{"id":12965,"date":"2013-07-16T13:54:09","date_gmt":"2013-07-16T12:54:09","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=3802"},"modified":"2013-07-16T13:54:09","modified_gmt":"2013-07-16T12:54:09","slug":"shqiperia-kjo-federate-fshataresh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Harta administrative - 12 qarqe\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg\" width=\"300\" \/> <strong><em>Reforma e ndarjes administrative, e cila prej koh\u00ebsh kish z\u00ebn\u00eb pluhur n\u00eb planet e qeveris\u00eb n\u00eb ikje, sot po del nga sirtar\u00ebt e maxhoranc\u00ebs s\u00eb re parlamentare, me shpres\u00ebn ta fus\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e vet normal\u00eb t\u00eb zhvillimit territorial. Por, a do jet\u00eb vall\u00eb e zonja maxhoranca e re ta \u00e7oj\u00eb para reform\u00ebn me forc\u00ebn e karton\u00ebve? Koha do ta tregoj\u00eb dhe do t\u00eb ndaj\u00eb realisht p\u00ebrpjekjet me premtimet\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Ben Andoni<\/strong>, <em>JAVA<\/em> &#8211; <em>16 Korrik 2013<\/em><\/p>\n<p>N\u00ebse teoria e njohur kineze \u201cFshati e rrethon qytetin\u201d do t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shpjegim praktik, asaj do t\u2019i mjaftonte situata e tmerrshme urbane e kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Komunat q\u00eb e rrethojn\u00eb Tiran\u00ebn (thjesht jan\u00eb lagje), ve\u00e7se i kan\u00eb zhvatur pafund territor kryeqytetit nd\u00ebrsa i kan\u00eb dhuruar kaos. Respektivisht komunat e Dajtit, Fark\u00ebs, Kasharit jan\u00eb shkaktare t\u00eb k\u00ebsaj asfiksie t\u00eb paimagjinueshme t\u00eb kryeqytetit, q\u00eb e jetojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00ebsoj n\u00eb Durr\u00ebs, Elbasan, Shkod\u00ebr e gjetiu, kjo ndarje territoriale tani \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb makth p\u00ebr buxhetin e shtetit dhe n\u00eb parajs\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfituesit. Reforma e munguar e ndarjes territoriale, n\u00eb fakt, gati po merrte udh\u00eb n\u00eb fillimvitet 2000, kur ndaloi papritur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kapri\u00e7o politike b\u00ebri q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb ktheheshin nga fillimi dhe gjith\u00eb ajo pun\u00eb titanike b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh t\u00eb zinte pluhur dhe t\u00eb harrohej krejt nga qeveria n\u00eb ikje. P\u00ebr fat t\u00eb keq, procesi i nisur nga PS-ja n\u00eb vitet 2000 dhe vazhduar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hallkat deri n\u00eb parlamentin shqiptar, madje edhe me asistenc\u00ebn e duhur nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk u finalizua. Stina e mir\u00eb e dy Big-\u00ebve politik\u00eb do t\u00eb ngrinte s\u00ebrish, nd\u00ebrsa Partia Socialiste do t\u00eb linte pushtetin p\u00ebr tet\u00eb vjet. Si imperativ, dhe jo m\u00eb kot, ajo ka riardhur n\u00eb dit\u00ebt tona me nevoj\u00ebn e braktisjes s\u00eb k\u00ebtij parcelizimi aq t\u00eb madh t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet e ndarjes s\u00eb sotme administrativo-territoriale, kur nj\u00ebsit\u00eb vendore jan\u00eb t\u00eb vogla, mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb rekrutuar nj\u00eb staf me aft\u00ebsi profesionale p\u00ebr t\u00eb administruar me efektivitet nj\u00ebsin\u00eb, mbeten t\u00eb vogla. Nga ana tjeter, polarizimi ekonomik e financiar si rezultat i zhvillimit t\u00eb diferencuar t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb ndryshme administrativo-territoriale dhe l\u00ebvizjet demografike, jan\u00eb shoq\u00ebruar edhe me diferencime t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb nivelit arsimor t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb\u201d, thot\u00eb Blendi \u00c7u\u00e7i, ekspert i PS-s\u00eb dhe nj\u00eb nga njer\u00ebzit, i cili e ka ideuar dhe skicuar k\u00ebt\u00eb reform\u00eb q\u00eb nga fillimi. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb e dukshme situata e v\u00ebshtir\u00eb e nj\u00ebsive vendore, ku shumica prej tyre jan\u00eb barr\u00eb p\u00ebr buxhetin dhe penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin dhe tashm\u00eb me mandatin e ri t\u00eb maxhoranc\u00ebs (me kartonin e +80 votave) \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se e nevojshme nj\u00eb ndarje e re. Reforma, e cila duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb shum\u00eb aktor\u00eb duhet t\u00eb synoj\u00eb shkrirjen e nj\u00ebsive q\u00eb s\u2019jan\u00eb t\u00eb zonjat t\u00eb realizojn\u00eb funksionet e tyre dhe m\u00eb shum\u00eb akoma i r\u00ebndojn\u00eb buxhetit. E thon\u00eb shum\u00eb dhe n\u00eb fushat\u00eb Rama e artikuloi shpesh.<\/p>\n<p><strong>Situata e sotme<\/strong><\/p>\n<p>Por a \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb? Shqip\u00ebria num\u00ebron sot n\u00eb hart\u00ebn e saj administrative plot 12 qarqe, 65 bashki, 309 komuna dhe gati 3020 fshatra. S\u2019mund t\u00eb quhet m\u00eb decentralizim, pasi ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb th\u00ebrrmim i v\u00ebrtet\u00eb i territorit p\u00ebr frym\u00eb popullsie. Si paradoks, me censusin e ri jemi thjesht 2.8 milion banor\u00eb, nd\u00ebrsa jemi mbushur me subjekte administratash lokale, t\u00eb cilat presin fondet e vogla q\u00eb kryetar\u00ebt e tyre s\u2019ua gjejn\u00eb kurr\u00eb si duhet vendin, apo q\u00eb se \u00e7ajn\u00eb kok\u00ebn fare p\u00ebr mjedisin, zhvillimin e komun\u00ebs etj. E sa m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta e t\u00eb thella jan\u00eb gjeografikisht nj\u00ebsit\u00eb territoriale aq m\u00eb parazite duken. Sensi i sot\u00ebm i reform\u00ebs, e cila pritet t\u00eb nis\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb shtator, ideon nj\u00eb p\u00ebrmbledhje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb nj\u00ebsive territoriale, ku nj\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb funksionojn\u00eb si t\u00eb pavarura dhe t\u00eb futen direkt p\u00ebr thithje fondesh me Brukselin. N\u00eb studimin e vet\u00ebm t\u00eb mir\u00eb q\u00eb u b\u00eb n\u00eb vitet 2002-2003 llogaritej se 34% e nj\u00ebsive vendore n\u00ebn 5.000 banor\u00eb kishin mbi 40% t\u00eb administrat\u00ebs me nivel arsimor t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa 74% e nj\u00ebsive vendore me 10.000-20.000 banor\u00ebt e tyre kishin mbi 40 % t\u00eb administrat\u00ebs me arsim t\u00eb lart\u00eb. Por, s\u2019mbaronte k\u00ebtu. T\u00eb mjaftoje t\u00eb shikoje administratat, rrogat, taksat, shkollat dhe m\u00eb shum\u00eb e t\u00eb kuptoje se k\u00ebto ndarje thjesht sh\u00ebrbenin si institucione ku prodhoheshin individ\u00eb q\u00eb katapultohen n\u00eb politik\u00eb ose n\u00eb furnizues t\u00eb votave politike, sesa duheshin p\u00ebr zhvillim.\u201cNga ana tjet\u00ebr, kryetar\u00ebt e nj\u00ebsive vendore kan\u00eb pasur sjellje t\u00eb dyzuar sepse nj\u00eb reform\u00eb territoriale mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb humbje t\u00eb \u201cpushtetit\u201d aktual p\u00ebr disa dhe rritje p\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, fuqizimi potencial i disa nj\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha vendore dhe rajoneve mund t\u00eb perceptohet si nj\u00eb \u201ck\u00ebrc\u00ebnim\u201d nga klasa politike q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie sa m\u00eb t\u00eb varur t\u00eb nj\u00ebsive vendore ndaj nivelit qendror\u201d, shprehet Dritan Shutina, drejtori i Co-Plan. Por historia s\u2019mbaronte k\u00ebtu sepse rreth 67% t\u00eb nj\u00ebsive vendore deri n\u00eb 2000 banor\u00eb ruanin mbi 50% shpenzime administrative.<\/p>\n<p><strong>Kuadri Ligjor<\/strong><\/p>\n<p>Para viteve \u201990 ndarja administrativo-territoriale ishte kompetence e Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor, kurse pas vitit 1992, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji q\u00eb mban dat\u00eb 10.06.1992, ndarja administrativo-territoriale ishte kompetenc\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, me p\u00ebrjashtim t\u00eb krijimit t\u00eb fshatrave apo bashkimit t\u00eb tyre, e cila b\u00ebhej me vendim t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb rrethit. Kurse nga periudha 1992-2000, procedura p\u00ebr paraqitjen e projektvendimeve n\u00eb ndarjen administrative-tok\u00ebsore nuk parashikonte norma e rregulla t\u00eb qarta. Propozimi vinte nga nj\u00eb k\u00ebshill, nj\u00eb deputet, nj\u00eb kryetar apo k\u00ebrkohej mendim nga k\u00ebshilli vendor p\u00ebrkat\u00ebs e nga prefekti, por pa p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kusht.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebshtja s\u2019mbaronte k\u00ebtu, transmetoheshin nga posht\u00eb \u2013lart vet\u00ebm ato propozime q\u00eb konsideroheshin si t\u00eb pranueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb vitin 2000, u miratuan tre ligje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me ndarjen administrativo-territoriale. Nj\u00ebri kishte t\u00eb b\u00ebnte \u201cMe organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore\u201d; tjetra \u201cP\u00ebr ndarjen administrativo-territoriale t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Fal\u00eb k\u00ebtij ligji u miratua ndarja administrativo-territoriale dhe u krijuan 12 qarqet (Berat, Durr\u00ebs, Dib\u00ebr, Elbasan, Kuk\u00ebs, Lezh\u00eb, Fier, Kor\u00e7\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Shkod\u00ebr, Vlor\u00eb e Tiran\u00eb). U ligj\u00ebruan 65 bashki n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilave jan\u00eb sot 64 qytete dhe 180 fshatra. (33 bashki jan\u00eb qytet+fshatra) dhe 309 komuna me 10 qytete dhe 2829 fshatra (10 komuna kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tyre qytete), si edhe ligji \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs\u201d. Pastaj mbi baz\u00ebn e kushtetut\u00ebs dhe ligjit nr.8652, dt.31.07.2000, u p\u00ebrcaktuan M\u00ebnyra e organizimit dhe funksionimit t\u00eb organeve t\u00eb qeverisjes vendore.<\/p>\n<p><strong>E ardhmja<\/strong><\/p>\n<p>Reforma territoriale, sot, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm domosdoshm\u00ebri por edhe kursim mir\u00ebfilli parash, ashtu si edhe fitim i tyre. Ende reforma, q\u00eb do doj\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb rivitalizohet, k\u00ebrkon shfryrjen e k\u00ebsaj strukture dhe nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi mund t\u00eb leht\u00ebsosh k\u00ebt\u00eb fryrje. Specialist\u00ebt mendojn\u00eb se bashkimi n\u00eb qendrat e m\u00ebdha do ndikoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb urbanizimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe do heqin disi at\u00eb ndarje t\u00eb frikshme gati fisnore q\u00eb po kthehet n\u00eb fshatrat tona. M\u00eb shum\u00eb akoma, krijimi i nj\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e pushtetit vendor n\u00eb nuklat e tyre m\u00eb t\u00eb larta, do t\u00eb komunikojn\u00eb direkt si institucione me organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nuk do jen\u00eb t\u00eb centralizuara me Qendr\u00ebn, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb do krijohet nj\u00eb mentalitet tjet\u00ebr me qendra kulturore, sportive, tregtare dhe pse jo: qytetet do t\u00eb konkurrojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb aspektin e metropoleve. Tani topi \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe n\u00eb rastin ton\u00eb t\u00eb s\u00eb Majt\u00ebs, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u2018200 ishte gati drejt finalizimit t\u00eb k\u00ebtij projekti t\u00eb madh. A do mundet t\u00eb konkludoj\u00eb tani? Kjo mbetet p\u00ebr tu par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb themi se politika ka pasur nj\u00eb interes t\u00eb l\u00ebkundur. Vet\u00eb politika \u00ebsht\u00eb shprehur vazhdimisht p\u00ebr reform\u00eb, dhe po ajo nuk ka marr\u00eb deri m\u00eb sot vendim. Vazhdimisht \u00ebsht\u00eb komentuar se nj\u00eb ndarje e re territoriale do t\u00eb ndikonte balancat politike, por zgjedhjet qendrore t\u00eb vitit 2009, ato lokale t\u00eb 2011-\u00ebs dhe zgjedhjet e fundit parlamentare (2013) jan\u00eb tregues t\u00eb \u201cmjegullsis\u00eb s\u00eb bastioneve politike\u201d dhe orientimin e zgjedh\u00ebsve nga oferta konkrete dhe jo nga ngjyra e forc\u00ebs politike. Rrjedhimisht, klasa politike mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb bashk\u00ebpunuese n\u00eb marrjen e vendimeve konsensuale n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d, shprehet Shutina. Kurse \u00c7u\u00e7i, q\u00eb e ka kaluar n\u00eb \u00e7do segment k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb mendon se: kjo shumic\u00eb ka marr\u00eb mandatin q\u00eb ta shtyj\u00eb p\u00ebrpara dhe ta p\u00ebrfundoj\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>As edhe nj\u00eb parti se ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Arsyeja dihet: Modeli i sot\u00ebm i struktur\u00ebs administrative duket se i shkon m\u00eb shum\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe jo nevojave reale t\u00eb vendit. Sapo mbarojn\u00eb zgjedhjet, harta e nj\u00ebsive administrative q\u00ebndron aty ku \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb grup administratash q\u00eb vet\u00ebm harxhojn\u00eb dhe abuzojn\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb imazhin e nj\u00eb fshati gjigand. Por, me sa duket, fshati u duhet s\u00ebrish shqiptar\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb rrethuar realisht qytetin dhe t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb grup q\u00eb profesion kan\u00eb vegjetimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reforma e ndarjes administrative, e cila prej koh\u00ebsh kish z\u00ebn\u00eb pluhur n\u00eb planet e qeveris\u00eb n\u00eb ikje, sot po del nga sirtar\u00ebt e maxhoranc\u00ebs s\u00eb re parlamentare, me shpres\u00ebn ta fus\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e vet normal\u00eb t\u00eb zhvillimit territorial. Por, a do jet\u00eb vall\u00eb e zonja maxhoranca e re ta \u00e7oj\u00eb para reform\u00ebn me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Reforma e ndarjes administrative, e cila prej koh\u00ebsh kish z\u00ebn\u00eb pluhur n\u00eb planet e qeveris\u00eb n\u00eb ikje, sot po del nga sirtar\u00ebt e maxhoranc\u00ebs s\u00eb re parlamentare, me shpres\u00ebn ta fus\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e vet normal\u00eb t\u00eb zhvillimit territorial. Por, a do jet\u00eb vall\u00eb e zonja maxhoranca e re ta \u00e7oj\u00eb para reform\u00ebn me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-07-16T12:54:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?!\",\"datePublished\":\"2013-07-16T12:54:09+00:00\",\"dateModified\":\"2013-07-16T12:54:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/\"},\"wordCount\":1661,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/\",\"name\":\"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg\",\"datePublished\":\"2013-07-16T12:54:09+00:00\",\"dateModified\":\"2013-07-16T12:54:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Reforma e ndarjes administrative, e cila prej koh\u00ebsh kish z\u00ebn\u00eb pluhur n\u00eb planet e qeveris\u00eb n\u00eb ikje, sot po del nga sirtar\u00ebt e maxhoranc\u00ebs s\u00eb re parlamentare, me shpres\u00ebn ta fus\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e vet normal\u00eb t\u00eb zhvillimit territorial. Por, a do jet\u00eb vall\u00eb e zonja maxhoranca e re ta \u00e7oj\u00eb para reform\u00ebn me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-07-16T12:54:09+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?!","datePublished":"2013-07-16T12:54:09+00:00","dateModified":"2013-07-16T12:54:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/"},"wordCount":1661,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/","name":"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg","datePublished":"2013-07-16T12:54:09+00:00","dateModified":"2013-07-16T12:54:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/harta_admin_12_qarqe.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-kjo-federate-fshataresh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqip\u00ebria, kjo federat\u00eb fshatar\u00ebsh?!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12965"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12965"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12965\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}