{"id":12476,"date":"2013-03-02T22:38:26","date_gmt":"2013-03-02T21:38:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1228"},"modified":"2013-03-02T22:38:26","modified_gmt":"2013-03-02T21:38:26","slug":"intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mehmet Kraja\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Donjeta Demolli<\/strong>, <em>2 Mars 2013<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Jeta n\u00eb Kosov\u00eb, shkrimtari Mehmet Kraja reflekton mbi temat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs dhe intelektualizmit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kraja flet p\u00ebr \u201cbandat politike\u201d n\u00eb institucionet kulturore; shfytyrimin e elitave kulturore dhe intelektuale; shp\u00ebtimin e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga provincializmi me integrimin e saj n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e gjith\u00ebmbarshme shqipe; klanet q\u00eb synojn\u00eb ta marrin Akademin\u00eb nga brenda; t\u00eb ashtuquajturit studiues, q\u00eb spekulojn\u00eb me teoricien\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm; p\u00ebrvet\u00ebsimin e p\u00ebrkthimeve t\u00eb Kosov\u00ebs nga botuesit n\u00eb Tiran\u00eb; munges\u00ebn e p\u00ebrkthimeve letrare n\u00eb Kosov\u00eb dhe botimet me tepri n\u00eb Shqip\u00ebri; indiferenc\u00ebn gjat\u00eb leximit t\u00eb gazetave; dallimet mes mediave; iden\u00eb e t\u00eb shkruarit p\u00ebr individin, jo p\u00ebr turm\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Keni th\u00ebn\u00eb se m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ta kemi nj\u00eb shtet shqiptar sesa disa \u201cvilajete\u201d brenda Bashkimit Europian. Sa realiste \u00ebsht\u00eb kjo ide? Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb vazhdimisht flasin p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, por SHBA-t\u00eb dhe Europa nuk ngurrojn\u00eb t\u2019i qortojn\u00eb ata p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebndrime.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Secila \u00e7\u00ebshtje madhore, kur zbret n\u00eb rrafshin e banalitetit politik, rrezikon t\u00eb degjeneroj\u00eb. Nuk ka p\u00ebrse t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Por kjo, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb se ky problem nuk ekziston, madje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i mpreht\u00eb, i cili, n\u00eb pamund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb marr\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe racionale, b\u00ebhet objekt i spekulimeve politike. Pra, n\u00ebse themi se politikan\u00ebt shqiptar\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb bukur ran\u00eb n\u00eb gjum\u00eb si tregtar\u00eb flamujsh, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Koliqi, dhe t\u00eb nes\u00ebrmen u zgjuan me veshje t\u00eb p\u00eblqyeshme ose mashtruese nacionaliste, n\u00eb esenc\u00eb kjo nuk ndryshon asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 dijenis\u00eb se, derisa t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqiptare e pazgjidhur, do t\u00eb gjenden edhe politikan\u00eb q\u00eb e manipulojn\u00eb mas\u00ebn me nacionaliz\u00ebm. Th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb, \u00e7\u00ebshtja shqiptare \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb gjeneron probleme, kriza dhe deformime t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe armiq\u00ebsin\u00eb e fqinj\u00ebve dhe refuzimin evropian. Po t\u00eb kishim nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqiptare t\u00eb kompozuar ndryshe, nuk do t\u00eb kishim nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb as n\u00eb Ballkan, as n\u00eb vet\u00eb mileun shqiptar, as n\u00eb perceptimin e Europ\u00ebs ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Duket se karta e patriotizmit \u00ebsht\u00eb st\u00ebrp\u00ebrdorur aq shum\u00eb nga politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, sa q\u00eb e ka humbur kuptimin origjinal. Korrupsioni, paaft\u00ebsia, nepotizmi synohen t\u00eb maskohen me retorik\u00eb patriotike. A pajtoheni me Samuel Johnson, sipas t\u00eb cilit, \u201cPatriotizmi \u00ebsht\u00eb streha e fundit e horrave\u201d? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb mir\u00eb, horrat gjejn\u00eb streh\u00eb n\u00eb \u00e7do shenjt\u00ebri, por th\u00ebnia e Johnson-it na duket sikur na p\u00ebrshtatet m\u00eb shum\u00eb, sepse me patriotizmin jemi ballafaquar m\u00eb shpesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb politike. E v\u00ebrteta, politikan\u00ebt gjithandej bot\u00ebs po k\u00ebt\u00eb b\u00ebjn\u00eb: tmerr\u00ebsisht korruptohen, tmerr\u00ebsisht g\u00ebnjejn\u00eb, vet\u00ebm se shtetet e bot\u00ebs kan\u00eb fuqizuar institucionet, t\u00eb cilat u vendosin kufizime k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb prap\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb mungesave t\u00eb tjera, ne kemi edhe nj\u00eb nevoj\u00eb shtes\u00eb: duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shtet, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb institucione, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb urgjenca t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zhvatja dhe gllab\u00ebrimi. Ka edhe nj\u00eb gj\u00eb: nuk besoj te ndryshimet politike, besoj vet\u00ebm te ndryshimi n\u00eb politik\u00eb, pra, te vlerat njer\u00ebzore, te kufizimet morale, t\u00eb cilat mbase nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen deri-diku edhe p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb politik\u00ebs shqiptare. Asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk e ndryshon k\u00ebt\u00eb gjendje.<\/p>\n<p><strong>Si e p\u00ebrkufizoni imazhin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs? Sa mund t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs me shtetin e tyre?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: E di q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00eblqehet kjo q\u00eb them, por imazhi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i till\u00eb \u00e7far\u00eb jemi ne. Edhe politikan\u00ebt i kemi t\u00eb till\u00eb \u00e7far\u00eb jemi ne. Bota ka shpikur sistemin demokratik dhe t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, pastaj lirin\u00eb e mendimit dhe t\u00eb fjal\u00ebs. Ne nuk jemi askund n\u00eb matjet p\u00ebr k\u00ebto standarde. \u00cbsht\u00eb hipokrizi t\u00eb faj\u00ebsosh vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb. Jemi vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh sot n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr imazhin e saj. Serbia ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor pengues dhe kufizues, por ka gj\u00ebra t\u00eb cilat do t\u00eb duhej t\u2019i b\u00ebnim dhe nuk i b\u00ebjm\u00eb, ose i b\u00ebjm\u00eb keq. Themi se Kosova \u00ebsht\u00eb e jona, por sillemi ndaj saj sikur v\u00ebrtet t\u00eb ishte e Serbis\u00eb. Nuk e duam, g\u00ebnjejm\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr t\u00eb, e vjedhim deri n\u00eb rrjepje, vet\u00ebm se gjithnj\u00eb akuzojm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe p\u00ebrpiqemi t\u00eb p\u00ebrjashtojm\u00eb ose t\u00eb arsyetojm\u00eb veten. Kjo nuk funksionon m\u00eb. Kosova jemi ne dhe ne jemi nj\u00eb hi\u00e7! P\u00ebrse t\u00eb mos ia themi vetes k\u00ebt\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, pastaj t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb ndryshojm\u00eb di\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>Pse partit\u00eb kosovare insistojn\u00eb t\u00eb profilizohen n\u00eb spektrin e djatht\u00eb? Cila \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e ideologjis\u00eb n\u00ebse an\u00ebtar\u00ebsia dhe veprimet konkrete t\u00eb partive nuk i reflektojn\u00eb k\u00ebto vlera? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur. Profilizimi politik i shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke marr\u00eb parasysh trash\u00ebgimin\u00eb ideologjike, gjendjen sociale, historin\u00eb, t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb e majta ideore dhe bot\u00ebkuptimore, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe antikomunist\u00ebt, si kontingjent q\u00eb gjithashtu operon me postulate ideologjike dogmatike. Po p\u00ebrse, pra, t\u00eb gjith\u00eb ikin nga e majta, ose e majta e qendr\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb socialdemokracia? Sepse kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb identifikohen me at\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Por, fundja, ky profilizim politik pak ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb rrethanat tona, sepse askush nuk k\u00ebrkon nga partit\u00eb ndonj\u00eb program politik. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pragmatiz\u00ebm, shumica p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, pakica p\u00ebr t\u00eb jetuar m\u00eb mir\u00eb. Fundja, t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb program politik p\u00ebr nj\u00eb elektorat t\u00eb shfytyruar, gjysmanalfabet, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb Sizifi, si n\u00eb Kosov\u00eb, si n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe partit\u00eb politike e din\u00eb k\u00ebt\u00eb fare mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ju thot\u00eb fakti se shteti i Kosov\u00ebs ndan m\u00eb pak se 1 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit p\u00ebr kultur\u00ebn? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Mbase nuk iu ka shkuar mendja, por m\u00eb keq se buxheti i vog\u00ebl n\u00eb kultur\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i tij i gabuar, sepse kultura e nj\u00eb vendi mund t\u00eb funksionoj\u00eb edhe pa buxhet dhe pa donacione, por nj\u00eb buxhet i p\u00ebrdorur keq krijon deformime kulturore me pasoja largvajt\u00ebse. Kjo ka ndodhur me Kosov\u00ebn q\u00eb nga viti 1999 e k\u00ebndej. Ky buxhet ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebr institucione t\u00eb instalohen grupe t\u00eb interesit, madje disa institucione t\u00eb b\u00ebhen filiale t\u00eb bandave politike. Pastaj, vet\u00eb njer\u00ebzit e kultur\u00ebs tashm\u00eb i kan\u00eb krijuar bandat e tyre, t\u00eb cilat operojn\u00eb sipas t\u00eb nj\u00ebjtave parime, si bandat e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Pra, pas vitit 1999 ne kemi d\u00ebshtuar jo vet\u00ebm t\u00eb nxisim nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb emancipimit kulturor, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka pasur nevoj\u00eb Kosova, por kemi d\u00ebshtuar edhe n\u00eb krijimin e institucioneve, t\u00eb cilat i rithemeloi UNMIK-u dhe na i la me nj\u00eb deformitet t\u00eb tmerrsh\u00ebm p\u00ebrbrenda tyre: u fuqizua i ashtuquajturi menaxhment, i cili abuzon dit\u00eb e nat\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs\u2026 Po kaq e keqe \u00ebsht\u00eb gjendja n\u00eb institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb shkenc\u00ebs, t\u00eb cilat gjithkund jan\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr kultur\u00ebn, ose pjes\u00eb e saj: Instituti Albanologjik \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbyllje e sip\u00ebr, Instituti i Historis\u00eb gjithashtu, Fakulteti i Arteve \u00ebsht\u00eb n\u00eb kaos, n\u00eb Universitet nuk b\u00ebhet m\u00eb shkenc\u00eb, etj. Shkoni n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare dhe Universitare dhe shihni \u00e7far\u00eb ndodh\u00eb atje. K\u00ebto institucione nuk kan\u00eb probleme t\u00eb buxhetit, por kan\u00eb probleme t\u00eb banditizmit kulturor, arsimor dhe shkencor.<\/p>\n<p><strong>Po Akademia? Jeni an\u00ebtar i saj dhe ju kemi par\u00eb t\u00eb shfaqeni n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtij institucioni\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Jo, Akademia nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe, sepse edhe ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij ambienti kulturor dhe shoq\u00ebror. Un\u00eb jam shfaqur publikisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb Akademis\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet e jashtme, sepse kam konsideruar se k\u00ebto nd\u00ebrhyrje, qoft\u00eb p\u00ebrmes ligjit, qoft\u00eb p\u00ebrmes presionit politik ose publik, do t\u00eb shkaktojn\u00eb rr\u00ebnimin e institucionit. Realisht ne arrit\u00ebm ta zmbrapsnim presionin politik p\u00ebr nd\u00ebrhyrje nga jasht\u00eb, sikund\u00ebr q\u00eb zmbrapsem edhe nj\u00eb m\u00ebsymje antiintelektuale, e cila, e kamufluar si debat kulturor, kishte p\u00ebr q\u00ebllim ta deformonte ose ta rr\u00ebnonte mitin e Akademis\u00eb, bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb edhe mitin e intelektualit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebse mund ta quajm\u00eb k\u00ebshtu. Por deformimi ndodhi q\u00eb ndodhi, madje duke na nxjerr\u00eb qesharak\u00eb disave q\u00eb dol\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb Akademis\u00eb, sepse ne, s\u00eb paku un\u00eb po q\u00eb po, i preokupuar me at\u00eb q\u00eb ndodhte jasht\u00eb institucionit, kisha harruar se brenda tij tashm\u00eb ishin profilizuar qart\u00eb grupet e interesit dhe klanet, t\u00eb cilat, pasi shfryt\u00ebzuan atmosfer\u00ebn e krijuar, n\u00eb fund, nuk b\u00ebn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 se deformuan procesin e pranimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb Akademi dhe rr\u00ebnuan imazhin e saj.<\/p>\n<p>Pra, b\u00ebn\u00eb po at\u00eb q\u00eb donte edhe pala tjet\u00ebr, p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjeve nga jasht\u00eb. Ndodhi, k\u00ebshtu, mbase p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, q\u00eb n\u00eb Akademi t\u00eb pranohen njer\u00ebz, n\u00eb referatet p\u00ebr pranim e t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb mos gjendet asnj\u00eb nj\u00ebsi bibliografike, ose t\u00eb till\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohur publikisht p\u00ebr plagjiatura shkencore dhe artistike. Pra, mund t\u00eb thuhet se ky ishte rezultati i par\u00eb i m\u00ebsymjes kund\u00ebr Akademis\u00eb, t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb autoritetsh\u00ebm, t\u00eb medies apo t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Sa ka intelektual\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb Kosov\u00eb? A jan\u00eb kualitative elitat intelektuale dhe kulturore t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Pak m\u00eb par\u00eb p\u00ebrmenda mitin e Akademis\u00eb, mitin e intelektualit, por e relativizova \u00e7\u00ebshtjen duke th\u00ebn\u00eb \u201cn\u00ebse mund ta quajm\u00eb k\u00ebshtu\u201d. Ky mit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht dhe ndoshta \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar, sepse ishte mit i nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e socializmit iluminist kosovar. Kjo faz\u00eb duhej t\u00eb tejkalohej. Por vendin e k\u00ebtij miti, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare, \u00ebsht\u00eb dashur ta zinte nj\u00eb sistem i vlerave, t\u00eb cilin gjithashtu \u00ebsht\u00eb dashur ta krijoj\u00eb nj\u00eb elit\u00eb kulturore dhe krijuese. Kjo elit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb shfytyruar ndjesh\u00ebm, sikund\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfytyruar, ose \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nj\u00eb shtres\u00eb e mesme shoq\u00ebrore, qytetare, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe intelektual\u00ebt. Pra, n\u00eb rrethanat tona nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr elita kulturore kualitative ose jokualitative, por p\u00ebr ekzistenc\u00ebn ose mosekzistenc\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Munges\u00ebn e elitave kulturore, shkencore, krijuese ose intelektuale, shum\u00eb njer\u00ebz as q\u00eb e kuptojn\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: Kosova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet, por, sikund\u00ebr shihet, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb stabilizohet, sepse i mungon, ose e ka shkat\u00ebrruar nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb shtres\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb stabilizuar, quani si t\u00eb doni, elit\u00eb kulturore ose elit\u00eb qytetare, por ajo do ta mbante Kosov\u00ebn. Dikur shtetet i themelonin dhe i mbanin aristokracit\u00eb. Tani i mban qytetaria, p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb strukturimet e vlerave brenda saj\u2026 Nd\u00ebrkaq, n\u00ebse e keni fjal\u00ebn p\u00ebr angazhimet politike t\u00eb intelektual\u00ebve, duhet ta dini se deformimet q\u00eb burojn\u00eb nga politika jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme se \u00e7do kredo intelektuale, prandaj mos u \u00e7uditni kur shihni disa intelektual\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb politik\u00eb q\u00eb jan\u00eb model i s\u00eb keqes, sepse t\u00eb till\u00ebve ua shtojn\u00eb veseve t\u00eb politik\u00ebs kreativitetin e tyre rr\u00ebnues.<\/p>\n<p><strong>Zhvillimet e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri kan\u00eb pasur trajektore t\u00eb ndryshme historike. Si i shihni ju kushtet e sotme t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare, por edhe t\u00eb angazhimit intelektual, n\u00eb dy vendet tona?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb jem sa m\u00eb i qart\u00eb: let\u00ebrsia e Kosov\u00ebs ka pushuar s\u00eb ekzistuari, nuk ka m\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse kushtet t\u00eb cilat e kan\u00eb krijuar at\u00eb, pra let\u00ebrsin\u00eb e Kosov\u00ebs, kan\u00eb pushuar s\u00eb vepruari. Ekziston nj\u00eb let\u00ebrsi shqipe me disa p\u00ebrvoja, edhe m\u00eb par\u00eb ka ekzistuar nj\u00eb e till\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb, let\u00ebrsia shqipe e Rilindjes Komb\u00ebtare me p\u00ebrvoj\u00ebn arb\u00ebreshe brenda saj. Tani ekziston let\u00ebrsia shqipe me p\u00ebrvoj\u00ebn kosovare dhe me p\u00ebrvoj\u00ebn e diaspor\u00ebs brenda saj. Por k\u00ebtu ka nj\u00eb problem jo t\u00eb vog\u00ebl, sepse njer\u00ebzit, shkrimtar\u00ebt, krijuesit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk duan t\u2019i p\u00ebrshtaten k\u00ebsaj rrethane, disa pse nuk munden, disa pse nuk iu leverdis. N\u00eb rrethanat e tashme, let\u00ebrsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsi lokale dhe ajo zhvillohet sipas t\u00eb gjitha parametrat e nj\u00eb let\u00ebrsie lokale, me hierarkin\u00eb e saj provinciale. Nj\u00eb integrim i let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e gjith\u00ebmbarshme shqipe do ta shp\u00ebtonte nga provincializmi dhe nga d\u00ebshtimet e tjera, me t\u00eb cilat ajo ballafaqohet q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ideja se mund t\u00eb krijohet nj\u00eb let\u00ebrsi shtet\u00ebrore do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndronte, sikur Kosova t\u00eb kishte potencial kulturor dhe krijues, por ja q\u00eb nuk ka. Do t\u00eb thoni, e ka pasur. Po, e ka pasur, por ajo ka qen\u00eb let\u00ebrsi autonomiste, me elit\u00eb shkrimtar\u00ebsh autonomist\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb autonomiste, e krijuar me nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ose t\u00eb t\u00ebrthorta t\u00eb Jugosllavis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lexuesin e Kosov\u00ebs e kishte n\u00eb dor\u00eb let\u00ebrsia socrealiste e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebtyre fenomeneve t\u00eb \u00e7uditshme letrare dhe kulturore iu ka ardhur fundi. Pra, Kosova do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, me p\u00ebrvoj\u00ebn e saj, me ve\u00e7antit\u00eb e saj. Azem Shkreli dhe Ali Podrimja jan\u00eb De Rada dhe Gavrill Dara i Ri i poezis\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare. Por ky proces normal, ka edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e vet, si \u00e7do proces tjet\u00ebr. M\u00eb s\u00eb keqi ndihen ata q\u00eb kan\u00eb krijuar iluzionin e shkrimtarit t\u00eb madh t\u00eb provinc\u00ebs, t\u00eb m\u00ebhall\u00ebs, ose ata q\u00eb mungesat e tyre gjuh\u00ebsore i afishojn\u00eb si ve\u00e7anti dhe vlera identifikuese.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb pyetje klishe: Pse lexohet kaq pak n\u00eb Kosov\u00eb? Tirazhet e librave dhe gazetave jan\u00eb minimal\u00eb, n\u00eb media ka pak debate p\u00ebr libra, student\u00ebt mjaftohen me skripta t\u00eb holla\u2026 A mund t\u00eb ndalet ky trend?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Leximi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u201c\u00e7\u00ebshtje letrare\u201d, ose m\u00eb s\u00eb paku \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje sociale, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje arsimore, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kulturore. Ne i kemi t\u00eb pazgjidhura t\u00eb gjitha k\u00ebto, prandaj e kemi gjendjen t\u00eb k\u00ebtill\u00eb. Por dua t\u2019ju them nj\u00eb gj\u00eb: nuk lexohet m\u00eb pak n\u00eb Kosov\u00eb, lexohet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb lexuar ndonj\u00ebher\u00eb, por lexohet keq. Ne kemi internetin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendet e rajonit, ai mb\u00ebshtetet te shkrimi dhe leximi. Por shkrimi dhe leximi n\u00eb internet, tash p\u00ebr tash, nuk \u00ebsht\u00eb shkrim dhe lexim cil\u00ebsor, nuk \u00ebsht\u00eb shkrim dhe lexim kulturor, aq m\u00eb pak letrar. Mbase nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet i till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ekziston gjenerata e re e shkrimtar\u00ebve kosovar\u00eb? N\u00ebse po, kush b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Po, sigurisht q\u00eb ekziston, por un\u00eb nuk e di cila \u00ebsht\u00eb ajo. Megjithat\u00eb, dua t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: krijimi i nj\u00eb gjenerate studiuesish t\u00eb rinj, me munges\u00eb let\u00ebrsie si l\u00ebnd\u00eb studimi. Kjo tani \u00ebsht\u00eb mod\u00eb, si\u00e7 ishte dikur mod\u00eb t\u00eb ishe poet. Shikoni pak rrotull dhe do ta v\u00ebreni k\u00ebt\u00eb. Epigonizmi n\u00eb krijimtari primare \u00ebsht\u00eb i tejkaluar, n\u00eb studimet tona letrare epigonizmi ka gjetur hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Do t\u00eb gjeni ndonj\u00eb ekzemplar t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb radh\u00ebn e poet\u00ebve q\u00eb ende i shkruan poezit\u00eb si Rembo ose simbolist\u00ebt e tjer\u00eb francez\u00eb, apo q\u00eb shkruan proz\u00eb si \u201cNeveria\u201d e Sartrit, por do t\u00eb gjeni shum\u00eb t\u00eb ashtuquajtur studiues, t\u00eb cil\u00ebt spekulojn\u00eb me Bartin, Zhenetin, Todorovin, etj. Madje, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, n\u00eb k\u00ebto studime \u00ebsht\u00eb legalizuar plagjiatura e frikshme dhe e tmerrshme.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrkthimi letrar n\u00eb Kosov\u00eb pothuajse nuk ekziston. Kemi disa njer\u00ebz idealist\u00eb q\u00eb harxhojn\u00eb koh\u00eb dhe energji kreative p\u00ebr ta p\u00ebrkthyer nj\u00eb vep\u00ebr, por pastaj sillen n\u00ebp\u00ebr zyra institucionesh p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb holla vet\u00ebm sa p\u00ebr botim. \u00c7far\u00eb d\u00ebmi i shkakton kjo qasje nd\u00ebrveprimit t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb me kulturat tjera? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Aktualisht nuk ka p\u00ebrkthime letrare n\u00eb Kosov\u00eb, sikund\u00ebr q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka me tepri, q\u00eb dometh\u00ebn\u00eb se p\u00ebrkthehet dhe botohet pa kriter. Por statusi i librit tashm\u00eb ka ndryshuar. P\u00ebrkthehet dhe botohet ajo q\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb treg. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, as p\u00ebrkthyesit, as botuesit e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb arritur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb, sepse tregu i librit n\u00eb bot\u00ebn shqiptare \u00ebsht\u00eb integruar plot\u00ebsisht dhe at\u00eb e dominojn\u00eb botuesit e Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00ebm se, rreth p\u00ebrkthimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka shum\u00eb probleme. Shumica e p\u00ebrkthimeve b\u00ebhen nga italishtja (e cila \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb e dyt\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 ishte serbokroatishtja dikur te ne), pavar\u00ebsisht se n\u00eb lib\u00ebr shkruhet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer nga origjinali anglisht, fr\u00ebngjisht, etj. Por ekziston edhe nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr: rimarrja e p\u00ebrkthimeve t\u00eb Kosov\u00ebs, jo ribotimi i tyre i thjesht\u00eb pa emrin e p\u00ebrkthyesit, si\u00e7 ndodht\u00eb dikur, por b\u00ebrja e p\u00ebrkthimit t\u00eb ri, duke p\u00ebrdorur si mb\u00ebshtetje p\u00ebrkthimin e Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb fenomen e v\u00ebrejta edhe tash s\u00eb fundi, n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr voluminoz, i p\u00ebrkthyer nga nj\u00eb njeri i autoritetsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb la pa mend. Do ta b\u00ebj publik rastin, sapo t\u2019i b\u00ebj disa krahasime.<\/p>\n<p><strong>Si e vler\u00ebsoni faktin se p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb politikan\u00eb shqiptar\u00eb po e sprovojn\u00eb veten si autor\u00eb librash?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Nuk kam ndonj\u00eb mendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Vet\u00ebm se politikan\u00ebt tan\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrmes librit, t\u00eb mos tregojn\u00eb bot\u00ebrisht se sa pak din\u00eb, sepse libri t\u00eb nxjerr t\u00eb zbuluar para bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebt shkrimtar\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb, shqiptar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, i \u00e7moni m\u00eb shum\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Nuk kam ndonj\u00eb list\u00eb emrash, lexoj rregullisht dhe p\u00ebrpiqem t\u00eb b\u00ebj zgjedhje cil\u00ebsore t\u00eb librave dhe t\u00eb autor\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Pse shkruani?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Sepse \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj.<\/p>\n<p><strong>MEDIAT: SHKRIMET NUK E NDRYSHOJN\u00cb BOT\u00cbN<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si ndjeheni kur i shfletoni gazetat me kafen\u00eb e m\u00ebngjesit? K\u00ebnaqeni, nervozoheni, apo jeni indiferent? <\/strong><\/p>\n<p>Mehmet Kraja: Jam indiferent, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve. Me Ali Podrimjen e ndjer\u00eb, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, pinim kafe s\u00eb bashku dhe tem\u00eb e bisedave tona ndodhte t\u00eb ishin zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb, ato q\u00eb lexonim n\u00eb gazeta. Podrimjen shpesh e kapte sikleti, acarohej, shante. M\u00eb thoshte se kalonte edhe net pa gjum\u00eb. Un\u00eb p\u00ebrpiqesha ta ngush\u00eblloja, at\u00eb dhe veten nj\u00ebkoh\u00ebsisht: Ali, i thosha, a t\u00eb pyeti nj\u00ebri ty p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, n\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu ose ashtu?<\/p>\n<p><strong>A ju p\u00eblqejn\u00eb kanalet televizive t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb? A jeni vizitues i web faqeve t\u00eb gazetave dhe portaleve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Do t\u00eb jap nj\u00eb mendim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, pa hyr\u00eb n\u00eb detaje: medien e shkruar ne n\u00eb Kosov\u00eb e kemi m\u00eb mir\u00eb se Shqip\u00ebria, k\u00ebtu mund t\u00eb hyjn\u00eb edhe portalet. Medien elektronike ne e kemi keq, Shqip\u00ebria e ka shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Edhe gjuha e medies s\u00eb shkruar te ne ka avancuar: tani mund t\u00eb lexosh tekste pa e ndjer\u00eb gjuh\u00ebn si penges\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Dikur keni thumbuar \u201cdjelm\u00ebrin\u00eb dhe \u00e7up\u00ebrlinat\u201d e redaksive t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb mediat kosovare p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sip\u00ebrfaq\u00ebsore t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre. Sot ata i udh\u00ebheqin redaksit\u00eb dhe vendosin p\u00ebr prezantimin medial t\u00eb kultur\u00ebs. Si e vler\u00ebsoni pun\u00ebn e tyre?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: M\u00eb vjen keq n\u00ebse dikush mund t\u00eb jet\u00eb ndier i l\u00ebnduar nga nj\u00eb cil\u00ebsim i till\u00eb, por them se edhe n\u00eb gazetari duhet \u00e7muar profesionalizmin. Nuk m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzve, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe nj\u00eb num\u00ebr gazetar\u00ebsh, e marrin gazetarin\u00eb me leht\u00ebsi, madje si nj\u00eb pun\u00eb jo shum\u00eb serioze. Fundja, e dini pse pranova ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me ju? Sepse n\u00eb telefon m\u00eb that\u00eb se e kishit lexuar librin \u201cIdentiteti kosovar\u201d. Nuk ma b\u00ebt\u00eb qejfin, por ma mbushet mendjen p\u00ebr profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Derisa punonit n\u00eb media, keni qen\u00eb kritiku m\u00eb i ashp\u00ebr i zhvillimeve kulturore. M\u00eb nuk shkruani. A ndikon mungesa e efekteve t\u00eb shkrimeve kritike n\u00eb humbjen e vullnetit p\u00ebr t\u00eb shkruar dhe kritikuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>: Nuk kam menduar ndonj\u00ebher\u00eb se me shkrimet e mia do t\u00eb ndryshoj bot\u00ebn, nuk kam ushqyer iluzione t\u00eb k\u00ebtilla. Por un\u00eb kam ushqyer dhe nuk ushqej tjet\u00ebr iluzion, edhe kur b\u00ebj let\u00ebrsi, edhe kur b\u00ebj publicistik\u00eb: un\u00eb shkruaj p\u00ebr nj\u00eb lexues, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb vetmin lexues, pra p\u00ebr individin, jo p\u00ebr turm\u00ebn, lexuesin nuk e perceptoj si turm\u00eb, e perceptoj si nj\u00ebsh q\u00eb mund t\u00eb shum\u00ebzohet nd\u00ebrvetsh\u00ebm ose jo. Dhe k\u00ebtij individi, k\u00ebtij nj\u00ebshi un\u00eb dua t\u2019i ofroj di\u00e7ka, e cila af\u00ebrsisht duhet t\u00eb jet\u00eb e barasvlershme me mundin dhe koh\u00ebn q\u00eb shpenzon ai duke m\u00eb lexuar, n\u00eb let\u00ebrsi \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsia artistike q\u00eb duhet t\u2019i ofroj, n\u00eb publicistik\u00eb nxitja meditative, racionale, perceptuese. Pra, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e motivit p\u00ebr t\u00eb shkruar n\u00eb gazeta shkrime publicistike, por them se vjen koha kur njeriu duhet t\u2019i racionalizoj\u00eb synimet e veta. Un\u00eb jam shkrimtar dhe ky \u00ebsht\u00eb vokacioni im jet\u00ebsor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Donjeta Demolli, 2 Mars 2013 N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Jeta n\u00eb Kosov\u00eb, shkrimtari Mehmet Kraja reflekton mbi temat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs dhe intelektualizmit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri. Kraja flet p\u00ebr \u201cbandat politike\u201d n\u00eb institucionet kulturore; shfytyrimin e elitave kulturore dhe intelektuale; shp\u00ebtimin e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga provincializmi me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Donjeta Demolli, 2 Mars 2013 N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Jeta n\u00eb Kosov\u00eb, shkrimtari Mehmet Kraja reflekton mbi temat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs dhe intelektualizmit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri. Kraja flet p\u00ebr \u201cbandat politike\u201d n\u00eb institucionet kulturore; shfytyrimin e elitave kulturore dhe intelektuale; shp\u00ebtimin e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga provincializmi me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-03-02T21:38:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2)\",\"datePublished\":\"2013-03-02T21:38:26+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-02T21:38:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/\"},\"wordCount\":3758,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg\",\"datePublished\":\"2013-03-02T21:38:26+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-02T21:38:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Donjeta Demolli, 2 Mars 2013 N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Jeta n\u00eb Kosov\u00eb, shkrimtari Mehmet Kraja reflekton mbi temat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs dhe intelektualizmit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri. Kraja flet p\u00ebr \u201cbandat politike\u201d n\u00eb institucionet kulturore; shfytyrimin e elitave kulturore dhe intelektuale; shp\u00ebtimin e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga provincializmi me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-03-02T21:38:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2)","datePublished":"2013-03-02T21:38:26+00:00","dateModified":"2013-03-02T21:38:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/"},"wordCount":3758,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/","name":"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg","datePublished":"2013-03-02T21:38:26+00:00","dateModified":"2013-03-02T21:38:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/mehmet_kraja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mehmet-kraja-kosova-jemi-ne-dhe-ne-jemi-nje-hic-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Mehmet Kraja: Kosova jemi ne, dhe ne jemi nje hi\u00e7! (2)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12476"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12476"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12476\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}