{"id":12461,"date":"2013-02-23T17:39:40","date_gmt":"2013-02-23T16:39:40","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1130"},"modified":"2013-02-23T17:39:40","modified_gmt":"2013-02-23T16:39:40","slug":"intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gary Kokalari\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg\" width=\"150\" \/> <em><strong>Intervist\u00eb e aktivistit amerikano-shqiptar Geri Kokalari p\u00ebr \u201cJAVA\u201d. Si e shikon ai situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri, rolin e Patton Boggs n\u00eb make-up e qeveris\u00eb shqiptare, por edhe ngjarjet q\u00eb lidhen me G\u00ebrdecin dhe l\u00ebvizjen e fundit t\u00eb Eduard Selamit\u2026<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Intervistoi: <strong>Ben Andoni<\/strong>, <em>23 Shkurt 2013<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Geri s\u2019ka reshtur asnj\u00ebher\u00eb pa i atakuar qeverit\u00eb shqiptare. Mori lavd\u00ebrimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga Berisha, kur e stigmatizoi Nanon, por, nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb disi i m\u00ebrzitur se ata q\u00eb erdh\u00ebn pas tij, e kaluan at\u00eb n\u00eb korrupsion dhe gjith\u00e7ka t\u00eb keqe. Berisha, tashm\u00eb, e llogarit nd\u00ebr armiqt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, por ky njeri, nj\u00ebsoj si Kasandra vazhdon dhe e shpreh pa asfare doreza mendimin e vet.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ju lutem, si e shikon privatizimin e fundit t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb Albpetrolit dhe kinse garancin\u00eb amerikane p\u00ebr t\u00eb. Pse p\u00ebrfshihet gjithnj\u00eb Amerika n\u00eb goj\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb qeveris\u00eb Berisha p\u00ebr biznese t\u00eb k\u00ebtij lloji?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb jan\u00eb t\u00eb familjarizuar me privatizimin e Albpetrolit e din\u00eb se garancia e supozuar financiare e 85.000.000 eurove nga American Chartered Bank ishte nj\u00eb element p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs esencial p\u00ebr Vetro Silk Road, q\u00eb t\u00eb cil\u00ebsohej si fituese e tenderit. Fillimisht, dua ta b\u00ebj shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, kjo mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb mesazh e-mail, q\u00eb kam marr\u00eb nga autoriteti legal i American Bank, dhe nga biseda ime me nj\u00eb zyrtar t\u00eb FDIC (Federal Deposit Insurance Corp. \u2013 instrument i qeveris\u00eb s\u00eb SHBA q\u00eb siguron depozitat bankare dhe ndihmon n\u00eb sistemin e bankave), q\u00eb kurr\u00eb s\u2019ka pasur ndonj\u00eb nj\u00eb garanci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, emetuar nga American Chartered Bank. Por, un\u00eb vet\u00eb s\u2019kisha nevoj\u00eb p\u00ebr konfirmimin e bank\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion. \u00c7dokush mund t\u00eb k\u00ebqyr\u00eb deklaratat financiare t\u00eb American Chartered n\u00eb internet dhe ta gjykonte thjesht se do t\u00eb ishte nj\u00eb shkelje e kritereve rregulluese bankare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion t\u00eb emetonte nj\u00eb garanci t\u00eb till\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 85.000.000 eurove.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim, s\u2019\u00ebsht\u00eb e nevojshme nj\u00eb armat\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebsh apo burime t\u00eb gj\u00ebra t\u00eb nj\u00eb firme si Patton Boggs. K\u00ebrkohej vet\u00ebm nj\u00eb akses n\u00eb internet dhe disa njohuri bazike p\u00ebr industrin\u00eb bankare. N\u00ebse mund ta b\u00ebja un\u00eb, kuptohet se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mund ta b\u00ebnte fare leht\u00eb dhe Patton Boggs kur vler\u00ebsoi ofert\u00ebn e Vetro dhe inspektimin e garancis\u00eb s\u00eb supozuar bankare. E mu atje, po ta b\u00ebnte, do shihte sesi do ndizej drita e kuqe e alarmit. Dhe nuk mendoj se Patton Boggs mund t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb si shfaj\u00ebsim injoranc\u00ebn sepse e paralajm\u00ebrova Frank Wisner p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me an\u00eb t\u00eb e-mail, shum\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb vendosej p\u00ebr tenderin n\u00eb favor t\u00eb Vetro. Un\u00eb s\u2019e p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb se nj\u00eb dokument q\u00eb ishte prezantuar si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, i garantuar nga American Chartered Bank, t\u00eb qarkullonte.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse kjo arrin t\u00eb b\u00ebhet \u00e7\u00ebshtje, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb se dikush q\u00ebllimisht po kryen nj\u00eb mashtrim. Dokumenti p\u00ebr tenderin e Albpetrol, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga kryeministri Sali Berisha (bulletin #133) qart\u00ebsisht p\u00ebrcakton se David Farber, partner tek Patton Boggs, e ka rishqyrtuar garancin\u00eb e American Chartered dhe na i rezultoi se ajo ishte e vlefshme dhe e mjaftueshme. K\u00ebshtu, n\u00ebse do t\u00eb supozoj se kjo deklarat\u00eb ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga Patton Boggs, dhe n\u00ebse Patton Boggs del se e ka gabim, at\u00ebher\u00eb n\u00eb opinionin tim, ata do t\u00eb jen\u00eb fajtor\u00eb si p\u00ebr sjellje jo t\u00eb mir\u00eb por edhe p\u00ebr munges\u00eb kompetence dhe kjo duhet t\u00eb mbahet parasysh. Por kam arsye t\u00eb v\u00eb nj\u00eb bast me Frank Wisner se un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb dhe madje humb\u00ebsi i bastit duhet t\u2019i jap\u00eb fituesit nj\u00eb drek\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant q\u00eb do e zgjedh\u00eb vet\u00eb ai n\u00eb Tiran\u00eb. Un\u00eb, e di mir\u00eb, se \u00e7far\u00eb restoranti do t\u00eb zgjedh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebshilltari i tenderit t\u00eb d\u00ebshtuar, Patton Boggs, nj\u00eb firm\u00eb ligjore me baz\u00eb n\u00eb Uashington, q\u00eb b\u00ebn avokatin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb amerikane n\u00eb SHBA mb\u00ebshteti firm\u00ebn q\u00eb do b\u00ebnte privatizimin e madh strategjik, t\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur nga qeveria jon\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb Patton Bogs do t\u00eb mb\u00ebshteste ofert\u00ebn e Berish\u00ebs nuk erdhi si ndonj\u00eb surpriz\u00eb e madhe p\u00ebr mua sepse motivi i par\u00eb i nj\u00eb firme, ashtu si n\u00eb \u00e7do biznes \u00ebsht\u00eb paraja. Dhe, megjith\u00ebse s\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe kjo edhe s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb e pazakont\u00eb mes firmave t\u00eb tilla si Patton Boggs, ato nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb diskriminuarat p\u00ebr sa i p\u00ebrket vendit nga i marrin parat\u00eb. Pos t\u00eb gjithave, Patton Boggs s\u2019kishte problem madje edhe t\u00eb merrte para nga diktatori haitian Baby Doc Duvalier. K\u00ebshtu q\u00eb pse duhej t\u00eb shqet\u00ebsohej t\u00eb merrte para nga nj\u00eb diktator shqiptar si Sali Berisha?\u201d<\/p>\n<p><strong>A ka lidhje m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb Patton Boggs me interesa t\u00eb pal\u00ebs shqiptare n\u00eb fuqi?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cEpo, me aq sa di un\u00eb, Patton Boggs supozohet t\u00eb jet\u00eb e paguar nga qeveria shqiptare t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr interesat e popullit shqiptar duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo Sali Berish\u00ebn. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ata nuk duhej t\u00eb punonin n\u00eb asnj\u00eb lloj m\u00ebnyre p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara interesat dhe objektivat politike t\u00eb Berish\u00ebs. N\u00ebse e b\u00ebjn\u00eb, ata do ta gjejn\u00eb veten n\u00ebn sanksione p\u00ebr dhunime t\u00eb etik\u00ebs nga ana e institucioneve amerikane, q\u00eb kan\u00eb autoritet rregullator mbi firmat ligjore.<\/p>\n<p>Por ngandonj\u00ebher\u00eb firma si Patton Boggs veprojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat zonat gri. Dhe n\u00eb praktik\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb firm\u00eb si Patton Boggs t\u00eb kafshoj\u00eb duart q\u00eb e ushqejn\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb kur dikush si Berisha-i cili s\u00eb fundi n\u00ebnshkroi nj\u00eb \u00e7ek dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Patton Boggs \u2013 b\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr akses te zyrtar\u00ebt e lart\u00eb n\u00eb Uashington, n\u00eb realitet kjo e b\u00ebn ta ndihmoj\u00eb Berish\u00ebn t\u00eb mbaj\u00eb pushtetin, at\u00ebher\u00eb edhe mund t\u00eb imagjinosh sesa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i injorosh k\u00ebto k\u00ebrkesa nd\u00ebrsa han\u00eb parat\u00eb e shijshme, q\u00eb vijn\u00eb me k\u00ebt\u00eb lidhje. Edhe sikur atje t\u00eb ket\u00eb konflikt interesash.<\/p>\n<p><strong>Pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, K\u00ebshilli i Ministrave ka marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb akorduar plot 800 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr lobim p\u00ebr firm\u00ebn Patton Boggs. A mundet kjo kompani q\u00eb t\u00eb ket\u00eb reputacionin e duhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb lobim, pas k\u00ebsaj q\u00eb ndodhi me privatizimin\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, ajo q\u00eb p\u00ebr opinionin tim ishte e pak\u00ebndshme dhe joprofesionale p\u00ebr dh\u00ebnien e privatizimit t\u00eb Albpetrolit mund t\u00eb kishte p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb mir\u00ebnjohur n\u00eb Shqip\u00ebri, por ky s\u2019do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr Uashingtonin. Dhe jasht\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, shum\u00eb pak din\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb histori. Por besoj se kjo mund t\u00eb ndryshoj\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn, me aq sa di un\u00eb, kjo nuk ka ndikuar n\u00eb reputacionin e Patton Boggs. Kam arsye t\u00eb besoj se kjo histori nuk ka mbaruar ende, k\u00ebshtu q\u00eb le t\u00eb shikojm\u00eb bashk\u00eb se \u00e7far\u00eb do ndodh\u00eb n\u00eb pak jav\u00ebt n\u00eb vazhdim\u201d.<\/p>\n<p><strong>Qeveria shqiptare prej vitesh \u00ebsht\u00eb duke treguar nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb korrupsioni, e cila shtrihet n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Si e mendonit ardhjen e k\u00ebsaj qeverie n\u00eb vitin 2005 me premtimet e m\u00ebdha antikorrupsion?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cQart\u00ebsisht, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hipokrizi t\u00eb madhe fakti, q\u00eb Berisha b\u00ebri fushat\u00eb mbi platform\u00ebn e luft\u00ebs ndaj korrupsionit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Nanos. Por ai e g\u00ebnjeu me potere popullin shqiptar dhe m\u00ebnyra sesi mbijetoi politikisht n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb e lidhur me taktikat e pam\u00ebshir\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb, vjedh\u00eb dhe manipuluar votat n\u00eb drejtimin e vet. Nj\u00eb njeri normal do t\u00eb turp\u00ebrohej nga nj\u00eb sjellje e till\u00eb; por fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt, Berisha s\u2019\u00ebsht\u00eb njeri normal. M\u00eb vjen turp ta them se edhe un\u00eb u pajisa me mjetet e sulmit q\u00eb Berisha m\u00ebsyu Nanon. S\u2019m\u00eb vjen keq q\u00eb ndihmova n\u00eb rr\u00ebzimin e Fatos Nano sepse edhe ai ishte nj\u00eb tjet\u00ebr cop\u00eb plehr\u00eb e korruptuar, por m\u00eb vjen keq q\u00eb veprova n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfitoi Berisha, nj\u00eb tjet\u00ebr cop\u00eb m\u00eb e madhe plehre. N\u00eb retrospektiv\u00eb, besoj se pas ambicies s\u00eb Berish\u00ebs t\u00eb rifitonte pushtetin ishte nj\u00eb plan i paramenduar p\u00ebr t\u00eb dhunuar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimet e tij financiare\u201d.<\/p>\n<p><strong>Rasti \u201cG\u00ebrdeci\u201d ka treguar se faktori amerikan ka qen\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb. A mund t\u00eb na tregoni me njohurit\u00eb tuaja, q\u00ebndrimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pal\u00ebs federale dhe ato t\u00eb personazheve t\u00eb ve\u00e7anta, q\u00eb lidhen me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAshtu si \u00ebsht\u00eb e njohur mir\u00eb deri m\u00eb tani, G\u00ebrdeci dhe marr\u00ebveshja p\u00ebr arm\u00ebt e AEY kishin nj\u00eb fije t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kalonte mes tyre dhe ai fill q\u00eb i bashkon \u00ebsht\u00eb Mihal Delijorgji, i lidhur ngusht\u00ebsisht me Shk\u00eblzen Berisha. Un\u00eb kam marr\u00eb konfirmime nga nj\u00eb burim shum\u00eb i besuesh\u00ebm, i cili v\u00ebrteton pjes\u00ebmarrjen e Shk\u00eblzenit n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb lidhej me AEY. Nuk mund t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebr respekt t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb burimit, por mund t\u2019ju them se k\u00ebto detaje do t\u00eb zbulohen n\u00eb t\u00eb ardhmen. Megjithat\u00eb, shp\u00ebrthimi i G\u00ebrdecit dhe artikulli i faqes s\u00eb par\u00eb t\u00eb New York Times q\u00eb e ekspozoi AEY, kan\u00eb ndodhur t\u00eb dyja m\u00eb Mars 2008 dhe fakti \u00ebsht\u00eb se marr\u00ebveshja e AEY dhe ngritja e G\u00ebrdecit, si nj\u00eb impiant demontimi, ndodhi gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Marci Ries. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak sekret t\u00eb thuhet se Ries kishte nj\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me Fatmir Mediun.<\/p>\n<p>Dhe, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ka pasur d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb kan\u00eb par\u00eb makinat e Ambasad\u00ebs amerikane q\u00eb shkonin e vinin n\u00eb G\u00ebrdec. Po ashtu, ka qen\u00eb edhe nj\u00eb d\u00ebshmitar q\u00eb ka par\u00eb kutit\u00eb e boshta t\u00eb AK47, t\u00eb zbritura n\u00eb G\u00ebrdec n\u00eb heshtjen e nat\u00ebs. K\u00ebto kuti p\u00ebrmbanin produktet kineze dhe ato jan\u00eb hedhur pasi municioni ishte ngarkuar n\u00eb aeroplane nga AEY. Nj\u00eb njeri duhet t\u00eb ishte krejt budalla t\u00eb besonte s qeveria e ShBA-s\u00eb nuk kishte dor\u00eb n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Natyrisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e kollajt\u00eb tani t\u00eb pretendosh t\u00eb paditurin, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi 26 shqiptar\u00ebve q\u00eb vdiq\u00ebn n\u00eb shp\u00ebrthimin tragjik dhe po ashtu kur 4 amerikan\u00eb t\u00eb lidhur me AEY u faj\u00ebsuan se kishin mashtruar qeverin\u00eb e SHBA. Nd\u00ebrkaq, gjyqet shqiptare kan\u00eb zvog\u00ebluar d\u00ebnimet p\u00ebr t\u00eb pandehurit e G\u00ebrdecit. Dhe ata q\u00eb duhej t\u00eb hidhnin drit\u00eb mbi k\u00ebto aktivitete t\u00eb ndyra-si Fatmir Mediu, Shk\u00eblzen Berisha dhe Marci Ries \u2013 kan\u00eb ende akoma koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u pyetur p\u00ebr nj\u00eb krim. Pse?\u201d<\/p>\n<p><strong>A duket sikur edhe VOA n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb i \u00ebsht\u00eb larguar pak realitetit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cVOA e ka l\u00ebn\u00eb pas dobishm\u00ebrin\u00eb e vet dhe p\u00ebr aq sa mendoj un\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb harxhim i v\u00ebrtet\u00eb i parave t\u00eb taksapaguesve. Si nj\u00eb pjes\u00eb e medias s\u00eb qeveris\u00eb amerikane, ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr raportimin n\u00eb seksionin shqiptar t\u00eb VOA jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kapi me konflikte interesi. Nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb VOA ishte nj\u00eb institucion i nderuar, i cili luante nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn ndaj komunizmit. Por tani \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shaka bajate q\u00eb pun\u00ebson gazetar\u00eb q\u00eb ndoshta do kishin pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjenin pun\u00eb qoft\u00eb edhe si roje n\u00eb organizmat kryesore t\u00eb lajmeve amerikane. P\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, shumica e tyre jan\u00eb \u201cish\u201d komunist\u00eb dhe simpatizant\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi\u201d<\/p>\n<p><strong>Edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr \u201cG\u00ebrdecin\u201d. A ka grupe interesash n\u00eb SHBA q\u00eb nuk e lejojn\u00eb nj\u00eb hetim si duhet t\u00eb k\u00ebtij rasti, kur n\u00eb Amerik\u00eb ai \u00ebsht\u00eb shtjelluar m\u00eb s\u00eb miri?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh AEY, p\u00ebrfundimisht po. N\u00eb fakt, kam arsye t\u00eb besoj se nuk kishte grupe t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb e leht\u00ebsonin k\u00ebt\u00eb krim. Bazuar n\u00eb informacionin siguruar nga Kosta Trebicka dhe njohurit\u00eb e mia mbi skandalin, e kam t\u00eb pamundur t\u00eb besoj se qeveria e SHBA nuk ishte krejt\u00ebsisht n\u00eb dijeni p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi. Un\u00eb dua q\u00eb sigurisht t\u00eb vendos Marci Ries para makin\u00ebs s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb provuar at\u00eb q\u00eb ajo di. Por ka arsye, p\u00ebrse nuk pati kurr\u00eb nj\u00eb hetim n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb leht\u00ebsonin mashtrimin e AEY. E para, do mund t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr qeverin\u00eb e SHBA.<\/p>\n<p>E dyta qeveria e SHBA \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebmendshme sa i p\u00ebrket d\u00ebmtimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb ishte problematike t\u00eb shkohej pas Berish\u00ebs. Edhe pse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb n\u00eb bised\u00ebn e regjistruar midis Kosta Trebicka dhe presidentit t\u00eb AEY, Efraim Diveroli se \u201c\u00ebsht\u00eb ngjitur sip\u00ebr deri te kryeministri dhe i biri i tij.\u201d M\u00eb tej akoma kuptoj se Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA informonte Departamentin e Shtetit se asnj\u00eb nga zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb amerikane nuk do t\u00eb ndiqej p\u00ebr rolet e tyre n\u00eb AEY. Pse?\u201d<\/p>\n<p><strong>Si e shikoni Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb zgjedhjet q\u00eb po afrojn\u00eb. A do mundet ajo t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb fizionomi tjet\u00ebr pas zgjedhjeve t\u00eb 23 qershorit?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKam merak se Berisha po tenton t\u2019i fitoj\u00eb zgjedhjet e qershorit me \u00e7far\u00ebdo lloj kushti, edhe n\u00ebse ai do t\u00eb humb\u00eb me numrin e sakt\u00eb t\u00eb votave. Kjo ka ndodhur t\u00eb pakt\u00ebn me votimet e fundit. K\u00ebshtu q\u00eb pse duhet t\u00eb jet\u00eb ndryshe n\u00eb zgjedhjet e fundit? Berisha ka m\u00ebsuar se pos t\u00eb gjithave hak\u00ebrrimi i tij \u00ebsht\u00eb kryer, dhe n\u00eb fund- SHBA dhe BE do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb por do ta lejojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb n\u00eb fund. Ata flasin shum\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri por veprimet flasin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa fjal\u00ebt. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, ata do t\u00eb kujdesen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr stabilitetin e rajonit dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb stabilitetit t\u00eb rajonit, ata do t\u2019i lejojn\u00eb njer\u00ebzit si Berisha t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb me vrasje-n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>A p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim t\u00eb madh n\u00eb SHBA dhe kudo retorika nacionaliste e Berish\u00ebs? <\/strong><\/p>\n<p>\u201cRetorika nacionaliste e Berish\u00ebs s\u2019\u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb dredhi p\u00ebr vota. I vetmi nacionaliz\u00ebm i tij \u00ebsht\u00eb patriotizmi n\u00eb drejtim t\u00eb ndihm\u00ebs dhe interesave financiare t\u00eb familjes s\u00eb vet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Dit\u00ebt e fundit u shpall verdikti i Gjyqit t\u00eb Apelit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb e zbuti dhe m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnimin e t\u00eb pandehurve t\u00eb G\u00ebrdecit. Madje edhe i biri i Berish\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i p\u00ebrfshir\u00eb aty, sipas d\u00ebshmive t\u00eb ndryshme, nuk doli kurr\u00eb para gjykat\u00ebs. A mendoni se G\u00ebrdeci tregoi edhe nj\u00ebher\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri mungon krejt Sistemi i Drejt\u00ebsis\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>\u201cNuk ka sistem drejt\u00ebsie n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjykat\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb em\u00ebruar dhe kontrolluar nga Berisha. Nj\u00eb shembull perfekt i k\u00ebsaj ishte em\u00ebrimi skandaloz i Fullanit si guvernator i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ndodhi t\u00eb ishte pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur gruaja e tij ishte nj\u00eb nga gjykat\u00ebset, e cila drejtonte gjyqin p\u00ebr korrupsionin e Ilir Met\u00ebs. Kjo nuk do t\u00eb mund t\u00eb ndodhte kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb ligjshme, e cila drejtohet nga shteti ligjor. K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb mendosh se Shk\u00eblzen Berisha do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrgjigjej p\u00ebr G\u00ebrdecin apo AEY do t\u00eb ishte nj\u00ebsoj si t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb ekzistenc\u00ebn e Plakut t\u00eb Vitit t\u00eb Ri\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si e mendon rikthimin e Eduart Selamit n\u00eb politik\u00ebn shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cFakti i rikthimit m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehem keq p\u00ebr Selamin, q\u00eb ka arritur n\u00eb nj\u00eb stad kaq patetik t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet. Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb indikacion t\u00eb fort\u00eb se Berisha ndodhet n\u00eb telashe. P\u00ebr arsye se kjo tregon nj\u00eb akt d\u00ebshp\u00ebrimi t\u00eb thell\u00eb t\u00eb t\u00eb dyve, si Berish\u00ebs por edhe Selamit. Duket se Berisha po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb injeksion me vitamin\u00ebn B12, duke menduar se Selami do t\u2019ia rinoj\u00eb imazhin dhe do t\u00eb ndih\u00eb shmangien e v\u00ebmendjes nga natyra kriminale e regjimit t\u00eb Berish\u00ebs. Por n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb plani i loj\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs, duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nga skemat e tij realisht budallaqe sepse nj\u00eb p\u00ebrqindje e madhe e atyre q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs-ndoshta gati 25 % e tyre syresh ose nuk kishin lindur ose ishin shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, k\u00ebshtu q\u00eb ata din\u00eb fare pak p\u00ebr Selamin.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, \u00e7far\u00eb njeh shum\u00eb mir\u00eb ky brez i ri i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb fakti se jan\u00eb rritur n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb drejtohet nga nj\u00eb qeveri e korruptuar, e ku ka shum\u00eb pak mund\u00ebsi ekonomike. Selami \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb mbaj\u00eb fytyr\u00ebn e tij p\u00ebrball\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrmes medias, por q\u00eb kur la Shqip\u00ebrin\u00eb, ai ka b\u00ebr\u00eb pak, n\u00ebse s\u2019mund t\u00eb themi asgj\u00eb ta ndihmonte Shqip\u00ebrin\u00eb- k\u00ebshtu q\u00eb ai sigurisht s\u2019ka ndonj\u00eb kontribut ta meritoj\u00eb respektin. E njoh Selamin dhe kam folur n\u00eb disa raste rreth situat\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto diskutime p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb vend ndanim neverin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe mosp\u00eblqimin p\u00ebr Berish\u00ebn dhe d\u00ebmet q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Selami ka jetuar shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb ShBA p\u00ebr t\u00eb kuptuar diferenc\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb demokracie funksionale dhe kleptokracis\u00eb autoritariste, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtjelluar n\u00ebn Berish\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb fakti se nuk e njeh mir\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, demonstron qart\u00ebsisht se fjal\u00ebt e Selamit nuk mund t\u00eb besohen, ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb Selami dhe Berisha jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm. Por kjo gjithashtu m\u00eb shpjegon tani se pse Selami nuk i p\u00ebrgjigjej ftesave t\u00eb mia e t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e nj\u00eb Shqip\u00ebrie demokratike. N\u00eb retrospektiv\u00eb, me sa duket, ai ishte duke thurur kthimin e tij n\u00eb Partin\u00eb Demokratike dhe kjo ishte pak m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb l\u00ebvizje egoiste q\u00eb kish pak t\u00eb b\u00ebnte me idealizmin apo me principin.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Selami nuk ka arritur pothuaj asgj\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e marr me m\u00ebnd, pasi ai ka punuar si shofer. Kuptohet s\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e ndershme, por sigurisht nga ana psikologjike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb si posht\u00ebrim nga e \u00ebena nj\u00eb lider politik n\u00eb atdheun e tij, ku ai do shoq\u00ebrohej kudo nga shoferi i vet. Ndaj n\u00eb realitet, kjo p\u00ebrb\u00ebn tamam edhe d\u00ebshir\u00ebn e Selamit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar pozicionin ku ai ulet n\u00eb makin\u00eb. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse Berisha fiton, ai l\u00ebviz nga timoni p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb ndenj\u00ebsen luksoze t\u00eb pasme, ku mund t\u00eb luaj\u00eb i patrazuar video games n\u00eb iPad e vet.<\/p>\n<p>Sepse nuk mund t\u00eb imagjinoj sesi Berisha do mund t\u2019i jap\u00eb atij m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb re. Dikush duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se jan\u00eb disa peshkaqen\u00eb xheloz\u00eb q\u00eb jan\u00eb ushqyer nga Berisha dhe q\u00eb i kan\u00eb ngurt\u00ebsuar pozicionet e tyre brenda sferave t\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb pak vitet e fundit, t\u00eb till\u00eb si Topalli, Basha, Meta dhe Mediu. Dhe s\u2019do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb dyshim q\u00eb ata do ken\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt jasht\u00eb n\u00eb sulm p\u00ebr Selamin sepse realisht nuk i besojn\u00eb fare. Por pse ata apo kushdo tjet\u00ebr vall\u00eb mund t\u2019i besoj? Pos t\u00eb gjithave, Berisha e ndoqi Selamin nga Shqip\u00ebria dhe ai u largua n\u00eb drejtim t\u00eb SHBA, si nj\u00eb qen me bishtin mes k\u00ebmb\u00ebve. Dhe, nd\u00ebrsa ishte n\u00eb SHBA ai do t\u2019i thoshte kujto, q\u00eb e d\u00ebgjonte, se Berisha ishte diktator.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb, madje m\u00eb tha se nd\u00ebrsa po udh\u00ebtonte n\u00eb nj\u00eb aeroplan me Azem Hajdarin, vet\u00ebm pak muaj para se ai t\u00eb vdiste, Hajdari i kishte pohuar nj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb se besonte q\u00eb Berisha kishte q\u00ebllim ta vriste. Duke d\u00ebgjuar k\u00ebto fjal\u00eb dhe duke ditur se \u00e7far\u00eb tipi i rreziksh\u00ebm kafshe ishte Berisha, kjo m\u00eb tregoi se Selami ishte nj\u00eb person egoist, q\u00eb po priste t\u00eb rikthehej p\u00ebr t\u00eb pasur egon e tij t\u00eb masazhuar me \u00e7do kusht. Por \u00e7far\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht ofensive, \u00ebsht\u00eb fakti se Selamit i ish dh\u00ebn\u00eb privilegji i shijimit t\u00eb liris\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, edhe pse ai tani merr an\u00ebn me nj\u00eb diktator si Berisha p\u00ebr p\u00ebrparimin e vet.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb egos s\u00eb tij dhe aspirat\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes nga sedilja e pasme e makin\u00ebs, ku ai mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me m\u00eb shum\u00eb komfort, un\u00eb i uroj v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb sukses. Pa\u00e7ka se p\u00ebr aq sa njer\u00ebzit e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb merakosur, kan\u00eb kuptuar se jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb xhung\u00ebl dhe q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb drejt l\u00ebvizjes n\u00eb drejtimin e nj\u00eb diktature, ku vet\u00ebm njer\u00ebzit me t\u00eb ardhme t\u00eb ndritshme ekonomike jan\u00eb njer\u00ebzit me emra t\u00eb till\u00eb si Ilir Meta, Shkelzen Berisha dhe Argita Berisha. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shpresa ime p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb pas zgjedhjeve, Selami do t\u00eb kthehet atje ku i takon n\u00eb pun\u00ebn e tij n\u00eb SHBA si shofer i thjesht\u00eb pas nj\u00eb timoni makine.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja dhe t\u2019ju fal\u00ebnderoja p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb m\u00eb jepni n\u00eb dispozicion n\u00eb lidhje me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje sepse besoj q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb demokraci dhe nj\u00eb mund\u00ebsi mir\u00ebqenie p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e aktivistit amerikano-shqiptar Geri Kokalari p\u00ebr \u201cJAVA\u201d. Si e shikon ai situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri, rolin e Patton Boggs n\u00eb make-up e qeveris\u00eb shqiptare, por edhe ngjarjet q\u00eb lidhen me G\u00ebrdecin dhe l\u00ebvizjen e fundit t\u00eb Eduard Selamit\u2026 Intervistoi: Ben Andoni, 23 Shkurt 2013 Geri s\u2019ka reshtur asnj\u00ebher\u00eb pa i atakuar qeverit\u00eb shqiptare. Mori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb e aktivistit amerikano-shqiptar Geri Kokalari p\u00ebr \u201cJAVA\u201d. Si e shikon ai situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri, rolin e Patton Boggs n\u00eb make-up e qeveris\u00eb shqiptare, por edhe ngjarjet q\u00eb lidhen me G\u00ebrdecin dhe l\u00ebvizjen e fundit t\u00eb Eduard Selamit\u2026 Intervistoi: Ben Andoni, 23 Shkurt 2013 Geri s\u2019ka reshtur asnj\u00ebher\u00eb pa i atakuar qeverit\u00eb shqiptare. Mori [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-02-23T16:39:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA\",\"datePublished\":\"2013-02-23T16:39:40+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-23T16:39:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/\"},\"wordCount\":3819,\"commentCount\":2,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg\",\"datePublished\":\"2013-02-23T16:39:40+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-23T16:39:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervist\u00eb e aktivistit amerikano-shqiptar Geri Kokalari p\u00ebr \u201cJAVA\u201d. Si e shikon ai situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri, rolin e Patton Boggs n\u00eb make-up e qeveris\u00eb shqiptare, por edhe ngjarjet q\u00eb lidhen me G\u00ebrdecin dhe l\u00ebvizjen e fundit t\u00eb Eduard Selamit\u2026 Intervistoi: Ben Andoni, 23 Shkurt 2013 Geri s\u2019ka reshtur asnj\u00ebher\u00eb pa i atakuar qeverit\u00eb shqiptare. Mori [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-02-23T16:39:40+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA","datePublished":"2013-02-23T16:39:40+00:00","dateModified":"2013-02-23T16:39:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/"},"wordCount":3819,"commentCount":2,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/","name":"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg","datePublished":"2013-02-23T16:39:40+00:00","dateModified":"2013-02-23T16:39:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gary_kokalari.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kokalari-do-doja-qe-eduard-selami-te-kthehej-e-te-punonte-serish-si-shofer-ne-shba\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Kokalari: Do doja q\u00eb Eduard Selami t\u00eb kthehej e t\u00eb punonte s\u00ebrish si shofer n\u00eb SHBA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12461"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12461"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12461\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}