{"id":12820,"date":"2013-06-11T23:46:43","date_gmt":"2013-06-11T22:46:43","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2990"},"modified":"2013-06-11T23:46:43","modified_gmt":"2013-06-11T22:46:43","slug":"nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/","title":{"rendered":"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Dita, 11 qershor 2013\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg\" width=\"300\" \/> Intervist\u00eb nga <strong>Xhevdet Shehu<\/strong>, <em>11 Qershor 2013<\/em><\/p>\n<p>Profesori i Universitetit t\u00eb Oksfordit dhe akademiku anglez, Xhejms Pettifer, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u2018DITA\u2019 paraqet k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 23 qershorit. Para nj\u00eb jave ai ishte n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, ku promovoi librin e tij m\u00eb t\u00eb ri \u201cUshtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs\u201d. Gjat\u00eb nj\u00eb bisede q\u00eb pata me t\u00eb n\u00eb \u201cTirana International\u201d diskutuam gjat\u00eb rreth zgjedhjeve t\u00eb pritshme t\u00eb 23 qershorit, por k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb pranoi t\u00eb ma d\u00ebrgonte t\u00eb shkruar. Nuk ishte befasi p\u00ebr mua njohja n\u00eb detaje e zhvillimeve shqiptare, pasi at\u00eb Prof. Xhejmsi dhe Miranda Vickers i kan\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb librat q\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe \u00c7am\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur kan\u00eb mbetur edhe m\u00eb pak se dy jav\u00eb nga 23 qershori, sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme i shikoni ju k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se, duke pasur parasysh kriz\u00ebn ekonomike evropiane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e cila vazhdon, si dhe dob\u00ebsimin e ekonomive rajonale ballkanike, merret me mend se Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb fort\u00eb dhe efektive. Megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka shmangur m\u00eb t\u00eb keqen e kriz\u00ebs, shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb duke p\u00ebrjetuar nj\u00eb varf\u00ebri dhe v\u00ebshtir\u00ebsi serioze nd\u00ebrsa niveli n\u00eb rritje i borxhit dhe ngecja e t\u00eb ardhurave t\u00eb qeveris\u00eb nga ekonomia mund t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00ebgjithk\u00ebnd. Un\u00eb mendoj se ne vetem sa kemi filluar te shikojme efektet t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb kriz\u00ebs greke n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn rajonale.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i ngjarjeve dhe zhvillimeve politike shqiptare, mendoni ju se klasa aktuale politike \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr nj\u00eb rotacion t\u00eb pushtetit?<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk ndihem aq af\u00ebr mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb komentuar k\u00ebt\u00eb, por mund t\u00eb them se nuk shikoj ndonj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb Dr. Berisha personalisht d\u00ebshiron t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Prisni ju q\u00eb rotacioni i pushtetit t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje dhe pse?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikosh se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb. P\u00ebrshtypja ime nga njer\u00ebzit q\u00eb takova dhe bisedova jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Tiran\u00eb ishte q\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb lodhur nga elita e vjet\u00ebr politike, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb shum\u00eb vende evropiane dhe, nd\u00ebrsa dita e votimit po afron, ne mund t\u00eb shikojm\u00eb parti t\u00eb vjetra dhe besnik\u00ebri rajonale t\u00eb shfaqen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tradicionale. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb pare se ndonje parti ka nje fitore te qarte, keshtu q\u00eb nj\u00eb lloj koalicioni duket e pashmangshme. Un\u00eb mendoj se ka parti q\u00eb mund t\u00eb dalin m\u00eb mir\u00eb nga sa parashikojn\u00eb sondazhet, prandaj dhe ato u drejtohen t\u00eb rinjve t\u00eb papun\u00eb, sidomos n\u00eb Tiran\u00eb. Kjo ndodh n\u00ebse ata votojn\u00eb. Por po, n\u00ebse kjo pjes\u00eb njer\u00ebzish p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt fola p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues, un\u00eb mendoj se shum\u00eb njer\u00ebz e ndiejn\u00eb se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Dr. Berisha t\u00eb ler\u00eb udh\u00ebheqjen politike pas nj\u00eb karriere t\u00eb gjat\u00eb dhe do t\u00eb ishte nj\u00eb gjest i mir\u00eb taktik t\u00eb arrihej me an\u00eb t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>A e konsideroni ju alternativ\u00ebn socialiste dhe at\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se at\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs dhe pse?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se Partia Socialiste ka nj\u00eb makin\u00eb politike shum\u00eb efektive n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb te vendit, por zgjedhjet ka te ngjare te fitohen ose t\u00eb humben n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs. K\u00ebtu ka ndoshta m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb shfaqen mbi at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb. Ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr para nga sa jan\u00eb p\u00ebrdorur dhe mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e hapur se sa klasa e mesme e t\u00eb rinjve do t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb politikat e taksimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Nga ana tjet\u00ebr un\u00eb jam i sigurt se k\u00ebto politika do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb popullore midis t\u00eb varf\u00ebrve gjithandej n\u00eb vend. Ka gjithashtu \u00e7\u00ebshtje politike t\u00eb cilat shkaktojn\u00eb probleme. Un\u00eb mendoj se udh\u00ebheqja e Partis\u00eb Socialiste ka nj\u00eb pik\u00ebpamje utopike n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb Bashkimi Europian \u00ebsht\u00eb duke p\u00eblqyer tani n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Shikoni Bullgarin\u00eb, p\u00ebr shembull. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE ka sjell\u00eb rezultate katastrofike dhe kaos ne qeverine e Sofjes dhe n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Ju analist\u00ebt britanik\u00eb kini qen\u00eb shum\u00eb kritik\u00eb me Berish\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb sundimit t\u00eb tij n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb viteve \u201990. Cilat shikoni ju si gabimet m\u00eb serioze t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe m\u00eb von\u00eb?<\/p>\n<p>Vendi nuk u demokratizua asnj\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe Partia Demokratike dhe udh\u00ebheqja e saj ishte shum\u00eb larg nga demokracia zgjedhore dhe prirej drejt autoritarizmit ekstrem. Ata lejuan shkat\u00ebrrimin e ushtris\u00eb dhe u angazhuan n\u00eb veprime hakmarr\u00ebse ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb dhe ata nuk i kuptuan shanset politike q\u00eb ishin hapur n\u00eb Ballkan me shp\u00ebrb\u00ebrjen e Jugosllavis\u00eb. Ata nuk arrit\u00ebn t\u00eb menaxhonin ashtu si duhej sistemin bankar.<\/p>\n<p>&#8211; Kryeministri aktual Sali Berisha, pas tet\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb qeverisje, \u00ebsht\u00eb duke luftuar fort p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb. A ka motive q\u00eb ai ta k\u00ebrkoj\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje un\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb q\u00eb thash\u00eb pak m\u00eb lart. Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb shpenzuar t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tyre me Dr Berish\u00ebn n\u00eb qeveri ose n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin e saj. \u00c7\u00ebshtja shtrohet n\u00ebse ata do ta ken\u00eb kuraj\u00ebn e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb pranuar ndryshimin.<\/p>\n<p>Ju keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997 n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebto ngjarje ndodh\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb manipulimit t\u00eb madh q\u00eb iu b\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 1996 dhe me r\u00ebnien e m\u00ebvonshme t\u00eb skemave piramidale. Sipas mendimit tuaj, cilat jan\u00eb shanset p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e nj\u00eb manipulimi t\u00eb ri n\u00eb k\u00ebto zgjedhje?<\/p>\n<p>Jo, n\u00eb dit\u00ebt e sotme, un\u00eb mendoj se cil\u00ebsia e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb dhe me zgjedhje shum\u00eb shum\u00ebpartiake si tani, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb manipulim zgjedhor t\u00eb konsideruesh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb. Un\u00eb jam i sigurt se do t\u00eb ket\u00eb probleme n\u00eb disa zona dhe komuna, por k\u00ebto ndodhin n\u00eb shum\u00eb vende. Tani ka gjithashtu nj\u00eb media mjaft t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur. Kjo e ndihmon procesin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb qeveris\u00eb Berisha kan\u00eb ndodhur dy ngjarje t\u00eb r\u00ebnda: tragjedia e G\u00ebrdecit, n\u00eb t\u00eb cilin 26 njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn e tyre, dhe vrasja e kat\u00ebr protestuesve t\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb 21 janar 2011. A mendoni se kujtesa e tyre do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rezultatin e k\u00ebtyre zgjedhjeve?<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam plot\u00ebsisht i informuar dhe nuk jam njeriu i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb komentuar mbi ngjarjen e G\u00ebrdecit, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb them se kjo shkaktoi nj\u00eb humbje shum\u00eb t\u00eb trishtuar jet\u00ebsh njer\u00ebzore. Sa u p\u00ebrket t\u00eb sht\u00ebnave n\u00eb janar 2011, kjo mund t\u00eb them se ishte nj\u00eb ngjarje e tmerrshme. Un\u00eb kisha qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa isha n\u00eb Kosov\u00eb, kur ajo ndodhi. E ndjeva q\u00eb ajo q\u00eb ndodhi ishte e gjitha shum\u00eb shqet\u00ebsuese. Kjo nuk mund t\u00eb merret me mend se mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend normal demokratik. Un\u00eb jam befasuar me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb nuk k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr nj\u00eb hetim shum\u00eb m\u00eb rigoroz. Personeli i aparatit t\u00eb siguris\u00eb u trajtuan sikur t\u00eb ishin mbi ligjin, dhe disa ambasador\u00eb t\u00eb huaj ishin shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara k\u00ebtyre zgjedhjeve, Kryeministri Berisha \u00ebsht\u00eb prononcuar fuqish\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e nacionalizmit dhe zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. Sa serioz mendoni se \u00ebsht\u00eb Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, apo e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime elektorale?<\/p>\n<p>Kjo mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej aseteve t\u00eb forta elektorale t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebrball\u00eb problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb re ky\u00e7e komb\u00ebtare, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb PS nuk e ka. Edhe Z. Meta duket se tani ka nj\u00eb interes t\u00eb mir\u00ebnjohur n\u00eb kriz\u00ebn e Preshev\u00ebs, p\u00ebr shembull. \u00c7\u00ebshtje si rruga e re Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb kan\u00eb transformuar vendin. Un\u00eb nuk e shoh Z. Rama ta rrok\u00eb ashtu si duhet k\u00ebt\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Sa t\u00eb p\u00ebrgatitur e shihni Partin\u00eb Socialiste dhe Edi Ram\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin? Perse ata duhet te fitojne dhe mendoni se fenomenet negative t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tanishme do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak t\u00eb pranishme n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/p>\n<p>Po, un\u00eb mendoj se Edi Rama dhe PS-ja mund t\u00eb udh\u00ebheqin nj\u00eb qeveri t\u00eb re. Pjesa m\u00eb e madhe e \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb shtrohet do t\u00eb varet nga fakti se kush do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb koalicion, dhe se si njer\u00ebzit do ta shohin at\u00eb. Mendoj se rreziku \u00ebsht\u00eb se ata kan\u00eb pak optimiz\u00ebm nga e kaluara, me k\u00ebshilltar\u00ebt e dit\u00ebve t\u00eb shkuara, nd\u00ebrsa ekziston nj\u00eb munges\u00eb e dukshme perspektive p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e kriz\u00ebs ekonomike n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Kush eshte prof. Pettifer?<\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet\u00ebsh emri i akademikut anglez Xhejms Petiferit \u00ebsht\u00eb mjaft i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe hap\u00ebsirat mabr\u00ebshqiptare. Pas nd\u00ebrprerjes drastike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar gjat\u00eb gjysm\u00eb shekullit t\u00eb regjimit komunist, Xhejms Petifer dhe Miranda Vickers ishin anglez\u00ebt e par\u00eb q\u00eb shkelnin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shkruanin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Prof. James Pettifer ka lindur n\u00eb vitin 1949 n\u00eb Hereford dhe \u00ebsht\u00eb arsimuar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mbretit (King\u2019s School), n\u00eb Uor\u00e7ester dhe n\u00eb Hertford Kollege n\u00eb Oksford. Ai ka udh\u00ebtuar shum\u00eb shpesh n\u00eb Shqip\u00ebri, Greqi, Turqi dhe n\u00eb Ballkan, duke raportuar p\u00ebr ngjarjet kryesore p\u00ebr \u2018The Times\u2019 dhe \u2018The Scotsman\u2019. Ai \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Institutit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe nj\u00eb komentator dhe transmetues i rregullt mbi vendet ballkanike n\u00eb radio dhe televizion.<\/p>\n<p>Prof. Petifer \u00ebsht\u00eb autor i k\u00ebtyre librave t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe: \u201cShqip\u00ebria, nga anarkia tek nj\u00eb identitet ballkanik\u201d, \u201c\u00c7\u00ebshtja shqiptare, riform\u00ebsimi i Ballkanit\u201d (me bashkautor Miranda Vickers), \u201cEkspresi i Kosov\u00ebs\u201d, \u201cUdhauz, Zerva dhe \u00c7am\u00ebt\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb botuar libri i tij \u201cUshtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs\u201d. Por ai ka botuar edhe shum\u00eb libra t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr rajonin e Ballkanit, nd\u00ebrsa pritet q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb botohet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe libri \u201cGrek\u00ebt\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr shterues p\u00ebr historin\u00eb e grek\u00ebve nga antikiteti deri n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Petifer: Sikur t\u00eb isha 5 minuta \u00e7am, nuk do kisha dyshim p\u00ebr k\u00eb do votoja<\/p>\n<p>Nga kjo intervist\u00eb e mikut tim anglez, Prof. Xhejms Petifer do t\u00eb m\u00eb ngelet n\u00eb mendje kjo shprehje: \u201cSikur t\u00eb isha 5 minuta \u00e7am\u2026\u201d. Si nj\u00eb nga njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb zhvillimeve shqiptare, ai n\u00eb t\u00eb gjitha bisedat do ta trajtoj\u00eb me doemos edhe \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje titanike p\u00ebr t\u00eb ndrequr nj\u00eb gabim t\u00eb madh t\u00eb historis\u00eb dhe politik\u00ebs, ku vendi i tij, Britania e Madhe ka luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7\u2026 Ja pyetje-p\u00ebrgjigja me prof Petifer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Profesor, a mendoni se \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur? Tani n\u00eb spektrin politik ka nj\u00eb tjet\u00ebr parti \u00e7ame, Aleanca Popullore kryesuar nga Artur Dojaka, sepse partia e Shp\u00ebtim Idrizit \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me qeverin\u00eb Berisha dhe Idrizi personalisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike si kandidat p\u00ebr deputet n\u00eb zgjedhjet e 23 qershorit\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb besoj se Partia Demokratike e p\u00ebrdor \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb oportuniste dhe p\u00ebr q\u00ebllime afatshkurtra, kurse udh\u00ebheqja e Partis\u00eb Socialiste duket se \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e frik\u00ebsuar nga Athina n\u00eb ngritjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Por n\u00eb qoft\u00eb se un\u00eb do t\u00eb isha \u00e7am, do t\u00eb m\u00eb duheshim vet\u00ebm 5 minuta p\u00ebr t\u00eb mos e votuar PD-n\u00eb. Mendoj se nisma e re komb\u00ebtare p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb drejtat njer\u00ebzore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi, \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb nga Xhevdet Shehu, 11 Qershor 2013 Profesori i Universitetit t\u00eb Oksfordit dhe akademiku anglez, Xhejms Pettifer, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u2018DITA\u2019 paraqet k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 23 qershorit. Para nj\u00eb jave ai ishte n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, ku promovoi librin e tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb nga Xhevdet Shehu, 11 Qershor 2013 Profesori i Universitetit t\u00eb Oksfordit dhe akademiku anglez, Xhejms Pettifer, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u2018DITA\u2019 paraqet k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 23 qershorit. Para nj\u00eb jave ai ishte n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, ku promovoi librin e tij [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-06-11T22:46:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d\",\"datePublished\":\"2013-06-11T22:46:43+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-11T22:46:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/\"},\"wordCount\":2084,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/\",\"name\":\"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg\",\"datePublished\":\"2013-06-11T22:46:43+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-11T22:46:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervist\u00eb nga Xhevdet Shehu, 11 Qershor 2013 Profesori i Universitetit t\u00eb Oksfordit dhe akademiku anglez, Xhejms Pettifer, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u2018DITA\u2019 paraqet k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 23 qershorit. Para nj\u00eb jave ai ishte n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, ku promovoi librin e tij [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-06-11T22:46:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d","datePublished":"2013-06-11T22:46:43+00:00","dateModified":"2013-06-11T22:46:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/"},"wordCount":2084,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/","name":"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg","datePublished":"2013-06-11T22:46:43+00:00","dateModified":"2013-06-11T22:46:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_11_qershor_2013.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-shkohet-gjithe-jeta-me-dr-berishen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cNuk shkohet gjith\u00eb jeta me dr. Berish\u00ebn\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12820"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12820"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12820\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}