{"id":12708,"date":"2013-05-15T22:08:39","date_gmt":"2013-05-15T21:08:39","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2457"},"modified":"2013-05-15T22:08:39","modified_gmt":"2013-05-15T21:08:39","slug":"dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/","title":{"rendered":"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pjet\u00ebr Logoreci\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Pjet\u00ebr Logoreci<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e prillit t\u00eb vitit 1917, nj\u00eb delegacion prej 34 shqiptar\u00ebsh, t\u00eb ftuar nga komandanti i forcave ushtarake austriake qe gjindeshin n\u00eb territoret shqiptare, gjenerali Ignaz Freiherr Trollmann, vizitoj kryeqytetin perandorak austriak Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>Delegacioni q\u00eb arriti n\u00eb Austri me 17 prill, u prit n\u00eb stacionin q\u00ebndror hekurudhor\u00eb nga shum\u00eb personalitete ushtarake dhe diplomatike perandorake, si gjeneralet Trollmann e Myrdacz, gjenerali Ritter von Gross, konsulli Rudnay si dhe gazetari i njohur perandorak Leo Freundlich (i cili ka shkruar e dokumentuar t\u00eb detajuara momentet e vizit\u00ebs s\u00eb delegacionit shqiptar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb referenca ime n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim).<\/p>\n<p>Qellimi i ardhjes s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptare ishte nj\u00eb takim nderimi me perandorin e ri Karl, si dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb homazhe tek varri i perandorit Franz Josef.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"P\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar\u00eb\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/unbenannt1.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Delegacioni, n\u00eb p\u00ebrberje t\u00eb cilit ishin burrat m\u00eb n\u00eb z\u00eb (prij\u00ebs) nga t\u00eb gjith\u00eb territoret shqiptare, b\u00ebri pershtypje t\u00eb madhe n\u00eb qytet. Prij\u00ebsit e fisem mal\u00ebsore shqiptare t\u00eb veshur me kostumet e tyre komb\u00ebtare, shum\u00ebngjyr\u00ebshe, t\u00eb qendisur me fije arit, ndiqeshin me vemendje nga vjenez\u00ebt, gjat\u00eb vizitave t\u00eb tyre t\u00eb shumta n\u00eb pikat m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Njerzit ishin t\u00eb befasuar nga pamja krenare e burr\u00ebrore e k\u00ebtyre burrave shtat\u00eblart\u00eb me mustaqe kreshnik\u00ebsh q\u00eb njiheshin deri at\u00eb her\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shkrimet apo veprat e publikuara nga studiusit albanolog\u00eb austriak. Turma kureshtare njerzish mbushnin trotuaret, kur delegacioni kalonte n\u00eb makina luksoze, pajtonet karakteristike vjeneze apo n\u00eb ndonj\u00eb vagon special tramvaji, p\u00ebr t\u00eb shijuar bukurit\u00eb e qytetit m\u00eb n\u00eb z\u00eb europian. Grupi shoq\u00ebrohej nga Profesor\u00ebt Gjergj Pekmezi dhe Kol\u00eb Rrota q\u00eb jetonin e punonin n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"P\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar\u00eb\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/unbenannt2.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb arkivat e ministris\u00eb s\u00eb jashtme t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb perandoris\u00eb Austro \u2013 Hungareze, gjinden informacione konfidenciale, t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebrguar (n\u00eb shif\u00ebr) nga konsulli austriak n\u00eb Shqiperi Kral, ministrit t\u00eb jasht\u00ebm kontit Ottokar Czernin, n\u00eb Vjen\u00eb. Dokumentet jan\u00eb lista q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb emrat e t\u00eb ftuarve, e ku p\u00ebr secilin t\u00eb ftuar, gjindet nj\u00eb pershkrim i shkurt\u00ebr biografik i b\u00ebr\u00eb nga konsullatat austriake n\u00eb Shqip\u00ebri. Dokumenti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar nga Shkodra dhe mband dat\u00ebn 10 prill 1917. Listat jane te formuluara sipas ndarjeve te rretheve apo qyteteve:<\/p>\n<p><strong>Bezirku I &#8211; RRETHI I SHKODRES<\/strong><\/p>\n<p>1. Musa Efendi Juka, Kryetar Bashkie i Shkodres, rrjedh nga nj\u00eb familje e p\u00ebrmendur shkodrane. N\u00eb koh\u00ebn e turkut ai ishte n\u00ebnpun\u00ebs i lart\u00eb i finanzave n\u00eb vilajetin e Shkodres. Mbas pushtimit t\u00eb qytetit nga malazez\u00ebt (1913) u largua p\u00ebr n\u00eb Konstantinopel, por me pas u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shkoder ku ndihmoj shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e politik\u00ebs s\u00eb turqve t\u00eb rinj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mbas pushtimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb qytetit nga malazez\u00ebt (1915), u mbajt n\u00eb burg p\u00ebr nj\u00eb muaj. Esht\u00eb Kalor\u00ebs i urdh\u00ebrit t\u00eb Franz Josefit.<\/p>\n<p>2. Kol Ujka, tregtar (ka zevend\u00ebsuar Gjon Cob\u00ebn i cili p\u00ebr arsye sh\u00ebndetsore ka lajm\u00ebruar mos marrjen pjes\u00eb n\u00eb grup)<br \/>\nGjon Coba, vjen nga nj\u00eb familje e njohur katolike shkodrane. Babai i tij ishte p\u00ebr 40 vjet p\u00ebrkthyes i konsullat\u00ebs s\u00eb pergjith\u00ebshme austriake n\u00eb Shkoder, pun\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka kryer me nder. Ai ka mbajtur me ne lidhje t\u00eb ngushta e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb vitin 1915 u internua nga malazez\u00ebt e Podgoric\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb si babai i tij, nj\u00eb treg\u00ebtar i madh.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shkodr\u00ebs\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/huld1.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>3. Hassan Efendi Bekteshi, rrjedh nga nj\u00eb familje e vjet\u00ebr shkodrane. Esht\u00eb treg\u00ebtar i madh. Gjyshi i tij, ishte n\u00eb koh\u00ebn e vezirit Mustafa Pasha \u201cKuluktishibash\u201d, post\u00ebkomandant i Shkodres, babai i tij ishte \u201cBylykbash\u201d, perfaq\u00ebsues i malesive n\u00eb Shkoder. Hasan Efendi \u00ebsht\u00eb politikisht n\u00eb anen ton\u00eb. N\u00eb vitet 1914\/1915 ndihmoj politik\u00ebn e turqve t\u00eb rinj, q\u00eb vepronte kund\u00ebr Essad Pash\u00ebs, prandaj u kap dhe u burgos nga malazez\u00ebt per nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>4. Vat Marashi, Bajraktar i Shkrelit. Mudir (administrator)i Pulaj n\u00eb koh\u00eb t\u00eb turkut dhe t\u00eb fuqive nderkomb\u00ebtare. Ai kishte lidhje shum\u00eb t\u00eb mira me autoritetet turke, por pas q\u00ebndrimit t\u00eb njeansh\u00ebm posht\u00ebrues t\u00eb turqve u vendos n\u00eb krah t\u00eb mal\u00ebsorve. N\u00eb pushtimin e par\u00eb nga malazez\u00ebt u internua si mbeshtet\u00ebs i turqve. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan i mir\u00ebfillt\u00eb dhe nj\u00eb orator i talentuar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shkodr\u00ebs\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/huld2.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>5. Gjelosh Gjoka, Vojvoda i Kastratit, bashk\u00ebpunetori yn\u00eb i sinqert\u00eb. Ishte n\u00eb sherbim t\u00eb princit Wied n\u00eb Durr\u00ebs e mbas ikjes s\u00eb tij u kthye n\u00eb Kastrat p\u00ebrseri. Kur ushtrit\u00eb malazeze kaluan kufirin shqiptar ai largohet p\u00ebr n\u00eb Shkoder (1915). E gjith\u00eb pasunia e tij u plackit dhe u dogj n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij. Esht\u00eb mbajt\u00ebs i kryqit t\u00eb arit p\u00ebr merita.<\/p>\n<p>6. Abdi Kola, Bajraktari i Shoshit<\/p>\n<p>7. Hasan Ahmeti, Vojvoda i Postrip\u00ebs<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Lezh\u00ebn<\/strong>:<\/p>\n<p>8. Mano Bey Mehmed Bey, rrjedh nga nj\u00eb familje shum\u00eb e vjet\u00ebr dhe e permendur nga Lezha. Babai, gjyshi si edhe ai vet\u00eb ishin Mudir t\u00eb malsis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs. Familja e tij \u00ebsht\u00eb pronare e madhe tokash.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shkodr\u00ebs\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/huld3.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>9. Ded Coku nga Bregu i Matit,vjen nga fisi Klementi (Nikci), ishte perpara shum\u00eb i pasur, por e humbi nj\u00eb pjes\u00eb te pasuris\u00eb (tokave)p\u00ebr shkak t\u00eb rebelimit t\u00eb tij kund\u00ebr pushtetit osman, luft\u00ebs kund\u00ebr rebelleve t\u00eb Shijakut dhe kund\u00ebr Essad Pash\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb nacionalist i flak\u00ebt shqiptar dhe perkrah\u00ebs i hapur i Austro Hungaris\u00eb. Ka luftuar ne an\u00ebn ton\u00eb kund\u00ebr armiqve t\u00eb perbashk\u00ebt. Esht\u00eb mbajt\u00ebs i Kryqit t\u00eb art\u00eb p\u00ebr merita t\u00eb vecanta.<\/p>\n<p>10. Mehmed Bey nga Lezha<\/p>\n<p><strong>Bezirku III \u2013 P\u00ebr Puk\u00eb e Mirdit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>11. Kapitan Nue Gjoni, v\u00ebllai i kapitanit t\u00eb Mirdit\u00ebs Marka Gjoni, kush\u00ebri i Prenk Bib Dod\u00ebs. Pasardh\u00ebs i familjes s\u00eb permendur Gjon Markaj nga Oroshi. P\u00ebrkrah\u00ebs i monarkis\u00eb Austro Hungareze. Mori pjes\u00eb n\u00eb luftimet kund\u00ebr rebelve t\u00eb Shijakut, kund\u00ebr serb\u00ebve dhe Essad Pash\u00ebs.<\/p>\n<p>12. Zef Ndoci, Vojvoda i Spacit ( i biri i Ndoc Ndrec\u00ebs, komandant i Mirdit\u00ebs n\u00eb koh\u00eb t\u00eb turkut). Ka q\u00ebn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vjet m\u00ebsues n\u00eb shkoll\u00ebn e famullis\u00eb s\u00eb Spacit. Mori pjes\u00eb aktive n\u00eb q\u00ebndres\u00ebn kund\u00ebr turqve, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr serb\u00ebve dhe kund\u00ebr Essad Pash\u00ebs t\u00eb cilit i shkaktoj d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha. Shqiptar nacionalist dhe simpatizant i monarkis\u00eb Austro Hungareze. Mbajt\u00ebs i kryqit t\u00eb art\u00eb p\u00ebr merita t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shkodr\u00ebs\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/huld4.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>13. Zejnel Aga Ibalja, Vojvoda i Iball\u00ebs, nga nj\u00eb familje shum\u00eb e permendur dhe e pasur. Ai luftoj bashk\u00eb me Bajram Bey Currin kund\u00ebr serb\u00ebve dhe Essad Pash\u00ebs n\u00eb krah t\u00eb prinzit Wied. Esht\u00eb i njohur p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb me ne.<\/p>\n<p><strong>Bezirku i IV<\/strong><\/p>\n<p>14. Muharrem Pengili nga Kruja, p\u00ebrpara Mufti, tashti Naib-Mufti n\u00eb Kruj\u00eb. Nj\u00eb klerik shum\u00eb i njohur dhe shum\u00eb burr\u00ebror muhamedan.<\/p>\n<p>15. Ahmed Bey nga Mati, p\u00ebrfaq\u00ebsues e trash\u00ebgimtar i fisit zot\u00ebrues t\u00eb Matit, Zogolli q\u00eb trash\u00ebgoj nga rregjimi turk ofiqin Kajmakam. Luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Luftoj kund\u00ebr serb\u00ebve dhe ishte nj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb i Essad Pash\u00ebs. Vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb ushtris\u00eb ton\u00eb kur hym\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, 4000 \u2013 5000 luft\u00ebtar\u00eb vullnetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt luftuan n\u00eb frontin pran\u00eb Vjos\u00ebs. Esht\u00eb nderuar me urdh\u00ebrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kaiserit Franz Josef.<\/p>\n<p><strong>Bezirku i V \u2013 Rrethi i Tiran\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>16. Mussa Maci, perpara ishte Kryetar Bashkie, familje me z\u00eb, tregtar dhe qytetar tiranas me ndikim shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>17. Xhelal Bey, nga familja e Toptanve, kush\u00ebri por kund\u00ebrshtar i Essad Pash\u00ebs. Pronar i madh tokash. Politikan dhe burr\u00eb i mencur.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Durr\u00ebsin<\/strong><\/p>\n<p>18. Izzeddin Beshiri, ishte perpara N\u00ebn- Perfekt e tashti Kryetar Bashkie i Durr\u00ebsit. I ri n\u00eb mosh\u00eb, por shum\u00eb inteligjent dhe i gatsh\u00ebm t\u00eb ndihmoj\u00eb kudo. Vjen nga nj\u00eb familje e mir\u00eb. Bashk\u00ebpun\u00ebtor i zell\u00ebsh\u00ebm i administrat\u00ebs ton\u00eb qysh n\u00eb fillim t\u00eb okupimit. Mban kryqin e art\u00eb me kuror\u00eb p\u00ebr merita t\u00eb vecanta.<\/p>\n<p>19. Monsignor Nikoll\u00eb Kacorri, Protonotar Papnuer, famullitar\u00eb i Durr\u00ebsit, nacionalist dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i monarkis\u00eb Austro Hungareze. Prift i p\u00ebrkushtuar. Burr\u00eb me inteligjenc\u00eb e personalitet t\u00eb vecant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Kavajen<\/strong><\/p>\n<p>20. Kassim Bey, nga nj\u00eb familje e permendur. Shum\u00eb i pasur, Kryetar Bashkie i Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>21. Shehziver Bey, nip i Eliaz Pash\u00ebs nga Dibra \u2013 Ohri. Nip i t\u00eb shum\u00eb njohurit e t\u00eb nderuarit nga Shqip\u00ebria e mesme Aqif Pash\u00ebs. Ka ndihmuar gjat\u00eb ardhjes s\u00eb trupave tona dhe bullgare me vullnetare. N\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit q\u00eb shkoj ishte Perfekt i Elbasanit. Esht\u00eb i dekoruar si kalor\u00ebs i Franz Josefit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Elbasanin<\/strong><\/p>\n<p>22. Lef Nossi, i besimit ortodoks, nga nj\u00eb familje e pasur treg\u00ebtare kristiane, me gjith\u00eb rrezikun e madh n\u00eb koh\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb turke, ka organizuar njerzit, shumica nga banor\u00ebt ortodoks t\u00eb Elbasanit, p\u00ebr nj\u00eb levizje nacionale shqiptare. Ishte minister p\u00ebr post\u00eb dhe telegraf n\u00eb qeverin\u00eb e Ismail Qemal Beyt dhe sekretar i pergjith\u00ebsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ministri n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Wiedit.<\/p>\n<p>23. Irfan Bey nga Elbasani, nip i Aqif Pash\u00ebs<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Berat e Skrapar<\/strong><\/p>\n<p>24. Sami Bey Vrioni, pjestar nga familja e vjet\u00ebr Vrioni q\u00eb jan\u00eb zot\u00ebrues tokash e pasanik\u00ebt latifondist\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Devollit. Esht\u00eb dh\u00ebnd\u00ebrri i Essad Toptanit, ishte Administratori i oborrit (Hofmarschall) te Prinz Wied-it.<\/p>\n<p>25. Mehmed Essad, nj\u00eb klerik mohamedan shum\u00eb i p\u00ebrmendur, p\u00ebrpara ishte myftiu i Beratit, tashti drejtues i seminarit muhamedan aty.<\/p>\n<p>26. Demeter Lavda, i besimit ortodoks grek, burr\u00eb i p\u00ebrmendur dhe treg\u00ebtare i njohur.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Lushnj\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>27. Ahmed Bey Resuli, vjen nga nj\u00eb familje e vjet\u00ebr dhe e p\u00ebrmendur, shum\u00eb i pasur.<\/p>\n<p>28. Emin Vokopola, nj\u00eb burr\u00eb me shum\u00eb autoritet, shum\u00eb i njohur dhe pasanik.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Fierin<\/strong><\/p>\n<p>29. Kahreman Bey Vrioni, kush\u00ebri i af\u00ebrt i Samy Bey Vrionit, i pasur dhe i nacionalist. Luftoj si oficier kund\u00ebr rebeleve dhe Essad Toptanit, ka arritur suksese t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb duke i prir\u00eb trupave tona, \u00ebsht\u00eb i besuari jon\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb Kalor\u00ebs i urdh\u00ebrit t\u00eb Franz Josefit.<\/p>\n<p><strong>Bezirku i VI \u2013 Zhuri \u2013 Peshkopija<\/strong><\/p>\n<p>30. Elez Jussuf, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb shum\u00eb i njohur dhe me autoritet n\u00eb zonat e Drinit nga Dibra. Esht\u00eb i besuari yn\u00eb, b\u00ebri q\u00ebndres\u00eb ndaj disa grupeve n\u00eb Diber duke propaganduar influenc\u00ebn geg\u00eb. Kund\u00ebrshtoj hapur propagand\u00ebn e partis\u00eb s\u00eb Essad Toptanit. Luftoj n\u00eb krye t\u00eb vullnetarve kund\u00ebr serb\u00ebve deri n\u00eb t\u00ebrheqjen e tyre. U vu n\u00eb sherbim t\u00eb forcave tona dhe ka fituar p\u00ebr merita lufte urdh\u00ebrin e lart\u00eb si oficier i Franz Josefit.<\/p>\n<p>31. Salih Spahija nga Luma, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i familjes m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Lum\u00eb, ka luftuar kund\u00ebr Serbve, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnprefekt n\u00eb administraten ton\u00eb. Ka shum\u00eb influenc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Krasniqin<\/strong><\/p>\n<p>32. Hysni Bey Curri, nip i Bajram Bey Currit. N\u00eb koh\u00ebn e reformave n\u00eb Maqedoni (1914), bashk\u00eb me Bajram Currin ishte ndjek\u00ebs i Hysni Hilmi Pash\u00ebs, inspektorit t\u00eb komisionit t\u00eb reformave. N\u00eb koh\u00ebn e revolucionit t\u00eb Kosov\u00ebs (1910) bashk\u00eb me Bajram Currin mori pjes\u00eb n\u00eb q\u00ebndresen e shqiptarve kund\u00ebr qeveris\u00eb turke. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb cdo levizje e q\u00ebndres\u00eb kund\u00ebr sllav\u00ebve si dhe n\u00eb luftimet e Princit Wied n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>33. Sali Mani Bunjaj, \u00ebsht\u00eb pjestar i nj\u00eb familje t\u00eb njohur dhe t\u00eb pasur. Ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kurdoher\u00eb nj\u00eb ndjek\u00ebs i Bajram Currit.<\/p>\n<p>34. Hasan Bey Prishtina, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur, nacionalist dhe me influenc\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha zonat verilindore q\u00eb jan\u00eb shqipfol\u00ebse. Ishte minister n\u00eb qeverisjen e princit Wied<\/p>\n<p>Delegacioni n\u00eb shoqerin\u00eb e gjeneralit Trollmann vizitoj shum\u00eb objekte t\u00eb artit, t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb historis\u00eb s\u00eb perandoris\u00eb. Viziten e par\u00eb e b\u00ebri tek Dhoma e Thesarit t\u00eb perandoris\u00eb prej ku m\u00eb pas n\u00eb Museun e Artit ku pat\u00ebn rastin t\u00eb njihen e t\u00eb kundrojn\u00eb nga af\u00ebr arm\u00ebt dhe perkrenaren e heroit ton\u00eb komb\u00ebtare Gjergj Kastrioti q\u00eb ndodhet n\u00eb dhom\u00ebn e koleksionit t\u00eb arm\u00ebve. Nj\u00eb vizit\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte edhe n\u00eb katakombet e kish\u00ebs s\u00eb Kapucineve ku ndodhen varrezat e pjestar\u00ebve t\u00eb familjes perandorake dhe sarkofagu i Kaiserit Franz Josef, i cili kishte pak muaj q\u00eb kishte vdekur (21 nentore 1916).<\/p>\n<p>K\u00ebtu u vendos nj\u00eb kuror\u00eb me lule dhe u mbajt\u00ebn fjalime falenderuese, nga Gjergj Pekmezi dhe Hasan Prishtina, n\u00eb nderim t\u00eb perandorit t\u00eb vdekur. Dit\u00ebt e tjera, u mund\u00ebsuan vizita n\u00eb Museum ushtarak, Katedralen madh\u00ebshtore t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, e m\u00eb pas u b\u00eb edhe audienza ku delegacioni yn\u00eb u prit nga Perandori Karl dhe Perandoresha p\u00ebr rreth 45 minuta. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptarve zot\u00ebri Xhelal Toptani i dhuroj princesh\u00ebs s\u00eb vogel tre vjecare, nj\u00eb fustan t\u00eb qendisur me fije ari, pun\u00eb dore e n\u00ebnave shqiptare. Nga takimi me perandorin, shqiptar\u00ebt t\u00eb hypur nd\u00ebr 10 makina ushtarake, vizituan bashkin\u00eb e Vjen\u00ebs ku u prit\u00ebn me nderime nga kryetari Dr. Weiskirchner.<\/p>\n<p>Sipas programit te vizit\u00ebs, delegacioni shijoj dhe bukurin\u00eb e \u201cvall\u00ebzimit t\u00eb kuajve t\u00eb rac\u00ebs\u201d n\u00eb shkoll\u00ebn spanjole t\u00eb kuajve t\u00eb oborrit perandorak, m\u00eb pas u njoh me koleksionet e pash\u00ebmbullta e unikale t\u00eb muzeut t\u00eb natyr\u00ebs, t\u00eb cilin perandori e kishte ndertuar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur ndjesit\u00eb e tija dhe p\u00ebr ti treguar bot\u00ebs fuqin\u00eb dhe pasurin\u00eb e perandoris\u00eb.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja me interesante n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb ardhjes, ishte shkuarja e grupit n\u00eb operan e fam\u00ebshme t\u00eb Vjen\u00ebs ku at\u00eb nat\u00eb luhej \u201cFIDELIO\u201d. P\u00ebr shum\u00eb pjestar\u00eb t\u00eb delegacionit kjo ishte nj\u00eb risi q\u00eb nuk kishin pasur mund\u00ebsi m\u00eb perpara ta shijonin.<\/p>\n<p>Me 20 prill, shqiptar\u00ebt u priten n\u00eb ministrin\u00eb e mbrojtjes (t\u00eb luft\u00ebs) ku kembyen me ministrin falenderime e lavde reciproke e m\u00eb pas delegacioni vizitoj k\u00ebshtjell\u00ebn e Sch\u00f6nbrunnit me bukurit\u00eb e saj q\u00eb e rrethojn\u00eb. N\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs nj\u00eb pjes\u00eb e delegacionit ishte parashikuar t\u00eb largohej nga Vjena n\u00eb drejtim t\u00eb atdheut e p\u00ebr to u organizua nga autoritetet nj\u00eb fest\u00eb percjellje.<\/p>\n<p>N\u00eb programin javor ishte edhe nj\u00eb takim me femij\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shkolloheshin n\u00eb Vjen\u00eb e q\u00eb jetonin n\u00eb nj\u00eb konvikt t\u00eb vecant\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr to, n\u00eb Krottenthalergasse.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb b\u00ebri pershtypje n\u00eb festen madh\u00ebshtore t\u00eb lamtumir\u00ebs ishte fjala q\u00eb mbajti komandanti i forcave austriake n\u00eb Shqip\u00ebri, gjenerali Trollmann i cili persh\u00ebndeti fisnik\u00ebt shqiptar p\u00ebr ndihm\u00ebn e madhe t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr organizimin e ndihmave, t\u00eb ushtris\u00eb e vullnetarve. N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij ai thirri n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe: RROFTE SHQIPNIA&#8230;<\/p>\n<p>Mbrapa e mori fjal\u00ebn Imzot NIKOLLE KACORRI, i cili tha q\u00eb shqiptar\u00ebt ishin m\u00eb se t\u00eb k\u00ebnaqur p\u00ebr pritjen e b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr nga bukuria e kultura. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb deleguarve ai falenderoj p\u00ebr pritjen e ngroht\u00eb q\u00eb u b\u00ebri atyre PERANDORI dhe autoritetet e tjera t\u00eb shtetit e t\u00eb qytetit. N\u00eb fund Imzot Kacorri me fjal\u00eb t\u00eb ngrohta falenderoj dhe i d\u00ebsh\u00ebroj gjith\u00eb t\u00eb mirat gjeneralit Trollmann p\u00ebr simpatin\u00eb q\u00eb ai ushqente p\u00ebr popullit shqiptar, urim q\u00eb u brohorit nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit pjestar\u00eb t\u00eb delegacionit. Delegacioni shqiptar u nis p\u00ebr n\u00eb atdhe me 23 prill 1917.<br \/>\nShenim: Imzot Kacorri vdiq pas afro nje muaji ne Wien (29 maj 1917)..<\/p>\n<p><em>Wien, me 8 maj 2013<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pjet\u00ebr Logoreci N\u00eb mesin e prillit t\u00eb vitit 1917, nj\u00eb delegacion prej 34 shqiptar\u00ebsh, t\u00eb ftuar nga komandanti i forcave ushtarake austriake qe gjindeshin n\u00eb territoret shqiptare, gjenerali Ignaz Freiherr Trollmann, vizitoj kryeqytetin perandorak austriak Vjen\u00eb. Delegacioni q\u00eb arriti n\u00eb Austri me 17 prill, u prit n\u00eb stacionin q\u00ebndror hekurudhor\u00eb nga shum\u00eb personalitete ushtarake [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Pjet\u00ebr Logoreci N\u00eb mesin e prillit t\u00eb vitit 1917, nj\u00eb delegacion prej 34 shqiptar\u00ebsh, t\u00eb ftuar nga komandanti i forcave ushtarake austriake qe gjindeshin n\u00eb territoret shqiptare, gjenerali Ignaz Freiherr Trollmann, vizitoj kryeqytetin perandorak austriak Vjen\u00eb. Delegacioni q\u00eb arriti n\u00eb Austri me 17 prill, u prit n\u00eb stacionin q\u00ebndror hekurudhor\u00eb nga shum\u00eb personalitete ushtarake [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-05-15T21:08:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb\",\"datePublished\":\"2013-05-15T21:08:39+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-15T21:08:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/\"},\"wordCount\":2654,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/\",\"name\":\"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\",\"datePublished\":\"2013-05-15T21:08:39+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-15T21:08:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Pjet\u00ebr Logoreci N\u00eb mesin e prillit t\u00eb vitit 1917, nj\u00eb delegacion prej 34 shqiptar\u00ebsh, t\u00eb ftuar nga komandanti i forcave ushtarake austriake qe gjindeshin n\u00eb territoret shqiptare, gjenerali Ignaz Freiherr Trollmann, vizitoj kryeqytetin perandorak austriak Vjen\u00eb. Delegacioni q\u00eb arriti n\u00eb Austri me 17 prill, u prit n\u00eb stacionin q\u00ebndror hekurudhor\u00eb nga shum\u00eb personalitete ushtarake [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-05-15T21:08:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb","datePublished":"2013-05-15T21:08:39+00:00","dateModified":"2013-05-15T21:08:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/"},"wordCount":2654,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/","name":"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg","datePublished":"2013-05-15T21:08:39+00:00","dateModified":"2013-05-15T21:08:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dom-nikolle-kacorri-me-prijesit-e-fisniket-shqiptare-ne-vjene\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dom Nikoll\u00eb Kacorri me prijesit e fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12708"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12708"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12708\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}