{"id":12673,"date":"2013-05-01T10:28:15","date_gmt":"2013-05-01T09:28:15","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2277"},"modified":"2013-05-01T10:28:15","modified_gmt":"2013-05-01T09:28:15","slug":"kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/","title":{"rendered":"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kastriot Bezati<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sami Frash\u00ebri me te shoqen Emine Veliye\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>Familja e Sami dhe Emine Frash\u00ebrit<\/strong><\/p>\n<p>Samiu m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Teqen bektashiane t\u00eb Frash\u00ebrit. M\u00eb 1865 vendoset n\u00eb Janin\u00eb, ku kreu gjimnazin grek \u201cZosimea\u201d. Punoi p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb sekretarin\u00eb e Vilajetit t\u00eb Janin\u00ebs dhe, kur ishte 21 vje\u00e7, m\u00eb 1871, u vendos n\u00eb Stamboll dhe filloi pun\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Shtypit, \u2013 shkruan Sami Frash\u00ebri n\u00eb \u201cServeti Funun\u201d, 1896.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb nd\u00ebr organizator\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb formimit t\u00eb Komitetit Shqiptar t\u00eb Stambollit m\u00eb 18 dhjetor 1877, nd\u00ebrsa m\u00eb 12 tetor 1879, n\u00eb mosh\u00ebn 29 vje\u00e7are, zgjidhet kryetar i \u201cShoq\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb Shtypuri Shkronja Shqipe\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1884-1885 drejtoi revistat \u201cDrita\u201d e pastaj \u201cDituria\u201d. Hartoi p\u00ebr nevojat e shkoll\u00ebs shqipe libra, nd\u00ebrsa m\u00eb 1899 botoi \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka qen\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u00eb\u201d, vep\u00ebr q\u00eb u p\u00ebrkthye n\u00eb greqisht nga Fan Noli. \u00cbsht\u00eb autori i 57 veprave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, turke e arabe, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe revistat e gazetat qe ai drejtoi n\u00eb Turqi, midis t\u00eb cilave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka q\u00ebn\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dhe \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb gjuh\u00ebt turke e arabe, \u201cKamus ul Alam\u201d, n\u00eb 6 v\u00ebllime, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai punoi 12 vjet, \u00ebsht\u00eb autori i fjalorit normativ t\u00eb gjuh\u00ebs turke \u201cKamusi Turki\u201d me 40000 fjal\u00eb e shprehje, si dhe autori i disa fjalor\u00ebve dygjuh\u00ebsh fr\u00ebngjisht-turqisht (1882) dhe \u201cturqisht-fr\u00ebngjisht (1885), arabisht-turqisht (Kamus-i Arabi). Shkroi n\u00eb gjuh\u00ebn turke drama e romane, nd\u00ebr t\u00eb cilat vepr\u00ebn \u201cBesa\u201d, botuar m\u00eb 1875. Disa libra e broshura i p\u00ebrmblodhi te \u201cBiblioteka e Xhepit\u201d dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb, ai drejtoi revistat e gazetat \u201cHadika\u201d, \u201cTarabullus\u201d, \u201cSabah\u201d, \u201cAile\u201d, \u201cHafta\u201d dhe Terxhumani Shark\u201d, q\u00eb u b\u00eb organi legal i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. P\u00ebrktheu edhe shum\u00eb vepra, sidomos nga fr\u00ebngjishtja.<\/p>\n<p>Studiues t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e kan\u00eb quajtur Samiun \u201cnj\u00eb p\u00ebrmendore pune\u201d. \u201cNj\u00eb njeri \u2013 nj\u00eb akademi\u201d, \u2013 shkruan studjuesi turk Shexhaattin Tural. T\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrit, Abdyli, Naimi dhe Samiu, jan\u00eb simbole t\u00eb atdhedashuris\u00eb dhe emblema t\u00eb kultur\u00ebs e dituris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Guri Kr. Sevo, n\u00eb kujtimet e tija t\u00eb botuara m\u00eb 1936, nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan: Nj\u00eb dit\u00eb e pyeta m\u00ebsuesin tim, Petro Luarasi, \u201cse cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zoti, Naimi apo Samiu?\u201d. Petro Luarasi iu p\u00ebrgjigj: \u201cNga cili sy sheh ti m\u00eb mir\u00eb, nga i djathti apo i majti?\u201d.<\/p>\n<p>Samiu, n\u00eb Stamboll u njoh dhe u martua me Emine Veliye, vajz\u00ebn e Kazasker Sadedin Efendiut, nj\u00eb familje q\u00eb ishte nga paria e Stambollit. U martua kur ishte 34 vje\u00e7, m\u00eb 1884. Me Eminen\u00eb bashk\u00ebjetoi 10 vjet dhe pati kat\u00ebr f\u00ebmije: Samijen, Sadiun, Sadijen dhe Ali Samiun. Me vdekjen e Emines\u00eb, m\u00eb 1894, pas nj\u00eb viti, m\u00eb 1895, u martua p\u00ebr s\u00eb dyti me Ballk\u00ebze Frash\u00ebrin, vajz\u00ebn e Ibrahim Pash\u00ebs nga La\u00e7enjt\u00eb e Frash\u00ebrit, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jetonte n\u00eb Stamboll, me t\u00eb cil\u00ebn pati nj\u00eb djal\u00eb, Sk\u00ebnderin.<\/p>\n<p>Samija, vajza e madhe, u martua me Rashid Mansur Ererin, i cili p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb ishte minist\u00ebr i financave t\u00eb Turqis\u00eb. La dy djem: Mehmetin dhe Eminin. Ky i dyti, Emin Ereri, ka ardhur disa her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Me t\u00eb un\u00eb jam takuar dhe kam biseduar n\u00eb Frash\u00ebr tri her\u00eb: m\u00eb 09.09.1973, kur punohej p\u00ebr ngritjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb V\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebri, m\u00eb 16.06.1974, kur u p\u00ebrurua muzeu \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri\u201d dhe m\u00eb 09.06.1978, kur arkivoli me eshtrat e Abdyl Frash\u00ebrit u nis nga Frash\u00ebri p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sadiu u nda nga jeta i ri. Sadija u martua me Subi Neshetin, Ali Samiu me Fahrijen dhe Sk\u00ebnderi me nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb e kishte emrin Sabiha.<\/p>\n<p>Ali Samiu, 1886-1951, studioi n\u00eb shkoll\u00ebn e Gallatasarajit n\u00eb Stamboll. M\u00eb 1905 krijoi klubin e futbollit, q\u00eb u regjistrua zyrtarisht m\u00eb 1912. Ali Samiu, apo si quhet nga viti 1934, Ali Sami Yen, ishte presidenti i par\u00eb i klubit sportiv t\u00eb Gallatasarajt, prandaj edhe stadiumit t\u00eb futbollit t\u00eb Gallatasarajt, nd\u00ebrtuar m\u00eb 1964 me 25500 vende n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Stambollit, iu dha emri \u201cAli Sami Yen\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSamiu ishte i dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb pas f\u00ebmij\u00ebve. N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e edukimit t\u00eb tyre ai nuk ndalej p\u00ebrpara asnj\u00eb sakrifice\u201d, \u2013 shkruan studiuesi turk A.S.Levend. \u201cDeri n\u00eb vitin 1899 n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb kishte gjithmon\u00eb mysafir\u00eb. Midis tyre kishte prift\u00ebrinj, hoxhallar\u00eb, shehler\u00eb, dervish\u00eb, orientalist\u00eb, t\u00eb huaj, t\u00eb rinj e t\u00eb vjet\u00ebr. Respektonte mendimin e tjetrit dhe dinte t\u00eb sillej me secilin. Me f\u00ebmij\u00ebt sillej si f\u00ebmij\u00eb\u201d, \u2013 shkruan Ali Sami, djali i Samiut, Hekmet Turhan Daghoglu, \u201cSemsettin Sami\u201d, Stamboll, 1934.<\/p>\n<p>\u201cSamiu \u2026 ka pas\u00eb shtatin e gjat\u00eb dhe \u2026me bel t\u00eb holl\u00eb, me ball t\u00eb gjan\u00eb dhe pak t\u00eb dalun p\u00ebrjashta. Ngjyr\u00ebn e syve e ka pas\u00eb t\u00eb zez\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme \u2026Si n\u00eb sht\u00ebpi ashtu edhe n\u00eb shoq\u00ebri gjithmon\u00eb serioz dhe n\u00eb t\u00eb folun i amb\u00ebl dhe buzagaz \u2026me secilin person ka ngjall\u00eb respekt e dashuni t\u00eb thell\u00eb\u201d, \u2013 shkruan Niazi Sul\u00e7e, Nasho Jorgaqi, \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri\u201d, 2008.<\/p>\n<p>Samiu ka patur let\u00ebrk\u00ebmbime t\u00eb shumta. \u201cSamiu ka patur let\u00ebrk\u00ebmbim shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb dendur, t\u00eb cilin e zhvillonte n\u00eb shtat\u00eb gjuh\u00ebt q\u00eb zot\u00ebronte: n\u00eb turqisht, italisht, gjermanisht, arabisht, persisht, greqisht, shqip. Ai d\u00ebrgonte 10-15 e deri ne 20 letra n\u00eb dit\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb vajza e madhe e Samiut, Sania, q\u00eb i ka q\u00ebndruar vazhdimisht pran\u00eb Samiut, Gazmend Shpuza \u201cGjurmime n\u00eb epok\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare\u201d, Tiran\u00eb, 1980. Samiu jetoi thjesht\u00eb, shpesh n\u00eb varf\u00ebri, q\u00eb nuk iu ndan\u00eb edhe borxhet. Sapo u nda nga jeta, sht\u00ebpia dhe biblioteka e tij prej 20000 v\u00ebllimesh, u shit\u00ebn q\u00eb familja e tij t\u00eb vazhdonte t\u00eb jetonte. N\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb q\u00eb, K\u00ebshilli i Lagjes Eren Qoj, i l\u00ebshoi pas vdekjes s\u00eb Samiut gruas se tij, Ballk\u00ebzit, nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhet se ajo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb 796 grosh \u2013 ja kjo ishte e gjith\u00eb pasuria financiare e l\u00ebn\u00eb nga kolosi Sami Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Porta e Lart\u00eb e ndoqi, e persekutoi, e internoi, e izoloi, aq sa vitet e fundit iu ndalua t\u00eb dilte edhe nga sht\u00ebpia. U nda nga jeta dit\u00ebn e shtun\u00eb, ora 21, dit\u00ebn e 18 qershorit 1904. Eshtrat ndodhen n\u00eb varret e njohura t\u00eb Fario Kunit n\u00eb Stamboll, \u2013 Gazeta \u201cTelegraf\u201d, 19.09-2011.<\/p>\n<p>Shahnishaja, Tahsini dhe Mehmeti<\/p>\n<p>Shahnishaja u martua me Ibrahim Lutfi B\u00ebrzesht\u00ebn, 1823\u20131904, nga B\u00ebrzeshta, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e Kazas\u00eb s\u00eb Starov\u00ebs, nd\u00ebrsa sot e rrethit t\u00eb Librazhdit. M\u00eb 1866 mbaroi shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb ushtarake n\u00eb Universitetin e Stambollit. Po at\u00eb vit u emrua me pun\u00eb n\u00eb Janin\u00eb. M\u00eb pas emrohet pedagog n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb t\u00eb Stambollit. M\u00eb 1870 u d\u00ebrgua n\u00eb Jemen dhe, pas nj\u00eb viti, m\u00eb 1871, u emrua profesor n\u00eb Shkoll\u00ebn Mbret\u00ebrore t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Stamboll. M\u00eb 1876 u d\u00ebrgua n\u00eb Spitalin Ushtarak t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe, pas disa muajsh, u kthye n\u00eb Stamboll dhe krejt jet\u00ebn e kaloj si profesor katedre n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Stambollit.<\/p>\n<p>U gradua kolonel m\u00eb 1888 dhe gjeneral m\u00eb 1898. Ibrahim B\u00ebrzeshta, kunati i V\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebri, ishte nj\u00eb personalitet erudit, njoh\u00ebs i disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, zot\u00ebrues i disa disiplinave shkencore dhe nj\u00eb pedagog i talentuar. \u201cProf. dr. Ibrahim Lutfi Pasha konsiderohet si themelues i Universitetit t\u00eb Stambollit dhe i terminologjis\u00eb shkencore mjek\u00ebsore turke\u201d, \u2013 shkruan mjeku i njohur me orgjin\u00eb shqiptare Prof. Besim Omer Pasha n\u00eb librin \u201cNev-Sali\u201d, 1905. Mori pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare dhe ishte an\u00ebtar i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Stambollit n\u00eb vitet e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Shahnishaja, mbasi u martua, shkoi dhe jetoi n\u00eb Turqi. Kishte nj\u00eb djal\u00eb, Vasifin, 1870-1931, \u2013 shkruajn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Alfred dhe Neki Frash\u00ebri, dhe nj\u00eb vajz\u00eb, Sadijen, e cila u martua me mjekun Refat Frasheri, \u2013 thuhet n\u00eb librin e Dr. Kadri K\u00ebr\u00e7ikut, \u201cZhvillimi i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb shek. XVIII \u2013 XX\u201d, Tiran\u00eb, 1962. Vasifi, kishte nj\u00eb vajz\u00eb dhe nj\u00eb djal\u00eb, Lejlan\u00eb dhe Orhanin, nd\u00ebrsa Sadija, vajza e Shahnishas\u00eb dhe Refatit nj\u00eb djal\u00eb,. Sk\u00ebnderin. Dh\u00ebndri i Shahnishas\u00eb, Refati, 1862\u20131934, ishte nga Sulejmanbellinjt\u00eb e Frash\u00ebrit, djali i Myftarit. Studjoi p\u00ebr mjek\u00ebsi n\u00eb Universitetin e Stambollit.<\/p>\n<p>Pasi u diplomua punoi n\u00eb spitalin ushtarak t\u00eb Shkodr\u00ebs deri n\u00eb vitin 1898. M\u00eb von\u00eb, deri m\u00eb 1913, ishte drejtori i Institutit Bakteriologjik \u201cLuis Pasteur\u201d n\u00eb Stamboll. Realizoi shum\u00eb studime n\u00eb fush\u00ebn e bakteriologjis\u00eb. Zbatoi vaksinimin kund\u00ebr lis\u00eb me an\u00ebn e g\u00ebrvishtjes p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Qeveria e dal\u00eb nga Kongresi i Lushnj\u00ebs, krijoi Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe, n\u00eb vitet 1920\u20131931, drejtor i k\u00ebsaj drejtorie ishte mikrobologu i mir\u00ebnjohur, Prof. Refat Myftar Frash\u00ebri. Refati eci n\u00eb rrug\u00ebn atdhetare t\u00eb V\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebri. Luftoi e punoi p\u00ebr lirin\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Naim Frash\u00ebri n\u00eb poem\u00ebn \u201cBag\u00ebti e Bujq\u00ebsi\u201d, botuar m\u00eb 1866, nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan: \u201cDhe ti Mali-Plak q\u00eb me syt\u00eb e tu ke par\u00eb, \/ Luftra t\u00eb m\u00ebdha e pun\u00eb q\u00eb kan\u00eb ngjar\u00eb\u201d dhe, ky mal, \u00ebsht\u00eb Mali-Plak mbi Sopotin dhe B\u00ebrzesht\u00ebn n\u00eb Librazhd, p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebnga popullore \u201dGjorg Golemi, Princi i Sopotit\u201d, thot\u00eb: \u201cN\u00eb Mal-Plak e mbi Sopot, \/ Gjorg Golemi kryezot!\u201d. I k\u00ebndon Malit-Plak dhe Sopotit, q\u00eb ngrihet edhe mbi B\u00ebrzesht\u00ebn, ndoshta se ai kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr Malin-Plak, Gjorg Golemin e Sopotin nga miku i tij, farmacisti ushtarak Halit B\u00ebrzeshta i njohur me emrin Bej Baba dhe nga kunati i tij, mjeku ushtarak, Ibrahim B\u00ebrzeshta, i shoqi i Shahnishas\u00eb.<\/p>\n<p>Tahsini ishte i zgjuar dhe me kultur\u00eb, kishte shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Samiun, i cili, ashtu si dhe Naimi, e vler\u00ebsonin shum\u00eb. \u201cHartoi disa punime. Punimi i tij i par\u00eb me titull \u201cMeditime\u201d kishte karakter filozofik \u2026 Shkroi gjithashtu kat\u00ebr drama me titull \u201cRexhepi gjak\u00ebsor\u201d, \u201cHaxhi Efendiu\u201d, \u201cXhelat\u00ebt e f\u00ebmijve\u201d, kurse titullin e dram\u00ebs s\u00eb fundit nuk e dim\u00eb. T\u00eb gjitha punimet i shkroi turqisht\u201d, \u2013 shkruan Kristo Frash\u00ebri, \u201cAbdyl Frash\u00ebri\u201d, Tiran\u00eb, 1984.<\/p>\n<p>S\u00ebmundja e tuberkulozit ndau nga jeta n\u00eb fillim Nefisen\u00eb, pastaj Sherifin dhe m\u00eb von\u00eb Tahsimin. E ndau Tahsinin kur ai ishte n\u00eb Janin\u00eb. Kur vdiq Tahsini, Naimi ishte n\u00eb Baden t\u00eb Austris\u00eb dhe, e mori vesh gj\u00ebm\u00ebn e madhe, se \u201cvdekja kish marr\u00eb Tahsinin\u201d kur u kthye nga Austria n\u00eb Janin\u00eb, \u2013 shkruan Nasho Jorgaqi , \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri\u201d, Tiran\u00eb, 2008. Vjersha me titull \u201cN\u00eb vdekje t\u00eb v\u00ebllait\u201d, shkruar m\u00eb 1877, botuar n\u00eb p\u00ebrmbledhjen poetike \u201cTehajjulat\u201d (\u201cEnd\u00ebrrimet\u201d), m\u00eb 1885, tregon dh\u00ebmbjen e madhe t\u00eb Naimit, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan n\u00eb k\u00ebt\u00eb vjersh\u00eb: \u201cTashti ngjyrat q\u00eb la toka s\u2019kam \u00e7\u2019i dua, \/ Pas k\u00ebsaj kuptim m\u00eb s\u2019kan\u00eb, ah, p\u00ebr mua, \/ \u2026 N\u00eb mes res\u00eb s\u00eb mjerimit mbeta sot, \/ I pashpres\u00eb jam tashti e dhimbje plot\u201d.<\/p>\n<p>Mehmeti u vendos n\u00eb Janin\u00eb m\u00eb 1865, ku edhe studjoi e p\u00ebrfundoi gjimnazin \u201cZosimea\u201d. U martua me Vesimen, vajz\u00ebn e Said Shermedin Toptanit, motr\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve Murat dhe Refik Toptani, nga t\u00eb cil\u00ebt i pari ishte martuar me vajz\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait, me Asijen e Sherifit. Mehmeti punoi n\u00eb Janin\u00eb, n\u00eb Selanik dhe n\u00eb Stamboll. N\u00eb Selanik ishte drejtor i doganave, n\u00eb vitet \u201990 t\u00eb shek. XX. N\u00eb Stamboll, Mehmeti, botoi gazet\u00ebn \u201cBesa\u201d, numri i par\u00eb i s\u00eb cil\u00ebs doli m\u00eb 5 n\u00ebntor 1908.<\/p>\n<p>Mehmeti dhe Vesimia kishin nj\u00eb djal\u00eb dhe tre vajza. \u201cGjyshi im, Mehmeti \u2026 lindi djal\u00eb t\u00eb vet\u00ebm Hysrefin, babain tim. Po ashtu edhe im at\u00eb vet\u00ebm mua m\u00eb pati djal\u00eb dhe tre vajza\u201d, -thot\u00eb nipi i Mehmet Frash\u00ebrit, qe mban edhe ai emrin e gjyshit, t\u00eb Mehmet Frash\u00ebrit, i cili njihet m\u00eb shum\u00eb me emrin Pipi dhe jeton n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebrin\u00eb e ngriti, e lart\u00ebsoi dhe i dha em\u00ebr mbi tok\u00eb Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu, e mbajt\u00ebn m\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe i ndri\u00e7uan rrug\u00ebn e liris\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Abdyl, Naim dhe Sami Frash\u00ebri dhe i vuri mbi krye kuror\u00ebn e vet\u00ebqeverimit Ismail Qemal Vlora.<\/p>\n<p>Abdyli, \u201cHero i Popullit\u201d, udh\u00ebheq\u00ebs, burr\u00eb shteti, ideolog, politikan, diplomat, organizator dhe orator i shquar i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Naimi, \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d, poeti m\u00eb i madh i Rilindjes, edukatori, m\u00ebsuesi dhe veprimtari i shquar i kultur\u00ebs dhe arsimit, nd\u00ebrgjegjja e kombit, k\u00ebng\u00ebtari i madh i liris\u00eb s\u00eb njeriut dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Samiu, \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d, dijetari dhe gjuh\u00ebtari i madh, shkrimtari, publicisti dhe p\u00ebrkthyesi i shquar, ideologu kryesor i Rilindjes.<\/p>\n<p>A nuk duhet sot q\u00eb, edhe Abdyli, Naimi dhe Samiu, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb, jan\u00eb dhe do t\u00eb mbeten yje t\u00eb pashuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb jen\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb Skulptur\u00eb Monumentale n\u00eb nj\u00eb nga sheshet kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs? V\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri, Abdyli, Naimi dhe Samiu, jan\u00eb mrekullia e historis\u00eb dhe frym\u00ebmarrja e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Si djali i Sami Frash\u00ebri themeloi klubin e futbollit \u201cGalatasaray\u201d<\/p>\n<p>Ka lindur n\u00eb Kandili t\u00eb Stambollit, m\u00eb 20 mars 1886. Emri origjinal i tij \u00ebsht\u00eb Ali Sami, dhe \u00ebsht\u00eb i biri i Sami Frash\u00ebrit.<br \/>\nAli Sami \u201cYen\u201d Frash\u00ebri n\u00eb vitin 1905 krijoi klubin futbollistik Sport Klub Galatasaray dhe ishte president i par\u00eb p\u00ebr 13 vjet rresht, nga 1905-1918. Dhe p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb vitin 1925. Ishte trajner i par\u00eb i ekipit t\u00eb futbollit n\u00eb mes viteve 1905-1908. President i Komitetit Olimpik nga viti 1926-1931. Trajner i par\u00eb n\u00eb nj\u00eb ndeshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Rumanis\u00eb. Ali Sami Frash\u00ebri, vdiq m\u00eb 20 korrik, 1951.<\/p>\n<p>Ali Sami Frash\u00ebri \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga futbollist\u00ebt e par\u00eb shqiptar\u00eb, gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga trajner\u00ebt e par\u00eb shqiptar\u00eb, nj\u00eb nga president\u00ebt e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb skuadre futbolli.<\/p>\n<p>Ali Sami Frash\u00ebri g\u00ebzonte nj\u00eb respekt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb shtetin turk e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetin e Stambollit.<br \/>\nAli Sami Frash\u00ebri vuri themelet e futbollit turk, ishte iniciatori i par\u00eb i krijimit t\u00eb klubeve sportive si t\u00eb: Basketbollit, hendbollit, volejbollit, notit, hipizmit etj. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb klubit t\u00eb Ali Sami Frash\u00ebrit ishin: SK Fenerbah\u00e7e, JK Beshiktash, Trabzonspor, Istanbulspor etj.<br \/>\nAli Sami Frash\u00ebri ndoqi rrug\u00ebn e babait dhe xhaxhallar\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb shquar dhe shum\u00eb vizionar. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij SK Galatasaray fitoi shum\u00eb trofe, ishte skuadra m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb e organizuar n\u00eb Turqi dhe Ballkan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kuriozitet sa i p\u00ebrket fanellave t\u00eb SK Galatasaray:<\/p>\n<p>N\u00eb fillimet e saja, at\u00ebher\u00eb kur edhe e themeloi, fanellat e SK Galatsarayit kishin ngjyrat kuq e zi, si dhe n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb emblem\u00ebn me shqiponj\u00ebn dy kren\u00ebshe, q\u00eb simbolizonte edhe vet origjin\u00ebn e Ali Sami Frash\u00ebrit. Por me kalimin e koh\u00ebs nga vet\u00eb shteti otoman, u detyruan dhe u obliguan q\u00eb t\u00eb hiqeshin fanellat me ngjyr\u00ebn kuq e zi dhe ta hiqnin shqiponjen si emblem\u00eb t\u00eb klubit, e t`i z\u00ebvend\u00ebsonin me ngjyra verdh e kuq, q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite i bart SK Galatsaray.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb edhe kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb arbitrave t\u00eb Turqis\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb Ali Sami Frash\u00ebrit drejtuesit e klubit Galasaray vendos\u00ebn q\u00eb stadiumit t`ia l\u00ebn\u00eb emrin e legjend\u00ebs s\u00eb futbollit dhe sportit turk, emrin e shqiptarit ton\u00eb t\u00eb madh \u201cAli Sami Yen\u201d. Emrin e tij, Ali Sami Yen, mban\u00eb edhe nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb Stamboll. Kurse fjala Yen n\u00eb biografin\u00eb e tij ishte pseudonimi, sepse ashtu e quanin dhe e njihnin dashamir\u00ebt e futbollit turk, Ali Sami Yen.<\/p>\n<p>Me vdekjen e tij Turqia humbi themeluesin e futbollit turk, kurse shqiptaria birin e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kastriot Bezati Familja e Sami dhe Emine Frash\u00ebrit Samiu m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Teqen bektashiane t\u00eb Frash\u00ebrit. M\u00eb 1865 vendoset n\u00eb Janin\u00eb, ku kreu gjimnazin grek \u201cZosimea\u201d. Punoi p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb sekretarin\u00eb e Vilajetit t\u00eb Janin\u00ebs dhe, kur ishte 21 vje\u00e7, m\u00eb 1871, u vendos n\u00eb Stamboll dhe filloi pun\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kastriot Bezati Familja e Sami dhe Emine Frash\u00ebrit Samiu m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Teqen bektashiane t\u00eb Frash\u00ebrit. M\u00eb 1865 vendoset n\u00eb Janin\u00eb, ku kreu gjimnazin grek \u201cZosimea\u201d. Punoi p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb sekretarin\u00eb e Vilajetit t\u00eb Janin\u00ebs dhe, kur ishte 21 vje\u00e7, m\u00eb 1871, u vendos n\u00eb Stamboll dhe filloi pun\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-05-01T09:28:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit\",\"datePublished\":\"2013-05-01T09:28:15+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-01T09:28:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/\"},\"wordCount\":2671,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/\",\"name\":\"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg\",\"datePublished\":\"2013-05-01T09:28:15+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-01T09:28:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Kastriot Bezati Familja e Sami dhe Emine Frash\u00ebrit Samiu m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Teqen bektashiane t\u00eb Frash\u00ebrit. M\u00eb 1865 vendoset n\u00eb Janin\u00eb, ku kreu gjimnazin grek \u201cZosimea\u201d. Punoi p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb sekretarin\u00eb e Vilajetit t\u00eb Janin\u00ebs dhe, kur ishte 21 vje\u00e7, m\u00eb 1871, u vendos n\u00eb Stamboll dhe filloi pun\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-05-01T09:28:15+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit","datePublished":"2013-05-01T09:28:15+00:00","dateModified":"2013-05-01T09:28:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/"},"wordCount":2671,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/","name":"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg","datePublished":"2013-05-01T09:28:15+00:00","dateModified":"2013-05-01T09:28:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/sami_frasheri_emine_velije.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-ishin-pasardhesit-e-sami-frasherit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kush ishin pasardh\u00ebsit e Sami Frash\u00ebrit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12673"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12673"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12673\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}