 1. P\u00ebrs\u00ebri erdhi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-08-14T08:23:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI&#8230;\u201d\",\"datePublished\":\"2013-08-14T08:23:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/\"},\"wordCount\":2661,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/hasan_prishtina.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/\",\"name\":\"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI...\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/hasan_prishtina.jpg\",\"datePublished\":\"2013-08-14T08:23:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/hasan_prishtina.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/hasan_prishtina.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI&#8230;\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI...\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI...\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"N\u00eb 80-vjetorin e vrasjes: Nga: Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues &#8211; Tiran\u00eb Hasan Prishtina (1873-14.08.1933) \u201d\u2026Mue, n\u00eb iden\u00eb teme patriotike nuk ka mujt\u00eb as nuk do t\u00eb muj\u00eb me m\u00eb shtrue, ari i t\u00eb tan\u00eb bot\u00ebs, por as m\u00ebnia e t\u00eb tan\u00eb anmiqve! Ka me m\u00eb shtrue vet\u00ebm vdekja!\u201d (H. Prishtina) 1. P\u00ebrs\u00ebri erdhi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-08-14T08:23:33+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI&#8230;\u201d","datePublished":"2013-08-14T08:23:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/"},"wordCount":2661,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/","name":"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI...\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg","datePublished":"2013-08-14T08:23:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hasan-prishtina-ky-dashamir-i-ben-nje-nder-te-madh-ames-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"HASAN PRISHTINA: \u201dKY DASHAMIR I B\u00cbN NJ\u00cb NDER T\u00cb MADH AM\u00cbS SHQIP\u00cbRI&#8230;\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13074"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13074\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}