{"id":12750,"date":"2013-05-28T08:44:42","date_gmt":"2013-05-28T07:44:42","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2669"},"modified":"2013-05-28T08:44:42","modified_gmt":"2013-05-28T07:44:42","slug":"thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/","title":{"rendered":"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>N\u00eb organizim t\u00eb SHSHAKSH \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d n\u00eb Landskron\u00eb t\u00eb Suedis\u00eb u mbajt sesioni shkencor \u201cThesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare\u201d<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>M\u00ebrgata la jo vet\u00ebm gjurm\u00eb, por edhe vepra kolosale<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignCENTER size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<blockquote><p><em>*Pa kontributin dhe sakrific\u00ebn e m\u00ebrgat\u00ebs nuk do t\u00eb kishim pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, tha Prof. Dr Shefkije Islami, albanologe. \u2013 N\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim mori pjes\u00eb edhe ambasadori shqiptar Ruhi Hado, kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Landskron\u00ebs, Torkild Strandberg si dhe kryetar\u00ebt e shoqatave t\u00eb shkrimtar\u00ebve nga Gjermania, Zvicra dhe vendet tjera skandinave. \u2013 N\u00eb fillim t\u00eb qershorit botohet libri i dyt\u00eb kushtuar aktiviteteve t\u00eb veprimtar\u00ebve n\u00eb dobi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Xhavit \u00c7ITAKU<\/strong><\/p>\n<p><em>Landskron\u00eb, 26 maj<\/em> &#8211; Shoqata e shkrimtar\u00ebve, krijuesve dhe artist\u00ebve shqiptar \u201c Papa Klementi XI Albani\u201d n\u00eb Suedi ka me \u00e7ka t\u00eb mburret, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit t\u00eb vrullsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb n\u00eb hedhjen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb asaj pune t\u00eb madhe q\u00eb ka zhvilluar komuniteti shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend skandinav n\u00eb dobi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, aktivitete k\u00ebto t\u00eb cilat jan\u00eb botuar n\u00eb librin \u201c Thesari komb\u00ebtar 1\u201d si dhe n\u00eb t\u00eb dytin q\u00eb pritet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb qershorit t\u00eb k\u00ebtij viti, tha n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij z. Hysen Ibrahimi, kryetar, n\u00eb Sesionin shkencor<br \/>\n\u201cThesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare\u201d, q\u00eb u mbajt sot n\u00eb Landskron\u00eb n\u00eb organizim t\u00eb k\u00ebtij asosacioni n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 600 vjetorit t\u00eb formimit t\u00eb k\u00ebtij qyteti bregdetar.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tej theksoi se deri me tash an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj shoqate kan\u00eb botuar 134 vepra, 20 prej t\u00eb cilave jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb pes\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja si n\u00eb gjuh\u00ebn suedeze, angleze, rumune dhe sllave. Edhe krijuesit e artit kan\u00eb punuar mbi 1550 piktura, skulptura, grafik\u00eb dhe vizatime tjera q\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar me not\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga kritik\u00ebt dhe nga opinioni i k\u00ebtush\u00ebm. Po ashtu edhe aktor\u00ebt shqiptar jan\u00eb dalluar n\u00eb realizimin e dhjetra filmave, pjes\u00ebve teatrale dhe dramave, tha pos tjerash Hysen Ibrahimi.<\/p>\n<p><strong>\u201cXhelozi\u201d pozitive se kush b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb interes t\u00eb vendit<\/strong><\/p>\n<p>Isuf Bajraktari, kryetar i K\u00ebshillit organizativ, pasi prezentoi nj\u00eb historik mjaft interesant t\u00eb 600 vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb qytetit t\u00eb Landskron\u00ebs, n\u00eb Kumtes\u00ebn e tij u p\u00ebrqendrua rreth aktivitetit t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, i cili daton nga viti 1985, sidomos n\u00eb sensibilizimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn okupimin serb, grumbullimin e mjeteve materiale p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb m\u00ebsimin shqip n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjet e varf\u00ebra, radio televizionin e Prishtin\u00ebs, minator\u00ebt, sindikatat, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe kudo tjet\u00ebr q\u00eb e k\u00ebrkonte nevoja. Pun\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb organizimin e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs amtare, proces ky mjaft i dobish\u00ebm q\u00eb e mund\u00ebson shteti suedez, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera ai. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb kumtes\u00ebn e tij \u201c Arti i paraprin\u00eb Politik\u00ebs\u201d Hasan Qyqalla, kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve n\u00eb Gjermani tha: Duhet t\u2019ia v\u00ebm\u00eb vet\u00ebs detyrimin fisnik t\u00eb organizohemi rreth nj\u00eb b\u00ebrthame kaq kuptimplote, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb arti (qoft\u00eb ai muzikor, letrar, pamor apo i shkruar) q\u00eb identifikohet ndryshe si, \u201cmagji\u201d, krijuese shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kushtimisht krijohet logjika se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb krijimi i veprave n\u00eb nj\u00eb kontest m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb i veprave artistike dhe qarkullimi i tyre n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb socio- kulturor. E k\u00ebtu n\u00eb m\u00ebrgim p\u00ebrmes k\u00ebsaj fushe t\u00eb larmishme duhet t\u00eb identifikohemi si komb, si nacionalitet n\u00eb mjediset e shteteve ku migrantet aktualisht punojn\u00eb e veprojn\u00eb. Duke folur rreth vendit ku ai jeton aktualisht , pra n\u00eb Gjermani Qyqalla theksoi: Migrimi i paraendas\u00ebve tan\u00eb k\u00ebtu la padyshim jo vet\u00ebm gjurm\u00eb, por edhe vepra kolosale, hapen shtigje duke sfiduar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e rreziqeve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb keqe t\u00eb monizmit, p\u00ebrkat\u00ebsisht regjimit jugosllav. I till\u00eb ishte edhe fati i Martin Camajt, q\u00eb u detyrua t\u00eb braktis\u00eb vendin, por i cili arriti t\u00eb hap Katedr\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Mynhen.<\/p>\n<p>S\u2019do harruar edhe migracionin e viteve t\u00eb 70\u2019ta me karakter socio- ekonomik, p\u00ebr t\u00eb prekur periudh\u00ebn e trysnis\u00eb, dhun\u00ebs e terrorit serbo- sllav ndaj intelektual\u00ebve. Nd\u00ebr t\u00eb till\u00ebt ishte intelektuali, poeti, krijuesi i let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb Kosov\u00eb Jusuf G\u00ebrvalla. Gjurm\u00ebt dhe frym\u00ebn e Jusufit e gjet\u00ebm edhe n\u00eb emigrant\u00ebt e rinj\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs pas riokupimit nga regjimi serb. Pavar\u00ebsisht struktur\u00ebs sociale e shkall\u00ebs p\u00ebrgatitore, filluan organizimet e para t\u00eb emigracionit ton\u00eb, q\u00eb nga shoqatat kulturore, klubet shqiptare, shoqatat humanitare e sportive, shkolla shqipe, nxjerrja e fletushkave, revistave e gazetave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe forma ideologjike, qeveritare ( nis\u00eb nga qeveria n\u00eb ekzil e trep\u00ebrqindshit, Fondi \u201c Vendlindja th\u00ebrret\u201d, familja ndihmon familjen etj).<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, \u00e7do individ apo bashk\u00ebsi organizative shqiptare, paralel integrimit socio- institucional,si detyr\u00eb par\u00ebsore, sikur i shtruam vet\u00ebs n\u00eb form\u00eb t\u00eb nj\u00eb \u201c xhelozie\u201d pozitive, me gjith\u00eb mekanizmat e mundsh\u00ebm, se kush b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb n\u00eb interes t\u00eb vendit, duke modifikuar e kristalizuar edhe k\u00ebrkesat e q\u00ebllimet e p\u00ebrbashk\u00ebta. Prandaj kam t\u00eb drejt t\u00eb konkludoj se ishim ne m\u00ebrgimtar\u00ebt bashkarisht, kompakt n\u00eb veprime, ata q\u00eb ekspozuam me d\u00ebshmi e fakte, qem\u00eb ne ata q\u00eb sensibilizuam opinionin mbar\u00eb gjerman, me lajmet, shkrimet, afishet, fotografit\u00eb, qem\u00eb ne ata q\u00eb bot\u00ebs ia plasuam t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe riroberimin e dhunsh\u00ebm e t\u00eb eg\u00ebr nga barbar\u00ebt serb me vrasjet, torturat, burgosjet, rrahjet, izolimet pa dallim n\u00eb mosh\u00eb e gjini.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu arrit\u00ebm t\u00eb ndryshojm opinionet opinionet e pal\u00ebs gjermane ( kur dihet miq\u00ebsia e ngusht me ish- Jugosllavin\u00eb) pa harruar se Kanunini, Bes\u00eb e Flamur kishin doktrin\u00ebn e politik\u00ebs rugoviane. Prandaj, drejt\u00ebsisht them se shteti gjerman, paralelisht me vall\u00ebzimet e zhvillimeve t\u00eb fundit, karshi m\u00ebrgimtar\u00ebve, e njohu shtetin e Kosov\u00ebs. Pra, m\u00ebrgata shqiptare i fali shum\u00eb shtetit gjerman, sepse m\u00ebrgata ishte dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shtetit ku jetojm\u00eb dhe veprojm\u00eb, nd\u00ebrkaq sot diplomat\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs u mbetet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb detyrat e tyre ashtu si e k\u00ebrkon Kushtetuta, gjithnj\u00eb sipas modelit perendimor.<\/p>\n<p><strong>Dojeni atdheun sae duan m\u00ebrgimtar\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Besnik Camaj, kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb Zvicr\u00ebs u p\u00ebrqendrua rreth mergat\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe krijimit t\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsie n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar shqiptaro- zvicerane duke theksuar: Rreth viteve t\u00eb 90\u2019ta pa dashjen ton\u00eb migruam n\u00eb Zvic\u00ebr, vend ky q\u00eb kishte nj\u00eb sistem krejt ndryshe nga ai q\u00eb kishim jetuar m\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e v\u00ebrejtem q\u00eb n\u00eb fillim kur zviceran\u00ebt i hap\u00ebn dyert e interesimit ton\u00eb, na gjet\u00ebn pun\u00eb dhe me leht\u00ebsi filloi integrimi n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e pun\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00ebs. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme nuk do ta harrojm\u00eb kurr\u00eb. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs ia falem k\u00ebtij vendi, por kjo u shpagua ngaq\u00eb pat\u00ebm mund\u00ebsi q\u00eb ta ndihmojm\u00eb popullin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrvuajtur n\u00eb Kosov\u00eb si dhe luft\u00ebn \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>Me pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe sjellje korrekte kemi arritur t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb thell\u00eb me popullin zviceran q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmbull i mir\u00eb edhe p\u00ebr komunitetin shqiptar t\u00eb vendeve t\u00eb tjera europiane se si duhet t\u00eb punohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Aktiviteti i disa intelektual\u00ebve ka filluar t\u00eb b\u00ebhet i ndieshem edhe n\u00eb sfer\u00ebn e krijimtaris\u00eb dhe shi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb themeluar edhe Shoqata e krijuesve shqiptar, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera. Sali Zogiani, an\u00ebtar i SHSHKASH \u201c Papa Klementi XI Albani\u201dn\u00eb Suedi, u paraqit me tem\u00ebn \u201c Anegdota- Margaritar i trashegimis\u00eb shpirt\u00ebrore, q\u00eb t\u00eb lidh\u00eb dhe ta shuan mallin p\u00ebr atdhe\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast ai tha: M\u00ebrgimtaret tan\u00eb m\u00eb nuk jan\u00eb sharrexhinj\u00eb e dikurshem si\u00e7 p\u00ebrshkruante k\u00ebt\u00eb kategori Esat Mekuli n\u00eb poezit\u00eb e tij, por jan\u00eb intelektual e veprimtar\u00eb n\u00eb shum\u00eb fusha si gazetar\u00eb, shkrimtar\u00eb, piktor\u00eb, artist\u00eb e sportist\u00eb t\u00eb dalluar. T\u00eb till\u00eb e t\u00eb frytshem jetojn\u00eb e punojn\u00eb sot edhe n\u00eb njerin nga djep\u00ebt e demokracis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Suedin\u00eb e larg\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb qytet\u00ebruar komuniteti shqiptar gjeti strehim, mik\u00ebpritje respekt e toleranc\u00eb.<\/p>\n<p>Duke patur parasysh k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje nga shteti suedez u b\u00eb e mundshme q\u00eb t\u00eb hapen shkolla shqipe, t\u00eb formoheshin shoqata e shoq\u00ebri dhe t\u00eb zhvilloheshin aktivitete t\u00eb shumta kulturore. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb mira q\u00eb i g\u00ebzoi m\u00ebrgata e k\u00ebtushme, kjo i \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse k\u00ebtij vendi dhe e falenderon edhe p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb e po i b\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00ebrgimtar\u00ebt tan\u00eb kur shkuan n\u00eb dhe t\u00eb huaj, si\u00e7 duket muar\u00ebn me vete nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trashigimis\u00eb kulturore e shpirt\u00ebrore- anegdotat, e ato sikur ua shuajn\u00eb mallin p\u00ebr atdhe. Nj\u00eb m\u00ebrgimtar nga Amerika me pati th\u00ebn\u00eb: \u201cEdhe pse jetoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt q\u00eb 25 vjet asnj\u00ebher\u00eb nuk shoh \u00ebndrra n\u00eb Amerik\u00eb, por vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim t\u00eb ruajtjes s\u00eb gjuh\u00ebs dhe tradit\u00ebs son\u00eb t\u00eb pasur, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahjes institucionale nga shteti i Kosov\u00ebs, intelektual\u00ebt m\u00ebrgimtar formuan edhe Shoqat\u00ebn e Shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve shqiptar \u201c Papa Klementi XI Albani\u201d , e cila veprimtarin\u00eb e ka shtrir\u00eb n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb pun\u00ebs dhe jet\u00ebs shoq\u00ebrore si\u00e7 jan\u00eb arsimi, kultura, shkenca. Duke kultivuar k\u00ebt\u00eb trashigimi kulturore, materiale dhe shpirt\u00ebrore, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar i \u00e7muar pa t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb shkruhet historia, prandaj \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb ky thesar t\u00eb ngritet n\u00eb piedestal, tha Sali Zogiani.<\/p>\n<p>Do theksuar se n\u00eb hyrje t\u00eb librit \u201c Anegdota 5\u201d t\u00eb autorit Sali Zogiani shkruan \u201c Dojeni atdheuan sa e duan m\u00ebrgimtar\u00ebt \u201c. Ky konstantim \u00ebsht\u00eb nxjerr bazuar n\u00eb kontributin dhe dashurin\u00eb e m\u00ebrgimtar\u00ebve, shoqatave e shoq\u00ebrive p\u00ebr atdheun n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebrgata jon\u00eb ishte dhe mbeti pjesa m\u00eb atdhetare e kombit<\/strong><\/p>\n<p>Prof. Dr. Shefkije Islami, K\u00ebshilltare n\u00eb Institutin Albanologjik dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse n\u00eb Fakultetin e Edukimit, u paraqit\u00eb me tem\u00ebn \u201c Kosova, Suedia dhe shqiptar\u00ebt e Suedis\u00eb\u201d. Kjo kumtes\u00eb zgjoi nj\u00eb interesim nga t\u00eb pranishmit ngaq\u00eb ishte aq e prekshme sikur t\u00eb kishte p\u00ebrjetuar vet k\u00ebt\u00eb plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb m\u00ebrgimtare dhe t\u00eb ishte pjes\u00eb e gjith\u00eb atyre aktiviteteve t\u00eb zhvilluara nga komuniteti shqiptar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ajo pos tjerash tha: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk ashtu nj\u00eb e arritur e rastit, as nuk \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e thjesht\u00eb e realizuar prej atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb apo vep\u00ebr vet\u00ebm e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Jo, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu sepse \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e kuptimshme dhe shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shteti, pavar\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kombi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dokumentin q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn aktin juridik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pavar\u00ebsi, e n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish, pa dyshim t\u00eb merituesh\u00ebm, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb atij populli a kombi, por ajo \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb, kurdo e kudo, vep\u00ebr e p\u00ebrgatitur gjat\u00eb, shpesh me treguesin e shekujve, dhe brenda saj ka p\u00ebrpjekjen, sakrific\u00ebn, vuajtjen, luft\u00ebn, dijen, pasurin\u00eb, mbi t\u00eb gjitha gjakun e atyre, q\u00eb mbi \u00e7do gj\u00eb kan\u00eb atdheun. K\u00ebto sakrifica, p\u00ebrpjekje, vuajtje, luft\u00ebra, dije, pasuri, jet\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb fatin t\u00eb jetojn\u00eb brenda kufijve tok\u00ebsor t\u00eb nj\u00eb populli, por jan\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre kudo qofshin ata. Fati i shqiptar\u00ebve ka qen\u00eb i till\u00eb q\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje e sakrifica t\u00eb ken\u00eb am\u00ebn sidomos n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn e saj q\u00eb shtrihet edhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Evrop\u00ebs dhe p\u00ebrtej deteve e oqeaneve.<\/p>\n<p>M\u00ebrgat\u00ebs shqiptare kudo jeton ajo, edhe juve, t\u00eb nderuar bashk\u00ebkomb\u00ebs, q\u00eb jetoni k\u00ebtu n\u00eb Suedin\u00eb e larg\u00ebt, por n\u00eb Suedin\u00eb mike, u ka r\u00ebn\u00eb hise q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pavar\u00ebsi, ta tregoni p\u00ebrkushtimin, p\u00ebrpjekjen e gatishm\u00ebrin\u00eb tuaj, ta derdhni djers\u00ebn e mundin tuaj, por edhe t\u00eb b\u00ebni sakrific\u00ebn, ta b\u00ebni luft\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn. E mira e s\u00eb mir\u00ebs \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto p\u00ebrpjekje e k\u00ebto sakrifica nuk shkuan kot dhe sot Kosova mban emrin e shtetit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Evrop\u00ebs. Por, a ka qen\u00eb e leht\u00eb kjo p\u00ebr ju, dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt si ju? Pa dyshim jo.<\/p>\n<p>Ju e dini m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr se ardhja juaj k\u00ebtu ka qen\u00eb nga halli, nga halli politik e nga halli ekonomik. Dhe k\u00ebt\u00eb hall, jua ka zbutur shum\u00eb Suedia mikprit\u00ebse me strehimin tuaj, me p\u00ebrkujdesjen e saj morale, sociale, humanitare. Ajo q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb ju fillimisht ka qen\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar mikprit\u00ebsit tuaj, ata q\u00eb i kishit fillimisht m\u00eb s\u00eb af\u00ebrmi. Ju ia b\u00ebt\u00eb me dije popullit suedez hallin tuaj, hallin e njer\u00ebzve tuaj dhe hallin e Kosov\u00ebs. Ky ka qen\u00eb kontributi juaj tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ose mund ta themi vendimtar, q\u00eb sensibilizimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ngrihet shkall\u00eb shkall\u00eb deri n\u00eb nivelin e institucioneve shtet\u00ebrore suedeze.<\/p>\n<p>M\u00eb tej organizimi juaj p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar mendjen e forc\u00ebn e Suedis\u00eb u zhvillua edhe p\u00ebrmes kontakteve me personalitete t\u00eb politik\u00ebs suedeze, me organizimin dhe me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb protesta e demonstrata, brenda e jasht\u00eb shtetit ku jetoni, kund\u00ebr dhun\u00ebs e shtypjes serbe. Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo. Ju keni b\u00ebr\u00eb edhe shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. \u00c7do projekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe serioz sikur mund t\u00eb quhet edhe projekti p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, sado i p\u00ebrkrahur moralisht, sado i d\u00ebshiruar shpirt\u00ebrisht e mend\u00ebrisht, pa p\u00ebrkrahjen financiare, pa p\u00ebrkrahjen materiale dhe pa p\u00ebrkrahjen fizike-njer\u00ebzore, do t\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshtonte. Projekti yn\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nuk ka d\u00ebshtuar sepse ju keni b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb edhe nga ky aspekt ai t\u00eb marr\u00eb udh\u00ebn e realizimit t\u00eb tij. E them me plot sinqeritet pa ju nuk do ta kishim pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet me vlera t\u00eb m\u00ebdha demokratike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Suedia, i ka ndihmuar popullit shqiptar q\u00eb jeton k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb send\u00ebrtoj\u00eb \u00e7do projekt t\u00eb tij serioz \u2013 edhe projektet q\u00eb lidhen me arsimimin dhe me edukimin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, edhe projektet me karakter kulturor, deri edhe t\u00eb ato q\u00eb lidhen me pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore, ekonomike e kulturore suedeze.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsi n\u00eb th\u00ebnien: m\u00ebrgata jon\u00eb ishte dhe mbeti pjesa m\u00eb atdhetare e kombit, sepse ajo ka krye me dinjitet detyr\u00ebn e misionin e saj n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb duhur p\u00ebr kombin, sepse p\u00ebrkushtimi i saj p\u00ebr atdheun, n\u00eb koh\u00eb paqe e n\u00eb koh\u00eb lufte i kalon kufijt\u00eb e nj\u00eb detyre morale e shpirt\u00ebrore. T\u00eb m\u00ebsuar e t\u00eb edukuar n\u00eb frym\u00ebn e pararend\u00ebsve p\u00ebrgjat\u00eb dy shekujve se atdheu duhet te ndihmohet pa kushte dhe pavar\u00ebsisht ku, p\u00ebrmes organizimit kolektiv e individual, p\u00ebrmes shoqatash e lidhjesh, me kontributet intelektuale, materiale, financiare dhe fizike, ju treguat ndjeshm\u00ebrin\u00eb e duhur n\u00eb \u00e7astin e duhur.<\/p>\n<p>Ju e keni b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn tuaj, p\u00ebr \u00e7ka duhet t\u00eb ndiheni shum\u00eb krenar\u00eb. Por, krenar\u00eb duhet t\u00eb ndiheni edhe p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebni sot, n\u00eb kushte krejt\u00ebsisht t\u00eb reja. Ju sot nuk shikoheni vet\u00ebm si potencial ekonomik, por edhe si potencial politik dhe intelektual. Veprimtaria juaj n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs e t\u00eb shkoll\u00ebs shqipe, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb brezit t\u00eb ri, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, p\u00ebrmes aktiviteteve t\u00eb shumta njoh\u00ebse, edukuese, letrare, muzikore, sportive, ka jehon\u00ebn edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb po b\u00ebni, Ju jeni b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb historie t\u00eb lavdishme, t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs e me k\u00ebt\u00eb edhe e historis\u00eb s\u00eb re t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe e s\u00eb ardhmes s\u00eb tyre n\u00eb proceset integruese komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb na presin, tha n\u00eb fund t\u00eb kumtes\u00ebs Shefkije Islami.<\/p>\n<p>N\u00eb kumtes\u00ebn e Qibrije Hoxh\u00ebs nj\u00eb v\u00ebshtrim i posa\u00e7\u00ebm iu dha aktivitetit t\u00eb asosacioneve t\u00eb organizuara shqiptare n\u00eb Suedi, kryetare e t\u00eb cilave ishte p\u00ebr disa vjet, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb alarmimit t\u00eb organeve dhe qeveris\u00eb suedeze p\u00ebr tmerrin q\u00eb po ndodhte n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilin n\u00eb heshtje po e p\u00ebrkrahte edhe Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb ajo ja b\u00ebri nj\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb letre p\u00ebrmbajt\u00ebsore d\u00ebrguar Ministres s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Suedis\u00eb, Lena Hjelm Wallen, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shprehej indinjat\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr njohjen q\u00eb ky shtet ia kishte b\u00ebr\u00eb krijes\u00ebs s\u00eb re t\u00eb krijuar pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb ish- Jugosllavis\u00eb, pra Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb mbetej pa t\u00eb drejt\u00eb edhe Kosova, duke t\u00ebrhequr n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb v\u00ebrejtjen s\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrcaktimit t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zgjidhje paq\u00ebsore t\u00eb problemit t\u00eb tyre shekullor, edhe durimi i nj\u00ebr\u00ebzve paq\u00ebsor n\u00eb at\u00eb n\u00ebnqiell ka nj\u00eb kufi, q\u00eb u argumentua me von\u00eb edhe me luft\u00ebn \u00e7lirimtare, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera kjo veprimtare e dalluar.<\/p>\n<p>Muhamet Luma, an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve n\u00eb Gjermani q\u00eb, u paraqit me kumtes\u00ebn \u201d Shpirti i nj\u00eb kombi \u00ebsht\u00eb gjuha q\u00eb flet\u201d, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs vuri n\u00eb dukje nj\u00eb varg argumentesh autentike t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve- albanolg\u00ebve t\u00eb njohur p\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb e gjuh\u00ebs dhe popullit shqiptar, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebn\u00eb edhe gjuh\u00ebtar vendas e t\u00eb huaj jo vet\u00ebm n\u00eb studimin e trashigimis\u00eb kulturore, por edhe n\u00eb shum\u00eb aspekte t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe si n\u00eb Gjermani, Itali, Zvic\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur edhe albanologun e shquar suedez Ulmar Qvick. N\u00eb saje t\u00eb tyre, tha ai m\u00eb tej, sot num\u00ebrohen me qindra e mij\u00ebra vepra t\u00eb p\u00ebrkthyera edhe n\u00eb gjuh\u00eb europiane. Nd\u00ebrkaq, shoqatat simotra n\u00eb perendim p\u00ebrmes artit po p\u00ebrpiqen t\u00eb shpalosin vlerat m\u00eb t\u00eb ndritshme si dhe t\u00eb ruajn\u00eb gjuh\u00ebn e shenjt\u00eb shqipe, q\u00eb jan\u00eb shtigjet m\u00eb fisnike me vler\u00eb t\u00eb pakontestueshme.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb fjal\u00ebn ambasadori shqiptar Ruhi Hado tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se vler\u00ebson shum\u00eb pun\u00ebn e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, krijuesve dhe artist\u00ebve Shqiptar \u201d Papa Klementi XI Albani\u201d, aktivitetin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb komunitetit shqiptar q\u00eb zhvilloi p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, kultivimin e tradit\u00ebn shqiptare dhe m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs amtare, q\u00eb po ndikon pozitivisht n\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb mos shkojn\u00eb drejt asimilimit, por t\u00eb integrimit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb suedeze. M\u00eb pas ai shtoi se roli i m\u00ebrgat\u00ebs ka qen\u00eb i padiskutuesh\u00ebm e fundamental i historis\u00eb son t\u00eb lavdishmde, q\u00eb mori barr\u00ebn e organizimit dhe veprimeve konkrete p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar at\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb q\u00eb sot po e g\u00ebzon. Komuniteti shqiptar n\u00eb Suedi ka nj\u00eb vend nderi aq m\u00eb par\u00eb kur dihet se n\u00eb raport me numrin e m\u00ebrgimtar\u00ebve n\u00eb shtetet tjera kontributi i tyre ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ambasadori shqiptar foli edhe rreth pun\u00ebs q\u00eb zhvillon kjo p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike dhe p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb frytsh\u00ebm q\u00eb kam e t\u00eb gjitha shoqatat dhe format tjera t\u00eb organizuara shqiptare q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet skandinav.<\/p>\n<p>Torkild Strandberg, kryetar i komun\u00ebs s\u00eb Landskron\u00ebs, pasi foli rreth formimit e zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj qendre komunale tash e 600 vjet m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrmendi edhe faktin s\u00eb k\u00ebtu jetojn\u00eb dhjetra nacionalitete nga mbar\u00eb rruzulli tok\u00ebsor dhe se ato n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madh jan\u00eb integruar suksesh\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb suedeze. Ve\u00e7mas fjal\u00eb miradije tha p\u00ebr komunitetin shqiptar, me t\u00eb cilin komuna kap pasur dhe ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Po t\u00eb mos ishte k\u00ebshtu at\u00ebher\u00eb edhe un\u00eb si njeriu i par\u00eb i komun\u00ebs nuk do t\u00eb isha prezent k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet tuajin sikund\u00ebr edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive tjera. T\u00eb pranishmit i p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe Niklas Karlsson, nga K\u00ebshilli Komunal i Partis\u00eb Socialdemokrate, t\u00eb cil\u00ebve iu d\u00ebshiroj\u00eb mir\u00ebseardhje n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb lasht dhe i ftoj q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb manifestimet kulturore e sportive t\u00eb organizuara me rastin e 600 vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb k\u00ebsaj qendre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rrethin e Skon\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb sesionit shkencor me kumtesat e tyre u paraqit\u00ebn edhe Zymber \u00c7upeva, Osman Ahmetxhekaj, Bedri Paci, Bahtir Latifi, Rrahman Rrahmani, Idriz Gashi Miftar Havolli Zrafete Kryeziu- Manaj p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb grupeve punuese q\u00eb kishin grumbulluar e p\u00ebrgatitur materialin lidhur me veprimtarin\u00eb e pasur e me p\u00ebrmbajtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Suedi nga veprimtar\u00eb dhe nga komuniteti shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb dobi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. I gjith\u00eb ky material do t\u00eb botohet n\u00eb librin e dyt\u00eb \u201d Thesari komb\u00ebtar 2\u201d q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim u shfaq nj\u00eb pjes\u00eb teatrale kushtuar figur\u00ebs dhe presonalitetit komb\u00ebtar t\u00eb Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, nd\u00ebrkaq punimet e tyre poetike i lexuen Nuha Zullufi, Lebibe Zogiani, Remzi Basha dhe Idriz Gashi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb organizim t\u00eb SHSHAKSH \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d n\u00eb Landskron\u00eb t\u00eb Suedis\u00eb u mbajt sesioni shkencor \u201cThesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare\u201d M\u00ebrgata la jo vet\u00ebm gjurm\u00eb, por edhe vepra kolosale *Pa kontributin dhe sakrific\u00ebn e m\u00ebrgat\u00ebs nuk do t\u00eb kishim pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, tha Prof. Dr Shefkije Islami, albanologe. \u2013 N\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb organizim t\u00eb SHSHAKSH \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d n\u00eb Landskron\u00eb t\u00eb Suedis\u00eb u mbajt sesioni shkencor \u201cThesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare\u201d M\u00ebrgata la jo vet\u00ebm gjurm\u00eb, por edhe vepra kolosale *Pa kontributin dhe sakrific\u00ebn e m\u00ebrgat\u00ebs nuk do t\u00eb kishim pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, tha Prof. Dr Shefkije Islami, albanologe. \u2013 N\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-05-28T07:44:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi\",\"datePublished\":\"2013-05-28T07:44:42+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-28T07:44:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/\"},\"wordCount\":3766,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/\",\"name\":\"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-05-28T07:44:42+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-28T07:44:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"N\u00eb organizim t\u00eb SHSHAKSH \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d n\u00eb Landskron\u00eb t\u00eb Suedis\u00eb u mbajt sesioni shkencor \u201cThesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare\u201d M\u00ebrgata la jo vet\u00ebm gjurm\u00eb, por edhe vepra kolosale *Pa kontributin dhe sakrific\u00ebn e m\u00ebrgat\u00ebs nuk do t\u00eb kishim pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, tha Prof. Dr Shefkije Islami, albanologe. \u2013 N\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-05-28T07:44:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi","datePublished":"2013-05-28T07:44:42+00:00","dateModified":"2013-05-28T07:44:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/"},"wordCount":3766,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/","name":"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg","datePublished":"2013-05-28T07:44:42+00:00","dateModified":"2013-05-28T07:44:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lidhja_shkrimtare_suedi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/thesari-kombetar-e-krijues-i-mergates-shqiptare-suedi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Thesari komb\u00ebtar e krijues i m\u00ebrgates shqiptare, Suedi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12750"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12750\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}