{"id":12856,"date":"2013-06-18T09:37:54","date_gmt":"2013-06-18T08:37:54","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=3186"},"modified":"2013-06-18T09:37:54","modified_gmt":"2013-06-18T08:37:54","slug":"intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Publicisti dhe studiuesi i njohur po e ndjek me shum\u00eb kujdes fushat\u00ebn elektorale n\u00eb vijim. Ai kritikon sindrom\u00ebn e identifikimit t\u00eb partis\u00eb me shtetin dhe absurdin e dekorit t\u00eb shfrenuar partiak n\u00eb qytetet dhe fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb. Misha polemizon me ata q\u00eb predikojn\u00eb abstenimin, sepse, thot\u00eb ai, politikan\u00ebt duhet ta din\u00eb q\u00eb \u00e7do kat\u00ebr vjet populli ka mund\u00ebsi t\u2019i largoj\u00eb me vot\u00eb<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pirro Misha\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg\" width=\"200\" \/> Nga <strong>Skender Minxhozi<\/strong>, <em>JAVA<\/em>, <em>18 Qershor 2013<\/em><\/p>\n<p><strong>Zoti Misha, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb ethshme fushate, si ndjehet sipas jush ajo pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb politik\u00ebn nuk e ka n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes? P\u00ebr shembull, kultura dhe libri, si i p\u00ebrshtaten k\u00ebsaj klime, ku r\u00ebndom b\u00ebrtitet, m\u00eb par\u00eb se t\u00eb flitet?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh politika pushton me arroganc\u00eb jo vet\u00ebm gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike, por n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe dhe at\u00eb private, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur \u00e7do lloj jete normale. Mjafton t\u00eb hap\u00ebsh televizionin, apo t\u00eb dal\u00ebsh t\u00eb dritare q\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh at\u00eb val\u00ebvitje absurde flamujsh partiak\u00eb q\u00eb kan\u00eb pushtuar gjith\u00e7ka! N\u00eb fakt, flamujt partiak\u00eb, nj\u00eb dukuri kjo unikale shqiptare, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb simbolikisht nj\u00eb prej deformimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb demokracin\u00eb shqiptare: faktin q\u00eb tek ne partit\u00eb, natyrisht para s\u00eb gjithash ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, jan\u00eb t\u00eb plotfuqishme; t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se nj\u00eb flamur partiak i partis\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb mbron, si ajo hajmalia, nga ligji, nga vet\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Dje m\u00eb rastisi t\u00eb shihja kat\u00ebr a pes\u00eb makina plot me flamuj e militant\u00eb, q\u00eb p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra u v\u00ebrtit\u00ebn me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe rrug\u00ebve t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, duke i r\u00ebn\u00eb fort burive e duke shkelur \u00e7do rregull t\u00eb qarkullimit rrugor, para syve t\u00eb polic\u00ebve q\u00eb b\u00ebnin sikur s\u2019i shihnin! N\u00eb \u00e7\u2019vend tjet\u00ebr mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo! N\u00eb \u00e7\u2019vend tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs demokratike mund t\u00eb ndodh\u00eb ajo q\u00eb pash\u00eb para dy tre dit\u00ebsh n\u00eb autostrad\u00ebn e re t\u00eb Tiran\u00ebs, ku ngado qe shkruar: K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb e ka nd\u00ebrtuar Partia Demokratike! Pyetja normale q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte \u00e7dokush \u00ebsht\u00eb: \u00e7\u2019pun\u00eb ka nj\u00eb parti me nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve! Por tek ne prej kohe anormalja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb normalitet, ndaj dhe fatkeq\u00ebsisht, gj\u00ebra t\u00eb tilla s\u2019i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje askujt.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo b\u00ebhet pjes\u00eb e \u00e7do individi. Askush s\u2019mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb. Si\u00e7 nuk mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb dot frik\u00ebs s\u00eb turbullt q\u00eb ndjen p\u00ebrbrenda gjithkush, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb gjat\u00eb zgjedhjeve. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb tejet t\u00eb polarizuar, prej vitesh tashm\u00eb zgjedhjet jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb ndeshje dramatike, q\u00eb e ka baz\u00ebn pik\u00ebrisht te logjika, sipas s\u00eb cil\u00ebs, partia q\u00eb fiton mandatin p\u00ebr t\u00eb qeverisur p\u00ebr kat\u00ebr vjet, e identifikon veten me vet\u00eb shtetin, madje duke e z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb, q\u00eb ta shnd\u00ebrroj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb kontrolluar gjith\u00e7ka, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi q\u00eb sa vjen e ngushtohet. K\u00ebsisoj, mbar\u00eb shoq\u00ebria ndahet n\u00eb ata q\u00eb e ndjejn\u00eb veten p\u00ebrfitues t\u00eb pushtetit, dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr, t\u00eb humburve, q\u00eb ndjehen t\u00eb margjinalizuar, t\u00eb p\u00ebrjashtuar, t\u00eb shp\u00ebrfillur. Pra, n\u00eb kushte t\u00eb tilla kuptohet p\u00ebrse zgjedhjet, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gar\u00eb demokratike, marrin tiparet e nj\u00eb p\u00ebrplasjeje dramatike, q\u00eb priret t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb vorbull\u00ebn e saj \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sigurisht \u00e7do individ p\u00ebrpiqet q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb ndryshme t\u00eb ngrej\u00eb mekanizmat e tij mbrojt\u00ebs. K\u00ebshtu dhe un\u00eb jam munduar t\u2019i krijoj vetes nj\u00eb streh\u00eb sado t\u00eb vog\u00ebl, qoft\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb vazhdoj pun\u00ebt e mia t\u00eb zakonshme, q\u00eb m\u00eb largojn\u00eb sado pak nga emocionet e zgjedhjeve. Qoft\u00eb duke zgjedhur t\u00eb lexoj nj\u00eb lib\u00ebr magjeps\u00ebs, me titull \u2018Armiku te porta\u2019, me autor Andrew Wheatcroft, q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb, s\u00eb paku n\u00eb sip\u00ebrfaqe, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr larg aktualitetit e halleve tona: rrethimin osman t\u00eb Vjen\u00ebs t\u00eb vitit 1683, nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb koh\u00ebve moderne, duke qen\u00eb se sh\u00ebnon fillim e r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Otomane.<\/p>\n<p><strong>Si po e p\u00ebrjetoni fushat\u00ebn zgjedhore? Cila \u00ebsht\u00eb qasja juaj ndaj zulm\u00ebs s\u00eb madhe elektorale? Fikni televizorin, nuk lexoni shtypin, apo e kund\u00ebrta?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, un\u00eb jam gjithnj\u00eb ndjek\u00ebs mjaft i v\u00ebmendsh\u00ebm i jet\u00ebs politike. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, pavar\u00ebsisht bezdis\u00eb s\u00eb natyrshme q\u00eb m\u00eb sjellin shum\u00eb aspekte t\u00eb nj\u00eb fushate partiake, kam bindjen se k\u00ebto zgjedhje dhe vendimi q\u00eb do jap\u00eb populli shqiptar m\u00eb 23 qershor, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre do ken\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb madh p\u00ebr vet\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt t\u00eb vendit ton\u00eb. Shpresoj sinqerisht (ndon\u00ebse e di se ndoshta jam tep\u00ebr optimist) q\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb fundin e nj\u00eb epoke. Ndaj dhe besoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, kush m\u00eb pak e kush m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme apo jo, e ndjejn\u00eb se k\u00ebsaj here ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb shkon p\u00ebrtej thjesht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrrimi pushteti. S\u00eb paku, shpresoj.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb hapur nj\u00eb debat rreth vot\u00ebs s\u00eb dobishme, pra votimit t\u00eb nj\u00ebri prej dy koalicioneve, vot\u00ebs s\u00eb pavlefshme, pra mosvotimit t\u00eb asnj\u00ebr\u00ebs prej ofertave, apo vot\u00ebs s\u00eb di\u00e7kaje t\u00eb re, e cila realisht nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjendet. Pa ju k\u00ebrkuar nj\u00eb deklarim vote, parimisht cila ide \u00ebsht\u00eb m\u00eb racionale, sipas mendimit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>E kam ndjekur k\u00ebt\u00eb debat dhe sinqerisht m\u00eb duket se n\u00eb nj\u00eb kontekst si ky yni, qasje t\u00eb tilla abstrakte, moralizuese, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb mos votuar, me pretendimin se n\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb gjitha pal\u00ebt jan\u00eb nj\u00eblloj, n\u00eb fakt sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ruajtur status-kuon\u00eb. Sigurisht, ka shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb kritikuar mbar\u00eb klas\u00ebn ton\u00eb politike. Por, p\u00ebr mendimin tim, n\u00eb nj\u00eb demokraci kaq t\u00eb brisht\u00eb si kjo jona, ku p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallohet tundimi ndaj prirjes autoritare, vet\u00eb rotacioni p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb domosdoshm\u00ebri. Sepse ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb \u00e7do politikan e zyrtar (por dhe klientelat q\u00eb i rrethojn\u00eb), ta din\u00eb se \u00e7do kat\u00ebr vjet vjen dita kur populli ka mund\u00ebsi t\u2019i largoj\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb ata ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb japin llogari p\u00ebr sa kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb abstragojm\u00eb nj\u00eb moment, duke tejkaluar pyetjen klishe rreth fituesit dhe humb\u00ebsit t\u00eb 23 qershorit. Si e parashikoni Shqip\u00ebrin\u00eb e paszgjedhjeve?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, e kam disi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta \u00e7oj v\u00ebshtrimin p\u00ebrtej dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, duke e ditur se p\u00ebrvoja na ka m\u00ebsuar se shum\u00eb\u00e7ka do varet nga m\u00ebnyra sesi do shkojn\u00eb gj\u00ebrat ato dy tre dit\u00eb. Urimi im i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht me zgjedhjet, duke shpresuar q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji do kemi mund\u00ebsi ti japim fund kapitullit dramatik t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb dyshimta, duke hapur k\u00ebsisoj nj\u00eb faqe t\u00eb re n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb fakt, jam i bindur se fakti q\u00eb deri m\u00eb sot pothuajse asnj\u00eb her\u00eb s\u2019kemi arritur t\u00eb organizojm\u00eb zgjedhje plot\u00ebsisht t\u00eb rregullta, p\u00ebrb\u00ebn at\u00eb m\u00ebkat origjinal, prej nga rrjedhin shum\u00eb prej deformimeve t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs shqiptare. Ndaj dhe besoj se n\u00ebse m\u00eb 23 qershor do arrijm\u00eb t\u00eb kemi zgjedhje t\u00eb besueshme e t\u00eb ndershme, kjo padyshim do ver\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb zinxhir ndryshimesh q\u00eb do p\u00ebrfshin\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. E them k\u00ebt\u00eb sepse mendoj se zgjedhje t\u00eb drejta e t\u00eb ndershme, e rrjedhimisht t\u00eb besueshme, do mund te kemi vet\u00ebm at\u00eb dit\u00eb kur tek ne do funksionoj\u00eb shteti ligjor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb A-ja e \u00e7do shoq\u00ebrie funksionuese demokratike, ku \u00e7do militant a zyrtar do ta dij\u00eb se \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb para ligjit si \u00e7do qytetar tjet\u00ebr e se as partia e askush tjet\u00ebr, s\u2019do jen\u00eb n\u00eb gjendje ta mbrojn\u00eb n\u00ebse shkel ligjin gjat\u00eb procesit zgjedhor. Fatkeq\u00ebsisht, deri m\u00eb sot sistemi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar pik\u00ebrisht n\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb e militant\u00ebve!<\/p>\n<p>Kjo shpjegon p\u00ebrse gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebve, ndon\u00ebse zgjedhjet jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb gangren\u00eb, askush s\u2019\u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar e s\u2019ka p\u00ebrfunduar n\u00eb burg p\u00ebr krime elektorale. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb jo t\u00eb pakta rastet kur shkel\u00ebsit e ligjit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partis\u00eb, jan\u00eb shp\u00ebrblyer. Kjo shpjegon p\u00ebrse dhe n\u00eb nj\u00eb rast kur nj\u00eb prokuror \u2018naiv\u2019 arriti t\u00eb kap\u00eb me presh n\u00eb duar kat\u00ebr shkel\u00ebs t\u00eb ligjit n\u00eb Ruzhdie, duke falsifikuar votat, u k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb asnj\u00eb prej tyre t\u00eb mos p\u00ebrfundonte n\u00eb burg! Jam i bindur se dit\u00ebn kur militanti i par\u00eb q\u00eb abuzon me ligjin zgjedhor do t\u00eb nd\u00ebshkohet, do marr\u00eb fund dhe vet\u00eb kapitulli yn\u00eb i zgjedhjeve problematike. Dhe vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb do mund t\u00eb themi se kemi hyr\u00eb realisht n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb, duke vendosur themelet e nj\u00eb shteti ligjor. A mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo? Duket e v\u00ebshtir\u00eb, kur sheh pafuqin\u00eb e dhimbshme t\u00eb prokuroris\u00eb, q\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7aste t\u00eb tilla kur duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e pranishme p\u00ebr vet\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike q\u00eb kan\u00eb k\u00ebto zgjedhje, b\u00ebhet e padukshme. Por le t\u00eb shpresojm\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Jav\u00ebt e fundit situata n\u00eb Turqi paraqitet komplekse. Si nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i politik\u00ebs dhe pesh\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb rajon, si i komentoni ato q\u00eb po ndodhin k\u00ebto or\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb madh ballkanik?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht, ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Turqi \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb shpjegohet me dy tre fjali. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb komplekse, q\u00eb i ka rr\u00ebnj\u00ebt sa n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi, aq dhe at\u00eb q\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb fundit, pra q\u00eb pas ardhjes n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2002 t\u00eb AKP, partis\u00eb s\u00eb kryeministrit Erdogan. Sidoqoft\u00eb, ajo q\u00eb mund t\u00eb thuhet me pak fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb se prej gati dy jav\u00ebsh kemi shp\u00ebrthimin e zem\u00ebrimit t\u00eb asaj pjese t\u00eb popullsis\u00eb turke q\u00eb tashm\u00eb prej vitesh ka nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje p\u00ebr stilin autoritar e polarizues t\u00eb qeverisjes s\u00eb Erdoganit, si dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb kontrollin mbi gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e shtetin turk.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb protestojn\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb rinjt\u00eb, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shtres\u00ebn e mesme qytetare e laike, trash\u00ebguese t\u00eb vlerave kemaliste, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar prej autoritarizmit n\u00eb rritje t\u00eb Erdoganit, por dhe prej asaj q\u00eb ata e perceptojn\u00eb si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb islamizuar stilin e jetes\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb turke. Vet\u00eb Erdogani, i cili ka fituar zgjedhjet tre her\u00eb rresht, duke kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb reformash t\u00eb suksesshme sidomos n\u00eb ekonomi, sigurisht g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb pjese jo t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb turqve, kryesisht t\u00eb pjes\u00ebs konservatore t\u00eb Anadollit, si dhe nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb periferis\u00eb s\u00eb qyteteve t\u00eb m\u00ebdha. Sidoqoft\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e analist\u00ebve e shohin shkakun e kriz\u00ebs te fakti se Erdogani, i cili erdhi n\u00eb pushtet vet\u00ebm me 50% t\u00eb votave, gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij u soll si nj\u00eb zot i plotfuqish\u00ebm i Turqis\u00eb, duke treguar nj\u00eb shp\u00ebrfillje arrogante ndaj shqet\u00ebsimeve e frik\u00ebrave t\u00eb asaj gjysme t\u00eb popullit turk q\u00eb s\u2019e ka votuar. K\u00ebtu m\u00eb duket se ka nj\u00eb lloj ngjashm\u00ebrie dhe me situat\u00ebn e viteve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku s\u00ebrish, pat\u00ebm nj\u00eb qeveri q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet (n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb) me vot\u00ebn e gjysm\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, por u soll sikur shumica n\u00eb parlament i jepte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb b\u00ebnte \u00e7\u2019t\u00eb donte. Sjellje t\u00eb tilla politike detyrimisht sjellin polarizim, q\u00eb gjithnj\u00eb ka efekte destabilizuese.<\/p>\n<p><strong>Sa vend z\u00eb, sipas jush, kultura, arti dhe trash\u00ebgimia dhe problematikat e tyre n\u00eb programet partiake? N\u00ebse do t\u00eb vijonim iden\u00eb fillestare, a ju duket nj\u00eb fushat\u00eb e kulturuar deri tani?<\/strong><\/p>\n<p>S\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb them, duke qen\u00eb se s\u2019i kam lexuar programet e partive. Por sigurisht q\u00eb n\u00eb fushat\u00eb ato kan\u00eb zen\u00eb fare pak vend. Shoh si pozitiv faktin q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb duksh\u00ebm debati p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb deri tani \u00ebsht\u00eb len\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht m\u00ebnjan\u00eb diskutimi i nj\u00eb prej problemeve m\u00eb serioze e m\u00eb dramatike prej t\u00eb cilave vuan shoq\u00ebria shqiptare, me pasoja serioze p\u00ebr t\u00eb ardhmen. E kam fjal\u00ebn te fakti q\u00eb vitet e fundit Tirana (por dhe mbar\u00eb vendi) \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb qytetin me dend\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb bot\u00eb t\u00eb kazinove, loj\u00ebrave t\u00eb fatit, bingove apo loto-sportit, k\u00ebtyre simboleve t\u00eb limontis\u00eb, t\u00eb pasurimit t\u00eb shpejt\u00eb e pa pun\u00eb, t\u00eb kthyera tashm\u00eb thuajse n\u00eb simbole t\u00eb kapitalizmit alla shqiptar\u00e7e. Di q\u00eb P.S. ka di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem n\u00eb programin e saj, por n\u00eb fushat\u00ebn e saj ky problem sidoqoft\u00eb, ka z\u00ebn\u00eb fare pak vend.<\/p>\n<p>Pa b\u00ebr\u00eb komente t\u00eb tjera, do mjaftohem duke cituar at\u00eb q\u00eb shkruhet n\u00eb nj\u00eb nga mesazhet analitik\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane t\u00eb b\u00ebra publike nga Wikileaks, q\u00eb mendoj se shpjegon m\u00eb s\u00eb miri dramacitetin e pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e situat\u00ebs s\u00eb krijuar: \u201cMania e kumarit, shkruhet n\u00eb mesazhin e ambasad\u00ebs amerikane t\u00eb para pak vitesh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e s\u00ebmundjes q\u00eb ka prekur pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve: \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u pasuruar brenda nat\u00ebs, mund\u00ebsisht pa derdhur asnj\u00eb pik\u00eb djers\u00eb\u2026 Pavar\u00ebsisht shpirtit t\u00eb admiruesh\u00ebm t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb treguar disa shqiptar\u00eb, ende pas m\u00eb shum\u00eb se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e \u00ebndrr\u00ebs shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur p\u00ebr t\u2019u pasuruar brenda nat\u00ebs. Pjes\u00ebmarrja masive n\u00eb skemat piramidale n\u00eb fund t\u00eb viteve 1990 ishte prova m\u00eb tragjike. P\u00ebrfshirja n\u00eb aktivitete ilegale si trafikimi i njer\u00ebzve dhe arm\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb. Ka shum\u00eb shembuj t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm nga shoq\u00ebria shqiptare, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb: Korrupsion, i cili shkon dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb s\u00eb bashku me parat\u00eb e lehta.\u201d<\/p>\n<p>Q\u00eb kur u shkrua kjo analiz\u00eb, fenomeni ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar. A mban njeri p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebr\u00e7udnim t\u00eb mbarsur me pasoja? A mendon kush vall\u00eb p\u00ebr pasojat?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publicisti dhe studiuesi i njohur po e ndjek me shum\u00eb kujdes fushat\u00ebn elektorale n\u00eb vijim. Ai kritikon sindrom\u00ebn e identifikimit t\u00eb partis\u00eb me shtetin dhe absurdin e dekorit t\u00eb shfrenuar partiak n\u00eb qytetet dhe fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb. Misha polemizon me ata q\u00eb predikojn\u00eb abstenimin, sepse, thot\u00eb ai, politikan\u00ebt duhet ta din\u00eb q\u00eb \u00e7do kat\u00ebr vjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Publicisti dhe studiuesi i njohur po e ndjek me shum\u00eb kujdes fushat\u00ebn elektorale n\u00eb vijim. Ai kritikon sindrom\u00ebn e identifikimit t\u00eb partis\u00eb me shtetin dhe absurdin e dekorit t\u00eb shfrenuar partiak n\u00eb qytetet dhe fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb. Misha polemizon me ata q\u00eb predikojn\u00eb abstenimin, sepse, thot\u00eb ai, politikan\u00ebt duhet ta din\u00eb q\u00eb \u00e7do kat\u00ebr vjet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-06-18T08:37:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d\",\"datePublished\":\"2013-06-18T08:37:54+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-18T08:37:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/\"},\"wordCount\":2525,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg\",\"datePublished\":\"2013-06-18T08:37:54+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-18T08:37:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Publicisti dhe studiuesi i njohur po e ndjek me shum\u00eb kujdes fushat\u00ebn elektorale n\u00eb vijim. Ai kritikon sindrom\u00ebn e identifikimit t\u00eb partis\u00eb me shtetin dhe absurdin e dekorit t\u00eb shfrenuar partiak n\u00eb qytetet dhe fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb. Misha polemizon me ata q\u00eb predikojn\u00eb abstenimin, sepse, thot\u00eb ai, politikan\u00ebt duhet ta din\u00eb q\u00eb \u00e7do kat\u00ebr vjet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-06-18T08:37:54+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d","datePublished":"2013-06-18T08:37:54+00:00","dateModified":"2013-06-18T08:37:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/"},"wordCount":2525,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/","name":"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg","datePublished":"2013-06-18T08:37:54+00:00","dateModified":"2013-06-18T08:37:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pirro_misha.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-pirro-misha-23-qershori-jo-thjesht-zgjedhje-por-fundi-i-nje-epoke\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Pirro Misha: \u201c23 qershori, jo thjesht zgjedhje por fundi i nj\u00eb epoke\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12856"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12856"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12856\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}