{"id":12956,"date":"2013-07-12T18:15:55","date_gmt":"2013-07-12T17:15:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=3722"},"modified":"2013-07-12T18:15:55","modified_gmt":"2013-07-12T17:15:55","slug":"mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/","title":{"rendered":"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mbreti Zog\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg\" width=\"200\" \/> <em><strong>Dossier<\/strong><\/em>, <em>12 Korrik 2013<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb analiz\u00eb e nj\u00eb prej temave m\u00eb ngacmuese n\u00eb librin e ri t\u00eb studiuesit Ylli Polovina. Historit\u00eb e pabesueshme t\u00eb transportimit t\u00eb dhjetra ton\u00ebve ar, gur\u00eb t\u00eb \u00e7muara e bank\u00ebnota nga thesaret e Greqis\u00eb, Jugosllavis\u00eb, e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore<\/p>\n<p><strong>Berlin-Lond\u00ebr<br \/>\nJa si u \u2018zhduk\u00ebn\u2019 thesaret e Ballkanit<\/strong><br \/>\nSi u mpleks Shqip\u00ebria n\u00eb historin\u00eb e rr\u00ebmbimit t\u00eb thesarit jugosllav nga gjerman\u00ebt<\/p>\n<p><strong>Mbreti Zog<br \/>\nSi p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori<br \/>\ndhe nuk firmosi asnj\u00eb shkres\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Fati i floririt shqiptar marr\u00eb nga Zogu bashk\u00eb me thesarin e gur\u00ebve t\u00eb \u00e7muar e bank\u00ebnotave n\u00eb prill 1939\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs Britanik\u00ebt deklaruan se thesari qe shpenzuar p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb greke t\u00eb ushtris\u00eb britanike<\/p>\n<p><strong>Si u zhduk n\u00eb Lond\u00ebr<br \/>\nthesari grek 17.4 ton ar<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u2019rrug\u00eb ndoqi thesari i Greqis\u00eb dhe si p\u00ebrfundoi ai nga Egjipti n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut e deri n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi i pafat i thesarit jugosllav, i ndar\u00eb pjes\u00eb-pjes\u00eb, dhe p\u00ebrfundimi i tij n\u00eb duart e gjerman\u00ebve<\/p>\n<p>N\u00eb 7 prill 1939 imazhi i Ahmet Zogut u rr\u00ebnua nj\u00ebhersh\u00ebm jo thjesht se, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve duhej t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ushtarake me pushtuesin, ai u shmang, por ve\u00e7an\u00ebrisht edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr autorin e k\u00ebtij libri 7 prilli i tij n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb mbetet problematik p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr largimin personal dhe t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb monarkiste, por si u soll me Thesarin e Shtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb tij mund t\u00eb v\u00ebshtrohet akoma m\u00eb qart\u00eb \u00e7far\u00eb mendimi kishte ai p\u00ebr modelin e shtetit t\u00eb vet kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7ar dhe, po t\u00eb mos e prishte dhunsh\u00ebm Italia, si n\u00eb t\u00eb ardhmen do ta mbante n\u00eb k\u00ebmb\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Doemos q\u00eb Thesari i Shtetit, i depozituar n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb, nuk i duhej l\u00ebn\u00eb italian\u00ebve. Mosveprimi do t\u00eb nd\u00ebshkohej r\u00ebnd\u00eb nga historia. T\u00eb pakt\u00ebn, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb sabotuar rrug\u00eb apo ura, depo ushtarake ose objekte t\u00eb tjera strategjik\u00eb, heqja e asaj pasurie monetare nga r\u00ebnia n\u00eb duart e pushtuesit, p\u00ebr aq sa ndikonte, mund t\u00eb ishte gjesti i vet\u00ebm i luft\u00ebs kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb t\u00eb ishte sakt\u00ebsisht i till\u00eb, 183 kilogram\u00ebt e shufrave t\u00eb florinjta, bashk\u00eb me gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar dhe bank\u00ebnota, Ahmet Zogu duhej t\u2019i largonte nga Shqip\u00ebria bashk\u00eb me autokolon\u00ebn e tij. Thesaret shtet\u00ebrore nuk iu lan\u00eb pushtuesve gjerman\u00eb edhe prej mbretit jugosllav dhe atij grek. Por mosngjashm\u00ebria e veprimit t\u00eb gjithsecilit monark mes tre rasteve \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e thell\u00eb.<\/p>\n<p>Thesari i shtetit helen u largua nga Banka e Greqis\u00eb n\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb prillit 1941 kur gjerman\u00ebt n\u00eb sulmin e tyre t\u00eb stilit \u201crrufe\u201d, pat\u00ebn dep\u00ebrtuar thell\u00eb n\u00eb terren, edhe pse gjithkund u b\u00ebhej q\u00ebndres\u00eb e fort\u00eb. Operacioni i largimit t\u00eb tij nisi kur pushtuesit iu avit\u00ebn vij\u00ebs mbrojt\u00ebse Mali i Olimpit-Lugina Tempe, q\u00eb ndodhet n\u00eb Thesali, \u00e7far\u00eb paralajm\u00ebronte nj\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb tyre t\u00eb shpejt\u00eb drejt Athin\u00ebs.<\/p>\n<p>Zhvendosja e thesarit u krye me urdh\u00ebr t\u00eb kryeministrit Emmanouil Tsouderos dhe me dijeni t\u00eb mbretit Georgios II. Zbatohej rrept\u00ebsisht nj\u00eb rregull, sipas t\u00eb cilit, n\u00eb rrethana rreziku prej nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje t\u00eb huaj, rezervat monetare t\u00eb shtetit, p\u00ebrfshi edhe ato private, mes tyre edhe t\u00eb familjes mbret\u00ebrore, transferoheshin n\u00eb \u201cterritore jo t\u00eb pushtuara\u201d. N\u00eb mesprill 1941 si i till\u00eb u zgjodh Kreta. Me t\u00eb gjith\u00eb operacionin e mbartjes u mor governatori i Bank\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb, Kyriakos Varvaressos. Grupi i pun\u00ebs p\u00ebrfshinte z\u00ebvend\u00ebsin e tij si edhe tre administrator\u00eb. E t\u00ebr\u00eb ngarkesa e Thesarit t\u00eb Shtetit p\u00ebrb\u00ebhej nga 611 mij\u00eb once ar ose rreth 17.4 ton\u00eb.<\/p>\n<p>Transportimi p\u00ebr n\u00eb portin e Pireut u krye me fsheht\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb. K\u00ebtu u mbart\u00ebn menj\u00ebher\u00eb n\u00eb torpedinier\u00ebt gjuajt\u00ebs \u201cMbreti Georgios II\u201d dhe \u201cMbret\u00ebresha Ollga\u201d. N\u00eb ishull u zbarkuan n\u00eb portin Heraklion. M\u00eb pas u depozituan n\u00eb godin\u00ebn lokale t\u00eb Roj\u00ebs s\u00eb Financ\u00ebs. Duke qen\u00eb se, pas pushtimit t\u00eb pjes\u00ebs kontinentale t\u00eb Greqis\u00eb, pritej sulmi gjerman p\u00ebr marrjen e Kret\u00ebs, prej k\u00ebtej u organizua operacioni i largimit t\u00eb thesarit p\u00ebr n\u00eb Egjipt. U quajt \u201cM\u00ebrkur\u201d.<\/p>\n<p>U realizua n\u00eb 23 prill, n\u00eb kushtet e nj\u00eb sulmi t\u00eb papushuar nga avion\u00ebt gjerman\u00eb Stuka. Ve\u00e7an\u00ebrisht ai bombardim u b\u00eb i ferrsh\u00ebm n\u00eb Gjirin e Kret\u00ebs Jugore, ku, me motor\u00eb t\u00eb ndezur, prisnin t\u00eb merrnin thesarin kryq\u00ebzori anglez \u201cDidone\u201d si edhe anija ndihm\u00ebse e Flot\u00ebs Mbret\u00ebrore Britanike, korveta \u201cSalvia\u201d (K97). N\u00eb \u00e7astet e ngarkimit u zhvilluan luftime p\u00ebr jet\u00eb a vdekje. Edhe pse grek\u00ebt zot\u00ebronin vet\u00ebm mitraloza t\u00eb vegj\u00ebl kund\u00ebrajror\u00eb, ia dol\u00ebn t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb dy aeroplan\u00eb gjerman\u00eb. Kur m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb 17.4 ton\u00ebt me ar dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb monedha apo bank\u00ebnota, u fut n\u00eb kryq\u00ebzorin \u201cDidone\u201d, me shpejt\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ky mori rrug\u00ebn e Egjiptit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebtimi t\u00eb ngutsh\u00ebm nuk ndodhi asnj\u00eb incident, p\u00ebrve\u00e7 r\u00ebnies mbi kuvert\u00eb t\u00eb nj\u00eb arke dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb floririt mbi t\u00eb. \u201cDidone\u201d mb\u00ebrriti n\u00eb portin e qytetit Aleksandria brenda po asaj dite. Thesari u vendos n\u00eb Kajro, n\u00eb Bank\u00ebn e Egjiptit. Por duke qen\u00eb se ato koh\u00eb, n\u00ebn komand\u00ebn e t\u00eb famshmit mareshal Romel, gjerman\u00ebt po marshonin me sukses drejt Afrik\u00ebs s\u00eb Veriut dhe rrezikonin t\u00eb merrnin Egjiptin, u vendos rimbartja e Thesarit p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb sigurt. Si e till\u00eb u p\u00ebrcaktua Afrika e Jugut. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre pasuria monetare e shtetit grek u zgjodh t\u00eb shkonte pas mbretit, sepse ky nd\u00ebrkoh\u00eb pati shkuar k\u00ebtu bashk\u00eb me t\u00eb motr\u00ebn Katerina, t\u00eb v\u00ebllan\u00eb Pavlos, t\u00eb shoqen e tij Frederika dhe dy f\u00ebmij\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb Georgios II ndenji n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ari u kthye n\u00eb lingota dhe gjith\u00e7ka q\u00ebndroi e patrazuar n\u00eb Bank\u00ebn e Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut (\u201cSud Africa Reserve Bank\u201d). Kur mbreti shkoi n\u00eb Lond\u00ebr pran\u00eb qeveris\u00eb greke n\u00eb m\u00ebrgim, nga pas i erdhi edhe Thesari, duke u depozituar n\u00eb bank\u00ebn vendase.<br \/>\nGjersa mbaroi lufta ai nuk u cenua nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ligjsh\u00ebm t\u00eb shtetit helen dhe natyrsh\u00ebm, tashm\u00eb q\u00eb Athina kishte qeverin\u00eb e saj, ai u k\u00ebrkua t\u00eb rikthehej atje, prej ku n\u00eb 1941 pati nisur, p\u00ebr t\u2019u ruajtur dhe mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e fashist\u00ebve. Mir\u00ebpo autoritetet bankare angleze i njoftuan se prej 17.4 ton\u00ebve nuk pati mbetur asnj\u00eb gram flori.<\/p>\n<p>Kur qeveria helene k\u00ebrkoi sqarim mor\u00ebn si p\u00ebrgjigje shpjegimin se i t\u00ebr\u00eb Thesari ishte shpenzuar p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb greke t\u00eb ushtris\u00eb britanike, q\u00eb sipas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb 2 marsit 1942, pat\u00ebn luftuar gjermano-italian\u00ebt n\u00eb Lindjen e Mesme. Por n\u00eb Athin\u00eb kund\u00ebrshtuan, duke argumentuar se kjo nuk kishte baz\u00eb ligjore. Pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb par\u00eb nervozizmi i qeveris\u00eb antikomuniste helene filloi t\u00eb binte. Anglia ato koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira po e ndihmonte t\u00eb shtypte l\u00ebvizjen e armatosur komuniste partizane, t\u00eb nxitur nga sovjetik\u00ebt dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur prej jugosllav\u00ebve. Ku nuk mungonin edhe autoritetet e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Thesari Jugosllav<\/p>\n<p>Kryeministri jugosllav Dragisha Cvetkovi\u00e7 dhe regjenti Pal, edhe pse para historis\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb tyre, p\u00ebr l\u00ebshimin q\u00eb i b\u00ebn\u00eb Adolf Hitlerit me pranimin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb Boshtin Fashist, gjykohen si \u201cklika tradhtare\u201d, kan\u00eb kryer fshehtas edhe nj\u00eb veprim t\u00eb kund\u00ebrt, antigjerman dhe n\u00eb favor t\u00eb atdheut t\u00eb tyre. N\u00eb 17 mars 1941 ata organizuan largimin nga Beogradi, p\u00ebr t\u2019u mbartur n\u00eb Lond\u00ebr, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Thesarit t\u00eb Shtetit. Kjo ndodhi kur regjenti, pas takimit shtr\u00ebngues q\u00eb i b\u00ebn\u00eb n\u00eb 4 dhe 5 mars n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn-rezidenc\u00eb t\u00eb kryenazistit, Hitler n\u00eb Berghof, ende nuk e pati pranuar n\u00ebnshtrimin dhe d\u00ebrguar n\u00eb Vjen\u00eb p\u00ebr ta n\u00ebnshkruar, si\u00e7 realisht ndodhi n\u00eb 25 mars, kryeministrin dhe ministrin e jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr transportimin e Thesarit drejt Malit t\u00eb Zi, n\u00ebp\u00ebr nat\u00ebn e 17 marsit 1941, u p\u00ebrdor\u00ebn 57 kamion\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Ngarkesa u mor nga Banka Komb\u00ebtare e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb qe vendosur i gjith\u00eb fondi n\u00eb ar, madje edhe nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb ruhej nga koha e Perandoris\u00eb Osmane. Po ashtu ndodheshin pare n\u00eb valut\u00eb: dy milion st\u00ebrlina, rreth gjasht\u00eb milion dollar\u00eb, tet\u00ebqind mij\u00eb franga zvicerane, po kaq monedha e bank\u00ebnota turke, italiane, hungareze, belge, holandeze. Brenda arkave gjendeshin edhe \u201cfondet e zinj\u201d, financime ilegale q\u00eb nuk regjistrohen kurr\u00eb. N\u00eb kaseta t\u00eb blinduara ruheshin depozita private, sasi e shumt\u00eb bank\u00ebnotash sidomos n\u00eb dinar\u00eb, t\u00eb gjitha t\u00eb mbledhura shpejt e shpejt, n\u00eb at\u00eb mesmars 1941, nga arkat e ministrive, t\u00eb zyrave qeveritare apo t\u00eb bankave t\u00eb tjera publike.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb kjo pasuri e jugosllav\u00ebve ishte sistemuar n\u00eb rreth 1.300 arka druri t\u00eb mbyllura mir\u00eb dhe t\u00eb vulosura, mbi nj\u00ebr\u00ebn faqe t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs shkruhej \u201cBanque Nationale Royaume de Jugoslavie-Caisse Centrale\u201d. K\u00ebto qen\u00eb dy tipash dhe, nd\u00ebrsa nj\u00ebri lloj mbante 45 kilogram ar t\u00eb derdhur n\u00eb shuf\u00ebr, tjetri dhjet\u00eb kg m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebshtu vet\u00ebm flori qen\u00eb 60 ton\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb autokolon\u00ebs pasonin tet\u00eb makina q\u00eb mbanin, n\u00eb dyqind arka me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha, tituj privat\u00eb, aksione, obligacione si edhe letrat e kreditit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb q\u00eb nxitonte t\u00eb shkonte drejt jugut gjendeshin edhe dy milion st\u00ebrlina t\u00eb dh\u00ebna drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga Foreign Office i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe q\u00eb ishin planifikuar, pa e ditur qeveria Cvetkovi\u00e7, p\u00ebr grushtin e shtetit q\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb 27 mars, me p\u00ebrmbysjen e tij dhe t\u00eb regjentit.<\/p>\n<p>N\u00eb komand\u00eb t\u00eb k\u00ebtij karvani top sekret ishte nj\u00eb kolonel i Shtatmadhoris\u00eb s\u00eb Ushtris\u00eb. Grupi i armatosur shoq\u00ebrues p\u00ebrb\u00ebhej prej nj\u00eb gjysm\u00eb batalioni trupash besnike. N\u00eb Malin e Zi i gjith\u00eb Thesari i Shtetit do t\u00eb vendosej n\u00eb zon\u00ebn Nikshi\u00e7-Trebinj\u00eb, sakt\u00ebsisht n\u00eb baz\u00ebn detare t\u00eb mbrojtur mir\u00eb t\u00eb Katarit. Atje do t\u00eb ngarkoheshin n\u00eb dy n\u00ebndet\u00ebse angleze. Nd\u00ebrkaq karvani udh\u00ebtoi, por duke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrime p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb pasiguris\u00eb, plot dhjet\u00eb dit\u00eb. Ishte parashikuar q\u00eb para se t\u00eb ngarkohej n\u00eb n\u00ebndet\u00ebse, n\u00eb pritje t\u00eb ardhjes s\u00eb tyre, e gjith\u00eb ajo pasuri komb\u00ebtare do t\u00eb fshihej n\u00eb vende t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri, ai q\u00eb mund t\u00eb mbrohej leht\u00eb, do t\u00eb ishte kryesori. Ndodhi fillimisht q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e Thesarit u depozitua n\u00eb dy vendstrehime t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb regjentit Pavle, por m\u00eb pas u hoq\u00ebn prej andej, p\u00ebr t\u2019u depozituar diku tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb arkat q\u00eb mbanin titujt privat\u00eb u shkarkuan, me shpres\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet detit mund t\u00eb largoheshin t\u00eb parat, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Raguz\u00eb, t\u00eb tjerat n\u00eb Trebinj\u00eb, pran\u00eb portit t\u00eb Kotorit. I gjith\u00eb floriri, nd\u00ebrkaq, u fsheh n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb madhe natyrale, e cila ndodhej dy kilometra nga Nikshi\u00e7i, n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7onte p\u00ebr n\u00eb Manastirin e Ostrogut. Komandanti i autokolon\u00ebs e maskoi mir\u00eb hyrjen e shpell\u00ebs, n\u00eb pozicione t\u00eb fshehta vuri dy mitraloza t\u00eb r\u00ebnd\u00eb si edhe instaloi nj\u00eb central telefonik q\u00eb lidhej me Beogradin. Nj\u00ebqind ushtar\u00eb dhe xhandar\u00eb t\u00eb armatosur deri n\u00eb dhemb\u00eb u vendos\u00ebn p\u00ebrreth n\u00eb roj\u00eb.<\/p>\n<p>Historia e thesarit jugosllav dhe e fatit t\u00eb tij, q\u00eb prej k\u00ebtij momenti, do t\u00eb plekset edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb. Nd\u00ebrsa gjerman\u00ebt tashm\u00eb e kishin sulmuar Beogradin dhe pas rezistenc\u00ebs s\u00eb hutuar, n\u00eb 10 prill, Qeveria, Kurora Mbret\u00ebrore, Komanda e Lart\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike ndodheshin t\u00eb ikura n\u00eb Sarajev\u00eb, ambasadori anglez Ronald Campbell, n\u00ebp\u00ebrmjet radios, hyri n\u00eb kontakt me komand\u00ebn n\u00eb Kajro dhe k\u00ebrkoi t\u2019u d\u00ebrgoheshin sa m\u00eb shpejt mjete detare p\u00ebr t\u00eb larguar sa m\u00eb shpejt t\u00eb pakt\u00ebn Oborrin Mbret\u00ebror dhe Thesarin.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, kur dymb\u00ebdhjet\u00eb ambasadat e huaja mund\u00ebn t\u00eb mb\u00ebrrinin n\u00eb Kotor dhe Raguza, gjet\u00ebn hidrovolante t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb aviacionit britanik, t\u00eb cil\u00ebt i mor\u00ebn dhe i transportuan n\u00eb Egjipt. K\u00ebshtu territori i Malit t\u00eb Zi d\u00ebshmoi se mund t\u00eb funksiononte mjaft mir\u00eb si baz\u00eb e largimit e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb institucioneve kryesore t\u00eb Jugosllavis\u00eb, patjet\u00ebr edhe e Thesarit. Ishte kjo arsye q\u00eb kjo hap\u00ebsir\u00eb ende e pa pushtuar malazeze zot\u00ebronte statusin si n\u00eb rastin grek qe Kreta. P\u00ebr ta mbajtur at\u00eb sa m\u00eb larg pushtimit dhe nd\u00ebrsa nazist\u00ebt akoma ndodheshin n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe nuk qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm as aleat\u00ebt e tyre, italian\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt luftonin n\u00eb kufirin me Greqin\u00eb, shtatmadhoria jugosllave organizoi \u201cGrupin Zeta\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tij kishte kat\u00ebr divizione t\u00eb armatosur fuqish\u00ebm. Urdhri q\u00eb iu dha ishte t\u00eb sulmonte Shkodr\u00ebn, madje t\u00eb dep\u00ebrtonin deri n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme. Objektivi qe thjesht nj\u00eb manov\u00ebr e p\u00ebrkohshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar koh\u00ebn e mjaftueshme q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet detit t\u00eb evakuoheshin qeveria, ambasadat, hierark\u00ebt e lart\u00eb ushtarak\u00eb e sidomos parat\u00eb e Thesarit. Mir\u00ebpo n\u00ebp\u00ebrmjet informator\u00ebve t\u00eb zbulimit ushtarak Benito Musolini e mori k\u00ebt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebrgatiti kund\u00ebrverimin. Urdh\u00ebroi d\u00ebrgimin n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha forcave t\u00eb domosdoshme p\u00ebr mbrojtjen sa m\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte nata mes 14 dhe 15 prillit kur koloneli n\u00eb komand\u00eb t\u00eb ruajtjes s\u00eb Thesarit, pasi mori urdh\u00ebr, organizoi grumbullimin e tij, prej \u00e7do vendi ku qe fshehur, n\u00eb baz\u00ebn kryesore, shpell\u00ebn e madhe. S\u00ebrish kamion\u00ebt u ngarkuan dhe pastaj p\u00ebrs\u00ebri u shkarkuan. T\u00eb gjitha arkat u rinum\u00ebruan nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi civil t\u00eb Bank\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb. Mbartja tjet\u00ebr, ajo q\u00eb do t\u2019i afronte n\u00eb buz\u00eb t\u00eb detit p\u00ebr t\u00eb ikur drejt bazave angleze, nisi n\u00ebp\u00ebr mbr\u00ebmjen e 16 prillit, me grupe prej shtat\u00eb apo tet\u00eb makinash. Pasi ato mbusheshin me arka, rendnin n\u00eb drejtimet e paracaktuara: Trebinj\u00eb dhe Kotor, Raguza dhe Tivar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr n\u00eb Nikshi\u00e7. Ishte edhe vet\u00eb ambasadori britanik Ronald Campbell q\u00eb shoq\u00ebroi nj\u00eb nga k\u00ebto autokolona t\u00eb vogla p\u00ebr n\u00eb Herceg Novin e sot\u00ebm, i vendosur tamam n\u00eb daljen detare t\u00eb fjordit t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb Kotorit. Me t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij ai u strehua n\u00eb hotelin e qytez\u00ebs, n\u00eb pritje t\u00eb mb\u00ebrritjes s\u00eb premtuar t\u00eb mjeteve lundruese. Ve\u00e7, nd\u00ebrsa n\u00ebndet\u00ebset britanike nuk po dukeshin, me nj\u00eb operacion t\u00eb rrufesh\u00ebm divizioni italian \u201cMessina\u201d pushtoi Herceg Novin. Kapi rob edhe vet\u00eb Kampbell me personelin tjet\u00ebr t\u00eb ambasad\u00ebs. Sasia e arkave t\u00eb Thesarit q\u00eb u kap\u00ebn, shufra floriri, qen\u00eb tridhjet\u00eb e kat\u00ebr, secila me pesh\u00eb nga pes\u00ebdhjet\u00eb deri tet\u00ebdhjet\u00eb kilogram. Ishin t\u00eb mbyllura me vul\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb.<\/p>\n<p>Lajmi i g\u00ebzuar iu dha menj\u00ebher\u00eb Rom\u00ebs dhe Ministria e Kultur\u00ebs Popullore pa u vonuar ia shp\u00ebrndau shtypit italian. Titujt q\u00eb dol\u00ebn t\u00eb nes\u00ebrmen denonconin manovr\u00ebn britanike p\u00ebr ta rr\u00ebmbyer, n\u00eb kompromis me mbretin jugosllav Pjet\u00ebr II, t\u00eb gjith\u00eb thesarin e hequr fshehurisht nga Beogradi me q\u00ebllim d\u00ebrgimin n\u00eb Kajro.<br \/>\nN\u00eb m\u00ebngjesin e her\u00ebt t\u00eb 19 prillit kjo ngarkes\u00eb, pasi erdhi nj\u00eb kamion ushtarak i posa\u00e7\u00ebm, u nis drejt Tiran\u00ebs. N\u00eb aeroportin e kryeqytetit shqiptar e mor\u00ebn dy avion\u00eb S.81 dhe e shkarkuan n\u00eb Itali, n\u00eb aerodromin e Foxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq af\u00ebr mesnat\u00ebs s\u00eb 21 prillit, pa e ditur se Herceg Novi kishte r\u00ebn\u00eb me koh\u00eb n\u00eb duart e italian\u00ebve, n\u00eb gji u fut\u00ebn dy n\u00ebndet\u00ebse britanike dhe nd\u00ebrsa nj\u00ebra q\u00ebndroi n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb uj\u00ebrave, tjetra, ajo me emrin \u201cRegent\u201d, iu avit bregut. Sapo ankoroi, komandanti i saj e kuptoi menj\u00ebher\u00eb q\u00eb zona ishte e pushtuar dhe ngriti flamurin e bardh\u00eb. Megjithat\u00eb, pa iu shmangur edhe nj\u00eb p\u00ebrleshjeje fizike, arriti t\u00eb mos u bjer\u00eb n\u00eb duar italian\u00ebve e pas pak u zhyt n\u00eb uj\u00ebra, duke u larguar.<\/p>\n<p>Pak or\u00eb m\u00eb pas nj\u00eb nj\u00ebsi tjet\u00ebr e \u201cGrupit Zeta\u201d zbuloi edhe shpell\u00ebn natyrale dy kilometra larg Nikshi\u00e7it. Koloneli jugosllav q\u00eb kish komanduar operacionin e transferimit nga Beogradi p\u00ebr n\u00eb Malin e Zi, me t\u00eb kuptuar rrezikun q\u00eb pasuria monetare e vendit t\u00eb tij, p\u00ebr ngatht\u00ebsi t\u00eb anglez\u00ebve, do t\u00eb binte n\u00eb duar t\u00eb fashist\u00ebve, kishte hedhur n\u00eb er\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb hyrjes s\u00eb shpell\u00ebs dhe prej k\u00ebtij shp\u00ebrthimi shum\u00eb arka pat\u00ebn marr\u00eb flak\u00eb. Sidoqoft\u00eb italian\u00ebt gjet\u00ebn nj\u00ebqind t\u00eb paprekura. Suksesi i tyre ishte arritur n\u00eb koh\u00ebn e duhur, sepse n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Thesarit ishin v\u00ebn\u00eb edhe gjerman\u00ebt.<\/p>\n<p>Transportimi i nj\u00ebqind arkave drejt Italis\u00eb, nd\u00ebrsa u qen\u00eb ven\u00eb n\u00eb gjurm\u00eb bashk\u00eb me hitlerian\u00ebt, edhe anglez\u00ebt, u krye n\u00ebn v\u00ebzhgimin e oficer\u00ebve t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb ushtarak SIM. P\u00ebr ta realizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb konspirative t\u00eb mundshme nj\u00eb pjes\u00eb e tyre mori drejtimin e Tiran\u00ebs, prej ku menj\u00ebher\u00eb u mbart n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. Prej k\u00ebtej u kap\u00ebrcye, pjes\u00eb-pjes\u00eb, n\u00eb bregun e p\u00ebrtejm\u00eb me rrug\u00eb ajrore dhe detare.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e transportimit vendosej n\u00eb minut\u00ebn e fundit. Nj\u00eb sasi tjet\u00ebr e nj\u00ebqind arkave shkoi drejt Raguz\u00ebs dhe u ngarkua n\u00eb anije. Sasia e tret\u00eb u maskua si ushqime dhe shkoi drejt veriut t\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb treni t\u00eb zakonsh\u00ebm mallrash. K\u00ebshtu hyri n\u00eb Itali.<br \/>\nGjerman\u00ebt ia dol\u00ebn ta rr\u00ebmbejn\u00eb Thesarin jugosllav vet\u00ebm pas 8 shtatorit 1943, kapitullimit t\u00eb Italis\u00eb fashiste. Shufrat e floririt t\u00eb Beogradit i kap\u00ebn n\u00eb Rom\u00eb, atje ku ruheshin, n\u00eb bank\u00eb. Qen\u00eb 8 ton\u00eb dhe 329.9 kilogram.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn, Vittorio Emanuele III, q\u00eb pati vrapuar drejt Brindisit n\u00eb ikjen e tij turp\u00ebruese, kishte b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Thesarin e gur\u00ebve t\u00eb \u00e7muar t\u00eb familjes mbret\u00ebrore ia kishte l\u00ebn\u00eb detyr\u00eb ministris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse ta fshihte. Gjerman\u00ebt kishin marr\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb prer\u00eb nga Hitleri ta gjenin me \u00e7do kusht dhe ta mbartnin menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Berlin. Pasi e pushtuan shumic\u00ebn e territorit italian ata k\u00ebrkuan mos ai ndodhej n\u00eb Rom\u00eb, Milano apo Torino. Nuk e pikas\u00ebn dot. Ky thesar gur\u00ebsh t\u00eb \u00e7muar gjendej n\u00eb Rom\u00eb. Nga Banca d\u2019Italia ishte futur brenda nj\u00eb kasete dhe pastaj murosur n\u00eb nj\u00eb kthin\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb pallatit mbret\u00ebror, Kuirinale. Ai ruhet edhe sot, madje me objektet e tij vitet e fundit u b\u00eb edhe nj\u00eb ekspozit\u00eb.<\/p>\n<p>I ndrysh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fati i Thesarit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Vitorio Emanuele III dhe i dinastis\u00eb s\u00eb tij. I p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 363 arka me brenda plot 300 kuintal\u00eb, q\u00eb nga sendet e \u00e7muara, deri edhe piktura, nj\u00eb koleksion i famsh\u00ebm monedhash, dokumente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e kujtime familjare, fillimisht ai u fsheh larg Rom\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb pron\u00eb e monarkut. Por u zbulua nga gjerman\u00ebt dhe m\u00eb pas, n\u00eb rrethana mjaft t\u00eb dyshimta, u zhduk. Sipas historian\u00ebve italian\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmbim hitlerian\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb. Flitet me k\u00ebmb\u00ebngulje se pas k\u00ebtij veprimi fshihet dora e vet\u00eb Vittorio Emanuelit, nuk ka pak dyshime edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb vendas.<br \/>\nPas pushtimit gjurm\u00ebt u duk se i humbi, po ashtu, edhe vet\u00eb thesari i shtetit italian. M\u00eb pas gjith\u00e7ka u sqarua: qe d\u00ebrguar n\u00eb Berlin. Qen\u00eb 173 ton flori.<\/p>\n<p>Kur nazist\u00ebt pushtuan Beogradin dhe vun\u00eb n\u00ebn kontrollin e tyre institucionet kryesore t\u00eb vendit mbet\u00ebn pa mend kur pan\u00eb se midis dokumenteve t\u00eb dy thesareve t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ai i familjes mbret\u00ebrore, krahasuar me t\u00eb shtetit, ishte nj\u00eb shembull i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm transparence dhe korrektese financiare. Prej t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb gjet\u00ebn aty zbuluan madje se ku mund ta gjenin. Ai nuk qe transferuar me autokolon\u00ebn e 17 marsit 1941, para pushtimit, por kur gjerman\u00ebt kishin hyr\u00eb n\u00eb territorin e vendit, n\u00eb 12 prill pat\u00ebn marr\u00eb Beogradin, q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn shtat\u00eb Shkupin dhe n\u00eb 15 prill, kur mbreti u largua me shpejt\u00ebsi drejt Malit t\u00eb Zi, edhe zot\u00ebruar Splitin.<\/p>\n<p>Autokolona ikse e monarkut p\u00ebrb\u00ebhej prej 35 kamion\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, ku nuk mungonte nj\u00eb autobot benzine si edhe nj\u00eb transportues i blinduar. K\u00ebtu u fut i gjith\u00eb thesari mbret\u00ebror, i cili p\u00ebrb\u00ebhej prej gjasht\u00eb thas\u00ebsh prej kanavace. K\u00ebta mbanin 400 milion dinar\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb bank\u00ebnota nj\u00ebmij\u00ebshe. Po ashtu qen\u00eb edhe dy arka t\u00eb r\u00ebnda me monedha floriri, me nj\u00eb vler\u00eb prej nj\u00ebqind milion dinar\u00ebsh. Dy arka t\u00eb tjera kishin gur\u00ebt e \u00e7muar t\u00eb familjes mbret\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn midis 15 dhe 16 prillit Pjetri II e kaloi n\u00eb territorin malazez, n\u00eb Manastirin e Ostrogut. N\u00eb mbr\u00ebmjen e k\u00ebsaj t\u00eb fundit, pas nj\u00eb bisede t\u00eb gjat\u00eb me patriarkun Gavrillo, ai zbriti nga mali Ostrog me vet\u00ebm 15 milion\u00eb dinar\u00eb. Pasi arriti n\u00eb Nikshi\u00e7 hipi n\u00eb nj\u00eb aeroplan bombardues jugosllav dhe doli jasht\u00eb kufirit. Pasuria e tij mbeti n\u00eb Manastir, i futur n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. N\u00eb 25 prill nj\u00eb komando gjerman\u00ebsh SS, me nj\u00eb avion t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, parashutoi n\u00eb manastir, arrestoi patriarkun Gavrillo dhe mori t\u00eb gjith\u00eb thesarin mbret\u00ebror. Qen\u00eb plot 385 milion dinar\u00eb si edhe t\u00eb gjitha gur\u00ebt e \u00e7muar, nj\u00eb pjes\u00eb shenja t\u00eb domosdoshme t\u00eb riteve dhe ceremonive t\u00eb detyruara monarkike.<\/p>\n<p>Sipas studiuesve, Ahmet Zogu n\u00eb ikje t\u00ebrhoqi nga Banka Komb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebraf\u00ebrsisht me shifr\u00ebn 567 mij\u00eb franga ar. K\u00ebto p\u00ebrb\u00ebnin 183 kilogram flori. Sipas drejtorit t\u00eb Thesarit, Kel Nara\u00e7i, n\u00eb bank\u00eb kjo pasuri ndodhej n\u00eb \u201cLlogarin\u00eb relative t\u00eb pafrytshme metal-ar n\u00eb roje\u201d. Ishte \u00e7elur n\u00eb dat\u00ebn 23 tetor 1937, p\u00ebr llogari t\u00eb Oborrit Mbret\u00ebror, jo t\u00eb Shtetit. N\u00eb 6 shkurt 1939 aty her\u00eb pas here qen\u00eb futur shufra floriri me vler\u00ebn 643 535 franga ari ose 209 kilogram.<\/p>\n<p>K\u00ebto shtesa ishin p\u00ebrfituar nga doganat e vendit si edhe prej kursit t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb floririt me kart\u00ebmonedhat. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se qen\u00eb shtuar prej veprimtarive shtet\u00ebrore. Nga shuma e p\u00ebrgjithshme, thon\u00eb v\u00ebzhguesit shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj teme, kishin dal\u00eb 200 mij\u00eb franga ari t\u00eb shpenzuara p\u00ebr ceremonin\u00eb e martes\u00ebs s\u00eb Mbretit Zog si edhe kremtimet e 10-vjetorit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Monarkis\u00eb, prill dhe shtator 1938.<\/p>\n<p>E para p\u00ebrfaq\u00ebsonte detyrim privat, t\u00eb thesarit personal t\u00eb Zogut, e dyta shpenzim t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm nga thesari i Shtetit. Sipas dokumenteve zyrtare, ministri i Financave Kol\u00eb Tha\u00e7i, n\u00eb 31 mars 1939, ka autorizuar t\u00ebrheqjen nga \u201cLlogaria relative e pafrytshme metal-ar n\u00eb roje\u201d, t\u00eb 448.535 frangave dhe m\u00eb 3 prill t\u00eb 450.000 t\u00eb tjerave. U shkrua se do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr shpenzime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb forcave t\u00eb armatosura. S\u00ebrish p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, n\u00eb 6 prill, u urdh\u00ebrua marrja e 200.000 frangave ari. Ndryshe nga dy t\u00ebrheqjet e para, kjo e fundit \u00ebsht\u00eb kryer pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dokument t\u00eb firmosur.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnojm\u00eb se t\u00eb tri shumat, p\u00ebraf\u00ebrsisht nj\u00eb milion e nj\u00ebqind mij\u00eb franga, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 355 kilogram flori.<br \/>\nNuk p\u00ebrjashtohen p\u00ebrdorime t\u00eb k\u00ebsaj sasie p\u00ebr q\u00ebllime mbrojt\u00ebse, por duke pasur parasysh rezultatin dhe n\u00eb 7 deri 9 prill mosveprimin real masiv t\u00eb forcave t\u00eb armatosura, nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl duhet t\u00eb jet\u00eb shp\u00ebrdorur. Nga justifikues t\u00eb veprimeve financiare t\u00eb Ahmet Zogut \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb plan t\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrgatitjen luftarake t\u00eb 17 mij\u00eb vet\u00ebve dhe deri p\u00ebr 20 mij\u00eb pushk\u00eb t\u00eb groposura n\u00eb relievin malor t\u00eb Matit. K\u00ebto do t\u2019i p\u00ebrdorte p\u00ebr aksionin e tij t\u00eb rezistenc\u00ebs nga brenda. Tre\u00e7erek shekulli ka kaluar q\u00eb at\u00ebher\u00eb dhe asgj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar dot si e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb relacionin q\u00eb Kel Nara\u00e7i la t\u00eb shkruar n\u00eb dat\u00ebn 6 qershor 1939 d\u00ebshmon se sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e kishte t\u00eb siguronte nj\u00eb firm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb thesarin q\u00eb u mor. Askush prej ministrave, as edhe vet\u00eb kryeministri, nuk n\u00ebnshkroi. U gjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb nj\u00eb major, adjutant favorit i mbretit. Ahmet Zogu, i cili e mori n\u00ebn zot\u00ebrimin e tij k\u00ebt\u00eb pasuri dhe e shpenzoi m\u00eb pas, nuk hodhi asnj\u00eb firm\u00eb. Po ashtu, kur e kaloi kufirin shqiptar, nuk e regjistroi thesarin e marr\u00eb as n\u00eb dogan\u00ebn e vendit t\u00eb vet dhe as n\u00eb at\u00eb t\u00eb shtetit grek.<br \/>\nSipas kolonelit Faik Quku, monarku shqiptar n\u00eb autokolon\u00ebn me 45 vetura zyrtare dhe disa makina me ushtar\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs, \u201ckishte me vedi nji kamion me 18 arka flori\u201d. Sipas historianit austriak Hurbert Neu\u00ebirth \u201cMbreti Zog, i shfuqizuar, u largua nga foleja e tij shqiptare me 50 mij\u00eb dollar ar.<\/p>\n<p>Dy milion dollar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i kishte depozituar q\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb \u201cChase National Bank\u201d. Jason Tomes shkruan: \u201cAi udh\u00ebtonte gjithnj\u00eb me n\u00ebnt\u00eb a dhjet\u00eb kasaforta jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnda e t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat mbaheshin n\u00eb ruajtje t\u00eb vazhdueshme. Ato p\u00ebrmbanin shufra ari, t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb legjend\u00eb n\u00eb shtypin e koh\u00ebs, aq sa asnj\u00ebher\u00eb Zogu nuk p\u00ebrmendej, ve\u00e7 p\u00ebr valixhet misterioze, t\u00eb cilat thuhej se p\u00ebrmbanin thesar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe gur\u00ebt e \u00e7muar t\u00eb kuror\u00ebs mbret\u00ebrore, q\u00eb vlenin m\u00eb tep\u00ebr se 1 milion paund. Raportet e llogarive t\u00eb bankave franceze e zvicerane p\u00ebrforcuan dyshimet e p\u00ebrhapura se ai ishte nj\u00eb milioner n\u00eb st\u00ebrlina.<\/p>\n<p>Disa madje e llogarisnin pasurin\u00eb e tij nga 4 deri n\u00eb 6 milion paund. Komenti i tij: \u201cUn\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb isha aq i pasur sa kritik\u00ebt e mi thon\u00eb q\u00eb jam\u201d. Sipas studiuesve n\u00eb dokumentet angleze thuhet se monarku shqiptar me t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb oborrtar\u00ebt e tij nuk do t\u00eb lejoheshin t\u00eb hynin n\u00eb Britani n\u00ebse ai nuk deklaronte volumin dhe shum\u00ebn e sendeve t\u00eb \u00e7muara q\u00eb mbarte me vete. Dihet gjithashtu q\u00eb deklarata shpjeguese e Ahmet Zogut p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si veproi me Thesarin ka qen\u00eb \u201cM\u00eb mir\u00eb q\u00eb i mora un\u00eb sesa t\u2019i lija n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Musolinit&#8230;\u201d Nd\u00ebrkaq i biri i tij, Leka, \u00ebsht\u00eb deklaruar se vlera e marr\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte vet\u00ebm Thesari i Kuror\u00ebs, kurse Thesari i Shtetit ndodhej n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb italiane n\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpjegim i paqart\u00eb i asaj q\u00eb ka ndodhur, sepse n\u00eb rast se v\u00ebrtet thesari i shtetit shqiptar ndodhej peng n\u00eb Itali, at\u00ebher\u00eb Ahmet Zogu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr l\u00ebshim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sovranitetit t\u00eb vendit shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara se 7 prilli 1939.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr e kuptueshme q\u00eb dy thesaret Zogu q\u00ebllimisht nuk i ka mbajtur t\u00eb ndar\u00eb dhe me nj\u00eb em\u00ebr llogarie t\u00eb \u00e7far\u00ebdoshme i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pasurin\u00eb e tij personale. Kjo ka qen\u00eb edhe arsyeja p\u00ebrse nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb kthyer prej asaj q\u00eb mori, as ai, as i biri, madje as edhe i nipi, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm nj\u00eb monedh\u00eb, sikur edhe qindark\u00eb.<\/p>\n<p><em>Marr\u00eb nga libri i ri i studiuesit Ylli Polovina &#8220;Zog, pse ike&#8221;<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dossier, 12 Korrik 2013 Nj\u00eb analiz\u00eb e nj\u00eb prej temave m\u00eb ngacmuese n\u00eb librin e ri t\u00eb studiuesit Ylli Polovina. Historit\u00eb e pabesueshme t\u00eb transportimit t\u00eb dhjetra ton\u00ebve ar, gur\u00eb t\u00eb \u00e7muara e bank\u00ebnota nga thesaret e Greqis\u00eb, Jugosllavis\u00eb, e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore Berlin-Lond\u00ebr Ja si u \u2018zhduk\u00ebn\u2019 thesaret e Ballkanit Si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dossier, 12 Korrik 2013 Nj\u00eb analiz\u00eb e nj\u00eb prej temave m\u00eb ngacmuese n\u00eb librin e ri t\u00eb studiuesit Ylli Polovina. Historit\u00eb e pabesueshme t\u00eb transportimit t\u00eb dhjetra ton\u00ebve ar, gur\u00eb t\u00eb \u00e7muara e bank\u00ebnota nga thesaret e Greqis\u00eb, Jugosllavis\u00eb, e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore Berlin-Lond\u00ebr Ja si u \u2018zhduk\u00ebn\u2019 thesaret e Ballkanit Si [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-07-12T17:15:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"24 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb\",\"datePublished\":\"2013-07-12T17:15:55+00:00\",\"dateModified\":\"2013-07-12T17:15:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/\"},\"wordCount\":4718,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/\",\"name\":\"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg\",\"datePublished\":\"2013-07-12T17:15:55+00:00\",\"dateModified\":\"2013-07-12T17:15:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Dossier, 12 Korrik 2013 Nj\u00eb analiz\u00eb e nj\u00eb prej temave m\u00eb ngacmuese n\u00eb librin e ri t\u00eb studiuesit Ylli Polovina. Historit\u00eb e pabesueshme t\u00eb transportimit t\u00eb dhjetra ton\u00ebve ar, gur\u00eb t\u00eb \u00e7muara e bank\u00ebnota nga thesaret e Greqis\u00eb, Jugosllavis\u00eb, e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore Berlin-Lond\u00ebr Ja si u \u2018zhduk\u00ebn\u2019 thesaret e Ballkanit Si [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-07-12T17:15:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"24 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb","datePublished":"2013-07-12T17:15:55+00:00","dateModified":"2013-07-12T17:15:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/"},"wordCount":4718,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/","name":"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg","datePublished":"2013-07-12T17:15:55+00:00","dateModified":"2013-07-12T17:15:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mbreti_zog.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbreti-zog-pervetesoi-355-kg-flori-pa-firmosur-asnje-shkrese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mbreti Zog p\u00ebrvet\u00ebsoi 355 kg flori pa firmosur asnj\u00eb shkres\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12956"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12956\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}