{"id":12481,"date":"2013-03-04T21:19:33","date_gmt":"2013-03-04T20:19:33","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1248"},"modified":"2013-03-04T21:19:33","modified_gmt":"2013-03-04T20:19:33","slug":"intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shemsi Prem\u00e7i\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg\" width=\"200\" \/> <strong><em>Shemsi Pren\u00e7i: Po t\u00eb na kishin qeverisur k\u00ebta qeveritar\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, do kishim vdekur t\u00eb gjith\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Bisedoi: <strong>Anisa Xhani<\/strong>, <em>4 Mars 2013<\/em><\/p>\n<p><strong>Shemsi Pren\u00e7i<\/strong>, drejtues i lart\u00eb i policis\u00eb, flet hapur. P\u00ebrplasjet me k\u00ebt\u00eb pushtet i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ai tregon n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Tem\u00ebn takimet me kryekomisar Lamajn dhe shqet\u00ebsimin e tij se po e shesin epror\u00ebt. Pren\u00e7i komenton figur\u00ebn e Agron Kuli\u00e7ajt, nj\u00eb njeri q\u00eb emri i del pas \u00e7do krimi dhe skandali t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Duke komentuar figur\u00ebn e Flamur Nok\u00ebs, ai thot\u00eb: \u201c<em>Di t\u00eb them se un\u00eb at\u00eb person e njoh q\u00eb kur e p\u00ebrjashtuan nga Fakulteti i Mjek\u00ebsis\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb dashur plot 18 vjet p\u00ebr ta mbaruar Fakultetin, madje e ka mbaruar pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zyrtar i lart\u00eb i PD-s\u00eb. Ky person nuk ka punuar asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb administrat\u00eb t\u00eb shtetit. Si\u00e7 e kam d\u00ebgjuar dhe nga koleg\u00eb dhe miq te PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb person pa integritet p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb ministri si ajo e Brendshmja<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Zoti Pren\u00e7i, opinioni publik \u00ebsht\u00eb tronditur k\u00ebto dit\u00eb nga vrasja e nj\u00eb tjet\u00ebr komisari, duke e \u00e7uar n\u00eb tre numrin e oficer\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Kush mendoni se jan\u00eb arsyet q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas k\u00ebtyre krimeve t\u00eb r\u00ebnda?<\/strong><\/p>\n<p>Organizata e policis\u00eb e ka paguar m\u00eb shtrenjt\u00eb tranzicionin e st\u00ebrzgjatur n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi kan\u00eb humbur jet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 300 punonj\u00ebs policie t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve e gradave, nga t\u00eb cil\u00ebt 252 jan\u00eb shpallur \u201cD\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Atdheut\u201d.<\/p>\n<p>Arsyet e vrasjeve t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb jan\u00eb: S\u00eb pari, organizata e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e ekspozuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit.<\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti<\/em>, organizata e policis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb depolitizuar, pasi p\u00ebrdoret dhe terrorizohet nga politika.<\/p>\n<p><em>S\u00eb treti<\/em>, organizata e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb e tradhtuar nga qeveritar\u00ebt dhe politika, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit mb\u00ebshtesin bizneset e pista, dhe n\u00eb \u00e7do rast q\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb marrin iniciativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin dhe hetuar informalitetin dhe bizneset kriminale, mjafton nj\u00eb telefonat\u00eb e pushtetar\u00ebve dhe viktimizohen punonj\u00ebsit e policis\u00eb, p\u00ebrjashtuar \u201cKUPOLA\u201d, e cila merr pjes\u00ebn nga korrupsioni e krimi ekonomik.<\/p>\n<p><em>S\u00eb kat\u00ebrti<\/em>, punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb nuk iu \u00ebsht\u00eb siguruar asnj\u00eb kusht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar familjen.<\/p>\n<p><em>S\u00eb pesti<\/em>, karriera n\u00eb polici nuk b\u00ebhet profesionalisht, por n\u00ebp\u00ebrmjet nepotizmit dhe p\u00ebrkrahjeve politike.<\/p>\n<p><em>S\u00eb gjashti<\/em>, organizata e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb e tradhtuar dhe nga vet\u00eb \u201cKUPOLA\u201d q\u00eb e drejton Policin\u00eb e Shtetit, kjo sepse ata nuk njohin strategji p\u00ebr policimin, por punojn\u00eb vet\u00ebm me urdhra politik\u00eb.<\/p>\n<p><em>S\u00eb shtati<\/em>, punonj\u00ebsi i policis\u00eb n\u00eb cilindo rol apo pozicion q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, n\u00ebse zbaton ligjin, k\u00ebrc\u00ebnohet me vendin e pun\u00ebs nga deputet\u00eb, drejtor\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre duke k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb baballar\u00ebve, q\u00eb drekojn\u00eb me t\u00eb akuzuarin p\u00ebr vrasjen e kryekomisarit.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr k\u00ebto foto?<\/strong><\/p>\n<p>Normalisht jam njohur me foton n\u00ebp\u00ebrmjet medias vizive dhe asaj t\u00eb shkruar. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn fillimisht e kam konsideruar shum\u00eb normale, pasi e kam ditur se biznesmeni ka pasur shum\u00eb lidhje shoq\u00ebrore me drejtuesit e lart\u00eb, dhe duke vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb, kam menduar se nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb keqe. Dyshimet e mia kan\u00eb rrjedhur kur n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cA1 REPORT\u201d kam d\u00ebgjuar q\u00eb t\u00eb 4 drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit u munduan ta paraqesin si nj\u00eb \u00e7ast i rast\u00ebsishem (pun\u00eb sekondash) sa p\u00ebr nj\u00eb fotografi dhe nuk pranonin drek\u00ebn e organizuar. Nj\u00eb reagim i till\u00eb justifikues m\u00eb ka hedhur dyshimet tek drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, pasi un\u00eb e dija mir\u00eb se kan\u00eb shoq\u00ebri me biznesmenin dhe me 2-3 prej tyre kishin drekuar me dhjet\u00ebra her\u00eb dhe jo njohje e \u00e7astit. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e v\u00ebrtetoi vet\u00eb biznesmeni n\u00ebp\u00ebrmjet linj\u00ebs telefonike nga Selaniku (Greqi), i intervistuar nga \u201cORA NE\u00cbS\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj n\u00eb nj\u00eb prononcim n\u00eb panelin e emisionit \u201cTOP STORY\u201d t\u00eb gazetarit Sokol Balla, n\u00eb panel kam deklaruar se morali dhe dinjiteti i biznesmenit (pavar\u00ebsisht lidhjeve apo jo me ngjarjen kriminale) \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se morali dhe karakteri i drejtuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb. Justifikimet ishin tep\u00ebr banale dhe komprometuese, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb i konsiderova \u201cKUPOLA E ZEZ\u00cb\u201d, sepse ata nuk kishin marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar vrasjen e kryekomisarit, madje nuk i kishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebrkesat q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, nd\u00ebrsa drekonin me personin, q\u00eb pak minuta pas vrasjes po k\u00ebta drejtues policie e akuzuan p\u00ebr vrasje. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp dhe un\u00eb do ta quaja nj\u00eb krim t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga drejtuesit e policis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb thuajse \u00e7do akuze t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbi policin\u00eb q\u00ebndron Agron Kuli\u00e7aj. Me njohurit\u00eb tuaj, cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta mbi k\u00ebt\u00eb person? A \u00ebsht\u00eb ai i implikuar n\u00eb \u00e7do afer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb policis\u00eb? Cili \u00ebsht\u00eb ndikimi i tij? A \u00ebsht\u00eb dora e Berish\u00ebs pas tij?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb njohjet e mia zv\/Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person me akses t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetin dhe shume i besuar p\u00ebr kryeministrin Berisha. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ky person n\u00eb 8 vite pushtet t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb ka abuzuar me emrin e Sali Berish\u00ebs edhe n\u00eb periudha t\u00eb shkurtra kur kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie jo shume t\u00eb ngrohta, p\u00ebr shkak t\u00eb veseve t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb kishte ky person. Normal se emri i ka dal\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha bizneset e pista q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo nuk mundet t\u00eb konsiderohet rast\u00ebsi. Ky person ju jep suport aktiviteteve t\u00eb paligjshme dhe kjo v\u00ebrtetohet se ai e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i godas\u00eb e t\u2019i nd\u00ebshkoj\u00eb, por b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duke i mbrojtur e favorizuar. Nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb n\u00eb minier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs e kam denoncuar n\u00eb t\u00eb gjitha instancat shtet\u00ebrore, por dhe n\u00eb prokurori, Agron Kuli\u00e7aj me kompetencat e funksionit merrte n\u00eb mbrojtje, madje me urdhra me shkrim kompanit\u00eb q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe vjedhin kromin n\u00eb Bulqiz\u00eb, Bat\u00ebrr, Terrnov\u00eb dhe Mat.<\/p>\n<p><strong>Ju keni deklaruar se keni biseduar me Dritan Lamajn dhe se ai druhej se ishte pik\u00ebrisht Nikolin Balaj q\u00eb po ia punonte pas shpine. \u00c7far\u00eb keni biseduar sakt\u00ebsisht me Lamajn? Cili \u00ebsht\u00eb roli i Bal\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori?<\/strong><\/p>\n<p>Po \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb se un\u00eb jam takuar me kryekomisar Dritan Lamajn edhe kur ishte shef komisariati n\u00eb Kombinat, por edhe pasi e kan\u00eb larguar. Nuk kam punuar asnj\u00ebher\u00eb me t\u00eb ndjerin Dritan Lamaj, duke e pasur si vart\u00ebs, por gjat\u00eb viteve 2009- 2012 q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb Drejtor i Forcave L\u00ebviz\u00ebse Operacionale (Forcave Speciale) e kam njohur n\u00eb sh\u00ebrbimet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe mb\u00ebshtetjes q\u00eb i jepnim Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb, qarkut Tiran\u00eb. Ai ishte nj\u00eb oficer energjik, me p\u00ebrvoj\u00eb, shum\u00eb aktiv, ekspresiv n\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr goditjen e veprimtarive t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Pasi jam larguar nga policia n\u00eb prill 2012 e kam takuar dhe tre her\u00eb te tjera tek lokali \u201cDiplomat 2\u201d dhe kam pir\u00eb kafe si koleg. N\u00eb kafe e sip\u00ebr m\u00eb ka treguar dhe shqet\u00ebsimet q\u00eb kishte nga epror\u00ebt e \u201cKUPOL\u00cbS\u201d, t\u00eb cil\u00ebt nuk e donin dhe respektonin, dhe madje i punonin prapa shpine n\u00ebn ndikimin e nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb disa personave me t\u00eb cil\u00ebt kishte pasur konflikt. Pas largimit nga detyra, e kam par\u00eb shum\u00eb t\u00eb revoltuar dhe m\u00eb ka shprehur planin e kurdisur nga Nikolin Bala dhe Agron Kuli\u00e7aj vet\u00ebm se e kishin biznesmenin shum\u00eb mik. Kjo v\u00ebrteton m\u00eb s\u00eb miri se \u201cKUPOLA E ZEZE\u201d nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb sakrific\u00ebn e oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, mjafton t\u00eb mos iu prishet miq\u00ebsia dhe interesat me biznesin.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb zbardhet plot\u00ebsisht dhe autor\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb pas hekurave?<\/strong><\/p>\n<p>Me t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e kompromentuar situata! Gjithsesi, organi i Prokuroris\u00eb duhet t\u00eb ngrihet n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb profesionale dhe t\u00eb trondit\u00eb nj\u00ebher\u00eb \u201cKUPOL\u00cbN\u201d e Policis\u00eb dhe pastaj t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb plan hetimi special p\u00ebr t\u00eb treguar se shteti nuk ka r\u00ebn\u00eb dhe kjo p\u00ebr faktin se vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt, nuk \u00ebsht\u00eb vrasje si vrasjet e tjera n\u00eb organizat\u00ebn e policis\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vrasje e PARALAJM\u00cbRUAR, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u201cKUPOLA\u201d e POLICIS\u00cb ka heshtur dhe nuk ka kryer asnj\u00eb veprim p\u00ebr ta parandaluar. Po t\u00eb marrim n\u00eb konsiderat\u00eb dhe njohjen q\u00eb \u201cKUPOLA\u201d kishte me t\u00eb dy pal\u00ebt n\u00eb konflikt, mundet t\u00eb kishin ndikuar q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn vrasja t\u00eb mos vinte, pasi sido q\u00eb t\u00eb ishte oficeri, qoft\u00eb dhe me ndonj\u00eb rast gjaknxeht\u00ebsie apo kap\u00ebrcim kompetencash e kryerje t\u00eb veprimeve arbitrare, nuk e meritonte vrasjen barbare me 27 plumba t\u00eb zbrazur n\u00eb drejtim t\u00eb tij e q\u00eb i mor\u00ebn jet\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb pasngjarjeve jemi m\u00ebsuar me deklarata politikan\u00ebsh e pushtetar\u00ebsh p\u00ebr ashp\u00ebrsin\u00eb e veprimit t\u00eb ligjit ndaj autoreve t\u00eb krimit, por m\u00eb von\u00eb gjith\u00e7ka zbehet dhe t\u00eb gjitha strukturat e shtetit e t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb operojn\u00eb jo n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb viktimave. P\u00ebrfundimisht oficeri i vrar\u00eb \u201cfiton\u201d dy p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb n\u00eb Varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve dhe nj\u00eb titull \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d, nd\u00ebrsa autor\u00ebt fitojn\u00eb lirin\u00eb. Populli me shekuj \u00ebsht\u00eb shprehur se t\u00eb ikurit nuk ke \u00e7far\u00eb me i ba, se i gjalli e ka dermanin! Shteti nuk kapet ndryshe se nuk ka brir\u00eb, po kjo \u00ebsht\u00eb kapja, kur nuk mbron at\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrben, por mbron vras\u00ebsit e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu.<\/p>\n<p><strong>Zoti Pren\u00e7i, a ka nj\u00eb problem policia shqiptare, pasi krimet, sidomos ato krime q\u00eb prekin direkt qytetar\u00ebt, jan\u00eb shtuar ndjesh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>Policia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e riskuar se profesioni \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, por e keqja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb eksperimente me struktur\u00ebn dhe strategjin\u00eb e luft\u00ebs kund\u00ebr krimit. Organizata e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb e tradhtuar, e keqp\u00ebrdorur nga epror\u00ebt dhe politika dhe kjo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje kronike. Organizata e Policis\u00eb nuk ka drejtim dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka humbur kontrollin mbi territorin dhe grupet kriminale. Organizata e policis\u00eb nuk ka m\u00eb iniciativ\u00ebn t\u00eb luftoj\u00eb dhe fitoj\u00eb kund\u00ebr grupeve kriminale pasi disa nga drejtuesit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me krimin dhe organizatat kriminale.<\/p>\n<p><strong>Zoti Pren\u00e7i, si e vler\u00ebsoni pun\u00ebn e Ministrit t\u00eb ri t\u00eb Brendsh\u00ebm? A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ai ka shkuar aty vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prekur zgjedhjet?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mundet t\u00eb them nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por di t\u00eb them se un\u00eb at\u00eb person e njoh q\u00eb kur e p\u00ebrjashtuan nga Fakulteti i Mjek\u00ebsis\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb dashur plot 18 vjet p\u00ebr ta mbaruar Fakultetin, madje e ka mbaruar pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zyrtar i lart\u00eb i PD-s\u00eb. Ky person nuk ka punuar asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb administrat\u00eb t\u00eb shtetit. Si\u00e7 e kam d\u00ebgjuar dhe nga koleg\u00eb dhe miq te PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb person pa integritet p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb ministri si ajo e Brendshmja, q\u00eb sot ka shum\u00eb pun\u00eb, po t\u00eb shikohet se ku \u00ebsht\u00eb katandisur rendi dhe siguria. K\u00ebtu duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb dhe periudha 2- vje\u00e7are e Nishanit, ku kjo Ministri nuk ka pasur drejtim me kompetenc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb fizike p\u00ebr ta kontrolluar e drejtuar. Pra, ka rreth tre vjet q\u00eb kjo Ministri dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme jan\u00eb KATASTROF\u00cb.<\/p>\n<p><strong>A ndikon policia n\u00eb zgjedhje? Ju keni pasur nj\u00eb konflikt me ish- z\u00ebvend\u00ebsministrin e Brendsh\u00ebm, me sfond zgjedhjet. A mund t\u00eb na e risillni at\u00eb konflikt dhe a gjykoni se k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb nj\u00eb policie politike, si\u00e7 druhet opozita?<\/strong><\/p>\n<p>Normal q\u00eb n\u00eb pushtet ka gjithmon\u00eb q\u00eb ju intereson p\u00ebrfitimi n\u00eb zgjedhje. Mendoj se duhet t\u00eb distancohen t\u00eb gjith\u00eb nga k\u00ebto praktika primitive, pasi nga mosp\u00ebrmbushja e standardeve t\u00eb zgjedhjeve po vuajm\u00eb n\u00eb gar\u00ebn e st\u00ebrzgjatur drejt BE-s\u00eb. Gjithsesi, ka njer\u00ebz q\u00eb nuk zot\u00ebrojn\u00eb asnj\u00eb profesion dhe e shikojn\u00eb veten si militant\u00eb e kamikaz\u00eb politik\u00eb dhe gjith\u00e7ka e planifikojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer pushtetit p\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb. Edhe rasti i konfliktit tim si ish- Drejtor i Forcave L\u00ebviz\u00ebse Operacionale n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb me ish- Ministrin e Brendsh\u00ebm t\u00eb komanduar Avenir Peka n\u00eb lidhje me k\u00ebto principe ka ndodhur.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb urdh\u00ebronte n\u00eb telefon p\u00ebr t\u00eb futur Forcat Speciale n\u00eb proceset elektorale, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj. Edhe pse ia sqaroja, ai k\u00ebmb\u00ebngulte n\u00eb arroganc\u00ebn e funksionit p\u00ebr t\u00eb m\u00eb detyruar q\u00eb un\u00eb t\u00eb rrihja protestuesit e opozit\u00ebs. Ne fakt ai nuk ia jepte urdhrin Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, por direkt mua se kishte dhe q\u00ebllim, q\u00eb n\u00ebse ndodhte nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb dhe kur t\u2019i k\u00ebrkohej llogari nga Kryeministri, n\u00ebn trysnin\u00eb e monitoruesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, apo t\u00eb organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ky palo minist\u00ebr do mohonte urdhrin e dh\u00ebn\u00eb me telefon dhe do m\u00eb b\u00ebnte mua \u201ckurban\u201d p\u00ebr shkelje ligji. K\u00ebto jan\u00eb forma primitive dhe t\u00eb turpshme, q\u00eb ju ka ikur koha.<\/p>\n<p><strong>A ka nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb bazuar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klan tropojan\u00ebsh q\u00eb drejton policin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk do ta mendoja nj\u00eb frik\u00eb pasi shqiptar\u00ebt e kan\u00eb vrar\u00eb frik\u00ebn kundra regjimit diktatorial q\u00eb n\u00eb vitet \u201890, por jan\u00eb tepruar s\u00eb tep\u00ebrmi me pozicionimet e shum\u00eb oficer\u00ebve nga Tropoja n\u00eb detyra drejtuese. Shpreh vler\u00ebsimet e mia p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb se jan\u00eb oficer\u00eb profesionist\u00eb dhe me integritet, por nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr kan\u00eb prishur imazhin e tropojanit t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb policis\u00eb. Po t\u00eb marr\u00ebsh dhe t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb analiz\u00eb struktur\u00ebs drejtuese t\u00eb policis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, del n\u00eb p\u00ebrfundimin se mbi 70 pozicione drejtuese n\u00eb 4 nivele drejtimi jan\u00eb nga Qarku Kuk\u00ebs e 70 p\u00ebrqind e tyre nga Tropoja. N\u00eb k\u00ebto kushte Ministri i Brendsh\u00ebm, Flamur Noka, nga Kuk\u00ebsi dhe Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm (de facto) i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Agron Kuli\u00e7aj nga Tropoja s\u00eb bashku me drejtuesit e 4 niveleve nuk kan\u00eb se kujt t\u2019ia shesin d\u00ebshtimin e drejtimit dhe t\u00eb policimit t\u00eb pasuksessh\u00ebm, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb katandisur n\u00eb nj\u00eb turp n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet e luft\u00ebs kundra krimit, parandalimit t\u00eb aksidenteve etj.<\/p>\n<p><strong>A ka nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb bazuar se jan\u00eb kryesisht njer\u00ebz nga bastionet e PD-s\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ligjin n\u00eb polici?<\/strong><\/p>\n<p>Jo nuk mundet t\u00eb them k\u00ebshtu! N\u00eb fakt tani pas 8 vitesh pushtet dhe 23 vitesh tranzicion n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim nuk ka m\u00eb t\u00eb privilegjuar p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve dhe kontributeve politike. Tani funksionojn\u00eb lidhje klanore mafioze p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga pushteti. Ky regjim duhet shembur se p\u00ebr ndryshe nes\u00ebr do jet\u00eb von\u00eb. Policia sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt se kurr\u00eb, pasi edhe pse disponon teknologji dhe sisteme, \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kapjes.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebto dit\u00eb po flitet se miniera e Bulqiz\u00ebs ka edhe nj\u00eb vit jet\u00eb nga shfryt\u00ebzimi barbar. Ju keni treguar se si funksionon ky shfryt\u00ebzim n\u00eb k\u00ebt\u00eb minier\u00eb. A mund t\u00eb na risillni edhe nj\u00ebher\u00eb detaje nga kjo masak\u00ebr mbi nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr minier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs dhe fenomenin grabit\u00ebs e kam dh\u00ebn\u00eb alarmin para nj\u00eb viti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Qarkut Dib\u00ebr. N\u00eb at\u00eb pozicion pash\u00eb se si shteti ishte n\u00eb funksion dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb firmave dhe kompanive q\u00eb vidhnin dhe grabisnin KROMIN n\u00eb Bulqiz\u00eb, k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn baballar\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn dhe nuk arrit\u00ebn t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb pal\u00eb pantallona t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019i veshur kur t\u00eb shkonin mik, ose kur t\u00eb dilnin n\u00eb qytet (sheher). Nuk ke se \u00e7far\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh se nuk t\u00eb d\u00ebgjon kush! E kam provuar dhe kam denoncuar n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit dhe p\u00ebr \u00e7udi prokuroria m\u00eb dha t\u00eb drejt\u00eb, por ende nuk ka mbaruar nd\u00ebshkimi i hajdut\u00ebve. Pushtetar\u00ebt hesht\u00ebn, q\u00eb nga Kryeministri, Ministri i Brendsh\u00ebm, Drejtori e Zv\/ drejtori i P\u00ebrgjithshem, Zv\/ Ministri dhe Drejtori i SH.K.B\u2013 s\u00eb. Shteti nuk funksionon ose funksionon n\u00eb favorin e t\u00eb fortit. N\u00eb fakt shteti dhe strukturat e tij jan\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb dob\u00ebtin dhe veten.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb ndalemi pak tek 21 janari. Si e gjykoni vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb liruar nga akuzat gardist\u00ebt q\u00eb dyshohen p\u00ebr vrasjet?<\/strong><\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka ndodh n\u00eb nj\u00eb shtet rrumpall\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb shikojm\u00eb se si d\u00ebnohen n\u00eb Spanj\u00eb, Kroaci, Egjipt, Greqi etj. Kjo tregon se funksionojn\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb pavarura, punonj\u00ebsit e k\u00ebtyre sistemeve ngrihen mbi interesat personale dhe ata klanore dhe mbrojn\u00eb shtetin se p\u00ebr ndryshe do t\u00eb mbizot\u00ebronte KAOSI. Sa do t\u00eb g\u00ebzoheshin qytetar\u00ebt po t\u00eb funksiononte t\u00eb pakt\u00ebn drejt\u00ebsia. Sot n\u00eb 2013-\u00ebn pas k\u00ebtyre vendimeve skandaloze, ku p\u00ebrligjen vrasjet n\u00eb Bulevard, pa kaluar dhe rrethimin nuk m\u00eb ngelet gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm t\u00eb them: Ne shqiptar\u00ebt paskemi qen\u00eb me shume fat, q\u00eb k\u00ebta pushtetar\u00eb nuk na kan\u00eb qeverisur n\u00eb koh\u00ebn e DIKTATURES, se do na kishin vrar\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve! K\u00ebta p\u00ebr mua jan\u00eb diktator\u00ebt m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr se ata t\u00eb TOTALITARIZMIT, duke i vler\u00ebsuar edhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ushtrojn\u00eb terrorin shtet\u00ebror ndaj popullit dhe institucioneve p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb q\u00ebllimit final t\u00eb mbajtjes s\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se ka pasur nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar at\u00eb dit\u00eb, apo \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar kur \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb thyer perimetri i siguris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb hamend\u00ebsoj, por veprimet kan\u00eb qen\u00eb kriminale, pasi vrasjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb rrethimit dhe k\u00ebt\u00eb e kupton secili. Kjo tregon se autor\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e strukturave t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitura psikologjikisht dhe hapin zjarre kundra turmave ende pa hyr\u00eb n\u00eb objekt apo rrethim. Veprime t\u00eb dukshme dhe t\u00eb vler\u00ebsueshme kriminale, t\u00eb cilat implikojn\u00eb shtetin n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb fajtori kryesor p\u00ebr at\u00eb ngjarje t\u00eb dhimbshme?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb individuale p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb q\u00eblluar, pasi secili nga ushtarak\u00ebt i din\u00eb mir\u00eb rregullat e ruajtjes dhe sigurimit t\u00eb Objekteve t\u00eb R\u00ebnd\u00ebsis\u00eb Shtet\u00ebrore dhe Personaliteteve t\u00eb Larta Shtet\u00ebrore. Gjithsesi do t\u00eb faj\u00ebsoja drejtuesit q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb drejtimin dhe kontrollin e veprimeve t\u00eb strukturave t\u00eb Gard\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mos precipitonte situata n\u00eb hapje zjarri kundra nj\u00eb turme njer\u00ebzish me gra e f\u00ebmij\u00eb rreth 30.000 njer\u00ebz, q\u00eb po hape zjarr doemos do t\u00eb vras\u00ebsh njer\u00ebz dhe nuk mundet t\u00eb thuash se mungon dashja si an\u00eb subjektive e vepr\u00ebs penale dhe k\u00ebtu mendoj se gjykata ka gabuar shume r\u00ebnd\u00eb, pavar\u00ebsisht se do vriste nj\u00eb, dy, apo dhjet\u00ebra pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb tubim apo protest\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shqiptare ka nj\u00eb tension, q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb rast se zgjedhjet preken ose jan\u00eb problematike?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt ka shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb rritur trysnin\u00eb e situat\u00ebs komplekse. 1 Kriza ekonomike. 2. Papun\u00ebsia. 3. Situata kriminale n\u00eb vend, p\u00ebrfshi dhe grabitjet n\u00eb rrug\u00eb koh\u00ebt e fundit q\u00eb tregojn\u00eb se territori \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontrollit. 4. Bipolarizimi i politik\u00ebs n\u00eb ekstrem, pavar\u00ebsisht patericave t\u00eb nj\u00ebrit apo tjetrit krah t\u00eb politik\u00ebs. 5. Tendencat p\u00ebr t\u00eb manipuluar vot\u00ebn me format e bllokimit t\u00eb kartave t\u00eb identitetit dhe pasaportave p\u00ebrkundrejt paras\u00eb si forma m\u00eb antidemokratike p\u00ebr t\u00eb ushtuar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb etj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto, n\u00ebse shteti nuk reagon t\u00eb normalizoj\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb n\u00ebn kontroll situat\u00ebn, normal mundet t\u00eb ket\u00eb reagime n\u00eb form\u00ebn e d\u00ebshp\u00ebrimit dhe revoltave pasi populli shqiptar rri e rri dhe reagon eg\u00ebr. Tensionet n\u00eb rritje k\u00ebrkojn\u00eb medoemos kontroll, parandalim e menaxhim. Urojm\u00eb q\u00eb krer\u00ebt e shtetit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00ebse v\u00ebrtet jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb Shqip\u00ebria nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kriteret dhe kushtet p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Evropian, aq shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar nga shpirti demokratik i shqiptar\u00ebve. Shpresoj n\u00eb afrimin e shkall\u00ebs s\u00eb civilizimit t\u00eb politik\u00ebs te shkalla e civilizimit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb pro-amerikan\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shemsi Pren\u00e7i: Po t\u00eb na kishin qeverisur k\u00ebta qeveritar\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, do kishim vdekur t\u00eb gjith\u00eb Bisedoi: Anisa Xhani, 4 Mars 2013 Shemsi Pren\u00e7i, drejtues i lart\u00eb i policis\u00eb, flet hapur. P\u00ebrplasjet me k\u00ebt\u00eb pushtet i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ai tregon n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Tem\u00ebn takimet me kryekomisar Lamajn dhe shqet\u00ebsimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shemsi Pren\u00e7i: Po t\u00eb na kishin qeverisur k\u00ebta qeveritar\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, do kishim vdekur t\u00eb gjith\u00eb Bisedoi: Anisa Xhani, 4 Mars 2013 Shemsi Pren\u00e7i, drejtues i lart\u00eb i policis\u00eb, flet hapur. P\u00ebrplasjet me k\u00ebt\u00eb pushtet i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ai tregon n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Tem\u00ebn takimet me kryekomisar Lamajn dhe shqet\u00ebsimin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-03-04T20:19:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb\",\"datePublished\":\"2013-03-04T20:19:33+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-04T20:19:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/\"},\"wordCount\":3611,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg\",\"datePublished\":\"2013-03-04T20:19:33+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-04T20:19:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shemsi Pren\u00e7i: Po t\u00eb na kishin qeverisur k\u00ebta qeveritar\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, do kishim vdekur t\u00eb gjith\u00eb Bisedoi: Anisa Xhani, 4 Mars 2013 Shemsi Pren\u00e7i, drejtues i lart\u00eb i policis\u00eb, flet hapur. P\u00ebrplasjet me k\u00ebt\u00eb pushtet i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ai tregon n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Tem\u00ebn takimet me kryekomisar Lamajn dhe shqet\u00ebsimin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-03-04T20:19:33+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb","datePublished":"2013-03-04T20:19:33+00:00","dateModified":"2013-03-04T20:19:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/"},"wordCount":3611,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/","name":"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg","datePublished":"2013-03-04T20:19:33+00:00","dateModified":"2013-03-04T20:19:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/shemsi_premci.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-prenci-ja-se-si-kupola-e-zeze-e-sakrifikoi-lamajn-ky-regjim-duhet-shembur-sa-seshte-vone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Pren\u00e7i: Ja se si \u201cKupola e zez\u00eb\u201d e sakrifikoi Lamajn. Ky regjim duhet shembur sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12481"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12481\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}