{"id":13068,"date":"2013-08-12T22:39:07","date_gmt":"2013-08-12T21:39:07","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4336"},"modified":"2013-08-12T22:39:07","modified_gmt":"2013-08-12T21:39:07","slug":"pasurite-e-fshehura-te-shkodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/","title":{"rendered":"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>\u2022 Liqen, det, lumenj. Bjeshk\u00eb t\u00eb pakrahasueshme n\u00eb lart\u00ebsi. Shiroka, Zogaj , Velipoja, Thethi, Razma, Boga e Vermoshi-t\u00eb gjitha pikat turistike q\u00eb njihen nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, por dhe nga t\u00eb huajt dhe \u00e7do vit n\u00eb sezone t\u00eb ndryshme<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Liqeni i Shkodr\u00ebs\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/liqeni_shkodres.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>Anila Dushi<\/strong>, <em>12.08.2013<\/em><\/p>\n<p>&#8211; Natyra \u00ebsh\u00eb treguar mjaft bujare me Shkodr\u00ebn duke i dh\u00ebn\u00eb asaj bukuri natyrore t\u00eb shumta. Liqen, det, lumenj n\u00eb relieve t\u00eb ndrysh\u00ebm, fushor\u00eb, kodrinor\u00eb e malor\u00eb, bjeshk\u00eb t\u00eb pakrahasueshme n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb ndryshme. Shiroka, Zogaj, Velipoja, Thethi, Razma, Boga e Vermoshi jan\u00eb pikat turistike q\u00eb njihen nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, por dhe nga t\u00eb huajt dhe \u00e7do vit n\u00eb sezonte t\u00eb ndryshme, por sidomos n\u00eb ver\u00eb, t\u00ebrheqin pushues e vizitor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb vendas e t\u00eb huaj. Por Shkodra ka dhe mjaft resurse t\u00eb tjera, q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb \u201ct\u00eb fshehura\u201c, q\u00eb nuk jan\u00eb aq t\u00eb njohura, por q\u00eb afrojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr turiz\u00ebm, sidomos at\u00eb ditor.<\/p>\n<p>Jan\u00eb vende q\u00eb shkodran\u00ebt i njohin, por q\u00eb dyndja drejt pikave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb njohura ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebto perla t\u00eb natyr\u00ebs t\u00eb mos marrin vendin q\u00eb u takon dhe pse jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe zhvillimi e t\u00eb ardhurash p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebtyre zonave, por dhe m\u00eb tej. K\u00ebto duken sikur jan\u00eb t\u00eb \u201dfshehura\u201d dhe \u201ct\u00eb mbuluara nga hija\u201d e pikave turistike t\u00eb m\u00ebdha mjaft t\u00eb frekuentuara ku investimet private kan\u00eb njohur zhvillim dhe promovimi \u00ebsht\u00eb i madh dhe pse historikisht miniplazhet nuk i kan\u00eb munguar Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo ka patur tradit\u00eb n\u00eb miniplazhe, pasi Drini n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb tij, dy an\u00ebt e ur\u00ebs s\u00eb Bah\u00e7all\u00ebkut apo Dajlani n\u00eb lumin Buna, dikur kan\u00eb t\u00ebrhequr pushues ditor\u00eb t\u00eb konsideruesh\u00ebm. Por ndryshimet n\u00eb rrjedh\u00ebn dhe shtratin e k\u00ebtyre lumenjve, p\u00ebr shkaqe natyrore, por dhe nga nd\u00ebrhyrjet e pastudiuara me dhe pa leje n\u00eb to, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Dajlani apo Bah\u00e7all\u00ebku thuajse t\u00eb pushojn\u00eb s\u00eb ekzistuari si miniplazhe. Megjithat\u00eb, rikonstruksioni i rrug\u00ebve drejt Rrjollit e Prekalit, zgjerimi i rrug\u00ebs s\u00eb Shirok\u00ebs etj, kan\u00eb afruar t\u00eb tjer\u00eb miniplazhe q\u00eb, me zhvillim dhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen jo vet\u00ebm vende relaksi e pushimi n\u00eb ver\u00eb, por dhe jan\u00eb pasuri p\u00ebr zhvillimin e turizmit dhe shtimin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p><strong>Rrjolli<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr vend i mrekulluesh\u00ebm, i cili p\u00ebr t\u00eb dytin vit duket se ka marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb plazhi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe Rrjolli. Fshati Boks-Rrjoll ndodhet ne juglindje t\u00eb Velipoj\u00ebs. Shtrihet pran\u00eb detit dhe mali i Rrencit ngrihet thik\u00eb mbi t\u00eb. Nj\u00eb plazh i shtrir\u00eb n\u00eb detin Adriatik, ende i panjohur dhe i pashfryt\u00ebzuar plot\u00ebsisht pasi ndodhet n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb plazhit t\u00eb Velipoj\u00ebs. Deri para dy vitesh, ky plazh q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb perl\u00eb t\u00eb bregdetit ton\u00eb verior njihej shum\u00eb pak dhe nga shkodran\u00ebt q\u00eb tentonin t\u00eb shkonin atje ishte nj\u00eb \u201cmision gati i pamundur\u201d. Kjo pasi rruga drejt Rrjollit q\u00eb ndodhet n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs Shkod\u00ebr-Velipoj\u00eb, pa hyr\u00eb k\u00ebtu, sapo zbret maloren e Qaf\u00ebs s\u00eb Shtiqes, kalohej vet\u00ebm nga makinat e m\u00ebdha ku dhe furgon\u00ebt nuk kalonin dot p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb saj. Nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr ka qen\u00eb rruga p\u00ebrmes lagun\u00ebs s\u00eb Vilunit, cepit jugor t\u00eb plazhit t\u00eb Velipoj\u00ebs, nj\u00eb rrug\u00eb kjo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb pasi kalon n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb ur\u00eb druri t\u00eb l\u00ebvizshme.<\/p>\n<p>Rikonstruksioni i plot\u00eb i rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Rrjoll ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb dytin vit rradhazi ky plazh t\u00eb frekuntohet nga pushuesit, kryesisht ditor\u00eb. Investimet private k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb pakta dhe po k\u00ebshtu dhe mund\u00ebsit\u00eb e akomodimit disa ditor, por pushuesit ditor\u00eb nga qyteti i Shkodr\u00ebs, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po zgjedhin Rrjollin. Ai ka nj\u00eb vij\u00eb bregdetare rreth 4 km, me gjer\u00ebsi r\u00ebre 200 m dhe shtrihet n\u00eb nj\u00eb zone me pyll shkurresh, duna t\u00eb vogla r\u00ebre dhe pran\u00eb ka malin q\u00eb bie thik\u00eb n\u00eb det. T\u00eb shumtaa jan\u00eb dhe ato familje shkodrane t\u00eb cilat ndodhen t\u00eb plazhin e Velipoj\u00ebs pasi aty kan\u00eb dhe nd\u00ebrtimet e tyre private, por q\u00eb p\u00ebrmes ur\u00ebs 360 m t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb Vilunit, ose nga rruga automobilistike shkojn\u00eb n\u00eb plazhin e Rrjollit. K\u00ebt\u00eb vit duket se shkodran\u00ebt e kan\u00eb \u201cbraktisur\u201c Velipoj\u00ebn e mbushur me pushues nga \u00e7do an\u00eb dhe i jan\u00eb drejtuar Rrjollit p\u00ebr turiz\u00ebm ditor.<\/p>\n<p>Kjo pasi ky plazh i pashfryt\u00ebzuar afron nj\u00eb r\u00ebr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb si\u00e7 shprehen pushues ditor nga rrethet e tjera, nuk e gjen askund n\u00eb bregun e Adriatikut. N\u00eb fakt, sidomos n\u00eb fundjav\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb mjetet me pushues nga Tirana apo qytete t\u00eb tjera q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Rrjoll p\u00ebr t\u00eb kaluar dit\u00ebn. Mali fare pran\u00eb detit duket sikur rr\u00ebshqet n\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsa pem\u00ebt n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb tij duken sikur kacavirren t\u00eb mos bien, nd\u00ebrsa ato posht\u00eb, fare pran\u00eb rrug\u00ebs, duket sikur presin r\u00ebnien e tyre. Rrjolli vazhdon t\u00eb jet\u00eb \u201ci virgj\u00ebr \u201c kjo edhe pse pron\u00ebsia e tok\u00ebs, ndryshe nga Velipoja, k\u00ebtu ka dokumentacion t\u00eb rregullt. Pylli nuk \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar dhe shtrihet fare pran\u00eb r\u00ebr\u00ebs s\u00eb pasur dhe n\u00eb gj\u00ebr\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme, nd\u00ebrsa uji i past\u00ebr ku n\u00eb breg duken qart\u00eb gjurm\u00ebt e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb lart\u00eb me jod. K\u00ebto kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb kjo perl\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prespektiv\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr plazh n\u00eb Adriatik.<\/p>\n<p><strong>Delta e Bun\u00ebs, ose gryk\u00ebderdhja e Bun\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Delta e Bun\u00ebs, \u00ebsht\u00eb krijuar nga depozitimet e k\u00ebtij lumi, ka form\u00ebn e nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshi t\u00eb madh me baz\u00eb nga deti. N\u00eb t\u00eb ndodhen dy ishuj t\u00eb m\u00ebdhenj ADA n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe ishulli i Franc Jozefit, i krijuar nga depozitimet e aluvioneve t\u00eb lumit, mbas mbytjes n\u00eb 1881 t\u00eb anijes austriake me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr nga flota ruse, q\u00eb kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb detyruar shqiptar\u00ebt t\u2019i dor\u00ebzonin Ulqinin Malit t\u00eb Zi, n\u00eb zbatim t\u00eb vendimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit p\u00ebr cop\u00ebtimin e trojeve shqipare. Ky ishull dallohet p\u00ebr bim\u00ebt dhe kafsh\u00ebt e rralla si druri i rr\u00ebnj\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj dushku tep\u00ebr i rrall\u00eb dhe n\u00eb rrezik n\u00eb zhdukje.<\/p>\n<p>Delta e Bun\u00ebs \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 10 km nga qendra e Velipoj\u00ebs, n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb tij, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb Lagun\u00ebs s\u00eb Vilunit. Nj\u00eb udh\u00ebtim nga fshati i Velipoj\u00ebs drejt delt\u00ebs s\u00eb Bun\u00ebs b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga amator\u00ebt e sh\u00ebtitjeve n\u00eb natyr\u00eb p\u00ebrmes bregut t\u00eb detit ose me mjete, por jo t\u00eb vogla p\u00ebr shkak t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Gryk\u00ebderdhja e Bun\u00ebs frekuentohet pak nga pushues ditor pasi aty nuk ka ambiente sh\u00ebrbimi dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i resurs \u201ci fshehur \u201c i bregdetit t\u00eb Adriatikut. Nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shkuar atje \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrmes rezervatit t\u00eb gjuetis\u00eb, por aty ndalohet hyrja. Drur\u00ebt me forma t\u00eb ve\u00e7anta jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bukuri q\u00eb pasuron panoram\u00ebn e k\u00ebtij miniplazhi, nd\u00ebrsa uji dhe bim\u00ebsia e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Laguna e Vilunit<\/strong><\/p>\n<p>Laguna e Vilunit ndodhet 2 km n\u00eb lindje t\u00eb plazhit t\u00eb Velipoj\u00ebs, ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe rreth 300 ha dhe nj\u00eb thell\u00ebsi p\u00ebrgjith\u00ebsisht 1-3 m. Dikur kjo lagun\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur laguna e lundr\u00ebz\u00ebs, sepse ka patur shum\u00eb lundra, nj\u00eb gjitar interesant q\u00eb ushqehet me peshq. Kjo lagun\u00eb rrethohet nga ligatina, komunikon me detin p\u00ebrmes nj\u00eb kanali natyror, n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebr shkak t\u00eb batic\u00ebs dhe zbatic\u00ebs uji ndryshon drejtim \u00e7do 6 or\u00eb. Ka uj\u00eb t\u00eb kripur me temperatur\u00eb mesatare 20-22 C. Kjo lagun\u00eb \u00ebsht\u00eb e pasur me peshq t\u00eb llojeve t\u00eb<\/p>\n<p>ndrysh\u00ebm dhe mjaft t\u00eb shijsh\u00ebm. K\u00ebtu hasen rreth 200 lloje shpend\u00ebsh, migrator\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Kjo lagun\u00eb frekuntohet nga pushues rezident\u00eb t\u00eb plazhit t\u00eb Velipoj\u00ebs, por q\u00eb duke ecur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb bregut zgjedhin k\u00ebt\u00eb lagun\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar dit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb peshkuar. Ajo frekuentohet dhe nga pushues ditor\u00eb. Ajo afron ve\u00e7anti n\u00eb peisazh, r\u00ebr\u00eb e uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Lumi Kir<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga lumenjt\u00eb e Shkodr\u00ebs q\u00eb kalon nga qyteti dhe m\u00eb pas gjar\u00ebp\u00ebron p\u00ebrmes Postrib\u00ebs dhe maleve t\u00eb Dukagjinit, ai i Kirit, ofron mund\u00ebsi p\u00ebr turiz\u00ebm ditor. Pjesa e k\u00ebtij lumi pran\u00eb ur\u00ebs s\u00eb Mesit, n\u00eb vite \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr turiz\u00ebm ditor nga banor\u00ebt e zon\u00ebs p\u00ebrreth. Uji i kristalt\u00eb dhe pjes\u00ebt shk\u00ebmbore q\u00eb bien n\u00eb t\u00eb, i japin atij bukuri t\u00eb rrall\u00eb. Duke vazhduar m\u00eb tej gjat\u00ebsin\u00eb e lumit Kir n\u00eb drejtim t\u00eb Dukagjinit, pjesa pran\u00eb fshatit Prekal t\u00eb komun\u00ebs Postrib\u00eb paraqet nj\u00eb tjet\u00ebr resurs turistik t\u00eb \u201cfshehur\u201d.Vet\u00ebm ver\u00ebn e shkuar dhe t\u00eb sivjetshmen, pushues ditor\u00eb jo vet\u00ebm nga zona, por dhe nga Shkodra po i drejtohen k\u00ebsaj pjese t\u00eb lumit p\u00ebr t\u2019a shfryt\u00ebzuar p\u00ebr turiz\u00ebm ditor. Kjo \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar nga asfaltimi i rrug\u00ebs deri n\u00eb Prekal, rrug\u00eb e cila m\u00eb par\u00eb ishte jasht\u00eb \u00e7do mund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar, madje tep\u00ebr e veshtir\u00eb dhe burim aksidentesh edhe p\u00ebr mjetet e larta.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt lumi Kir ka p\u00ebsuar nj\u00eb tkurrje t\u00eb shtratit t\u00eb tij vitet e fundit, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb that\u00ebsir\u00ebs, por dhe g\u00ebrryerjeve n\u00eb pjes\u00ebn e k\u00ebtij lumi pran\u00eb qytetit, por pjesa e Prekalit e m\u00eb tej \u00ebsht\u00eb e \u201cvirgj\u00ebr\u201d. Miniplazhi n\u00eb Prekal ka njohur nj\u00eb frekuentim m\u00eb t\u00eb shtuar. Me b\u00ebrjen e rrug\u00ebs ai ndodhet 30 minuta larg Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb afron nj\u00eb mjedis josh\u00ebs. N\u00eb dy an\u00ebt e lumit, nga pjesa e rrug\u00ebs dhe ajo p\u00ebrball\u00eb shtrihen shk\u00ebmbinj t\u00eb cil\u00ebt e shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lum\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb rjedh\u00ebs s\u00eb tij deri n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb maleve. Ky reliev afron dhe disa shpella natyrore t\u00eb madh\u00ebsive t\u00eb ndryshme q\u00eb shfryt\u00ebzohen nga pushuesit ditor\u00eb si hije p\u00ebr t\u00eb eliminuar temperaturat e larta.T\u00eb organizuar n\u00eb baza familjare apo shoq\u00ebrore, n\u00eb Prekal shikon pushues q\u00eb si hije p\u00ebrdorin brend\u00ebsin\u00eb e shpellave natyrore nd\u00ebrsa b\u00ebjn\u00eb plazh e lahen n\u00eb ujin e kristalt\u00eb t\u00eb Kirit.<\/p>\n<p>N\u00eb uj\u00eb, me duar mund t\u00eb kap\u00ebsh troft\u00eb, nd\u00ebrsa pllakat e shk\u00ebmbore sh\u00ebrbejn\u00eb si vend p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rreze diell. Nga shk\u00ebmbijt\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh hedhje n\u00eb lum\u00eb. K\u00ebtu nuk mungojn\u00eb dhe thyerjet e relievit shk\u00ebmbor q\u00eb krijojn\u00eb miniujvara, t\u00eb cilat ja shtojn\u00eb bukurin\u00eb k\u00ebtij miniplazhi. Sipas pushuesve, por dhe banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, ky miniplazh po shihet si mund\u00ebsi ndryshe p\u00ebr pushuesit, por ka munges\u00eb t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit dhe banor\u00ebt vendas nuk i kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb ekonomike t\u00eb afrojn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt ky miniplazh t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb plazh t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb sistemuar. Ai t\u00ebrheq dhe turist\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb nd\u00ebrsa udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr turiz\u00ebm malor drejt Alpeve apo maleve p\u00ebrreth, ndeshin k\u00ebt\u00eb bukuri natyrore.<\/p>\n<p><strong>Liqeni i Shkodr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Shirok\u00ebs e Zogajt, t\u00eb njohura si plazhe prej shum\u00eb dekadash, ky liqen afron dhe t\u00eb tjera mund\u00ebsi p\u00ebr turiz\u00ebm ditor e familiar. Gjat\u00eb gjith\u00eb brigjeve t\u00eb tij ka vende ku me bi\u00e7iklet\u00eb apo mjet motorrik q\u00eb mund t\u00eb lihet n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, zbritet posht\u00eb te brigjet e liqenit dhe n\u00eb qet\u00ebsi mund t\u00eb b\u00ebsh plazh dhe t\u00eb kalosh nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. K\u00ebto vende dallohen me sy q\u00eb nga rruga sip\u00ebr dhe nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb zgjedhin k\u00ebto miniplazhe. Kjo v\u00ebrehet n\u00eb pjes\u00ebn e liqenit drejt Zogajt, por dhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb kalon nga territori i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe si n\u00eb St\u00ebrbeq apo Culaj t\u00eb Koplikut. N\u00eb pjes\u00ebn e liqenit Ura e Bun\u00ebs- Shirok\u00eb-Zogaj jan\u00eb banor\u00ebt e qytetit q\u00eb i drejtohen m\u00eb s\u00eb shumti nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn pran\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe jan\u00eb banor\u00ebt e zon\u00ebs pran\u00eb q\u00eb zgjedhin t\u00eb freskohen n\u00eb miniplazhet e tij.<\/p>\n<p><strong>Liqenet e hidrocentraleve<\/strong><\/p>\n<p>Liqeni i hidrocentralit t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs dhe ai i Komanit, afrojn\u00eb piesazh t\u00ebrheq\u00ebs, por dhe t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr turiz\u00ebm ditor. N\u00eb liqenin e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, pas hidrocentralit, ka disa vite q\u00eb v\u00ebrehen pushues ditor\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb tek plazhe t\u00eb improvizuara pran\u00eb tij p\u00ebr tu lar\u00eb. N\u00eb k\u00ebto zona kan\u00eb ndonj\u00eb biznes t\u00eb vog\u00ebl provizor q\u00eb afrojn\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr k\u00ebta pushues, kryesisht bare e restorante t\u00eb thjeshta me \u00e7mime t\u00eb arsyeshme nd\u00ebrsa uji dhe peisazhi jan\u00eb t\u00eb p\u00eblqyesh\u00ebm. N\u00eb liqen mund t\u00eb zihet dhe peshk nga amator\u00ebt e peshkimit apo t\u00eb lundrohet me vark\u00eb. Bim\u00ebsia, kryesisht shkurre, vesh malet n\u00eb dy an\u00ebt e liqenit t\u00eb k\u00ebtij hidrocentrali. Nd\u00ebrsa liqeni i hidrocentralit t\u00eb Komanit, p\u00ebrve\u00e7 \u201cxhepave \u201c gjat\u00eb brigjeve t\u00eb tij q\u00eb shfryt\u00ebzohen p\u00ebr plazh nga banor\u00ebt e zon\u00ebs p\u00ebrrreth afron nj\u00eb pamje t\u00eb mrekullueshme gjat\u00eb lundrimit n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2022 Liqen, det, lumenj. Bjeshk\u00eb t\u00eb pakrahasueshme n\u00eb lart\u00ebsi. Shiroka, Zogaj , Velipoja, Thethi, Razma, Boga e Vermoshi-t\u00eb gjitha pikat turistike q\u00eb njihen nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, por dhe nga t\u00eb huajt dhe \u00e7do vit n\u00eb sezone t\u00eb ndryshme Anila Dushi, 12.08.2013 &#8211; Natyra \u00ebsh\u00eb treguar mjaft bujare me Shkodr\u00ebn duke i dh\u00ebn\u00eb asaj bukuri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13068","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u2022 Liqen, det, lumenj. Bjeshk\u00eb t\u00eb pakrahasueshme n\u00eb lart\u00ebsi. Shiroka, Zogaj , Velipoja, Thethi, Razma, Boga e Vermoshi-t\u00eb gjitha pikat turistike q\u00eb njihen nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, por dhe nga t\u00eb huajt dhe \u00e7do vit n\u00eb sezone t\u00eb ndryshme Anila Dushi, 12.08.2013 &#8211; Natyra \u00ebsh\u00eb treguar mjaft bujare me Shkodr\u00ebn duke i dh\u00ebn\u00eb asaj bukuri [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-08-12T21:39:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/liqeni_shkodres.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs\",\"datePublished\":\"2013-08-12T21:39:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/\"},\"wordCount\":2301,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/liqeni_shkodres.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/\",\"name\":\"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/liqeni_shkodres.jpg\",\"datePublished\":\"2013-08-12T21:39:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/liqeni_shkodres.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/liqeni_shkodres.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u2022 Liqen, det, lumenj. Bjeshk\u00eb t\u00eb pakrahasueshme n\u00eb lart\u00ebsi. Shiroka, Zogaj , Velipoja, Thethi, Razma, Boga e Vermoshi-t\u00eb gjitha pikat turistike q\u00eb njihen nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, por dhe nga t\u00eb huajt dhe \u00e7do vit n\u00eb sezone t\u00eb ndryshme Anila Dushi, 12.08.2013 &#8211; Natyra \u00ebsh\u00eb treguar mjaft bujare me Shkodr\u00ebn duke i dh\u00ebn\u00eb asaj bukuri [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-08-12T21:39:07+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/liqeni_shkodres.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs","datePublished":"2013-08-12T21:39:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/"},"wordCount":2301,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/liqeni_shkodres.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/","name":"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/liqeni_shkodres.jpg","datePublished":"2013-08-12T21:39:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/liqeni_shkodres.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/liqeni_shkodres.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasurite-e-fshehura-te-shkodres\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pasurit\u00eb e \u201cfshehura\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13068"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13068\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}