{"id":13072,"date":"2013-08-14T00:05:52","date_gmt":"2013-08-13T23:05:52","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4348"},"modified":"2013-08-14T00:05:52","modified_gmt":"2013-08-13T23:05:52","slug":"si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/","title":{"rendered":"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina?"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>\u2022 80 vjet nga vrasja mizore e atdhetarit t\u00eb kombit shqiptar dhe ish-kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Hasan Prishtina.<br \/>\n\u2022 N\u00eb vazhdim po botojm\u00eb studimin e profesor Arben Llalla, p\u00ebr rrethanat e vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Hasan Prishtina\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>Arben Llalla<\/strong>, <em>13.08.2013<\/em><\/p>\n<p>&#8211; U mbush\u00ebn 80 vjet q\u00eb nga data e 13 Gushtit t\u00eb vitit 1933, ku n\u00eb qytetin e Selanikut u vra n\u00eb pabesi dhe mizori ish-Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Hasan Prishtina. Gjat\u00eb viteve t\u00eb q\u00ebndrimit tim n\u00eb Selanik n\u00eb arkivat e k\u00ebtij qyteti zbulova nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrshkruante ngjarjen e vrasjes s\u00eb atdhetarit t\u00eb shquar Hasan Prishtina. N\u00eb gazet\u00ebn \u201cMaqedonia e Re\u201d e dat\u00ebs 14.8.1933, ishte botuar fotografia e Prishtin\u00ebs i vdekur dhe fotografia e vras\u00ebsit Ibrahin \u00c7elos.<\/p>\n<p>Gazeta e asaj kohe shkruante p\u00ebr jet\u00ebn, veprimtarin\u00eb dhe pasurin\u00eb n\u00eb Selanik t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs dhe na sjell nj\u00eb fakt t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr dat\u00ebn e vrasjes s\u00eb tij q\u00eb deri m\u00eb sot shum\u00eb historian\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me figur\u00ebn e tij e kan\u00eb gabuar duke shkruar si dat\u00eb t\u00eb vrasjes 14 Gushtin e 1933, por sipas gazet\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb data 13 Gushti i 1933.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrshkrimi i atentatit nga gazeta greke e koh\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cMaqedonia e Re\u201d (?????????? ???)<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMaqedonia e Re\u201d e dat\u00ebs 14 Gusht 1933, nj\u00eb dit\u00eb mbas vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs, shkruante p\u00ebr ngjarjen q\u00eb tronditi Selanikun m\u00eb 13 gusht t\u00eb vitit 1933. Gazeta e asaj kohe sh\u00ebnonte se Hasan Prishtina \u00ebsht\u00eb pronar i nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb sotme \u201cShkolla e t\u00eb Verb\u00ebrve\u201d. Gazeta e koh\u00ebs p\u00ebrshkruan vdekjen tragjike t\u00eb atdhetarit, politikanit t\u00eb madh Hasan Prishtin\u00ebs. N\u00eb faqet e gazet\u00ebs shkruhej: \u201cNj\u00eb tjet\u00ebr vrasje q\u00eb u b\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u00c7imisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra n\u00eb qoshen \u00c7imisqi n\u00eb Vogaxhiku, p\u00ebrpara bakallhanes \u201cIVI\u201d. Shqiptari Ibrahim \u00c7elo, 38 vje\u00e7ar, i papun\u00eb, q\u00eblloi pes\u00eb her\u00eb ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p>Vrasja u krye n\u00eb or\u00ebn 2 mbas dite m\u00eb dat\u00eb 13 gusht 1933. N\u00eb rrug\u00ebn \u00c7imisqi u pa nj\u00eb zot\u00ebri i moshuar, i mbajtur mir\u00eb dhe me tipare simpatike, t\u00eb ecte p\u00ebrkrah e t\u00eb fjaloste me nj\u00eb person t\u00eb veshur mir\u00eb, i gjall\u00eb, sa e tradhtonte dhe toni i z\u00ebrit. Arrit\u00ebn n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebs \u00c7imisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin p\u00ebr tek bakallhane \u201cIVI\u201d dhe n\u00eb larg\u00ebsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J. Janopullo. Njeriu me pamje t\u00eb zymt\u00eb nxori rrufesh\u00ebm revolverin e mark\u00ebs \u201cSMITH\u201d dhe shtiu kundrejt bashk\u00ebbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, q\u00eb ra n\u00eb trotuar. Kalimtar\u00ebt e mbledhur nga t\u00eb dy t\u00eb sht\u00ebnat, pan\u00eb vras\u00ebsin t\u00eb turret me mizori t\u00eb parr\u00ebfyer mbi viktim\u00ebn dhe t\u2019i zbraz\u00eb edhe tre plumba t\u00eb tjer\u00eb, dy n\u00eb kraharor dhe t\u00eb tret\u00ebn n\u00eb kok\u00eb, si e sht\u00ebn\u00eb vdekjeprur\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sigurt p\u00ebr p\u00ebrfundimin e aktit t\u00eb vrasjes. Fill pas krimit t\u00eb tij vras\u00ebsi, q\u00eb t\u2019i ik\u00eb rrezikut prej turm\u00ebs s\u00eb mbledhur q\u00eb u vu p\u00ebr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.<\/p>\n<p>Nga tronditja ai ra n\u00eb vitrin\u00ebn e tregtores \u201cBeharnae\u201d t\u00eb cil\u00ebs ia d\u00ebmtoi tend\u00ebn, por rimori veten, p\u00ebr t\u2019u turrur drejt rrug\u00ebs \u201cPaleon Patron\u201d ku u rrethua nga turma, q\u00eb e ndiqte me synime t\u00eb err\u00ebta. Vras\u00ebsi hyri n\u00eb banes\u00ebn e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dor\u00ebzua rojes s\u00eb policis\u00eb. Por nuk mundi t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb eg\u00ebrsimit t\u00eb turm\u00ebs. Kalimtar\u00ebt q\u00eb e ndoq\u00ebn dhe banuesit fqinj\u00eb t\u00eb \u00e7do moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, t\u00eb indinjuar ndaj eg\u00ebrsis\u00eb q\u00eb tregoi vras\u00ebsi ndaj viktim\u00ebs, sa pan\u00eb t\u00eb vij\u00eb skuadra e policis\u00eb, u turr\u00ebn dhe ata duke thirrur: &#8211; Shqyeni, shqyeni, vras\u00ebsin. Nd\u00ebrsa polici m\u00eb kot p\u00ebrpiqej t\u00eb shp\u00ebtonte atentatorin, turmat u turr\u00ebn ndaj tij dhe nis\u00ebn ta grushtojn\u00eb, duke i shkaktuar mavijosje n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit.<\/p>\n<p>Do ta kishin \u00e7ar\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb v\u00ebrtet, n\u00ebse nuk do ia mb\u00ebrrinte t\u00eb hynte n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sht\u00ebpi, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cPaleon Patron\u201d, ku u strehua nga i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, i cili nxitoi tu mbyllte der\u00ebn e jashtme turmave t\u00eb zem\u00ebruara. Pas pak mb\u00ebrriti sekretari i policis\u00eb, n\u00ebntogeri z.Zografo, dhe vras\u00ebsin e transferuan me moto\u00e7iklet\u00eb n\u00eb Seksionin e tret\u00eb t\u00eb policis\u00eb. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plag\u00ebt, u d\u00ebrgua nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Spitalin Popullor, ku trupit t\u00eb tij iu b\u00eb autopsia. N\u00eb or\u00ebn 2.50 minuta mbas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me p\u00ebrkthyes, pyeti vras\u00ebsin n\u00ebse e njeh gjuh\u00ebn greke, ai u p\u00ebrgjigj se njeh gjuh\u00ebn shqipe, fr\u00ebnge dhe gjuh\u00ebn turke.<\/p>\n<p><strong>Vras\u00ebsi p\u00ebr Hasan Prishtin\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Vras\u00ebsi n\u00ebnvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Nd\u00ebrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut t\u00eb tij ishte komit dhe bashk\u00ebpunonte me komitetin bullgaro-maqedonas me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vrisnin mbretin e Shqip\u00ebris\u00eb Ahmet Zogun. Planet, thot\u00eb atentatori, m\u2019i tregoi Hasan Prishtina p\u00ebrpara pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00ebve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe m\u00eb b\u00ebnte presion q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha un\u00eb kryetar i band\u00ebs komite dhe t\u00eb shkoja n\u00eb Tiran\u00eb ku t\u00eb vrisja mbretin Ahmet Zogu. Prishtina, vijon vras\u00ebsi, m\u00eb premtoi shp\u00ebrblim mujor dhe nj\u00eb shp\u00ebrblim dhurat\u00eb mbas aktit t\u00eb vrasjes, por un\u00eb i kund\u00ebrshtova k\u00ebto propozime t\u00eb tij, sepse jam pro regjimit t\u00eb mbretit Ahmet Zogu dhe nuk d\u00ebshiroja t\u00eb b\u00ebhem veg\u00ebl e Hasan Prishtin\u00ebs, t\u00eb cilin n\u00eb Shqip\u00ebri e quajn\u00eb tradhtar.<\/p>\n<p>Ibrahim \u00c7elo jetonte n\u00eb Nikea t\u00eb Franc\u00ebs dhe ishte tregtar frutash, ishte i martuar me nj\u00eb spanjolle, me t\u00eb cil\u00ebn kishte dhe f\u00ebmij\u00eb. Atje u njoh p\u00ebrpara disa vitesh me Hasan Prishtin\u00ebn, q\u00eb ish shp\u00ebrngulur n\u00eb Nikea p\u00ebr hir t\u00eb shplodhjes dhe kishin lidhur marr\u00ebdh\u00ebnie familjare. Gjat\u00eb njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kishte treguar p\u00ebr rinin\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb kishte kaluar pas largimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Turqi dhe Bullgari. N\u00eb Turqi pat gjetur miq t\u00eb vjet\u00ebr dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb kund\u00ebr xhonturqve. Mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb me bashkatdhetar\u00ebt e vet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs n\u00eb Selanik do t\u00eb mbahet nj\u00eb manifestim p\u00ebrkujtimor p\u00ebr t\u00eb n\u00eb 80 vjetorin e vrasjes s\u00eb tij. M\u00eb pas do t\u00eb vendosen buqeta me lule t\u00eb fresk\u00ebta n\u00eb vendin ku iu b\u00eb atentati. Sot sht\u00ebpia e Prishtin\u00ebs funksionon si shkoll\u00eb p\u00ebr t\u00eb verbrit.<\/p>\n<p><strong>Pas 80 vjet\u00ebsh Hasan Prishtina p\u00ebrkujtohet n\u00eb vendin ku u vra, n\u00eb Selanik<\/strong><\/p>\n<p>Buqeta me lule t\u00eb fresk\u00ebta, pas 80-t\u00eb vjet\u00ebsh do t\u00eb vendosen sot n\u00eb vendin ku m\u00eb 13 gusht t\u00eb vitit 1933 u vra pabesisht Hasan Prishtina. 80-t\u00eb vjetori i vrasjes s\u00eb atdhetarit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnohet n\u00eb Selanik, n\u00eb vendin ku dhe u vra heroi. Shoqata e Historian\u00ebve Shqiptar\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb ndihmuar edhe nga Mehmet Prishtina, pinjolli i familjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs do t\u00eb organizojn\u00eb manifestim p\u00ebrkujtimor me rastin e 80-vjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb atdhetarit Hasan Prishtina. \u201cManifestimi p\u00ebrkujtimor do t\u00eb organizohet para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs n\u00eb Selanik. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes figur\u00ebn madhore t\u00eb kombit ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201cLajm\u201d, kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb historian\u00ebve, Sk\u00ebnder Hasani. N\u00eb manifestimin do t\u00eb jen\u00eb prezent udh\u00ebheq\u00ebsit e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, \u2018Hasan Prishtina\u2019, udh\u00ebheq\u00ebsit e Universitetit Shtet\u00ebror t\u00eb Tetov\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit e Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe Shpirt\u00ebrore t\u00eb Shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lobit shqiptar n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ardhur n\u00eb vendlindje p\u00ebr pushime, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb historian\u00ebve, etj.<\/p>\n<p>Ftesa ka qen\u00eb dhe p\u00ebr historianin Llalla, pasi ashtu sikurse dihet i gjith\u00eb infromacioni \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb materialet q\u00eb ai vet\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Hasan Prishtin\u00ebn, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe foton e vdekjes, por ai e ka t\u00eb pamundur t\u00eb jet\u00eb prezanet n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb Selanik. Hasan bej Prishtina ka qen\u00eb nj\u00ebri nga personalitetet dhe figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb L\u00ebvizjes son\u00eb Komb\u00ebtare. Ky ideolog i shquar, dhe udh\u00ebheq\u00ebs i palodhur i kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e tokave shqiptare, t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb e dha p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare. Lirisht mund t\u00eb thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjat\u00eb muajve maj-gusht 1912 e p\u00ebrgatit\u00ebn ngritjen e Flamurit n\u00eb Vlor\u00eb. Hasan Prishtina lindi n\u00eb vitin n\u00eb vitin 1873 n\u00eb Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenic\u00ebs, Polaci (tani Hasanprishtina).<\/p>\n<p>Mbiemri i v\u00ebrtet i Hasan Prishtin\u00ebs ka qen\u00eb Berisha, por me largimin e gjyshit t\u00eb tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci n\u00eb Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha n\u00eb Polaci. Mbas zgjedhjes s\u00eb tij deputet n\u00eb Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin p\u00ebrs\u00ebri, por k\u00ebsaj here nga Polaci n\u00eb Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu n\u00eb Stamboll. Shovinizmi i xhonturqve kund\u00ebr shqiptar\u00ebve dhe Shqip\u00ebris\u00eb, nxiti nj\u00eb urrejtje t\u00eb deputet\u00ebve shqiptar\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kuvendit Popullor turk, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb takim t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr fillimin e Kryengritjes (1909-1912) n\u00eb Shqip\u00ebri. Esat Pash\u00eb Toptani mori p\u00ebrsip\u00ebr krahin\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe krahin\u00ebn e Mirdit\u00ebs, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr krahin\u00ebn e Tosk\u00ebris\u00eb. Ismail bej Qemali u nis p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbledhur t\u00eb holla dhe arm\u00eb p\u00ebr kryengritjen. Hasan bej Prishtina mori p\u00ebrsip\u00ebr organizimin e kryengritjes n\u00eb Kosov\u00eb, bashk\u00eb me Bajram Currin dhe Isa Boletinin.<\/p>\n<p><strong>Hasan Prishtina Minist\u00ebr i Qeveris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Vlor\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 merr pjes\u00eb n\u00eb shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb zvog\u00ebluar. N\u00eb vitin 1913 u ngarkua me detyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Qeveris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Vlor\u00ebs. Hasan Prishtina ka qen\u00eb drejtor i s\u00eb p\u00ebrditshmes \u201cZUKRE\u201d (Af\u00ebrdita) q\u00eb ka dal\u00eb m\u00eb 1911. P\u00ebr arsye t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme brenda dy vjet\u00ebve gazeta e nd\u00ebrroi emrin rreth 20 her\u00eb, ku dol\u00ebn 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; \u201cPessembe Mebusu Hasan\u201d (deputeti s\u00eb enjtes). N\u00eb vitin 1914, kur vjen p\u00ebr t\u00eb drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet minist\u00ebr i pun\u00ebve bot\u00ebrore n\u00eb qeverin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>M\u00eb 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxh\u00eb Kadriu), Bajram Curri dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb formojn\u00eb Komitetin \u201cMbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs\u201d me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb shtetin m\u00ebm\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar t\u00eb delegacionit t\u00eb tij n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, ku k\u00ebrkoi bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. Mori pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe organizimin e Kongresit t\u00eb Lushnjes (1920) dhe n\u00eb prill 1921 u zgjodh deputet i Dibr\u00ebs n\u00eb parlamentin shqiptar. Ai u shqua si luft\u00ebtar p\u00ebr mbrojtjen e \u201czon\u00ebs neutrale\u201d t\u00eb Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udh\u00ebheq\u00ebs i L\u00ebvizjes Nacional\u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr sundimit serb.<\/p>\n<p>Hasan Prishtina m\u00eb 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm, por m\u00eb 10 dhjetor 1921 ai jep dor\u00ebheqjen pas kund\u00ebrshtimeve t\u00eb disa deputet\u00ebve q\u00eb i kryesonte Ahmet Zogu. K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb shmangur gjakderdhjen midis shqiptar\u00ebve, Prishtina mbetet vet\u00ebm deputet i atij Kuvendi. Me vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb Serbo \u2013 Kroate &#8211; Sllovene m\u00eb 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi t\u00eb drejt\u00ebn e deputetit n\u00eb Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtin\u00ebs, Bajram Currit, Hoxh\u00eb Kadriut dhe shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb tjer\u00eb nga Kosova dhe filloi ndjekja p\u00ebr eleminimin e tyre.<\/p>\n<p>Kjo ishte marr\u00ebveshja q\u00eb b\u00ebri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jasht\u00ebm t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave z.Nin\u00e7i\u00e7 m\u00eb 1922. N\u00eb janar t\u00eb vitit 1922 qeveria e Tiran\u00ebs lidhi marr\u00ebveshjen q\u00eb ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtin\u00ebn dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb kosovar\u00eb edhe brenda territorit t\u00eb shtetit shqiptar. N\u00eb fund t\u00eb muajit shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngrit\u00ebn kund\u00ebr rr\u00ebgjimit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mb\u00ebshteti. Mbas k\u00ebsaj 3500 shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs u p\u00ebrzun\u00eb nga trojet e tyre p\u00ebr n\u00eb Turqi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2022 80 vjet nga vrasja mizore e atdhetarit t\u00eb kombit shqiptar dhe ish-kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Hasan Prishtina. \u2022 N\u00eb vazhdim po botojm\u00eb studimin e profesor Arben Llalla, p\u00ebr rrethanat e vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs Arben Llalla, 13.08.2013 &#8211; U mbush\u00ebn 80 vjet q\u00eb nga data e 13 Gushtit t\u00eb vitit 1933, ku n\u00eb qytetin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u2022 80 vjet nga vrasja mizore e atdhetarit t\u00eb kombit shqiptar dhe ish-kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Hasan Prishtina. \u2022 N\u00eb vazhdim po botojm\u00eb studimin e profesor Arben Llalla, p\u00ebr rrethanat e vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs Arben Llalla, 13.08.2013 &#8211; U mbush\u00ebn 80 vjet q\u00eb nga data e 13 Gushtit t\u00eb vitit 1933, ku n\u00eb qytetin e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-08-13T23:05:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina?\",\"datePublished\":\"2013-08-13T23:05:52+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-13T23:05:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/\"},\"wordCount\":2168,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/\",\"name\":\"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg\",\"datePublished\":\"2013-08-13T23:05:52+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-13T23:05:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u2022 80 vjet nga vrasja mizore e atdhetarit t\u00eb kombit shqiptar dhe ish-kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Hasan Prishtina. \u2022 N\u00eb vazhdim po botojm\u00eb studimin e profesor Arben Llalla, p\u00ebr rrethanat e vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs Arben Llalla, 13.08.2013 &#8211; U mbush\u00ebn 80 vjet q\u00eb nga data e 13 Gushtit t\u00eb vitit 1933, ku n\u00eb qytetin e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-08-13T23:05:52+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina?","datePublished":"2013-08-13T23:05:52+00:00","dateModified":"2013-08-13T23:05:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/"},"wordCount":2168,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/","name":"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg","datePublished":"2013-08-13T23:05:52+00:00","dateModified":"2013-08-13T23:05:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hasan_prishtina.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-ne-selanik-hasan-prishtina\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si u vra n\u00eb Selanik Hasan Prishtina?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13072"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13072"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13072\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}