{"id":12485,"date":"2013-03-05T15:31:29","date_gmt":"2013-03-05T14:31:29","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1269"},"modified":"2013-03-05T15:31:29","modified_gmt":"2013-03-05T14:31:29","slug":"kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/","title":{"rendered":"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shenasi Rama\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\" width=\"150\" \/> <strong>Shenasi Rama<\/strong><\/p>\n<p>Paria e Tiran\u00ebs po ia arrin q\u00eb t\u00eb kanalizoj\u00eb debatin politik dhe zgjidhjen n\u00eb lidhje me zgjedhjet e ardhshme kuvendore n\u00eb ofrimin e nj\u00ebr\u00ebs pjes\u00eb t\u00eb vetvetes si e keqja m\u00eb e vog\u00ebl. Mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb loj\u00eb me hijet n\u00eb mur; djajt\u00eb jan\u00eb veshur si engj\u00ebj e njer\u00ebzit shohin hijet e tyre n\u00eb murin mediatik. K\u00ebta nuk kan\u00eb e nuk ofrojn\u00eb zgjidhje t\u00eb mir\u00ebfillta politike e programe p\u00ebr t\u00eb adresuar gjendjen kritike. Ka nj\u00eb kauz\u00eb rotacionale q\u00eb paraqitet si antiregjim, riciklim dhe ndryshim apo ecje p\u00ebrpara nga pala tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrtej kauzave rotacionale, k\u00ebsaj here secila zgjidhje e paris\u00eb \u00ebsht\u00eb e veshur me terma, flamuj e koncepte komb\u00ebtarist\u00eb. Komb\u00ebtarizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr i pranuesh\u00ebm dhe legjitim n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Si n\u00eb p\u00ebrrall\u00eb, duke ndjekur interesat e veta t\u00eb ngushta, k\u00ebta e kan\u00eb nxjerr\u00eb xhindin nga shishja, dhe xhindi nuk do t\u00eb hyj\u00eb m\u00eb n\u00eb shishe. Komb\u00ebtarizmi \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me interesat, me sjelljen, me q\u00ebnien, dhe me vlerat e paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Papajtueshm\u00ebria e komb\u00ebtarizmit me parin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe varf\u00ebria e saj ideologjike shihet tek e shkuara e prijatar\u00ebve, tek p\u00ebrb\u00ebrja e partive, tek p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrtim koalicionesh si dhe tek programet politike. Duke mbledhur n\u00ebn streh\u00ebn e partis\u00eb respektive t\u00eb gjith\u00eb mbeturinat e hedhurinat partiake, partit\u00eb e paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs duken si varreza makinash t\u00eb dh\u00ebna me qera n\u00eb shum\u00eb duar dhe t\u00eb st\u00ebrp\u00ebrdorura n\u00eb rrug\u00ebn e Kruj\u00ebs. Nga ana e PD-s\u00eb, mbas p\u00ebrdorjes s\u00eb gjithfar\u00eb individesh q\u00eb politikisht duhen p\u00ebrcaktuar si qese plastike t\u00eb st\u00ebrp\u00ebrdorura, n\u00eb k\u00ebt\u00eb junkyard politik duhet t\u00eb kthehet edhe nj\u00eb shit\u00ebs i sprovuar makinash t\u00eb p\u00ebrdorura si Eduard Selami.<\/p>\n<p>Nga ana e PS-s\u00eb, k\u00ebto mbeturina jan\u00eb t\u00eb ricikluara p\u00ebrmes shum\u00eb viteve n\u00eb bizneset familjare, OJQ-t\u00eb e n\u00eb jet\u00ebn civile dhe ndodh q\u00eb b\u00ebhet lajm sensacional edhe kthimi i dikujt q\u00eb Fatos Nano n\u00eb mbledhjen historike tragjikomike t\u00eb KPD-s\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb e quajti \u201clavatrice\u201d. Kush ka mbetur pa u kthyer, duhet q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb ndaj partis\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsit pa kushte n\u00eb shtypin e partis\u00eb ose t\u00eb bizneseve q\u00eb presin t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga lidhjet politike e mb\u00ebshtetja q\u00eb i japin partis\u00eb dhe shefit n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Papajtueshm\u00ebria e sjelljes s\u00eb paris\u00eb me komb\u00ebtarizmin shihet edhe n\u00eb metod\u00ebn e mobilizimit dhe n\u00eb zgjidhjet q\u00eb ofrohen. Pavar\u00ebsisht p\u00ebrdorimit t\u00eb simboleve e koncepteve komb\u00ebtariste, ajo q\u00eb mungon n\u00eb k\u00ebt\u00eb mobilizim e p\u00ebrplasje t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb q\u00eb do t\u00eb kulmoj\u00eb me mitingjet qindramijra vet\u00ebshe n\u00eb sheshet e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb ideologjia dhe sistemi i qart\u00eb i vlerave komb\u00ebtariste. Paria e ka g\u00ebnjyer dhe mashtruar popullin shqiptar sistematikisht e pa kurrfar\u00eb brejtje t\u00eb nd\u00ebrgjegjes. Tashm\u00eb q\u00eb miti i saj kryesor, ai i integrimit europian \u00ebsht\u00eb sprovuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mashtrim i pashembullt, sepse shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb europian\u00eb, BE nuk na don, dhe integrimi nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, paria po i kthehet komb\u00ebtarizmit. Ajo mendon se njer\u00ebzit do ta harrojn\u00eb mashtrimin e paskajsh\u00ebm me integrimin europian. Integrimi nuk b\u00ebhet, nuk arrihet, nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Komb\u00ebtarizmi po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimin e paris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nivel t\u00eb programeve, Sali Berisha dhe PD nuk kan\u00eb program dhe natyrisht q\u00eb nuk kan\u00eb ndonj\u00eb ideologji t\u00eb qart\u00eb. Sllogani i tij \u00ebsht\u00eb \u201cP\u00ebrpara\u201d. Mir\u00ebpo p\u00ebrpara ai ka trishtimin e pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb thell\u00eb, d\u00ebshtimin e familjes, si dhe shk\u00ebrmoqjen e Trustit t\u00eb G\u00ebshtenjave t\u00eb Tropoj\u00ebs nd\u00ebrsa ne kemi gremin\u00ebn morale dhe ekonomike n\u00eb buz\u00eb t\u00eb cil\u00ebs na kan\u00eb sjell\u00eb. Edi Rama ka nj\u00eb far\u00eb programi por programi q\u00eb propozohet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhb\u00ebrje e vendimeve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb deritanishme, th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb shprehje kumarxhinjsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mod\u00eb n\u00eb parin\u00eb e Tiran\u00ebs, d.m.th., \u201cdon me i p\u00ebrzie letrat\u201d e me nxjerr\u00eb dicka p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e deputet\u00ebt e vet.<\/p>\n<p>Shkurt, pavar\u00ebsisht se si do ndodh\u00eb, rotacioni \u00ebsht\u00eb vazhdimi i loj\u00ebs s\u00eb njohur katundare, me variacionin e pritsh\u00ebm, por gjithnj\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve, simbas parimit \u201cn\u00eb ato maja rripa-rripa, her\u00eb ja hipe, her\u00eb ja hipa\u201d t\u00eb p\u00ebrtypjes s\u00eb kockave q\u00eb i kan\u00eb ngelur shtetit dhe ekonomis\u00eb shqiptare. Kushdo q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb nga pal\u00ebt e paris\u00eb, k\u00ebta do t\u00eb dalin \u201cjek e jek\u201d sepse cmimin do ta paguaj\u00eb populli shqiptar q\u00eb k\u00ebta e trajtojn\u00eb si skllavin e tyre. K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb populli nuk ka zgjidhje t\u00eb tjera. K\u00ebta po punojn\u00eb me ethe q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb zgjidhje t\u00eb tjera. Edhe p\u00ebrdorimi i komb\u00ebtarizmit \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi, d.m.th. q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mos ken\u00eb zgjidhje t\u00eb tjera. Duke e marr\u00eb vet\u00eb flamurin e komb\u00ebtarizmit k\u00ebta nuk l\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb loj\u00eb me besueshm\u00ebrin\u00eb e duhur.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, dihet pa filluar se slloganet komb\u00ebtariste q\u00eb p\u00ebrdor me kaq boll\u00ebk nuk do ta ndryshojn\u00eb fare sjelljen e paris\u00eb. Edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, metodat kryesore t\u00eb p\u00ebrdorura prej paris\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e saj do t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb tranzicionit. Personalizimi i sherrit, akuzat e shfrenuara dhe surreale, organizatat fantaz\u00ebm q\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr gjithcka e gjithk\u00ebnd, simbolizmi i nuancuar dhe i halabak\u00ebzuar, g\u00ebrricja e plag\u00ebve historike, shmangja e problemeve reale, propaganda e shfrenuar mediatike p\u00ebrmes dhjetra gazetave, radiove e televizioneve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb klaneve t\u00eb paris\u00eb, terrori ekonomik me buk\u00ebn e goj\u00ebs, kriminalizimi i shpejt\u00eb dhe i m\u00ebtejsh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb, diskreditimi publik dhe sistematik i t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve, rekrutimi si instrumente t\u00eb hapura e t\u00eb paguara i analist\u00ebve dhe opinionist\u00ebve, tallja e hapur me investimet, loja me interesat jetike t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb coroditur, manipulimi me listat, komisionet zgjedhore, me t\u00eb huajt, me stabilitetin rajonal, loja e paskrupullt me mend\u00ebsin\u00eb katundare, p\u00ebrzgjedhja e m\u00eb t\u00eb p\u00ebrlyerve si kandidat\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>E vetmja pik\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u00eb diskutohet \u00ebsht\u00eb ndershm\u00ebria. Kur duhet me vjedh\u00eb, hajnat b\u00ebjn\u00eb at\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb instinktivisht dhe politikan\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb sillen nj\u00eblloj; ata do t\u2019i vjedhin edhe k\u00ebto zgjedhje. Shkurt, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film q\u00eb e kemi par\u00eb dhe q\u00eb tashm\u00eb dihet se si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb. Komb\u00ebtarizmi \u00ebsht\u00eb mashtrimi i rradh\u00ebs I p\u00ebrdorur nga paria.<\/p>\n<p>Po at\u00ebher\u00eb pse paria e Tiran\u00ebs po i drejtohet p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb fort komb\u00ebtarizmit? Shpjegimi duhet k\u00ebrkuar tek interesat e saj t\u00eb ngushta. S\u00eb pari, paria e Tiran\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb grusht klanesh oligarkike q\u00eb mendojn\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr pushtetin e pasurimin e tyre. K\u00ebta i urrejn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe kan\u00eb punuar sistematikisht, pa nd\u00ebrprerje, dhe pa pik\u00ebn e vrasjes s\u00eb nd\u00ebrgjegjes kund\u00ebr interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve. E megjithat\u00eb k\u00ebta po i bien me shum\u00eb fuqi tupanit, daulles, lodr\u00ebs nacionaliste. Sjellja e tyre nuk \u00ebsht\u00eb e besueshme. K\u00ebta nuk jan\u00eb komb\u00ebtarist\u00eb shqiptar\u00eb, nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, nuk kan\u00eb pasur se si t\u00eb jen\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb klaneve t\u00eb krimit n\u00eb politik\u00eb. E nj\u00eb politikan komb\u00ebtarist punon jo p\u00ebr t\u00eb vjedhur, vrar\u00eb, d\u00ebbuar, zhvatur, degjeneruar, kriminalizuar, shkat\u00ebrruar, rr\u00ebnuar e shitur kombin e vet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb politikan komb\u00ebtarist punon p\u00ebr ta lul\u00ebzuar, nd\u00ebrtuar, begatuar, mbrojtur, nderuar, vler\u00ebsuar dhe me dashuri p\u00ebr popullin e vet. K\u00ebta nuk jan\u00eb komb\u00ebtarist\u00eb por hajna. Arsyeja pse k\u00ebta po sillen si komb\u00ebtarist\u00eb, dhe e kthejn\u00eb pllak\u00ebn sa iu flet nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i huaj, nuk esht\u00eb vet\u00ebm se jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb hapen e t\u00eb mbyllen pa shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, ta veshin e ta zhveshin petkun simbas parimit \u201cktheje nga t\u00eb fryj\u00eb era.\u201d K\u00ebta po sillen si komb\u00ebtarist\u00eb sepse populli shqiptar ka p\u00ebsuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb thell\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve tranzicion.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej interesave t\u00eb ngushta t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb pse k\u00ebta po i drejtohen komb\u00ebtarizmit \u00ebsht\u00eb se ndjenja komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e zgjuar nd\u00ebr shqiptar\u00ebt. Komb\u00ebtarizmi, bindja se shtet-kombi \u00ebsht\u00eb zgjidhja, edhe pse e pashtjelluar dhe e kuptuar si duhet ka z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb. Shqiptar\u00ebt, si ata q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim dhe q\u00eb kan\u00eb par\u00eb shtet normale, si ata q\u00eb jan\u00eb zhg\u00ebnjyer gjat\u00eb tranzicionit n\u00ebn sundimin e paris\u00eb, si brezi i ri q\u00eb nuk ka njohur sisteme t\u00eb tjera dhe q\u00eb k\u00ebrkon pun\u00eb, nder e dinjitet, e ndjejn\u00eb se zgjidhja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet-komb normal.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e habitshme, por ka edhe nga ata q\u00eb kan\u00eb gabuar nj\u00eb koh\u00eb, e q\u00eb tash po duhet t\u2019i p\u00ebrjetojn\u00eb n\u00eb kurriz prej f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre at\u00eb q\u00eb iu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, kan\u00eb filluar t\u00eb kuptojn\u00eb se pa shtet e pa komb nuk ka as p\u00ebrparim, as begati, as nder, as dinjitet, as zhvillim e progres. Mbasi na shp\u00ebrtheu qelbi q\u00eb kishim n\u00eb shpirt, dhe mbasi kemi provuar shum\u00ebcka, mbasi iu lam\u00eb rrug\u00eb t\u00eb lir\u00eb veseve e shtremb\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore, tashti kemi filluar t\u00eb duam t\u00eb jemi njer\u00ebz, dhe e kemi kuptuar se duhet t\u00eb jemi njer\u00ebz. Dhe njeriu \u00ebsht\u00eb njeri n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri komb\u00ebtare, me nj\u00eb shtet t\u00eb fort\u00eb e q\u00eb i mbron interesat e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Prijatar\u00ebt e paris\u00eb e ndjejn\u00eb se n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb ton\u00eb po ngren kok\u00ebn ai katundari i mencur dhe pozitiv, ai q\u00eb e don dinjitetin e nderin, ai q\u00eb e kupton se duhet nj\u00eb shtet q\u00eb ta mbroj\u00eb nga e keqja, ai q\u00eb e sheh se krimi \u00ebsht\u00eb rruga e ferrit, ai q\u00eb e kupton se kjo rrug\u00eb ku jemi nisur \u00ebsht\u00eb rruga e pashpres\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb xhindi q\u00eb ka dal\u00eb nga shishja. Tashti k\u00ebta duan q\u00eb ai, katundari fisnik shqiptar, ai q\u00eb mendon p\u00ebr familjen, q\u00eb kursen, q\u00eb sakrifikon, q\u00eb nd\u00ebrton, q\u00eb lufton me thonj e me dh\u00ebmb\u00eb me jeten duhet t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr ta. K\u00ebta duan q\u00eb ai, katundari fisnik, t\u00eb b\u00ebhet bashk\u00ebfajtor n\u00eb krimin e tyre.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ndjellin me dashnin\u00eb e katundarit p\u00ebr familjen, nderin, kombin. Dashnia e f\u00ebmij\u00ebs p\u00ebr nan\u00ebn \u00ebsht\u00eb e verb\u00ebr, dashnia e t\u00eb pashpresit p\u00ebr grupin q\u00eb i jep mbrojtje, nder e dinjitet, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e fuqishme. Duke p\u00ebrdorur flamuj e fjal\u00eb ndjell\u00ebse komb\u00ebtariste, k\u00ebta duan q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mos merren me krimet e tyre as t\u00eb shkuara e as t\u00eb pritshmet. Si gjithnj\u00eb, paria i thot\u00eb popullit at\u00eb q\u00eb populli d\u00ebsh\u00ebron me d\u00ebgjue. Shqiptar\u00ebt duan t\u00eb jen\u00eb komb\u00ebtarist\u00eb dhe paria po sillet sikur k\u00ebta i kan\u00eb shp\u00ebtuar shqiptar\u00ebt nga e keqja dhe sikur jan\u00eb komb\u00ebtarist\u00eb.<\/p>\n<p><em>S\u00eb treti<\/em>, prijatar\u00ebt e paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs po sillen si komb\u00ebtarist\u00eb sepse n\u00eb politik\u00eb kan\u00eb dal\u00eb forca q\u00eb po g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb popullin shqiptar. Duke u paraqitur si komb\u00ebtarist\u00eb k\u00ebta duan t\u00eb marrin vota, t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto forca politike, por edhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb paraqiten si aleat\u00ebt e mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre forcave politike. Nga ana tjet\u00ebr, duke ndjekur me v\u00ebmendje sjelljen e k\u00ebtyre forcave dhe sinjalet q\u00eb po d\u00ebrgohen n\u00eb shtyp, duket se edhe k\u00ebta q\u00eb po paraqiten si komb\u00ebtarist\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e klaneve t\u00eb paris\u00eb. Sjellja e paris\u00eb si komb\u00ebtariste ua justifikon k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb zgjedhore q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Mir\u00ebpo kjo lloj sjelljeje do t\u00eb ishte sh\u00ebrbimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb k\u00ebto forca do t\u2019i b\u00ebnin vet\u00eb paris\u00eb. Kjo lloj sjellje \u00ebsht\u00eb tejet e d\u00ebmshme p\u00ebr interesat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb duan t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr popullin e vet e b\u00ebjn\u00eb luft\u00ebn si n\u00eb Kuvend ashtu edhe jasht\u00eb tij. N\u00eb se v\u00ebrtet\u00eb duan t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb popullit, k\u00ebta nuk duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromise me asnj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb. Pala e tyre duhet t\u00eb jet\u00eb populli shqiptar. K\u00ebta nuk duhet as t\u00eb guxojn\u00eb q\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjejn\u00eb popullin e kombin shqiptar. Mir\u00ebpo, duket q\u00eb paria e Tiran\u00ebs mendon se e din mir\u00eb se gjithkush n\u00eb Tiran\u00eb e ka nj\u00eb cmim. Politikan\u00ebt q\u00eb paraqiten si komb\u00ebtarist\u00eb duhet ta din\u00eb se komb\u00ebtarizmi \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tyre. nuk e kan\u00eb shpikur ata. nuk e kan\u00eb formuluar ata. Zgjidhja q\u00eb ata kan\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ose t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb popullit ose ta p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb ideologji p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb kuvend. Por kjo nuk do ta ndal\u00eb komb\u00ebtarizmin si ideologji.<\/p>\n<p><em>S\u00eb kat\u00ebrti<\/em>, komb\u00ebtarizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ideologji e pashmangshme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Si n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rastet e kombeve n\u00eb kriz\u00eb, popujt nuk duhet t\u00eb mb\u00ebshteten tek individ\u00ebt por tek nj\u00eb ideologji e caktuar si dhe tek zgjidhjet q\u00eb ajo ofron. Duket se mbas zhg\u00ebnjimeve t\u00eb shumta shqiptar\u00ebt po kthehen tek komb\u00ebtarizmi. Shprehjet e k\u00ebsaj ideologjie n\u00eb politik\u00eb e n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike tashm\u00eb jan\u00eb legjitime. Prandaj sjellja e paris\u00eb ndaj komb\u00ebtarizmit tregon qart\u00eb se sa kritike \u00ebsht\u00eb gjendja e saj. Duke dashur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb komb\u00ebtarizmin, paria ka ngjallur armikun e saj p\u00ebr vdekje. Duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb kooptuar, p\u00ebr t\u00eb lidhur n\u00eb koalicione forcat q\u00eb promovojn\u00eb ideologjin\u00eb komb\u00ebtariste paria po k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje q\u00eb t\u00eb fus\u00eb xhindin n\u00eb shishe.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i paskrupullt i komb\u00ebtarizmit nga ana e paris\u00eb dhe e veglave t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrpjekje e ul\u00ebt dhe e pandershme p\u00ebr t\u00eb thyer shqiptar\u00ebt, por edhe nj\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb e varf\u00ebris\u00eb ideologjike t\u00eb paris\u00eb. P\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, oligarkia e paris\u00eb s\u00eb sotme shqiptare p\u00ebrdor mjete direkte ndikimi e influence, p\u00ebrplasje personale midis prijatar\u00ebve t\u00eb paris\u00eb dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb pak argumente ideologjike. Varf\u00ebria ideologjike nuk mbulohet dot me k\u00ebta tipa t\u00eb skaduar, me k\u00ebto parime dhe me k\u00ebto sjellje. Varf\u00ebria ideologjike mbulohet m\u00eb shum\u00eb se gjithcka nga mang\u00ebsia e alternativave.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, komb\u00ebtarizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb reale, e prekshme dhe e mundshme. Edhe n\u00eb se paria ia arrin q\u00eb t\u2019ia hedh\u00eb edhe k\u00ebsaj here dhe t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb si zare individ\u00eb t\u00eb caktuar, ideologjia komb\u00ebtariste \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e debatit politik dhe influence e saj do t\u00eb ndjehet shum\u00eb m\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb vitet e ardhshme. Duke k\u00ebrkuar p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr interesat e veta, paria e Tiran\u00ebs e ka nxjerr\u00eb xhindin nga shishja. Ajo mund t\u2019ia hedh\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, por n\u00eb p\u00ebrplasjen me komb\u00ebtarizmin ajo nuk mundet me fitue p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shenasi Rama Paria e Tiran\u00ebs po ia arrin q\u00eb t\u00eb kanalizoj\u00eb debatin politik dhe zgjidhjen n\u00eb lidhje me zgjedhjet e ardhshme kuvendore n\u00eb ofrimin e nj\u00ebr\u00ebs pjes\u00eb t\u00eb vetvetes si e keqja m\u00eb e vog\u00ebl. Mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb loj\u00eb me hijet n\u00eb mur; djajt\u00eb jan\u00eb veshur si engj\u00ebj e njer\u00ebzit shohin hijet e tyre n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shenasi Rama Paria e Tiran\u00ebs po ia arrin q\u00eb t\u00eb kanalizoj\u00eb debatin politik dhe zgjidhjen n\u00eb lidhje me zgjedhjet e ardhshme kuvendore n\u00eb ofrimin e nj\u00ebr\u00ebs pjes\u00eb t\u00eb vetvetes si e keqja m\u00eb e vog\u00ebl. Mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb loj\u00eb me hijet n\u00eb mur; djajt\u00eb jan\u00eb veshur si engj\u00ebj e njer\u00ebzit shohin hijet e tyre n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-03-05T14:31:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS\",\"datePublished\":\"2013-03-05T14:31:29+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-05T14:31:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/\"},\"wordCount\":2605,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/\",\"name\":\"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2013-03-05T14:31:29+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-05T14:31:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shenasi Rama Paria e Tiran\u00ebs po ia arrin q\u00eb t\u00eb kanalizoj\u00eb debatin politik dhe zgjidhjen n\u00eb lidhje me zgjedhjet e ardhshme kuvendore n\u00eb ofrimin e nj\u00ebr\u00ebs pjes\u00eb t\u00eb vetvetes si e keqja m\u00eb e vog\u00ebl. Mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb loj\u00eb me hijet n\u00eb mur; djajt\u00eb jan\u00eb veshur si engj\u00ebj e njer\u00ebzit shohin hijet e tyre n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-03-05T14:31:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS","datePublished":"2013-03-05T14:31:29+00:00","dateModified":"2013-03-05T14:31:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/"},"wordCount":2605,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/","name":"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","datePublished":"2013-03-05T14:31:29+00:00","dateModified":"2013-03-05T14:31:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kombetarizmi-dhe-zgjedhjet-e-parise-se-tiranes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KOMB\u00cbTARIZMI DHE ZGJEDHJET E PARIS\u00cb S\u00cb TIRAN\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12485"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12485\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}