{"id":127,"date":"2009-10-29T23:03:58","date_gmt":"2009-10-29T22:03:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=127"},"modified":"2009-10-29T23:03:58","modified_gmt":"2009-10-29T22:03:58","slug":"leter-drejtuar-z-ilir-meta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/","title":{"rendered":"Leter drejtuar z. Ilir Meta"},"content":{"rendered":"<p>Nga: <strong>IDRO SEFERI <\/strong><\/p>\n<p><strong>I. P\u00ebr Serbin\u00eb nj\u00eb Gjeografi <\/strong><\/p>\n<p>I nderuari Zot\u00ebri Meta,<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb reagoj ndaj \u00e7do mediumi n\u00eb bot\u00eb q\u00eb shkruan ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, jo korrekte dhe t\u00eb pa sakt\u00eb. Por, mund t\u00eb reagoj kur institucionet paraqesin t\u00eb pav\u00ebrteta dhe fyerje. Dit\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb riaktualizuar nj\u00eb aktakuz\u00eb kund\u00ebr revist\u00ebs \u201cNova Srpska Politicka Misao\u201d, e cila ka shkruar duke dashur t\u00eb bind popullin serb se shqiptar\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb popull i nj\u00eb rangu m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, nj\u00eb shkrim shum\u00eb fyes p\u00ebr \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>Kjo revist\u00eb ka shkruar se edhe N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb figur\u00eb e ndjekur me probleme, duke aluduar n\u00eb skandale dhe afera. Ka shkruar se shqiptar\u00ebt jan\u00eb ksenofob, din\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb vet\u00ebm bunker dhe jetojn\u00eb n\u00eb fise. Ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Beograd nuk besoj t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reagoj ndaj medieve sepse ato nuk paraqesin nj\u00eb institucion shtet\u00ebror. Por, koh\u00ebve t\u00eb fundit q\u00eb nga ardhja e Juaj n\u00eb postin e Ministrit n\u00eb MPJ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, keni treguar interesim p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb. Dit\u00ebve t\u00eb fundit keni d\u00ebrguar edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr akreditimin e ambasadorit t\u00eb ri, e besoj se mbase s\u00eb shpejti do t\u00eb vini n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Dua t\u2019u them se n\u00eb librin e Gjeografis\u00eb s\u00eb klas\u00ebs s\u00eb VI-t\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs Fillore n\u00eb Serbi, nx\u00ebn\u00ebsit m\u00ebsojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend i izoluar, me k\u00ebneta dhe malarie. \u201cShqip\u00ebria, nj\u00ebra nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb pazhvilluara t\u00eb Evrop\u00ebs. Brigjet e saj jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe me k\u00ebneta, me shum\u00eb mushkonja dhe shpesh shfaqet malaria. Kjo e b\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr zhvillimin e turizmit bregdetar. Nafta dhe gazi p\u00ebrpunohen n\u00eb Elbasan\u201d, shkruan n\u00eb Gjeografin\u00eb serbe, fq. 103.<\/p>\n<p>Mediat nuk raportojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nuk ka ndonj\u00eb bashk\u00ebpunim kulturor. Nd\u00ebrsa ardhja e profesor\u00ebve nga Shqip\u00ebria n\u00eb Universitetin e Beogradit nuk ka kaluar me ndonj\u00eb nivel serioz.<\/p>\n<p>Keni deklaruar se Shqip\u00ebria synon t\u00eb rris\u00eb rolin e saj si nj\u00eb faktor me pesh\u00eb rajonale p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar stabilitet politik dhe ekonomik rajonal.<\/p>\n<p>Kosova dhe lobingu p\u00ebr njohjen nga sa m\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb agjend\u00ebs diplomatike t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb agjend\u00eb nuk do t\u00eb mungoj\u00eb dhe nj\u00eb prioritet i intensifikimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb si nj\u00eb vend fqinj.<\/p>\n<p>\u201cZhvillimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i politik\u00ebs son\u00eb rajonale. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie duhen par\u00eb dhe inkurajuar vet\u00ebm n\u00eb frym\u00ebn e perspektiv\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhmen. \u201cNe do t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive dhe konstruktive me Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb avancuar dhe thelluar dialogun politik dhe bashk\u00ebpunimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me interes reciprok dhe rajonal\u201d, keni deklaruar n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk shoh asgj\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb shteti Shqiptar t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie bilaterale me Serbin\u00eb dhe mendoj se k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie nuk duhet t\u00eb bazohen n\u00eb teorit\u00eb e konspiracionit dhe frika p\u00ebr kurth, por n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb bazuara n\u00eb interesa dhe promovime t\u00eb barabarta, n\u00eb pajtim t\u00eb interesimit t\u00eb Serbis\u00eb. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb zhvilloj marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb interes p\u00ebr integrimet n\u00eb Bashkimin Evropian dhe tejkalimin e problemeve. Por, derisa MPJ e Shqip\u00ebris\u00eb vendos \u00e7do vit p\u00ebr heqjen e vizave p\u00ebr shtetasit e Serbis\u00eb, besoj s\u00eb Serbia t\u00eb pakt\u00ebn nuk duhet t\u00eb jet\u00eb dor\u00ebshtr\u00ebnguar sa i p\u00ebrket shtetasve shqiptar.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri ka shum\u00eb biznese serbe. Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u2019i mund\u00ebsohet hapja e nj\u00eb qendre kulturore shqiptare n\u00eb Beograd dhe Shqip\u00ebria duhet t\u00eb d\u00ebrgoj m\u00eb shum\u00eb diplomat, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb atashe p\u00ebr kultur\u00eb dhe ekonomi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm dhe t\u00eb rritet buxheti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ambasad\u00eb. Un\u00eb JU sugjeroj q\u00eb si gjest p\u00ebr t\u00eb treguar vullnet t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, t\u00eb sillni dhurat\u00eb n\u00eb Serbi nj\u00eb lib\u00ebr gjeografie fillimisht.<\/p>\n<p><strong>II. Presheva dhe rajoni <\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shpesh jo vet\u00ebm vendin e shqiptar\u00ebve brenda, por edhe jasht\u00eb n\u00eb kuptimin kulturor, Ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Beograd dhe MPJ e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb vetmet institucione q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkujdesen p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Dhe, n\u00ebse JU vizitoni Serbin\u00eb, duhet t\u00eb shkoni n\u00eb Preshev\u00eb patjet\u00ebr. T\u00eb premtoni se do ta ndihmoni k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kulturore dhe se ata njer\u00ebz atje mund t\u00eb llogarisin n\u00eb ndihm\u00ebn tuaj t\u00eb k\u00ebtij niveli apo edhe ndihm\u00ebn ekonomike, pa u quajtur separatist, terrorist apo shkat\u00ebrrues t\u00eb shtetit. Kjo lloj p\u00ebrkujdesje nuk ka t\u00eb b\u00ebj aspak me \u00e7\u00ebshtjet politike. N\u00eb zon\u00ebn e Preshev\u00ebs investon edhe Qeveria Turke dhe nuk paraqet asnj\u00eb problem.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb strategji m\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr forcimin e rolit t\u00eb saj dhe seriozitet m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb politikat rajonale. Mbase nuk \u00ebsht\u00eb keq t\u00eb ndiqet modeli i Kroacis\u00eb, vend pa dyshim \u00ebsht\u00eb m\u00eb seriozi n\u00eb kuptimin strategjik rajonal dhe n\u00eb diplomacin\u00eb e rajonit dhe tregon interesim p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb inicioj nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb p\u00ebr liberalizimin e vizave m\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet dhe shtet e rajonit q\u00eb japin k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Dhe, duhet t\u00eb rrisni stafin e punonj\u00ebsve n\u00eb Ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe rrjedhimisht edhe kapacitetin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Serbia ka nj\u00eb ligj p\u00ebr diaspor\u00ebn dhe Ministria p\u00ebr Diaspor\u00ebn ka ndihmuar organizatat n\u00eb Shkod\u00ebr e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth dhe shpesh jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vizita atje dhe nuk besoj se nj\u00eb p\u00ebrkujdesje e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Serbi do t\u00eb shkaktonte shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga problemet e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni me viza dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb brenda k\u00ebtij territori, n\u00eb mandatin e kaluar t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kam menduar se problemet e Tiran\u00ebs zyrtare jan\u00eb pik\u00ebrisht fakti q\u00eb askush nga institucionet nuk ka marr\u00eb mund p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar arsyetime dhe p\u00ebr t\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt p\u00ebr k\u00ebto probleme. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e dinjitetshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim dhe mbase JU do t\u00eb duhej t\u2019ia b\u00ebnit me dije Serbis\u00eb se pritni t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb ambasador n\u00eb Tiran\u00eb, duke ditur se tash sa vite ky nivel gatishm\u00ebrie nuk ka ekzistuar.<\/p>\n<p><strong>III. \u201cMercedesi\u201d i Shqip\u00ebris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunimi konstruktiv mes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb sjell nj\u00eb impakt pozitiv p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Shqip\u00ebria dhe Serbia jan\u00eb nj\u00eb lloj gjeneratori p\u00ebrmes t\u00eb cilave zhvillohen politikat. Shembull Shqip\u00ebria mund t\u00eb bllokoj her\u00eb do kur futjen e Serbis\u00eb n\u00eb NATO. Por, pa Serbin\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb ishin pak m\u00eb konstruktiv n\u00eb tregimin e vullnetit t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr integrim dhe duke k\u00ebrkuar kushte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb ngulmuese do t\u00eb b\u00ebnin q\u00eb Kosova t\u00eb mos ket\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb respektoj t\u00eb drejtat e pakicave.<\/p>\n<p>JU jeni t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se pa k\u00ebto integrime, rajoni nuk mund t\u00eb shkoj drejt Bashkimit Evropian. Edhe presidenti serb, Boris Tadiq, ka filluar t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb deklarative t\u00eb promovoj interesin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me t\u00ebr\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>Vizita e Juaj e paralajm\u00ebruar n\u00eb Serbi do t\u00eb ishte pozitive p\u00ebr shum\u00eb arsye, e sidomos p\u00ebr ndryshimin e klim\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb dyja vendeve. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb dikush nga Shqip\u00ebria t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Serbi dhe t\u00eb tregoj se ekziston nj\u00eb vullnet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe p\u00ebr shikimin e jet\u00ebs nga nj\u00eb priz\u00ebm i bashk\u00ebpunimit n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme dhe jo me politik\u00ebn destruktive si barrier\u00eb n\u00eb shtegun e vrapimit diplomatik.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb tregoj\u00eb se ka vendosur t\u00eb shtrij dor\u00ebn dhe t\u2019i tregoj\u00eb Serbis\u00eb se n\u00ebse zyrtar\u00ebt e saj flasin me gazetar\u00ebt shqiptar, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb domosdoshm\u00ebrish do t\u00eb jet\u00eb propagand\u00eb anti-serbe.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk e dini, dua t\u2019ua rikujtoj se n\u00eb Ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Beograd, diplomat\u00ebt Tuaj ende kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb tipit \u201cMercedes Benz\u201d, e q\u00eb besoj s\u00eb \u00ebsht\u00eb i fillim viteve \u201990, nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd dhe me nj\u00eb vit prodhimi q\u00eb nuk besoj se mund ta gjej dikush n\u00eb korin diplomatik n\u00eb Serbi. JU lutem, filloni ndryshimet duke e sjell\u00eb nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb re n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p><em>Marre nga &#8220;KOHA DITORE&#8221;<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: IDRO SEFERI I. P\u00ebr Serbin\u00eb nj\u00eb Gjeografi I nderuari Zot\u00ebri Meta, \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb reagoj ndaj \u00e7do mediumi n\u00eb bot\u00eb q\u00eb shkruan ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, jo korrekte dhe t\u00eb pa sakt\u00eb. Por, mund t\u00eb reagoj kur institucionet paraqesin t\u00eb pav\u00ebrteta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Leter drejtuar z. Ilir Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Leter drejtuar z. Ilir Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: IDRO SEFERI I. P\u00ebr Serbin\u00eb nj\u00eb Gjeografi I nderuari Zot\u00ebri Meta, \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb reagoj ndaj \u00e7do mediumi n\u00eb bot\u00eb q\u00eb shkruan ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, jo korrekte dhe t\u00eb pa sakt\u00eb. Por, mund t\u00eb reagoj kur institucionet paraqesin t\u00eb pav\u00ebrteta [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-10-29T22:03:58+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Leter drejtuar z. Ilir Meta\",\"datePublished\":\"2009-10-29T22:03:58+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-29T22:03:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/\"},\"wordCount\":1548,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/\",\"name\":\"Leter drejtuar z. Ilir Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-10-29T22:03:58+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-29T22:03:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Leter drejtuar z. Ilir Meta\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Leter drejtuar z. Ilir Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Leter drejtuar z. Ilir Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: IDRO SEFERI I. P\u00ebr Serbin\u00eb nj\u00eb Gjeografi I nderuari Zot\u00ebri Meta, \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb reagoj ndaj \u00e7do mediumi n\u00eb bot\u00eb q\u00eb shkruan ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, jo korrekte dhe t\u00eb pa sakt\u00eb. Por, mund t\u00eb reagoj kur institucionet paraqesin t\u00eb pav\u00ebrteta [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-10-29T22:03:58+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Leter drejtuar z. Ilir Meta","datePublished":"2009-10-29T22:03:58+00:00","dateModified":"2009-10-29T22:03:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/"},"wordCount":1548,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/","name":"Leter drejtuar z. Ilir Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-10-29T22:03:58+00:00","dateModified":"2009-10-29T22:03:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/leter-drejtuar-z-ilir-meta\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Leter drejtuar z. Ilir Meta"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/127\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}