{"id":12675,"date":"2013-05-01T10:53:49","date_gmt":"2013-05-01T09:53:49","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2281"},"modified":"2013-05-01T10:53:49","modified_gmt":"2013-05-01T09:53:49","slug":"cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/","title":{"rendered":"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Kastriot Bezati<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Naim Frash\u00ebri, Janin\u00eb 1868\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg\" width=\"300\" \/><br \/>\n<b>Familja e Naimit dhe Hatixhe Frash\u00ebri<\/b><\/p>\n<p>Naim Frash\u00ebri, m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Frash\u00ebr, nd\u00ebrsa m\u00eb 1865 vendoset n\u00eb Janin\u00eb ku, m\u00eb 1869 mbaroi gjimnazin \u201cZosimea\u201d dhe, diplom\u00ebn e k\u00ebsaj shkolle \u201ce ka me th\u00ebnien: fort mir\u00eb\u201d\u201d, \u2013 shkruan Mit\u2019hat Frash\u00ebri, \u201cNaim Frasheri\u201d, Sofie, 1901. U pajis n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb me kultur\u00eb bashk\u00ebkohore, m\u00ebsoi greqisht, fr\u00ebngjisht, italisht, nd\u00ebrsa jasht\u00eb shkoll\u00ebs m\u00ebsoi arabisht e persisht te i dituri Jakup Efendiu, \u2013 shkruan m\u00eb 1896 n\u00eb revist\u00ebn \u201cServeti Funun\u201d, v\u00ebllai i vog\u00ebl i Naimit, Samiu.<\/p>\n<p>Naimi, m\u00eb 1871, shkoi n\u00eb Stamboll. Nuk q\u00ebndroi m\u00eb shum\u00eb se tet\u00eb muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi t\u00eb kthehet n\u00eb Janin\u00eb. N\u00eb vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane n\u00eb Sarand\u00eb. S\u00ebmundja e kraharorit dhe dhembjet n\u00eb gjunjt\u00eb, nga reumatizma, \u201cq\u2019i erdh\u00ebn nga t\u00eb marr\u00ebt t\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb gjah\u201d, e shtr\u00ebnguan t\u00eb largohet nga Saranda dhe t\u00eb shkoj dhe t\u00eb kurohet p\u00ebr gjasht\u00eb muaj n\u00eb banjat e Badenit t\u00eb Austris\u00eb, \u2013 thot\u00eb Mit\u2019hat Frash\u00ebri. M\u00eb 1878 punoi tet\u00eb muaj si drejtor t\u00eb dhjetash (ashari mydiri) n\u00eb Berat. M\u00eb 1882 rishkon n\u00eb Stamboll, ku punoi n\u00eb fillim n\u00eb detyr\u00ebn e an\u00ebtarit e pastaj t\u00eb Kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Inspektimit dhe Kontrollit dhe, m\u00eb von\u00eb, t\u00eb Kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Arsimit dhe t\u00eb Z\u00ebvend\u00ebsministrit n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit., \u2013 shkruan studiuesi Laurant Bica, \u201cNaim Frash\u00ebri n\u00eb Kostandinopoj\u00eb\u201d, V\u00ebll. I, Tiran\u00eb, 2009. Naimi, m\u00eb 14 gusht 1882, n\u00ebnshkroi lejen p\u00ebr botimin e \u201cGramatik\u00ebs\u201d s\u00eb K. Kristoforidhit.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e par\u00eb e Naimit ishte n\u00eb K\u00eblli\u00e7 Ali t\u00eb Beshiktashit, lagje n\u00eb pjes\u00ebn europiane t\u00eb Stambollit. K\u00ebtu ai nuk q\u00ebndroi gjat\u00eb. Sht\u00ebpia e dyt\u00eb, ku Naimi jetoi koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe mbylli syt\u00eb, ishte K\u00ebz\u00ebll Topraku, q\u00eb gjendet nd\u00ebrmjet Kadiqoit dhe Erenqoit, lagje n\u00eb pjes\u00ebn aziatike t\u00eb Stambollit. Sht\u00ebpia e K\u00ebz\u00ebll Toprakut u kthye n\u00eb faltore p\u00ebr shqiptar\u00ebt. \u201cAty u mblodh\u00ebn atdhetar\u00eb si Kristo Hoxhi e Jani Vreto, Hoxha Tahsini e Ismail Qemali, Pashko Vasa e Murat Toptani \u2026 Nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt pat ardhur \u00c7ajupi \u2026 Sevasti Qiriazi \u2026Edhe Faik Konica i ri, kur shkoi dhe e takoi Naimin\u201d, \u2013 shkruan Nasho Jorgaqi, \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri\u201d, 2008.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Naim e Sami Frash\u00ebri me familjet n\u00eb Stamboll, 1882\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naimi_samiu_familjet.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>\u201c\u00c7do patriot ka vajtur tek ky burim atdhetarizmi, \u2013 thot\u00eb Sevasti Qiriazi. Naimi, \u2013 vazhdon m\u00eb tej ajo, \u2013 ishte me shtat t\u00eb mes\u00ebm dhe i im\u00ebt, kishte fytyr\u00eb fort t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00ebrheq\u00ebse, ishte i kthjell\u00ebt dhe i v\u00ebrtet\u00eb, ishte nj\u00eb magnet dashurie\u201d, \u2013 p\u00ebrfundon Sevasi Qiriazi.<\/p>\n<p>Naimi m\u00eb 1880 shkruan poem\u00ebn \u201cShqip\u00ebria\u201d, e cila botohet m\u00eb 1897. M\u00eb 1886 botoi poem\u00ebn \u201cBag\u00ebti e Bujq\u00ebsi\u201d, \u201cD\u00ebshir\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e shqiptar\u00ebve\u201d, libra p\u00ebr shkollat: \u201cVjershat p\u00ebr m\u00ebsonjtoret e para\u201d, \u201cE k\u00ebndimit t\u00eb \u00e7unave k\u00ebndonj\u00ebtoria\u201d, \u201cHistori e P\u00ebrgjithshme\u201d. M\u00eb 1890 doli \u201cLulet e Ver\u00ebs\u201d, pastaj \u201cM\u00ebsimet\u201d dhe \u201cFjala fluturake\u201d m\u00eb 1894, s\u00eb fundi m\u00eb 1898 poema e madhe epioke \u201cHistoria e Sk\u00ebnderbeut\u201d dhe poema \u201cQerbelaja\u201d. Naimi botoi 15 artikuj, 18 vjersha dhe 23 p\u00ebralla n\u00eb vargje n\u00eb revistat \u201cDrita\u201d e \u201cDituria\u201d dhe, n\u00eb fund t\u00eb shkrimeve t\u00eb tij, firmoste me sigl\u00ebn \u201cD\u201d. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb sigla \u201cD\u201d? Ndoshta do t\u00eb thot\u00eb \u201cDang\u00eblli\u201d apo \u201cDulellar\u00eb\u201d, si\u00e7 njihej n\u00eb fshat familja e Naimit, ndoshta ajo do t\u00eb thot\u00eb \u201cDrit\u00eb\u201d apo \u201cDituri\u201d, lejen e botimit t\u00eb t\u00eb cilave e nxori Naimi, ndoshta ajo sig\u00ebl i p\u00ebrfshinte t\u00eb gjitha: \u201cDang\u00ebllin\u00eb\u201d, \u201cDulellar\u00ebt\u201d, \u201cDrit\u00ebn\u201d dhe \u201cDiturin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Naimi, vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, i kaloi i s\u00ebmur\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb K\u00ebz\u00ebll Toprak. \u201cKishim kat\u00ebr vjet e gjys\u00ebm q\u2019e qanim k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb madh: e dinim q\u00eb s\u00ebmundja s\u2019i kish shp\u00ebtim!\u201d, \u2013 shkruan Mit\u2019hat Frash\u00ebri. U nda nga jeta Naimi duke u gdhir\u00eb e shtuna, ora 2 e m\u00ebngjesit, dita e nj\u00ebzet tetorit t\u00eb motit 1900. Varrimi u b\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, dit\u00ebn e diel, 21 tetor 1900, n\u00eb Teqen e Bektashinj\u00ebve t\u00eb Merdiven Qoit n\u00eb Stamboll. Varri u ngrit n\u00eb krah t\u00eb varrit t\u00eb Abdyl Frash\u00ebrit, i cili ishte i veshur i t\u00ebri me mermer t\u00eb bardh\u00eb dhe, mbi t\u00eb, nj\u00eb pllak\u00eb e zez\u00eb ku qen\u00eb gdhendur fjal\u00ebt e Naimit: \u201cHybdyl vatan minel yman\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: \u201cT\u00eb gjith\u00eb duhet t\u2019i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs M\u00ebm\u00ebdheut\u201d.<\/p>\n<p>Eshtrat e Naim Frash\u00ebrit shteti shqiptar i solli n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb kuadrin e 25 vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, m\u00eb 2 qershor 1937. Ishte dit\u00eb e m\u00ebrkur\u00eb, ora 15.30, kur mb\u00ebrriti arkivoli me vija kuq e zi me eshtrat e Naimit. Shefki Shatku, n\u00ebnkolonel, Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Xhandarm\u00ebris\u00eb, q\u00eb i solli eshtrat nga Stambolli, ia dor\u00ebzoi arkivolin me eshtrat e Naimit kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Abedin Nepravishta. Populli kishte mbushur sheshet dhe rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe hidhte lule dhe vet\u00ebm lule mbi arkivolin me eshtrat e Naimit.<\/p>\n<p>Ndodhi ajo q\u00eb tha Faik Konica m\u00eb 1901. \u201cTreqind shqiptar\u00eb t\u2019an\u00ebs komb\u00ebtare e shpun\u00eb n\u00eb v\u00ebnt t\u00eb funtm\u00eb. Treqind veta e p\u00ebrcuall\u00eb \u2026 Nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vij\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt do t\u2019i sjellin t\u00eb mbeturat e Naim Beut n\u00eb at\u00eb Shqip\u00ebri \u2026 Ahere, nuk do ta p\u00ebrcjellin treqind atdhetar\u00eb, por do ta pres\u00eb nj\u00eb komb i t\u00ebr\u00eb\u201d, \u2013 shkruante Faik Konica, \u201cAlbania\u201d, Bruksel, Nr.4, 20.04.1901. N\u00eb ceremonin\u00eb e organizuar n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, foli deputeti Eshref Frash\u00ebri nga trungu i familjes s\u00eb Dulellar\u00ebve t\u00eb Frash\u00ebrit, af\u00ebr t\u00eb cilit ishte familja dhe vajza e Nevrezit, Naime Rusi. Edhe para arkivolit me eshtrat e Naimit, nd\u00ebr shum\u00eb kurora, ishte edhe kurora e vendosur nga mbesa e Naimit, nga Naime Xhelal Rusi. Arkivoli me eshtrat e Naim Frash\u00ebrit u vendos n\u00eb Teqen Bektashiane t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Naimi u martua, ndoshta n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve \u201970 t\u00eb shek XIX, me Hatixhen\u00eb, e cila thirrej shkurtimisht Hexhe, vajza e nj\u00eb berberi nga Shkodra, e cila jetoi dy apo tre vjet m\u00eb shum\u00eb pas ndarjes nga jeta t\u00eb Naimit.<\/p>\n<p>Asija, vajza e Sherifit, q\u00eb u rrit, u arsimua dhe u edukua nga Naimi n\u00eb Janin\u00eb e n\u00eb Stamboll, u martua me Murat Toptanin, djalin e atdhetarit Said Shermedin Toptani, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit dhe mik i V\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebri, sidomos i Abdylit. Murati, ishte s\u00eb bashku me kush\u00ebririn e tij, Abdi Toptani, delegat n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00ebnshkruesi i Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 28.11.1912, si delegat i Tiran\u00ebs. U lind n\u00eb Aka t\u00eb Turqis\u00eb m\u00eb 13 korrik 1968, ku ishte internuar nga Porta e Lart\u00eb familja e Saidit. E \u00ebma e tij, Hanifeja, ishte vajza e Ahmet Pedis Kartajit nga Kaukazi. Murati kishte edhe nj\u00eb v\u00eblla, Refikun, si dhe nje mot\u00ebr, Vesimen, e cila u martua me v\u00ebllan\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Abdylit, Naimit e Samiut, me Mehmet Frash\u00ebrin.<\/p>\n<p>Murati, n\u00eb Stamboll u regjistrua n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cMadame Fyres\u201d, ku studionte edhe Asija, vajza e Sherifit, e cila u njoh mir\u00eb me Muratin, sepse jo vet\u00ebm q\u00eb ishin e q\u00ebndronin bashk\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, por edhe sepse Murati \u201cdit\u00ebt e pushimit tani i kalonte n\u00eb lagjen \u201cK\u00ebz\u00ebll Toprak\u201d pran\u00eb Naimit\u201d, \u2013 shkruan Ferid Hudhri, \u201cMurat Toptani\u201d, Tiran\u00eb, 1978. M\u00eb tej ai vazhdoi studimet e larta n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cSulltanie\u201d t\u00eb Stambollit, t\u00eb cilat i mbaroi m\u00eb 1894 dhe, edhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ai q\u00ebndronte pran\u00eb familjes s\u00eb Naimit. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1895, Murati u martua me Asijen dhe martesa u b\u00eb n\u00eb \u201cK\u00ebz\u00ebll Toprak\u201d, ku edhe banonte familja e Naim Frash\u00ebrit.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 tetor 1897, Murati u arrestua nga Porta e Lart\u00eb n\u00eb \u00c7anakala dhe, p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb, arrestohet pas dy vjet\u00ebsh, m\u00eb 1899, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe, k\u00ebsaj here, atij i internuan edhe familjen n\u00eb \u00c7anakala. M\u00eb von\u00eb, Murati internohet nga Porta e Lart\u00eb n\u00eb Konj\u00eb, provinc\u00eb n\u00eb juglindje t\u00eb Turqis\u00eb, ku q\u00ebndroi deri m\u00eb 1908. Shkolla p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt ishte kujdesi i par\u00eb i Muratit n\u00eb Konj\u00eb. \u201cKur e b\u00ebn syrgjyn Muratin, Naimi kishte vdekur. Ishte rreth vitit 1903. M\u00eb thirr\u00ebn mua t\u2019i \u00e7oj f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Konj\u00eb \u2026 Murati kishte nj\u00eb sht\u00ebpi me d\u00ebrrasa me dy kate \u2026 Ishte i ri. Kishte tre djem dhe nj\u00eb vajz\u00eb\u201d, \u2013 i ka deklaruar Dhimit\u00ebr Shuteriqit m\u00eb 1960 p\u00ebrmetari Nexhip Kame Kajca, i cili ka sh\u00ebrbyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Frash\u00ebrllinj\u00ebve n\u00eb Stamboll.<\/p>\n<p>Murati veprimtarin e zhvilloi kryesisht n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Stamboll, ne Napoli dhe n\u00eb Bukuresht. Ishte nj\u00eb nga atdhetar\u00ebt me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, zot\u00ebronte fr\u00ebngjishten, turqishten, arabishten, persishten, gjermanishten dhe italishten. Si artist ka b\u00ebr\u00eb vepra n\u00eb skulptur\u00eb, piktur\u00eb dhe karikatur\u00eb. M\u00eb 1899, kur ishte n\u00eb Napoli t\u00eb Italis\u00eb, realizoi n\u00eb skulptur\u00eb bustin e Sk\u00ebnderbeut. Shkroi poezi e artikuj publicistik\u00eb dhe, nj\u00eb pjes\u00eb e vjershave, u p\u00ebrmblodh\u00ebn n\u00eb librin \u201cVjershat e Murat Toptanit\u201d. E respektonte dhe e donte Asijen, e cila ishte gjithashtu e pajisur me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, njihte mir\u00eb fr\u00ebngjishten, greqishten e turqishten dhe luante mir\u00eb edhe n\u00eb piano. N\u00eb krijimin e vjersh\u00ebs \u201cDashuria\u201d u frym\u00ebzua nga Asija, t\u00eb cil\u00ebs, Murati, i b\u00ebri edhe nj\u00eb bust t\u00eb bukur kur ata ishin n\u00eb Konj\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb. U nda nga jeta m\u00eb 1917 n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb dekoruar me Urdhrin \u201cNderi i Kombit\u201d m\u00eb 26.06.2012.<\/p>\n<p>Asija dhe Murati kishin 11 f\u00ebmije, n\u00ebnte djem dhe dy vajza, \u2013 thot\u00eb Bele Myteveliu. Sherifi ishte nj\u00eb nga djemt\u00eb, i cili u lind n\u00eb Konj\u00eb dhe studimet e larta p\u00ebr teknologji dhe kimi industriale i mbaroi n\u00eb Gjermani. Punoi 32 vjet n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe ishte autori i shum\u00eb projekteve, novacioneve e shpikjeve t\u00eb aplikuara me sukses n\u00eb nxjerrjen dhe p\u00ebrpunimin e naft\u00ebs. M\u00eb 1957 ishte ideatori i shuarjes s\u00eb zjarrit n\u00eb pusin e naft\u00ebs n\u00eb Marin\u00ebz t\u00eb Fierit. M\u00eb 20 shtator 2001, K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb s\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, me Vendimin Nr.69, e shpalli Sherifin Toptanin, nipin e Sherif Frash\u00ebrit, \u201cQytetar Nderi\u201d t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs.<\/p>\n<p>Naimi dhe Hatixheja pat\u00ebn dy vajza, e para e quajtur Nerqeze, nuk jetoi as tre vjet, vdiq m\u00eb 1881. Dhimbja e poetit, e babait, ishte e madhe. N\u00eb vjersh\u00ebn e titulluar \u201cMbi trupin e bij\u00ebs sime t\u00eb vdekur\u201d, botuar n\u00eb \u201cTehajjulat\u201d (\u201cEnd\u00ebrimet\u201d), 1885, Naimi shkruan: \u201cMjeri un\u00eb, vaj moj bij\u00eb, mjeri un\u00eb!\/ Moj e dashur, moj e \u00ebmbla aq shum\u00eb!\/ Pa ty mbeta, pa ty mbeta moj me lot\u00eb!\/ U shkretofsh o qiell, moj zuzarja Rrot\u00eb!\u201d. Vajza e dyt\u00eb, Nevrezi, lindi n\u00eb Stamboll. Ishte me kultur\u00eb, dinte fr\u00ebngjisht dhe arabisht, njihte jo vet\u00ebm kultur\u00ebn e Turqis\u00eb por edhe t\u00eb Europ\u00ebs. I binte edhe pianos dhe, nj\u00eb piano, e solli me vete n\u00eb paj\u00eb kur u martua me Xhafer Luarasin, \u2013 shkruajn\u00eb Alfred dhe Neki Frash\u00ebri. U nda nga i shoqi, Xhaferi, sepse n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij gjeti zakone e mendime si dhe u ndesh me veprime, q\u00eb ishin mbyt\u00ebse p\u00ebr shpirtin e kultur\u00ebn emancipuese e civilizuese t\u00eb Nevrezit.<\/p>\n<p>Nevrezi u martua n\u00eb Stamboll me Shahin Kolonj\u00ebn, atdhetarin veprimtarin, publicistin dhe propagandistin e ideve komb\u00ebtare e demokratike, i cili kishte lindur m\u00eb 1865 n\u00eb Starje t\u00eb Kolonj\u00ebs dhe, pasi kishte kryer filloren n\u00eb Starje e Ruzhdijen n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, m\u00eb 1895, kishte kryer edhe Fakultetin e Juridikut n\u00eb Universitetin e Stambollit. Punon n\u00eb fillim si drejtor n\u00eb Idadijen (Gjimnazin) e Edrenes\u00eb dhe pastaj n\u00eb Idadijen e qytetit Gjymylxhime. M\u00eb 1897 em\u00ebrohet kajmekam n\u00eb Kozhan t\u00eb Selfixhes, m\u00eb pas, m\u00eb 1900, po me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb n\u00eb malin e Sh\u00ebnjt\u00eb (Ajon Oros), ku kishte 30 manastire e jetonin 1500 murgj dhe, m\u00eb von\u00eb, em\u00ebrohet po n\u00eb detyr\u00ebn e kajmekamit n\u00eb Vlor\u00eb. Nga 14 deri m\u00eb 22 n\u00ebntor 1908 morri pjes\u00eb si delegat i Kolonj\u00ebs n\u00eb Kongresin e Manastirit, kryetar i t\u00eb cilit ishte Mit\u2019hat Frash\u00ebri, ku u zgjodh edhe an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Alfabetit, kryetar i t\u00eb cilit ishte Gjergj Fishta. Po at\u00eb vit u zgjodh deputet i Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb Parlamentin Osman, q\u00eb u hap m\u00eb 17 dhjetor 1908.<\/p>\n<p>Shahin bej Starja apo Kolonja, qysh n\u00eb mosh\u00eb te re, shkonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Naim Frash\u00ebrit, n\u00eb K\u00ebz\u00ebll Toporak. Takohej e bisedonte shpesh me Nevrezin dhe Asijen. Ishte nj\u00eb nga t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb vler\u00ebsohej nga V\u00ebllezrit Frash\u00ebri. Viti 1900. N\u00eb tetor ai nuk ishte n\u00eb Stamboll. Lajmi i vdekjes s\u00eb Naimit e tronditi shum\u00eb. N\u00eb dhjetor ai shkon p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit m\u00ebsuesit t\u00eb vet n\u00eb varrezat e Merdiven Qojit, \u2013 shkruan Piro Tako, \u201cShahin Kolonja\u201d, Tiran\u00eb, 1984.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 1909, Nevrezi, vajza e Naim Frash\u00ebrit, martohet me Shahin Kolonj\u00ebn, me t\u00eb cilin njihej qysh kur ajo ishte jo m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vje\u00e7, m\u00eb 1896. Kur u martua ajo ishte 26 vje\u00e7, nd\u00ebrsa Shahini 44. Dasma u b\u00eb n\u00eb lulishten \u201c\u00c7u\u00e7uk Moda\u201d, n\u00eb Kadin Qoj, \u2013 shkruan studiuesi Piro Tako. Mor\u00ebn pjes\u00eb nd\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb edhe kunati i saj, Murat Toptani, i shoqi i Asijes, si dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb Shahinit, Bajo e \u00c7er\u00e7iz Topulli si dhe Mihal Gramenua.<\/p>\n<p>Nevrezi, e shoqja e Shahinit, lindi nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb sh\u00ebndetshme, q\u00eb i vun\u00eb emrin e Naimit, e quajt\u00ebn Naime. Shahini u nda nga jeta m\u00eb 1919 dhe, Nevrezi e rriti Naimene, duke patur edhe ndihm\u00ebn e xhaxhait, Mehmetit, si dhe t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Shahinit, Zylfos, t\u00eb cilit ia la si amanet n\u00eb momentin e fundit t\u00eb jet\u00ebs Shahini.<\/p>\n<p>Naimeja u martua me Xhelal Rusin, farmacistin e njohur, i cili kishte studiuar dhe ish diplomuar n\u00eb Franc\u00eb. \u201cIshte djali i Rahmi Rusit nga Leskoviku, i cili ishte patriot, bashk\u00ebpun\u00ebtor i At Stath Melanit, si dhe v\u00ebllai i Sk\u00ebnderit dhe i Mynever Rusit dhe, t\u00eb tre f\u00ebmij\u00ebt e Rahmiut, i cili vet\u00eb u nda nga jeta n\u00eb P\u00ebrmet m\u00eb 1915, n\u00eb vitet 1939-1944 mbajt\u00ebn nj\u00eb q\u00ebndrim antifashist, u lidh\u00ebn ngusht\u00eb me LANC-in\u201d, \u2013 m\u00eb thot\u00eb m\u00eb 15 n\u00ebntor 2011 Myftar Taria, i lindur m\u00eb 1921 n\u00eb Starje t\u00eb Kolonj\u00ebs, por me orgjin\u00eb nga Tarenjt\u00eb e Frash\u00ebrit, kur me ne n\u00eb bised\u00eb ishin edhe shok\u00ebt e miqt\u00eb e Myftarit, studiuesi Alfred Frash\u00ebri dhe veterani i LAN\u00c7-it, Iljaz Lumani. Naimeja dhe Xhelali, kishin tre f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb, q\u00eb mbante emrin e gjyshes, t\u00eb Nevrezit, e cila u vra gjat\u00eb bombardimeve m\u00eb 1944 n\u00eb Tiran\u00eb, kur ishte 12 vje\u00e7e, dhe dy djem, Asllanin dhe Rahmiun, q\u00eb edhe ky i dyti mbante emrin e gjyshit, t\u00eb Rahmiut.<\/p>\n<p>Asllani, lindur m\u00eb 1945 dhe ndar\u00eb nga jeta m\u00eb 1977, ishte nj\u00eb supervolejbollist, Mjesht\u00ebr i Merituar i Sportit. Ka luajtur volejboll me KS \u201c17 N\u00ebntori\u201d dhe KS \u201cDinamo\u201d. Ka fituar 7 her\u00eb Kup\u00ebn e Republik\u00ebs dhe ka zhvilluar 80 takime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nga t\u00eb cil\u00ebt 35 me skuadr\u00ebn komb\u00ebtare, n\u00eb vitet 1963-1975. Ka fituar medalje ari n\u00eb spartakiad\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb vitit 1969. Ishte nj\u00eb legjend\u00eb e volejbollit. \u201cAsllani ishte shoku im i skuadr\u00ebs n\u00eb ekipin e Dinamos. Ishte nj\u00eb nga vigan\u00ebt e volejbollit shqiptar\u201d, \u2013 m\u00eb thot\u00eb Mjeshtri i Merituar i Sportit, Kreshnik Tartari. M\u00eb 1997, stadiumit t\u00eb loj\u00ebrave me dor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, iu dha emri Pallati \u201cAsllan Rusi\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kastriot Bezati Familja e Naimit dhe Hatixhe Frash\u00ebri Naim Frash\u00ebri, m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Frash\u00ebr, nd\u00ebrsa m\u00eb 1865 vendoset n\u00eb Janin\u00eb ku, m\u00eb 1869 mbaroi gjimnazin \u201cZosimea\u201d dhe, diplom\u00ebn e k\u00ebsaj shkolle \u201ce ka me th\u00ebnien: fort mir\u00eb\u201d\u201d, \u2013 shkruan Mit\u2019hat Frash\u00ebri, \u201cNaim Frasheri\u201d, Sofie, 1901. U pajis n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Kastriot Bezati Familja e Naimit dhe Hatixhe Frash\u00ebri Naim Frash\u00ebri, m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Frash\u00ebr, nd\u00ebrsa m\u00eb 1865 vendoset n\u00eb Janin\u00eb ku, m\u00eb 1869 mbaroi gjimnazin \u201cZosimea\u201d dhe, diplom\u00ebn e k\u00ebsaj shkolle \u201ce ka me th\u00ebnien: fort mir\u00eb\u201d\u201d, \u2013 shkruan Mit\u2019hat Frash\u00ebri, \u201cNaim Frasheri\u201d, Sofie, 1901. U pajis n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-05-01T09:53:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi\",\"datePublished\":\"2013-05-01T09:53:49+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-01T09:53:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/\"},\"wordCount\":2610,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/\",\"name\":\"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg\",\"datePublished\":\"2013-05-01T09:53:49+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-01T09:53:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Kastriot Bezati Familja e Naimit dhe Hatixhe Frash\u00ebri Naim Frash\u00ebri, m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Frash\u00ebr, nd\u00ebrsa m\u00eb 1865 vendoset n\u00eb Janin\u00eb ku, m\u00eb 1869 mbaroi gjimnazin \u201cZosimea\u201d dhe, diplom\u00ebn e k\u00ebsaj shkolle \u201ce ka me th\u00ebnien: fort mir\u00eb\u201d\u201d, \u2013 shkruan Mit\u2019hat Frash\u00ebri, \u201cNaim Frasheri\u201d, Sofie, 1901. U pajis n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-05-01T09:53:49+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi","datePublished":"2013-05-01T09:53:49+00:00","dateModified":"2013-05-01T09:53:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/"},"wordCount":2610,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/","name":"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg","datePublished":"2013-05-01T09:53:49+00:00","dateModified":"2013-05-01T09:53:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/naim_frasheri_janine_1868.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cili-ishte-fati-pasardhesve-te-familjes-se-naim-frasherit-nga-vajzat-deri-tek-asllan-rusi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Cili ishte fati pasardh\u00ebsve t\u00eb familjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12675"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12675\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}