{"id":12808,"date":"2013-06-09T13:23:00","date_gmt":"2013-06-09T12:23:00","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2930"},"modified":"2013-06-09T13:23:00","modified_gmt":"2013-06-09T12:23:00","slug":"enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/","title":{"rendered":"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shaban Bej Go\u00e7a\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Armand Plaka <\/strong>*, <em>9 Qershor 2013<\/em><\/p>\n<p>\u201cKa mb\u00ebrritur s\u00eb fundmi nj\u00eb kryetar fisesh shqiptare me emrin Shaban Bej Go\u00e7a. P\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar vendlindjen dhe luftuar turqit, i kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb nj\u00eb plumb n\u00eb trup, nj\u00eb plag\u00eb akoma t\u00eb pambyllur n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb, shkaktuar nga nj\u00eb goditje pushke, dy t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn tjet\u00ebr si dhe nj\u00eb \u00e7mim prej 7.000 paund\u00ebsh p\u00ebr kok\u00ebn e tij\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu niste n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1906, nj\u00eb artikull i gjat\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen amerikane, \u201cThe Sun\u201d (shih: The Sun, A Rebel Chief From Albania in Town, 28 janar 1906, fq. 7) i cili p\u00ebrtej paraqitjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb karakterit t\u00eb shqiptar\u00ebve, me materiale q\u00eb mund t\u00eb gjendeshin edhe n\u00eb burime t\u00eb tjera, sjell n\u00eb v\u00ebmendje edhe p\u00ebrpjekjet e nj\u00eb njeriu, i cili nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmendur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historiografin\u00eb ton\u00eb zyrtare. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shqiptar me emrin Shaban Go\u00e7a (ose edhe Goxha, porse n\u00eb origjinal n\u00eb anglisht na p\u00ebrcillet vet\u00ebm n\u00eb form\u00ebn Gotsha) q\u00eb kishte qen\u00eb oficer i xhenjos n\u00eb Perandorin\u00eb Otomane, arsimuar n\u00eb Kajro, e q\u00eb pronat e pasurit\u00eb e t\u00eb cilit ishin konfiskuar nga autoritetet e Stambollit. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr kok\u00ebn e tij ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb shum\u00eb e madhe, \u00e7ka e kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb jetonte e vepronte vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb fillim t\u00eb her\u00ebs duhet th\u00ebn\u00eb se shum\u00eb\u00e7ka bazohet mbi th\u00ebniet e vet\u00eb personazhit kryesor, rreth t\u00eb cilit p\u00ebrq\u00ebndrohet edhe artikulli n\u00eb fjal\u00eb, duke mos i mbuluar ato me asnj\u00eb material tjet\u00ebr historik e arkivor t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, \u00e7ka hedh hije t\u00eb m\u00ebdha dyshimi mbi rolin, prejardhjen dhe synimet e vet\u00eb k\u00ebtij personazhi. Kjo, sigurisht se \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb objekt i historian\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb rastin t\u00eb nxjerrin n\u00eb pah m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtij personazhi enigmatik, i cili n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb ka dashur t\u00eb jap\u00eb ato kontribute q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb artikujt e gazetave amerikane t\u00eb koh\u00ebs, meriton mir\u00ebnjohje p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb: pavar\u00ebsisht synimeve t\u00eb tij, nga ato \u00e7ka ai rr\u00ebfen p\u00ebr shqiptar\u00ebt p\u00ebr mediat amerikane t\u00eb koh\u00ebs, duket se ai u ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nder atyre, duke i p\u00ebrcjell\u00eb publikut amerikan nj\u00eb profil krenar e realist t\u00eb shqiptar\u00ebve e synimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Albania - hart\u00eb\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/albania_harte.jpg\" width=\"200\" \/><strong>Go\u00e7a: Kam ardhur me mision patriotik<\/strong><\/p>\n<p>Nga artikulli n\u00eb fjal\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se ai, kishte shkuar n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mision patriotik, si\u00e7 ishte mbledhja e ndihmave apo hetimi i mund\u00ebsive se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte Amerika, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por edhe p\u00ebr luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr pavar\u00ebsi, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr edhe rolin e liderit politik e t\u00eb avokatit t\u00eb shqiptar\u00ebve e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tyre, edhe n\u00eb p\u00ebrballjet me shtypin kurioz amerikan. N\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb misionit t\u00eb vet, ai deklaron se ishte pritur m\u00eb par\u00eb nga personalitete t\u00eb fuqishme t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Angli (e ndoshta edhe gjetk\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, megjith\u00ebse artikulli nuk na sjell evidenca konkrete p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim), si\u00e7 na sugjerojn\u00eb pasazhet e m\u00ebposhtme: \u201cAi vjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb par\u00eb interesin e amerikan\u00ebve n\u00eb nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur masat p\u00ebr arsimimin e popullit t\u00eb tij. Projekti n\u00eb fjal\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa udh\u00ebtime, duke prekur shum\u00eb vende nga kontinenti europian dhe n\u00eb Angli, ku \u00ebsht\u00eb pritur dhe ka biseduar me Duk\u00ebn e Aberdinit, James Bryce, nga Deputet\u00ebt e Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, Henry dhe Stephen Gladstone, Peshkopi i Durhamit, Lord Brassey, Lady Frederick Cavendish etj\u201d.<\/p>\n<p><strong>Me ndihm\u00ebn e Amerik\u00ebs drejt pavar\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, rezultatet e arritura, apo ato t\u00eb pritshme t\u00eb vizitave e misionit t\u00eb tij, deri n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, na i rr\u00ebfejn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri paragrafet e m\u00ebposhtme: \u201cKomiteti p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Britani ka shprehur simpatin\u00eb e vet t\u00eb plot\u00eb me l\u00ebvizjet \u00e7lirimtare shqiptare p\u00ebr t\u00b4u shk\u00ebputur nga kontrolli turk. N\u00ebse sistemi arsimor do t\u00eb nd\u00ebrtohet, at\u00ebher\u00eb besohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konfidenciale se k\u00ebt\u00eb hap do ta pasoj\u00eb edhe e drejta e votimit. Shaban Beu beson se populli amerikan do t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb komitet p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Komitetin p\u00ebr Ballkanin dhe me nj\u00eb tjet\u00ebr nga vendi i tij, p\u00ebr t\u00eb siguruar nga Sulltani nj\u00eb sistem arsimor autonom dhe n\u00ebse do jet\u00eb e mundshme edhe pavar\u00ebsin\u00eb apo autonomin\u00eb e vendit\u201d.<\/p>\n<p>Por cila ishte gjuha dhe argumentat e p\u00ebrdorura nga ky personazh misterioz p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bashk\u00ebatdhetar\u00ebt e vet dhe \u00e7\u00ebshtjen e tyre? Duket se n\u00eb p\u00ebrballje me shtypin amerikan t\u00eb asaj kohe, por edhe n\u00eb p\u00ebrballje me mentalitetin e sot\u00ebm, stili i tij mund t\u00eb duket ndoshta jo fort diplomatik, i thjesht\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht i zgjuar, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite edhe paradokset q\u00eb ekzistonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb quhej si \u201ccivilizim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ju amerikan\u00ebt &#8211; thot\u00eb ai, \u2013 interesoheni edhe p\u00ebr negrit dhe kafsh\u00ebt, at\u00ebher\u00eb pse t\u00eb mos tregoni interes p\u00ebr popujt pellazgjik\u00eb? Ju d\u00ebrgoni misionar\u00eb edhe n\u00eb Kongo, p\u00ebrse t\u00eb mos d\u00ebrgoni m\u00ebsues n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ka prodhuar kaq shum\u00eb burra t\u00eb njohur n\u00eb histori, si: Pirroja, Crispi, Sk\u00ebnderbeu, Aleksandri i Madh, Justiniani? Un\u00eb e dua vendin tim, popullin tim, i cili ka nj\u00eb kuraj\u00eb t\u00eb madhe: njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb mir\u00ebsi dhe q\u00eb kurr\u00eb s\u00b4ta harrojn\u00eb nderin apo nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kryer. Italia dhe Austria vazhdimisht po shfaqen t\u00eb gatshme t\u00eb na ndihmojn\u00eb, por ngaq\u00eb ata e duan Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vete, k\u00ebshtu po e humbasim edhe ne vendin ton\u00eb. Rusia na do, por ne nuk e duam. Ne e duam Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Tirana myslimane e koh\u00ebs\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tirana_myslimane.jpg\" width=\"300\" \/><strong>N\u00ebse Amerika s\u00b4na ndihmon, un\u00eb s\u00b4d\u00ebshp\u00ebrohem<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse amerikan\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb na ndihmojn\u00eb, un\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrohem; pasi nuk m\u00eb mungon kurajoja dhe p\u00ebr sa koh\u00eb do ta kem krahun tim t\u00eb djatht\u00eb, shpat\u00ebn, popullin tim, un\u00eb nuk do t\u00eb dor\u00ebzohem kurr\u00eb, kurr\u00eb\u201d. K\u00ebshtu shprehej Shaban Bej Go\u00e7a, ndoshta me shpres\u00ebn se do t\u00eb duheshin p\u00ebrpjekje t\u00eb tjera, derisa t\u00eb arrinim n\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje direkte t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt, e cila duket se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jo vet\u00ebm nuk e kishte akoma pesh\u00ebn q\u00eb ka sot, por edhe shihte si e hutuar n\u00eb rolin e spektatorit, ngjarjet n\u00eb kontinentin plak, ku s\u00b4i mbetej ve\u00e7se ndonj\u00eb angazhim dyt\u00ebsor apo d\u00ebrgimi i misoneve t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb e atyre me karakter fetar e social.<\/p>\n<p><strong>Situata politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shkollat josektare<\/strong><\/p>\n<p>Ai i rr\u00ebfeu nj\u00eb reporteri t\u00eb \u201cThe Sun\u201d mbi situat\u00ebn aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet religjioze, shqiptar\u00ebt n\u00eb shumic\u00ebn e tyre jan\u00eb liberal\u00eb. Protestant\u00ebt e konvertuar, kristian\u00ebt e identifikuar me Kish\u00ebn Katolike Romane apo me Kish\u00ebn Orthodokse Greke dhe ata musliman\u00eb, jetojn\u00eb krah p\u00ebr krah dhe tregojn\u00eb respekt t\u00eb madh p\u00ebr gj\u00ebrat e shenjta t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. N\u00ebse pyet dik\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb, ai nuk i p\u00ebrgjigjet: jam turk, grek, kristan apo musliman, por \u201c Jam shqiptar\u201d. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb moto, Shaban Beu po propagandon n\u00eb favor t\u00eb shkollave shqipe q\u00eb duhet t\u00eb funksionojn\u00eb mbi baza josektare dhe q\u00eb do t\u00eb zhvillojn\u00eb shpirtin komb\u00ebtar, pa mbajtur parasysh besimin t\u00eb cilit njer\u00ebzit i p\u00ebrkasin.<\/p>\n<p><strong>Historia dhe gjuha e shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb tej artikulli i amerikanes \u201cThe Sun\u201d, zgjerohet duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, traditat e zakonet e tyre. Interesant \u00ebsht\u00eb t\u00eb pohohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kur zyrtarisht shqipja akoma nuk njihte nj\u00eb alfabet t\u00eb njehsuar, amerikan\u00ebt shkruanin: \u201cNd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt nuk regjistrojn\u00eb ndonj\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb shkruar n\u00eb dit\u00ebt e sotme, nga ana tjet\u00ebr, gjuha e tyre p\u00ebrcillet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasur n\u00ebp\u00ebrmjet folklorit dhe epigrameve\u201d. Por vet\u00ebm dy vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshme amerikane ( shih: The Seattle Star, Albanians A strange Race: Friend and Foe of the Turks, 19. prill 1904, fq. 9) p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjejm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrcaktim m\u00eb t\u00eb fokusuar rreth gjuh\u00ebs dhe alfabetit t\u00eb shqiptar\u00ebve: \u201cShqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb. Alfabeti i tyre konsiston n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje prej 30 g\u00ebrmash greke dhe latine. Pushteti turk, gjithsesi e pengon ushtrimin e k\u00ebsaj gjuhe\u201d.<\/p>\n<p><strong>Go\u00e7a: Shqiptar\u00ebt t\u00eb aft\u00eb t\u00eb qeverisin veten<\/strong><\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr verb\u00ebrin\u00eb e \u00e7do kombi dhe gabimet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb ata kan\u00eb kryer, Shaban Beu, duke zgjatur ngadal\u00eb dor\u00ebn e vet mbi shpatullat e tij, thot\u00eb: \u201cUn\u00eb nuk mund t\u00eb shoh dot vesh\u00ebt e mi, por mund t\u00eb shoh ato tuajat\u201d, duke vijuar me proverba t\u00eb tjera si: \u201c\u00cbsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb g\u00ebnjesh se sa t\u00eb d\u00ebgjosh nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr\u201d. Apo dhe: \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb budalla me nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb apo nj\u00eb neg\u00ebr me nj\u00eb sapun? \u2013 \u201cFjal\u00ebt jan\u00eb fem\u00ebrore, kurse b\u00ebmat, mashkullore\u201d. Shaban Beu nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi shqiptar q\u00eb po zhvillon propagand\u00eb n\u00eb vendet e huaja. Koleg\u00ebt e tij gjenden edhe n\u00eb Egjipt, Rusi, Greqi, Itali, Rumani dhe Austri. Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb azilant\u00eb, p\u00ebr kokat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb v\u00ebn\u00eb \u00e7mime t\u00eb majme.<\/p>\n<p>Shaban Beu tregon me krenari zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb me origjin\u00eb shqiptare q\u00eb mbajn\u00eb poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Turqi dhe Egjipt, duke th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmojn\u00eb se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb qeverisin vetveten. N\u00eb Turqi, rojat personale t\u00eb Sulltanit jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb. \u00cbsht\u00eb Tahil Pasha, nj\u00eb shqiptar q\u00eb fle n\u00eb dhom\u00ebn e Sulltanit dhe provon kafen\u00eb e tij i pari; nj\u00eb pozicion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ky. Ferid Pasha, Kryeministri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiptar; po ashtu Negi Pasha, nj\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Yilldizit dhe Turhan Pasha, koh\u00ebt e fundit em\u00ebruar edhe si shef i Policis\u00eb s\u00eb Stambollit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rebel Chief from Albania\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rebel_chief_from_albania.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt, fisnik\u00ebria dhe ka\u00e7ak\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p>Duke dashur t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr disa nga karakteristikat m\u00eb themelore t\u00eb shqiptar\u00ebve, si\u00e7 jan\u00eb besa, nderi dhe mir\u00ebnjohja, por edhe t\u00eb ver\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb nga veset q\u00eb ata kishin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb (sikurse edhe mbar\u00eb Ballkani n\u00eb fakt), dmth. ka\u00e7ak\u00ebrin\u00eb, artikulli m\u00ebton t\u00eb sjell\u00eb edhe nja dy shembuj konkret\u00eb nga histori t\u00eb jetuara e t\u00eb rr\u00ebfyera nga dy anglez\u00eb, t\u00eb cilat n\u00ebse u hedh nj\u00eb sy arkivave t\u00eb koh\u00ebs, duket se kishin b\u00ebr\u00eb xhiron e bot\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ilustruar karakterin paradoksal, por edhe proverbial t\u00eb shqiptar\u00ebve, si\u00e7 na sugjerojn\u00eb fragmentet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb anglez i pasur, bizeneset e t\u00eb cilit e b\u00ebnin t\u00eb nd\u00ebrmerrte shpesh udh\u00ebtime n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke i sjell\u00eb edhe p\u00ebrfitime t\u00eb majme, shoq\u00ebrohej ngado q\u00eb shkonte nga nj\u00eb shqiptar i besuesh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb rast, pasi pjesa m\u00eb e lodhshme e k\u00ebtij udh\u00ebtimi kishte marr\u00eb fund, roja i tij i shkoi n\u00eb dhom\u00ebn ku ai q\u00ebndronte dhe pasi i b\u00ebri p\u00ebrsh\u00ebndetjen sipas zakonit, i tha: Zot\u00ebri, m\u00eb duhet t\u00b4ju l\u00eb: p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam ardhur t\u00b4ju jap edhe lamtumir\u00ebn. P\u00ebrse \u2013 i thot\u00eb anglezi \u2013 \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj un\u00eb k\u00ebtu i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, pa ty?<\/p>\n<p>Oh \u2013 ishte p\u00ebrgjigja e tij \u2013 Un\u00eb po ju l\u00eb, sepse kisha b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrmend t\u00b4ju sulmoja e t\u00b4ju grabisja dhe nj\u00eb akt i till\u00eb do t\u00eb ishte i padenj\u00eb dhe tradh\u00ebtar p\u00ebr mua, p\u00ebrderisa kam ngr\u00ebn\u00eb buk\u00ebn tuaj. Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrmend t\u00b4ju grabis s\u00ebrish kur ju t\u00eb merrni rrug\u00ebn e kthimit gjat\u00eb udh\u00ebtimit, n\u00ebse ju has. K\u00ebshtu q\u00eb merrni masat q\u00eb doni t\u00eb merrni, q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb loj\u00eb \u201cfair\u201d mes nesh. Pasi tha k\u00ebt\u00eb, ai b\u00ebri temenan\u00eb (p\u00ebrsh\u00ebndetjen, si\u00e7 e p\u00ebrshkruan vet\u00eb autori n\u00eb origjinal me p\u00ebrkthimin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb anglisht ) e dyt\u00eb dhe u zhduk. Duke iu kthyer profesionit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, ai m\u00eb pas mori kontrollin e nj\u00eb bande ka\u00e7ak\u00ebsh dhe n\u00eb krye t\u00eb saj ndodhi q\u00eb sulmoi edhe shefin e vet t\u00eb dikursh\u00ebm. \u201cParalajm\u00ebrim\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb thoshte \u201cparaarmatosje\u201d dhe eskorta e q\u00eb kishte marr\u00eb anglezi me vete ishte mjaft e fort\u00eb dhe e mir\u00ebpajisur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb sulm ka\u00e7ak\u00ebsh, duke e shp\u00ebtuar at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, nj\u00eb zyrtar i qeveris\u00eb britanike, i cili kishte n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb \u00e7iflig n\u00eb Maqedoni dhe ishte gati t\u00eb nisej drejt tij, mori papritur nj\u00eb cop\u00ebz let\u00ebr t\u00eb zhubravitur e t\u00eb pis\u00ebt, shkruar n\u00eb nj\u00eb dialekt t\u00eb shqipes me nj\u00eb p\u00ebrzierje g\u00ebrmash greke dhe shqipe. \u201cShum\u00eb i Nderuar Efendi dhe Bamir\u00ebs zem\u00ebrgjer\u00eb! Disa vite m\u00eb par\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtori juaj m\u00eb besnik dhe shoq\u00ebruesi i tij ishin n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Ju i shp\u00ebtuat ata nga burgu e madje edhe nga varja. Sh\u00ebrbimi q\u00eb ju b\u00ebt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb harruar kurr\u00eb dhe borxhi q\u00eb ne kemi ndaj jush, do t\u00eb shlyhet s\u00eb shpejti, duke ju informuar se banda ka\u00e7ak\u00ebsh shqiptar\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb \u00e7ifligut tuaj, kan\u00eb marr\u00eb instruksione dhe kan\u00eb pranuar detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00b4ju vrar\u00eb qysh n\u00eb her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkelni n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb atij \u00e7ifligu. Un\u00eb dhe njer\u00ebzit e mi t\u00eb besuar, do t\u00eb jemi n\u00eb roje t\u00eb ngjarjeve p\u00ebr t\u00eb parandaluar n\u00eb maksimum q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb, por ne ju paralajm\u00ebrojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndroni n\u00ebn mbrojtjen ton\u00eb, pasi jeta juaj ndodhet n\u00eb rrezik. Duke Ju puthur dor\u00ebn me respekt, firmos k\u00ebtu me dor\u00ebn time: Nj\u00eb an\u00ebtar i band\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shaban Beu: T\u00eb vras\u00ebsh gra e f\u00ebmij\u00eb, \u00ebsht\u00eb kusari<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKa\u00e7ak\u00ebt shqiptar\u00eb &#8211; thot\u00eb Shaban Beu, me nj\u00eb l\u00ebvizje pyet\u00ebse t\u00eb supeve. \u201cK\u00ebshtu, po. Por po ju \u00e7far\u00eb keni? Cila \u00ebsht\u00eb diferenca? N\u00eb vendin tim nj\u00eb veshje e nj\u00eb burri \u00ebsht\u00eb e gjitha e mbuluar me argjend, dhe arm\u00ebt e tij kushtojn\u00eb ndoshta 1.000 dollar\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ai shkon maleve dhe kur nj\u00eb i pasur kalon n\u00eb ato an\u00eb, ai e merr dhe e mban peng derisa ai t\u00eb paguaj\u00eb. Ka\u00e7ak\u00ebt shqiptar\u00eb, gjithashtu kan\u00eb luftuar gjithmon\u00eb edhe kundra ushtar\u00ebve turq. Por ata vrasin gjithmon\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye. Ata kurr\u00eb nuk prekin f\u00ebmij\u00eb apo gra. Oh, asnj\u00ebher\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast! Por \u00e7far\u00eb b\u00ebni ju n\u00eb vendin tuaj? Ju paguani tre, kat\u00ebr, apo pes\u00eb mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr automobila e dilni jasht\u00eb vendit, p\u00ebr qejf; vrisni gra e f\u00ebmij\u00eb pa ju dridhur qerpiku. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebrve\u00e7se ka\u00e7akll\u00ebk e kusari. Nga ana tjet\u00ebr, shikoni sa shum\u00eb kompani sigurimesh keni. A mos \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu m\u00eb mir\u00eb?\u201d<\/p>\n<p><strong>Grat\u00eb dhe feja e shqiptarit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb artikull haset disa her\u00eb \u00e7\u00ebshtja e fes\u00eb dhe roli e trajtimi i gruas n\u00eb trojet shqiptare. Gjithsesi duke tentuar t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr lexuesin amerikan t\u00eb koh\u00ebs, njohuri t\u00eb detajuara rreth veshjes, zakoneve, arg\u00ebtimit, festave etj., ata b\u00ebhen n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim tjet\u00ebr, objekt interesant arkivor e studimor p\u00ebr folklorist\u00ebt, koreograf\u00ebt e etnograf\u00ebt. Sigurisht se k\u00ebto, t\u00eb gjitha nuk mund t\u00eb p\u00ebrcilleshin dot e s\u00b4do t\u00eb ishin t\u00eb besueshme, n\u00ebse nuk do t\u00eb flitej p\u00ebr gjakmarrjen, i cili si nj\u00eb nga fenomenet m\u00eb negative, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ngjallte edhe kuriozitetin m\u00eb t\u00eb madh nd\u00ebr t\u00eb huajt p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebrin\u00eb, duke folur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ata e quanin: \u201cKodi i nderit t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebto pasazhe t\u00eb shk\u00ebputura: \u201cKodi i nderit t\u00eb shqiptarit e ndalon t\u00eb sulmosh nj\u00eb grua, qoft\u00eb e armatosur apo e paarmatosur.<\/p>\n<p>\u2026.Megjith\u00ebse musliman\u00eb, shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb poligam\u00eb. ..Si muslimanet dhe kristianet, q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb pambuluara n\u00eb sht\u00ebpi, por \u201cyashamak\u201d dhe ferexhe mbahen jasht\u00eb dyerve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytete nga t\u00eb gjitha grat\u00eb. Nd\u00ebrsa grat\u00eb fshatare dalin t\u00eb pambuluara edhe jasht\u00eb pragut t\u00eb dyerve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u201d. Po k\u00ebshtu has edhe n\u00eb p\u00ebrshkrimin n\u00eb detaje rreth interioreve dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb dyerve t\u00eb kamura shqiptare. Nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull i dh\u00ebn\u00eb pas sht\u00ebpis\u00eb e vendlindjes, ka m\u00eb shum\u00eb se 300.000 shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb sot n\u00eb Kalabri dhe rreth 600 prej tyre q\u00eb punojn\u00eb e jetojn\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet e Xhejmstaunit (SHBA) t\u00eb angazhuar me pun\u00ebt n\u00eb fabrik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tri plag\u00eb n\u00eb trup dhe 28 dekorata europiane<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPronat e Shaban Beut jan\u00eb konfiskuar nd\u00ebrkoh\u00eb nga qeveria turke. Ai, nga profesioni \u00ebsht\u00eb inxhinjer ushtarak, arsimuar n\u00eb Kairo, Egjipt. Flet shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja\u201d. K\u00ebshtu mbyllej artikulli i t\u00eb p\u00ebrditshmes amerikane n\u00eb vitin 1906, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb emri i Shaban Beut dhe detaje t\u00eb tjera n\u00eb lidhje me at\u00eb \u00e7ka ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte, na shfaqen edhe n\u00eb disa t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb tjera amerikane p\u00ebrgjat\u00eb viteve 1906-1909, duke p\u00ebrfunduar me vitin 1930, ku ai na shfaqet edhe si koleksionist veprash arti. N\u00eb fakt, p\u00ebrve\u00e7 artikujve t\u00eb shtypit amerikan dhe t\u00eb nj\u00eb albumi me p\u00ebrshtypjet q\u00eb nj\u00eb \u00e7ift amerikan kishte p\u00ebrftuar gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb tij n\u00eb vitin 1905 n\u00eb vendet e Europ\u00ebs, nuk posedojm\u00eb asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mbi prejardhjen, krahin\u00ebn shqiptare nga ai rridhte, ashtu sikurse edhe asnj\u00eb dat\u00eb lindjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto artikuj theksohet shpesh fakti se ai e quan veten nj\u00eb prij\u00ebs shqiptar, por n\u00eb ato vite figura e tij lidhej shum\u00eb edhe me revolucionin xhonturk, lider i t\u00eb cilit ai deklaronte se ishte, e p\u00ebr kok\u00ebn e t\u00eb cilit Sulltani kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion jo vet\u00ebm 35.000 dollar\u00eb amerikan\u00eb ( shih: Albanian Prince Hiding Here Now, The San Francisco Call, 7 shkurt 1909, fq. 37), por edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb spiun\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt e gjurmonin at\u00eb edhe n\u00eb SHBA, duke e detyruar t\u00eb fshihej e t\u00eb mos b\u00ebnte publike adres\u00ebn ku banonte. Po ashtu, nga po i nj\u00ebjti burim thuhet se ai nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 tri plag\u00ebve q\u00eb mbante n\u00eb trupin e tij, kishte marr\u00eb edhe 28 dekorata t\u00eb ndryshme nderi nga vende europiane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, tashm\u00eb thuhej se ai po k\u00ebrkonte mb\u00ebshtetje p\u00ebr revolucionin xhonturk n\u00eb SHBA dhe se me miratimin e kushtetut\u00ebs s\u00eb re turke, ai po priste rastin t\u00eb nisej s\u00ebrish n\u00eb Turqi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me realitin politik t\u00eb koh\u00ebs atje, ose p\u00ebr t\u00eb rinisur s\u00ebrish nj\u00eb kryengritje, n\u00ebse gj\u00ebrat nuk do shkonin si duhet. Interesant \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuhet se ai s\u00ebrish ngrinte lart shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr prej 3 milion\u00ebsh, sipas tij, ishin dhe luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ai b\u00ebn edhe nj\u00eb lloj profecie, e cila n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre do t\u00eb p\u00ebrmbushej shum\u00eb shpejt: \u201cShum\u00eb shpejt kombet e Europ\u00ebs do t\u00eb angazhohen n\u00eb nj\u00eb konflikt mbi \u00e7\u00ebshtjet e Turqis\u00eb dhe ato t\u00eb Ballkanit dhe n\u00eb fund do ta shohin veten duke luftuar. Kjo, besoj un\u00eb, do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb lirin\u00eb p\u00ebrfundimtare t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d. Gjithashtu m\u00ebsojm\u00eb n\u00eb detaje edhe ecurin\u00eb e pro\u00e7esit t\u00eb aplikimit p\u00ebr marrjen e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb amerikane, n\u00eb vitin 1907 (shih: Albanian Prince To Be An American, New York Times, 8 qershor 1907, fq. 2) . P\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb ardhmes s\u00eb vet, vet\u00eb Shaban Bej Go\u00e7a thoshte: \u201cTashm\u00eb po b\u00ebj nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr dhe kam nd\u00ebrmend t\u00eb \u00e7el nj\u00eb studio n\u00eb ndonj\u00eb qytet t\u00eb larg\u00ebt n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij shteti ose t\u00eb merrem me bujq\u00ebsi\u201d. Dhe kjo rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sepse emri i tij haset s\u00ebrish shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunime apo kontrata shitjesh t\u00eb veprave t\u00eb artit.<\/p>\n<p>*<strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: <em>Artikulli \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb revist\u00ebn KLAN, dt. 27 prill 2012, fq. 28-32. Ribotohet me lejen e autorit. Redaksia DITA<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand Plaka *, 9 Qershor 2013 \u201cKa mb\u00ebrritur s\u00eb fundmi nj\u00eb kryetar fisesh shqiptare me emrin Shaban Bej Go\u00e7a. P\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar vendlindjen dhe luftuar turqit, i kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb nj\u00eb plumb n\u00eb trup, nj\u00eb plag\u00eb akoma t\u00eb pambyllur n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb, shkaktuar nga nj\u00eb goditje pushke, dy t\u00eb tjera [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Armand Plaka *, 9 Qershor 2013 \u201cKa mb\u00ebrritur s\u00eb fundmi nj\u00eb kryetar fisesh shqiptare me emrin Shaban Bej Go\u00e7a. P\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar vendlindjen dhe luftuar turqit, i kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb nj\u00eb plumb n\u00eb trup, nj\u00eb plag\u00eb akoma t\u00eb pambyllur n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb, shkaktuar nga nj\u00eb goditje pushke, dy t\u00eb tjera [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-06-09T12:23:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht\",\"datePublished\":\"2013-06-09T12:23:00+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-09T12:23:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/\"},\"wordCount\":3517,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/\",\"name\":\"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg\",\"datePublished\":\"2013-06-09T12:23:00+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-09T12:23:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Armand Plaka *, 9 Qershor 2013 \u201cKa mb\u00ebrritur s\u00eb fundmi nj\u00eb kryetar fisesh shqiptare me emrin Shaban Bej Go\u00e7a. P\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar vendlindjen dhe luftuar turqit, i kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb nj\u00eb plumb n\u00eb trup, nj\u00eb plag\u00eb akoma t\u00eb pambyllur n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb, shkaktuar nga nj\u00eb goditje pushke, dy t\u00eb tjera [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-06-09T12:23:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht","datePublished":"2013-06-09T12:23:00+00:00","dateModified":"2013-06-09T12:23:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/"},"wordCount":3517,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/","name":"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg","datePublished":"2013-06-09T12:23:00+00:00","dateModified":"2013-06-09T12:23:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shaban_bej_goca.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enigma-e-prijesit-shqiptar-per-te-cilin-historia-nuk-ka-asnje-rresht\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Enigma e prij\u00ebsit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin historia nuk ka asnj\u00eb rresht"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12808"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12808"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12808\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}