{"id":1277,"date":"2010-01-15T00:41:32","date_gmt":"2010-01-14T23:41:32","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1277"},"modified":"2010-01-15T00:41:32","modified_gmt":"2010-01-14T23:41:32","slug":"topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/","title":{"rendered":"Topalli: &#8216;E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Radio Europa e Lire<\/strong>, <em>14.01.2010<\/em><\/p>\n<p><strong><em>INTERVISTE \/ Kryetarja e Kuvendit e &#8220;ndjen me shpirt&#8221; q\u00eb kryetari i opozites do pengoje, sipas saj, liberalizimin e vizave ne korrik te ketij viti.<br \/>\n&#8220;Kryetari i opozit\u00ebs do q\u00eb ta d\u00ebmtoj\u00eb procesin integrues. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb proceset integruese t\u00eb avancojn\u00eb dhe liberalizimi i vizave t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb korrik&#8221;, thot\u00eb Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Zonja kryetare, m\u00eb 18 janar fillon dhe sesioni i ri parlamentar. Cila do t\u00eb jet\u00eb sfida m\u00eb e fort\u00eb e k\u00ebtij sesioni t\u00eb ri?<\/em><\/p>\n<p>Ne mbyll\u00ebm nj\u00eb vit, ku jan\u00eb regjistruar disa nga datat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike t\u00eb zhvillimeve politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ato n\u00eb fush\u00ebn e integrimit.<\/p>\n<p>N\u00ebse viti 2009 do t\u00eb mbahet mend si viti i NATO-s, si viti i dor\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr marrjen e statusit kandidat, n\u00ebse viti 2009 do t\u00eb mbahet mend dhe do t\u00eb sh\u00ebnohet me vendimin e 16 n\u00ebntorit dhe t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb pyet\u00ebsorit, viti 2010 do t\u00eb jet\u00eb viti i liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr perceptimin e tyre, p\u00ebr historin\u00eb e tyre, ky do t\u00eb jet\u00eb viti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse, pas nj\u00eb shekulli, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebvizin n\u00eb Europ\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, padyshim, n\u00eb krye t\u00eb detyrimeve \u00ebsht\u00eb Qeveria dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili ka kaluar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ligjesh, marr\u00ebveshjesh dhe konventash, q\u00eb lidhen me marrjen e liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sfidat e reja n\u00eb kuadrin ekonomik, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb, rishikimi i buxhetit n\u00eb gjysm\u00ebn e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm &#8211; do t\u00eb jen\u00eb disa nga angazhimet kryesore.<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh t\u00eb depozituara, por p\u00ebr mua, si kryetare e Kuvendit, i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbetet fakti se vendet bosh t\u00eb 4 muajve t\u00eb fundit jan\u00eb muaj q\u00eb nuk e ndihmojn\u00eb vendin ton\u00eb n\u00eb proceset integruese, nuk e ndihmojn\u00eb n\u00eb vendimet e ardhshme t\u00eb marra p\u00ebr opinionin nga Komisioni Europian, as nuk jan\u00eb n\u00eb konsolidim t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj, un\u00eb uroj q\u00eb kryetari i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb mos i pengoj\u00eb m\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb mandatin e tyre, t\u00eb mos pengoj\u00eb m\u00eb deputet\u00ebt p\u00ebr t\u00eb respektuar dhe nderuar kontrat\u00ebn q\u00eb ata kan\u00eb me qytetar\u00ebt socialist\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb votuar dhe besojn\u00eb te kjo forc\u00eb e madhe politike.<\/p>\n<p>Pa dyshim, un\u00eb jam e sigurt se n\u00eb momentin q\u00eb ata do t\u00eb kthehen n\u00eb Parlament, ne do t\u00eb kemi shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb. Ata do t\u00eb gjejn\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira, ato q\u00eb jep ligji, Rregullorja, Kushtetuta dhe natyrisht elasticiteti i kryetarit t\u00eb Kuvendit, p\u00ebr t\u00eb respektuar fjal\u00ebn e opozit\u00ebs, sepse opozita fjal\u00ebn ka.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se ne, s\u00eb bashku, do t\u00eb miratojm\u00eb dhe Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Administrative, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb biznesit dhe n\u00eb penalizmin e arbitrariteteve, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb jo t\u00eb rralla gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe, edhe n\u00eb raport me privatin, edhe n\u00eb raport me biznesin.<\/p>\n<p>M\u00eb pas do t\u00eb vazhdojm\u00eb me ligje t\u00eb tjera, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me reformat n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe n\u00eb arsim, q\u00eb jan\u00eb dy nga fushat m\u00eb t\u00eb dashura q\u00eb un\u00eb kam.<\/p>\n<p><em>Zonja Topalli, ju sapo p\u00ebrmend\u00ebt Projekt-ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Administrative, i cili, p\u00ebr t&#8217;u miratuar, k\u00ebrkon nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar. Ka qen\u00eb problem gjat\u00eb sesionit q\u00eb lam\u00eb pas fakti q\u00eb ligje, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar, nuk kan\u00eb mundur t\u00eb kalojn\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend. Si e keni menaxhuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kuadri ligjor \u00ebsht\u00eb i plot\u00ebsuar. Padyshim q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb tjera apo p\u00ebr plot\u00ebsime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Un\u00eb e vler\u00ebsoj shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Administrative. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb ndihmon drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb ndihmoj\u00eb biznesin dhe privatin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyrim i opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb respektuar vullnetin, d\u00ebshir\u00ebn dhe aspiratat e atyre qytetar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb votuar k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike. Detyrimi p\u00ebr t\u00eb votuar nuk ka \u00e7\u00ebshtje d\u00ebshire apo qejfi.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe detyrim ndaj atyre q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb, qoft\u00eb kur je n\u00eb mazhoranc\u00eb q\u00eb ke p\u00ebrgjegj\u00ebsi tep\u00ebr t\u00eb madhe, por edhe kur je n\u00eb opozit\u00eb, sepse mund\u00ebsia e kalimit t\u00eb k\u00ebtij ligji varet nga vota jote.<\/p>\n<p>Un\u00eb kujtoj q\u00eb, vite m\u00eb par\u00eb, kur ne ishim n\u00eb opozit\u00eb, votonim pa p\u00ebrjashtim t\u00eb gjitha ligjet q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me proceset integruese dhe \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe me \u00e7\u00ebshtjet e integrimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i takon mendimit ekonomik, shkoll\u00ebs ekonomike, politikave q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb majt\u00ebn dhe t\u00eb djatht\u00ebn, e drejta e tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar kund\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb abstenuar, p\u00ebr t\u00eb mos votuar, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse u rikthehem muajve t\u00eb kaluar, ajo q\u00eb mua m\u00eb ka munguar, por besoj edhe demokracis\u00eb dhe parlamentarizmit i ka munguar, \u00ebsht\u00eb mendimi opozitar. Ai \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mendimi opozitar, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb kritik, e ndihmon qeverisjen, por, mbi t\u00eb gjitha, ndihmon mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebve t\u00eb nj\u00eb shteti, q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr konsolidim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb institucioneve t\u00eb tij dhe q\u00eb nuk ka luksin p\u00ebr t\u00eb humbur asnj\u00eb or\u00eb, asnj\u00eb minut\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara reformat.<\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb vend q\u00eb kemi kap\u00ebrcyer ose kemi kaluar me shum\u00eb leht\u00ebsi kriz\u00ebn ekonomike globale, me t\u00eb cil\u00ebn vazhdon t\u00eb p\u00ebrplaset bota dhe vende shum\u00eb t\u00eb fuqishme. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb pozitive q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb ndihemi mir\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ne kemi fuqin\u00eb ekonomike t\u00eb nj\u00eb vendi si Gjermania apo Franca.<\/p>\n<p>Ne dim\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri ka probleme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb familjet shqiptare. Ne e dim\u00eb se beteja jon\u00eb e p\u00ebrditshme n\u00eb \u00e7do or\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb, si t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb arsimin, si t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shkoll\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, si t\u00eb japim m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb shoq\u00ebri me nj\u00eb struktur\u00eb sociale shum\u00eb t\u00eb re dhe kjo v\u00eb n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrpara qeverisjes. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh ti q\u00eb t&#8217;i rris\u00ebsh akoma m\u00eb shum\u00eb investimet? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh ti q\u00eb t\u00eb rris\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebsimin?<\/p>\n<p>Nuk ka sfid\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, nuk ka detyrim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr nj\u00eb qeveri, p\u00ebr nj\u00eb mazhoranc\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 proceseve integruese, sesa t\u00eb mendoj\u00eb se si do t\u00eb rris\u00eb mir\u00ebqenien e \u00e7do familjeje, si do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb nj\u00eb njeri, i cili mbaron universitetin, t\u00eb gjej\u00eb hap\u00ebsira dhe mund\u00ebsi q\u00eb dijen e tij ta aplikoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend pune, n\u00eb privat apo n\u00eb administrat\u00eb publike.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb detyra e shtetit, kjo \u00ebsht\u00eb detyra e Qeveris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, duhen reforma t\u00eb tjera n\u00eb fush\u00ebn ekonomike, reforma t\u00eb tjera n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb biznesit, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb investimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur q\u00eb investimet kan\u00eb vazhduar t\u00eb rriten. Jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur q\u00eb fuqia bler\u00ebse \u00ebsht\u00eb rritur edhe n\u00eb vitin e fundit. Jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur numri i bizneseve, por kjo mua nuk m\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb rri n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe t\u00eb mos mendoj se \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr duhet t\u00eb b\u00ebj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast, nuk ka luksin q\u00eb t\u00eb mos mendoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb nuk e kishte menduar p\u00ebrpara, po q\u00eb nuk kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 18 janar, t\u00eb gjitha gjasat jan\u00eb q\u00eb Parlamenti t\u00eb rifilloj\u00eb punimet, por pa opozit\u00ebn. Ndoshta, pjes\u00eb t\u00eb fragmentarizuara t\u00eb saj, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Kuvend, por edhe kjo \u00ebsht\u00eb gjithsesi me pik\u00ebpyetje t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><em>A mendoni se mazhoranca i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha detyrat e saj, dometh\u00ebn\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen e duhur opozit\u00ebs p\u00ebr ta rikthyer at\u00eb n\u00eb Parlament? Kujtoj q\u00eb hapja e kutive vijon t\u00eb jet\u00eb kushti kryesor i vendosur nga opozita. Partia Socialiste ka deklaruar se nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb kthehet n\u00eb Parlament pa u hapur kutit\u00eb e votimit. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet pas k\u00ebsaj?<\/em><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk zgjidhet nga PD-ja. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kryetarin e Partis\u00eb Socialiste, i cili me k\u00ebrkes\u00ebn e tij (n\u00eb fakt ai nuk e thot\u00eb realisht se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon) k\u00ebrkon t\u00eb mos njoh\u00eb rezultatin e 28 qershorit, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos pranosh baz\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn ngrihet nj\u00eb sistem demokratik.<\/p>\n<p>As gazetar\u00ebt, as gjykat\u00ebsit, as pjesa tjet\u00ebr e administrat\u00ebs nuk votohet \u00e7do 4 vjet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb besimin, ajo q\u00ebndron n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr aq sa ia cakton ligji.<\/p>\n<p>T\u00eb vetmit q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t&#8217;u votuar dhe p\u00ebr t&#8217;u gjykuar nga gjykat\u00ebsi i madh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sovrani, jan\u00eb politikan\u00ebt, forcat politike dhe rregulli i par\u00eb i demokracis\u00eb thot\u00eb: &#8220;Respekto parimin e mazhoranc\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb merr jo 100 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb, por 1 vot\u00eb m\u00eb shum\u00eb, ka qeverisjen dhe \u00ebsht\u00eb e drejta dhe detyra e tij p\u00ebr t\u00eb qeverisur. Ai q\u00eb merr jo 100 mij\u00eb vota m\u00eb pak, por 1 vot\u00eb m\u00eb pak ka p\u00ebr detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se kryetari i Partis\u00eb Socialiste nuk pranon alf\u00ebn e demokracis\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb problem shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb mendjen dhe n\u00eb vendimmarrjen e tij. Por, un\u00eb jam e sigurt se deputet\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste, shumica e tyre, duan t\u00eb kthehen n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Deri tani, ata kan\u00eb gjetur nj\u00eb penges\u00eb t\u00eb fort\u00eb, kan\u00eb pasur edhe frik\u00eb nga kryetari i Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe Kushtetut\u00ebn, mund t\u00eb realizohet n\u00eb Kuvend. Debati b\u00ebhet n\u00eb Parlament, nuk b\u00ebhet n\u00eb rrug\u00eb. Vendi i tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Jan\u00eb votuar p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Parlament, jo p\u00ebr t\u00eb mbetur deputet\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb deputet\u00eb real\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb e madhe, si askush tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar foltoren e Parlamentit, p\u00ebr t\u00eb komunikuar me qytetar\u00ebt, me votuesit e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb e \u00e7far\u00eb keq, \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekonomike, \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sociale, \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr proceset e integrimit.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb shprehin mendimin e tyre opozitar, kritik apo pozitiv, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb detyra e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne u garantojm\u00eb \u00e7do komision parlamentar, ashtu si\u00e7 e kan\u00eb pasur edhe her\u00ebt e tjera. Edhe n\u00eb vitin 2005 kan\u00eb k\u00ebrkuar komision hetimor parlamentar p\u00ebr zgjedhjet. E kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Kan\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb rezolut\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vendosnin pikat kryesore, mbi t\u00eb cilat do t\u00eb punohej p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e Kodit Zgjedhor. Kryeministri Berisha u ka th\u00ebn\u00eb s\u00ebrish t\u00eb sjellin amendamentet e tyre, s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb votuar si\u00e7 d\u00ebshirojn\u00eb ata.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojn\u00eb komision hetimor, t\u00eb vijn\u00eb dhe do t\u00eb ken\u00eb mazhoranc\u00ebn, por \u00e7do gj\u00eb brenda kuadrit kushtetues. Ky \u00ebsht\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Zonja Topalli, ju p\u00ebrmend\u00ebt Kushtetut\u00ebn, por gjat\u00eb muajit mars, ndoshta m\u00eb 7 mars, p\u00ebrfundon edhe afati kushtetues p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve. Si do t\u00eb veprohet pas k\u00ebtij momenti, n\u00ebse opozita nuk do t\u00eb futet n\u00eb Parlament? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me mandatet e k\u00ebtyre deputet\u00ebve?<\/p>\n<p>Shteti funksionon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb tij themelor, q\u00eb e ka emrin Kushtetut\u00eb. Ajo q\u00eb shkruan Kushtetuta, ajo duhet t\u00eb zbatohet dhe t\u00eb aplikohet q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, pa asnj\u00eb dyshim, pa asnj\u00eb hezitim.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos e b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb ne s&#8217;do t\u00eb ishim shtet, ne s&#8217;do t\u00eb ishim shtetar\u00eb dhe ne s&#8217;do ta meritonim karrigen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, Kushtetuta vet\u00ebm duhet t\u00eb respektohet.<\/p>\n<p><em>Kjo n\u00ebnkupton edhe z\u00ebvend\u00ebsimin e mandateve?<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebn Parlamenti, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Parlamenti do t\u00eb mbledh\u00eb K\u00ebshillin Legjislativ dhe Sekretariatin e Rregullores dhe t\u00eb Imuniteteve, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb verifikimin e datave, t\u00eb afateve q\u00eb shkruhen n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe do t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni KQZ-n\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, un\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve t\u00eb tjera, nuk kam komunikuar me deputet\u00ebt, por shum\u00eb shpejt un\u00eb do t&#8217;u k\u00ebrkoj atyre q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb.<\/p>\n<p>Angazhimi m\u00eb kryesor i mazhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb rreth muajit korrik t\u00eb mund t\u00eb arrihet liberalizimi i vizave Shqip\u00ebri -BE. A penalizohet ky proces, dhe jo vet\u00ebm, por dhe p\u00ebrgjigjja ndaj pyet\u00ebsorit t\u00eb BE-s\u00eb, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend?<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Parlamenti ka rreth 30 e ca pyetje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, midis t\u00eb cilave jan\u00eb disa pyetje politike dhe ju e dini se prioritet kryesor i partneritetit me BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb dialogu n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Brenda shpirtit, un\u00eb e ndjej dhe mendoj se kryetari i opozit\u00ebs do q\u00eb ta d\u00ebmtoj\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk e artikulon direkt. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i tij. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb proceset integruese t\u00eb avancojn\u00eb dhe liberalizimi i vizave t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb korrik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Radio Europa e Lire, 14.01.2010 INTERVISTE \/ Kryetarja e Kuvendit e &#8220;ndjen me shpirt&#8221; q\u00eb kryetari i opozites do pengoje, sipas saj, liberalizimin e vizave ne korrik te ketij viti. &#8220;Kryetari i opozit\u00ebs do q\u00eb ta d\u00ebmtoj\u00eb procesin integrues. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb proceset integruese t\u00eb avancojn\u00eb dhe liberalizimi i vizave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Topalli: &#039;E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Topalli: &#039;E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Radio Europa e Lire, 14.01.2010 INTERVISTE \/ Kryetarja e Kuvendit e &#8220;ndjen me shpirt&#8221; q\u00eb kryetari i opozites do pengoje, sipas saj, liberalizimin e vizave ne korrik te ketij viti. &#8220;Kryetari i opozit\u00ebs do q\u00eb ta d\u00ebmtoj\u00eb procesin integrues. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb proceset integruese t\u00eb avancojn\u00eb dhe liberalizimi i vizave t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-14T23:41:32+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Topalli: &#8216;E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik&#8217;\",\"datePublished\":\"2010-01-14T23:41:32+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-14T23:41:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/\"},\"wordCount\":2405,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/\",\"name\":\"Topalli: 'E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-01-14T23:41:32+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-14T23:41:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Topalli: &#8216;E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik&#8217;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Topalli: 'E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Topalli: 'E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Radio Europa e Lire, 14.01.2010 INTERVISTE \/ Kryetarja e Kuvendit e &#8220;ndjen me shpirt&#8221; q\u00eb kryetari i opozites do pengoje, sipas saj, liberalizimin e vizave ne korrik te ketij viti. &#8220;Kryetari i opozit\u00ebs do q\u00eb ta d\u00ebmtoj\u00eb procesin integrues. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb proceset integruese t\u00eb avancojn\u00eb dhe liberalizimi i vizave t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-14T23:41:32+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Topalli: &#8216;E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik&#8217;","datePublished":"2010-01-14T23:41:32+00:00","dateModified":"2010-01-14T23:41:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/"},"wordCount":2405,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/","name":"Topalli: 'E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-01-14T23:41:32+00:00","dateModified":"2010-01-14T23:41:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-e-ndjej-brenda-shpirtit-qe-rama-do-na-leje-pa-viza-ne-korrik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Topalli: &#8216;E ndjej brenda shpirtit q\u00eb Rama do na lej\u00eb pa viza n\u00eb korrik&#8217;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1277"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1277"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1277\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}