{"id":12876,"date":"2013-06-21T13:51:09","date_gmt":"2013-06-21T12:51:09","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=3298"},"modified":"2013-06-21T13:51:09","modified_gmt":"2013-06-21T12:51:09","slug":"skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/","title":{"rendered":"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Don Frok Zefi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/don_frok_zefi.jpg\" width=\"200\" \/> Nga <strong>DON FROK ZEFI<\/strong><\/p>\n<p><strong>NE UDHEKRYQ TE BOTAVE<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria gjindet n\u00eb kufi mes bot\u00ebs greke dhe romake, n\u00ebn ndikimin e Bizantit dhe te Rom\u00ebs, dhe ate n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kulturore, politike dhe fetare. Deri n\u00eb dep\u00ebrtimin e turqve ajo ishte tok\u00eb krishtere, e at\u00ebher\u00eb n\u00eb territorin shqiptar lajm[rohet feja dhe kultura islame.<\/p>\n<p>Ne fillim t\u00eb shekullit XV Shqip\u00ebria ishte shtet klasor e jo shtet komb\u00ebtar. P\u00ebrveq k\u00ebsaj n\u00eb t\u00eb njej\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb ishin t\u00eb themeluara gati t\u00eb gjitha shtetet europiane. Meshtar\u00ebt \u2013 prift\u00ebrinj\u00ebt dhe fisnik\u00ebt paraqitnin shtres\u00ebn e privilegjuar, ishin t\u00eb shkolluar dhe sh[rbeheshin me libra dhe me gjuh\u00ebn latine, kurse fshatar[t \u2013 dhe barinj[t pa p\u00ebrjashtim flitnin gjuh\u00ebn popullore dhe ruajten tregimet dhe traditat popullore me k\u00ebng\u00ebt epike dhe heroike.<\/p>\n<p>N\u00eb trojet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb hetoheshin dy organizata kishtare, nj\u00ebra ishte greko \u2013 slave me rite lindore, tjetra ishte latine me rite peredimore. Dallimi mes tyre ka qen\u00eb n\u00eb ritet fetare e jo aq n\u00eb dogm\u00ebn fetare. Teritori i Shqip\u00ebris[ i ka takuar patriarkatit Romak dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb pushtetin (autoritetin) e pap\u00ebs n\u00eb Kish\u00eb e ka pranuar kleri s\u00eb bashku me besimetar\u00ebt e dy riteve fetare. Fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb martuar dhe bijat e tyre i kan\u00eb martuar duke mos shikuar perkat\u00ebsin\u00eb rituale fetare dhe komb\u00ebtare. P\u00ebr ta m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb qen\u00eb shtresat e fisnik\u00ebris\u00eb se sa dallimet tjera.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria n\u00eb kohen e Skenderbeut nuk ka qen\u00eb mbret\u00ebri komb\u00ebtare, por ka qen\u00eb tok\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb pronesis\u00eb s\u00eb fisnik\u00ebve. N\u00eb rast lufte, sipas madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb prones, gjdo fisnik , ipeshk\u00ebv apo murg ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb jepte nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar t\u00eb ushtar\u00ebve bujkrob, e kjo ushtri nuk ka qen\u00eb e bashkuar dhe as e ushtruar mir\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb fisnik\u00ebt jan\u00eb konsideruar si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb t\u00ebr\u00eb krisht\u00ebrmit, edhe pse ishin t\u00eb n\u00ebnshtruar ndikimeve t\u00eb ndryshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb qarte flet kulti i shenj\u00ebtit Gjon Pag\u00ebzuesi Vlladimiroviq (Sh\u00ebn Vlladimiri), reliktet e t\u00eb cilit respektohen n\u00eb Elbasan prej vitit 1215, nderimi i t\u00eb cilit edhe sot p\u00ebrkrahet n\u00eb Kish\u00ebn Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjithashtu Kisha Ortodokse e S\u00ebrbis\u00eb e ruan kultin e princez\u00ebs katolike me origjin\u00eb shqiptare Angjelina Arijaniti, e martuar p\u00ebr despotin Grgur Brankoviqin e verb\u00ebr, duke e quajtur \u201cn\u00ebn\u00ebn e zot\u00ebsis\u00eb dhe despote\u201d[1]<\/p>\n<p><strong>NJERIU I \u00c7DO KOHE<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebdhenj\u00ebt, artist\u00ebt, shpik\u00ebsit, shenjt\u00ebrit dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjith\u00ebshme, i takojn\u00eb njer\u00ebzimit. Shembull i fresk\u00ebt \u00ebsht\u00eb N\u00ebna jon\u00eb Tereze. Shembulli i jet\u00ebs, veprave dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb tyre jet\u00ebsore i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pa mundshme q\u00eb ata t\u00eb mbesin t\u00eb izoluar vet\u00ebm n\u00eb ndonj\u00eb vend t\u00eb ngusht\u00eb pron\u00ebsie, rrethi apo populli.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb edhe heroi yn\u00eb komb\u00ebtar shqiptar u b\u00eb kusheri i malazezeve dhe s\u00ebrbeve me emrin Gjorgje Kastrioti Skenderbeg, deri sa n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb te kroatet ceket si katolik praktik Juraj Kastriotiq, hero guximetar \u201cP\u00ebr kryq t\u00eb nderit dhe lirin\u00eb e art\u00eb \u201d, shembull i gjdo kroati se si duhet t\u00eb luftohet p\u00ebr fe dhe p\u00ebr atdhe.<\/p>\n<p>Sot nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb fetare islame. Kund\u00ebr p\u00ebrhapjes s\u00eb perandoris\u00eb osmane turke n\u00eb trojet shqiptare, si dhe te gjitha gj\u00ebrave tjera t\u00eb cilat fuqia aziatike i solli me vete, Skendebeu b\u00ebri p\u00ebrpjekje m\u00eb t\u00eb gjitha aft\u00ebsit\u00eb e mendjes dhe t\u00eb zemr\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr atdhe, dhe t\u00eb guximit t\u00eb pap\u00ebrshkruar si dhe n\u00eb sukseset e tija n\u00eb luftrat p\u00ebr liri t\u00eb popullit dhe atdheut, si\u00e7 e ceku dr. Zef Mirdita, pik\u00ebrisht, rilindasit shqiptar\u00eb t\u00eb fese muslimane n\u00eb Gjergj Kastriotin Skenderbegun zbulojn\u00eb hallk[n, e cila \u00ebshte e aft\u00eb t&#8217;i lidh\u00eb shqiptar\u00ebt musliman\u00eb, ortodoks\u00eb dhe katolik\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e shenjete t\u00eb ndri\u00e7imit dhe bashkimit komb\u00ebtar shqiptar.[2]<\/p>\n<p><strong>ISHIN DY SKENDERBEGA<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se \u00ebshte mir\u00eb t\u00eb ceket, q\u00eb t\u00eb mos vjen deri te ngat\u00ebrrimi. Ne k\u00ebte vit festojm\u00eb 600 vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbegut \/1404- 1468\/ i cili ishte biri Gjon Kastriotit, sundimtarit t\u00eb Kruj\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb heroi yn\u00eb komb\u00ebtar, luft\u00ebtar i pam\u00ebvar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqiperis\u00eb dhe kund\u00ebrshtar i zjarr\u00ebt kund\u00ebr Turqve.[3]<\/p>\n<p>Skenderbeu i dyt\u00eb ishte malazezi sandzhak \u2013 begu (1513-1529) Stanisha, i islamizuar, biri me i vogel i Ivan Crnojeviqit, sundimtarit (patronit) t\u00eb Malit Zi. At\u00eb e islamizoi dhe e quajti Skenderbeg sultan Muhamedi. Ky Skenderbeg e pati rezidenc\u00ebn n\u00eb Zhabljak, e shpalli Malin e Zi rreth bleg\u00ebtar, kurse p\u00ebr shkak t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb popullit n\u00eb veprimet e tija erdhi tek regjistrimi i popull\u00ebsis\u00eb dhe fillimi i defterit prej vitit 1523. Metropoliti i Malit zi Vasillije Petroviqi n\u00eb Historin e tij t\u00eb Malin Zi i p\u00ebrshkruan familjet Kastrioti dhe Crnojeviq si miq t\u00eb lidhur me lidhje martese, edhe pse tek mal\u00ebsor\u00ebt e edukuar n\u00eb m\u00ebnyre patriarkale \u201cgjaku i gruas\u201d \u00ebsht\u00eb konsideruar si \u201clidhje e holl\u00eb\u201d[4]<\/p>\n<p><strong>SKENDERBEU DHE PAPET<\/strong><\/p>\n<p>Mihaqeviq sjell lajmin p\u00ebr letr\u00ebn e Gjergj Kastriotit t\u00eb dat\u00ebs 12 gusht t\u00eb vitit 1445 d\u00ebrguar sultan Muratit n\u00eb t\u00eb cilen nenshkruhet si \u201cushtar i Jezuzit dhe prij\u00ebs i Shqiperis\u00eb dhe i Epirotit\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 1444 Skenderbeu m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i bashkoi prij\u00ebsit dhe fiset shqiptare n\u00eb Lezh\u00eb, ku e formoi Lidhjen Shqiptare dhe ku u zgjodh nj\u00ebz\u00ebri komandant suprem i ushtris\u00eb shqiptare. Ai (Skenderbeu) i vetmi e njihte sturktur\u00ebn dhe taktik\u00ebn e ushtris\u00eb turke, k\u00ebshtu q\u00eb tani kishte mund\u00ebsi t\u00eb organizonte nj\u00eb mbrojtje t\u00eb sukseshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb vit para k\u00ebsaj (1443) ai e braktisi sulltanin si dhe ushtrin e tij dhe u kthye n\u00eb vendlindje, ku haptas u deklaruar i krishter\u00eb.[5]<\/p>\n<p>Pra nuk \u00ebshte \u00e7udi q\u00eb pap\u00ebt e asaj kohe Kalisti i III dhe Piu i II i dhan\u00eb Skendebeut titullin e \u201cAthleta Christi\u201d, \u201cDefensor fidei\u201d apo \u201cChristi popugnator acerrimus\u201d (Ushtari i Krishtit, Mbrojt[si i fes[, mbrojt[si tejet i flak[t i Krishtit).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo pap\u00ebt nuk mbeten vet\u00ebn n\u00eb dh\u00ebnjen e titullit. Kalisti i III n\u00eb vitin 1457 i d\u00ebrgon \u201cburrit madh\u00ebshtor, Skenderbeut, sundimtarit t\u00eb Shqiperis\u00eb\u201d ndihm\u00eb financiare.[6]<\/p>\n<p>Papa Piu II organizoi ushtrin\u00eb krishtere kund\u00ebr Tuqve dhe deshti personalisht ta kurorezoj\u00eb Skenderbeun p\u00ebr mbret t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mir\u00ebpo deri te kjo nuk erdhi sepse papa vdiq gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Ankon\u00eb, naten mes 15 dhe 16 gusht t\u00eb njejtin vit.[7]<\/p>\n<p><strong>SKENDERBEU DHE KROATET<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Skenderbeut dhe Dubrovnikut mund t\u00eb shkruhet nj\u00eb studim i posaq\u00ebm, mir\u00ebpo me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb nuk do t\u00eb merrem me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1444 m\u00eb 4 gusht me shkres\u00eb nga Kruja \/Akhisara\/ Skenderbeu i premtoi ndihm\u00eb ushtarake Vlladisllavit mbretit hungaro \u2013 kroat, e cila do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej prej 30.000 mij\u00eb ushtar\u00ebve shqiptar\u00eb. Mir\u00ebpo despoti serb Gjuragj Brankoviqi u b\u00eb besnik i Turqve dhe paqes s\u00eb Segedinit, dhe nuk lejoi kalimin e ushtris\u00eb shqiptare n\u00ebp\u00ebr tok\u00ebn e tij, k\u00ebshtu q\u00eb erdhi deri te humbja e ushtris\u00eb s\u00eb krishter\u00eb dhe vrasja e mbretit te Varna.[8] Nga Dubrovniku m\u00eb 13 gusht 1450 i erdhi lajmi Janko Huyadi, mbretit t\u00eb Bosn\u00ebs dhe hercegut Stjepanit, q\u00eb Turqit e kan\u00eb rrethuar qytetin e Skenderbegut, Kruj\u00ebn. P\u00ebr qendres\u00eb kund\u00ebr Turkut i duhej t\u00eb ruhej nga armiq\u00ebsia e mbrendshme si dhe nga grindjet. [9] N\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Skenderbeut sulltani p\u00ebrdori topat, prej t\u00eb cil\u00ebve vet\u00ebm nj\u00ebri gjuante gog\u00ebla t\u00eb r\u00ebnda rreth 400 libra, \/rreth 190 kg\/.[10]<\/p>\n<p>Se n\u00eb mes dinastive ka egzistuar marr\u00ebveshja, shihet nga dispozitat e p\u00ebrmendura t\u00eb pap\u00ebs Kalistit III-te, t\u00eb hollat e marra nga e dhjeta n\u00eb Dalmaci duhet t\u00eb ndahen n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb mes mbretit t\u00eb Hungaris\u00eb, mbretit t\u00eb Bosn\u00ebs dhe Skenderbeut sunduesit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.[11]<\/p>\n<p>Mbreti boshnjak Stjepan Tomasheviq n\u00eb vitin 1461 pap\u00ebs Piut II-t\u00eb ia d\u00ebrgoi delegacionin e tij, duke e lutur p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb rast se sulltani sulmon Bosn\u00ebn, gj\u00eb qe pritej momenti i sulmit t\u00eb sulltan Muhamedit. Tomasheviqi nj\u00ebherit i lajm\u00ebroi pap\u00ebs se tashm\u00eb ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb ushtarake nga hungar\u00ebt, venedikas\u00ebt dhe Gjergji Shqiptar.[12] Skenderbeu ka qen\u00eb mik edhe me hercegun Stjepan Kosacin. Kjo miq\u00ebsi ka qen\u00eb e qart\u00eb n\u00eb momentin kur i biri i hercegut Vlladisllavi u lidh me turqit kund\u00ebr babait t\u00eb vet\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1463 Hercegu Stjepan Kosaci e d\u00ebrgoi delegacionin te venedikas\u00ebt, dubronikas\u00ebt dhe te Skenderbeut.<\/p>\n<p>Deri sa dubrovnikas\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike ngurruan t\u00eb mos japin p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare, Skenderbeu i premtoi ndihm\u00eb Hercegut. Me k\u00ebt\u00eb lajm te g\u00ebzuar u kthye delegacioni nga Shqip\u00ebria n\u00eb Split n\u00eb fillim t\u00eb marsit . Disi n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb Vlladisllavi solli rreth 15.000 turq\u00eb kund\u00ebr babait t\u00eb tij dhe akingjit turk (pjes\u00ebtar\u00ebt e kalor\u00ebsve sulmues plaqkit\u00ebs ) u shp\u00ebrndan n\u00ebp\u00ebr Bosnie. Venedikas\u00ebt ngurruan t\u00eb japin lejen ushtris\u00eb s\u00eb Skenderbeut p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr teritorin e tyre dhe k\u00ebshtu Bosnia ra.[13]<\/p>\n<p>Sa ishin t\u00eb forta lidhjet mes Skenderbeut dhe kroat\u00ebve shihet edhe n\u00eb list\u00ebn e familjeve fisnike boshnjake, ku \u00ebsht\u00eb e shenuar edhe familija \u201cCastriotch de Castrioti in provincia Az in Epiro\u201d.[14]<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb njejten arsye n\u00eb t\u00eb gjitha stemat e njohura kroate mund t\u00eb<\/p>\n<p>gjejm\u00eb stem\u00ebn e Skenderbeut dhe stem\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.[15]<\/p>\n<p>\u00cbshte interesante t\u00eb ceket se populli kroat e ruajti kujtimin e Skenderbeut. Kur ne vitin 1664 tragjikisht p\u00ebsoi bani kroat dhe pro- mbreti Nikolla Zrinski, n\u00eb epifat shkruajten se ishte \u201cAkil, Leonida dhe Skendebeu i ringjallur\u201d (Skenderbegh redivivus)[16]<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebnimet e fra\u00e7eskan\u00ebve boshnjak\u00eb Fra Nikolles Lashvaninit (1702-1750) dhe Fra Bones Benliqes (1708-1785) \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar gati me t\u00eb njejtat fjal\u00eb ngjarja e vitit 1443. \u201cJuraj Kashtriotiq ( nga Turqit i em\u00ebruar Skenderbe) prij\u00ebsi i arbanas\u00ebve, isht quajtur mbret.\u201d[17]<\/p>\n<p>Fra Nikolla Lashvanini me vitin 1444. e p\u00ebrshkruan tragjedin\u00eb tek Varna dhe p\u00ebr fatekeqesin\u00eb e kobshme t\u00eb ushtris\u00eb krisht\u00ebre akuzon despotin serb Gjurgjo Brankoviqin, i cili \u201cJurjes mbretit arbanas\u00ebve ja nd\u00ebrpreu rrug\u00ebn q\u00eb mos t\u2019i ndihmoj\u00eb Lladisllavit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Juraj, mbreti dhe prij\u00ebsit tjer\u00eb boshnjak\u00eb, duke d\u00ebgjuar z\u00ebrin e pafat t\u00eb Lladisllavit, si armik e sulmuan despotin e pafajsh\u00ebm te rrethit duke e rob\u00ebruar dhe djegur.[18]<\/p>\n<p>I njejti fra Nikolla p\u00ebrshkruan ngjarjen e vitit 1461, shkuarjen e delegacionit boshnjak n\u00eb Rom\u00eb te papa Piu II, t\u00eb cilin mbreti boshnjak Stjepan Tomasheviq e lajm\u00ebroi se sulltan Muhamedi me siguri do t\u00eb niset p\u00ebr n\u00eb Bosne dhe shtoi \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb fatekeq\u00ebsi k\u00ebrkova ndihm nga hungar\u00ebt, venedikas\u00ebt dhe Jurja Shqiptari\u201d.[19]<\/p>\n<p>Edhe shkrimtari dh\u00eb veprimtari i njohur boshnjak fra Filipi nga Oqevja (1700 \u20131783) deshironte t\u00eb shkruante p\u00ebr Skenderbeun dhe ta madh\u00ebronte vepr\u00ebn e tij heroike. Ai n\u00eb Bosn\u00ebn turke nuk mundi dh\u00eb nuk guxoi t\u2019i p\u00ebrshkruan humbjet turke n\u00eb luft\u00ebrat me ushtrin\u00eb shqiptare t\u00eb Skenderbeut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dha shembull illustrativ \u201clexohet se n\u00eb jet\u00ebn e kalor\u00ebsit n\u00eb z\u00eb Kashtriotiqit, t\u00eb cilin shumica e quajn\u00eb Skenderbeg, s\u00eb kishte shpat\u00ebn dh\u00eb me nj\u00eb goditje, sado q\u00eb i madhe t\u00eb ishte kau, ja prente kok\u00ebn dhe ajo do t\u00eb rrokullisej. Me t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrandori sulltan Muhamedi i dyt\u00eb, k\u00ebrkoi q\u00eb kjo shpat\u00eb t\u2019i d\u00ebrgohet, dhe ja d\u00ebrguan. Mir\u00ebpo askush nuk e arriti fam\u00ebn e tij, q\u00eb me nje goditje t\u2019a k\u00ebpuste kok\u00ebn kaut. Dyshuan q\u00eb nuk ja d\u00ebrguan shpat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb; kur d\u00ebgjoi Kashtiroti Skenderbeu, ju tha; ua d\u00ebrgova shpat\u00ebn, mir\u00ebpo nuk ua dergova t\u00eb djatht\u00ebn time.[20]<\/p>\n<p>Nga poet\u00ebt e Dubrovnikut, t\u00eb cil\u00ebt e cekin Skenderbeun, do t\u2019i p\u00ebrmendi vet\u00ebm dy. Shkrimetar\u00ebt e Dubrovnikut ndonj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e quajn\u00eb edhe Skenderija, q\u00eb dometh\u00ebn\u00eb toka e Skenderbeut. Ivan Gundilliq n\u00eb vepr[n e tij \u201cOsmani\u201d ceku heroizmin e Skenderbeut dhe luft\u00ebrat kund\u00ebr turqve n\u00eb strofat e tij.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cMe ta Gjergji Skenderbeu<br \/>\nd\u00ebbuesi i fuqive turke<br \/>\nn\u00ebp\u00ebr bot\u00eb fluturojn\u00eb t\u00eb gjitha<br \/>\nKalor\u00ebsia e tij n\u00eb beteja vepron\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebshtu poeti i mir\u00ebnjohur Ivan Gundulliq (1589.-1638) duke madh\u00ebshtuar heroizmin e ushtar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb, nuk e harron edhe Gjergj Kastriotin ton\u00eb.[21]<\/p>\n<p>Dubrovnikasi i dyte t\u00eb cilin do ta p\u00ebrmendi \u00ebsht\u00eb Brno Gjamanji\u0107 \u2013 Zamanja (1735-1820). Ai m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb jezuit, dhe me pezullimin e Shoqeris\u00eb Jezuite, u b\u00eb prift diocezan n\u00eb Dubrovnik. P\u00ebrktheu n\u00eb gjuh\u00ebn latine Odisejen e Homerit. D\u00ebshironte edhe n\u00eb gjuh\u00ebn kroate ta p\u00ebrshtaste Ilijaden dhe Odisejen, mir\u00ebpo nuk e njihte mir\u00eb gjuh\u00ebn am\u00ebtare. Ai d\u00ebshmon p\u00ebr p\u00ebrhapjen e poezive popullore kroate mbi Skenderbeun, Sibinjan Jankin dhe princin Markun, kurse si klasik \u00ebsht\u00eb ankuar q\u00eb Kroat\u00ebt nuk i madh\u00ebshtojn\u00eb heronj\u00ebt grek\u00eb dhe trojan\u00eb. K\u00ebshtu k\u00ebndon:<\/p>\n<blockquote><p>\u201c\u2026me poezit\u00eb ilirike dhe me k\u00ebto do t\u00eb ankohem<br \/>\nveprat e t\u00eb par\u00ebve grek\u00eb dhe trojan\u00eb t\u2019i njohim m\u00eb mir\u00eb<br \/>\nSe sa gjat\u00eb ka luftuar Skenderbeu hero<br \/>\napo Sibinjani ose e djathta e Markut t\u00eb zem\u00ebruar.\u201c[22]<\/p><\/blockquote>\n<p>Fam\u00ebn e Skenderbeut n\u00eb popullin e thjesht\u00eb kroat e solli fran\u00e7eskani dhe poeti dalmatin fra Andrija Kaciq Mioshiq (1704-1760) me pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb poezi p\u00ebr Gjergj Kastriotin dhe mejdanet e tija, t\u00eb botuara n\u00eb poezin\u00eb e tij \u201cBiseda e k\u00ebndeshme e popullit sllav\u201d. Kjo p\u00ebrmbledhje deri me sot arriti rreth 60 botime, kurse te kroat\u00ebt \u00ebsht\u00eb libri i dyt\u00eb me botime, pas Bibl\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb barinj\u00ebt e thjesht\u00eb kroat\u00eb dhe bujq\u00ebt d\u00ebgjuan p\u00ebr Gjergj Kastriotin dhe n\u00ebpermjet poezive t\u00eb Kaciqit e pranuan si hero t\u00eb vetin.[23]<\/p>\n<p>P\u00ebrpos \u201cBised\u00ebs se k\u00ebndeshme\u2026\u201d Kaqici shkruajti edhe \u201cKorabljic\u00ebn\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kronik\u00eb nga zanafillja e bot\u00ebs deri n\u00eb koh\u00ebn e autorit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kronik\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb shkolluar, Kaciqi \u201cn\u00eb tregimin e shkurt p\u00ebr luft\u00ebn e kalor\u00ebsve t\u00eb Gjeregj Kastriotit, princit dhe prij\u00ebsit nga Arbanija\u201d e p\u00ebrshkroi jet\u00ebn e Skenderbeut. Lexuesi i cili d\u00ebshiron m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr Juri Kastriotiqin i preferon q\u00eb t\u2019ju p\u00ebrvishet autor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm dhe \u201cdisa pjes\u00ebve t\u00eb Sagredes, Barlecijes, Giamarijes dhe Breshaninit e t\u00eb tjer\u00ebve.\u201d[24]<\/p>\n<p>E n\u00eb list\u00ebn e \u201c prij\u00ebsve dhe fisnik\u00ebve t\u00eb popullit sllaven\u201d Kaciqi sh\u00ebnon edhe familjen \u201cKastriotiq, prij\u00ebsin ose princin nga Shqip\u00ebria nga ky fis ishte Jure Kastriotiq i ashtuquajturi Skendebeg, i cili t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn e jet\u00ebs tij m\u00eb turq b\u00ebri luft\u00eb dhe gjdo her\u00eb fitoi (ngadh\u00ebnjeu).\u201d[25]<\/p>\n<p>Ngjajsh\u00ebm duke shkruar p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt, heronj\u00ebt dhe mbret\u00ebrit, bashk\u00ebkoh\u00ebsi tragjik i Kaciqit, fra Filish Grabovac (1697-1749) n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cLul\u00ebzimi i bised\u00ebs s\u00eb popullit dhe gjuhes ilirike ose kroate\u2026\u201d n\u00eb proz\u00eb dhe n\u00eb strofa foli edhe p\u00ebr \u201csht\u00ebpin\u00eb e Kashtriotit\u201d (familja Kastrioti).\u201d[26]<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i njohur me p\u00ebrmbajtjen e vjerrshave t\u00eb Kaciqit edhe ata q\u00eb nuk dinin kroatishten, fra Emerik Paviq (1764 dhe 1768 viti i botimit) duke botuar n\u00eb Budime interpretimet e lira poetike n\u00eb gjuh\u00ebn latine. Paviq n\u00eb gjuhen latine sjell p\u00ebrmbajtjen e poezive te Kaciqit, e nuk e p\u00ebrcjell n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb k\u00ebndimit. K\u00ebshtu q\u00eb tek ne arriti edhe poezia e tij latine \u201cRymtus de Georgio Kastriotiq dicto Scandebego\u201d. Paviq n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi k\u00ebndoi n\u00eb vargje t\u00eb metrik\u00ebs sikur himnin \u201cStabat mater Dolorosa\u201d (\u201cRrinte Zoja tuj lotue\u00bb), edhe kjo mund t\u00eb k\u00ebndohet me t\u00eb njejet\u00ebn melodi.[27]<\/p>\n<p>Mendoj se me k\u00ebt\u00eb paraqitje nuk p\u00ebrfundon e gjith\u00eb ato qe publikuan poet\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt kroat\u00eb p\u00ebr Gjergj Kastriotin Skenderbeun.<\/p>\n<p><strong>SK\u00cbNDERBEU N\u00cb DIASPOR\u00cbN SHQIPTARE<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrndjekjeve t\u00eb p\u00ebrgjakshme fetare shpeshher\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb m\u00ebrgojn\u00eb jasht\u00eb vendeve t\u00eb tyre. K\u00ebshtu ka koloni shqiptare n\u00eb Sicili dhe n\u00eb Kalabri. Koloni shqiptare pati edhe n\u00eb Qiprovac, Budim, Arbanasi af\u00ebr Zar\u00ebs, sipas gjitha gjasave edhe n\u00eb Arbanija af\u00ebr Trogirit, n\u00eb Zhumberak, n\u00eb Osjek, n\u00eb fshatrat e Sremit: Hrtkovci dhe Nikinci.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1839 n\u00eb \u201cDanica ilire\u201d prifti klementinas nga Sremi Stjepan Marjanovic p\u00ebr ta thoshte k\u00ebshtu: \u201cK\u00ebndojn\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb ngjashme me melodit\u00eb kroate. N\u00eb k\u00ebng\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti kremtojn\u00eb heronj\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb tyre, m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi Sk\u00ebndebeun\u201d.28<\/p>\n<p>N\u00eb Hrtkovac deri n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore ishte kafeneja e quajtur Sk\u00ebnderbeu dhe ishte e zbukuruar me portretin e Sk\u00ebnderbeut t\u00eb punuar n\u00eb terrakota.29<\/p>\n<p>Do t\u00eb duhej t\u00eb studjohen k\u00ebng\u00ebt e mbledhura sipas Franjo Kuhac-it dhe t\u00eb v\u00ebrtetohej a ka aty ndonj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb kushtuar Sk\u00ebnderbeut. Kuhaci n\u00eb vitin 1894 i ka vizituar klementin\u00ebt n\u00eb Hrkovci dhe n\u00eb Nikinci, duke u interesuar p\u00ebr begatin\u00eb e tyre popullore.30 Bibliotekat e famullive Hrtkovci dhe Nikinci kishin libra shqipe, bile fjalor dhe gramatik\u00eb shqipe dhe Dokrin\u00ebn e krishter\u00eb. N\u00eb list\u00ebn e librave n\u00eb Nikinci, pas vdekjes s\u00eb famullitarit Petar Male, gjendet nj\u00eb v\u00ebllim me lidhje t\u00eb fort\u00eb \u201cDe imperio et de vita Georgi Kastrioti a Marino Barletio\u201d.<\/p>\n<p>Meshtar\u00ebt me siguri i kan\u00eb treguar popullit mbi ngjarjet e Sk\u00ebnderbeut dhe k\u00ebshtu i kan\u00eb entuziazmuar shqiptar\u00ebt kelmendas\u00eb me veprat e tija heroike. 31 Pas zhdukjes s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe te shqiptar\u00ebt e Sremit, ata gjat\u00eb kremtimeve familjare i kan\u00eb k\u00ebnduar si t\u00eb tyre k\u00ebng\u00ebt nga libri i Ka\u00e7iqit \u201cRazgovor ugodni\u2026\u201d, k\u00ebng\u00ebn mbi dyluftimin e Gjergj Kastriotit, letra si Gjergj Kastrioti iku prej car Muratit dhe e sundoi Shqip\u00ebrin\u00eb, k\u00ebnga mbi luft\u00ebn e Gjergj Kastriotit dhe car Nuratit 1443, si car Mehmedi planifikonte vrasjen e Sk\u00ebnderbeut 1454, si dhe mbi at\u00eb si Sinovac Jurin, me em\u00ebr Amegja, iku n\u00eb Carigrad p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e e Shqip\u00ebris\u00eb 1456, dhe s\u00eb fundi k\u00ebnga prej Ferdinandit dhe Gjergj Kastriotit.32<\/p>\n<p>Besoj se ngjajsh\u00ebm kan\u00eb vepruar edhe shqiptar\u00ebt q\u00eb kishin ikur n\u00eb vende dhe toka tjera, duke ruajtur kujtimin mbi atdheun e humbur dhe duke kremtuar heronj\u00ebt e tyre komb\u00ebtar.<\/p>\n<blockquote><p>Footnote:<\/p>\n<p>[1] fra .Lovro Miha\u010devi\u0107, Crtice albanske povijesti, Sarajevo 1912.str. Josip Antolovi\u0107, S duhovnim velikanima kroz svibanj, zagreb 1978, str.233-235)<br \/>\n[2] Zef Mirdita, Skenderbeg i Kristjanitet, Hrvatsko slovo, Zagreb, 16. sije\u010dnja 1998., str.7.<br \/>\n[3] Enciklopedijski leksikon \u2013 mozaik znanja, Istorija, Beograd 1970.,str 322<br \/>\n[4] Enciklopediski leksikon \u2013 mozaik znanja, tom 5., Istorija, Beograd 1970.,str.622.<br \/>\n[5] fra .Lovro Miha\u010devi\u0107, Crtice albanske povijesti, Sarajevo 1912.str.<br \/>\n[6] Eusebius Fermend\u017ein, Acta Bosnae\u2026, Zabrabiae 1892., str 232 i 233<br \/>\n[7]Vjkoslav Klai\u0107, povijest Hrvata, ton 3.,Zagreb 1972. str. 353.<br \/>\n[8] Kljai\u0107 Vjekoslav, op.citatum, str.232.)<br \/>\n[9] Eusebius Fremed\u017ein, op.citatum, str.210.<br \/>\n[10] \u0160unji\u0107 Marko, Bosna i Venecija, Sarajevo 1996., str. 379.<br \/>\n[11] Eusebius Fremed\u017ein, op.citatum, str.232.<br \/>\n[12] Grupa autora, Povijest hrvatskih zemalja Bosne i Hercegovine, Sarajevo 1942.,str.556.<br \/>\n[13] E. Fremed\u017ein, op.citatum, str.252 i 255 I \u0160unji\u0107 Marko, Bosna i Venecija, Sarajevo 1996., str. 359.<br \/>\n[14] Eusebius Fremed\u017ein, op.citatum, str.560.<br \/>\n[15] Tako Skenderbegov grb donosi Grbovnik Korjani\u0107-Neori\u0107 iz 1595.,Fojni\u010dki grbovnik, Wappenbuch Der Adel des Koenigreichs Dalmatien od Carl Georga Friedricha Neyer von Rosenfeld, Nurnberg 1873. i Der Adel von Kroatien und Slavonien od dr. Ivana Bojni\u010di\u0107a, Nurberg 1899., a grb Aalbanije Sematographia Pavla Rittera Vitezovi\u0107a, Zagreb 1701. i 1702.)<br \/>\n[16] Benger fra.Nikolaus, Aannalium eremi \u2013 coenebiticorum ordinis s.Pauli primi eremitas, voluminis secundi, Posonii (Bratislava) 1742.<br \/>\n[17] Benli\u0107 fra. Bono, Ljetopis sutje\u0161kog samostana, sarajevo 1979., str33. La\u0161vanin fra. Nikola, Ljetopis, Sarajevo 1981., str.108.<br \/>\n[18] La\u0161vanin fra. Nikola, op. citatum, str. 108.)<br \/>\n[19] La\u0161vanin fra. Nikola, op. citatum str. 201.)<br \/>\n[20] Zirdum fra. Andrija, Filip Lastri\u0107 O\u0107evac, zagreb 1982., str. 150.<br \/>\n[21] Gunduli\u0107 Ivan, Osman, pjevanje tre\u0107e, redak 97 \u2013 100., Pet stolje\u0107a hrvatske knji\u017eevnosti, Zagreb 1964., svezak II., str. 33.)<br \/>\n[22] \u0110amonji\u0107 \u2013 Zamanja, Brno, poslanica \u0110ankuli Franovu Volnti\u0107u Dubrov\u010daninu, redak 17 \u2013 20, Hrvatski latinski, svezak II., Pet stolje\u0107a hrvatske knji\u017eevnosti, Zagreb 1970., str. 557.<br \/>\n[23] Ka\u010di\u0107 \u2013 Mio\u0161i\u010d, Andrija, Razgovor ugodni naroda slovinskoga i Korabljica, Pet stolje\u0107a hrvatske knji\u017eevnosti, zagreb 1967.)<br \/>\n[24] Stari pisci \u2013hrvatski, knjiga 28, Djela Andrije kali\u0107a Mio\u0161i\u0107a, Korabljica \u2013 Zagreb 1964.,str.285 \u2013 288.<br \/>\n[25] Stari pisci \u2013hrvatski, knjiga 28, Djela Andrije kali\u0107a Mio\u0161i\u0107a, Korabljica \u2013 Zagreb 1964.,str. 291.)<br \/>\n[26] Ka\u010di\u0107 \u2013 Mio\u0161i\u010d, Andrija, Razgovor ugodni naroda slovinskoga i Korabljica, Pet stolje\u0107a hrvatske knji\u017eevnosti, zagreb 1967., str. 8<br \/>\n[27] Forko Josip, Crtice iz slavonske knji\u017eevnosti 18. stolje\u0107a, Vinkovci 1994. str. 34.)<br \/>\n28. Marjanovic Stjepan, Klementinci u Sremu, Zagreb, 1839, Danica Ilirska, br. 8 i 9.<br \/>\n29. Zefiq Frok, Albanci Klementinci u Hrtkovcima i Nikincima, Zagreb, 1997, str. 151.<br \/>\n30. Kuhac D. S. Die Klementiner in Slavonien, Agramer Tagblatt, 24. XII. 1894.<br \/>\n31. Visitatio Canonica, 26. VII. 1836, Dijecezanski Arhiv Djakovo.<br \/>\n32. Zefi Frok, Albanci Klementinci u Hrtkovcima i Nikincima, Zagreb, 1997, str. 154.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga DON FROK ZEFI NE UDHEKRYQ TE BOTAVE Shqip\u00ebria gjindet n\u00eb kufi mes bot\u00ebs greke dhe romake, n\u00ebn ndikimin e Bizantit dhe te Rom\u00ebs, dhe ate n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kulturore, politike dhe fetare. Deri n\u00eb dep\u00ebrtimin e turqve ajo ishte tok\u00eb krishtere, e at\u00ebher\u00eb n\u00eb territorin shqiptar lajm[rohet feja dhe kultura islame. Ne fillim t\u00eb shekullit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12876","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-histori"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga DON FROK ZEFI NE UDHEKRYQ TE BOTAVE Shqip\u00ebria gjindet n\u00eb kufi mes bot\u00ebs greke dhe romake, n\u00ebn ndikimin e Bizantit dhe te Rom\u00ebs, dhe ate n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kulturore, politike dhe fetare. Deri n\u00eb dep\u00ebrtimin e turqve ajo ishte tok\u00eb krishtere, e at\u00ebher\u00eb n\u00eb territorin shqiptar lajm[rohet feja dhe kultura islame. Ne fillim t\u00eb shekullit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-06-21T12:51:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/don_frok_zefi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d\",\"datePublished\":\"2013-06-21T12:51:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/\"},\"wordCount\":3559,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/don_frok_zefi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/\",\"name\":\"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/don_frok_zefi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-06-21T12:51:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/don_frok_zefi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/don_frok_zefi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga DON FROK ZEFI NE UDHEKRYQ TE BOTAVE Shqip\u00ebria gjindet n\u00eb kufi mes bot\u00ebs greke dhe romake, n\u00ebn ndikimin e Bizantit dhe te Rom\u00ebs, dhe ate n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kulturore, politike dhe fetare. Deri n\u00eb dep\u00ebrtimin e turqve ajo ishte tok\u00eb krishtere, e at\u00ebher\u00eb n\u00eb territorin shqiptar lajm[rohet feja dhe kultura islame. Ne fillim t\u00eb shekullit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-06-21T12:51:09+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/don_frok_zefi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d","datePublished":"2013-06-21T12:51:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/"},"wordCount":3559,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/don_frok_zefi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/","name":"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/don_frok_zefi.jpg","datePublished":"2013-06-21T12:51:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/don_frok_zefi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/don_frok_zefi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/skenderbeu-ushtari-i-krishtit-mbrojtsei-i-fese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cSkenderbeu Ushtari i Krishtit, Mbrojts\u00ebi i fes\u00eb\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12876","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12876"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12876\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}