{"id":13017,"date":"2013-07-30T14:18:43","date_gmt":"2013-07-30T13:18:43","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4081"},"modified":"2013-07-30T14:18:43","modified_gmt":"2013-07-30T13:18:43","slug":"intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Agron Tufa\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/agron_tufa.jpg\" width=\"300\" \/> <em><strong>Agron Tufa n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb politike t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Gabimet e qeverisjes s\u00eb djatht\u00eb dhe vota e 23 qershorit. Ndryshimet brenda PD-s\u00eb, e majta dhe t\u00eb drejtat e padh\u00ebna t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve. D\u00ebshmit\u00eb e munguara p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, botimet e pakta dhe disa pseudoautor\u00eb e artikuj t\u00eb sforcuar sipas publicistit t\u00eb njohur<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Alida Cenaj<\/strong>*, <em>30 Korrik 2013<\/em><\/p>\n<p>Sikur Partia Demokratike t\u00eb mos i kishte harruar deg\u00ebt e veta n\u00eb pushtetin lokal, duke u dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu dor\u00eb klikave drejtuese n\u00eb provinca t\u00eb ushtrojn\u00eb nj\u00eb pushtet arrogant e banal, sikur aleanca me LSI-n\u00eb t\u00eb mos kishte ndodhur, sikur ministrat e qeveris\u00eb q\u00eb do t\u00eb l\u00ebr\u00eb pushtetin n\u00eb shtator t\u00eb kishin qen\u00eb ca t\u00eb tjer\u00eb, sikur listat e kandidat\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb t\u00eb ishin kursyer nga disa emra t\u00eb marr\u00eb nga kampi kund\u00ebrshtar etj.,etj., me siguri rezultati i 23 qershorit do t\u00eb kishte qen\u00eb i ndrysh\u00ebm. K\u00ebshtu e analizon t\u00eb djatht\u00ebn e paszgjedhjeve, nj\u00eb publicist i njohur, shkrimtar e mbrojt\u00ebs i t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve, i djatht\u00eb n\u00eb bindjet e veta politike. Agron Tufa megjithat\u00eb beson se Partia Demokratike i ka nxjerr\u00eb m\u00ebsimet e veta pas disfat\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ndryshimet rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Berish\u00ebs, sipas tij jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tilla dhe kryetari i i ri nuk duhet paragjykuar. Qoft\u00eb ose jo i preferuari i Berish\u00ebs (tek e fundit \u00e7\u2019t\u00eb keqe ka!), Basha duhet ta justifikoj\u00eb besimin q\u00eb i dhan\u00eb demokrat\u00ebt, \u201cbesim, q\u00eb sado ta relativizojm\u00eb, ishte plebishitar me p\u00ebrqindjen e votave\u201d. Vet\u00ebm se as zgjedhjet e qeta q\u00eb sapo lam\u00eb pas, as shpresa se tanim\u00eb tranzicioni ka kaluar, as 23 vitet q\u00eb na ndajn\u00eb nga diktatura nuk kan\u00eb mjaftuar p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar debatin mbi t\u00eb majt\u00ebn dhe t\u00eb djatht\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Jan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dor\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrndjekurit k\u00ebto vitet e fundit sipas Tuf\u00ebs, si\u00e7 ende nuk kemi \u00e7uar n\u00eb vend nderin e atyre q\u00eb humb\u00ebn gjith\u00e7ka nga p\u00ebrndjekja e 50 vjet\u00ebve t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Z. Tufa, m\u00eb n\u00eb fund kaluam zgjedhje parlamentare, n\u00eb fund t\u00eb t\u00eb cilave nuk pam\u00eb dy pal\u00eb kund\u00ebrshtare q\u00eb dalin duke akuzuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn pa e pranuar rezultatin (masivisht t\u00eb pakt\u00ebn). Pam\u00eb dor\u00ebheqjen e nj\u00eb lideri historik t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs pasi pranoi humbjen. A do t\u00eb thot\u00eb kjo q\u00eb politika shqiptare ka filluar t\u00eb piqet e ta kuptoj\u00eb se n\u00eb demokraci, vota \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka pushtetin e v\u00ebrtet\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>Mendoj, se s\u00eb paku k\u00ebto zgjedhje, me disfat\u00ebn trondit\u00ebse t\u00eb PD-s\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb rasti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngulitur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e pushtetit t\u00eb vot\u00ebs. Por ama, vet\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket realitetit numerik! Se, mandej, \u00e7far\u00eb shtrihet p\u00ebrtej realitetit numerik, n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb shokuese u p\u00ebrftua disfata, kjo \u00ebsht\u00eb detyra kryesore q\u00eb duhet t\u00eb analizojn\u00eb pal\u00ebt politike \u2013 n\u00eb rastin konkret, demokrat\u00ebt. Dor\u00ebheqja e liderit historik t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs, edhe pse p\u00ebr momentin nuk duket aq ngush\u00eblluese, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap dhe nj\u00eb gjest premtues p\u00ebr ta kthyer v\u00ebshtrimin kritik nga themeli, p\u00ebr t\u00eb hetuar me realiz\u00ebm humner\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb alienimit, q\u00eb ka ngjar\u00eb jo menj\u00ebher\u00eb, por pak nga pak e nd\u00ebr vite me elektoratin e djatht\u00eb. Kam pasur dhe kam dyshime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr \u201cbiografin\u00eb\u201d morale t\u00eb k\u00ebsaj vote t\u00eb ashtuquajtur \u201cplebishitare\u201d; artific\u00ebn e saj nuk m\u00eb duket bind\u00ebse n\u00eb p\u00ebrmasat q\u00eb u p\u00ebrftua. Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i takon vet\u00eb lidershipit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb thellohet n\u00eb nj\u00eb lexim t\u00eb es\u00ebllt, realist, duke e k\u00ebrkuar tek vetja arsyen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij denatyrimi.<\/p>\n<p><strong>-N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, analist\u00ebt e politik\u00ebs parashikonin nj\u00eb rezultat t\u00eb ngusht\u00eb mes t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e djathta humbi edhe n\u00eb qarqet ku historikisht ka qen\u00eb e fort\u00eb. Cilat jan\u00eb arsyet, sipas jush, t\u00eb k\u00ebsaj humbje? <\/strong><\/p>\n<p>Analist\u00ebt tan\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, nuk ia kan\u00eb q\u00eblluar ndonj\u00ebher\u00eb me parashikimet e tyre. Nuk u kan\u00eb paraprir\u00eb realiteteve me t\u00eb cilat merren dhe ku jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar si profesionist\u00eb. As k\u00ebsaj here nuk ia ngjit\u00ebn! Arsyet e disfat\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme e komplekse. Pa u b\u00ebr\u00eb i m\u00ebrzitsh\u00ebm, po b\u00ebj nj\u00eb enumeracion t\u00eb thuk\u00ebt e p\u00ebrmbledh\u00ebs t\u00eb arsyeve, q\u00eb sipas meje, soll\u00ebn disfat\u00ebn zhg\u00ebnjyese e l\u00ebnduese p\u00ebr ne t\u00eb djatht\u00ebt: autoritarizmi piramidal n\u00eb zhvleft\u00ebsimin e \u00e7do debati, propozimi apo kriticizmi brenda radh\u00ebve; Venitja e kreativitetit t\u00eb deputet\u00ebve dhe ministrave n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb raste sporadike kur ky kreativitet apo kriticiz\u00ebm shfaqej tek-tuk, ai luftohej paceremonish\u00ebm, duke i lin\u00e7uar nga partia, nga grupi parlamentar e n\u00eb finale \u2013 nga lista e kandidat\u00ebve; shk\u00ebputja, madje harrimi i kontakteve me deg\u00ebt e PD-s\u00eb n\u00eb pushtetin lokal, duke u dh\u00ebn\u00eb dor\u00eb klikave drejtuese n\u00eb provinca t\u00eb ushtrojn\u00eb nj\u00eb pushtet arrogant e banal, t\u00ebr\u00ebsisht arbitrar, t\u00eb bazuar nga rrjetet nepotike (k\u00ebtu e ka baz\u00ebn psikologjike, mendoj, shumica e votave q\u00eb iu kund\u00ebrvun\u00eb demokrat\u00ebve nga brenda); aleancat e panatyrshme n\u00eb pushtet me nj\u00eb kund\u00ebrshtar jo t\u00eb nj\u00eb gjaku politik me demokrat\u00ebt, l\u00ebshimi terren kur ata uzurpuan mbi 40% t\u00eb pushtetit t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebqeverisje dhe, mandej, m\u00eb e turpshmja, mbrojtja me \u00e7do kusht e tyre, kur kjo tenj\u00eb e pushtetit u kap me presh n\u00eb duar n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin korrupsion flagrant, t\u00eb njohur me kaset\u00ebn filmike Meta-Prifti. Por ajo q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb ad absurdum apo in ekstremis gabimin fatal t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb betej\u00ebn finale t\u00eb zgjedhjeve, militant\u00ebt e fushat\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb nuk nxor\u00ebn goje, makar nj\u00eb fjal\u00eb, kund\u00ebr aleat\u00ebve t\u00eb pabes\u00eb, edhe pse tani ishin kund\u00ebrshtar\u00eb; PD dhe Berisha qeveris\u00ebn me ministra t\u00eb zhubrosur, t\u00eb p\u00ebrfolur e dal\u00ebboje, q\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e t\u00eb djatht\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 st\u00ebrp\u00ebrdorjes dhe korrupsionit, perceptoheshin prej koh\u00ebsh edhe si bij komunist\u00ebsh n\u00eb piramid\u00ebn e shtetit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, dhe si karrierist\u00eb t\u00eb infiltruar n\u00eb PD, \u201cpiranja\u201d t\u00eb pam\u00ebshirshme, t\u00eb riardhur, pasi e kishin braktisur partin\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb vjetit 1997.<\/p>\n<p>Shumic\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00ebse perifrazoj fjal\u00ebt e nj\u00eb veterani t\u00eb djatht\u00eb, \u201cpo t\u2019u kruash pak cip\u00ebn blu, zbulohet nj\u00eb e kuqe e flakt\u00eb, e t\u00eb till\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndez\u00ebsh cigaren\u201d; P\u00ebrfshirja n\u00eb lista, n\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb madhe, e figurave politike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga kampi kund\u00ebrshtar, t\u00eb till\u00eb si Kastriot Islami, Agron Duka etj; Kurora e arsyes s\u00eb humbjes mendoj se \u00ebsht\u00eb sjellja ndaj shtres\u00ebs s\u00eb ish t\u00eb persekutuarve dhe ish pronar\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb thuajse e nj\u00ebjta shtres\u00eb. Kjo sjellje, me shtres\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb numerike, m\u00eb besnike, m\u00eb t\u00eb moralshme e m\u00eb identare t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs \u2013 ka qen\u00eb shp\u00ebrfill\u00ebse n\u00eb shum\u00eb aspekte, duke filluar me mosp\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre n\u00eb hierarkin\u00eb e politik\u00ebs dhe pushtetit, n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebsimit dhe shkollimit, n\u00eb mosrealizimin e premtimit t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit, n\u00eb avantazhe t\u00eb tjera sociale, n\u00eb rehabilitimin e imazhit t\u00eb tyre historik, n\u00eb d\u00ebshtimin dhe mosrikthimin e ligjit t\u00eb Lustracionit etj.<\/p>\n<p>Si qenka kjo! T\u2019u marr\u00ebsh vot\u00ebn e t\u00eb mos i p\u00ebrfaq\u00ebsosh?! Mbase n\u00eb PD qe krijuar ideja, se \u201ck\u00ebta edhe pa ua varur fare, p\u00ebr ne do t\u00eb votojn\u00eb!\u201d Ja pra, se \u00e7far\u00eb nd\u00ebshkimi! Dhe prap\u00eb jan\u00eb ata e vet\u00ebm shtresa e tyre q\u00eb sjell p\u00ebrmbysjen e madhe e t\u00eb menj\u00ebhershme, sado e pamundur qoft\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ndryshimet e k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb Partin\u00eb Demokratike mund t\u00eb quhen ndryshim epoke brenda saj. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb presim n\u00eb vijim? <\/strong><\/p>\n<p>Formalisht po. N\u00ebse nuk do t\u00eb jen\u00eb ndryshime thelb\u00ebsore, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos ishin b\u00ebr\u00eb. Si \u00e7do i djatht\u00eb un\u00eb pres, q\u00eb lideri i ri, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb organizator i mir\u00eb, t\u00eb ket\u00eb dhuntin\u00eb e t\u00eb d\u00ebgjuarit dhe marrjes seriozisht t\u00eb baz\u00ebs dhe kryesorja \u2013 t\u00eb kthej\u00eb PD-n\u00eb n\u00eb identitetin e saj t\u00eb djatht\u00eb. N\u00ebse nuk arrin t\u00eb kthehet tek ajo shtres\u00eb e madhe q\u00eb e ka sjell\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb pushtet PD-n\u00eb, n\u00ebse nuk u k\u00ebrkohet me sinqeritet t\u00eb falur p\u00ebr gabimet e shkuara shtres\u00ebs historikisht t\u00eb djatht\u00eb, familjeve t\u00eb persekutuara gjat\u00eb diktatur\u00ebs, sikund\u00ebrse dhe qytetar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb formuar bot\u00ebkuptimin e tyre t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb liri, at\u00ebher\u00eb mendoj, se PD-ja nuk do t\u00eb ket\u00eb identitet, rrjedhimisht nuk do ta fitoj\u00eb kurr\u00eb sfid\u00ebn e pushtetit. Kam bindjen se kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr liderin e ri! Sepse vota q\u00eb t\u00eb besohet, s\u2019\u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb, por vet\u00eb nderi, q\u00eb secili qytetar ia l\u00eb n\u00eb shpres\u00eb e mir\u00ebbesim liderit politik q\u00eb besatohet t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Zgjedhjet p\u00ebr kreun e ri t\u00eb PD-s\u00eb u shoq\u00ebruan me t\u00eb k\u00ebnaqur e t\u00eb pak\u00ebnaqur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb emri i Lulzim Bash\u00ebs nuk ishte surpriz\u00eb. A beson se ajo q\u00eb thon\u00eb skeptik\u00ebt, se Berisha do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb kryetari i v\u00ebrtet\u00eb i PD-s\u00eb, por n\u00eb hije, jan\u00eb t\u00eb sakta? <\/strong><\/p>\n<p>Nuk m\u00eb ka p\u00eblqyer asnj\u00ebher\u00eb ta nis vler\u00ebsimin p\u00ebr dik\u00eb me paragjykim. P\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb e kemi gratis: paragjykimin. Un\u00eb kam shum\u00eb shpres\u00eb se z.Basha do ta justifikoj\u00eb besimin q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt demokrat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, besim, q\u00eb sado ta relativizojm\u00eb, ishte plebishitar me p\u00ebrqindjen e votave. Profili i tij politik ka ardhur n\u00eb ngritje t\u00eb vazhdueshme dhe ka t\u00eb gjitha shanset t\u00eb jet\u00eb kulmor, n\u00ebse kuror\u00ebzon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ringritjen e PD-s\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00ebs nga gremina ku ka r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mos jemi nihilist\u00eb: z. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga politikan\u00ebt me p\u00ebrvoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb vyer jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb postkomuniste, por n\u00eb krejt rajonin e Ballkanit. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb inteligjent\u00eb, me kultur\u00eb t\u00eb gjithanshme e intuit\u00eb, sikund\u00ebrse dhe human e patriot i sinqert\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb kapitale n\u00eb PD, me nj\u00eb karizm\u00eb radioaktive, tejp\u00ebrshkuese. K\u00ebshillat dhe udh\u00ebzimet e tij, diktuar nga p\u00ebrvoja qoft\u00eb e sukseseve, qoft\u00eb e d\u00ebshtimeve jan\u00eb e duhet t\u00eb jen\u00eb asistuese. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb z.Basha t\u00eb mos mish\u00ebroj\u00eb vizionin e tij politik e strategjik p\u00ebr t\u00eb prir\u00eb \u201cpopullin e djatht\u00eb\u201d n\u00eb misionin e pap\u00ebrmbushur t\u00eb reformave me r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Nuk mendoj se z.Basha do t\u00eb hezitoj\u00eb ta administroj\u00eb t\u00ebr\u00eb lirin\u00eb e arsyeshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime dhe t\u00eb ket\u00eb besim tek vetja e tek stafi i atij q\u00eb zgjedh. Nuk m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb lideri i ri t\u00eb penalizohet me paragjykime ende pa filluar prov\u00ebn, ndon\u00ebse dashkqinjt\u00eb, xheloz\u00ebt, karrierist\u00ebt, kund\u00ebrshtar\u00ebt do ta sulmojn\u00eb fort n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka un\u00eb mendoj se z.Basha duhet ta ket\u00eb fituar me koh\u00eb imunitetin e nevojsh\u00ebm. Koha do ta tregoj\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>-Pse mendoni (mb\u00ebshtetur n\u00eb ato q\u00eb thuhen jozyrtarisht, por edhe p\u00ebrshtypjen e p\u00ebrgjithshme) se Basha \u00ebsht\u00eb i preferuari i Berish\u00ebs? <\/strong><\/p>\n<p>Po dikush duhet me qen\u00eb, apo jo? Un\u00eb nuk e di sakt\u00eb, se kush \u00ebsht\u00eb i \u201cparap\u00eblqyeri\u201d i z.Berisha, por t\u00eb jesh i till\u00eb, nuk e di pse duhet komentuar si e met\u00eb. P\u00ebrkundrazi! Pra, si\u00e7 e keni drejtuar ju pyetjen apriori, mund t\u2019ju pyes dhe un\u00eb tro\u00e7: \u201cPse mendoni, se un\u00eb mendoj k\u00ebshtu?\u201d<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa e kan\u00eb ndryshuar debatin mbi t\u00eb majt\u00ebn dhe t\u00eb djatht\u00ebn k\u00ebto 23 vite q\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit? Ku kemi shkuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, jemi n\u00eb demokraci apo ende nj\u00eb vend post-komunist? <\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron problemi: Un\u00eb nuk mbaj mend as edhe nj\u00ebher\u00eb, q\u00eb n\u00eb kampet e politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jet\u00eb ndezur ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb debat teorik apo praktik mbi t\u00eb majt\u00ebn dhe t\u00eb djatht\u00ebn. Dhe t\u00eb mendosh, se ka qen\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht i nevojsh\u00ebm nj\u00eb debat i till\u00eb, pasi ai nd\u00ebrgjegj\u00ebson jo vet\u00ebm klas\u00ebn politike, por edhe qytetar\u00ebt, mb\u00ebshtet\u00ebsit e programeve dhe vizioneve politike t\u00eb partive tona. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb abc-ja e identitetit bot\u00ebkuptimor individual, as nuk \u00ebsht\u00eb shfletuar ndonj\u00ebher\u00eb. K\u00ebt\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb partit\u00eb politike, nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb as mediat, nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb as universitetet. Dhe askush nuk i ka dh\u00ebn\u00eb llogari vetes qart\u00eb: \u201cPse jam i djatht\u00eb\u201d apo \u201cPse jam i majt\u00eb\u201d. Nuk e di n\u00ebse ia ka b\u00ebr\u00eb vetes k\u00ebt\u00eb pyetje votuesi yn\u00eb me inteligjenc\u00eb mesatare para se t\u2019i drejtohet qendr\u00ebs s\u00eb votimit. Vlerat e s\u00eb djatht\u00ebs dhe s\u00eb majt\u00ebs jan\u00eb di\u00e7 e turbullt edhe n\u00eb kokat e atyre deputet\u00ebve q\u00eb mbushin \u00e7do legjislatur\u00eb parlamentin, sikund\u00ebrse dhe e strukturave t\u00eb partive tona politike.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju jeni drejtor i Institutit t\u00eb Krimeve t\u00eb Komunizmit. Cila forc\u00eb politike, apo personazh protagonist brenda tyre ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebr ish t\u00eb p\u00ebrndjekurit? <\/strong><\/p>\n<p>O, k\u00ebt\u00eb e di gjithkush, besoj. N\u00eb pyetjen tuaj do t\u00eb ve\u00e7oj ndajfoljen krahasimore \u201cm\u00eb shum\u00eb\u201d, sepse ajo do t\u00eb jet\u00eb ky\u00e7i i p\u00ebrgjigjes sime. Ka b\u00ebr\u00eb deri tani p\u00ebr ish t\u00eb p\u00ebrndjekurit jo \u201cm\u00eb shum\u00eb\u201d (sepse kjo do t\u00eb na fuste n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie krahasimore me nj\u00eb pal\u00eb tjet\u00ebr), por \u201ct\u00eb vetmit\u201d vet\u00ebm demokrat\u00ebt, sa her\u00eb ka pasur pushtetin PD. Pala tjet\u00ebr (meq\u00eb vet\u00ebm dy pal\u00eb qarkullojn\u00eb pushtetin tek ne), pra trash\u00ebgimtar\u00ebt e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb, kan\u00eb shprehur me metoda ekstreme e t\u00eb prera refuzimin \u201cp\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00eb\u201d, duke u shprehur me termin tuaj. Megjithat\u00eb ndajm\u00eb dy epoka t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb sjelljen ndaj k\u00ebsaj shtrese: vitet 1992-1997, ku v\u00ebrtet pati nj\u00eb mb\u00ebshtetje e p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb tyre dhe vitet 2005-2008, ku di\u00e7ka nisi t\u00eb b\u00ebhet, por premtimi nuk p\u00ebrmbush krejt\u00ebsisht (d\u00ebmshp\u00ebrblimi q\u00eb mbeti n\u00eb k\u00ebstin e dyt\u00eb).<\/p>\n<p>K\u00ebsaj radhe, pra n\u00eb qeverisjen e dyt\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, kjo shtres\u00eb, ndryshe nga periudha e par\u00eb, nuk u p\u00ebrfaq\u00ebsua as n\u00eb parlament, as n\u00eb qeveri, as n\u00eb administrat\u00ebn publike. Pati nj\u00eb r\u00ebnie drastike t\u00eb \u201cndjeshm\u00ebris\u00eb\u201d, apo m\u00eb sakt\u00eb: ndjeshm\u00ebri thuajse zero! Duke qen\u00eb Drejtor i Institutit t\u00eb Studimeve t\u00eb Krimeve dhe Pasojave t\u00eb Komunizmit, e kam prekur n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat posht\u00ebrsisht t\u00eb larmishme k\u00ebt\u00eb munges\u00eb mizore t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb, madje edhe n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ligjore ndaj Institutit. P\u00ebrjashtime ka, prandaj m\u00eb vjen mir\u00eb ta theksoj, se i vetmi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7 konkrete ka qen\u00eb ish-Ministri i MTKRS, z. Aldo Bum\u00e7i. Me iniciativ\u00ebn personale e nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e tij, arrit\u00ebm t\u00eb krijonim fondin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kolan\u00eb prej 10 volumesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme studimore e memuaristike, me material t\u00eb gjall\u00eb arkivor.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shtypi shqiptar boton r\u00ebndom artikuj, por edhe libra autor\u00ebsh t\u00eb ndrysh\u00ebm dalin n\u00eb treg me d\u00ebshmi p\u00ebr ngjarje apo personazhe t\u00eb p\u00ebrndjekur nga sistemi komunist. Sa t\u00eb besueshme jan\u00eb k\u00ebto botime? Sa t\u00eb v\u00ebrteta apo shtremb\u00ebrime ka brenda tyre? <\/strong><\/p>\n<p>Shtypi, n\u00eb fakt, i kushton tep\u00ebr rrall\u00eb ndonj\u00eb dosier dramave tona t\u00eb diktatur\u00ebs, pasi v\u00ebmendjen kryesore e ka t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar tash e mbi 20 vite te saga e Enver Hoxh\u00ebs dhe ministrave t\u00eb tij kriminel\u00eb. K\u00ebto dosjer\u00eb u p\u00ebrshtaten ligj\u00ebsive t\u00eb gazet\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ken\u00eb efektin e \u201csalcave pikante\u201d. Ato nuk zbardhin ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebrve\u00e7se ambalazhojn\u00eb ndonj\u00eb episod melodramatik sensacional. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb koherenc\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe gjithkush e di, se sidomos botimet e gazetave nuk jan\u00eb m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr t\u00eb shpalosur zhaurim\u00ebn sistematike e therr\u00ebse t\u00eb ferrit komunist. Ndryshe me artikujt problematik\u00eb. Ata jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb, t\u00eb rrall\u00eb dhe mezi mbajn\u00eb gjall\u00eb tek-tuk diskursin me \u00e7\u00ebshtjet morale e etike q\u00eb shtrojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq ne nuk kemi pena q\u00eb t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb famshme, si n\u00eb Gjermani, Poloni, \u00c7eki etj, duke u marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e dekriminalizimit t\u00eb elitave politike, ish-spiun\u00ebve t\u00eb Sigurimit n\u00eb karrier\u00eb apo ndri\u00e7imin e raporteve xhelat-viktim\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme. P\u00ebrkundrazi peisazhi mediatik n\u00eb vendin ton\u00eb sundohet me pena q\u00eb ngjyhen n\u00eb zeher p\u00ebr hesape mercenare; kemi analist\u00eb t\u00eb kreshp\u00ebruar q\u00eb marrin pamjen e tribun\u00ebve duke u p\u00ebrleshur fjala vjen me Berish\u00ebn apo Ram\u00ebn. Nuk e di se si do t\u2019ju vej\u00eb halli pas r\u00ebnies s\u00eb Berish\u00ebs, sepse rroga e tyre n\u00eb mbi 90% ishte e kusht\u00ebzuar me sulmet ndaj tij. Por, e theksoj, nuk i kemi par\u00eb kurr\u00ebn e kurr\u00ebs t\u00eb shtrojn\u00eb problemin q\u00eb e kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion\u00eb e gjysm\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb familjeve shqiptare, t\u00eb persekutuara eg\u00ebrsisht gjat\u00eb diktatur\u00ebs. Ne jemi vendi i vet\u00ebm n\u00eb ish perandorin\u00eb e kuqe, ku d\u00ebshtoi ligji i Lustracionit. Vendosm\u00ebrisht asnj\u00eb shkrim nuk kemi n\u00eb mediat tona nga k\u00ebto pena \u00e7apraze! Dhe p\u00ebr mua ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test, e ndoshta testi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i konstruktit moral e etik t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie post-totalitare.<\/p>\n<p>Nuk ka as botime memuaristike, n\u00eb fakt. K\u00ebto libra, p\u00ebrjashto volumet e shk\u00eblqyeshme t\u00eb Visar Zhitit, q\u00ebllojn\u00eb t\u00eb gjenden me vones\u00eb e t\u00eb shiten si zbulime. Shpesh botohen si pengje p\u00ebr ata q\u00eb i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb \u201cpash\u00eb m\u00eb pash\u00eb\u201d hadit t\u00eb burgjeve komuniste, botohen keq, me paret e xhepit t\u00eb autor\u00ebve, degdisen periferive apo nuk arrijn\u00eb dalin n\u00eb librari. Personalisht kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vite propagand\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha mediat q\u00eb t\u00eb lexohej trilogjia e At\u00eb Zef Pllumit \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d. Vet\u00ebm n\u00eb 2006 u ribotua kjo \u201cperl\u00eb e zez\u00eb pik\u00ebllimi\u201d dhe filloi t\u00eb ngulitej, pra 11 vjet m\u00eb von\u00eb! Un\u00eb kam botuar nj\u00eb kolan\u00eb me libra memuaristik\u00eb, shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se t\u00eb isha Drejtor i Institutit (memuaret e Arshi Pip\u00ebs, Fatos e Liri Lubonj\u00ebs, Uran Kalakull\u00ebs etj), dhe them me plot bindje, se memuaristika shqiptare e burgjeve komuniste n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb e pashoqe n\u00eb bot\u00eb, kap maja t\u00eb tilla rr\u00ebfimi t\u00eb pik\u00eblluar, sa t\u00eb z\u00eb frym\u00ebn. Aty jan\u00eb temat, ambienti, d\u00ebshmit\u00eb me emra personash q\u00eb kan\u00eb torturuar e q\u00eb gjenden n\u00eb pikun e karrier\u00ebs sot e k\u00ebsaj dite. Aty jan\u00eb modelet p\u00ebr romane, q\u00eb s\u2019u shkruan, p\u00ebr filma, q\u00eb s\u2019u b\u00ebn\u00eb, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb s\u2019u vendos, p\u00ebr edukimin qytetar e shkollor, q\u00eb s\u2019do t\u2019ia dij\u00eb, p\u00ebr vet\u00ebdijen dhe p\u00ebrvoj\u00ebn politike, q\u00eb nuk mbush etj, etj.<\/p>\n<p>Ka dhe libra q\u00eb shkruhen si kofini pas t\u00eb vjeli, duke e kundruar zejen e shkrimit jo si d\u00ebshmi, s\u00eb cil\u00ebs nuk i shp\u00ebton dot, por duke pik\u00ebsynuar produktin e shitsh\u00ebm me suport mediatik e duke ngritur piedestale hipotetike p\u00ebr delire t\u00eb ardhshme. E till\u00eb, sinqerisht, m\u00eb duket grafomania shkarrashkruese e Spartak Ngjel\u00ebs, nj\u00eb falsitet i sforcuar banal e i tejzgjatur.<\/p>\n<p>*<em>Revista KLAN<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron Tufa n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb politike t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Gabimet e qeverisjes s\u00eb djatht\u00eb dhe vota e 23 qershorit. Ndryshimet brenda PD-s\u00eb, e majta dhe t\u00eb drejtat e padh\u00ebna t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve. D\u00ebshmit\u00eb e munguara p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, botimet e pakta dhe disa pseudoautor\u00eb e artikuj t\u00eb sforcuar sipas publicistit t\u00eb njohur Nga Alida Cenaj*, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13017","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Agron Tufa n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb politike t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Gabimet e qeverisjes s\u00eb djatht\u00eb dhe vota e 23 qershorit. Ndryshimet brenda PD-s\u00eb, e majta dhe t\u00eb drejtat e padh\u00ebna t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve. D\u00ebshmit\u00eb e munguara p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, botimet e pakta dhe disa pseudoautor\u00eb e artikuj t\u00eb sforcuar sipas publicistit t\u00eb njohur Nga Alida Cenaj*, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-07-30T13:18:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/agron_tufa.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\\\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme\",\"datePublished\":\"2013-07-30T13:18:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/\"},\"wordCount\":3365,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/agron_tufa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/\",\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/agron_tufa.jpg\",\"datePublished\":\"2013-07-30T13:18:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/agron_tufa.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/agron_tufa.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Agron Tufa n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb politike t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Gabimet e qeverisjes s\u00eb djatht\u00eb dhe vota e 23 qershorit. Ndryshimet brenda PD-s\u00eb, e majta dhe t\u00eb drejtat e padh\u00ebna t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve. D\u00ebshmit\u00eb e munguara p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, botimet e pakta dhe disa pseudoautor\u00eb e artikuj t\u00eb sforcuar sipas publicistit t\u00eb njohur Nga Alida Cenaj*, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-07-30T13:18:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/agron_tufa.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme","datePublished":"2013-07-30T13:18:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/"},"wordCount":3365,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/agron_tufa.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/","name":"INTERVISTA\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/agron_tufa.jpg","datePublished":"2013-07-30T13:18:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/agron_tufa.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/agron_tufa.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-tufa-berisha-qeverisi-me-ministra-te-zhubrosur-dhe-piranja-te-pameshirshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Tufa: Berisha qeverisi me ministra t\u00eb zhubrosur dhe \u2018piranja\u2019 t\u00eb pam\u00ebshirshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13017"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13017\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}