{"id":12671,"date":"2013-05-01T09:52:35","date_gmt":"2013-05-01T08:52:35","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2272"},"modified":"2013-05-01T09:52:35","modified_gmt":"2013-05-01T08:52:35","slug":"kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/","title":{"rendered":"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kolec Traboini\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg\" width=\"300\" \/> <em><strong>Poeti: Gjith\u00e7ka n\u00eb art konsiston n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Bisedoi: <strong>Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><i>Kolec Traboini\u00a0\u00a0 <\/i><\/p>\n<p><em>Poeti Kolec Traboini \u00ebsht\u00eb nga ata krijues q\u00eb shpreh shpirtin fenomenologjik me t\u00eb gjith\u00eb qart\u00ebsin\u00eb e mendimit filozofik e artistik dhe me dhuntin\u00eb e njer\u00ebzores. \u00cbsht\u00eb autor i 20 librave me poezi, proz\u00eb, es\u00e9, ku p\u00ebrfshihen 12 v\u00ebllime me poezi, nga t\u00eb cilat tre antologji poetike me bashkautor\u00eb, t\u00eb mir\u00ebpritura dhe t\u00eb vler\u00ebsuara nga kritika e koh\u00ebs, audienca e lexuesve dhe dashamir\u00ebsve t\u00eb poezis\u00eb dhe let\u00ebrsis\u00eb. Poeti Kolec Traboini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr lirik\u00ebt m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb vargjeve lirike shqiptare i letrave shqipe, kjo dallohet e ndjehet te v\u00ebllimet e tij poetike \u201cItaka Grua\u201d dhe \u201cLule Pellazgjike\u201d. Gjithashtu pena poetike e Traboinit dallohet p\u00ebr tonin qytetar e intelektual, \u00ebsht\u00eb nga z\u00ebrat poetik\u00eb m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb i gjendjes sociale n\u00eb stilin migjenian, kujtojm\u00eb poem\u00ebn \u201cKoha e prostitutave\u201d krejt e ve\u00e7ant\u00eb ne poezin\u00eb bashkohore e me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb idet\u00eb e mjetet shpreh\u00ebse e emocionale. <\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb poeti i vargjeve lirike shqiptare Kolec Traboini na rr\u00ebfen udh\u00ebtimin e tij interesant n\u00eb bot\u00ebn e artit, ve\u00e7mas asaj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, ku sikund\u00ebr edhe shprehet: \u201cGjith\u00e7ka n\u00eb art konsiston n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, madje edhe kur n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb larta je i detyruar ta jap\u00ebsh at\u00eb\u201d. Poeti n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb b\u00ebn nj\u00eb apel t\u00eb dhimbsh\u00ebm njer\u00ebzor, p\u00ebr vler\u00ebsimin e poetit Frederik Rreshpja, duke e konsideruar si nj\u00eb nga lirik\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb gjys\u00ebmshekullit t\u00eb kaluar. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb ndiqni intervist\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><strong>N\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb prezantoje veten para lexuesve si do ta b\u00ebnit k\u00ebt\u00eb. Do t\u2019ju p\u00eblqenit t\u00eb quheshit poeti, shkrimtari, kineasti apo gazetari Traboini?<\/strong><\/p>\n<p>Njeriu i tunduar nga arti provon veten n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se mund t\u00eb stamposet me nj\u00eb mori epitetesh si\u00e7 ndodh r\u00ebndom. Krijuesi \u00ebsht\u00eb dal\u00ebzots i shpirtit t\u00eb vet, \u00ebsht\u00eb njeriu n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb m\u00ebnyrave dhe formave t\u00eb shprehjes, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sens nuk mund ta vendos\u00ebsh as vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr se do t\u00eb ndjehej ngusht\u00eb. Mes k\u00ebtyre arteve ku e shpreh veten, autori ka di\u00e7ka q\u00eb e dallon dhe ajo \u00ebsht\u00eb fryma e tij. Poet\u00ebt n\u00eb \u00e7do gjini t\u00eb shkruajn\u00eb, n\u00eb \u00e7do form\u00eb arti t\u00eb shprehen, do t\u00eb ndjehen si t\u00eb till\u00eb, sepse n\u00eb t\u00eb gjitha do t\u00eb interferoj\u00eb ndjesia e thell\u00eb e fryma poetike, sinqeriteti deri n\u00eb brisht\u00ebsi. Mendoj se e b\u00ebra p\u00ebrzgjedhjen\u2026<\/p>\n<p><strong>At\u00ebher\u00eb le t\u00eb fillojm\u00eb me frym\u00ebn poetike, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb me pak fjal\u00eb q\u00ebllimi dhe esenca e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb poeti?<\/strong><\/p>\n<p>Kur nis e shkruan ai q\u00eb duhet ta meritoj\u00eb t\u00eb quhet poet, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me vetveten e kjo \u00ebsht\u00eb shfaqja e gjith\u00e7kaje q\u00eb p\u00ebrjeton n\u00eb shpirt para atyre q\u00eb e lexojn\u00eb. Mosrespektimi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshje, pra n\u00ebse ai q\u00eb shkruan k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb men\u00e7urin, t\u00eb diturin, t\u00eb zgjedhurin dhe i fsheh trazimet brenda vetes, tregon se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhje e gabuar. Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi mes poetit dhe atyre q\u00eb shkruajn\u00eb thjesht se ua kan\u00eb m\u00ebsuar alfabetin. Poetik\u00ebn mund ta m\u00ebsosh n\u00eb shkolla, por shpirti nuk i p\u00ebrfill zanat\u00e7injt\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb si n\u00ebna q\u00eb e krijon f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb shtatzani pa e prekur nj\u00eb her\u00eb me dor\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb insistojm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqasje me mjesht\u00ebrit\u00eb do t\u00eb isha i detyruar t\u00eb b\u00ebja k\u00ebt\u00eb p\u00ebrzgjedhje: arti poetik \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb kudh\u00ebr kur rrihet gjithnj\u00eb hekur i skuqur.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendime keni p\u00ebr poezin\u00eb; a mund ta perifrazoni at\u00eb; cili \u00ebsht\u00eb raporti i autor\u00ebve me poezin\u00eb; dhe sa n\u00eb poezi shprehet vetvetja?<\/strong><\/p>\n<p>Poezia, lirika e shpirtit \u00ebsht\u00eb si qielli ku fluturojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zogjt\u00eb, ngjash\u00ebm qielli i poezis\u00eb \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira ku fluturojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshirat sado mistike t\u00eb jen\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb i kalt\u00ebr \u2026eh, po dhe nxin ngandonj\u00ebher\u00eb, dhe at\u00ebher\u00eb, mjer\u00eb zogjt\u00eb e dashuruar mbetur pa streh\u00ebz. P\u00ebr mua ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb shpreh \u00e7far\u00eb kam me shpirt me \u00e7do kusht e n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb. Anipse edhe vet\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb shpjegohem, t\u00eb gjitha teorizimet mbi poezin\u00eb m\u00eb duken ve\u00e7 retorik\u00eb. Askush deri tani nuk i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb definicion t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Ka edhe groteske t\u00eb tilla kur ata q\u00eb sapo kan\u00eb shkruar nj\u00eb tuf\u00ebz vargje naive e kan\u00eb botuar nj\u00eb librushk\u00eb nisin e flasin p\u00ebr mjeshtrin\u00eb e poezis\u00eb dhe i flasin seriozisht n\u00eb televizionet komb\u00ebtare. Mjerim i madh \u00ebsht\u00eb kur media kultivon injoranc\u00ebn. N\u00ebse hedhim v\u00ebshtrimin jasht\u00eb, v\u00eb re se poezia amerikane \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thell\u00eb n\u00eb mendime, por jo dhe aq n\u00eb ndjesi. P\u00ebrpiqem t\u2019i njoh, madje edhe i p\u00ebrkthej her\u00eb pas here p\u00ebr t\u2019i kuptuar m\u00eb mir\u00eb. M\u00eb i fuqishmi i t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb poezin\u00eb moderne ishte ai q\u00eb quhej poeti i ndyr\u00eb i rrug\u00ebs me emrin Bukovski dhe un\u00eb e p\u00eblqej aq shum\u00eb, sepse as nuk do t\u2019ia dij\u00eb \u00e7far\u00eb thon\u00eb p\u00ebr t\u00eb, i thot\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs intelektuale akademike: \u201cShko tej!\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb ndryshe. Ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb europian, sepse \u00ebsht\u00eb pinjoll i nj\u00eb babai gjermani p\u00ebrzier me grua polake. Un\u00eb i kam jetuar t\u00eb dyja edhe Amerik\u00ebn edhe Europ\u00ebn dhe them se arrij t\u00eb dalloj ndryshimet mes tyre. Poezia amerikane \u00ebsht\u00eb temperamenti amerikan, t\u00eb vetmin revolucion t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb poezi e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb brezi e Beat Generation. T\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrjashto Bukovskin, q\u00eb e tham\u00eb m\u00eb lart, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Poezia amerikane \u00ebsht\u00eb jeta amerikane. Madje Xhim Morrison ka m\u00eb shum\u00eb temperament se shum\u00eb poet\u00eb t\u00eb atij vendi t\u00eb madh q\u00eb natyrisht lind gjigand\u00eb n\u00eb proporcionet e veta. E kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mos \u00e7uditem q\u00eb kur u shfaq Khalil Gibran me poezin\u00eb e tij mistike arabe, e prit\u00ebn si nj\u00eb per\u00ebndi n\u00eb qiellin e poezis\u00eb e proz\u00ebs filozofike amerikane e cila i pranon prurjet e artit nga gjith\u00eb bota dhe shpesh b\u00ebhet frym\u00ebzuese e saj.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb ndahet poezia nga autori n\u00eb gjykim estetik n\u00eb sensin \u2013 poezia \u00ebsht\u00eb frym\u00eb, autori \u00ebsht\u00eb trup?<\/strong><\/p>\n<p>Sado t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019i ndajm\u00eb, vepra dhe autori jan\u00eb t\u00eb ngjizura t\u00eb nj\u00ebra-tjetra. Autori mund t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb jet\u00eb, por ka jet\u00ebn e dyt\u00eb brenda vepr\u00ebs. Simpatia p\u00ebr vepr\u00ebn, do apo nuk do, t\u00eb \u00e7on n\u00eb simpatin\u00eb drejt autorit dhe e kund\u00ebrta. M\u00eb ka lind\u00eb nj\u00eb problem i k\u00ebsaj natyre koh\u00ebt e fundit kur nisa t\u00eb merrem me nj\u00eb lib\u00ebr mbi poet\u00ebt \u201cKujto Poetin\u201d. Mendova gjat\u00eb dhe pasi e shoshita me veten time vendosa ta l\u00eb jasht\u00eb autorin Farudin Gunga. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se i ndjeri ka qen\u00eb poet i mir\u00eb, por un\u00eb kam mendimet e ndjesit\u00eb e mia.<\/p>\n<p>Ai mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb poet i mir\u00eb, por m\u00eb i mir\u00eb se p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve u sh\u00ebrbeu me devotshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb skllavi. \u00c7far\u00eb m\u00eb duhet mua retorika atdhetare kur i fut thik\u00ebn pas shpine popullit t\u00ebnd. K\u00ebsisoj mendoj se nuk ka nj\u00eb prerje me thik\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs nga autori. As vdekja e autorit nuk e ndan at\u00eb nga vepra e tij. Po t\u00eb k\u00ebrkoni me v\u00ebmendje n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb shkruhet n\u00eb vep\u00ebr do ta gjeni autorin patjet\u00ebr. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb Iliad\u00eb pa Homer. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb Ana Karenina pa Leon Tolstoj. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb Migjen pa vargje t\u00eb lira as vargje t\u00eb lira jasht\u00eb Migjenit.<\/p>\n<p><strong>Ju keni shqip\u00ebruar mjaft poet\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb keni n\u00eb dor\u00ebshkrim \u201cNga Safo tek Bukovski\u201d. A ruani mendimin se shqip\u00ebrimet ve\u00e7mas poetike mund t\u00eb rishqip\u00ebrohen nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr shkak se shpesh k\u00ebto shqip\u00ebrime jan\u00eb shum\u00eb larg poezive n\u00eb origjinal?<\/strong><\/p>\n<p>Ruaj mendimi q\u00eb edhe shqip\u00ebrimet mbajn\u00eb vul\u00ebn e koh\u00ebs, t\u00eb nivelit t\u00eb shqip\u00ebruesit e disa faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb me kalimin e dekadave anashkalohen. Por dua t\u00eb them di\u00e7ka p\u00ebr shqip\u00ebrimet poetike tem\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kam trajtue edhe n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb televizive. Gjat\u00eb viteve t\u00eb rinis\u00eb kur rr\u00ebmbenim e lexonim \u00e7do gj\u00eb, padyshim edhe poezit\u00eb e shqip\u00ebruara i kishim n\u00eb preferenc\u00eb. Por ashtu si\u00e7 jemi mrekulluar nga ca shqip\u00ebrues, ashtu dhe jemi zhg\u00ebnjyer nga t\u00eb tjer\u00eb, sepse kemi lexuar poezi t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj dhe thonim: \u201csi qenka i madh ky poet me k\u00ebt\u00eb lloj poezie, t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb shprehje, me shum\u00eb celebrale se emocionale\u201d. Ma do mendja se kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrkthyer nga njer\u00ebz q\u00eb e kishin poezin\u00eb larg vetes. Dhe vazhdoj t\u00eb mendoj se poezin\u00eb mund ta shqip\u00ebrojn\u00eb bukur ata q\u00eb shkruajn\u00eb vet\u00eb poezi.<\/p>\n<p><strong>Si i vler\u00ebson raportet e qeveritar\u00ebve shqiptar\u00eb me poet\u00ebt dhe artist\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse e keni fjal\u00ebn p\u00ebr afinitetet e qeveritar\u00ebve mediok\u00ebr me k\u00ebng\u00ebtar\u00eb \u201cthesi\u201d, ato v\u00ebrtet jan\u00eb nj\u00eb mrekulli dhe shtetar\u00ebt shpenzojn\u00eb para pa hesap nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr poezin\u00eb nuk japin asnj\u00eb cent. Por, edhe paradokset vazhdojn\u00eb t\u00eb pafundme n\u00eb atdheun ton\u00eb ku poet\u00ebt ndjehen jetim\u00eb, ka raste kur ndonj\u00eb njeri q\u00eb nuk ka qen\u00eb e as nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb shkrimtar, t\u00eb lart\u00ebsohet e miklohet deri n\u00eb qiell nga qeveritar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr politik q\u00eb \u00ebsht\u00eb thjeshte nj\u00eb mballosje, si nj\u00eb thes me 700 arna q\u00eb mban brenda eshtnat e nj\u00eb t\u00eb vdekuni, e k\u00ebshtu autori po na ngjet jo pak me plak\u00ebn Nic\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb llahtarshme ia p\u00ebrplas tuf\u00ebn e kockave t\u00eb kolonelit Z, priftit dhe gjeneralit.<\/p>\n<p><strong>Pas dy dekadave a ka mundur t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb let\u00ebrsia nga hierarkia e konsoliduar e nj\u00eb sistemi t\u00eb ngurt\u00eb dhe a vazhdon let\u00ebrsia t\u00eb mbetet viktim\u00eb e mentalitetit t\u00eb real-socit?<\/strong><\/p>\n<p>Mjerisht ne ende dhe sot e k\u00ebsaj dite nuk po shp\u00ebtojm\u00eb dot nga skematizmi i mendimit mbi let\u00ebrsin\u00eb e aq m\u00eb tep\u00ebr poezin\u00eb. Ca njer\u00ebz din\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb, por nuk din\u00eb \u00e7far\u00eb thon\u00eb, ca tru t\u00eb ngelur brenda skemave t\u00eb shabllonizmit t\u00eb para dy dekadave. Kur duam t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb prej k\u00ebsisoj klasifikimesh a klishesh me idhuj e mite, biem prap\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb kur p\u00ebrmendim dy emra X apo Y, duke u nisur nga preferenca vetiake apo shtetare. Dhe k\u00ebshtu mbetemi aty ku ishim dhe harrojm\u00eb se poezia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyll me drur\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl dhe bukuria nuk matet kurrsesi me dimensionet e trungut. Zot na shp\u00ebto prej mendimeve t\u00eb kalcifikuara e sindromave t\u00eb real-socit q\u00eb krijonte idhuj e duke mos patur kurrfar\u00eb m\u00ebshire a bonsensi nuk p\u00ebrtojn\u00eb ta na i imponojn\u00eb n\u00eb kok\u00eb p\u00ebrdhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb na thuash nj\u00eb poet q\u00eb vjen e kalon modestish e l\u00eb pas nj\u00eb vep\u00ebr poetike t\u00eb admirueshme larg t\u00eb gjitha skemave dhe hierarkis\u00eb s\u00eb sajuar q\u00eb m\u00eb shum\u00eb shfaqet si piramid\u00eb tiranie p\u00ebr poet\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrmend disa emra poet\u00ebsh q\u00eb i kam njohur personalisht dhe e admiroj krijimtarin\u00eb e tyre si nj\u00eb thesar komb\u00ebtar i artit shqiptar. \u2013 Frederik Reshpja q\u00eb e konsideroj lirikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit q\u00eb shkoi, e kam njohur, kemi punuar bashk\u00eb n\u00eb Kombinatin e Drurit n\u00eb Shkod\u00ebr. Kemi qen\u00eb nj\u00eb grup letrar\u00ebsh t\u00eb rinj asokohe n\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb e mbanim si idhullin ton\u00eb letrar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mjesht\u00ebr i madh, nj\u00eb shpirt i kulluar, nj\u00eb dlir\u00ebsi e pashoqe n\u00eb poezi dhe tipik \u2013 i burgosur nga diktatura dhe i anashkaluar nga demokracia q\u00eb edhe poet\u00ebt p\u00ebrpiqet t\u2019i inkuadroj\u00eb n\u00eb klane politike.<\/p>\n<p>Frederik Reshpja i p\u00ebrbuzi t\u00eb gjith\u00eb ata shtetar\u00eb e n\u00ebnpun\u00ebsa rrangall\u00eb q\u00eb e lan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mjerushme n\u00eb fundin e jet\u00ebs. Por ai ishte e mbeti nj\u00eb zog shiu, nj\u00eb yll n\u00eb qiellin e poetik\u00ebs, nj\u00eb diamant i lirik\u00ebs shqipe anipse edhe sot e k\u00ebsaj dite b\u00ebjn\u00eb sikur nuk ka ekzistuar kurr\u00eb. Ka nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb poet q\u00eb ka qen\u00eb deputet e militant partiak, edhe nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr po ashtu. Mir\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb, por nuk ka as rrug\u00eb e as shkoll\u00eb me emrin e Frederik Rreshp\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrbuzi pushtetet t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb streh\u00ebz batak\u00e7injsh, spekulator\u00ebsh dhe njer\u00ebzish pa asnj\u00eb merit\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb kontribut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mund t\u00eb them edhe p\u00ebr poetin tjet\u00ebr t\u00eb shquar shkodran Zef Zorba. \u2013 Ndoc Gjetja, t\u00eb cilit i kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl fotografish n\u00eb Athin\u00eb 1993, ato foto q\u00eb botohen n\u00eb t\u00eb gjitha gazetat dhe un\u00eb e kam quajtur edhe n\u00eb ese \u201cPoeti me fytyr\u00eb Krishti\u201d. N\u00ebse e jet\u00ebrsojm\u00eb shemb\u00eblles\u00ebn e mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Krishtit tek nj\u00eb njeri krijues, ai ishte poeti Ndoc Gjetja. \u2013 Madu gjithashtu, Jamarb\u00ebr Marko, t\u00eb cilin e njoha n\u00eb fakultet si bashkstudent n\u00eb gazetari, por edhe n\u00eb Kinostudio kur e soll\u00ebn t\u00eb punonte pun\u00ebtor n\u00eb mir\u00ebmbajtje pas d\u00ebnimit. Ishte nj\u00eb poet i \u00e7liruar prej t\u00eb gjitha skemave q\u00eb ia z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn poezis\u00eb. Ky mund t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb prej korifenjve q\u00eb disa trumbetojn\u00eb me t\u00eb madhe, por ama \u00ebsht\u00eb poet i v\u00ebrtet\u00eb\u2026\u00e7far\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb ambicia e \u00e7do poeti. Kush lufton t\u00eb jet\u00eb i par\u00eb e kthen q\u00ebllimin e jet\u00ebs n\u00eb luft\u00eb karrigesh, por vendin e vet si poet e ka humbur.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendimi keni p\u00ebr kritik\u00ebn letrare bashkoh\u00ebse; a ndjehet dhe sa ndihmon ajo n\u00eb evidentimin e vlerave letrare?<\/strong><\/p>\n<p>Ju keni t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb pyesni dhe pyetja juaj mbart nj\u00eb shqet\u00ebsim, por un\u00eb do ta formuloja pyetjen m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. A ekziston kjo kritik\u00eb? N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb me t\u00eb ndjerin pedagogun tim, Adriatik Kallulli, koh\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin mund t\u00eb them ishte i vetmi kritik pasionant e serioz i let\u00ebrsis\u00eb shqipe, kemi diskutuar edhe problemin e munges\u00ebs s\u00eb seriozitetit n\u00eb kritik\u00ebn letrare e cila sot shfaqet si mosekzistente, apo q\u00eb e shet l\u00ebkur\u00ebn fort lir\u00eb. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkak q\u00eb m\u00eb b\u00ebn fort skeptik n\u00eb vler\u00ebsimet apo kritikat q\u00eb aty-k\u00ebtu shfaqen m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr hir t\u00eb interesave materiale. Sot recensionet lavd\u00ebruese t\u00eb vetquajturve kritik\u00eb po b\u00ebhen me para e k\u00ebsaj t\u00eb shkret\u00eb paraje po i p\u00ebrkulen edhe shum\u00eb nga ata q\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb tituj shkencor\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb precedent\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm anipse ndokush ka mendimin se nga mediokriteti nuk i vjen e keqja let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por ama po v\u00ebm\u00eb re nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr, mediokrit nuk mjafton t\u00eb jen\u00eb prezent\u00eb me veprat, por kan\u00eb nisur t\u00eb b\u00ebhen agresiv\u00eb, po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb krye t\u00eb pun\u00ebve, t\u00eb vetshpallen me tituj t\u00eb m\u00ebdhenj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cilat i kan\u00eb bler\u00eb n\u00ebp\u00ebr ca institucione fantazm\u00eb e spekulative deri n\u00eb Amerik\u00eb (se edhe bota i ka k\u00ebto fenomene). Organizojm\u00eb madje edhe manifestime masive mediokriteti q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb rrokin edhe p\u00eblqimin institucional t\u00eb shtetit duke e kthyer krijimtarin\u00eb poetike n\u00eb nj\u00eb kaos t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Mendoj se autor\u00ebt serioz\u00eb nuk duhet t\u00eb bien n\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mod\u00eb, ata nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr paterica kritik\u00ebsh pa personalitet. N\u00ebse me kritik\u00eb mendohen k\u00ebto lloj recensionuesish-lavdem\u00ebdhenj me pages\u00eb, at\u00ebher\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb e plot goj\u00eb do t\u00eb themi se kritika letrare nuk ekziston.<\/p>\n<p><strong>Ke lindur n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb cil\u00ebs i ke thurur shum\u00eb poezi plot dashuri e nostalgji, po Shkodra a t\u00eb pret ngroht\u00eb a ke zhvilluar ndonj\u00eb veprimtari poetike apo filmike n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ku arti shqiptar mund ta konsideroj\u00eb djepin e vet?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb kisha dasht\u00eb t\u00eb mos m\u00eb b\u00ebhej kjo pyetje. T\u2019u b\u00ebhej atyre q\u00eb drejtojn\u00eb veprimtarit\u00eb artistike n\u00eb Shkod\u00ebr prej t\u00eb cil\u00ebs veprimtaria ime letrare dhe kinematografike nuk ka sesi t\u00eb ndahet. Ju kujtoj filmat e mi t\u00eb hersh\u00ebm \u201cKol Idromeno\u201d dhe \u201cMarin Barleti\u201d t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr vlera n\u00eb rang komb\u00ebtar. Por edhe koh\u00ebt e fundit kam krijuar film montazhet \u201cMartir\u00ebt\u201d, \u201cMartin Gjoka\u201d. Eset\u00eb e mia p\u00ebr Shkodr\u00ebn jan\u00eb pjesa m\u00eb e mir\u00eb e publicistik\u00ebs sime n\u00ebp\u00ebr vite. Nd\u00ebrsa poetikisht Shkodra ka qen\u00eb e mbetet burimi i frym\u00ebzimit tim. Nga dy v\u00ebllimet me poezi botuar n\u00eb 2012, nj\u00eb kapitull i gjer\u00eb me titullin \u201cOde p\u00ebr Shkodr\u00ebn\u201d i kushtohet marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mia shpirt\u00ebrore me qytetin tim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Madje hyrja n\u00eb v\u00ebllimin \u201cU dashka t\u00eb dal nat\u00ebn von\u00eb\u201d titullohet \u201cPoetika e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb\u201d n\u00eb rrug\u00ebn Badra.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq t\u00eb them se nuk jam ftuar n\u00eb asnj\u00eb lloj veprimtarie letrare dhe artistike. \u00cbsht\u00eb zgjedhja e tyre, por un\u00eb kam qen\u00eb e mbetem nj\u00eb krijues shkodran. K\u00ebt\u00eb lloj trazimi shpirt\u00ebror q\u00eb ma sjell\u00eb ky indiferentiz\u00ebm m\u00eb ka nxitur t\u00eb shkruaj nj\u00eb ese \u201cPellazg i mbetur pa atdhe\u201d t\u00eb cilin e kam botuar n\u00eb hyrje t\u00eb v\u00ebllimit me lirika \u201cLule pellazgjike\u201d. N\u00ebse drejtuesit e kultur\u00ebs n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb till\u00eb me em\u00ebr t\u00eb madh nuk marrin mundimin as t\u00eb lexojn\u00eb \u00e7far\u00eb shkruhet p\u00ebr qytetin e tyre kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb veta, por kjo nuk m\u00eb \u00e7udit kur shoh se varrin e Kol Idromenos n\u00eb Rrmaj, q\u00eb duhej t\u00eb ishte vend pelegrinazhesh p\u00ebr artist\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mjeruar. Kur me kolosin shqiptar t\u00eb artit sillen k\u00ebshtu, \u00e7\u2019presin t\u00eb tjer\u00ebt?!<\/p>\n<p><strong>Ju si krijues i ardhur nga djepi letrar i gegnis\u00eb, \u00e7far\u00eb mendoni p\u00ebr nj\u00eb kontradikt\u00eb q\u00eb po vjen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb evidenc\u00eb, raporti mes Gjuh\u00ebs Standarde dhe asaj Gegnishte?<\/strong><\/p>\n<p>Natyrisht edhe sikur t\u00eb mos dua, k\u00ebsaj pyetjeje nuk mund t\u2019i shmangem. P\u00ebr \u00e7do shkodran \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb anashkalimi, o m\u00eb mir\u00eb shkelmimi i gegnishtes, \u00e7far\u00eb m\u00eb vjen nd\u00ebrmend se me k\u00ebt\u00eb po duen t\u00eb shkelmojn\u00eb edhe artin q\u00eb ka lind n\u00eb k\u00ebt\u00eb djep t\u00eb gegnis\u00eb. Ka nj\u00eb shprehje t\u00eb njohur \u201cUthulla e fort\u00eb then en\u00ebn e vet\u201d. Kap\u00eb pas ksaj rrfane, na duket se kjo p\u00ebrkon aq bukur me gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs q\u00eb idhnohen nga se nuk po duen me e afrue t\u00eb bukur\u00ebn, gegnishten ton\u00eb as n\u00eb fjalor e as n\u00eb sintaks\u00eb e i g\u00ebzohen ve\u00e7 nj\u00eb Drejtshkrimi t\u00eb cunguem e Fjalori mjeran, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb e turp\u00ebron se e nderon Gjuh\u00ebn Shqipe, sepse n\u00eb leksik ka 35 mij\u00eb fjal\u00eb q\u00eb po t\u00eb pjestohen me 6 (sepse 6 fjal\u00eb jan\u00eb ve\u00e7 me termin parazit \u2013 kooperativ\u00eb, q\u00eb nuk e p\u00ebrdor ma kurrkush prej alergjis\u00eb kooperativiste), at\u00ebher\u00eb p\u00ebrfundimi krejt mjeruesh\u00ebm na del se jemi n\u00eb kufinjt\u00eb e 6-10 mij\u00eb fjal\u00ebve n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb shqipe. Q\u00eb pra mbroth\u00ebsia e p\u00ebrparimi yn\u00eb p\u00ebr t`u qar\u00eb me lot\u00eb: gjuha ma e vjet\u00ebr me rranj\u00eb e deg\u00eb tek pellazg\u00ebt, n\u00eb ilirishte e mandej, po na shfaqet si ma e varfra gjuh\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, e kjo fal\u00eb gjuh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb epok\u00ebs pa lavdi.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin tjet\u00ebr ka shum\u00eb d\u00ebshira me u largue ma shum\u00eb se me u afrue. Meqen\u00ebse un\u00eb jam n\u00eb rrah t\u00eb ernave se shkruaj edhe standart, por edhe n\u00eb gegnishte n\u00eb ca poetika t\u00eb ve\u00e7anta, ndjehem v\u00ebrtet keq. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb ekstremet, m\u00eb p\u00eblqen bashkimi e bashk\u00ebsia gjuh\u00ebsore, afrimi e jo largimi. M\u00eb p\u00eblqen Kristoforidhi me Mark Shalgjatin e tij, \u201cPrite, o Gjin!\u201d\u2026 E n\u00ebse e hap k\u00ebt\u00eb tem\u00eb p\u00ebrs\u00ebmbari jam gati me shfry tan dufin tem edhe kund\u00ebr nj\u00ebn\u00ebs e tjetr\u00ebs pal\u00eb\u2026.Tue e t\u00ebrhjek litarin dy pal\u00ebt e duke mos l\u00ebshuar asnji p\u00ebr\u00e7ik, gjasat jan\u00eb litari t\u00eb kputet. E kujt i vlen kjo? Kurrkujt. Sot nuk ka ma asnj\u00eb shkak q\u00eb t\u00eb ngulmojm\u00eb me frym\u00ebn e imponimit t\u00eb dhunsh\u00ebm edhe n\u00eb fush\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs, e cila kurrsesi nuk guxon t\u00eb bahet fush\u00ebbetej\u00eb klanesh, krahinash, partish apo ideologjish shterp\u00eb, aq ma tep\u00ebr fush\u00eb p\u00ebr\u00e7arjesh jug-veri.<\/p>\n<p><strong>Tek ju si autor shfaqen dukuri t\u00eb tilla, n\u00eb nj\u00eb aspekt jeni demaskues i rrept\u00eb i gjendjes sociale, ndoshta nd\u00ebr z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb n\u00eb poezin\u00eb e sotme duke ecur n\u00eb gjurm\u00ebt e migjeniane si tek \u201cKoha e prostitutave\u201d nd\u00ebrkoh\u00eb jeni nd\u00ebr lirik\u00ebt m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb, kujtoj v\u00ebllimet \u201cItaka grua\u201d dhe \u201cLule pellazgjike\u201d. A i konsideroni k\u00ebto kund\u00ebrshti t\u00eb pazakonta n\u00eb gjendjen emocionale t\u00eb nj\u00eb poeti? Dhe cili mendoni se do t\u00eb jet\u00eb vendi Traboinit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse poeti do t\u00eb kishte n\u00eb gjoks nj\u00eb cop\u00eb shk\u00ebmb e jo nj\u00eb det, do t\u00eb ishte e panatyrshme sepse \u00e7do tronditje e madhe do ta thyente at\u00eb. Por poeti \u00ebsht\u00eb si deti. P\u00ebrjeton stuhi t\u00eb m\u00ebdha dhe gjith\u00e7ka nga thell\u00ebsia i nxjerr n\u00eb breg. A e keni v\u00ebn\u00eb re \u00e7\u2019ndodh me detin t\u00eb nes\u00ebrmen e dit\u00ebs me dallg\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Vjen qet\u00ebsia. Vjen nj\u00eb dit\u00eb e bukur. Deti n\u00eb horizont kalon nga a kaltra n\u00eb blu n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ai t\u00eb b\u00ebn magji e ti dashurohesh me t\u00eb. Mbaj mend nga f\u00ebmij\u00ebria se p\u00ebr shit\u00ebsin ku merrnim ushqime me list\u00eb, thonin ai sot \u00ebsht\u00eb me mot t\u00eb keq dhe nga ky shkak at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjetonim urin\u00eb. Apo ai sot \u00ebsht\u00eb me mot t\u00eb mir\u00eb dhe ishim t\u00eb sigurt\u00eb se do ta ngopnim barkun mir\u00eb. Koh\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie e varf\u00ebr q\u00eb do t\u00eb m\u00eb \u00e7onte m\u00eb pas n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve jetim\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Konceptet poetike mendoj se q\u00ebndronin n\u00eb vizionin e njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb rrethonin n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time dhe kjo n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb ka injektuar n\u00eb natyr\u00ebn time ndryshueshm\u00ebrin\u00eb e motit.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka q\u00ebndron tek pasioni, dashuria e zjarrt\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr njeriun, p\u00ebr natyr\u00ebn, dhe urrejtja po aq p\u00ebrv\u00ebluese p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb e pengon apo d\u00ebmton t\u00eb bukur\u00ebn, q\u00eb shkat\u00ebrron jet\u00ebt njer\u00ebzore. Gjith\u00e7ka n\u00eb art konsiston n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, madje edhe kur n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb larta je i detyruar ta jap\u00ebsh at\u00eb. \u2026Vendi im \u00ebsht\u00eb n\u00eb poezin\u00eb time, n\u00eb librat e mi. Aty e ndjej veten mir\u00eb. T\u00eb tjerat jan\u00eb vet\u00ebm ambicje gjallnor\u00ebsh q\u00eb vjen nj\u00eb dit\u00eb e shuhen bashk\u00eb me njeriun.<\/p>\n<p>Poet\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk grinden p\u00ebr hierarkit\u00eb letrare. Nuk kan\u00eb m\u00eb luft\u00eb b\u00ebrrylash, as \u00e7mime t\u00eb marra me tarafe. P\u00ebrtej daljes s\u00eb arkeotipit nga skena, poetin e p\u00ebrfaq\u00ebson poezia e tij. Mir\u00eb keq, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer. Gjith\u00e7ka ka koh\u00ebn e vet; lindja, adoleshenca, marr\u00ebzit\u00eb e rinis\u00eb dhe dashuria \u00e7mendurake me artin, endacak\u00ebria n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, sistemimi i shpirtit n\u00eb vargje e libra si testament dhe\u2026 k\u00ebmbana q\u00eb bie p\u00ebr t\u00eb mbyllur kapitullin. P\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb duhet t\u00eb mbetet i qet\u00eb e i kthjellt\u00eb \u00e7do krijues, koha p\u00ebr vlerat e stisura \u00ebsht\u00eb e pam\u00ebshirshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Poeti: Gjith\u00e7ka n\u00eb art konsiston n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn Bisedoi: Raimonda MOISIU Kolec Traboini\u00a0\u00a0 Poeti Kolec Traboini \u00ebsht\u00eb nga ata krijues q\u00eb shpreh shpirtin fenomenologjik me t\u00eb gjith\u00eb qart\u00ebsin\u00eb e mendimit filozofik e artistik dhe me dhuntin\u00eb e njer\u00ebzores. \u00cbsht\u00eb autor i 20 librave me poezi, proz\u00eb, es\u00e9, ku p\u00ebrfshihen 12 v\u00ebllime me poezi, nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7,9],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Poeti: Gjith\u00e7ka n\u00eb art konsiston n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn Bisedoi: Raimonda MOISIU Kolec Traboini\u00a0\u00a0 Poeti Kolec Traboini \u00ebsht\u00eb nga ata krijues q\u00eb shpreh shpirtin fenomenologjik me t\u00eb gjith\u00eb qart\u00ebsin\u00eb e mendimit filozofik e artistik dhe me dhuntin\u00eb e njer\u00ebzores. \u00cbsht\u00eb autor i 20 librave me poezi, proz\u00eb, es\u00e9, ku p\u00ebrfshihen 12 v\u00ebllime me poezi, nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-05-01T08:52:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten\",\"datePublished\":\"2013-05-01T08:52:35+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-01T08:52:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/\"},\"wordCount\":4092,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/\",\"name\":\"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg\",\"datePublished\":\"2013-05-01T08:52:35+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-01T08:52:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Poeti: Gjith\u00e7ka n\u00eb art konsiston n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn Bisedoi: Raimonda MOISIU Kolec Traboini\u00a0\u00a0 Poeti Kolec Traboini \u00ebsht\u00eb nga ata krijues q\u00eb shpreh shpirtin fenomenologjik me t\u00eb gjith\u00eb qart\u00ebsin\u00eb e mendimit filozofik e artistik dhe me dhuntin\u00eb e njer\u00ebzores. \u00cbsht\u00eb autor i 20 librave me poezi, proz\u00eb, es\u00e9, ku p\u00ebrfshihen 12 v\u00ebllime me poezi, nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-05-01T08:52:35+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten","datePublished":"2013-05-01T08:52:35+00:00","dateModified":"2013-05-01T08:52:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/"},"wordCount":4092,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/","name":"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg","datePublished":"2013-05-01T08:52:35+00:00","dateModified":"2013-05-01T08:52:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kolec_traboini.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kolec-traboini-gjuhetaret-e-tiranes-nuk-e-duan-gegnishten\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kolec Traboini: Gjuh\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk e duan gegnishten"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12671"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12671\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}