{"id":12769,"date":"2013-05-31T22:57:58","date_gmt":"2013-05-31T21:57:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2770"},"modified":"2013-05-31T22:57:58","modified_gmt":"2013-05-31T21:57:58","slug":"ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/","title":{"rendered":"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb???"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sand\u00ebr Lleshi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>ResPublica.al<\/strong>, <em>31 maj 2013<\/em><\/p>\n<p>Tre gjeneral\u00ebt e shkarkuar nga detyrat, Sand\u00ebr Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtypin, dhe kan\u00eb pretendime krejt t\u00eb tjera nga ato t\u00eb ministrit Imami. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, Leshi ka nxjerr\u00eb dhe nj\u00eb arsye t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij, e cila mbetet ende n\u00eb nivelin e dyshimit: &#8220;Autoritetet jan\u00eb motivuar nga propozimi i nj\u00eb organizate integraliste me natyr\u00eb t\u00eb err\u00ebt, e quajtur &#8216;Forumi Shqiptar i Kanadas\u00eb&#8217;, e cila ka d\u00ebrguar nj\u00eb propozim publik p\u00ebr lirimin tim nga Forcat e Armatosura me pretendime absurde q\u00eb lidhen thjesht dhe vet\u00ebm me besimin tim katolik&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ky Forum, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk dihet ende shum\u00eb, u ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr ankese autoriteteve t\u00eb shtetit, ku n\u00ebnvizojn\u00eb nj\u00eb qasje jo shekullare, madje prej kryqtari, t\u00eb Sand\u00ebr Lleshit, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim kan\u00eb arritur nga nj\u00eb shkrim i k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u00eb publikuar n\u00eb Panorama. Shihni letr\u00ebn e tyre n\u00eb linkun http:\/\/www.albforcan.org\/2013\/04\/08\/leter-presidentit-z-bujar-nishani-ne-lidhje-me-keqperdorimin-e-nato-s-nga-zv-shefi-i-shtabit-te-forcave-te-armatosura-te-republikes-se-shqiperise\/. Nd\u00ebrsa shkrimin e Sand\u00ebr Lleshit, p\u00ebr t\u00eb cilin ata jan\u00eb trazuar, mund ta gjeni n\u00eb linkun http:\/\/www.panorama.com.al\/2013\/04\/01\/nato-aleanca-jone\/.<\/p>\n<p><em>Re.Pu<\/em>.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shqip\u00ebria n\u00eb NATO\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shqiperia_nato.jpg\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p><strong>Let\u00ebr Presidentit Bujar Nishani n\u00eb lidhje me keqp\u00ebrfaq\u00ebsimin e NATO-s nga zv.shefi i Shtabit t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>Toronto, 8 prill 2012<\/em><\/p>\n<p>Drejtuar: <strong>Bujar Nishani<\/strong>,<br \/>\n<em>President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/em><br \/>\n<em> Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr dijeni: <strong>Arben Imami<\/strong><br \/>\n<em>Minist\u00ebr i Mbrojtjes<\/em><\/p>\n<p>Gjeneralmajor <strong>Xhemal Gjunkshi<\/strong>,<br \/>\n<em>Shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb RSh.<\/em><\/p>\n<p><strong>Adriatik Llalla<\/strong>,<br \/>\n<em>Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i RSh<\/em><\/p>\n<p><strong>NATO Headquarters Tirana,<\/strong><br \/>\n<strong> Public Information Office<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar z. President,<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 1 prill 2013, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d kemi lexuar nj\u00eb shkrim nga z. Sand\u00ebr Lleshi, zv.shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me titull \u201cNATO, aleanca jon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin n\u00eb fjal\u00eb z. Lleshi nd\u00ebrsa p\u00ebrsh\u00ebndet an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn e Atlantikut t\u00eb Veriut \u2013 NATO, hedh disa teza t\u00eb cilat jan\u00eb sa t\u00eb pasakta shkenc\u00ebrisht\/historikisht, aq edhe shqet\u00ebsuese p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb shekullar\u00eb apo q\u00eb i p\u00ebrkasin besimeve e bindjeve t\u00eb ndryshme. Shkrimi i z. Lleshi nis me nj\u00eb rr\u00ebfim fetar t\u00eb ndarjes s\u00eb Kish\u00ebs Romake n\u00eb dy deg\u00eb n\u00eb vitin 1054 \u2013 n\u00eb Kish\u00ebn Katolike dhe Ortodokse. M\u00eb pas ai e lidh fatin e Shqip\u00ebris\u00eb (Arb\u00ebris\u00eb) me k\u00ebt\u00eb histori mesjetare kishtare dhe vajton ndarjen e Arb\u00ebris\u00eb nga Kisha Katolike dhe q\u00ebndrimin e saj n\u00ebn perandorin\u00eb bizantine dhe m\u00eb pas osmane.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb kaluar mesjetare ai e lidh me realitetet moderne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku sipas tij, pas 1000 vitesh jetes\u00eb n\u00ebn bizantin\u00ebt ortodoks\u00ebt dhe osman\u00ebt musliman\u00eb, n\u00eb 1 prill t\u00eb vitit 2009 kur Shqip\u00ebria u b\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, ndasia mori fund. P\u00ebr t\u00eb \u201cfestuar\u201d an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit ton\u00eb n\u00eb NATO, zv. shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb son\u00eb p\u00ebrdor edhe nj\u00eb terminologji katolike duke brohoritur \u201cHaleluja\u201d \u2013 tamam si\u00e7 brohorasin muxhahidin\u00ebt islamik\u00eb kur thon\u00eb \u201cAllahu Ekber\u201d. P\u00ebr fat t\u00eb keq, zot\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb futjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO e sheh si vijim\u00ebsi t\u00eb luft\u00ebs mesjetare t\u00eb Sk\u00ebnderbeut p\u00ebr krisht\u00ebrimin kund\u00ebr musliman\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe pse shkrimi n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrmban edhe terma modern\u00eb, ku NATO tregohet si nj\u00eb aleanc\u00eb ushtarake e cila \u201cbashkon kombe q\u00eb ndajn\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb\u201d etj., analogjia fetare e shkrimit \u00ebsht\u00eb sa shqet\u00ebsuese aq edhe e gabuar.<\/p>\n<p>Forumi Shqiptar i Kanadas\u00eb \u00ebsht\u00eb konsultuar me dokumentet zyrtare t\u00eb NATO-s, dhe ka konstatuar q\u00eb NATO nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kristiane e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr katolike. Themeluar gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb me marr\u00ebveshjen e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior n\u00eb 4 prill 1949, q\u00ebllimi i saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb saj, t\u00eb cilat nd\u00ebrsa jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht shekullare, kan\u00eb popullata me origjina protestante, katolike, muslimane dhe ortodokse. An\u00ebtare t\u00eb NATO-s jan\u00eb si Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ashtu edhe Greqia ortodokse e Turqia muslimane, dhe aleanca ushtarake ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe Shqip\u00ebria, sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aleanc\u00eb katolike q\u00eb lufton p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike apo aleancat e Sk\u00ebnderbeut si\u00e7 aludon z. Lleshi.<\/p>\n<p>Terminologjia fetare q\u00eb z. Lleshi p\u00ebrdor n\u00eb shkrimin e tij, p\u00ebrve\u00e7se problematike n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb akoma dhe m\u00eb shqet\u00ebsuese n\u00eb planin komb\u00ebtar, sepse <em>s\u00eb pari<\/em>, bie ndesh edhe me vet\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republk\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mbi t\u00eb cil\u00ebn, duke filluar q\u00eb nga ju z President, edhe ai vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb betuar. Sipas Nenit 10 t\u00eb Kushtetut\u00ebs: \u201cN\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka fe zyrtare\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Republika e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb asnj\u00eban\u00ebse dhe e barazlarguar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e besimit fetar.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb tej, Neni 12 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb garanton \u201cparimin e asnj\u00eban\u00ebsis\u00eb\u201d s\u00eb forcave t\u00eb armatosura shqiptare ndaj \u00e7\u00ebshtjeve politike, fetare, etj, duke vendosur si detyr\u00eb themelore ndaj tyre q\u00eb t\u00eb \u201csigurojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e vendit, si dhe mbrojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale dhe rendin e tij kushtetues.\u201d Por ajo q\u00eb b\u00ebn z. Lleshi n\u00eb shkrimin e tij, \u00ebsht\u00eb dhunimi i k\u00ebtyre dy parimeve themelore kushtetuese mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ngritur Republika e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe vendosja para tyre, e parimeve mesjetare t\u00eb kryq\u00ebtar\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb kryq\u00ebzatave t\u00eb p\u00ebrgjakshme ndaj musliman\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe vet\u00eb Papa Gjon Pali II ka k\u00ebrkuar ndjes\u00eb publike.<\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti<\/em>, gjuha e kryq\u00ebzatave q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb frym\u00ebn dhe fjal\u00ebn e shkrimit t\u00eb z. Lleshi, \u00ebsht\u00eb aq e rrezikshme, saq\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb klasifikikohej edhe si vep\u00ebr penale e parashikuar nga Neni 73 i Kodit Penal Ushtarak. Sipas k\u00ebtij neni: \u201cKur ushtaraku gjat\u00eb kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs shtet\u00ebrore b\u00ebn dallime mbi baza origjine, seksi, gjendjeje sh\u00ebndet\u00ebsore, bindjeje fetare, politike, t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb etnie, komb\u00ebsie, race apo feje t\u00eb caktuar, q\u00eb shprehen n\u00eb krijimin e privilegjeve t\u00eb padrejta ose n\u00eb refuzimin e nj\u00eb t\u00eb drejte ose p\u00ebrfitimi q\u00eb buron nga ligji, d\u00ebnohet me gjob\u00eb, nxjerrje n\u00eb lirim ose me burgim deri n\u00eb pes\u00eb vjet.\u201d<\/p>\n<p><em>S\u00eb treti<\/em>, gjuha dhe fryma e shkrimit t\u00eb z Lleshi bien ndesh edhe me Statusin e Forcave t\u00eb Armatosura pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb. Sipas Nenit 16\/d t\u00eb Statusit t\u00eb Ushtarakut t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb specifikohet q\u00eb ushtaraku i FA t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb duhet \u201ct\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e besimit dhe veprimtaris\u00eb fetare, jasht\u00eb territorit t\u00eb repartit ose institucionit ushtarak dhe pa uniform\u00eb ushtarake\u201d. Duket qartazi qe z. Lleshi k\u00ebt\u00eb detyrim ligjor e ka l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb, madje b\u00ebn thirrje publikisht me an\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs \u201cPanorama\u201d p\u00ebr t\u2019u bashkuar drejt kauz\u00ebs katolike n\u00ebp\u00ebrmjet gjuh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdor.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e shkrimit t\u00eb z. Lleshi, ku ai shfaqet i veshur me rrob\u00eb ushtarake, dhe n\u00eb fund t\u00eb shkrimit vetes i jep titullin zyrtar \u201cGjeneral Brigade, zv.shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb\u201d, por q\u00eb n\u00eb shkrim flet p\u00ebr ndarjen e Krisht\u00ebrimit, dhe NATO-n e tregon si vijuese t\u00eb Kish\u00ebs Katolike kund\u00ebr Bizantit dhe Perandoris\u00eb Osmane, konstatojm\u00eb edhe shkelje t\u00eb tjera t\u00eb karakterit politiko-ligjor. T\u00eb tilla jan\u00eb: shtremb\u00ebrimi i imazhit t\u00eb NATO-s dhe fetarizimi i imazhit t\u00eb k\u00ebsaj organizate shekullare; si dhe an\u00ebsia e padrejt\u00eb fetare q\u00eb shfaq ky drejtues i lart\u00eb i Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb feve dhe qytet\u00ebrimeve t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shkruan n\u00eb em\u00ebr t\u00eb detyr\u00ebs ushtarake q\u00eb ai ka.<\/p>\n<p>I nderuar z. President,<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb shkeljet e m\u00ebsip\u00ebrme kushtetuese, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare publike me an\u00eb t\u00eb defamimit q\u00eb ai i b\u00ebn NATO-s, t\u00eb konsumimit t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb parashikuar nga Kodi Penal Ushtarak, si dhe t\u00eb shkeljes s\u00eb Statusit t\u00eb FA t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje ju personalisht, si President dhe Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb merrni masat e nevojshme e urgjente ndaj ushtarakut n\u00eb fjal\u00eb, duke e larguar sa m\u00eb par\u00eb e p\u00ebrfundimisht nga trupa e forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb individ q\u00eb c\u00ebnon r\u00ebnd\u00eb figur\u00ebn e ushtarakut, rendin kushtetues, shekullarizmin e shtetit dhe keqp\u00ebrfaq\u00ebson NATO-n. Po ashtu, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn thirrje ua drejtojm\u00eb edhe Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Arben Imami, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit, Shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm z. Adriatik Llalla, si dhe autoriteteve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb NATO-s n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb nisur menj\u00ebher\u00eb procedimet e parashikuara nga ligji.<\/p>\n<p>Ju falenderojm\u00eb paraprakisht,<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb <strong>Forumit Shqiptar t\u00eb Kanadas\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rexhep Karruku<\/strong><br \/>\n<em>Kryetar Nderi<br \/>\nToronto, Ontario, Kanada<\/em><\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/p>\n<p><strong>NATO, aleanca jon\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>SAND\u00cbR LLESHI<\/strong>, <em>1 Prill 2013<\/em><\/p>\n<p>Dy shp\u00ebrthime t\u00eb m\u00ebdha ndodh\u00ebn n\u00eb gjith\u00ebsi n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1054. Shp\u00ebrthimi i nj\u00eb supernove tronditi gjith\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa ndarja e kish\u00ebs tronditi planetin. Arb\u00ebria e asaj kohe e ndjeu thell\u00eb tronditjen planetare. Arb\u00ebria u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb kufitare, n\u00eb nj\u00eb rajon t\u00eb larg\u00ebt n\u00eb kufi t\u00eb Bizantit me Per\u00ebndimin. Shekujt q\u00eb kaluan, soll\u00ebn shum\u00eb ngjarje e ndryshime. Por nj\u00eb gj\u00eb mbeti pothuajse konstante. Arb\u00ebria mbeti n\u00eb vij\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kufitare t\u00eb planetit. Ajo ishte p\u00ebr shum\u00eb shekuj n\u00eb vij\u00ebn q\u00eb ndante Bizantin ortodoks me Rom\u00ebn katolike, n\u00eb vij\u00ebn q\u00eb ndante Perandorin\u00eb Osmane me Per\u00ebndimin, n\u00eb vij\u00ebn q\u00eb ndante Perandorin\u00eb Komuniste me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr rreth nj\u00eb mij\u00eb vjet Arb\u00ebria, m\u00eb von\u00eb Shqip\u00ebria, ka q\u00ebndruar k\u00ebshtu n\u00eb kufirin e madh t\u00eb bot\u00ebs, duke p\u00ebsuar gjith\u00e7ka q\u00eb rrjedh prej k\u00ebtij pozicioni. Nj\u00eb pozit\u00eb e till\u00eb, nj\u00eb pozit\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Bot\u00ebs ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella. Ajo ka mbetur shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. E vog\u00ebl n\u00eb sip\u00ebrfaqe, e vog\u00ebl p\u00ebr nga numri i popullsis\u00eb, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e me shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, po ashtu t\u00eb ve\u00e7anta. Kufijt\u00eb e rrept\u00eb kan\u00eb pasur rregullat e tyre t\u00eb rrepta. N\u00eb kufi nd\u00ebrtoheshin m\u00eb shum\u00eb vepra mbrojt\u00ebse sesa vepra arti, m\u00eb shum\u00eb k\u00ebshtjella sesa opera, m\u00eb shum\u00eb bunker\u00eb sesa rrug\u00eb, m\u00eb shum\u00eb burgje sesa shkolla. N\u00eb kushte kufiri u zhvillua dhe jeta dhe nd\u00ebrgjegjja e arb\u00ebrve, shqiptar\u00ebve t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb vjet\u00ebsh, brezi i sot\u00ebm i shqiptar\u00ebve pati fatin t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kufiri 1000-vje\u00e7ar u fshi nga harta, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, ai u zhvendos drejt lindjes. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb kufi t\u00eb bot\u00ebs, por n\u00eb mes t\u00eb saj. Haleluja!<\/p>\n<p>M\u00eb 1 prill t\u00eb vitit 2009, Shqip\u00ebria u b\u00eb an\u00ebtar i Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut, NATO.<br \/>\nP\u00ebrmasat shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ngjarjes e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb perceptojn\u00eb krejt dometh\u00ebnien e saj. Hyrja n\u00eb NATO p\u00ebrb\u00ebn pa dyshim ngjarjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si shtet i pavarur. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj 100-vje\u00e7are Shqip\u00ebria arriti t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit. Jo thjesht pjes\u00eb e nj\u00eb aleance ushtarake, por pjes\u00eb e nj\u00eb aleance politiko-ushtarake, e cila bashkon kombe q\u00eb ndajn\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja e liris\u00eb si parim universal, mbrojtja e liris\u00eb s\u00eb njeriut dhe m\u00eb tej e liris\u00eb s\u00eb shteteve t\u00eb bazuara tek individ\u00eb t\u00eb lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb ngritur dhe funksionon NATO. Vendosja e k\u00ebtij parimi t\u00eb madh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb s\u00eb gjith\u00eb Aleanc\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb asaj karakter. Kjo e dallon at\u00eb nga t\u00eb gjitha llojet e aleancave t\u00eb shumta q\u00eb historia ka njohur. Liria \u00ebsht\u00eb burimi i pafund i forc\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e 100 viteve t\u00eb fundit ka provuar t\u00eb gjith\u00eb spektrin e mundsh\u00ebm t\u00eb raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb nga pushtimi, kaosi, lufta \u00e7lirimtare, bashk\u00ebpunimi bilateral pa cak, pjes\u00ebmarrja n\u00eb Traktatin e Varshav\u00ebs, daljen prej tij, flirte aventureske me shtete t\u00eb caktuara, izolimin total. Por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kalvar orvatjesh drejt nj\u00eb baraspeshe t\u00eb natyrshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, nuk ka arritur asnj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb sukses t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, n\u00eb raportet e nd\u00ebrtuara me vende pa liri, Shqip\u00ebria ka humbur.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 2009 ishte e ve\u00e7ant\u00eb. M\u00eb 4 prill 2009, NATO festoi 60-vjetorin e themelimit edhe me pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kroacis\u00eb, t\u00eb cilat e \u00e7uan numrin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb 28.<br \/>\nKur NATO lindi, i pari sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i saj, Lordi Ismay, kishte formuluar si q\u00ebllim t\u00eb organizat\u00ebs \u201cmbajtjen e rus\u00ebve jasht\u00eb, t\u00eb amerikan\u00ebve brenda dhe t\u00eb gjerman\u00ebve posht\u00eb\u201d. Por vendosja e liris\u00eb si parim themelor i kishte dh\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim Aleanc\u00ebs nj\u00eb fuqi pa fund. Risi e madhe p\u00ebr Aleanc\u00ebn dhe p\u00ebr vet\u00eb fatin e kontinentit europian ishte angazhimi krejt i madh dhe krejt i ve\u00e7ant\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb cilat soll\u00ebn n\u00eb Europ\u00eb edhe nj\u00eb model t\u00eb panjohur politik e ushtarak. Sjellja me t\u00eb mundurin e luft\u00ebs, me Gjermanin\u00eb, ishte krejt e paprecedent\u00eb. Nj\u00eb aksion i pap\u00ebrfytyruesh\u00ebm filloi menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs: ndihma e gjithanshme p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e kund\u00ebrshtarit t\u00eb mposhtur dhe t\u00eb pushtuar. Historia kishte njohur kryesisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, shtypjen, pla\u00e7kitjen gjymtimin e t\u00eb mundurit etj.<\/p>\n<p>NATO lindi si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ndryshe problemet e koh\u00ebs. Ajo nuk ndoqi modelet e historis\u00eb, por frym\u00ebn e t\u00eb ardhmes. Ishte kjo qasje e bazuar tek liria, ajo q\u00eb e konsolidoi NATO-n p\u00ebrgjat\u00eb viteve plot tension t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Ishin parimet e saj demokratike q\u00eb e ruajt\u00ebn kohezionin e saj p\u00ebrball\u00eb Aleanc\u00ebs Kund\u00ebrshtare t\u00eb Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs. Ishin po k\u00ebto parime q\u00eb i dhan\u00eb asaj forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebrc\u00ebnimin serioz sovjetik, p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen dhe lirin\u00eb n\u00eb kontinent. Ishin k\u00ebto parime q\u00eb e shnd\u00ebrruan NATO-n n\u00eb nj\u00eb model shum\u00eb vende t\u00eb-ish bllokut komunist lindor, t\u00eb cilat iu bashkuan asaj n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb u krijua pas r\u00ebnies s\u00eb Perdes s\u00eb Hekurt.<\/p>\n<p>Me angazhimin ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb, NATO sh\u00ebnoi nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re t\u00eb zhvillimit dhe t\u00eb konsolidimit t\u00eb saj t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Rivler\u00ebsimi i shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb parimeve vestfaliane t\u00eb sovranitetit shtet\u00ebror dhe vendosja e vlerave t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut mbi ato t\u00eb shteteve, sh\u00ebnojn\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb zhvillim historik, por edhe nj\u00eb prov\u00eb shum\u00eb komplekse t\u00eb vlerave dhe t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj aleance. \u00c7lirimi i Kosov\u00ebs dhe pavar\u00ebsia, stabiliteti dhe zhvillimi i saj jan\u00eb t\u00eb lidhura p\u00ebrjet\u00ebsisht me NATO-n.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje me shum\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha. Vlera m\u00eb madhore e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhimi i saj p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb vlerat e m\u00ebdha t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb me vendet m\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb zhvilluara t\u00eb planetit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre, pas Sk\u00ebnderbeut, shqiptar\u00ebt u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb aleance per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Me hyrjen n\u00eb NATO, fuqia dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb nivel q\u00eb nuk kan\u00eb mundur as t\u00eb \u00ebnd\u00ebrronin themeluesit e saj. P\u00ebrmes parimit t\u00eb vendimmarrjes vet\u00ebm konsensuale t\u00eb NATO-s, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb de facto dhe de jure nj\u00eb aktor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i vendimmarrjes n\u00eb nivel bot\u00ebror. Sigurisht q\u00eb marrja e nj\u00eb mandati t\u00eb till\u00eb politik \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfitimi num\u00ebr nj\u00eb par excellence. Atributi edhe i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vetos n\u00eb organizat\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb planetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i fuqis\u00eb potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb vendi yn\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb. Sigurisht q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb fuqia e madhe politike \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Hyrja n\u00eb NATO e ka zhvendosur realisht Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs moderne. Largimi i kufirit t\u00eb madh t\u00eb bot\u00ebs nga Shqip\u00ebria, mburoja e sigurt e mbrojtjes kolektive t\u00eb Aleanc\u00ebs e ka \u00e7uar sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta historike. Shnd\u00ebrrimi i kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kufij t\u00eb mbrojtur nga Aleanca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitim me p\u00ebrmasa kolosale. N\u00ebse deri dje vendi duhej t\u00eb zgjidhte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unilaterale dhe me kosto t\u00eb pap\u00ebrballueshme nevojat p\u00ebr siguri, pas hyrjes n\u00eb NATO jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur niveli i siguris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb nivele minimale historike barra e shpenzimeve p\u00ebr mbrojtje t\u00eb sigurt komb\u00ebtare. Hyrja n\u00eb NATO i ka mund\u00ebsuar Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb reduktoj\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e instrumentit t\u00eb mbrojtjes komb\u00ebtare n\u00eb nivele t\u00eb panjohura m\u00eb par\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tendenc\u00eb kan\u00eb ndjekur dhe shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen.<\/p>\n<p>Reduktimi i madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura dhe ndryshimi rr\u00ebnj\u00ebsor i natyr\u00ebs s\u00eb tyre jan\u00eb efektet e para q\u00eb ka sjell\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Aleanc\u00eb. Eliminimi i sh\u00ebrbimit t\u00eb detyruesh\u00ebm ushtarak dhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb force profesioniste jan\u00eb shanse t\u00eb rralla q\u00eb i mund\u00ebson an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO. Po, aq sa shanse, ato jan\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e lart\u00eb komb\u00ebtare. Krijimi i nj\u00eb ushtrie t\u00eb re, nj\u00eb ushtrie profesioniste n\u00eb kuptimin e gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij termi, p\u00ebrb\u00ebn pa dyshim obligimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebrball\u00eb Aleanc\u00ebs. P\u00ebrmes forc\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb profesioniste, t\u00eb motivuar, t\u00eb pajisur dhe t\u00eb st\u00ebrvitur mir\u00eb, Shqip\u00ebria \u201cpaguan\u201d n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre \u201c\u00e7mimin\u201d e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, at\u00eb \u00e7mim tek i cili bazohet e gjith\u00eb fuqia politike dhe ushtarake e vendit si an\u00ebtar n\u00eb Aleanc\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrvjetori i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm reflektimi. P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit shqiptar, i cili e ka ende t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb atmosfer\u00ebn e izolimit komunist dhe frym\u00ebn e nj\u00eb gjendjeje lufte t\u00eb pambarim, q\u00eb karakterizonte epok\u00ebn e kaluar, paqja e sotme i ngjan nj\u00eb \u00ebndrre. Por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ajo t\u00eb mos konsiderohet si e vet\u00ebkuptueshme. Siguria, kjo nevoj\u00eb jetike individuale, shoq\u00ebrore dhe komb\u00ebtare, ka nj\u00eb ngjashm\u00ebri me ajrin. Ajo perceptohet dhe \u00e7mohet drejt vet\u00ebm kur mungon.<\/p>\n<p>N\u00eb kushte t\u00eb tjera duket e vet\u00ebkuptueshme. Por n\u00eb dallim nga ajri, t\u00eb cilin bujarisht na e jep Krijuesi, sigurin\u00eb duhet ta krijojm\u00eb ne. Pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb, sipas meje, nj\u00eb nd\u00ebr apelet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebsaj dite t\u00eb madhe. NATO \u00ebsht\u00eb aleanca jon\u00eb e madhe, e cila na mund\u00ebson parakushtet baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00eb tej lirin\u00eb, paqen dhe prosperitetin. Por NATO nuk \u00ebsht\u00eb ajo. NATO jemi ne. Me NATO-n tashm\u00eb ndajm\u00eb vlerat, kemi lidhur fatin, kemi bashkuar arm\u00ebt. Qindra ushtarak\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi sh\u00ebrbejn\u00eb sot me dinjitet dhe sakrific\u00eb n\u00ebn flamurin komb\u00ebtar dhe flamurin e NATO-s kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Gjaku i kapiten Feti Voglit, heroit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm prov\u00eb e k\u00ebtij dinjiteti, por edhe thirrja e madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. G\u00ebzuar p\u00ebrvjetorin e kat\u00ebrt t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO!<\/p>\n<p>*<em>Gjeneral Brigade, zv.shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ResPublica.al, 31 maj 2013 Tre gjeneral\u00ebt e shkarkuar nga detyrat, Sand\u00ebr Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtypin, dhe kan\u00eb pretendime krejt t\u00eb tjera nga ato t\u00eb ministrit Imami. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, Leshi ka nxjerr\u00eb dhe nj\u00eb arsye t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij, e cila mbetet ende n\u00eb nivelin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb??? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb??? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ResPublica.al, 31 maj 2013 Tre gjeneral\u00ebt e shkarkuar nga detyrat, Sand\u00ebr Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtypin, dhe kan\u00eb pretendime krejt t\u00eb tjera nga ato t\u00eb ministrit Imami. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, Leshi ka nxjerr\u00eb dhe nj\u00eb arsye t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij, e cila mbetet ende n\u00eb nivelin e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-05-31T21:57:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb???\",\"datePublished\":\"2013-05-31T21:57:58+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-31T21:57:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/\"},\"wordCount\":3456,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/\",\"name\":\"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb??? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-05-31T21:57:58+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-31T21:57:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb???\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb??? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb??? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"ResPublica.al, 31 maj 2013 Tre gjeneral\u00ebt e shkarkuar nga detyrat, Sand\u00ebr Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtypin, dhe kan\u00eb pretendime krejt t\u00eb tjera nga ato t\u00eb ministrit Imami. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, Leshi ka nxjerr\u00eb dhe nj\u00eb arsye t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij, e cila mbetet ende n\u00eb nivelin e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-05-31T21:57:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb???","datePublished":"2013-05-31T21:57:58+00:00","dateModified":"2013-05-31T21:57:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/"},"wordCount":3456,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/","name":"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb??? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg","datePublished":"2013-05-31T21:57:58+00:00","dateModified":"2013-05-31T21:57:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sander_lleshi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjarja-e-gjeneraleve-ka-pasur-rol-nje-forum-shqiptar-i-kanadase\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ngjarja e gjeneral\u00ebve: Ka pasur rol nj\u00eb Forum Shqiptar i Kanadas\u00eb???"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12769"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12769"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12769\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}