{"id":13060,"date":"2013-08-09T23:07:50","date_gmt":"2013-08-09T22:07:50","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4299"},"modified":"2013-08-09T23:07:50","modified_gmt":"2013-08-09T22:07:50","slug":"delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/","title":{"rendered":"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>GIORDANO BRUNO GUERRI<\/strong><\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria, \u00e7ifligu i \u00c7ianos\u201d publikon detaje t\u00eb panjohura. Ja \u00e7far\u00eb shkruan n\u00eb ditarin e tij, Ministri italian tri dit\u00eb para pushtimit. Pse u censuruan faqet e ditarit personal:<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"\u00c7ifligu i \u00c7ianos\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>-N\u00eb muajt pas zbarkimit nuk qe e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebrehej transformimi progresiv i personazhit Jacomoni q\u00eb ishte padyshim nj\u00eb lundrues i shk\u00eblqyer mes cek\u00ebtinave t\u00eb situat\u00ebs shqiptare, shpejt t\u00eb nd\u00ebrlikuara nga lufta, dhe nga silur\u00ebt q\u00eb her\u00eb-her\u00eb mb\u00ebrrinin nga ministria e Jashtme ku n\u00eb kabinetin Shqip\u00ebria drejtonte Zenone Benini, mik i ngusht\u00eb i Cianos, shok i gjindsh\u00ebm dhe i mir\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsish. Jacomoni manovronte me stil mes k\u00ebtyre v\u00ebshtir\u00ebsive dhe nj\u00ebher\u00ebsh nd\u00ebrtonte me durim dhe pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, pavar\u00ebsisht ngatht\u00ebsis\u00eb s\u00eb disa personazheve t\u00eb kabinetit t\u00eb tij, figur\u00ebn e m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsit, t\u00eb domosdoshme n\u00eb nj\u00eb vend me tradit\u00eb pak a shum\u00eb monarkike. Bashkimi ishte ai vet\u00eb, edhe pse me prokur\u00eb t\u00eb Cianos.<\/p>\n<p>Ishte ai shtylla dhe e kishte kuptuar vet\u00eb prej koh\u00ebsh q\u00eb detyra e tij ishte t\u00eb mbronte shqiptar\u00ebt dhe kultur\u00ebn e tyre nga sulmet e ashpra q\u00eb vinin nga Roma. N\u00eb vitin 1940 nis\u00ebn nga Roma, p\u00ebr t\u00eb balancuar veprimtarin\u00eb e Jacomonit (e gjykuar, ve\u00e7an\u00ebrisht pas shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs, tep\u00ebr e dob\u00ebt), nj\u00eb personazh t\u00eb pagdhendur e krejt\u00ebsisht fashist, Piero Parini, fillimisht alter ego t\u00eb sekretarit t\u00eb partis\u00eb fashiste shqiptare e m\u00eb pas Sekretar t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb zyr\u00ebn e M\u00ebk\u00ebmb\u00ebsit. I kishin v\u00ebn\u00eb roje Jacomonit. Por Parini nuk e kuptoi fare se \u00e7&#8217;do t\u00eb thoshte Bashkim p\u00ebr Jacomonin, sipas modeleve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bashkimeve personale. Natyrisht organizimi i partis\u00eb fashiste shqiptare u b\u00eb mbi modelin italian, pa asnj\u00eb rezultat t\u00eb duksh\u00ebm. Por nuk ishte vet\u00ebm partia ajo q\u00eb nuk funksionoi, apo q\u00eb funksionoi si sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb e organeve korrespondente italiane.<\/p>\n<p>Autonomia shqiptare n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ekzistoi m\u00eb: organet e shtetit italian b\u00ebnin ligje n\u00eb vend t\u00eb organeve p\u00ebrkat\u00ebse shqiptare dhe brenda pak jav\u00ebsh administrata shtet\u00ebrore shqiptare u shkat\u00ebrrua, nd\u00ebrsa ushtria dhe diplomacia u absorbuan nga ato italiane. Absorbimi i trupit diplomatik nuk qe i v\u00ebshtir\u00eb pasi ishin pak vet\u00eb e m\u00ebse t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb po kalonin n\u00eb rolet korrespondente italiane. U krijua nj\u00eb organik\u00eb tranzicioni , &#8220;organika Shqip\u00ebria&#8221; nga e cila p\u00ebrfituan menj\u00ebher\u00eb disa italian\u00eb rezident\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri, me apo pa merita, p\u00ebr t&#8217;i hyr\u00eb tin\u00ebzisht karrier\u00ebs. Episodi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me absorbimin e xhandarm\u00ebris\u00eb nga arma e karabinier\u00ebve, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit ishin t\u00eb pak\u00ebnaqur nga fakti q\u00eb kuadrot e mbijetuar t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb shqiptare vishnin uniforma e stoliseshin me grada q\u00eb zakonisht nuk merreshin aq leht\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb edhe me ushtrin\u00eb.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebdalja u gjet me z\u00ebvend\u00ebsimin e yjeve italiane me p\u00ebrkrenaren e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb uniformat e shqiptar\u00ebve. Por nuk kaluan as dy vjet dhe qeveria e Rom\u00ebs ktheu mendim: shqiptar\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb nuk e k\u00ebrkuan vet\u00eb, nuk k\u00ebnaqen m\u00eb me para dhe karrier\u00eb por k\u00ebrkojn\u00eb dhe arrijn\u00eb shthurjen e partis\u00eb fashiste shqiptare, heqjen e departamentit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ringritjen e ushtris\u00eb. N\u00eb fillimet e vitit \u201842 lufta kishte marr\u00eb tashm\u00eb karakter bot\u00ebror dhe Aksit nuk po i shkonin pun\u00ebt edhe aq mir\u00eb. M\u00eb 9 janar 1942 Ciano botoi n\u00eb Giornale d&#8217;Italia nj\u00eb shkrim mbi Shqip\u00ebrin\u00eb plot lavde p\u00ebr parimin e komb\u00ebsis\u00eb: &#8220;Po t\u00eb mos mbahen parasysh organikat komplekse t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb ndryshme anulojm\u00eb forcat pozitive. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb ishte nj\u00ebsoj sikur nj\u00eb bujk t&#8217;i priste rr\u00ebnj\u00ebt pem\u00ebs me besimin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t&#8217;i forconte trungun dhe deg\u00ebt&#8221;. Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para disa shqiptar\u00eb t\u00eb shquar kishin shprehur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur Cianon si regjent, t\u00eb tjer\u00eb i kishin ofruar madje edhe kuror\u00ebn: &#8220;Cianos iu b\u00eb shum\u00eb qejfi &#8211; tregon Ernest Koliqi, q\u00eb i b\u00ebri ofert\u00ebn &#8211; ndoshta e p\u00ebrk\u00ebdheli iden\u00eb t\u00eb niste pik\u00ebrisht n\u00eb Tiran\u00eb dinastin\u00eb e tij&#8221;.<\/p>\n<p>Natyrisht kjo gj\u00eb nuk pati vazhdim\u00ebsi, por edhe pse n\u00eb Tiran\u00eb nuk qe mbret, Ciano u soll si i till\u00eb: n\u00eb Rom\u00eb thuhej shpesh Grandukati i Toskan\u00ebs p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebri, dhe kreu i policis\u00eb Bo\u00e7hini u ndaloi &#8220;n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute e t\u00eb prer\u00eb&#8221; funksionar\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb merreshin, n\u00eb cil\u00ebndo m\u00ebnyr\u00eb, me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me t\u00eb sepse: &#8220;Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb \u00e7ifligu i Cianos e un\u00eb nuk dua aspak t\u00eb kem probleme me t\u00eb&#8221;. Ministri i Italis\u00eb n\u00eb Greqi, Grazzi, kujton q\u00eb Ciano &#8220;b\u00ebnte shpesh vizita n\u00eb Shqip\u00ebri, i pritur nga zyra e M\u00ebk\u00ebmb\u00ebsit si sovran; atje ngriti e mobiloi, me parat\u00eb e nxjerra nga arkat e shtetit, rezerva luksoze gjahu&#8221;.<\/p>\n<p>Deri edhe qytetit t\u00eb Sarand\u00ebs iu nd\u00ebrrua emri i tij i lasht\u00eb me &#8220;Porto Edda&#8221;. Shuma t\u00eb jasht\u00ebzakonshme u shpenzuan m\u00eb kot p\u00ebr ndjekjen e nj\u00eb politike prestigjioze, si\u00e7 i shkonte p\u00ebr shtat Cianos. Shihet n\u00eb telegramin drejtuar Jacomonit m\u00eb 3 shkurt 1940, me t\u00eb cilin pretendon bonifikimin e disa terreneve k\u00ebnetore kur toka pjellore liheshin djerr\u00eb: P\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksionim t\u00eb &#8220;Italba-s&#8221; dhe fillimin e bonifikimit bujq\u00ebsor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb domosdosh\u00ebm edhe p\u00ebr q\u00ebllime politike q\u00eb nuk mund t&#8217;ju shp\u00ebtojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb vihet n\u00eb dispozicion t\u00eb vet\u00eb &#8220;Italba-s&#8221; nj\u00eb sasi e p\u00ebrshtatshme tokash. E meq\u00eb rezulton se n\u00eb Shqip\u00ebri ekziston mund\u00ebsia e gjetjes s\u00eb k\u00ebtyre tokave, q\u00eb do t\u00eb paguhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, ju lutem t\u00eb viheni menj\u00ebher\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr individualizimin e tokave t\u00eb djerra q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim dhe t\u00eb m&#8217;i tregoni p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje q\u00eb ka karakter urgjent.<\/p>\n<p>M\u00eb mbani n\u00eb dijeni. Do t\u00eb mjaftonte shum\u00eb m\u00eb pak se ky telegram p\u00ebr t\u00eb lindur me t\u00eb drejt\u00eb dyshimi p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb paligjshme, mashtrime, ryshfete. Por p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk kam gjetur prova (ashtu si nuk gjet\u00ebn as agjent\u00ebt gjerman\u00eb, si\u00e7 do t\u00eb shohim m\u00eb posht\u00eb), dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ngresh akuza kund\u00ebr Cianos. Duhet konsideruar q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb Cianos \u00ebsht\u00eb pushteti dhe fakti q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i pasur nga familja. Por \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb edhe fakti q\u00eb ai ishte ve\u00e7an\u00ebrisht i ndjesh\u00ebm ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb favoreve q\u00eb i b\u00ebnin miqt\u00eb. Nafta shqiptare &#8211; p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ndoshta ka qen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb i interesuar, si aksionar i shoq\u00ebrive ANIC dhe AGIP, &#8211; ishte sulfurore, pra p\u00ebr t\u00eb nevojitej rafinim i kushtuesh\u00ebm, ndaj nuk ishte pun\u00eb me leverdi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr u nxor shum\u00eb pak.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb politika e Cianos n\u00eb Shqip\u00ebri, para e pas 7 prillit 1939, duket se ndikohet nga nj\u00eb kujtim shkollor i Risorxhimentos: d\u00ebshira p\u00ebr t&#8217;i aneksuar territore atdheut dhe p\u00ebrshtatja e statusit shoq\u00ebror e politik t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb rinj jan\u00eb shenjat m\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb k\u00ebtij ndikimi. K\u00ebtej e tutje Ciano do t\u00eb mund t\u00eb quhet, nga puthador\u00ebt e Musolinit, nj\u00eb burr\u00eb i madh shteti q\u00eb b\u00ebri Italin\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe. Ndihej krenar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb e nuk e fshihte, duke i dh\u00ebn\u00eb vetes, pa asnj\u00eb hezitim, merit\u00ebn p\u00ebr faktin q\u00eb&#8221;i dha Shqip\u00ebrin\u00eb Italis\u00eb&#8221;. P\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa shum\u00eb kish p\u00ebr zem\u00ebr at\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj historie mjafton t\u00eb lexohet teksti i diskutimit n\u00eb Dhom\u00ebn e deputet\u00ebve m\u00eb 21 prill 1939 ku i referohet rrall\u00eb Mussolinit dhe &#8220;vullnetit t\u00eb tij t\u00eb pathyer&#8221;: Ciano flet me d\u00ebshir\u00eb me termin &#8220;ne&#8221;. Por akoma m\u00eb interesante e dometh\u00ebn\u00ebse se diskutimi \u00ebsht\u00eb telefonata q\u00eb i b\u00ebri menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas Ansaldos, t\u00eb cilit diskutimi i ishte transmetuar telefonikisht.<\/p>\n<p><strong>Fond sekret p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Duke mos qen\u00eb i mundur, p\u00ebr frik\u00eb t\u00eb reagimeve nga bota e Shqip\u00ebria, aneksimi i mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb Ciano do t\u00eb kishte dashur, u zgjodh bashkimi personal n\u00eb vend t\u00eb v\u00ebnies n\u00eb krye t\u00eb shtetit shqiptar t\u00eb nj\u00eb princi t\u00eb familjes Savoia, sepse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb kishte theksuar m\u00eb shum\u00eb var\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia. Se ku konsistonte kjo var\u00ebsi Ciano e tregon q\u00eb m\u00eb 12 prill, kur kthehet n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e punimeve t\u00eb asambles\u00eb kushtetuese. Asokohe kishte n\u00eb dispozicion nj\u00eb fond sekret p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare prej 5 milion\u00eb liretash dhe 380 mij\u00eb frangash shqiptare, e k\u00ebshtu shkon \u201ct\u00eb \u00e7oj\u00eb pako frangash shqiptare\u201d duke kryer korrupsion e shp\u00ebrdorim detyre. Shembujt e korrupsionit e t\u00eb keqadministrimit ishin kaq t\u00eb shumt\u00eb sa u kthyen n\u00eb rregull. Ciano, q\u00eb nuk ishte kund\u00ebr k\u00ebtyre sistemeve nuk e ka problem ta pranoj\u00eb: \u201cDo t\u00eb japim shp\u00ebrblime personale, sepse fitimi personal shpesh v\u00eb n\u00eb heshtje ndjenja nga m\u00eb fisniket&#8230;&#8221;; &#8220;Mjaftoi ndonj\u00eb zbukurim e ndonj\u00eb post p\u00ebr t\u00eb kryer operacionin e tredhjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pa e l\u00ebn\u00eb pacientin t\u00eb g\u00ebrthas\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Jacomoni nuk b\u00ebri tjet\u00ebr ve\u00e7se vazhdoi t\u00eb mbante n\u00eb jet\u00eb at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb ishte kthyer n\u00eb tradit\u00eb. Madje, marr\u00ebdh\u00ebniet e reja italo-shqiptare ishin importuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb krijonin p\u00ebshtjellim sa m\u00eb t\u00eb madh: Jacomoni u em\u00ebrua m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs i mbretit, pra praktikisht kreu i shtetit shqiptar; por si diplomat varej akoma nga ministri i Jasht\u00ebm italian: u arrit deri n\u00eb absurditet kur Jacomoni n\u00ebnshkroi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Vittorio Emanuele III marr\u00ebveshje me qeverin\u00eb shqiptare, pra me qeverin\u00eb e vet. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb u ngrit posa\u00e7\u00ebrisht pran\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Jashtme italiane nj\u00eb departament, besuar Zenone Beninit, mik f\u00ebmij\u00ebrie i Cianos; m\u00eb pas u d\u00ebrgua n\u00eb Tiran\u00eb Piero Parini si &#8220;asistent&#8221; i sekretarit t\u00eb partis\u00eb fashiste shqiptare; ishte minist\u00ebr fuqiplot\u00eb, ish drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i italian\u00ebve jasht\u00eb shtetit, nj\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsor i tipit t\u00eb Starace-s por disi m\u00eb i kulturuar dhe me aft\u00ebsi t\u00eb mira organizative. Ciano qeveriste Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtyre tre personazheve.<\/p>\n<p><strong>Du\u00e7e ankohet tek Mbreti<\/strong><\/p>\n<p>Verifikohet nj\u00eb kontrast dometh\u00ebn\u00ebs mes Mussolinit dhe dh\u00ebndrit te titujt zyrtar\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb Cianos p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kur, nga fundi i majit, mbreti mendon t&#8217;i jap\u00eb Cianos titullin e markezit me rastin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Paktit t\u00eb \u00c7elikt\u00eb, Mussolini i kthen mendjen. Ndoshta Mussolini e b\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb zakonshme p\u00ebr t\u00eb mos u dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb lavdi vart\u00ebsve t\u00eb vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e v\u00ebn\u00eb n\u00eb hije, por ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ishin t\u00eb tjera arsye ato q\u00eb e shtyn\u00eb drejt k\u00ebtij vendimi. Ashtu si ai vet\u00eb i tha Cianos, dh\u00ebnia e nj\u00eb titulli t\u00eb ri fisnik\u00ebrie (brenda 15 vjet\u00ebve nga dh\u00ebnia e titullit t\u00eb par\u00eb t\u00eb atit) nuk do t\u00eb b\u00ebnte tjet\u00ebr ve\u00e7se do t\u00eb d\u00ebmtonte imazhin e tij p\u00ebrball\u00eb masave t\u00eb gjera t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht pas sip\u00ebrmarrjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ciano fitoi pran\u00eb Mussolinit shanset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha si delfin, ndaj edhe ishte e nevojshme t\u00eb mos e distanconte m\u00eb tej nga baza e partis\u00eb, e cila &#8211; dhe Duce e dinte mir\u00eb &#8211; nuk ushqente simpati p\u00ebr &#8220;dh\u00ebndrin e par\u00eb&#8221;. T\u00eb nj\u00ebjtat konsiderata mund t\u00eb vlejn\u00eb edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Gjerdanit t\u00eb Annunziata-s. Sipas ditarit &#8211; por besoj se k\u00ebt\u00eb her\u00eb Ciano nuk shkruan t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn &#8211; m\u00eb 6 gusht Vittorio Emanuele III lajm\u00ebron Mussolinin se mendon t&#8217;i jap\u00eb Cianos Urdhrin Santissima Annunziata, nderimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbret\u00ebror, q\u00eb kthen automatikisht mbajt\u00ebsin e tij n\u00eb &#8220;kush\u00ebri t\u00eb mbretit&#8221;.<\/p>\n<p>Ciano shkruan: &#8220;Duce fillimisht u l\u00ebkund pasi &#8216;gjerdani mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb komprometime q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos kesh&#8217; por tani u bind q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb ta kem ndaj nes\u00ebr do t&#8217;i shkruaj\u00eb nj\u00eb let\u00ebr Mbretit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&#8221;. Pohimi \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht i v\u00ebrtet\u00eb; me nj\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Mussolini &#8211; n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur mendonte gjithnj\u00eb e m\u00eb seriozisht t\u00eb hiqte qafe monarkin\u00eb kaba &#8211; ishte i mendimit t\u00eb ruante pasardh\u00ebsin e mundsh\u00ebm nga pesha e nj\u00eb kush\u00ebrill\u00ebku q\u00eb politikisht mund edhe t&#8217;i p\u00ebrmendej n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt. Por Ciano nuk i b\u00ebn dot ball\u00eb, e d\u00ebshiron gjerdanin edhe m\u00eb shum\u00eb se titullin e markezit, dhe e tija &#8220;tani u bind&#8221; shkruar n\u00eb ditar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fsheh gjith\u00eb aft\u00ebsin\u00eb bind\u00ebse q\u00eb ushtroi mbi Mussolinin q\u00eb t\u00eb jepte miratimin dhe t\u00eb mos b\u00ebnte m\u00eb opozit\u00eb q\u00eb ishte edhe m\u00eb e hapur nga \u00e7&#8217;tregon Ciano.<\/p>\n<p>D&#8217;Aroma jep nj\u00eb version t\u00eb ngjarjes sipas t\u00eb cilit Ciano manovroi me zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb [&#8230;] por Mussolini me t\u00eb kuptuar hilen ndaloi menj\u00ebher\u00eb gjith\u00e7ka edhe pse titulli i lart\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte pik\u00ebrisht me dh\u00ebndrin e tij. Do t\u00eb themi edhe m\u00eb, nj\u00eb m\u00ebngjes gushti thirri Galeazzon dhe me ton t\u00eb prer\u00eb i ndaloi t\u00eb pranonte Gjerdanin. Galeazzo jo vet\u00ebm u m\u00ebrzit shum\u00eb, por si kok\u00ebfort\u00eb e mendjeleht\u00eb q\u00eb ishte, vuri menj\u00ebher\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjitha mb\u00ebshtetjet dhe ato leva familjare e politike q\u00eb tashm\u00eb i kishte n\u00eb dor\u00eb. Brenda pak dit\u00ebve, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jo t\u00eb mira me familjar\u00ebt, sidomos me t\u00eb bij\u00ebn Edda, Mussolini vendosi v\u00ebrtet t&#8217;i shkruante Mbretit.<\/p>\n<p>Dokumente t\u00eb tjera q\u00eb kam gjetur konfirmojn\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb e versionit t\u00eb t\u00eb D\u2019Aromas dhe falsitetin e atij t\u00eb Cianos: Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb \u00e7ka shkroi Ciano, q\u00eb Mussolini i kishte shkruar Mbretit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb \u201cautorizimin\u201d, p\u00ebrkundrazi i shkroi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb pak a shum\u00eb kokulur dhe t\u00eb holl\u00ebsishme nga e cila del n\u00eb drit\u00eb edhe fakti se mbreti as q\u00eb kishte shprehur d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Cianos titullin e lart\u00eb. Ja teksti: \u201cMadh\u00ebri, me t&#8217;u kthyer n\u00eb Rom\u00eb, u vura n\u00eb dijeni q\u00eb me rastin e zgjerimit t\u00eb territorit italian, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb Gjerdani i Annunziata-s. K\u00ebshtu ka ndodhur pas Libis\u00eb, Rapallos, Fiumes. Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb zakon, nj\u00eb p\u00ebrjashtim i Kontit Ciano, do t\u00eb kishte nj\u00eb n\u00ebnkuptim ose do interpretohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb k\u00ebndshme. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e imja t&#8217;i deklaroj Madh\u00ebris\u00eb Suaj, q\u00eb i detyrohet Kontit Ciano e gjith\u00eb puna p\u00ebrgatitore nga brenda, q\u00eb na b\u00ebri t\u00eb mundur t\u00eb aneksojm\u00eb praktikisht Shqip\u00ebrin\u00eb, thuajse pa asnj\u00eb t\u00eb sht\u00ebn\u00eb pushke\u201d.<\/p>\n<p><strong>Epilogu<\/strong><\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar q\u00eb pushtimi i Shqip\u00ebris\u00eb i ka t\u00eb gjitha karakteristikat tipike t\u00eb sip\u00ebrmarrjes fashiste: \u00cbsht\u00eb n\u00eb kontrast me angazhime t\u00eb caktuar juridike e morale si dhe me t\u00eb gjith\u00eb drejtimin politik pararend\u00ebs; i hedh mbi shpatulla Italis\u00eb probleme ekonomike tejet t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat e gjejn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr t&#8217;i zgjidhur; i paraqitet opinionit publik t\u00eb brendsh\u00ebm si rritje e prestigjit italian, e arrir\u00eb fal\u00eb aft\u00ebsis\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb regjimit fashist; shfryt\u00ebzohet nga hierark\u00ebt fashist\u00eb p\u00ebr pasurimin e tyre personal. Dhe ashtu si sip\u00ebrmarrje t\u00eb tjera fashiste &#8211; n\u00eb Korfuz, n\u00eb Etiopi, n\u00eb Spanj\u00eb &#8211; pati p\u00ebr pasoj\u00eb tronditjen e thell\u00eb t\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebs. Jo thjesht p\u00ebr faktin n\u00eb vetvete &#8211; q\u00eb la p\u00ebrshtypjen e rr\u00ebmbimit t\u00eb bashk\u00ebshortes &#8211; por sepse Italia vepronte s\u00ebrish si element turbullues.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas Britania e Madhe dhe Franca i garantuan Greqis\u00eb dhe Rumanis\u00eb ndihm\u00ebn e tyre kund\u00ebr ndonj\u00eb sulmi t\u00eb mendsh\u00ebm, nj\u00ebsoj si\u00e7 kishin b\u00ebr\u00eb me Polonin\u00eb pas pushtimit nazist t\u00eb Bohemis\u00eb; Roosvelt p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb nd\u00ebrhyri personalisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet europiane duke i k\u00ebrkuar Italis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb t\u00eb premtojn\u00eb se nuk do t\u00eb sulmojn\u00eb kombe t\u00eb tjera t\u00eb pavarura. K\u00ebshtu lidhet dhe konsolidohet koalicioni q\u00eb do t\u00eb mund\u00eb Aksin. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, Ciano &#8211; q\u00eb me ngjarjet e prillit ka humbur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vet jasht\u00eb shtetit &#8211; \u00ebsht\u00eb relativisht i shqet\u00ebsuar. \u00cbsht\u00eb akoma i bindur se mund t\u00eb kontrolloj\u00eb aleanc\u00ebn me Gjermanin\u00eb, madje edhe ta devijoj\u00eb apo braktis\u00eb at\u00eb. Gjasht\u00eb jav\u00eb pas marrjes s\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb firmos\u00eb Paktin e \u00c7elikt\u00eb, dhe as tre muaj m\u00eb pas Ribbentrop do t&#8217;i thot\u00eb q\u00eb Gjermania mendon t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb luft\u00ebn.<\/p>\n<p>Musolini p\u00ebrgjon telefonatat e dh\u00ebndrit<br \/>\nTelefonata u p\u00ebrgjua dhe iu d\u00ebrgua Mussolinit; ja teksti:<\/p>\n<blockquote><p>Ciano (me z\u00eb shungullues) &#8211; Ansaldo!<br \/>\nAnsaldo (me ton t\u00eb \u00ebmb\u00ebl) &#8211; Komandant, Shk\u00eblqesi!<br \/>\nCiano &#8211; Si t\u00eb duket?<br \/>\nAnsaldo &#8211; \u00c7far\u00eb, Shk\u00eblqesi?<br \/>\nCiano &#8211; Diskutimi im, natyrisht!<br \/>\nAnsaldo &#8211; Ah, po, Shk\u00eblqesi. Ende nuk e kam lexuar. Po m\u00eb kalojn\u00eb flet\u00ebt nj\u00eb nga nj\u00eb sapo deshifrojn\u00eb stenogramin.<br \/>\nCiano &#8211; Po si t\u00eb duket p\u00ebr aq sa ke lexuar?<br \/>\nAnsaldo &#8211; I mrekulluesh\u00ebm!<br \/>\nCiano &#8211; Vet\u00ebm kaq?<br \/>\nAnsaldo &#8211; I q\u00ebndisur, magjeps\u00ebs! Do t\u00eb ket\u00eb jehon\u00eb mbar\u00ebbot\u00ebrore. Paraqitja e fakteve \u00ebsht\u00eb e pal\u00ebkundshme, diellore, madh\u00ebrisht logjike.<br \/>\nCiano &#8211; Mir\u00eb! Por ki parasysh t\u00eb nxjerr\u00ebsh mir\u00eb n\u00eb dukje t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb komentet e tua. E di \u00e7far\u00eb? Shkruaj nj\u00eb kryeartikull m\u00eb mir\u00eb. Ki parasysh q\u00eb publiku m\u00eb priti v\u00ebrtet jasht\u00ebzakonisht ngroht\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, nuk isha mall\u00ebngjyer ndonj\u00ebher\u00eb si sot.<br \/>\nAnsaldo &#8211; E besoj, Shk\u00eblqesi. D\u00ebshironi gj\u00eb tjet\u00ebr?<br \/>\nCiano &#8211; Ansaldo!<br \/>\nAnsaldo &#8211; Urdh\u00ebroni, Shk\u00eblqesi!<br \/>\nCiano &#8211; B\u00ebj ve\u00e7an\u00ebrisht kujdes t\u00eb mos heq\u00ebsh asnj\u00eb prej pjes\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb tekstin e diskutimit.<br \/>\nAnsaldo &#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb e keni fjal\u00ebn, Shk\u00eblqesi?<br \/>\nCiano &#8211; P\u00ebr duartrokitjet, p\u00ebr brohoritjet e turm\u00ebs. A m\u00eb kupton?<br \/>\nAnsaldo &#8211; Mos kini merak, Shk\u00eblqesi!<br \/>\nCiano &#8211; Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fund t\u00eb diskutimit. Duartrokitjet finale! Shiko, pata v\u00ebrtet shum\u00eb. Nxirre n\u00eb pah me shkronja t\u00eb zeza! Mos i kurse shkronjat e zeza!<\/p><\/blockquote>\n<p>(<em>Shekulli<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga GIORDANO BRUNO GUERRI \u201cShqip\u00ebria, \u00e7ifligu i \u00c7ianos\u201d publikon detaje t\u00eb panjohura. Ja \u00e7far\u00eb shkruan n\u00eb ditarin e tij, Ministri italian tri dit\u00eb para pushtimit. Pse u censuruan faqet e ditarit personal: -N\u00eb muajt pas zbarkimit nuk qe e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebrehej transformimi progresiv i personazhit Jacomoni q\u00eb ishte padyshim nj\u00eb lundrues i shk\u00eblqyer mes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga GIORDANO BRUNO GUERRI \u201cShqip\u00ebria, \u00e7ifligu i \u00c7ianos\u201d publikon detaje t\u00eb panjohura. Ja \u00e7far\u00eb shkruan n\u00eb ditarin e tij, Ministri italian tri dit\u00eb para pushtimit. Pse u censuruan faqet e ditarit personal: -N\u00eb muajt pas zbarkimit nuk qe e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebrehej transformimi progresiv i personazhit Jacomoni q\u00eb ishte padyshim nj\u00eb lundrues i shk\u00eblqyer mes [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-08-09T22:07:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS\",\"datePublished\":\"2013-08-09T22:07:50+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-09T22:07:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/\"},\"wordCount\":3175,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/\",\"name\":\"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg\",\"datePublished\":\"2013-08-09T22:07:50+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-09T22:07:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga GIORDANO BRUNO GUERRI \u201cShqip\u00ebria, \u00e7ifligu i \u00c7ianos\u201d publikon detaje t\u00eb panjohura. Ja \u00e7far\u00eb shkruan n\u00eb ditarin e tij, Ministri italian tri dit\u00eb para pushtimit. Pse u censuruan faqet e ditarit personal: -N\u00eb muajt pas zbarkimit nuk qe e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebrehej transformimi progresiv i personazhit Jacomoni q\u00eb ishte padyshim nj\u00eb lundrues i shk\u00eblqyer mes [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-08-09T22:07:50+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS","datePublished":"2013-08-09T22:07:50+00:00","dateModified":"2013-08-09T22:07:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/"},"wordCount":3175,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/","name":"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg","datePublished":"2013-08-09T22:07:50+00:00","dateModified":"2013-08-09T22:07:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/cifligu_cianos.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/delegacioni-shqiptar-i-ofroi-cianos-titullin-e-princit-te-krujes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DELEGACIONI SHQIPTAR I OFROI CIANOS TITULLIN E PRINCIT T\u00cb KRUJ\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13060"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13060"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13060\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13060"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13060"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13060"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}