{"id":12784,"date":"2013-06-04T08:06:25","date_gmt":"2013-06-04T07:06:25","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2823"},"modified":"2013-06-04T08:06:25","modified_gmt":"2013-06-04T07:06:25","slug":"ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/","title":{"rendered":"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Romeo Gurakuqi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg\" width=\"150\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>ROMEO GURAKUQI<\/strong>, <em>03.06.2013<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb rikthehem s\u00ebrish me k\u00ebt\u00eb shkrim, p\u00ebr shkak t\u00eb riaktivizimit t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb ngurt\u00ebsuar apriori vler\u00ebsimin ndaj dy prej kolos\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2026dhe letrave shqipe, At Gjergj Fisht\u00ebs dhe Ernest Koliqit. K\u00ebsaj radhe goditja ndaj tyre \u00ebsht\u00eb adresuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb momentin kur vendi yn\u00eb u pushtua ushtarakisht nga Italia fashiste. Forma e nd\u00ebrhyrjes k\u00ebsaj radh\u00eb \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm e p\u00ebrcipt\u00eb, e pabazuar n\u00eb ndonj\u00eb dokumentacion t\u00eb qart\u00eb historik, mbledhur nga th\u00ebnie sporadike, t\u00eb shprehura rast\u00ebsisht, pa kujdes dhe t\u00eb paredaktuara.<\/p>\n<p>Gjithsesi, sa \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb pasazhin e botuar n\u00eb gazeta nga vepra e profesorit t\u00eb nderuar Arben Puto, nuk na lejon t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb se ai b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb grupimin e kahersh\u00ebm antifishtjan. N\u00eb vler\u00ebsimin tim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shqyrtim i paplot\u00eb dhe pa t\u00eb dh\u00ebnat e nevojshme dokumentare p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundime kaq t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, mbledhur me ngut, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njeriun e thjesht\u00eb e turbullojn\u00eb, por studiuesin e nxisin me u thellue ma shum\u00eb n\u00eb njohjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb n\u00eb k\u00ebto radh\u00eb b\u00ebj nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rikujtuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb diskutueshme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb nj\u00ebrit prej dy kolos\u00ebve tan\u00eb, Ernest Koliqit. Aktivitetin dhe q\u00ebndrimin e tij politik, sqarimin e pozicionimeve politike t\u00eb tij n\u00eb periudhat ky\u00e7e t\u00eb historis\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe pushtimin italian.<\/p>\n<p>Ernest Koliqi vinte nga nj\u00eb familje qytetare e Shkodr\u00ebs m\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb fuqishme shqiptarie, me nj\u00eb formim familjar katolik, por me nj\u00eb ngjyrim t\u00eb leht\u00eb liberal; me nj\u00eb koncept t\u00eb qart\u00eb t\u00eb patriotizmit tipik t\u00eb luft\u00ebrave p\u00ebr pavar\u00ebsi. (Giuseppe Valentini, Ernesto, Spechio d\u2019umano transito, Kosov\u00eb, \u201cShejzat\u201d, numer p\u00ebrkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, fq 20). Koliqi ishte nipi i Cuk Simonit dhe st\u00ebrnip i Filip Parruc\u00ebs, pinjoll\u00eb t\u00eb familjeve m\u00eb t\u00eb vjetra tregtare t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ai pati marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta intelektuale me figurat e ndritura t\u00eb asaj kohe si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Laz\u00ebr Shantoja, Benardin Palaj, Karl Gurakuqi, Shuk Gurakuqi, Kol\u00eb Kamsi. Ky ishte rrethi i miqve t\u00eb zgjedhur p\u00ebr aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb fushat studimore, administrative dhe me bot\u00ebkuptime t\u00eb qarta p\u00ebrparimtare politike, i cili sh\u00ebrbeu p\u00ebr at\u00eb si nj\u00eb shkoll\u00eb e mbar\u00eb, ku mori udh\u00ebzimet, jo vet\u00ebm p\u00ebr karrier\u00ebn e tij letrare, por edhe p\u00ebr formimin e bindjeve politike, mbi rrug\u00ebn e p\u00ebrparimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb shoq\u00ebrore, Ernest Koliqi t\u00ebrhoqi menj\u00ebher\u00eb v\u00ebmendjen e Luigj Gurakuqit, personalitetit politik m\u00eb t\u00eb shquar q\u00eb kishte Shkodra. Luigj Gurakuqi banonte n\u00eb Rrug\u00ebn e Gurakuqve, n\u00eb m\u00ebhall\u00ebn e quajtur Gjuhadol, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Shan Koliqit, atit t\u00eb heroit ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, njohja, miq\u00ebsia, bot\u00ebkuptimi dhe idealet e nj\u00ebjta ishin fare t\u00eb natyrshme. Mjediset e Shkoll\u00ebs Fretnore n\u00eb Gjuhadol t\u00eb Shkodr\u00ebs ishin pik\u00ebpjekja e intelektual\u00ebve t\u00eb qytetit, \u201cku rriheshin \u00e7\u00ebshtje n\u00eb lidhje me politik\u00ebn e koh\u00ebs kur Shqipnija ishte tue marr\u00eb nji kthes\u00eb n\u00eb historin e vet.\u201d (Karl Gurakuqi, Ernest Koliqi, revista \u201cShejzat\u201d VII, 1963 5-6, 7-8 fq 163) Pas pushtimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs nga serb\u00ebt, n\u00eb vitin 1918, n\u00eb Gjuhadol, me nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb e Luigj Gurakuqit, Shan Koliqi i jep nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tij p\u00ebr banim Bajram Currit, i cili gjeti asokohe strehim n\u00eb Shkod\u00ebr. Studiuesit e Koliqit mendojn\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb Luigj Gurakuqi, i cili kishte njohuri t\u00eb gj\u00ebra mbi \u00e7\u00ebshtjet shqiptare, ashtu edhe mbi fatin e Kosov\u00ebs s\u00eb rob\u00ebruar dhe q\u00eb njihej personalisht me Bajram Currin, Hasan Prishtin\u00ebn dhe Isa Buletinin, m\u00ebsuesi i par\u00eb q\u00eb i ka dhan\u00eb Ernestit t\u00eb ri informatat e para mbi Shqipnin\u00eb Verilindore.(Rexhep Krasniqi, Ernest Koliqi dhe Zhvillimi letrar n\u00eb Kosov\u00eb, \u201cShejzat\u201d, num\u00ebr p\u00ebrkujtimuer kushtue Ernest Koliqit, fq 37).<\/p>\n<p>Rritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis qytetar, patriotik, p\u00ebrparimtar dhe mjaft t\u00eb ngritur nga pik\u00ebpamja arsimore e kulturore, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme pse n\u00eb bazamentet e formimit t\u00eb tij, Koliqi p\u00ebrmbante konceptime dhe perspektiva aq atdhetare, liberale, t\u00eb krishtera dhe per\u00ebndimore t\u00eb jet\u00ebs shtet\u00ebrore, komb\u00ebtare dhe asaj private. Ato m\u00ebhalla shkodrane nuk ishin t\u00eb ngjashme me vatrat e fjetura t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb vobek\u00ebt shqiptare t\u00eb asaj kohe, si\u00e7 mund t\u00eb mendojn\u00eb ndonj\u00eb nga t\u00eb dallueshmit paranojak\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sotme. Ato m\u00ebhalla ishin zemra nga ku lindi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb vet\u00ebdija europiane, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po luftojm\u00eb ende sot. Normalisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vet\u00ebdije europiane e \u00e7ilt\u00ebr, natyrale dhe e konsoliduar jo rast\u00ebsisht, por koh\u00eb q\u00eb moti, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, e shikuar edhe me shum\u00eb cmir\u00eb. Jan\u00eb m\u00ebhallat ku lindi n\u00eb Shqip\u00ebri shkrimi shqip me germa latine, shkolla e par\u00eb shqipe, studimet shqiptare, muzika shqiptare, teatri shqiptar, gazetaria shqiptare etj., e n\u00eb fund, aty u p\u00ebrkund djepi i par\u00eb i futbollit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Koliqi, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij shum\u00ebplan\u00ebshe, u p\u00ebrpoq, si\u00e7 thoshte vet\u00eb, \u201cme mendje t\u00eb ndritur, pa mburrje\u2026p\u00ebr nj\u00eb zhvillim shpirtnuer t\u00eb popullit shqiptar\u201d (Let\u00ebr e Ernest Koliqit drejtue Karl Gurakuqit, dat\u00eb 3 dhjetor 1960, ruhet n\u00eb dosjen nr 2. t\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbimeve t\u00eb prof. Karl Gurakuqit, \u201cLet\u00ebrk\u00ebmbim n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, arkivi i autori). Koliqi i p\u00ebrket atij formimi dhe grupimi t\u00eb elit\u00ebs shqiptare q\u00eb shp\u00ebtimin e kombit shqiptar e shihte n\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb moderne per\u00ebndimore, t\u00eb ushqyer dhe brumosur prej virtyteve arbnore. Nj\u00eb mik i tij amerikan, n\u00eb mesin e viteve \u201850, kur Koliqi ishte i ndaluar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe i sulmuar nga segmentet prokomuniste t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare, do t\u2019i shprehej atij: \u201cE dini pse shumica e Shqiptarvet ju lufton? Pse s\u2019munden me ju kuptue, tue ken\u00eb ju, p\u00ebr sa marr vesht vet\u00eb, ma i oksidentalizuem nd\u00ebr shqiptar\u00eb!\u201d. Dhe Ernesti do t\u2019ia komentoj\u00eb Karl Gurakuqit k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb amerikanit: \u201cKjo cil\u00ebsi s\u2019asht vet\u00ebm e imja; asht e t\u00eb gjith shkodranvet. Ai amerikani m\u00eb njihte vet\u00ebm mue, por po t\u00eb kishte njoftun Dom Lazrin (Shantoj\u00ebn), P. Benardinin (Palajn), ty (Karl Gurakuqin) etj., do t\u00eb kishte dhan\u00eb nji gjykim ma kolektiv. Duket se jemi ndrysh prej tjer\u00ebvet. (Let\u00ebr e Ernest Koliqit, 9 korrik 1955, \u201cLet\u00ebrk\u00ebmbim n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, dosja 1).<\/p>\n<p>Kur lexon k\u00ebto d\u00ebshmi mendoj se \u00ebsht\u00eb joserioze dhe e pavend q\u00eb infeksionet e bot\u00ebkuptimit komunist q\u00eb drejtoi dje kryq\u00ebzat\u00ebn ndaj pjes\u00ebs proper\u00ebndimore t\u00eb kombit shqiptar, t\u00eb rishfaqen serish n\u00eb nj\u00eb form\u00eb kaq t\u00eb pabazuar dhe joshkencore. E ata q\u00eb nisen sot t\u00eb shkruajn\u00eb mbi Koliqin nuk duhet t\u00eb harrojn\u00eb se ai besonte q\u00eb breznit\u00eb e ardhshme do t\u2019ia njihnin, ndoshta ma tep\u00ebr se bashkoh\u00ebsit, thelbin e koncepteve t\u00eb tij. P\u00ebr t\u00eb mbrojt\u00eb tez\u00ebn e zhvillimit t\u00eb lumnuesh\u00ebm t\u00eb Shqipnis\u00eb e t\u00eb vlerave fisnike, Koliqi fliste me gjuh\u00ebn po t\u00eb atij besimi t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Rilindjes q\u00eb ai i kishte njohur personalisht. K\u00ebndej rridhte dhe entuziazmi i asaj periudhe heroike dhe d\u00ebshira p\u00ebr ta pa qenien e vet dhe krejt jet\u00ebn e \u00e7do shqiptari, n\u00eb funksion t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nacionale. P\u00ebr Koliqin, vet\u00ebmohimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare dhe ndjenja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar e jetuar si Rilindas, ishin t\u00eb natyrshme dhe t\u00eb vetvetishme. Ky q\u00ebndrim jet\u00ebsor la gjurm\u00eb t\u00eb qarta edhe n\u00eb krijimtarin\u00eb letrare t\u00eb Koliqit, s\u00eb pari si krijues dhe mandej edhe si gjurmues i let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>Tema thelb\u00ebsore mbetet deri n\u00eb fund \u00e7\u00ebshtja e ekzistenc\u00ebs s\u00eb kombit, \u201cmbetja gjall\u00eb\u201d ose \u201cgjallnesa\u201d (Martin Camaj, Nji humbje e rand\u00eb, Shejzat, numer p\u00ebrkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit fq. 7). K\u00ebsisoj konstatimi i Halim Beges\u00eb se \u201cProf. Ernest Koliqi kje nji nga sh\u00ebrbestar\u00ebt e pak\u00ebt t\u00eb denj\u00eb t\u00eb popullit shqiptar, sherb\u00ebstar i kombit, i flak\u00ebt, i vazhduesh\u00ebm dhe i qendruesh\u00ebm i intelektualizm\u00ebs shqiptare\u2026\u201d(Halim Begeja, Kultura dhe politika e Koliqit, numer p\u00ebrkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, fq. 179), na duket plot\u00ebsisht i sakt\u00eb. Si vazhdues i pun\u00ebs s\u00eb rilindasve t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb, Koliqi dallohet dhe z\u00eb vendin e par\u00eb si frym\u00ebzues i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm i mbjelljes s\u00eb far\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Radha e sh\u00ebrbesave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb e pafund. N\u00eb vitin 1923, kur ndihej nevoja e nj\u00eb organi p\u00ebr t\u00eb paraqitur opinionet e forcave m\u00eb p\u00ebrparimtare dhe m\u00eb per\u00ebndimore n\u00eb rrethanat e koklavituna t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb porsanisur t\u00eb shtetit t\u00eb ri shqiptar. Koliqi, s\u00eb bashku me fretnit, me n\u00eb krye At Anton Harapin, me Lazer Shantojen, por edhe me laik\u00eb si Nush Topalli, themeloi fletoren \u201cOra e Maleve\u201d, jehona e s\u00eb cil\u00ebs u ndie anek\u00ebnd atdheut, sidomos p\u00ebr kryeartikujt shkruar nga penda t\u00eb shquara dhe p\u00ebr rubrik\u00ebn satirike \u201cOra nd\u00ebr Valle\u201d. Suksesi i fletores qe i madh, ndikimi i shkrimeve t\u00eb saj qe shum\u00eb i ndjesh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn politike dhe letrare shqiptare. Prandaj do t\u00eb ishte e natyrshme q\u00eb Koliqi, si kryeredaktor i nj\u00eb fletoreje opozitare dhe si mis i l\u00ebvizjes s\u00eb t\u00eb rinjve \u201cBashkimi\u201d, t\u00eb mos k\u00ebqyrej me sy t\u00eb mir\u00eb nga autoritetet post-otomane t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat tek ajo shoqat\u00eb shikonin nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr pozicion e klas\u00ebs konservatore shqiptare.<\/p>\n<p>Fillimisht u duk sikur fitorja anoi nga parimet modernizuese, nga shk\u00ebputja e sistemevet t\u00eb vjetruara, por kjo \u00ebnd\u00ebrr qe e shkurt\u00ebr, sepse n\u00eb dhjetorin e vitit 1924, forcat konservatore, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga qarqe t\u00eb caktuara t\u00eb fqinjit t\u00eb veriut, rimor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri pushtetin. Rinia dhe forcat demokratike p\u00ebrparimtare, pasuesit e Avni Rustemit, Fan Nolit, Luigj Gurakuqit etj., e humb\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen, d\u00ebshtuan n\u00eb programin e tyre, u shp\u00ebrndan\u00eb, dhe pjesa m\u00eb e madhe e tyre u largua nga vendi. M\u00eb 1929, Koliqi rikthehet n\u00eb Shqipni m\u00eb v\u00ebllimin e novelave \u201cHija e Maleve\u201d. N\u00eb vitet 1930-33, Koliqi i kushtohet arsimit dhe e ushtron si m\u00ebsues n\u00eb Vlon\u00eb dhe Shkod\u00ebr. M\u00eb 1937, ai kreu studimet universitare n\u00eb Padov\u00eb me tez\u00ebn \u201cEpica popolare Albanese\u201d, tez\u00eb doktorate q\u00eb u vler\u00ebsua shum\u00eb nga albanolog\u00ebt Norbert Jokl, Maximilian Lambertz e nga nj\u00eb num\u00ebr i madh studiuesish t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb albanologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Afrimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore u shoq\u00ebrua me l\u00ebvizje dhe p\u00ebrmbysje t\u00eb shpejta t\u00eb situat\u00ebs gjeopolitike europiane. Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb nga vendet e paracaktuara nga projektet e bllokut t\u00eb shteteve fashiste p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje gjeopolitike. Forca e Shqip\u00ebris\u00eb ishte e atill\u00eb q\u00eb e vetme nuk mund t\u00eb garantonte dot as mbrojtjen, dhe as integritetin e vet. P\u00ebrballja me k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb paracaktuar riaktivizoi n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb opozit\u00ebn tradicionale, si jasht\u00eb, ashtu edhe brenda Mbret\u00ebris\u00eb shqiptare. Ernest Koliqi, s\u00eb bashku me Mustafa Kruj\u00ebn dhe Dom Lazer Shantoj\u00ebn, b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb grupim t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn ta shmangnin k\u00ebt\u00eb fatalitet t\u00eb paracaktuar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke iu drejtuar Italis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjashtonte pushtimin. (Giuseppe Valentini, Ernesto Spechio d\u2019umano transito, \u201cShejzat\u201d, num\u00ebr p\u00ebrkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, fq 21.) Faktet dhe rrjedhat e ngjarjeve treguan se besimi, p\u00ebrpjekja dhe marr\u00ebveshja e tyre ishte e kot\u00eb dhe zhg\u00ebnjimi i tyre i pashmangsh\u00ebm. Koliqi vet\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, n\u00eb mes shok\u00ebsh e miqsh, e ka pranuar k\u00ebt\u00eb angazhim t\u00eb pasuksessh\u00ebm me pal\u00ebn italiane.<\/p>\n<p>Me sa kuptojm\u00eb sot, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb pabazuar taktikisht, e vler\u00ebsuar jo drejt\u00eb politikisht, por e nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb rrethanat e nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi t\u00eb thell\u00eb t\u00eb grupimit politik oksidental, anti-konservator, p\u00ebr perspektiven demokratike dhe liberale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb kap\u00ebrthyeme nga ish- klasa otomaniste. Mbi t\u00eb gjitha, nuk u vler\u00ebsua drejt partneri politik me t\u00eb cilin u synua t\u00eb b\u00ebhej marr\u00ebveshje dhe serioziteti i q\u00ebndrimit t\u00eb tij, qeveria fashiste e Musolinit, q\u00eb kishte synime krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta me idealist\u00ebt e shqiptarizm\u00ebs oksidentale. Por gjithsesi, kjo p\u00ebrzgjedhje nuk ua ndryshoi vendosm\u00ebrin\u00eb e tyre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pala italiane e ndryshoi versionin e marr\u00ebveshjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb, q\u00eb parashikonte krijimin e nj\u00eb commonwealth-i, dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e mbretit Zog me nj\u00eb princ t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Savoj\u00ebs, (Let\u00ebr e Ernest Koliqit, dt. 18.07.1952, \u201cLet\u00ebrk\u00ebmbim n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, dosja 1.) me form\u00ebn e bashkimit t\u00eb kurorave mbret\u00ebrore n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn perandori.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb v\u00ebshtira dhe pa rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr, opozita mendoi t\u00eb mbetej pjes\u00eb e loj\u00ebs s\u00eb shp\u00ebtimit dhe e amortizimit t\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb fashizmit me popullin shqiptar. Ata gjykuan se nd\u00ebrsa italian\u00ebt do t\u00eb kishin pushtetin, vet\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb manovronin, ose s\u00eb paku, ta drejtonin nga interesat e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim tyre, si\u00e7 duket, ata pat\u00ebn mb\u00ebshtetjen ose bashk\u00ebpunimin e At Gjergj Fisht\u00ebs, t\u00eb Terenc To\u00e7it, t\u00eb At Bernardin Palajt, t\u00eb Xhevat Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb Dhimit\u00ebr Beratit, t\u00eb Aleksand\u00ebr Xhuvanit, t\u00eb Xhafer Ypit etj., q\u00eb pastaj kaluan n\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb hapur (Giuseppe Valentini, Ernesto Spechio d\u2019umano transito, Shejzat, num\u00ebr p\u00ebrkujtimuer, kushtue prof. Ernest Koliqit, fq 22). K\u00ebshtu Koliqi, nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt dhe intelektual\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mori postin e ministrit t\u00eb Arsimit, duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz pa vlera t\u00eb ve\u00e7anta (Bernd J. Fischer, Shqip\u00ebria gjat\u00eb Luft\u00ebs, 1939-1945, fq. 67, Tiran\u00eb 2000). N\u00eb stadin aktual t\u00eb k\u00ebrkimeve dokumentare, un\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj arsyet e drejtp\u00ebrdrejta q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb Koliqin n\u00eb marrjen e k\u00ebtij vendimi, apo n\u00eb detyrimin p\u00ebr marrjen e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Ky moment p\u00ebrb\u00ebn, sipas mendimit tim, nj\u00eb nga m\u00eb delikatet dhe m\u00eb t\u00eb diskutueshmit t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb tij. Sot, pas m\u00eb shum\u00eb 60 viteve rrjedhash t\u00eb historis\u00eb, t\u00eb vler\u00ebsimeve, p\u00ebr\u00e7mimeve, ndalimeve dhe rehabilitimeve, mund t\u00eb themi se p\u00ebrzgjedhja e Koliqit nga pik\u00ebpamja formale p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb diskutueshme ndaj figur\u00ebs s\u00eb tij. Nga pik\u00ebpamja e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij konkrete, impaktit q\u00eb vendimi dhe veprimtaria e tij pat n\u00eb terrenin shqiptar dhe mbar\u00ebshqiptar, mendoj se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt e pakt\u00eb n\u00eb historin\u00eb e arsimit, t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb shkenc\u00ebs shqiptare, kur dikasteri n\u00eb fjal\u00eb, i udh\u00ebhequr nga nj\u00eb rilindas i ri, shkenc\u00ebtar, shkrimtar dhe shp\u00ebtimtar i atdheut, arriti rezultate t\u00eb atilla q\u00eb asnj\u00eb nga ministrat e Arsimit shqiptar nuk i kishin arritur. Kjo, si p\u00ebr sa i p\u00ebrket intensitetit kohor t\u00eb arritjeve, ashtu edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket v\u00ebllimit total t\u00eb veprimtaris\u00eb cil\u00ebsore. Ernest Koliqi ndoshta ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje politike q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas gjurm\u00eb q\u00eb ende vazhdojn\u00eb t\u00eb diskutohen me t\u00eb drejt\u00eb, me naivitet apo dashakeq\u00ebsi, por Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, ai edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u ka b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbime shembullore dhe t\u00eb pangjashme, u ka hap\u00eb perspektiva q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb precedent\u00eb themelor\u00eb n\u00eb arsimin, shkenc\u00ebn dhe kultur\u00ebn e k\u00ebtij populli.<\/p>\n<p>Rasti i tij, sikurse edhe i disa figurave t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit shqiptar, q\u00eb nuk mbet\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e v\u00ebshtira t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebrb\u00ebn rastin e personaliteteve me autoritet t\u00eb padiskutuesh\u00ebm, q\u00eb i dol\u00ebn p\u00ebrpara furis\u00eb s\u00eb pushtuesit t\u00eb verbuar, duke e penguar t\u00eb p\u00ebrplaset mbi popullin. K\u00ebto personalitete amortizuan p\u00ebrplasjen fatale t\u00eb fashizmit mbi kombin. Mbi k\u00ebto personalitete nuk r\u00ebndojn\u00eb urdhra vrasjesh, spiunimesh apo dhunimesh ndaj shqiptar\u00ebve. Vepra e tyre, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim shembullor dhe rilindas ndaj atdheut. E aq m\u00eb pak, mund t\u00eb mendohet se Urdhni i Fret\u00ebnve t\u00eb famsh\u00ebm fran\u00e7eskan\u00eb, vatra e themelimit t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare, t\u00eb ket\u00eb pas\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebdyshje n\u00eb qendrimin besnik ndaj liris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, me duhet t\u00eb them se n\u00eb vatrat tona familjare, gjysh\u00ebrit tan\u00eb kan\u00eb adhuruar, lavd\u00ebruar dhe fal\u00ebnderuar p\u00ebrjet\u00eb Austrin\u00eb Habsburgase q\u00eb krijoi Shqip\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr komuniteti katolik nuk ka pasur adhurim dhe respekt ndaj fashizmit italian, si\u00e7 aludohet n\u00eb librin e profesor Putos. S\u00eb fundi, vepra e tyre \u00ebsht\u00eb krejt e dallueshme nga vepra e atyre q\u00eb dhan\u00eb dhe ekzekutuan urdhra vrasjesh, si p\u00ebr dobi t\u00eb fashizmit, ashtu edhe t\u00eb komunist\u00ebve jugosllav\u00eb, gjat\u00eb dhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Do t\u00eb doja q\u00eb p\u00ebr ilustrim t\u00eb jepja disa pasazhe nga vet\u00eb Koliqi. Ja si e shprehte ai pozicionin e tij si minist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr drejtuar xhaxhait tim, prof. Karl Gurakuqit: \u201c\u2026.T\u00eb shamet e belbacuk\u00ebvet t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00ebp\u00ebr radjo t\u00eb Tiran\u00ebs e t\u00eb Londr\u00ebs (me m\u00eb shi mue jan\u00eb dakord) e shkrimet epileptike t\u00eb mistrecave qi qohen n\u00eb maje t\u00eb gishtave edhe trashojn\u00eb zanin p\u00ebr m\u2019u duk\u00eb politikan\u00eb serioza, nuk m\u00eb bajn\u00eb mu as t\u00eb xet as t\u00eb ftoht\u00eb. Nd\u00ebrgjegjen e kam t\u00eb qet\u00eb. Kam krye gjithmon\u00eb detyr\u00ebn si shqiptar i mir\u00eb n\u00eb rrethanat ma t\u00eb v\u00ebshtira, tue ia vu menden substanc\u00ebs s\u00eb shqiptarizmit, jo dukjes. Ata q\u00eb m\u00eb njohin mir\u00eb e dijn\u00eb se akuzat qi m\u00eb drejtohen jan\u00eb krejt pa themel. Ti je nji prej atyne qi me je gjet\u00eb pran\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb rasat ma kritike.<\/p>\n<p>Ti e din mirfilli se gjat\u00eb koh\u00ebs seme k\u00ebshilltar\u00ebt italjan\u00eb nuk pijshin uj. P\u00ebrgatitja me tekste, vendosun nji her\u00eb e mir\u00eb mbi terminologjin shkollore; themeluem Institutin e Studimeve Shqiptare, qi edhe komunistat tue i nderrue vet\u00ebm emnin e mbajt\u00ebn, p\u00ebrmir\u00ebsuem gjendjen e m\u00ebsuesve e t\u00eb profesoreve, \u00e7uem arsimtar\u00eb nd\u00ebr klinika e sanatoriume. Kryefjala jon kje (n\u00eb nji koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn italjan\u00ebt zotnojshin): Kultura shqiptare mbi t\u00eb gjitha. D\u00ebrgova studjoza me mbledh\u00eb lajme historike n\u00eb t\u00eb gjitha teqet e bektashijvet, nisa studenta nder male me mbledh\u00eb pasurin\u00eb folklorike, futa nder xakona n\u00eb Kosov\u00eb (para \u00e7lirimit) konviktor\u00eb vendas me libra shqip. Sa erdha si minist\u00ebr mora rishtas n\u00eb sh\u00ebrbim Lasgush Pogradecin e Gjergj Kokoshin t\u00eb pushuem nga predecesori em, e u dhash\u00eb rrogat e mbrapambetuna. Lirova me garanci personale, mbas nji konflikti t\u2019ashp\u00ebr me gjeneral Guzzoni, para t\u00eb cilit asokohe dridhej mbar\u00eb Shqipnija, Tajar Zavalanin, Vasil Andonin, Mihail Zallarin. Mora n\u00eb sherbim Abaz Ermenjin sa k\u00ebtheu nga Greqia (n\u00eb mos ta mirrshem n\u00eb sh\u00ebrbim do t\u00eb shkonte qysh at\u00ebher\u00eb n\u00eb Ventotene)\u201d (Let\u00ebr e Ernest Koliqit, dt. 16.3 1951, \u201cLet\u00ebrk\u00ebmbim n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, dosja 1).<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e Koliqit, Ministria e Arsimit p\u00ebrshkohej nga nj\u00eb frym\u00eb liberale q\u00eb ishte krejt e kund\u00ebrt me drejtimet politike t\u00eb dh\u00ebna nga ato q\u00eb Ernesti i quen \u201csunduesat e koh\u00ebs\u201d, \u201cGiro, shkruan Koliqi, pat protestue rrebt\u00ebsisht sa her\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn teme tep\u00ebr nacjonaliste si arsim, por Jacomoni s\u2019e lente me na qite pengime n\u00eb Ministri; patem shti (n\u00eb librin e Historis\u00eb s\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb) n\u00eb radh\u00eb t\u00eb shkrimtar\u00ebvet Mid\u00ebhat Frash\u00ebrin, Fan Nolin, Faik Konic\u00ebn, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb deklaruem t\u2019atij regjimi, e plot t\u00eb tjer\u00eb. Patem shtu edhe Migjenin, p\u00ebr t\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb me kujdes\u00eb shoqnore.\u201d (Let\u00ebr e Ernest Koliqit, dt. 20.03 1960, \u201cLet\u00ebrk\u00ebmbim n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, dosja 2) Ministria e Arsimit e drejtuar nga Koliqi, nga nj\u00eb institucion i tipit vet\u00ebm administrativ, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb institucion nxit\u00ebs i t\u00ebr\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare, vat\u00ebr edhe p\u00ebr nisma kulturore private, nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke funksionuar si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, edhe si organ largpam\u00ebs administrativ (Giuseppe Valentini, Ernesto, Spechio d\u2019umano transito, \u201cShejzat\u201d, num\u00ebr p\u00ebrkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, fq. 23).<\/p>\n<p>Ernest Koliqi q\u00ebndroi p\u00ebr dy vjet minist\u00ebr i Arsimit, m\u00eb pak se dy vite n\u00eb kryesi t\u00eb Institutit t\u00eb Studimeve Shqiptare dhe m\u00eb pak se gjysm\u00eb viti n\u00eb presidenc\u00eb t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Deputet\u00ebve. Si minist\u00ebr i Arsimit, Ernest Koliqi mori si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij njer\u00ebzit dhe shkrimtar\u00ebt ma n\u00eb z\u00eb dhe, s\u00eb bashku me ta, filloi hartimin dhe botimin e teksteve shkollore q\u00eb ende sot jan\u00eb shembuj t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm, n\u00eb pik\u00ebpamje pedagogjiko-shkencore e komb\u00ebtare. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb u botua historia e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare n\u00eb dy v\u00ebllime: Shkrimtar\u00ebt Shqiptar\u00eb, e redaktuar gjegj\u00ebsisht nga Namik Resuli dhe Karl Gurakuqi, ky i fundit dora e djatht\u00eb e ministrit. N\u00ebn kujdesin e Koliqit, nj\u00eb komision i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Aleksander Xhuvani, Karl Gurakuqi, Kol\u00eb Kamsi dhe Eqerem \u00c7abej, grumbulloi dhe p\u00ebrpiloi l\u00ebnd\u00ebn e t\u00eb par\u00ebs antologji q\u00eb u botua m\u00eb 1943, me titullin \u201cBota Shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr procesin e p\u00ebrpilimit t\u00eb teksteve, Ministria e Arsimit thirri nga Piana degli Albanesi profesorin arb\u00ebresh Gaetan Petrot\u00ebn. Dikasteri i Arsimit i dha nji hov t\u00eb madh studimit dhe mbledhjes s\u00eb folklorit, nd\u00ebrmarrje q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mish\u00ebruar n\u00eb vijimin e botimit t\u00eb shum\u00ebv\u00ebllim\u00ebshit \u201cVisaret e Kombit\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb varg b\u00ebn pjes\u00eb fjalorthi i p\u00ebrpiluem nga Dom Nikoll\u00eb Gazulli, q\u00eb p\u00ebrmban 5000 fjal\u00eb t\u00eb rralla nga Veriu i Shqip\u00ebris\u00eb, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pari fjalor p\u00ebrshkrues e normativ i gjuh\u00ebs shqipe. M\u00eb 1940, Koliqi organizoi n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb kongres t\u00eb studimeve shqiptare, ku mor\u00ebn pjes\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 studiuesve shqiptar\u00eb, albanolog\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar bot\u00ebror\u00eb, si Carlo Tagliavini, Antonio Baldacci, Francesco Ercole, Angelo Leotti, Gaetan Petrotta. Nga ky kongres lindi Instituti i Studimeve Shqiptare, me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, dhe pran\u00eb k\u00ebtij u themelua edhe Biblioteka Albanologjike dhe Muzeu Etnologjik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb moment madh\u00ebshtor krenarie, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e paepur e Koliqit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Norbert Joklin nga kthetrat hitleriane. Kjo p\u00ebrpjekje \u00ebsht\u00eb tregues i shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb administrative dhe distanc\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt t\u00eb Koliqit nga \u201csunduesat e koh\u00ebs\u201d. Nj\u00eb moment mjaft i ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb n\u00eb planin komb\u00ebtar merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, n\u00eb karrier\u00ebn politike t\u00eb Koliqit, \u00ebsht\u00eb nisma dhe udh\u00ebheqja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e procesit t\u00eb hapjes s\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trevat e tjera shqiptare, t\u00eb \u00e7liruara nga okupatori sllav. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb prill 1941, pas sulmeve t\u00eb rrufeshme t\u00eb gjerman\u00ebve, Jugosllavia e Karagjorgj\u00ebviq\u00ebve u shkat\u00ebrrua, e k\u00ebsisoj edhe Kosova e rob\u00ebruar eg\u00ebrsisht deri at\u00ebher\u00eb u \u00e7lirua papritmas nga zgjedha sllave dhe u bashkua me Shqip\u00ebrin\u00eb. Historia \u00ebsht\u00eb e mbushur me koincidenca rrug\u00ebsh t\u00eb nj\u00ebjta. \u00c7lirimi i tokave t\u00eb pushtuara shqiptare ishte rrjedhoj\u00eb e logjikshme e aspiratave legjitime komb\u00ebtare. Fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebto aspirata t\u00eb kombit shqiptar rastis\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kah me strategjin\u00eb e Boshtit, q\u00eb e kishte dezintegrimin e Jugosllavis\u00eb n\u00eb projektet e veta ekspansioniste.<\/p>\n<p>Pa u caktuar ende formula me t\u00eb cil\u00ebn Kosova do duhej t\u2019i kthehej Shqip\u00ebris\u00eb dhe pa ardhur ende udh\u00ebzimet nga Roma, n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb personale, ministri i Arsimit, prof. Ernest Koliqi, nisi drejt \u201ctokave t\u00eb lirueme\u201d 200 m\u00ebsues me synimin e qart\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb themeleve t\u00eb arsimit shqiptar. \u201cAsokohe, n\u00eb Rom\u00eb flitej me lan\u00eb p\u00ebr 10 vjet s\u2019paku gjuh\u00ebn sllave n\u00eb shkolla e n\u2019administrat\u00eb\u201d (Let\u00ebr e Ernest Koliqit, dt.16.3 1951 \u201cLet\u00ebrk\u00ebmbim n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, dosja 1). Ky fakt i madhnuesh\u00ebm i aspektit kulturor i bashk\u00ebngjitun me faktin politik t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie n\u00eb kufijt\u00eb e saj natyror\u00eb, pavar\u00ebsisht rrethanave n\u00eb t\u00eb cilat u krijuan, ka mbetur nj\u00eb precedent i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i kujtuesh\u00ebm vazhdimisht n\u00eb historin\u00eb dhe gjeopolitik\u00ebn ballkanike, q\u00eb kontraston me veprimin e p\u00ebrkund\u00ebrt t\u00eb pushtetmbajt\u00ebsve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas 29 n\u00ebntorit 1944, t\u00eb cil\u00ebt e l\u00ebshuan pa shum\u00eb ndrojtje Kosov\u00ebn n\u00ebn Jugosllavin\u00eb e Titos. Un\u00eb besoj se kjo frym\u00eb e p\u00ebrkund\u00ebrt nuk ka pse ndikon ende sot n\u00eb pesh\u00ebn e gjykimit t\u00eb bazuar ndaj figurave t\u00eb shquara t\u00eb kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kontributit t\u00eb pa\u00e7muesh\u00ebm p\u00ebr shkollat shqipe t\u00eb Kosov\u00ebs, Koliqit i detyrohet edhe d\u00ebrgimi n\u00ebp\u00ebr universitetet e Italis\u00eb i disa dhjet\u00ebra student\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar stazhe dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatit\u00eb dhe specializuar n\u00eb deg\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb dituris\u00eb, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen shtyllat e sh\u00ebndosha p\u00ebr t\u00eb themeluar kultur\u00ebn komb\u00ebtare n\u00eb viset e \u00e7liruara. Pjes\u00ebn ma t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij Koliqi e kaloi n\u00eb dhe t\u00eb huaj, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, gjithnj\u00eb n\u00eb kontakt me bot\u00ebn shqiptare e sidomos arb\u00ebreshe, dhe n\u00eb tjetr\u00ebn, si profesor universiteti e shkrimtar n\u00eb dialog t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me rrethe intelektuale t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore. Mbas ardhjes n\u00eb fuqi t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, Koliqi \u00ebsht\u00eb mobilizuar krejt\u00ebsisht n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga sundimi diktatorial dhe ka qen\u00eb truri i grupit \u201cBlloku Independent\u201d, q\u00eb u aktivizua n\u00eb veprime diversioni p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit komunist.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb rikujtes\u00eb mbi Koliqin d\u00ebshiroj ta mbyll me nj\u00eb fragment t\u00eb letr\u00ebs q\u00eb prof. Koliqi i d\u00ebrgon m\u00eb 3 dhjetor 1960, me rastin e festimeve t\u00eb festes komb\u00ebtare shqiptare, mikut t\u00eb tij, Karl Gurakuqi: \u201cKarl i dashtun, t\u00eb falem nderit p\u00ebr fjal\u00ebt qi m\u00eb drejton me ras\u00ebn e 28 nandorit dhe p\u00ebr urimet qi m\u00eb ban\u2026Ti ma par\u00eb se un\u00eb, mandej un\u00eb pak ma von\u00eb, jemi p\u00ebrpjek\u00eb me mende t\u00eb ndritun e pa mburrje qesharake, si disa, p\u00ebr nji zhvillim shpirtnuer t\u00eb popullit shqiptar. N\u00eb vend t\u00eb nji shp\u00ebrblimi t\u00eb merituam, mbas djers\u00ebs e mundit t\u00eb derdhun, patme shpifje, t\u00eb shame e p\u00ebr\u00e7mime. N\u00eb fund edhe mbetme pa atdhe, p\u00ebr t\u00eb cilin lodhem trut\u00eb e p\u00ebsuem ngashrim shpirtit. Ani: puna qi kryejm\u00eb e ka shp\u00ebrblimin n\u00eb vetvete dhe n\u00eb kuptimin e disa dashamir\u00ebvet t\u00eb pak\u00ebt. S\u2019pres kurrgja t\u00eb mir\u00eb nga masa e shqiptar\u00ebvet t\u00eb sotsh\u00ebm, por shpresoj se trash\u00ebgimi letrar qi lam pas vehtes ka me u njoft\u00eb si tharm rilindjet breznive t\u2019ardhshme\u201d (Let\u00ebr e Ernest Koliqit, dt. 03.12.1960, \u201cLet\u00ebrk\u00ebmbim n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, dosja 2).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ROMEO GURAKUQI, 03.06.2013 M\u00eb duhet t\u00eb rikthehem s\u00ebrish me k\u00ebt\u00eb shkrim, p\u00ebr shkak t\u00eb riaktivizimit t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb ngurt\u00ebsuar apriori vler\u00ebsimin ndaj dy prej kolos\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2026dhe letrave shqipe, At Gjergj Fisht\u00ebs dhe Ernest Koliqit. K\u00ebsaj radhe goditja ndaj tyre \u00ebsht\u00eb adresuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga ROMEO GURAKUQI, 03.06.2013 M\u00eb duhet t\u00eb rikthehem s\u00ebrish me k\u00ebt\u00eb shkrim, p\u00ebr shkak t\u00eb riaktivizimit t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb ngurt\u00ebsuar apriori vler\u00ebsimin ndaj dy prej kolos\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2026dhe letrave shqipe, At Gjergj Fisht\u00ebs dhe Ernest Koliqit. K\u00ebsaj radhe goditja ndaj tyre \u00ebsht\u00eb adresuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-06-04T07:06:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN\",\"datePublished\":\"2013-06-04T07:06:25+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-04T07:06:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/\"},\"wordCount\":4604,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/\",\"name\":\"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-06-04T07:06:25+00:00\",\"dateModified\":\"2013-06-04T07:06:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga ROMEO GURAKUQI, 03.06.2013 M\u00eb duhet t\u00eb rikthehem s\u00ebrish me k\u00ebt\u00eb shkrim, p\u00ebr shkak t\u00eb riaktivizimit t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb ngurt\u00ebsuar apriori vler\u00ebsimin ndaj dy prej kolos\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2026dhe letrave shqipe, At Gjergj Fisht\u00ebs dhe Ernest Koliqit. K\u00ebsaj radhe goditja ndaj tyre \u00ebsht\u00eb adresuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-06-04T07:06:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN","datePublished":"2013-06-04T07:06:25+00:00","dateModified":"2013-06-04T07:06:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/"},"wordCount":4604,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/","name":"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg","datePublished":"2013-06-04T07:06:25+00:00","dateModified":"2013-06-04T07:06:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/romeo_gurakuqi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ku-gabon-puto-per-ernest-koliqin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KU GABON PUTO P\u00cbR ERNEST KOLIQIN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12784"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12784"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12784\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12784"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12784"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12784"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}