{"id":1292,"date":"2012-01-22T16:39:37","date_gmt":"2012-01-22T15:39:37","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1292"},"modified":"2012-01-22T16:39:37","modified_gmt":"2012-01-22T15:39:37","slug":"grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/","title":{"rendered":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2)"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Alibia e paramenduar e Sali Berish\u00ebs: Si po shet vart\u00ebsit e tij tek drejt\u00ebsia dhe viktimat<\/strong><\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Homazh - 1 vjetori i 21 janarit 2011\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/homazh_1vjetori_21jan.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Sali Berisha ka pranuar m\u00eb 23 Janar 2011 se serveri i kryeministris\u00eb ka pamjet filmike dhe ka urdh\u00ebruar Gjergj Lezh\u00ebn t\u2019ia v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion prokuroris\u00eb\u2026 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb m\u00eb 21 Janar nga vet\u00eb ai. Si ka p\u00ebrgatitur skenarin A, p\u00ebr vrasje t\u00eb b\u00ebra nga opozita dhe pse u detyrua t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb skenarin B t\u00eb Grushtit t\u00eb Shtetit<\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>21 Janar 2012<\/em><\/p>\n<p>Pse i vrau? Kjo ishte nj\u00eb pik\u00ebpyetje e madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, por dhe p\u00ebr ata q\u00eb e njihnin nga af\u00ebr Berish\u00ebn. Ne q\u00eb pam\u00eb si u rr\u00ebzua nga tavolina e gazetar\u00ebve Hekuran Deda, apo si u k\u00ebput Ziver Veizi me duar n\u00eb xhepa n\u00eb bulevard, e kishim t\u00eb qart\u00eb se po q\u00ebllohej me vet\u00ebdije. Kur protesta ra, kur njer\u00ebzit thuajse ishin shp\u00ebrndar\u00eb, kur polic\u00ebt thuajse ishin shpartalluar dhe nj\u00ebsit\u00eb speciale zyrtare dhe jo zyrtare t\u00eb Berish\u00ebs ishin brenda oborrit, u q\u00ebllua me vet\u00ebdije p\u00ebr tu vrar\u00eb. U q\u00ebllua kur vdekjet nuk trembnin dhe nuk frym\u00ebzonin ask\u00ebnd. U q\u00ebllua kur askush thuajse nuk e mori vesh n\u00ebse ata vdiq\u00ebn apo u plagos\u00ebn. Askush n\u00eb bulevard nuk ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se kishte viktima.<\/p>\n<p>Lajmi erdhi pas or\u00ebs 16 nga Spitali Ushtarak dhe s\u00ebrish nuk ndikoi mbi ata pak vet\u00eb q\u00eb kishin mbetur n\u00eb rrug\u00eb. Pra, nuk u vra as p\u00ebr t\u00eb trembur turm\u00ebn, as p\u00ebr t\u00eb trembur opozit\u00ebn, as p\u00ebr t\u00eb inkurajuar forcat e mbrojtjes. U vra me lig\u00ebsi dhe urrejtje, u vra me burracak\u00ebri, nd\u00ebrsa gjith\u00e7ka po p\u00ebrfundonte si nj\u00eb demonstrim i ashp\u00ebr me episode dhune t\u00eb zakonshme k\u00ebto p\u00ebr \u00e7do protest\u00eb t\u00eb till\u00eb, ai vrau. Tek rrija p\u00ebrball\u00eb dritares s\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb kullat binjake, kur m\u00eb erdhi lajmi se dy vet\u00eb kishin vdekur, (i treti u njoftua pak m\u00eb von\u00eb) mu shfaq t\u00ebrbimi i tij, pik\u00ebrisht kur gjith\u00e7ka po mbaronte.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb njeri q\u00eb nuk pranon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb betej\u00eb pa bilanc, ai nuk mund t\u00eb pranonte n\u00eb karakterin e tij nj\u00eb demonstrim force nga opozita. Mij\u00ebra njer\u00ebzit e grumbulluar kund\u00ebr tij, fuqia e tyre p\u00ebr t\u00eb shpartalluar policin\u00eb me duar n\u00eb xhepa, b\u00ebnin kontrast t\u00eb madh me krekosjen e tij publike. Nuk mund ta pranonte dot k\u00ebt\u00eb. Jam i sigurt se vendimin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb nuk e ka konsultuar me ask\u00ebnd. Njer\u00ebzit af\u00ebr tij ma p\u00ebrshkruan Lul\u00ebzim Bash\u00ebn thuajse t\u00eb lebetitur nga frika dhe hutimi. Komandanti i Gard\u00ebs, i cili mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb qeli, \u00ebsht\u00eb po ashtu nj\u00eb ushtarak i p\u00ebrmbajtur, edhe pse besnik i tij.<\/p>\n<p>Ai u detyrohet shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet q\u00eb e kan\u00eb em\u00ebruar aty, por ka nj\u00eb raport me ligjin dhe nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb fshehur nga gjestet e rr\u00ebmbyera t\u00eb Berish\u00ebs. E kam par\u00eb me syt\u00eb e mi kur ka kund\u00ebrshtuar urdhrin q\u00eb Berisha i dha n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr ta nxjerr\u00eb zvarr\u00eb Ilir Met\u00ebn nga salla e parlamentit pasi hipi mbi tavolina. Refuzoi dhe ishte gati t\u00eb ikte. \u00c7\u2019kish ndodhur me t\u00eb? Mund t\u00eb ishte kompromentuar gjat\u00eb rrug\u00ebs, mund t\u00eb kishte detyrime ndaj nj\u00eb rrethi m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb familjes Berisha, por jo deri tek vrasja. Si mirditor, ai ka dhe pesh\u00ebn e Kanunit mbi supe p\u00ebr \u00e7do gjak t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>As me at\u00eb nuk e ka konsultuar. Me Gjergj Lezh\u00ebn jo e jo. I gjori Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kryeministris\u00eb, kushedi sa p\u00ebrpjekje ka b\u00ebr\u00eb mos t\u2019i shfaqej p\u00ebrball\u00eb at\u00eb dit\u00eb\u2026 I sillja t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrmend dhe bindesha m\u00eb shum\u00eb se e kishte marr\u00eb vet\u00eb at\u00eb vendim. P\u00ebrfytyrova si ka thirrur \u201cdik\u00eb t\u00eb vetin\u201d n\u00eb zyr\u00eb, ka ngritur pak z\u00ebrin e televizorit nga ideja se p\u00ebrgjohej dhe i ka dh\u00ebn\u00eb shenj\u00eb t\u00eb q\u00ebllonin. Pak m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar. Momenti kur filloi t\u00eb q\u00ebllohej mbi turm\u00eb ishte episod gati dhjet\u00eb minutash. Vet\u00ebm n\u00eb ato dhjet\u00eb minuta tytat e arm\u00ebve u drejtuan mbi qytetar\u00ebt dhe kangjellat e Kryeministris\u00eb jan\u00eb sharruar nga brenda nga plumbat.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb kan\u00eb q\u00eblluar ishin qit\u00ebsa special t\u00eb Gard\u00ebs. N\u00eb mendjen e tij t\u00eb hallakatur dhe dalldisur nga ideja se Edi Rama i \u201ckishte b\u00ebr\u00eb rreshtore\u201d, v\u00ebrtitej ideja e hakmarrjes. Mendimi se ata mund ta p\u00ebrs\u00ebrisnin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb vazhdimisht derisa ai t\u00eb rr\u00ebzohej nga pushteti e tmerronte. Nuk jam i sigurt se bashk\u00eb me iden\u00eb se duhet t\u00eb vriste, kishte nd\u00ebrmend dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u2019i fshihte, por pak pasi i vrau, duket se e kishte fiksuar skenarin A: Viktimat i ka vrar\u00eb vet\u00eb opozita. Pasi kjo u hodh posht\u00eb, lindi skenari B: U vran\u00eb se ishte grusht shteti.<\/p>\n<p>Lindja dhe shuarja e skenarit A<\/p>\n<p>N\u00eb daljen e tij t\u00eb par\u00eb publike m\u00eb 21 janar n\u00eb mbr\u00ebmje, e tha qart\u00eb at\u00eb: \u201cN\u00eb k\u00ebto p\u00ebrleshje kan\u00eb humbur jet\u00ebn 3 qytetar\u00eb, jan\u00eb plagosur dhjet\u00ebra polic\u00eb dhe demonstrues. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e plot\u00eb totale p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto bie mbi organizator\u00ebt e skenarit tunizian, mbi pinjoll\u00ebt e benalive shqiptar\u00eb. Duke ju shprehur ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta, familjar\u00ebve t\u00eb viktimave, theksoj se t\u00eb dh\u00ebnat paraprake flasin se secili prej tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar nga af\u00ebr me arm\u00eb pistoleta t\u00eb lehta, t\u00eb cilat nuk gjenden n\u00eb armatimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe as t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs. Duke theksuar k\u00ebt\u00eb, i k\u00ebrkoj Prokuroris\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtyre jet\u00ebve t\u00eb humbura.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes, ndon\u00ebse n\u00eb fatkeq\u00ebsi, familjarin e nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre viktimave, i cili do t\u2019i thoshte n\u00eb Spitalin Ushtarak nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre drejtuesve kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dhune: Largohu kriminel, na vrave v\u00ebllan\u00eb, dhe n\u00eb prani t\u00eb personelit do ta nxirrte jasht\u00eb nga dhoma. Motra e shkret\u00eb, megjith\u00ebse kishte n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb v\u00ebllain, por q\u00eb nuk kishte humbur arsyen, i dha at\u00eb q\u00eb meritonte k\u00ebtij shoku.\u201d<\/p>\n<p>Kush e lexon k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb kryeministrit koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, e kupton qart\u00eb se kur doli para medies ai ka qen\u00eb i vendosur t\u2019i hidhte kufomat n\u00eb shpin\u00eb Edi Ram\u00ebs. Deklarata tregon qart\u00eb po ashtu se Berisha ka mbajtur kontakt thuajse t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Spitalin Ushtarak. Dy mjek\u00ebt, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb strumbullari i skenarit p\u00ebr \u201cvrasje nga af\u00ebr\u201d, duket se e kishin furnizuar dhe me p\u00ebrralla p\u00ebr faj\u00ebsimin e opozit\u00ebs nga familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Paragrafi q\u00eb Berisha flet p\u00ebr nj\u00eb gjoja incident, i vishet Pre\u00e7 Zogajt, kur ka shkuar tek dhoma e Aleks Nikajt. Asgj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur. Si\u00e7 m\u00eb shpjegoi vet\u00eb Zogaj, Aleksi ishte nj\u00eb mik i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij dhe ai ishte realisht i d\u00ebrrmuar nga ideja se Aleksi mund t\u00eb vdiste. Ishte v\u00eblla i vet\u00ebm i kat\u00ebr motrave dhe kishte dy vajza t\u00eb vogla. Berisha ishte vigjilent ndaj k\u00ebtyre detajeve, dhe e kishte kompletuar skenarin e tij, q\u00eb nga m\u00ebnyra si ishin gjuajtur deri tek detajet se si populli faj\u00ebsonte opozit\u00ebn p\u00ebr vrasjet.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebt\u00eb dhe kur e pyet\u00ebn gazetar\u00ebt: \u201cOpozita organizoi nj\u00eb skenar pu\u00e7ist, e paralajm\u00ebroi at\u00eb, organizoi skenarin tunizian. P\u00ebrgjigje opozit\u00ebs i dhan\u00eb familjar\u00ebt e nj\u00ebrit prej viktimave, i nxor\u00ebn jasht\u00eb ata: \u201cDil jasht\u00eb kriminel, na vrave v\u00ebllan\u00eb\u201d. T\u00eb dh\u00ebnat paraprake t\u00eb ekspert\u00ebve dhe t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb reanimacionit jan\u00eb se ata jan\u00eb gjuajtur nga af\u00ebr me arm\u00eb t\u00eb lehta.\u201d<\/p>\n<p>Shihet qart\u00eb se e kishte t\u00eb qart\u00eb planin n\u00eb kok\u00eb. Sokol Olldashi dhe Arben Imami u l\u00ebshuan n\u00ebp\u00ebr ekrane duke shtr\u00ebnguar muskujt t\u00eb zhduknin efektin e alkoolit t\u00eb mbasdites dhe p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. N\u00eb mbr\u00ebmje Edi Paloka me disa lezhjan\u00eb \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d k\u00ebrc\u00ebnuan Zogajn nd\u00ebrsa dilte nga studioja e TV Klan dhe situata mund t\u00eb kishte degraduar n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb i shoq\u00ebruar nga djali i tij dhe disa miq. N\u00eb ekranet e pushtetit filloi t\u00eb keqp\u00ebrdorej nj\u00eb pamje e vdekjes s\u00eb Ziver Veizit duke shpjeguar sipas oreksit l\u00ebvizjen e nj\u00eb plaku t\u00eb hutuar nga vrasja.<\/p>\n<p>Por n\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb Artan Hoxha publikoi pamje t\u00eb plota, filmuar nga vendi ku ne rrinim n\u00eb Kullat Binjake. K\u00ebndi i gjer\u00eb i pamjes i p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb vras\u00ebsit dhe t\u00eb vrar\u00ebt. Shihej qart\u00eb q\u00eb gardist\u00ebt kishin q\u00eblluar dhe vrar\u00eb. Shihej qart\u00eb nj\u00eb ushtarak i Gard\u00ebs q\u00eb kish q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb njer\u00ebzve. Kamera kapte flak\u00ebn e automatikut dhe rr\u00ebzimin e viktim\u00ebs n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb. Ishte nj\u00eb mrekulli optike. Berisha nuk e priste k\u00ebt\u00eb. Vet\u00ebm pak \u00e7aste m\u00eb par\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 19:30 ai kishte spekuluar pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Ja si ju drejtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike gazetar\u00ebve: \u201cMund t\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje: ju q\u00eb ishit n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e k\u00ebsaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arrit\u00ebt t\u00eb filmonit nj\u00ebrin prej tyre. Si nuk arrit\u00ebt ju t\u00eb filmoni qoft\u00eb dhe nj\u00ebrin prej tyre. \u00c7far\u00eb ndodhi me kamaret tuaja? Ju i keni dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha, madje un\u00eb d\u00ebgjova nj\u00eb telekronist tuajin q\u00eb tha se m\u00eb ka marr\u00eb plumbi, pastaj doli se nuk e kishte marr\u00eb plumbi. Ndjeva keqardhje, por fatmir\u00ebsisht doli se nuk e kishte marr\u00eb plumbi dhe tha se m\u00eb shtyn\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ishte i sigurt se askush nuk kishte filmuar vrasjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskredituese. Dhe mbi t\u00eb gjitha ishte i t\u00ebrbuar q\u00eb Fatos Mahmutaj, reporteri i ABC News, nj\u00eb kanal i perandoris\u00eb s\u00eb tij korruptive, kishte qen\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Hekuran Ded\u00ebs kur u vra, ishte plagosur dhe kishte r\u00ebn\u00eb i lemerisur nga tavolina. V\u00ebmendja e Berish\u00ebs shkoi deri tek ai. Donte ta posht\u00ebronte q\u00eb t\u00eb mbyllte goj\u00ebn. Dhe padron\u00ebt e tij tentuan t\u2019ia mbyllin. N\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb paprecedent n\u00eb medie, drejtuesit e ABC News nuk pranuan t\u00eb quanin gazetarin e tyre t\u00eb plagosur vet\u00ebm pse k\u00ebshtu prishej Skenari A i Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nevoja p\u00ebr skenarin B: Grushti i Shtetit<\/strong><\/p>\n<p>Dalja e kamerave t\u00eb Artan Hoxh\u00ebs e kishte t\u00ebrbuar. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb nj\u00eb dalje t\u00eb re para mediave volli vrer dhe p\u00ebr t\u00eb. I z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb nga gazetar\u00ebt t\u00eb komentonte pamjet e tij, ai iu v\u00ebrsul atij me epitete fyese. \u201cInformatat e para jan\u00eb ato q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb dje, por kam th\u00ebn\u00eb edhe se Prokuroria e Shtetit duhet t\u00eb zbardh\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat, nga kan\u00eb dal\u00eb, nga kan\u00eb ardhur, kush ka q\u00eblluar e t\u00eb gjitha me radh\u00eb. Un\u00eb shoh nj\u00eb media q\u00eb po me nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7akall t\u00eb Sigurimit b\u00ebn po at\u00eb q\u00eb b\u00ebri \u00e7akalli i Ram\u00ebs me videon tjet\u00ebr dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe gjykat\u00ebsin, dhe prokurorin dhe t\u00eb gjitha. Kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhja e tij.\u201d<\/p>\n<p>Ishte destabilizuar. Skenari A i ishte shfryr\u00eb si fllusk\u00eb sapuni. Kufomat e viktimave q\u00eb tentoi t\u2019ia faturonte opozit\u00ebs, i kishin mbetur n\u00eb oborr t\u00eb vet. I kishte mbetur gjaku brenda gardhit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tani duhet tu jepte zem\u00ebr vras\u00ebsve q\u00eb t\u00eb mos e tradhtonin. Pasi i mbajti peng n\u00eb oborr t\u00eb kryeministris\u00eb, pasi i mjekoi dhe i shp\u00ebrbleu me rroga shtes\u00eb, pasi u premtoi sht\u00ebpi pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Grupit t\u00eb Zjarrit, dhe pasi u shfaq publikisht me Komandantin e Gard\u00ebs me sy t\u00eb nxir\u00eb nga rrahja, filloi t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fenomen t\u00eb ri, p\u00ebr nj\u00eb Grusht Shteti organizuar nga Presidenti, Kryetari i Opozit\u00ebs Kryeprokurorja, SHISH dhe media.<\/p>\n<p>Njoftimin zyrtar e b\u00ebri n\u00eb mbledhje t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb 23 janar ku foli p\u00ebr \u201cskenarin e nj\u00eb pu\u00e7i, e nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb qart\u00eb, evidente p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin me dhun\u00eb, nga nj\u00eb treshe, tashm\u00eb e njohur, Edvin Kristaq Rama dhe dy ministrat e diktatur\u00ebs komuniste Gramoz Ru\u00e7i dhe Sk\u00ebnder Gjinushi.\u201d<\/p>\n<p>Por n\u00eb retorik\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb at\u00eb mbledhje m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen nj\u00eb fakt. Ai p\u00ebrmendi Gjergj Lezh\u00ebn. Jo me em\u00ebr, por me post. Tha se kishim videot e serverit t\u00eb kryeministris\u00eb q\u00eb provonin gjith\u00e7ka. Citoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e shkruar e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb mbledhje t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb 23 janar. \u201cPas konferenc\u00ebs s\u00eb shtypit i kam k\u00ebrkuar Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Prokuroris\u00eb t\u00eb gjith\u00eb videon e kryeministris\u00eb. Kryeministria ka nj\u00eb sistem videosh te vetin, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb ka Garda, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb vendos policia. Kamerat tuaja ishin t\u00eb plota. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, me bindjen time kishte nj\u00eb material t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar se nga erdh\u00ebn plumbat, si u vra dhe ku u vran\u00eb, pra t\u00eb gjitha rrethanat.\u201d<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj deklarate t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 23 janar, i bie q\u00eb m\u00eb 21 janar rreth or\u00ebs 20 n\u00eb mbr\u00ebmje Sali Berisha t\u00eb ket\u00eb thirrur n\u00eb zyr\u00eb Gjergj Lezhjen dhe t\u2019i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebto q\u00eb thot\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, pra q\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb serverin e Kryeministris\u00eb dhe t\u00eb nxjerr\u00eb andej pamjet filmike dhe t\u2019i v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb prokuroris\u00eb. K\u00ebt\u00eb e thoshte m\u00eb 23 janar. H\u00ebm. Si\u00e7 doli m\u00eb von\u00eb nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministris\u00eb \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb rreth or\u00ebs 1 t\u00eb nat\u00ebs duke u gdhir\u00eb 22 janari. Pra i bie q\u00eb Gjergj Lezhja e ka marr\u00eb porosin\u00eb, ka kontrolluar pamjet filmike, \u00ebsht\u00eb tmerruar nga ato \u00e7far\u00eb ka par\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kopje ia ka \u00e7uar Berish\u00ebs n\u00eb zyr\u00eb dhe kan\u00eb fshir\u00eb serverin.<\/p>\n<p>Djall\u00ebzia e Berish\u00ebs shkon n\u00eb ekstrem. Ai q\u00ebllimisht flet m\u00eb 23 janar p\u00ebr server t\u00eb paprishur t\u00eb Kryeministris\u00eb q\u00eb sot t\u00eb ket\u00eb alibi se ai nuk dinte gj\u00eb q\u00eb ishte prishur. Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb ai ka menduar si ta fus\u00eb n\u00eb burg Gjergj Lezh\u00ebn, si bedelin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij akti kriminal. Lig\u00ebsia e k\u00ebsaj deklarate tani duket m\u00eb e plot\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, kur FBI ka sjell\u00eb ekspertiz\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb dhe paraqet si problem faktin se ky server \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nat\u00ebn e 21 janarit, shihet qart\u00eb se Berisha \u00e7do hap drejt alibis\u00eb s\u00eb tij e ka b\u00ebr\u00eb me vet\u00ebdije. Si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb vras\u00ebsit profesionist\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Ina Rama i kishte \u00e7uar Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm gjasht\u00eb urdh\u00ebr- arrestesh q\u00eb p\u00ebrfshinin zinxhirin komandues t\u00eb Gard\u00ebs q\u00eb nga Komandanti deri tek qit\u00ebsi i dyshuar p\u00ebr vras\u00ebs. Ministri i Brendsh\u00ebm ka refuzuar. Arsyeja sipas tij \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse ai dor\u00ebzon ata, Garda kapitullon pasi ushtar\u00ebt d\u00ebshp\u00ebrohen. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb arsyetim q\u00eb t\u00eb l\u00eb pa fjal\u00eb. N\u00eb logjik\u00ebn infantile t\u00eb atij q\u00eb quhej Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, kishte nj\u00eb psikoz\u00eb lufte.<\/p>\n<p>Ai e quante Gard\u00ebn nj\u00eb repart q\u00eb duhet t\u00eb ruante moralin e lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin e tij. Dhe sipas k\u00ebsaj logjike, shteti ligjor po u ngat\u00ebrrohej n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e tyre me armiqt\u00eb. Kryeprokurorja \u00ebsht\u00eb detyruar t\u2019ia b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb se ata thjesht do merren n\u00eb pyetje dhe mund t\u00eb lihen t\u00eb lir\u00eb. Por asgj\u00eb nuk ka funksionuar. Tensioni \u00ebsht\u00eb rritur dhe Ministri i Brendsh\u00ebm me lig\u00ebsi i ka k\u00ebrkuar t\u00eb shprehet dhe Presidentit, p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb flagrante, p\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai i ka treguar ligjin dhe kjo ishte sikur t\u2019i tregoje burgun. I vetmi q\u00eb ka pranuar t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb ka qen\u00eb ambasadori amerikan. Ai ka hyr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij konflikti t\u00eb past\u00ebr ligjor, duke inkurajuar prokuroren p\u00ebr hetime, por dhe duke bindur Berish\u00ebn se vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u201cpjes\u00eb e pu\u00e7it\u201d. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb shteti ligjor, nj\u00eb kryeminist\u00ebr mori p\u00ebrsip\u00ebr moszbatimin e urdhrave t\u00eb kryeprokurores, duke u vet\u00ebshpallur vet\u00eb agresor, vet\u00eb gjykat\u00ebs, vet\u00eb prokuror dhe vet\u00eb garant i Kushtetut\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky ishte i vetmi element real i Grushtit t\u00eb Shtetit at\u00eb dit\u00eb. At\u00eb e kish\u00eb b\u00ebr\u00eb Sali Berisha.<\/p>\n<p>Rezistenca e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos dor\u00ebzuar gardist\u00ebt vazhdoi dhe mbasdite, n\u00eb komunikimin mes Prokuroris\u00eb dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund Drejtori Burgaj kishte gjetur zgjidhjen. Urdh\u00ebr-arrestet kishin \u201clapsuse t\u00eb papranueshme\u201d.<\/p>\n<p>Dhe Berisha e gjeti lidhjen mes pu\u00e7ist\u00ebve. Meq\u00eb Bamir Topi refuzoi t\u00eb futej n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, meq\u00eb Ina Rama k\u00ebmb\u00ebnguli gjith\u00eb dit\u00ebn t\u2019i arrestonte gjasht\u00eb t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasje dhe meq\u00eb Edi Rama n\u00eb mbasdite von\u00eb kishte deklaruar se Berisha po refuzonte t\u00eb dor\u00ebzonte vras\u00ebsit, at\u00ebher\u00eb dilte q\u00eb Bamir Topi, Ina Rama dhe Edi Rama kishin nj\u00eb plan t\u00eb koordinuar. Tragjikomedi. Mbasditen e s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn e posa\u00e7me n\u00eb Kuvend, teza kishte avancuar. Ishte futur n\u00eb list\u00eb dhe SHISH.<\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, n\u00eb zarfin q\u00eb SHISH i kishte d\u00ebrguar n\u00eb zyr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 20 janar, kishte zero informacion p\u00ebr \u201cpu\u00e7in\u201d! Aq shum\u00eb ishte autosugjestionuar nga ideja se ishte para nj\u00eb pu\u00e7i sa tani i k\u00ebrkonte dhe SHISH ta kishte par\u00eb at\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nj\u00eb dit\u00eb para se t\u2019i fanepsej atij. E vuante shum\u00eb iden\u00eb se SHISH-in nuk e kishte n\u00ebn kontroll. E vuante m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ata raportonin m\u00eb shum\u00eb tek ndonj\u00eb vend mik i Shqip\u00ebris\u00eb se sa tek ai. Dhe ju duk rast i art\u00eb t\u2019i hiqte qafe me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Para deputet\u00ebve shpjegoi qart\u00eb dhe skenarin. Foli p\u00ebr dy lloj zarfesh me lek, nj\u00eb p\u00ebr transportin dhe nj\u00eb p\u00ebr \u201cluft\u00ebn. I pari kishte 10 deri 20 mij\u00eb lek, i dyti 200 deri 300 mij\u00eb lek. Shpjegoi se si para Dajtit ky grup kishte marr\u00eb nj\u00eb drog\u00eb sintetike. \u201cU shp\u00ebrnda thuhet nj\u00eb lloj droge sintetike, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen analizat se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kam dijeni, u shp\u00ebrndan\u00eb gur\u00eb dhe t\u00eb gjitha mjetet e tjera\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Por edhe pse Komisioni u ngrit, edhe pse u b\u00eb kujdes t\u00eb gjendeshin deputet\u00eb q\u00eb nuk prishnin pun\u00eb dhe n\u00ebse b\u00ebheshin qesharak\u00eb, e shihte se skenari nuk po ecte. Per\u00ebndimi po u jepte mb\u00ebshtetje \u201cpu\u00e7ist\u00ebve\u201d dhe ky ishte nj\u00eb problem i madh p\u00ebr t\u00eb. Presidenti i Republik\u00ebs dhe Kryeprokurorja u b\u00ebn\u00eb destinacioni i ri i diplomat\u00ebve. Berisha u t\u00ebrbua dhe shp\u00ebrtheu. N\u00eb nj\u00eb takim m\u00eb 24 janar me efektiv\u00eb t\u00eb policis\u00eb dhe familje t\u00eb tyre, iu turr me nj\u00eb fjalor rruga\u00e7\u00ebror Ina Ram\u00ebs dhe Bamir Topit. T\u00eb parin e quajti horr bulevardi, t\u00eb dyt\u00ebn lavire bulevardi. Sofistikimi i tij p\u00ebr \u201cpu\u00e7in\u201d kishte ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Argumentet pse ai nuk dor\u00ebzonte gardist\u00ebt tani ishin t\u00eb ndryshme nga nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. M\u00eb 22 janar argument ishte demoralizimi i zinxhirit komandues t\u00eb gard\u00ebs, m\u00eb 23 janar b\u00ebnte thirrje t\u00eb merrej filmimi i serverit t\u00eb Kryeministris\u00eb q\u00eb vet\u00eb e kishte fshir\u00eb qysh m\u00eb 21 janar dhe m\u00eb 24 janar thoshte ata nuk kan\u00eb prova, dhe prov\u00eb t\u00eb vetme kan\u00eb rregulloren e Gard\u00ebs q\u00eb l\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb tek zinxhiri komandues. Ishte duke sulmuar \u201cskenarin B t\u00eb pu\u00e7it\u201d, q\u00eb sipas tij lidhej me marrjen e pushtetit p\u00ebrmes gjyq\u00ebsorit dhe prokuroris\u00eb. Skenari A p\u00ebrmes arm\u00ebve kishte d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte dy skenar\u00eb, por ato ishin tek Berisha. Skenari A i tij ishte q\u00eb vrasjet i b\u00ebri opozita dhe skenari B ishte q\u00eb meq\u00eb u b\u00eb grusht shteti, vrasje do ket\u00eb. Si\u00e7 e tha vet\u00eb n\u00eb parlament dhe para polic\u00ebve, n\u00eb raste t\u00eb tilla nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sa vriten. \u201cN\u00eb nj\u00eb grusht shteti mund t\u00eb mos vritet asnj\u00eb, mund t\u00eb vriten 3, 30 apo 300. Grushti i shtetit nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb absolute. Forca e institucioneve t\u00eb nj\u00eb shteti demokratik \u00ebsht\u00eb e hekurt. Mjer\u00eb ata q\u00eb e provojn\u00eb!\u2026\u201d<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p><strong>Rikthim tek pu\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e sh\u00ebnimeve t\u00eb mia p\u00ebr dit\u00ebn kur Berisha shpikte pu\u00e7in e 21 janarit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga gjykimi p\u00ebr vrasjen e kat\u00ebr qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Gjat\u00eb nj\u00eb viti kan\u00eb ndodhur shum\u00eb gj\u00ebra. Nj\u00eb prej p\u00ebrgjegj\u00ebsve p\u00ebr vrasjet, Lul\u00ebzim Basha, u detyrua t\u00eb l\u00ebr\u00eb karrigen e p\u00ebrgjakur t\u00eb Ministrit dhe t\u00eb hyj\u00eb me dhun\u00eb n\u00eb karrigen e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. \u201cUshtria\u201d e 21 Janarit p\u00ebrdori \u00e7do mjet dhe n\u00eb fund gjykatat p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer at\u00eb mandat. Sali Berisha u duk sikur e vuri p\u00ebrk\u00ebmb\u00ebsh prokurorin\u00eb, SHISH dhe drejt\u00ebsin\u00eb, dhe hetimet p\u00ebr 21 Janarin u bllokuan. Gardist\u00ebt u paraqit\u00ebn duke qeshur nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb polici dhe t\u00eb nes\u00ebrmen u lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gardist i Sali Berish\u00ebs, bash ai m\u00eb i af\u00ebrti i familjes, m\u00eb i af\u00ebrti i djalit t\u00eb tij dhe bizneseve t\u00eb tij, del q\u00eb ka shkuar tek familja e Hekuran Ded\u00ebs dhe i ka ofruar para dhe foton e vras\u00ebsit t\u00eb Hekuranit, n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tij. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb tentuan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me familjen e Aleks Nik\u00ebs, duke shpikur nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb saj ndaj opozit\u00ebs. F\u00ebmij\u00ebt e Ziver Veizit i terrorizuan n\u00eb fshatin ku rriten jetim\u00eb, duke u kujtuar se do tu vrasin dhe mamin se nuk jan\u00eb demokrat\u00eb. Djalin e Faik Myrtajt e vran\u00eb nga d\u00ebshp\u00ebrimi p\u00ebr t\u00eb mos gjetur dot drejt\u00ebsi p\u00ebr ikjen e babait. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto duket se nuk e qet\u00ebsuan p\u00ebrfundimisht Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Mjaftoi nj\u00eb intervist\u00eb e ambasadorit t\u00eb SHBA, Aleksand\u00ebr Arvizu, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ku shpjegoi se kishte shkuar n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb pranonte ekspertiz\u00ebn e FBI si prov\u00eb zyrtare. Foli dhe p\u00ebr faktin se dikush ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb q\u00ebllohet. Kaq mjaftoi dhe Sali Berisha u destabilizua p\u00ebrs\u00ebri. Ashtu si\u00e7 FBI mund t\u00eb ket\u00eb ringjallur serverin e fshir\u00eb n\u00eb mesnat\u00ebn e 21 Janarit, Sali Berisha ka disa dit\u00eb q\u00eb po ringjall n\u00eb makth skenarin e pucit q\u00eb kishte harruar.<\/p>\n<p>Lig\u00ebsia e tij ndaj ushtar\u00ebve t\u00eb Gard\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebrdorur p\u00ebr vrasje dhe q\u00eb i shet tek familjet e viktimave, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb si lig\u00ebsia e tij ndaj Gjergj Lezh\u00ebs, Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kryeministris\u00eb, t\u00eb cilin m\u00eb 21 janar e ka urdh\u00ebruar t\u00eb fshij\u00eb serverin dhe m\u00eb 23 janar e urdh\u00ebron t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb serverin e Kryeministris\u00eb sikur nuk di gj\u00eb. Ai tashm\u00eb ka humbur qet\u00ebsin\u00eb dhe po matet, a ta pranoj\u00eb apo sulmoj\u00eb publikisht ekspertiz\u00ebn e FBI. Dh\u00ebnt\u00eb Zoti e sulmon si pjes\u00eb e pu\u00e7it dhe FBI. Na duhet nj\u00eb aleat pak m\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb shtrat k\u00ebt\u00eb plak t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Alibia e paramenduar e Sali Berish\u00ebs: Si po shet vart\u00ebsit e tij tek drejt\u00ebsia dhe viktimat Sali Berisha ka pranuar m\u00eb 23 Janar 2011 se serveri i kryeministris\u00eb ka pamjet filmike dhe ka urdh\u00ebruar Gjergj Lezh\u00ebn t\u2019ia v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion prokuroris\u00eb\u2026 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb m\u00eb 21 Janar nga vet\u00eb ai. Si ka p\u00ebrgatitur skenarin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1292","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Alibia e paramenduar e Sali Berish\u00ebs: Si po shet vart\u00ebsit e tij tek drejt\u00ebsia dhe viktimat Sali Berisha ka pranuar m\u00eb 23 Janar 2011 se serveri i kryeministris\u00eb ka pamjet filmike dhe ka urdh\u00ebruar Gjergj Lezh\u00ebn t\u2019ia v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion prokuroris\u00eb\u2026 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb m\u00eb 21 Janar nga vet\u00eb ai. Si ka p\u00ebrgatitur skenarin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-22T15:39:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/homazh_1vjetori_21jan.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2)\",\"datePublished\":\"2012-01-22T15:39:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/\"},\"wordCount\":3994,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/homazh_1vjetori_21jan.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/\",\"name\":\"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/homazh_1vjetori_21jan.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-22T15:39:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/homazh_1vjetori_21jan.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/homazh_1vjetori_21jan.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Alibia e paramenduar e Sali Berish\u00ebs: Si po shet vart\u00ebsit e tij tek drejt\u00ebsia dhe viktimat Sali Berisha ka pranuar m\u00eb 23 Janar 2011 se serveri i kryeministris\u00eb ka pamjet filmike dhe ka urdh\u00ebruar Gjergj Lezh\u00ebn t\u2019ia v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion prokuroris\u00eb\u2026 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb m\u00eb 21 Janar nga vet\u00eb ai. Si ka p\u00ebrgatitur skenarin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-22T15:39:37+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/homazh_1vjetori_21jan.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2)","datePublished":"2012-01-22T15:39:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/"},"wordCount":3994,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/homazh_1vjetori_21jan.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/","name":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/homazh_1vjetori_21jan.jpg","datePublished":"2012-01-22T15:39:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/homazh_1vjetori_21jan.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/homazh_1vjetori_21jan.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! (2)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1292"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}