{"id":12889,"date":"2013-06-27T17:22:08","date_gmt":"2013-06-27T16:22:08","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=3386"},"modified":"2013-06-27T17:22:08","modified_gmt":"2013-06-27T16:22:08","slug":"kush-e-pa-mbretin-lakuriq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/","title":{"rendered":"Kush e pa mbretin lakuriq?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Andi Bushati\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/andi_bushati.jpg\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Andi Bushati<\/strong>, <em>26 Qershor 2013<\/em><\/p>\n<p>Humbja plebishitare e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe humbja e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb elitave t\u00eb Tiran\u00ebs. Disfata e tij, m\u00eb e r\u00ebnda n\u00eb 23 vite p\u00ebr PD-n\u00eb, q\u00eb sot num\u00ebron m\u00eb pak se 40 deputet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokrat\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe ajo e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk e kuptuan p\u00ebrmas\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kishte. Deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit, mund\u00ebsia q\u00eb p\u00ebrmendej m\u00eb shum\u00eb qe ajo e nj\u00eb gare me fotofinish. Diskutohej se humbja apo fitorja do t\u00eb l\u00ebvizte p\u00ebr pak gj\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb, dy apo tre qarqe si Tirana, Berati apo Fieri. N\u00eb fakt rezultatet tregojn\u00eb se Sali Berisha u p\u00ebrmbys kudo, bindsh\u00ebm, m\u00eb forc\u00eb dhe shpeshher\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb kam menduar se fitorja e opozit\u00ebs do t\u00eb ishte tejet e ngusht\u00eb, madje, madje se ajo mund t\u00eb rrezikohej nga ndonj\u00eb manipulim i mundsh\u00ebm si ai i majit 2011, shpesh i kam b\u00ebr\u00eb vetes pyetjen k\u00ebto dit\u00eb: pse nuk e parashikuam k\u00ebt\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodhte? Pse menduam se rezultati do t\u00eb qe n\u00eb fije t\u00eb perit? Pse edhe ne, q\u00eb e dinim se k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb Berisha s\u2019kish asnj\u00eb bilanc pozitiv, se arritjet e tij t\u00eb vetme qen\u00eb t\u00eb vrar\u00ebt e 21 janarit, promovimi i ideator\u00ebve politik\u00eb t\u00eb G\u00ebrdecit, prekja e vot\u00ebs, privatizimet klienteliste, pasurimi i f\u00ebmij\u00ebve dhe d\u00ebshtimi ekonomik, pra, pse edhe ne q\u00eb ishim t\u00eb bindur p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, nuk e imagjinuam se ai do t\u00eb d\u00ebrrmohej nga vota popullore?<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto pik\u00ebpyetje e kan\u00eb p\u00ebrgjigjen vet\u00ebm tek nj\u00eb fakt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb disfat\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb Berish\u00ebs: falsiteti i regjimit q\u00eb ai tentoi t\u00eb ngrej\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo g\u00ebnjesht\u00ebr, kjo butafori nuk p\u00ebrfaq\u00ebsohej vet\u00ebm nga Berisha. Ajo nuk qe vet\u00ebm \u00e7menduria e njeriut me rini t\u00eb p\u00ebrjetshme, me rekorde n\u00eb not dhe n\u00eb ngjitje lart\u00ebsish, q\u00eb do na printe edhe n\u00eb 35 vitet e ardhshme. Nuk qe vet\u00ebm fluturimi i p\u00ebr\u00e7art\u00eb i prij\u00ebsit q\u00eb i fliste njer\u00ebzve n\u00eb mjerim, p\u00ebr rekorde alla gjermane dhe p\u00ebr superfuqi energjetike n\u00eb rajon. Jo, ajo qe m\u00eb shum\u00eb se kaq. N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj u vu nj\u00eb luzm\u00eb servil\u00ebsh q\u00eb p\u00ebrkrahnin dhe zbukuronin \u00e7do xhevahir q\u00eb dilte nga goja e udh\u00ebheq\u00ebsit. E atyre q\u00eb luftonin me iden\u00eb se p\u00ebr t\u00eb mbrojtur gardhin e kryeministris\u00eb duhej vrar\u00eb. Se fajtor\u00eb nuk qen\u00eb vras\u00ebsit, por ata q\u00eb ua \u00e7uan n\u00eb shteg.<\/p>\n<p>Se p\u00ebr t\u00eb vjedhur fitoren n\u00eb filigran t\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs, duhej mb\u00ebshtetur alibia e num\u00ebrimit t\u00eb \u00e7do vote. Se n\u00eb bat\u00ebrdin\u00eb q\u00eb u b\u00eb me koncesionet e hidrocentraleve kishin p\u00ebrfituar edhe kush\u00ebrinj t\u00eb socialist\u00ebve. Se me njer\u00ebzit e fabrik\u00ebs s\u00eb vdekjes ishin t\u00eb lidhur edhe opozitar\u00ebt. Se vjedhja skandaloze n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit ishte nj\u00eb shpikje e atyre q\u00eb s\u2019e donin kombin t\u00eb bashkuar. Se shp\u00ebrthimi i G\u00ebrdecit qe nj\u00eb krim i atyre q\u00eb s\u2019e donin Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO. Se p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Europ\u00eb s\u2019na pengonte asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 tre ligjeve. Se udh\u00ebtimi pa viza drejt Amerik\u00ebs, qe nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb mund ta plot\u00ebsonte vet\u00ebm Berisha.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e pandar\u00eb e k\u00ebsaj makinerie gjigande propagande qe edhe demaskimi dhe frik\u00ebsimi i atyre z\u00ebrave q\u00eb donin t\u00eb denonconin k\u00ebt\u00eb falsitet. K\u00ebtij mekanizmi i printe Sali Berisha dhe m\u00eb pas e ndiqnin kamikaz\u00ebt e tij. K\u00ebshtu, \u00e7do gazetar q\u00eb donte t\u00eb publikonte nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb quhej \u00e7akall ose \u00e7imk\u00eb. \u00c7do prokuror q\u00eb guxonte t\u00eb hetonte \u00e7\u00ebshtje q\u00eb s\u2019i p\u00eblqenin pushtetit, quhej i lidhur me krimet e komunizmit. \u00c7do inxhinier q\u00eb fliste se p\u00ebrmbytjet e veriut qen\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkaqe njer\u00ebzore, quhej sabotator dhe i paaft\u00eb. \u00c7do gjeograf q\u00eb donte t\u00eb mbronte kufijt\u00eb ujor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, quhej smir\u00ebzi dhe hat\u00ebrmbetur.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb teknologji, q\u00eb zakonisht e aplikojn\u00eb regjimet q\u00eb kan\u00eb shmangur edhe vot\u00ebn e lir\u00eb, u krijua nj\u00eb mbirealitet q\u00eb iu sip\u00ebrvendos gjendjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit shikonin dhe preknin p\u00ebr dit\u00eb. Qe pik\u00ebrisht ky mbirealitet q\u00eb bashk\u00eb me shantazhin, korruptimin, klientelizmin dhe paaft\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebr rezistenc\u00eb, b\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb tet\u00eb vite t\u00eb zbeheshin dhe t\u00eb dor\u00ebzoheshin t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrpushtetet.<\/p>\n<p>N\u00ebn k\u00ebt\u00eb trysni, gjykat\u00ebsit nuk i jepnin dot m\u00eb p\u00ebrgjigje se pse n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit kan\u00eb humbur mbi 300 milion\u00eb euro, por nuk dihet se kush i ka marr\u00eb. Se n\u00eb zgjedhjet e Tiran\u00ebs (ku diferenca qe vet\u00ebm 10) ka 260 vota m\u00eb shum\u00eb se votues, por nuk ka dihet se kush i ka futur. Se n\u00eb 21 janar ka pasur t\u00eb vrar\u00eb, por nuk ka pasur vras\u00ebs. Se ka pasur video, po s\u2019ka pasur z\u00eb. Se f\u00ebmij\u00ebt e Berish\u00ebs d\u00ebmshp\u00ebrblehen kur shahen, por fyerjet e babait t\u00eb tyre jan\u00eb t\u00eb pand\u00ebshkueshme.<\/p>\n<p>N\u00ebn k\u00ebt\u00eb trysni OJQ-t\u00eb vazhduan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb studime q\u00eb konfirmonin mrekullin\u00eb ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, arritjet e sistemit t\u00eb taksimit, madje arrit\u00ebn deri n\u00eb p\u00ebrfundimin se Berisha qe viktim\u00eb e dhun\u00ebs verbale t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00ebn k\u00ebt\u00eb trysni, pushteti mediatik shkoi drejt atrofizimit duke u ndar\u00eb n\u00eb dy grupime t\u00eb m\u00ebdha: n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb at\u00eb q\u00eb i thurnin hosana liderit dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ata q\u00eb e kritikonin me dorashka.<\/p>\n<p>Ky qe modeli q\u00eb arriti t\u00eb imponohet. Nj\u00eb sistem ku makineria e propagand\u00ebs p\u00ebrcakton idet\u00eb mbizot\u00ebruese n\u00eb debatin publik. Ku kund\u00ebrpushtetet vijn\u00eb e zbehen me kalimin e koh\u00ebs. Ku z\u00ebrat e lir\u00eb izolohen. Ku kritik\u00ebt n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebn. Ku servil\u00ebt dhe glorifikuesit ngrihen n\u00eb piedestal.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ky falsitet i ngritur n\u00eb sistem, qe nj\u00eb nga shkaqet kryesore q\u00eb e d\u00ebnoi r\u00ebnd\u00eb Berish\u00ebn dhe e b\u00ebri at\u00eb q\u00eb deri n\u00eb fund mos e kuptonte realitetin. Pik\u00ebrisht ai diskreditoi deri n\u00eb skaj mbrojt\u00ebsit dhe end\u00ebsit e tij. Por, kjo butafori, bashk\u00ebjetesa me t\u00eb, nuk na la pa pasoja edhe ne t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb besuam se n\u00eb 23 qershor Berisha do t\u00eb mundej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze. Megjith\u00ebse nga nj\u00ebra an\u00eb i dinim m\u00ebkatet e k\u00ebsaj qeverisjeje, nga ana tjet\u00ebr u gjend\u00ebm t\u00eb rrethuar nga temat e nj\u00ebanshme t\u00eb studiove televizive, nga raportet e rreme t\u00eb OJQ-ve, nga vendimet justifikuese t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>Nga mendimi dominant i elitave t\u00eb Tiran\u00ebs, qen\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb painfektuar. Ashtu si n\u00eb rr\u00ebfimin e famsh\u00ebm t\u00eb Hans Kristian Andersenit, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb gjith\u00eb filluam ta shohim mbretin t\u00eb veshur. T\u00eb ndikohemi nga tregtar\u00ebt q\u00eb endnin p\u00ebrdit\u00eb p\u00eblhur\u00ebn e tij t\u00eb mrekullueshme. Deri sa nj\u00eb dit\u00eb, ashtu si ai f\u00ebmija i rr\u00ebfimit, shqiptar\u00ebt vendos\u00ebn t\u00eb tregonin m\u00eb vot\u00eb se ata e shikonin ndryshe mbretin e tyre. Lakuriq. Krejt\u00ebsisht cullak. Ndryshe nga ai i p\u00ebrrall\u00ebs q\u00eb u thur p\u00ebr tet\u00eb vjet. Ndryshe nga ai i k\u00ebtij rr\u00ebfimi dhe q\u00eb nuk d\u00ebnoi vet\u00ebm ata q\u00eb e krijuan, por q\u00eb b\u00ebri t\u00eb gabojn\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb u ndikuan vet\u00ebm duke e d\u00ebgjuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati, 26 Qershor 2013 Humbja plebishitare e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe humbja e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb elitave t\u00eb Tiran\u00ebs. Disfata e tij, m\u00eb e r\u00ebnda n\u00eb 23 vite p\u00ebr PD-n\u00eb, q\u00eb sot num\u00ebron m\u00eb pak se 40 deputet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokrat\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe ajo e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12889","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kush e pa mbretin lakuriq? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kush e pa mbretin lakuriq? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Andi Bushati, 26 Qershor 2013 Humbja plebishitare e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe humbja e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb elitave t\u00eb Tiran\u00ebs. Disfata e tij, m\u00eb e r\u00ebnda n\u00eb 23 vite p\u00ebr PD-n\u00eb, q\u00eb sot num\u00ebron m\u00eb pak se 40 deputet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokrat\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe ajo e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-06-27T16:22:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/andi_bushati.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kush e pa mbretin lakuriq?\",\"datePublished\":\"2013-06-27T16:22:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/\"},\"wordCount\":1296,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/andi_bushati.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/\",\"name\":\"Kush e pa mbretin lakuriq? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/andi_bushati.jpg\",\"datePublished\":\"2013-06-27T16:22:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/andi_bushati.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/andi_bushati.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kush e pa mbretin lakuriq?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kush e pa mbretin lakuriq? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kush e pa mbretin lakuriq? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Andi Bushati, 26 Qershor 2013 Humbja plebishitare e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe humbja e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb elitave t\u00eb Tiran\u00ebs. Disfata e tij, m\u00eb e r\u00ebnda n\u00eb 23 vite p\u00ebr PD-n\u00eb, q\u00eb sot num\u00ebron m\u00eb pak se 40 deputet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokrat\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe ajo e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-06-27T16:22:08+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/andi_bushati.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kush e pa mbretin lakuriq?","datePublished":"2013-06-27T16:22:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/"},"wordCount":1296,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/andi_bushati.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/","name":"Kush e pa mbretin lakuriq? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/andi_bushati.jpg","datePublished":"2013-06-27T16:22:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/andi_bushati.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/andi_bushati.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-pa-mbretin-lakuriq\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kush e pa mbretin lakuriq?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12889\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}