{"id":12556,"date":"2013-03-26T22:34:47","date_gmt":"2013-03-26T21:34:47","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1634"},"modified":"2013-03-26T22:34:47","modified_gmt":"2013-03-26T21:34:47","slug":"misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/","title":{"rendered":"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Dita - 26 mars 2013\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>Xhevdet Shehu<\/strong>, <em>26 Mars 2013<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Ekskluzivisht nga Londra\/Miranda Vickers: Populli shqiptar duhet t\u00eb pyes\u00eb veten n\u00ebse\u2026.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>INTERVISTA \u2013 Rr\u00ebfimi i rrall\u00eb p\u00ebr DITA i historianes s\u00eb njohur t\u00eb Akademis\u00eb Britanike t\u00eb Mbrojtjes, q\u00eb mbulon prej 22 vitesh vendimmarrjet e Londr\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare: Ku e kishin origjin\u00ebn ngjarjet e tmerrshme q\u00eb trondit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitet 1997-98; Si shpjegohen q\u00ebndrimet e dyzuara t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe \u00c7am\u00ebrin\u00eb; Pse Berisha nuk ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr heqjen e Gjendjes s\u00eb Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs me Greqin\u00eb; \u00c7far\u00eb mendon p\u00ebr Edi Ram\u00ebn; A do ket\u00eb dor\u00ebzim paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit n\u00eb qershor 2013 dhe pse p\u00ebrdor p\u00ebr qeverisjen termin \u201cbajatosje\u201d<\/p>\n<p>Historiania e njohur angleze dhe nj\u00eb nga ekspertet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cDITA\u201d, analizon situat\u00ebn aktuale n\u00eb vend para zgjedhjeve t\u00eb 23 qershorit, nd\u00ebrsa argumenton nevoj\u00ebn e ndryshimit. Ajo ka besim se nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet manipulimi skandaloz i zgjedhjeve t\u00eb vitit 1996, as dhe anarkia dhe kaosi i vitit 1997. Por ajo mendon se Berisha ka mbetur po ai. \u201cBerisha mbetet po aq dogmatik dhe imponues si edhe m\u00eb par\u00eb dhe po aq i vendosur p\u00ebr t\u00eb t\u00eb mbetur n\u00eb pushtet me \u00e7do kusht\u201d, thot\u00eb ajo. Nd\u00ebrsa flet p\u00ebr retorik\u00ebn nacionaliste, ajo e kritikon Berish\u00ebn p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes came. Ajo hedh dyshimet p\u00ebr vrasjen e Azem Hajdarit, nd\u00ebrsa thekson se \u201cBerisha fitoi kapital t\u00eb madh politik pas vdekjes s\u00eb Hajdarit dhe un\u00eb nuk mendoj se ne do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebsaj ngjarjeje, derisa frika q\u00eb buroi nga Tirana n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1998 nuk do t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb korridoret e pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. K\u00ebto dhe t\u00eb tjera m\u00eb holl\u00ebsisht do t\u2019i gjeni n\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Zonja Miranda! Kan\u00eb mbetur edhe rreth tre muaj nga zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb 23 qershorit. Sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb k\u00ebto zgjedhje sipas jush p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb \u00e7do demokraci, shansi p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb nj\u00eb pal\u00eb zgjedhjesh t\u00eb p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj, i cili u \u00ebsht\u00eb mohuar miliona njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb fatin t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci parlamentare. N\u00eb zgjedhjet shqiptare t\u00eb vitit 1992 mor\u00ebn pjes\u00eb 90.35 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote \u2013 aq i madh ishte entuziazmi i nj\u00eb popullsie q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebparshme u ishte mohuar shansi p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira. Mjerisht, n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga ajo koh\u00eb, pjes\u00ebmarrja e votuesve ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike. Kjo ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb apatis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhapur dhe zhg\u00ebnjimit me klas\u00ebn politike t\u00eb vendit, si t\u00eb majt\u00ebs ashtu dhe s\u00eb djatht\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshtuar vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar rivalitetin e tyre politik dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj t\u00eb kaluare negative, populli shqiptar nuk duhet ta humbas\u00eb besimin n\u00eb procesin zgjedhor, pasi \u00e7do pal\u00eb zgjedhje, q\u00eb nga zgjedhjet e tmerr\u00ebsisht mashtruese t\u00eb vitit 1996, kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb krahasim me paraardh\u00ebset e tyre.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pas 8 vjet\u00ebsh t\u00eb nj\u00eb koalicioni t\u00eb djatht\u00eb, mendoni se \u00ebsht\u00eb koha e nj\u00eb rotacioni politik n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ashtu si me \u00e7do demokraci moderne, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qeveri t\u00eb rizgjedhur, \u00ebsht\u00eb pozitive q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb udh\u00ebheqjes, me futjen e gjakut t\u00eb ri, ideve t\u00eb fresk\u00ebta dhe nj\u00eb angazhimi t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb. Pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb apo t\u00eb majt\u00eb, qeverit\u00eb e rizgjedhura mund t\u00eb humbasin freskin\u00eb, t\u00eb bajatosen dhe t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqen, duke humbur kontaktin me q\u00ebllimet e tyre origjinale dhe premtimet zgjedhore, si\u00e7 ishte rasti n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, kur ne kishim nj\u00eb qeveri konservatore p\u00ebr 18 vjet \u2013 1979-1997. Rizgjedhja konstante gjithashtu mund t\u00eb ngjall\u00eb nj\u00eb ndjesi t\u00eb pak\u00ebndshme nd\u00ebrmjet individ\u00ebve n\u00eb nj\u00eb qeverisje afatgjat\u00eb. Populli shqiptar duhet t\u00eb pyes\u00eb veten n\u00ebse koalicioni aktual ofron ndonj\u00eb ide t\u00eb re dhe objektiva q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri edhe gjat\u00eb kat\u00ebr vite t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar me pasiguri ekonomike dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb v\u00ebshtira sociale dhe rajonale, ose do t\u2019i sh\u00ebrbehet m\u00eb mir\u00eb vendit dhe rip\u00ebrt\u00ebritjes nga nj\u00eb administrat\u00eb e re dhe e fresk\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendoni se alternativa e zotit Edi Rama dhe opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se ajo e Berish\u00ebs dhe pse?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb e pamundur p\u00ebr momentin t\u00eb perceptojm\u00eb se si do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qeveri e kryesuar nga Edi Rama, por un\u00eb nuk mund t\u00eb imagjinoj se ajo mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e keqe se qeveria aktuale. N\u00eb kapacitetin e tij si kryebashkiak i Tiran\u00ebs, Rama rigjall\u00ebroi t\u00ebr\u00ebsisht kryeqytetin, dhe, edhe pse v\u00ebrehet nj\u00eb far\u00eb skepticizmi ndaj tij nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Shqip\u00ebri, ai \u00ebsht\u00eb i respektuar p\u00ebrgjith\u00ebsisht jasht\u00eb vendit si nj\u00eb politikan i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Shqip\u00ebrin\u00eb moderne dhe popullata e tij kryesisht rinore e p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb se Berish\u00ebn. Pavar\u00ebsisht se midis shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb kryeqytetit ka nj\u00ebfar\u00eb hezitimi nga perceptimi i tij, si nj\u00eb politikan i qendr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, un\u00eb mendoj se shumica e shqiptar\u00ebve mezi presin ndryshimin dhe jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shans Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju, analist\u00ebt britanik\u00eb, kam parasysh k\u00ebtu edhe Prof. James Pettifer, kini qen\u00eb mjaft kritik\u00eb ndaj Berish\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb viteve \u201990. Cil\u00ebt konsideroni si gabimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Berish\u00ebs at\u00ebher\u00eb, por edhe n\u00eb vazhdim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ashtu si shumica e njer\u00ebzve un\u00eb isha e k\u00ebnaqur t\u00eb shihja mb\u00ebrritjen e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1992 dhe isha e impresionuar fillimisht me retorik\u00ebn e fuqishme dhe karizm\u00ebn e dukshme t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 1994, prodhimi i nj\u00eb projekt-kushtetute nga Partia Demokratike pa miratimin parlamentar p\u00ebrkoi me nj\u00eb polarizim politik n\u00eb rritje dhe me spastrimet q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim nj\u00eb sundim presidencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Kjo kulmoi me manipulimin e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 1996-s, me frik\u00ebsim dhe terror t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb opozit\u00ebs. Ky ishte nj\u00eb hap i madh prapa nga zgjedhjet relativisht t\u00eb drejta t\u00eb vitit 1992 dhe ishte nj\u00eb epitaf i keq p\u00ebr qeverisjen e par\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se ngjarjet e tmerrshme q\u00eb trondit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitet 1997 -98, ishin me origjin\u00eb nga diktatura presidenciale e Berish\u00ebs gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb injoruar vot\u00ebn popullore n\u00eb vitin 1996 dhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet me \u00e7do kusht. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria u zhyt n\u00eb kaos dhe anarki n\u00eb vitin 1997 \u2013 r\u00ebnia e skemave piramidale ishte vet\u00ebm katalizatori q\u00eb shkaktoi kryengritjen e armatosur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt pan\u00eb se u ishte vjedhur e vetmja m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe demokratike p\u00ebr t\u00eb hequr qafe nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga rizgjedhja e qeveris\u00eb Berisha n\u00eb vitin 2005, ka pasur disa arritje pozitive, t\u00eb tilla si an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO dhe liberalizimi i vizave p\u00ebr n\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE, q\u00eb u mund\u00ebson shqiptar\u00ebve t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb ligj\u00ebrisht dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00eb jasht\u00eb vendit. Gjithashtu arritje jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb programin e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve, i cili ka hapur lidhjet me rrethe t\u00eb larg\u00ebta dhe ka ndihmuar komunikimin e mbar\u00eb shqiptar\u00ebve. Megjithat\u00eb, kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb trajtohen probleme serioze. Strukturat demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbeten kronikisht t\u00eb dob\u00ebta dhe kryesisht kozmetike.<\/p>\n<p>Korrupsioni i shfrenuar n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs dhe mungesa e nj\u00eb gjyq\u00ebsori t\u00eb pavarur, kan\u00eb penguar seriozisht procesin e reformave t\u00eb vendit dhe rrezikojn\u00eb shanset e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Hendeku social dhe ekonomik midis zhvillimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb korridorit Tiran\u00eb-Durr\u00ebs dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb vendit vazhdon t\u00eb zgjerohet. N\u00eb zonat rurale papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi jan\u00eb tejet t\u00eb dob\u00ebta, duke nxitur emigrimin pand\u00ebrprerje jasht\u00eb vendit dhe n\u00eb qytetet e m\u00ebdha dhe, rrjedhimisht, k\u00ebto pengojn\u00eb zhvillimin rajonal.<\/p>\n<p>Nj\u00eb d\u00ebshtim i madh i administrat\u00ebs aktuale \u00ebsht\u00eb neglizhimi kronik dhe abuzimi ndaj mjedisit. Nj\u00ebzet vjet m\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe m\u00eb t\u00eb pandotur mbi tok\u00eb. Sot vendi po mbytet n\u00eb nj\u00eb det t\u00eb mbetjeve dhe degradimi mjedisor shihet kudo. Zhvillimi i pakontrolluar ka shkat\u00ebrruar qytete dikur t\u00eb bukura si Saranda. Neglizhenca t\u00eb tilla t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb mjedisit do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe d\u00ebmtojn\u00eb seriozisht industrin\u00eb turistike. Kjo \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia n\u00ebn drejtimin e qeveris\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs pas vitit 2005.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nga zhvillimet e m\u00ebvonshme, a ka ndryshuar q\u00ebndrimi juaj ndaj Berish\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mjerisht, jo. Edhe pse dialogu politik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Berisha mbetet po aq dogmatik dhe arrogant si edhe m\u00eb pare, si dhe po aq i vendosur p\u00ebr t\u00eb t\u00eb mbetur n\u00eb pushtet me \u00e7do kusht. K\u00ebto jan\u00eb shqet\u00ebsuese, n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb gjith\u00eb rajoni i Ballkanit dhe Shqip\u00ebria ka tmerr\u00ebsisht nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lider, i cili t\u00eb v\u00ebr\u00eb interesat e Shqip\u00ebris\u00eb mbi ato t\u00eb partis\u00eb dhe natyrisht mbi interesat personale.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Para k\u00ebtyre zgjedhjeve, Kryeministri Berisha \u00ebsht\u00eb prononcuar fort n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e nacionalizmit dhe zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. Sa serioz mendoni se \u00ebsht\u00eb Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, apo e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime elektorale?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Gjat\u00eb nj\u00ebzet viteve t\u00eb fundit Sali Berisha ka dashur gjithmon\u00eb t\u00eb shihet se i ka dh\u00ebn\u00eb prioritet t\u00eb lart\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare. Gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb dhe para pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Berisha ka pasur nj\u00eb arsye t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb justifikueshme p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nacionalizmit shqiptar dhe vet\u00ebvendosjesn\u00eb Kosov\u00eb. Ai ishte haptazi kritik i shum\u00eb reagimeve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj ngjarjeve n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve 1990, dhe ai argumentoi sakt\u00eb se masat e miratuara nga Grupi i Kontaktit n\u00eb prill 1998 nuk arriti t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb qart\u00eb kund\u00ebr agresionit serb. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e paralajm\u00ebroi at\u00ebher\u00eb Berish\u00ebn, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si lider i opozit\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mos shfryt\u00ebzonte kart\u00ebn nacionaliste dhe ai u detyrua, n\u00ebn presionin e SHBA, t\u00eb braktiste thirrjet p\u00ebr bashkimin e t\u00eb gjitha trojeve t\u00eb Ballkanit t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb. Me p\u00ebrfundimin e konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb, Berisha vazhdoi t\u00eb ballafaqohet me \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, duke folur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike mbi \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja emotive Komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kart\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar p\u00ebr p\u00ebrfitime politike, dhe n\u00eb \u00e7do fushat\u00eb zgjedhore t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit Berisha nuk ka humbur asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr t\u00eb drejtat e \u00e7am\u00ebve. \u00c7am\u00ebt, megjithat\u00eb, jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se Berisha e p\u00ebrmend \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame vet\u00ebm gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe i p\u00ebrdor vuajtjet dhe ankesat e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar sa m\u00eb leht\u00eb politikisht. Kjo \u00ebsht\u00eb provuar nga fakti se praktikisht asnj\u00eb l\u00ebvizje qeveritare nuk ka b\u00ebr\u00eb as p\u00ebrpjekjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin \u00e7am.<\/p>\n<p>Pse Berisha nuk ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr heqjen e Gjendjes s\u00eb Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs q\u00eb pabesueshm\u00ebrisht ekziston ende midis Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb? Pse nuk e ka marr\u00eb ai iniciativ\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame? Me daljen e Aleanc\u00ebs Kuq e Zi dhe q\u00ebndrimin e tyre t\u00eb hapur nacionalist, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb zgjedhore, Berisha ndoshta ndjehet i detyruar t\u00eb flas\u00eb me m\u00eb shum\u00eb agresivitet p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjen Komb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patriot i v\u00ebrtet\u00eb shqiptar, ai duhet t\u00eb v\u00ebr\u00eb m\u00ebnjan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera mbar\u00ebshqiptare dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb drejtimin e nj\u00eb fushate t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb past\u00ebr zgjedhore dhe t\u00eb pranoj\u00eb rezultatin. Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ai do t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb shembull i demokracis\u00eb s\u00eb q\u00ebndrueshme \u2013 duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara kauz\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, m\u00eb shum\u00eb se sa b\u00ebrtas\u00eb dob\u00ebt retorik\u00ebn nacionaliste.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb perceptimi juaj p\u00ebr korrupsionin n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Perceptimi im i korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar \u2013 q\u00eb niveli i korrupsionit \u00ebsht\u00eb padyshim duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar dhe kjo \u00ebsht\u00eb pengesa e vetme m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr prosperitetin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe zhvillimin demokratik. Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb frenuar korrupsionin n\u00eb gjyq\u00ebsor apo p\u00ebr t\u00eb ndaluar transferimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb miliona dollar\u00ebve nga Shqip\u00ebria. Gjithashtu, nuk duket se ka rregulla p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sjelljen e atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb poste publike. Indeksi m\u00eb i fundit i perceptimit t\u00eb korrupsionit nga Transparency International konfirmon se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i korruptuar n\u00eb Europ\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit nga vendi i 95 nga 176 vende n\u00eb vitin 2011, n\u00eb pozicionin e 113 n\u00eb vitin 2012. Kjo e b\u00ebn qesharake politik\u00ebn e \u201czero toleranc\u00ebs\u201d t\u00eb qeveris\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, e cila mbetet vet\u00ebm nj\u00eb tog fjal\u00ebsh t\u00eb pakuptimta me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb duken t\u00eb mir\u00eb n\u00eb fjalimet, por nj\u00eb fraz\u00eb e dobishme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur n\u00eb bashk\u00ebbisedimet me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju kini b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb thuajse shterruese p\u00ebr trazirat e vitit 1997 n\u00eb Shqip\u00ebri. Ato ngjarje pat\u00ebn si shkak thelb\u00ebsor manipulimin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 1996 dhe mandej falimentimin e skemave piramidale. A ka shanse t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet manipulimi i zgjedhjeve s\u00ebrish?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Me kalimin e \u00e7do pal\u00eb zgjedhjesh ka gjithnj\u00eb e m\u00eb pak t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb anarki dhe kaos si n\u00eb vitin 1997. Organizimi i zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 2013-s sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kriteret kryesore q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hap\u00eb negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian. P\u00ebrkund\u00ebr rivalitetit t\u00eb rr\u00ebnjosur midis qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs, klima politike \u00ebsht\u00eb tani m\u00eb e natyrshme dhe t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb punuar s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb kaluar nj\u00eb ligj t\u00eb p\u00ebrforcuar zgjedhor q\u00eb siguron nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr zgjedhjet. T\u00eb shtat\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb s\u00eb fundmi n\u00eb nj\u00eb kurs intensiv t\u00eb menaxhimit elektoral t\u00eb organizuar nga OSBE-ja dhe organizma t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra, edhe pse k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb kontestohen ashp\u00ebr, un\u00eb mendoj se ato duhet t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se \u00e7do zgjedhje t\u00eb m\u00ebparshme. Gjithashtu, shqiptar\u00ebt vet\u00eb kan\u00eb l\u00ebvizur \u2013 ata jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuar nga sa ishin 16 vjet m\u00eb par\u00eb. Ata e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre demokratike q\u00eb t\u00eb presin zgjedhje t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ndershme dhe ata, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb l\u00ebshim ndaj manipulimeve dhe keqp\u00ebrdorimeve zgjedhor.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmanget kontestimi i zgjedhjeve dhe rezultateve, nj\u00eb \u2018s\u00ebmundje\u2019 shqiptare kjo gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb mendoj se kjo pyetje sapo e mori p\u00ebrgjigjen n\u00eb pyetjen e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p><strong>MISTERI I FAKSIT T\u00cb BERISH\u00cbS P\u00cbR VRASJEN E HAJDARIT<\/strong><\/p>\n<p>Dokumenti i \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb zyr\u00ebn e OSBE-s\u00eb brenda 20 minutave pas vdekjes s\u00eb Hajdarit.. Pse Hajdari u vra n\u00eb Tiran\u00eb dhe jo n\u00eb Veri\u2026 \u00c7far\u00eb ka parasysh Vickers me fjalin\u00eb \u201cfrika q\u00eb buroi nga Tirana n\u00eb shtator 1998 dhe q\u00eb ekziston ende n\u00eb korridoret e pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb intervist\u00ebs Vickers flet p\u00ebr nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb cil\u00ebn ajo e ka prekur shpesh \u00ebn botimet dokumentare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. \u201cMjafton t\u00eb them se edhe pse Hajdari kishte shum\u00eb armiq n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, un\u00eb besoj se njer\u00ebzit q\u00eb ai kishte m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb ishin n\u00eb Tiran\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>DITA: Znj.Vickers, n\u00eb librin tuaj, tashm\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201c\u00c7\u00ebshtja Shqiptare \u2013 Riform\u00ebsimi i Ballkanit\u201d ju jeni ndalur ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vrasjen e Azem Hajdarit dhe t\u00eb ashtuquajturit \u2018grusht shteti\u2019 n\u00eb shtator 1998. Por e v\u00ebrteta e plot\u00eb mbi k\u00ebto ngjarje nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur ende. Pse ka ndodhur kjo sipas jush?<\/p>\n<p>VICKERS \u2013 Vrasja e Azem Hajdarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jasht\u00ebzakonisht komplekse, sidomos p\u00ebr t\u00eb diskutuar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb till\u00eb si kjo. Mjafton t\u00eb them se edhe pse Hajdari kishte shum\u00eb armiq n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, un\u00eb besoj se njer\u00ebzit q\u00eb ai kishte m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb ishin n\u00eb Tiran\u00eb. Fakti q\u00eb nj\u00eb njoftim shum\u00eb mir\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr shtyp u faksua nga selia e PD-s\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e OSBE-s\u00eb brenda 20 minutave pas vdekjes s\u00eb Hajdarit, n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb shtune, von\u00eb, kur stafi i sekretaris\u00eb n\u00eb selin\u00eb e PD mungonte, tregon se faksi ishte p\u00ebrgatitur paraprakisht.<\/p>\n<p>Pse? N\u00ebse Hajdari do ishte vrar\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vdekja e tij do t\u00eb justifikohej po ashtu p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje arm\u00ebsh. Por n\u00eb qoft\u00eb se megjithat\u00eb, ai do t\u00eb p\u00ebrdorej si nj\u00eb \u201cmartir i demokracis\u00eb\u201d, at\u00ebher\u00eb ai duhej t\u00eb ishte viktim\u00eb e nj\u00eb vrasjeje t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb kryeqytet, m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr kontraband\u00eb arm\u00ebsh apo karburanti n\u00eb veriun e larg\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1998. Berisha fitoi kapital t\u00eb madh politik pas vdekjes s\u00eb Hajdarit dhe un\u00eb nuk mendoj se ne do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebsaj ngjarjeje, derisa frika q\u00eb buroi nga Tirana n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1998 nuk do t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb korridoret e pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhevdet Shehu, 26 Mars 2013 Ekskluzivisht nga Londra\/Miranda Vickers: Populli shqiptar duhet t\u00eb pyes\u00eb veten n\u00ebse\u2026. INTERVISTA \u2013 Rr\u00ebfimi i rrall\u00eb p\u00ebr DITA i historianes s\u00eb njohur t\u00eb Akademis\u00eb Britanike t\u00eb Mbrojtjes, q\u00eb mbulon prej 22 vitesh vendimmarrjet e Londr\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare: Ku e kishin origjin\u00ebn ngjarjet e tmerrshme q\u00eb trondit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhevdet Shehu, 26 Mars 2013 Ekskluzivisht nga Londra\/Miranda Vickers: Populli shqiptar duhet t\u00eb pyes\u00eb veten n\u00ebse\u2026. INTERVISTA \u2013 Rr\u00ebfimi i rrall\u00eb p\u00ebr DITA i historianes s\u00eb njohur t\u00eb Akademis\u00eb Britanike t\u00eb Mbrojtjes, q\u00eb mbulon prej 22 vitesh vendimmarrjet e Londr\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare: Ku e kishin origjin\u00ebn ngjarjet e tmerrshme q\u00eb trondit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-03-26T21:34:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit\",\"datePublished\":\"2013-03-26T21:34:47+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-26T21:34:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/\"},\"wordCount\":3153,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/\",\"name\":\"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg\",\"datePublished\":\"2013-03-26T21:34:47+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-26T21:34:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Xhevdet Shehu, 26 Mars 2013 Ekskluzivisht nga Londra\/Miranda Vickers: Populli shqiptar duhet t\u00eb pyes\u00eb veten n\u00ebse\u2026. INTERVISTA \u2013 Rr\u00ebfimi i rrall\u00eb p\u00ebr DITA i historianes s\u00eb njohur t\u00eb Akademis\u00eb Britanike t\u00eb Mbrojtjes, q\u00eb mbulon prej 22 vitesh vendimmarrjet e Londr\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare: Ku e kishin origjin\u00ebn ngjarjet e tmerrshme q\u00eb trondit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-03-26T21:34:47+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit","datePublished":"2013-03-26T21:34:47+00:00","dateModified":"2013-03-26T21:34:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/"},"wordCount":3153,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/","name":"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg","datePublished":"2013-03-26T21:34:47+00:00","dateModified":"2013-03-26T21:34:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/dita_26_mars_2013.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/misteri-i-faksit-te-berishes-per-vrasjen-e-hajdarit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Misteri i faksit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12556"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12556"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12556\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}